You are on page 1of 15

Transfuzioni i gjakut

1
Përmbajtja
Hyrje ……………………………………………………………………………………….....…3

Marrja dhe konzervimi I gjakut ………………………………………………….....………………………………..…….4


Grupet e gjakut dhe testi i kompatibilitetit……………………………………………………5

Grupet e gjakut të sistemit ABO……………………………………………………………..6

Faktori Rh.........................................................................................................................7

Dhurimi i gjakut………………………………………………………………………………8..9

Autotransfuzioni…………………………………………………………………………….….9

A sjell transfuzioni i gjakut dhe/ose i komponenteve risk per marresin e tyre? ………..10

Keshilla te pergjithshme per dhuruesin………………………………………………...11,12

Reaksionet transfuzionale…………………………………………………………….12,13,14

2
Hyrja

Gjaku (lat. Sanguis) është një ind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe
enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit
nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Gjaku qarkullon nëpër enët e
gjakut falë punës mekaniketë muskulit të zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 -
6 litra gjak. Gjaku përmban: qeliza të kuqe (eritrocite), qeliza të bardha (leukocite),
pllakëza(trombocite) dhe plazmën, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë
45%, kurse pjesa lëngët 55%, të vëllimit të përgjithshëm. Qelizat e kuqe
përmbajnë hemoglobinën.

Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë
përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.
Transfuzioni i gjakut - është procesi I transferimit të gjakut apo produkteve të bazuara
tek gjaku nga një person në sistemin qarkullues të një tjetri.
Orvatja e parë historike për të kryer njëtransfuzion gjaku është përshkruar nga kronisti
ishek 19 Stefano Infesura, në 1492, kur papësInocenti VIII, iu dha gjaku i tre djemve.
Në 1818, dr. Xheims Blandëll, një obstetër britanik, kreutransfuzionin e parë të
suksesshmë me gjak njerëzor, për trajtimin e një hemoragjie pas lindjes.
Në 1840, në Londër Samuel Armstrong Lein dhe dr. Blandëlli,kryen transfuzionin e parë
për të kuruar hemofilinë. Xhorxh Uashington Krile ka kryer operacionin e parë duke
përdorur transfuzion gjaku.

Vepra e Karl Landshtainerit bëri të mundur të përcaktohen grupet e gjakut (A, B, AB,
O)dhe kështu hapi rrugën për transfuzione të sigurta. për këtë ai mori Çmimin Nobel
për Mjekësi në 1930

3
Marrja dhe konzervimi i gjakut
Prej donatorit merren prej 450 ml gjak në qese plastike dhe perzihen me 63 ml tretje
antikuagulante. Në dozën e gjakut gjinden eritrocitet ,trombocitet, leukocitet ,proteinat e
plazmës dhe të gjithë faktorët e koagulimit koncentrimi i të cilëve progresivisht bjen
gjaë kohës së ruajtjes. Afati I përdorimit ret nga tretja antikuagulante .

Koagulimi i gjakut perngohet me tretjet antikuagulante : ACD,CPD,CPD-1,CPD-2).Gjaku


ACD (acd përbehet nga acidi citric ,citrati natriumit , dhe glukoza ) dhe gjaku CDP (këtu
është shtuar fosfati I natriumit ) ruhet deri në 21 ditë në 4 C. Gjaku CDP-1 (është shtuar
adenine) mund të ruhet deri në 35 ditë ,kurse gjaku CPD-2 (përvec adenines është
shtuar edhe koncentrimi I glukozës ) mund të ruhet deri 42 ditë.

Cdoherë donatorin e gjakut e pyesim për ndonjë sëmundje infektuese ,dhe bëjmë test
laboratorik. Përpunimi laboratorik i gjakut të donatorëve përfshin këto teste :

1. Përcaktimi i grupit të gjakut në sistemin ABO


2. Përcaktimi i faktorit Rh ,përkatsisht antigjenit Rh (D)
3. Zbulimi i antitrupave jo rregullar
4. Testi serologjik në sifilis
5. HBsAg
6. Anti HIV
7. Anti-HCV

4
Grupet e gjakut dhe testi i kompatibilitetit
Te njerëzit gjaku klasifikohet në grupe të ndryshme, në varësi të prezencës apo
mungesës së disa antigjeneve në sipërfaqen e rruazave të kuqe të tij.

Fig.1

Ekzistenca e tyre përcaktohet gjenetikisht dhe i nënshtrohet ligjeve të trashëgimisë.Ky


klasifikim përcakton edhe nivelin e përputhshmërisë së gjakut, që është mundësia e të
përdorurit të gjakut të një individi për t’I dhënë transfusion një tjetri pa problem.

