You are on page 1of 80

Principe morfo-funksionale të SN

Këndvështrim i përmbledhur i principeve bazë


morfo-funksionale të SN

Systema Nervosum (SN) është sistem i harmonizimit të organizmit me mjedisin dhe


adptimit të funksioneve të tij vitale me rrethanat mjedisore, ku zhvillon aktivitetin jetësor
organizmi.
SN ndahet morfologjikisht:
 Systema Nervosum Periphericum (SNP) strukturohet nga nerva, që lidhin SNQ me
indet e organizmit.
 Systema Nervosum Centrale (SNQ) janë organe analizuese, integruese dhe
memorizuese të ndjeshmërisë dhe reflektuese të programeve motore.
SN ndahet funksionalisht në:
 Systema Nervosum Somaticum (SNS) – harmonizim me mjedisin.
 Systema Nervosum Autonomicum (SNA) – adaptim i funksioneve vitale me rrethanat
mjedisore.
Sensibiliteti
Sensibilitas është receptim i ngacmimeve të mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm të
organizmit dhe përkthim i tij në potencial veprimi nervor. Ai ndahet në:
 Sensibilitas somatica (SS) është informacion për SNQ nga mjedisi rrethues dhe
sistemi osteo-muskulor, që kundërvepron ndaj këtij mjedisi
 Sensibilitas autonoma (SA), ose sensibilitas visceralis (SV) është informacion për
SNQ nga veshjet mukozale dhe fasciale të organeve, si dhe muskulatura e tyre.
Konsiderohet autonom pasi nuk ka lidhje topografike plotësisht të përcaktuar për
perceptim në korteks.
Sensibiliteti somatik ndahet në:
 Sensibilitas somatica superficialis (SSS) identifikon ngacmime mjedisore të jashtme
mbi organizëm. Ky tip sensibiliteti ndahet në:
 Sensibilitas somatica superficialis generalis (SSSG) identifikon me ndihmën e
eksteroceptorëve dhe presoceptorëve termoalgjezi, takilitet dhe presocepsion nga
lëkura dhe indet nën të.
 Sensibilitas somatica superficialis specialis (SSSS) është sensibilitet shqisor dhe
identifikon me vesitibulum – gravitacionin, oculus – dritën dhe auris – tingujt.
 Sensibilitas somatica proprioceptiva (SSP), ose somatoproprioceptio identifikon
shkallën e tensionimit muskulor skeletik, tendinëve, kapsulave artikulare dhe
ligamenteve. Në varësi të katit ku integrohet dhe reflektohet, ky sensibilitet ndahet në:
 Somatoproprioceptio voluntaria, apo i vullnetshëm, kur integrimi, analizimi dhe
perceptimi bëhet në korteks.
 Somatoproprioceptio automatica kur integrimi dhe reflektimi motorik ndodh në
nivele subkortikale të SNQ.
Sensibiliteti autonom, apo visceral ndahet në:
 Sensibilitas visceralis superficialis (SVS) identifikon ngacmime të mjedisore të
jashtme dhe të brendshme mbi organet. Ai ndahet në:
 Sensibilitas visceralis superficialis generalis (SVSG) identifikon nëpërmjet
enteroceptorëve, presoceptorëve dhe baroreceptorëve termoalgjezinë në

