You are on page 1of 8

Leksioni nr.

17
Sistemi nervor periferik (SNP)

Sistemi nervor periferik eshte I perbere nga nervat te cilat jane pjese e
sistemit somatic ose jane pjese e sistemit nervor autonom.
Njeriu ka 12 cifte nervash kraniale dhe 31 cifte nervash te kurrizit.
Nervat nuk perbehen nga trupi I qeliazave nervore. Trupi I ketyre qelizave
gjendet vetem ne tru , ne palcen kurrizore dhe ne ganglionet nervore.
Ganglionet ne SNP jane grumbuj te trupave te qelizave nervore.
Nervat jane tre tipesh :
1. Nerva ndjesore : qe permbajne vetem dendrite te gjata te neuroneve
ndjesore dhe qe kane per funksion te bartin mesazh nga receptoret per
ne SNQ.
2. Nerva motorre : qe permbajne vetem aksone te gjata te neuroneve
motorre dhe qe kane per funksion bartjen e mesazheve nga SNQ per te
efektoret;
3. Nerva mikse : te cilat permbajne si dentrite te gjata te neuroneve
ndjesore dhe aksone te gjata te neuroneve motorre.
Keto nerva bartin mesazh me dentrite per ne SNQ dhe me aksone nga
SNQ. Cdo fiber nervore ne nje nerv eshte e rrethuar nga mielina.

Sistemi nervor somatic :


Sistemi nervor somatic perfshin te gjithe nervat qe i sherbejne sistemit
muskulor eshtror dhe organeve ndjesore te jashtme, duke perfshire edhe ato
ne lekure.
Organet e jashtme ndjesore jane receptore qe marrin ngacmime nga mjedisi
dhe pastaj iniciojne impulse nervore.

Sistemi nervor autonom (SNA)

Sistemi nervor autonom eshte pjese e SNP.


Ai eshte I perbere nga neuronet motore qe kontrollojne organet e brendshme
ne menyre automatike, zakonisht pa ndermjetesine e vetedijes.
Ai quhet edhe sistemi nervor vegjetativ.
Sistemi nervor autonom ndaet ne sstemin simpatik dhe ne sistemin
parasimpatik.
Te dy keto sisteme :
1. Funksionojne automatikisht dhe ne menyre te pavullnetshme;
2. Inervojne gjithe organet e brendshme;
3. Perdorin dy neurone motorre dhe nje ganglion per cdo impuls.
I pari nga keto dy neurone e ka trupin e qelizes ne SNQ dhe nje akson
preganglionar.
Neuroni I dyte ka trupin e qelizes ne ganglion dhe nje akson
postganglionar.

Aksoni qe ndodhet para ganglionit eshte quajtur fiber preganglionare dhe


aksoni qe ndodhet pas ganglionit eshte quajtur fiber postganglionare.
Ne figuren e meposhtme jepet ne menyre skematike ciftet nervore te
sistemit nervor autonom (perkatesisht simpatik dhe parasimpatik) si dhe
organet te cilat ato inervojne.
Jepet gjithashtu shkurtimisht nje pershkrim I funksionit kryesore, qe keto cifte
nervore realizojne ne secilin prej organeve efektore.

Sistemi nervor simpatik

FIbrat preganglionare te sistemit nervor simpatik dalin nga pjesa e


mesit ose torakale-lombale e palces kurrizore dhe perfundojne
drejtperdrejt ne ganglionet qe gjenden prane shtylles kurrizore.
Per kete arsye ne kete system fibra preganglionare eshte e shkurter
ndersa fibra postganglionare qe merr kontakt me nje organ eshte e
gjate.
Ne sistemin nervor parasimpatik, fibra preganglionare eshte e gjate
dhe fibra postganglionare eshte e shkurter per shkak se ganglion
gjendet prane ose ne organ.

Per te krahasuar sistemin nervor simpatik me sistemin nervor


parasimpatik le te analizojme te dhenat e tabeles se meposhtme :

Sistemi nervor parasimpatik ose kraniosakral e ka origjinen ne shtyllen

e trurit dhe ne pjesen sakrale (te kerbishtit) te palces kurrizore.


Ky system konsiderohet si sistemi amvise sepse nxit gjithe pergjigjet e
brendshme qe ne I shoqerohen me gjendje te relaksuar.
Psh. Ne neqoftese kontraktohet bebja e syrit ajo nxit tretjen e ushqimit
dhe ngadalson rrahjet e zemres. Neurotransmetuesi me I perdorur nga
sistemi parasimpatik eshte acetil kolina, Ach.
Sistemi nervor autonom se bashku me sistemin endokrin kontrollojne
pergjigjet tona ndaj stresit.
Nervat kraniale :
Nervat kraniale dalin nga truri. Ata jane 12 cifte. Disa prej tyre jane
ndjesore dhe disa te tjere jane nervore.
Te gjithe nervat kraniale jane pjese e SNP.

Me perjashtim te nervit vagus, jane gjithe nervat kraniale te


perqendruar ne koke, ne qafe dhe ne pjesen e fytyres.
Nervi vagus ka shume dege qe kontrollojne organet e brendshme.

Nervat e perzier (ndjesore-motore) fillojne si nervat e kurrizit me dy


rrenje, rrenjen levizore dhe ate sensitive.
Nervat dorsal, kurrizore jane 31 cifte ku secili prej tyre e ka zanafillen
nga palca e kurrizit.

Me poshte jepet nje skeme e ndertimit te ketyre nervave.

You might also like