Kur një person me një grup gjaku të caktuar i jepet me anë të transfuzionit gjak nga një
person tjetër, me një grup gjaku të ndryshëm nga ai I të parit, rruazat e kuqe të
dhuruesit,kur hidhen në rrjedhën e gjakut të marrësit, mund të sulmohen dhe të
shkatërrohen nga antitrupat prezente në plazëm.Kjo do të shkaktonte një problem
papërputhshmërie, I cili në shumë raste mund të kalohet lehtë dhe pa shqetësime, por
në disa të tjera mund të jetë I rëndë, deri në fatal.Shumë antigjene janë identifikuar në
sipërfaqen e rruazave të kuqe, por më të rëndësishmit, të cilët merren edhe për bazë
kur dhurohet gjak, janë ata që I përkasin sistemit AB0 dhe faktorit Rh.

Mostra e gjakut për egzaminime transfuziologjike fitohet me marrjen e 5 deri 10 ml


gjak.Në të sëmurit që kanë marrë shumë transufzione mostra e gjakut për screening
dhe testet e kompatibilitetit nuk guxojne me qenë më të vjetra se 40 orë.

5
Grupet e gjakut të sistemit ABO – përcaktohen duke egzaminuar praninë e
antigjeneve A dhe B në eritrocite dhe antitrupat e anti-A dhe anti – B në serum.

Fig.2 Karakterisitkat e grupeve të gjakut të sistemit ABO

Rezultatet e grupeve të gjakut të caktuara nga eritrocitet dhe nga serumi duhet çdo
herë të përputhen.

Nëse dikush me grup të gjakut A do t’I nënshtrohej një transfuzioni me gjak të grupit B,
antitrupat anti-B që gjenden në plazmën e marrësit do të vepronin kundër rruazave të
kuqe të dhuruesit që përmban antigjenin B dhe do t’I shkatërronin ato. E njëjta gjë do të
ndodhte në rastin e kundërt. Megjithatë, në qoftë se një personi me grup gjaku AB do t’I
jepej gjak I një grupi tjetër nuk do të kishte problem sepse gjaku I tij nuk ka antigjene
anti-A, as anti-B dhe kështu rruazat e kuqe nuk sulmohen.

Një person me grup gjaku AB konsiderohet “marrës universal”. Gjithsesi, një individ me
grup gjaku 0 nuk mund të marrë gjak nga asnjë grup tjetër, sepse plazma e tij përmban
antitrupat që do të shkatërronin rruazat e kuqe të marra. Rruazat e kuqe të grupit 0 nuk
kanë asnjë antigjen në sipërfaqe, kështu që ky gjak mund t’I jepet cilitdo individ të çdo

6
lloj grupi gjaku pa asnjë problem: njerëzit me grup gjaku 0 konsiderohen “ dhurues
universal”.

Faktori Rh

Fig.3

Faktori Rh është një antigjen në sipërfaqen e rruazave të kuqe, I pranishëm në pothuaj


85% të njerëzve të konsideruar si Rh pozitiv ( Rh ⁺).Faktori Rh nuk është prezent në të
tjerët, të cilët konsiderohen Rh negativ (Rh ⁻).Nëse gjaku I një personi me Rh ⁺ I jepet
një personi me Rh⁻ , marrësi gjeneron antitrupa anti-Rh të cilat shkatërrojnë rruazat e
kuqe të marra.Prandaj, gjaku I njerëzve me Rh ⁻ mund t’u jepet njerëzve me Rh ⁺, por jo
anasjelltas.

Testet e kompatibilitetit
Ky test kryhet me përzierjen e serumit të të sëmurit dhe eritrociteve të dhënësit. Duhet
bërë çdo herë para transfuzionit të gjakut dhe nëse është negative me besueshmëri më
të madhe mund të pritet : që eritrocitet e transformuara në qarkulimimin e të sëmurit
do të jetojn njësoj gjatë sikur edhe eritrocitet e veta dhe pas transfuzionit nuk vjen deri
te reaksioni hemolitik posttransfuziv.