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1


Principe morfo-funksionale të SN

sipërfaqen mukozale, shkallën e tensionit mbi submukozë dhe fasciet veshëse të


organeve, si dhe presionin intrakavitar të organeve.
 Sensibilitas visceralis superficialis specialis (SVSS) është sensibilitet shqisor
kimik i mjedisit të jashtëm, që identifikon aromat dhe shijet mjedisore, apo të
substancave ushqimore. Këtu inkuadrohet nuhatja (olfactus) dhe shija (gustatio).
 Sensibilitas proprioceptiva visceralis, seu autonoma identifikon shkallën e
tensionimit muskulor të muskulaturës së lëmuar të organeve, apo qelizave
mioepiteliale glandulare dhe të anekseve të lëkurës.
Përpunimi i sensibilitetit në SNQ
Përpunim i sensibilitetit është integrimi i frekuencave sensitive multi burimore dhe
nxjerrja e një frekuence rezultante për reflektim motorik ndaj mjedisit. Sa më lart ndodh integrimi
aq më perfekt është reflektimi motor.
Perceptimi është integrim kortikal i informacionit sensitiv në shërbim të projektimit të një
reagimi strategjik në perspektivë mbështetur në memorien dhe eksperiencën individuale dhe
sociale.
Motorika
Motorica është përgjigje e integruar ndaj frekuencave sensitive që pret SNQ, me pasojë
aktivizimin e organeve efektore (muskujve) të organizmit. Ajo ndahet në:
 Motorica somatica (MS) është program motor aktivizues i muskulaturës së strijuar
skeletike duke shkaktuar zhvendosje të organizmit në tërësi, apo pjesëve të veçanta të
tij në raport me mjedisin. Kjo motorikë ndahet në:
 Motorica somatica voluntaria (MSV) është program motor qëllimor i përpiluar në
kortex, të cilit në zbatimin e tij i mungon harmonia dhe stereotipia. Çdo lëvizje e
vullnetshme me përsëritjet të vazhdueshme transformohet në automatike.
 Motorica somatica automatica (MSA) është program reflektiv motor i projektuar
në katet subkortikale. Është motorikë harmonike, stereotipike dhe mjaft e saktë.
Nuk është e pavullnetshme pasi nuk mund të iniciohet pa stimulimin kortikal.
 Motorica autonome (MA) është program reflektiv motor i sensibilitetit visceral, që
aktivizon muskulaturën e lëmuar të organeve. Ajo ndahet në:
 Motorica sympathetica është reaksion motorik tonizues i organizmit përkundrejt
mjedisit, që krijon situata alerte të një konsumi të lartë energjetik për përballimin e
rrethanave specifike mjedisore.
 Motorica parasympathetica është reaksion motorik tonizues i proceseve
akumulative të organeve të brendshme, që krijon situata qetësie dhe atonike të
organizmit në raport me mjedisin.
Struktura qelizore e SN
Systema nervosum strukturohet nga qeliza funksionale, që emërtohen neuron; si dhe
qeliza lidhëse, apo mbështetëse, që emërtohen qeliza gliale
Qelizat gliale
Gliocyti janë qeliza që shërbejnë për mbështetjen e neuroneve dhe ruajtjen e raporteve
hapësinore ndërmjet tyre. Ato ndërtohen nga pjesa metabolike corpus cellulae dhe pjesa
mbështetëse, apo podes. Këto qeliza grupohen në:
 Oligodendrocyti janë qeliza që mbështesin zgjatimet aksonike të neuroneve dhe me
podet e tyre formojnë shtresën izolatore mielinike të tyre.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2


Principe morfo-funksionale të SN

 Astrocyti janë qeliza gliale stabilizuese të sinapseve ndërmjet neuroneve.