7
Zbulimi i antitrupave irregular (screening)
Në serumin e të gjithë dhënësve të gjakut ,të sëmurëve dhe shtatëzënave
egzaminohen se a janë të pranishëm aloantitrupat irregular. Antitrupat irregular janë
shkaktar të :

 sëmundjeve hemolitike të posalindurve


 reakcioneve hemolitike posttransfuzive
 testeve positive të kompatibilitetitit

Dhurimi i gjakut

Dhurimi tradicional - eshte dhurimi i gjakut te plote ne sasine 450 ± 10 % nga nje
dhurues i pershtatshem duke perdorur material plotesisht sterile dhe qe zgjat 5 - 8 min.
Pervec ketij dhurimi eshte i mundur edhe dhurimi me aferezen qe na lejon mbledhjen e
nje komponenti te vetem (plazem , trombocit) nepermjet perdorimit te nje ndaresi
qelizor. Ne varesi te komponentit te dhuruar flitet per plazmafereze (vetem plazem) ose
trombocitofereze (vetem trombocite). Procedura eshte e pa demshme per dhuruesin
dhe zgjat 35-90 min. Po keshtu eshte e mundur qe te kryhet nje dhurim i shumefishte
komponentesh. Ne vendin tone aktualisht realizohet vetem dhurimi i gjakut te plote.

Dhurimi i gjakut te plote - Dhurimi i nje


njesie gjak i plote me volum 450 ± 10 %
ml, realizohet zakonisht ne nje periudhe
kohe me te shkurter se 10 min. Dhurimi i
gjakut eshte standard pasi solucioni
koagulues/ruajtes qe ndodhet ne qesen e
gjakut eshte i llogaritur per kete standard
dhurimi. Se bashku me gjakun e

8
mbledhur mblidhet edhe nje sasi e vogel
ne tuba te posacem qe sherben per te kryer testimet e dhurimit. Fig.4

Ne baze te rekomandime te CE gjak mund te dhurohet jo me shume se kater here ne vit


per femrat dhe jo me shume se pese here ne vit per femrat me nje interval nga dhurimi
ne dhurim jo me pak se 8 jave. Do te jemi shume prane objektivit tone te Informacion
mbi dhurimin e gjakut dhe komponentet e gjakut mjaftueshmerise ne gjak sikur te gjithe
dhuruesit qe ne kemi aktualisht te dhurojne gjak te pakten dy here ne vit. Gjaku i
dhuruar, shume rralle perdoret ashtu sic eshte dhuruar. Ai i nenshtrohet procesit te
perpunimit, dhe prej tij perftohen komponentet e gjakut te cilat perdoren per terapine e
nje problemi specifik.

Komponentet kryesore per perdorim transfuzional jane: masat eritrocitare, masat


trombocitare, plazma e fresket e ngrire, krioprecipitati. Pra qe ketu kuptohet se nje
dhurim gjaku mund te ndihmoje ne plotesimin e nevojave te 2 - 4 paciente. Jane te
shumta situatat qe kerkojne nje terapi transfuzionale si suport te trajtimeve te tjera si
mjekesore ashtu edhe kirurgjikale me qellim shpetimin e jetes apo zgjatjen dhe
permiresimin e cilesise se saj.

Autotransfuzioni
Transfuzioni autolog është nji veprim i gjatë të cilit gjaku meret prej personit i cili do të
mjekohet kirurgjikisht, ruhet për një kohë të caktuar dhe pastaj shfrytëzohet për
mjekimin e tij transfuziologjik. Në transfuzionet autologe mund të meren 1 deri 4 doza të
gjakut nga dhënësi (pacienti) gjatë 2 deri 4 javë para operacionit ose 1 dozë menjiher
para intervenimit ose gjaku I humbur gjatë kohës së operacionit mblidhet dhe i kthehet
të së murit.

Dobitë nga transfuzionet autologe janë ;

1. Zvoglimi I rrezikshmërisë nga përcjellja e sëmundjeve infective ( AIDS-it dhe


hepatitit )
2. Është zvogluar rreziku nga imunizimi me antigjenet eritrocitare,trombocitare dhe
antigjenet e sistemit HLA.

9
3. Është zvogluar rreziku nga reaksionet hemolitike posttransfuzive dhe i
reaksioneve alergjike.

A sjell transfuzioni i gjakut dhe/ose i komponenteve risk për


marrësin e tyre?
Transfuzioni perfaqeson nje terapi qe duhet te kryhet vetem ne raste te specifikuara dhe
mirepercaktuara dhe qe mund te paraqese probleme te tipit imunologjik (p.sh. te lidhura
me pajtueshmerine e grupeve te gjakut) dhe/ose infektive (p.sh. infeksione nga baktere,
viruse- virusi i hepatiti B, hepatitit C; SIDA, parazite-malaria). Aktualisht risku i lidhur me
transfuzionin eshte shume i ulet si rezultat i nje seleksionimi me te mire te dhuruesve
bazuar ne dhurimin vullnetar e falas te gjakut, ne testimin me te perparuar ne lidhje me
agjentet infektive dhe ne politikat me te sakta per perdorimin e gjakut/komponenteve. Te
gjitha keto e zvogelojne ne maksimum riskun e transmetimit, gjithsesi pa e bere kurre
zero ate.

Problemi kryesor eshte i lidhur me infeksionet recente pikerisht me periudhen e quajtur


“dritare” qe perfshin periudhen nga infektimi potencial deri ne zbulimin e tij ne gjak,
periudhe ne te cilen virusi ekziston ne trupin e dhuruesit, transmetohet por nuk mund te
kapet ne gjak. Eshte pikerisht kjo arsyeja per te cilen kerkojme ndihmen e dhuruesit per
te na sinjalizuar per sjellje te caktuara qe mund ta kene ekspozuar ne nje menyre apo
ne nje tjeter ndaj ketyre infeksioneve. Per kete arsye ne kerkojme qe ne asnje menyre
te mos dhuroje gjak nje dhurues vullnetar i cili ka nje sjellje seksuale me risk te larte per
transmetimin e semundjeve infektive, eshte i prekur nga infeksioni HIV/ SIDA dhe/ose
hepatiti, eshte toksikodipendent ose perdorues substancash farmakologjike me rruge
intramuskulare apo intravenoze te pa pershkruara nga mjeku.

10
Këshilla të përgjithshme për dhuruesin

Perpara dhurimit • Diten perpara dhurimit dhuruesi duhet te evitoje ngrenjen e


ushqimeve te yndyrshme, te skuqura ose qe treten me veshtiresi si edhe pirjen e
alkoolit; • Diten e dhurimit mund te konsumohet nje mengjes i rregullt duke evituar
ushqimet e yndyrshme ose ato vecanerisht te pasura me sheqere. Mund te konsumohet
caj, kafe, lengje frutash, fruta, biskota; • Kush e arrin Qendren e Transfuzionit me nxitim
duhet te pushoje per pak minuta perpara se te paraqitet tek mjeku. Gjate dhurimit • Kur
dhurohet gjak duhet te vishen veshje komode dhe te gjera qe te mos shterngojne
shume krahet. • Duhet te jepen pergjigje te pergjegjshme ne pyetjet qe ju drejton mjeku
i struktures transfuzionale. • Pyetesori duhet te permbaje pergjigje te sinqerta.
Vemendje te vecante duan pyetjet e shtruara per te njohur faktoret eventuale te riskut
per transmetimin e infeksioneve virale nepermjet gjakut. • Eshte e preferueshme te mos
dhurohet gjak pas nje turni nate apo pune impenjative gjate dites. Po keshtu nuk
rekomandohet te dhurohet gjak nese gjate 24 oreve pas dhurimit kryhet nje prej ketyre
profesioneve (makinist, drejtues avioni, zhytes) dhe nuk mund te merret pushim dita e
dhurimit.

• Gjate dhurimit nuk eshte e rekomandueshme ngrenja e ushqimeve apo pertypja e


karameleve e camcakizave. Pas dhurimit • Duhet te sigurohemi qe pambuku i vendosur
ne vendin e dhurimit po funksionon realisht si tampon. Nese konstatohet qe ka akoma
rrjedhje te gjakut duhet te ktheheni ne sallen e dhurimit per te kryer nderhyrjen e
nevojshme. • Kontrolloni qe veshjet te mos ushtrojne presion ne vendin e dhurimit dhe
te zberdhehen dhe lirohen te gjitha veshjet apo rripat e shternguara. • Evitoni
perthyerjen e krahut nga i cili eshte bere dhurimi per te pakten 15-20 min pas dhurimit. •
Mos ngrini pesha me krahun nga i cili eshte bere dhurimi. • Menjehere pas dhurimit
keshillohet pushimi per disa minuta ne shtratin e dhurimit dhe ngritja e lehte dhe
graduale prej tij. Duhet te konsumohen pije te tilla si uje, caj, kafe, qumesht, lengje

11
frutash eventualisht sanduice apo te tjera ushqime solide pa e ekzagjeruar. Eshte
absolutisht e ndaluar te konsumohet alkool pas dhurimit. • Vakti qe vjen pas dhurimit te
gjakut duhet te jete i lehte por energjik. • Konsumoni lengje me shume se zakonisht pas
dhurimit gjate vakteve e gjate gjithe dites duke evituar me rigorozitet cdo pije alkoolike. •
Mos pini duhan per te pakten 1 ore pas dhurimit. • Evitoni levizjet e forta te kokes dhe
ndryshimet e menjehershme te pozicionit (nga ulur ne kembe dhe anasjelltas). • Mos
qendroni pa levizur ne kembe pas dhurimit, por mundohuni te ecni. • Evitoni djersitjet e
tepruara dhe mos frekuentoni ambjente te mbyllura, te nxehta dhe te mbushura me
njerez. • Ne diten e dhurimit evitoni aktivitetin fizik intensiv, punet e renda, aktivitetin
sportiv, udhetimet e gjata me makine. • Duhet te ndjeheni krenar per kontributin tuaj
anonim dhe falas per te shpetuar nje jete.