 Ependymocyti janë qeliza veshëse të hapësirave brenda SNQ, që i përngjasin epitelit
kolumelar me cilie, të cilat nëpërmjet fuzionimit cipën e vaskularizuar të trurit
kontribuojnë në strukturimin morfologjik të barrierës hematoencefalike.
 Neurolemmocyti, ose qelizat Schwann janë qeliza formuese të shtresës izoluese
mielinike në sistemin nervor periferik.
 Microgliocyti janë qeliza fagocituese të mbrojtjes aktive imunitare të SNQ.
 Gliocyti ganglionici janë qeliza të SNP, të ngjashme me astocitet e SNQ, që
mbështesin dhe lidhin trupat neuronal të ganglioneve sensitive, simpatike dhe
parasimpatike.
Neuronet
Neuronum është njësia morfo-funksionale e SN, e ndërtuar nga corpus, i cili është qendra
metabolike e tij dhe zgjatime protoplazmatike, që përbëjnë struktura morfologjike të transmetimit
potencialit të veprimit. Ai është qelizë specifikisht e depolarizueshme dhe e aftë të transmetojë në
distancë potencialin membranor të veprimit. Zgjatimet protoplazmatike janë:
 Dendritus (pemë) është zgjatim centripetal i neuronit, i cili transmeton frekuenca të
importuara nga neurone të tjerë, apo të receptuara nga mjedisi drejt trupit neuronal.
Neuronet e SNQ, apo të ganglioneve simpatike dhe parasimpatike kanë më tepër se një
dendrit.
 Axon (bosht) është zgjatim centrifugal i neuronit, i cili transmeton frekuenca drejt
neuroneve pasardhës, apo organeve efektore. Çdo neuron, kudo që ndodhet, ka vetëm
një akson.
Neuroni ndahen morfologjikisht:
 Neuronum unipolare, seu pseudounipolare është neuron receptual, i ndodhur gjithnjë
jashtë SNQ, i grumbulluar në ganglio sensoria, përgjegjës për receptimin e
modaliteteve të sensibilitetit sipërfaqësor të përgjithshëm (qoftë somatik, qoftë
visceral), si dhe sensibilitetit proprioceptiv (qoftë somatik, qoftë visceral).
 Neuronum bipolare mund të jetë:
 Neuroni bipolar i ndodhur jashtë SNQ në ganglio sensoria ka funksion
receptimin e modaliteteve të sensibilitetit sipërfaqësor special (qoftë somatik,
qoftë viceral).
 Neruoni bipolar i ndodhur brenda SNQ emërtohet neuron i ndërmjetëm dhe ka
si funksion vendosjen e balancës ndërmjet sensibilitetit segmentar dhe reaksionit
motorik të projektuar në këtë segment.
 Neuronum multipolare mund të jetë:
 Neuroni multipolar i ndodhur brenda SNQ ka funksione integrative frekuencave
në frekuencë rezultante, që transmetohet në neuronin pasardhës, apo organin
efektor somatik. Ai është strukturuesi kryesor funksional i SNQ, i organizuar në
grupe neuronalë me ngjashmëri morfologjike dhe funksion të njëjtë, që emërtohen
bërthama (nucleus), apo kolona (columna).
 Neuroni multipolar i ndodhur jashtë SNQ grumbullohet në ganglionis autonoma
sympathetica, seu parasympathetica dhe kanë funksionet e motoneuronit
terminal visceral.
Rrugët transmetuese
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3
Principe morfo-funksionale të SN

 Tractus, fasciculus, lemniscus, seu funiculus janë grupime aksonike në SNQ me


funksion lidhjen e qendrave morfo-funksionale të këtij sistemi me njera-tjetrën.
 Nervus, ose shum. nerva janë grupime aksonike në SNP me funksion lidhjen e SNQ
me organet e organizmit. Këta janë segmentar dhe e ndajnë organizmin në neurotome.
Harku reflektor
Arcus reflectorius është shprehja morfologjike e funksionit bazë të SN, që është marrja e
sensibilitetit të detalizuar nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm i organizmit dhe pasqyrimi i
integruar i tij në motorikë adaptive dhe ekuilibruese me mjedisin.
Arcus reflectorius simplex është shprehja morfologjike e njësisë funksionale të SN, ku
qendrat segmentare sensitive lidhen drejtpërdrejtë me qendrat ekzekutive motorike të të njëjtit
segment trupor, me funksion balancimin ndërmjet inicimit sensitiv me reflektimit motorik
segmentar.
Arcus reflectorius simplex somaticus: Eksteroceptor dhe presoceptor kutaneal dhe
tensoceptor osteomuskuloz  Neuroni i rendit të parë të sensibilitetit somatik në ganglionin
sensitiv  Neuroni intermediar bipolar brenda SNQ  Motoneuron terminal brenda SNQ 
Organ efektor, apo muskulatura skeletike.
Arcus reflectorius simplex autonomes: Enteroceptor, presoceptor mukozal, tensoceptor
fascial dhe muskulor  Neruon i rendit të parë të sensibilitetit visceral në ganglion sensitiv 
Neuron intermediar multipolar preganglionar  Ganglion simpatik, apo ganglion parasimpatik
me fibra nervore postganglionare  Organ efektor (muskulaturë e lëmuar organore, qeliza
mioepiteliale).
Ganglio sympathetica ndodhet pranë SNQ dhe merr fibrat preganglionare të formuara
nga aksone të neuroneve intermediare nëpërmjet nervit segmentar. Fibrat postganglionare të
formuara nga aksonet e motoneuronit ganglionar simpatik shpërndahen në lëkurë dhe sistemin
osteomuskulor me plekse nervore perivaskulare, ndërsa në organe me nerva plotësisht të
diferencueshëm morfologjikisht.
Ganglio parasympathetica ndodhet pranë viscerave të organizmit dhe mungon në lëkurë
dhe strukturat osteomuskulore somatike. Fibrat preganglionare të formuara nga aksone të
neuroneve intermediare formojnë nerva plotësisht të diferencueshëm morfologjikisht. Fibrat
postganglionare të formuar nga aksonet e motoneuronit ganglionar parasimpatik shpërndarhen
me plekse nervore perivaskulare.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 4