Reaksionet transfuzionale

Reaksionet transfuzionale mund te klasifikohen ne :


a) imunitare
b) joimunitare

 REAKSIONET ME PATOGJENE IMUNITARE:


Reaksioni mund te jete i drejtuar kunder rruazave te bardha te gjakut ose edhe
atyre te kuqe,trombociteve dhe IgA-ve;per me teper mund te ndodhin edhe
reaksione te tjera me pak karakteristike.
 REAKSIONET TRANSFUZIONALE HEMOLITIKE AKUTE:
Zakonisht per shkak te papajtueshmerise relative te sistemit ABO,por edhe te
pranise se alloantitrupave te drejtuara kunder antigjeneve te tjere mund te
rezultoje nje hemolize intravaskulare shume e shpejte dhe masive.
Simptomat karakteristike jane:
*shqetesimi
*ankthi
*konxhestionimi i fytyrres
*dhembjet e kraherorit ose dhembje e kurrizit
*takipneja
*takikardia
*perzierje
*shoku

12
*mosfunksionimi i veshkave
*çrregullim i mpiksjes se gjakut(duke perfshire CID)

REAKSIONET TRANSFUZIONALE HEMOLITIKE TE VONUARA:


Keto reaksione ndodhinn tek pacientet paraprakisht te sensibilizuar ndaj
disaalloantigjeneve eritrocitareqe ne testine depistimit per alloantitrupa kane rezultuar
negative per shkak te titrit te ulet te ketyre alloantitrupave.Nderkaq,kur nje ngaketa
paciente transfuzohet shkktohet nje pergjigje imunitare anamnestike(me prodhim te
shtuar alloantitrupash)dhe alloantitrupat njohin antigjenet dhe shkaktohet hemolize
ekstravaskulare e eritrociteve te transfuzionuara.

Fig.5

REAKSIONET ALLERGJIKE: Keta


reaksione karakterizohen me:
*kruarje
*ekzanteme e lekures(rash)
*edeme
*dhembje koke
*marrje mendsh
Ata lidhen me pranine e proteinave
plazmatike ne komponentete gjakut te
transfuzionuar

REAKSIONET ANAFILATIKE: Keto jane reaksione te renda te karakterizuara nga:


-hipotension
-dispnea
-bronkospazma
-shok

13
-pezullimi apo ndalimi i frymemarrjes.
Pacientet me defiçit te IgA jane ne rrezik te larte per reaksione te renda per shkak te
sensibilizimit ndaj IgA-ve te tij.

DEMTIMET AKUTE TE MUSHKERIVE QE LIDHEN ME TRANSFUZIONIN:


Reaksion i rralle qe rezulton nga transfuzioni i plazmes se dhuruesit e cila permban
antitrupa anti-HLA me titer te larte qe lidhen me antigjenet perkates mbi leukocitet e
marresit.Te ky i fundit shfaqen apo zhvillohen shenjat e mosfunksionimit te rende te
mushkerive dhe te edemes(enjtjes) se mushkerive me origjine jo kardiake.

Literatura

http://shendeti-yne.blogspot.mk/2013/08/grupet-e-gjakut-kush-kujt-mund-
ti.html

14
https://catalyst.harvard.edu/pdf/regulatory/BloodDraë_Albanian_HighResol
ution.pdf

http://ëëë.shendetesia.gov.al/files/userfiles/Dita_boterore_e_dhuruesit_te_g
jakut/broshur_informative_per_dhurimin_e_gjakut.pdf

https://ëol.jë.org/sq/ëol/d/r41/lp-al/102006282

https://ëëë.clinicaladvisor.com/hematologyoncology-information-center/neë-
clinical-practice-guidelines-for-red-blood-cell-transfusion/article/566891/

https://ëëë.popsci.com/drone-startup-ëants-to-deliver-blood-to-rural-
america

https://commons.ëikimedia.org/ëiki/File:Main_symptoms_of_acute_hemolyt
ic_reaction.png

15

You might also like