Zhvillimi embrional i SN

Këndvështrim i përmbledhur i zhvillimit embrional


dhe diferencimit morfo-funksional të SNQ
Neurulatio është procesi i palosjes së ektodermës, që përfshin transformimin e pllakës
neurale të saj në tub neural, prekursor ontogjenik i SNQ. Embrioni në këtë stad zhvillimi
emërtohet neurula.
Krijimi i tubit dhe kreshtave neurale
Pllaka neurale
Lamina neuralis është trashje e echtoderma-s në faqen dorsale të neuronit paralel me
notechorda-n (korda shpinore), menjëherë pas gastrulimit, fundi i javës dytë pas konceptimit,
qelizat e së cilës janë të afta të diferencohen në qeliza të indit nervor dhe derivateve të këtij indi.
Notechorda është aksi kërcor i embrionit, i shfaqur në fazën e gastrulimit të zhvillimit
embrional, i diferencuar nga qelizat mezenkimal të mesoderma-s.
Sulcus neuralis formohet nga thellimi longitudinal median i lamina neuralis, në ditën e
-të
18 , për shkak të plica neuralis, që shfaqen në buzët longitudinale të saj.
Në ditën e 20-të të zhvillimit embrional, ekstremiteti kranial i lamina neuralis zgjerohet,
duke formuar tre pllakëza ovoide, që janëprekursore të tre fshikëzave cerebrale (vesicula
cerebralis).
Në ditën e 22-të, shfaqet unaza pararendëse e tubit neural, nga fuzionomi me njëra-tjetrën i
plicae neuralis të pllakës neurale, në kufirin ndërmjet ½ kraniale të saj, që është prekursor
ontogjenik i truri dhe ½ kaudale, që është prekursore e palcës së kurrizit.
Tubi neural
Tubus neuralis formohet nga zhytja në brendësi të embrionit e lamina neuralis, në trajtë
tubi paralel me kordën shpinore, duke filluar nga një unazë qendrore dhe avancim drejt dy
ekstremiteteve të saj.
Neuropori tubaris janë neuroporus rostralis (mbyllet ditën e 24-t) dhe neuroporus
caudalis (mbyllet ditën e 26-të) dhe përfaqësojnë hapje e tubit neural në sipërfaqen dorsale të
embrionit, të cilat lejojnë komunikimin e mjedisit amniotik me kanalin në aksin tubar.
Kreshtat neurale
Crista neuralis formohen nga qelizat e shiritit ektodermal në sipërfaqen dorsale të tubit
neural, të formuar nga fuzionimi i plicae neurales, të afta të migrojnë në embrion për të formuar
qeliza dhe organe me fillesë ontogjenike nga pllaka neurale.
Crista neuralis spinalis shtresëzon në rend centrifugal prekursorët e melanocyti, neura
gangliorum parasympatheticorum, neura gangliorum spinalis dhe neura gangliorum
sympatheticorum (ganglia paravertebralis dhe ganglia prevertebralis).
Crista neuralis cranialis shtresëzon në rend centrifugal prekursorët e cellulae
mesoectodermalis, melanocyti, neura gangliorum parasympatheticorum, neura gangliorum
entericorum (plexus myentericus Auerbach, plexus submucosalis Meissner), neura gangliorum
sensorum dhe cellulae endocrinae.
Zhvillimi embrional dhe moshatar i palcës së kurrizit
Somitus segment morfofunksional indor me një aks metabolik dhe funksional neurovazal.
Trupi ndahet në 31 somite në përputhje me 31 çiftet e nervi spinalis. Lidhja ndërmjet somiteve
bëhet nëpërmjet unifikimit morfologjik me struktura të rrjedhura nga dy sklerotomet fqinj,
unifikimi morfo-funksional me anastomosae neurovasalis dhe unifikimi funksional me
shkëmbime frekuencash ndërmjet segmenteve fqinjë të palcës.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1


Zhvillimi embrional i SN

Conus spinalis është ekstremiteti kaudal i medulla spinalis, i cili përputhet me të njëjtin
ekstremitet të kanalit vertebral, në fillim të periudhës së zhvillimit fetal. Në lindje ndodhet në
nivelin L3 – L4. Në adultë ndodhet në nivelin L1 – L2.
Zhvimi embrional dhe moshatar i trurit
Vesiculae cerebralis primaria, seu vesiculae encephalica primaria janë: a. Vesicula
prosencephalica; b. vesicula mesencephalica dhe c. vesicula prosencephalica.
Nga dita e 40-të deri në ditën e 50-të të zhvillimit embrional:
Rhombencephalon ndahet në:
 Myelencephalon formon medulla oblongata, ose bulbus. Funksionet bazë janë: a.
Reflekset ekuilibrative statike. b. Qendra cardio-respiratore.
 Metencephalon ndahet në:
 Pons është pjesa ventrale e metencefalonit. Funksioni bazë është: a. Korrelimi i
rrugëve kortikale të motorikës së vullnetshme me trurin e vogël, për
harmonizim, ekuilibrim, mësim, automatizim dhe stereotipizim.
 Cerebellum është pjesa më e zhvilluar e rombencefalonit, për shkak të numrit të
madh të neuroneve që inkorporon, si regjion programativ në motorikën somatike.
Funksionet bazë të tij janë: a. programimin e ekuilibrit statik, b. programimin e
ekuilibrit dinamik; c. harmonizimin, automatizimin dhe stereotipizimin e
lëvizjes së vullnetshme.
Mesencephalon është fshikëza më pak e zhvilluar cerebrale, e cila mbetet unike gjatë
gjithë jetës. Morfologjikisht është vendi i kryqëzimeve të mëdha të rrugëve zbritëse, ndërsa
funksionalisht është vendi i menaxhimit të reflekseve somatomotore audiovizive, si dhe vendi i
transmetimit të kontrolluar të programeve të motorikës automatike cerebelare drejt palcës
së kurrizit, apo programeve të harmonizimit dhe automatizimit cerebelar të motorikës së
vullnetshme drejt prozencefalonit.
Prosencephalon ndahet gjatë zhvillimit të tij në:
 Diencephalon formohet nga segmenti bazal i fshikëzës prozencefalike, duke filluar
mbi mezencefalon si unik, dhe më pas duke u ndarë në dy regjione paralele në pjesën
distale të tij, ku do mbështeten dy hemisferat trunore. Nga ky segment derivojnë:
 Hypothalamus përbën regjionin bazal unik, ku fillon çiftëzimi i fshikëzës
diencefalike. Ky është truri biologjik i organizmit, që ka si funksion ruajtjen e
homeostazës biologjike nëpërmjet Sistemit Nervor Autonom dhe mekanizmit
hormonal (duke marrë nën kontroll hypophysis). Gjithashtu ai komandon
ekspresivitetin biologjik të sjelljes dhe emocioneve.
 Thalamencephalon është pjesa rostrale më voluminoze e diencefalonit. Ajo ndahet
në:
 Thalamus dhe metathalamus janë dy regjione morfologjikisht të diferencuar
dhe me funksione të unifikuara për kontrollin dhe transmetimin e adresuar
të çdo frekuence, që shkon në korteks nga katet e mëposhtme, duke u
transformuar në qendra organizuese, menaxhuese, administruese dhe
mbrojtëse kortikale.
 Epithalamus ka si strukturë kryesore epiphysis, e cila është gjëndër me
funksione rregulatore të cikleve cirkadiane, apo lunare biologjike.
 Telencephalon përbëhet nga dy hemisferat e trurit të madh. Ai përbëhet nga:

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2


Zhvillimi embrional i SN

 Nuclei basalis (kanë si sinonime ganglia basalis, ose corpus striatum) kanë si
funksion lidhjen e zonave kortikale perceptive me zonat ekzekutive, apo
asociative kortikale, me pasojë motorikën qëllimore, memorizimin, planifikimin,
dhe qëndrimin emocional ndaj realitetit.
 Substantia alba telencephali përbëhet nga sistem fibrash aksonike, të cilat kanë si
funksion transmetimin transmetimin e frekuencave kortikale, apo në shërbim të
korteksit. Ai përbëhet nga:
 Fibrae projectionis lidhin korteksin me katet e mëposhtme.
 Fibrae assotiationis lidhin zonat e të njëjtës hemisferë me njëra-tjetrën.
 Fibrae commissuralis lidhin hemisferat ndërmjet tyre.
 Cortex është korja e hemisferave, me funksione integrative konfiguruese të
mjedisit, me pasojë regimin motorik, reflektimin emocional, memorizimin
episodik dhe planifikimin perspektiv.
Fillesat ontogjenike shqisore janë:
 Rhinencephalon është truri hundor, apo i nuhatjes dhe merr origjinën nga
telencephalon.
 Vesicula optica është origjinë ontogjenike për shikimin dhe rrugët transmetitive të
syrit dhe zhvillohet nga diencephalon.
 Vesicula auditiva është origjinë ontogjenike për organin vestibulo-cochlear dhe rrugët
e transmetimit të frekuencave të tij drejt trurit. Zhvillohet nga metencephalon.
Në periudhën nga dita e 50-të deri në ditën e 100-të zhvillohen:
 Telencephalon rritet dhe diferencon lobet e tij, duke rrethuar talamencefalonin dhe
lënë të ekspozuar vetëm faqen inferiore të hipotalamit.
 Cerebellum rrit dhe zhvillon hemisferat e tij duke lënë të fundosur ndërmjet tyre
vermisin.
Në periudhën nga dita e 100-të deri në lindjen e fëmijës cortex cerbri dhe cortex cerebelli
shfaqin rrudha, duke rritur sipërfaqen aktive funksionale në shumëfish të volumit të tyre.
Pas lindjes shfaqet rritje e diferencuar e lobeve cerebrale. Fëmija i porsalindur shfaq
zhvillimi të lobit oksipital. Deri 6 vjeç zhvillohet lobi parietal. Deri në pubertet merr zhvillim
lobi limbik dhe temporal. Në pubertet merr zhvillim të vrullshëm lobi frontal.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3


Palca e kurrizit

Këndvështrim i përmbledhur për Palcën e Kurrizit


Medulla spinalis ka funksione bazë:
 Menaxhimi segmentar i organizmit, nëpërmjet 31 çifteve nervore, që e ndajnë trupin në
31 somite.
 Stacion ndërlidhës ndërmjet somiteve dhe kateve cerebrale të SNQ.
 Kontrolli segmentar nëpërmjet harkut reflektor spinal të balancave ndërmjet sensibilitetit
dhe motorikës segmentare.
Anatomia makroskopike
Medulla spinalis ndodhe në canalis vertebralis, nga planum atlantooccipitalis deri në discus
intervertebralis L1 – L2. Ajo qëndron pezull në LCS (liquor cerebrespinalis) e saccus duralis dhe
fiksohet me murret anësore me lig. denticulata, si dhe në fundin kaudal të kanalit vertebral me filum
terminale.
Palca ka formë cilindrike me seksion elipsoid transversal. Ajo shfaq intumescentia
cervicalis (C6 – T1) dhe intumescentia lumbosacralis (L4 – S2) dhe përfundon me conus medullaris.
Në sipërfaqe ndodhen fissura mediana anterior, sulcus anterolateralis, sulcus posterolateralis dhe
sulcus medianus posterior; të cilat formojnë në sipërfaqe funiculus anterior, funiculus lateral dhe
funiculus posterior. Mbi T6 shfaqet sulcus intermedius posterior, i cili ndan në funikulin posterior
fasciculus gracilis nga fasciculus cuneatus.
Nga palca dalin 31 çifte nervi spinalis. Secili nerv ka radix anterior nervi spinalis (motor) në
sulcus anterolateralis dhe radix posterior nervi spinalis (sensitiv) në sulcus posterolateralis. Në
radiksin posterior ndodhet ganglion sensorium nervi spinalis. Nervat e ndajnë palcën në: 8 segmenti
cervicalis, 12 segmenti thoracalis, 5 segmenti lumbalis, 5 segmenti sacralis dhe 1 segmentum
coccygealis. Nervat spinalë poshtë L1 formojnë cauda equina në conus medullaris.
Ndërtimi i brendshëm palcës
Substantia grisea medullae spinalis ndodhet në qendër dhe përbëhet nga trupa neuronal,
zgjatime pa mielinë dhe enë gjaku. Ajo ka formën e “fluturës”, apo germës “H”.
 Cornu anterior strukturohet nga motoneuronet e poshtëm, ndaj është bri somatomotor.
Ai përbëhet nga caput cornus anterior dhe basis cornus ant..
 Cornu posterior është bri somatosensor i palcës.
 Cornu lateralis është bri visceral, me bazë viscerosensitive dhe majë visceromotore.
 Commissura grisea ndahet nga canalis centralis në commissura grisea anterior dhe
commissura grisea posterior.
Substantia alba medullae spinalis rrethon lëndën gri dhe përmban aksone të veshura me
mielinë. Ajo ndahet në:
 Funiculus anterior ndodhet ndërmjet fissura mediana ant. dhe cornu anterior të lëndës
gri.
 Funiculus lateral ndodhet ndërmjet cornu anterior dhe cornu posterior të lëndës gri.
 Funiculus posterior ndodhet ndërmjet cornu posterior dhe septum medianum posterior.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1


Palca e kurrizit

 Commissura alba ndodhet ndërmjet fissura mediana anterior dhe commissura grisea. Në
varësi të kryqëzimit, ose jo të aksoneve strukturuese të rrugëve transmetitive, këto të
fundit ndahen:
 Ipsilaterale përmbajnë aksone, që nuk e kryqëzojnë planin median.
 Kontralaterale përmbajnë aksone, që kryqëzojnë planin median.
 Bilaterale përmbajnë njëkohësisht aksone ipsilateral dhe kontralateral.
Ganglion sensorium nervi spinalis ndodhet në radix posterior nervi spinalis, në foramen
intervertebrale, i përbërë nga neurone unipolare të rendit të parë të sensibilitetit somatik dhe
visceral.
Citoarkitektura funksionale e palcës së kurrizit
Substantia grisea
Cornu posterior
 Lamina I – II Rexed ka si funksion: a. Adaptimin e organizmit me mikromjedisin vital. b.
Unifikimin ndërsegmentar spinal. c. Purifikimin e frekuencave që nxisin reaksion në
SNQ. d. Minimizimin e perceptimit të dhimbjeve kronike. e. Veçimi refleksit segmentar
motorik nga unifikimi ndërsegmentar.
 Nucleus posteromarginalis pret frekuenca integrative ndërsegmentare nga tractus
Lissauer, apo kolaterale të α-neuroneve të ganglionit spinal, për izolimin segmentar të
reflekseve ndaj ngacmimeve agresive.
 Substantia gelatinosa Roland pret aksone të neuroneve C (frekuenca me amplitudë të
ulët) dhe aksonet e saj formojnë tractus Lissauer, duke përfunduar 2-3 segmente sipër,
ose poshtë në nucleus posteromarginalis.
 Nucleus proprius formohet nga neurone të lamina III – IV Rexed dhe është neuron i
dytë i sensibilitas superficialis generalis, ku përfshihen termoalgesia dhe tactilitis. Pret
drejtpërdrejtë nga α-neuronet e ganglionit spinal temperaturën dhe dhimbjen e
mprehtë. Ndërsa nga neuronet C të ganglionit spinal, me ndërmjetësinë e interneuronit të
substancës xhelatinoze të Rolandit, prekjen dhe dhimbjen kronike. Aksonet kryqëzohen
në commissura alba spinalis dhe formojnë traktet spinotalamike.
 Nucleus dorsalis Clark formohet nga neurone të lamina VII dhe është prezent në
segmentet C8 – L3. Ai është neuron i dytë i proprocepsionit automatik. Aksonet e
neuroneve të tij dalin ipsilateral, për të formuar tractus spinocerebellaris dorsalis.
 Basis cornus posterior cervicalis formohet nga neurone të lamina VII dhe është neuron i
dytë i propriocepsionit automatik nga pjesët distale të ekstremiteteve superiore.
Ndodhet në segmentet cervikale, në të njëjtin pozicionim me nukleusin dorsal të Clark.
Formon traktin spinocerebelar rostral.
Cornu anterior
 Nuclei medialis janë prezentë përgjatë gjithë palcës dhe kanë për destinacion
muskulaturën aksiale. Ato janë:
 Nucleus anteromedialis aktivizon muskulaturën anteriore të trungut.
 Nucleus posteromedialis aktivizon muskulaturën posteriore të trungut.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2


Palca e kurrizit

 Nuclei lateralis janë prezentë vetëm në nivelin e intumescentiave dhe kanë për
destinacion muskulaturën apendikulare. Ato janë:
 Nucleus anterolateralis aktivizon muskulaturën anteriore të ekstremiteteve.
 Nucleus posterolateralis aktivizon muskulaturën poateriore të ekstremiteteve.
 Nucleus centralis ndodhet vetëm në nivelin e intumescentiave dhe komandojnë dy
diafragmat e trungut. Ato janë:
 Nucleus centralis cervicalis ndodhet në intumescentia cervicalis dhe komandon
muskulin frenik.
 Nucleus centralis lumbalis ndodhet në intumescentia lumbosacralis dhe komandon
diafragmën pelvike.
 Neuroni marginalis cornus anterior janë neurone të rendit II të propriocepsionit
automatik nga gjymtyrët inferiore. Kjo bërthamë gjendet në segmentet L2 – S3. Aksonet e
saj kryqëzohen në commissura alba dhe formojnë në funikulin lateral traktin
spinocerebelar ventral.
Cornu lateralis
 Nucleus intermediomedialis ndodhet në lamina VII Rexed në bazën bririt lateral dhe
merr frekuenca nga neuroni I i ganglionit spinal, apo neuroni i rendit II në substanca
xhelatinoza. Aksonet e neuroneve të tij kryqëzojnë planin median dhe i bashkëngjiten
traktit spinoretikular kontralateral.
 Nucleus intermediolateralis C8 – L2 formohet nga interneuronët simpatikë. Aksonet e tyre
përfundojnë në gaglionët simpatikë paravertebralë, të cilët formojnë truncus
sympatheticus. Neuronet e këtyre ganglioneve i dërgojnë aksonet e tyre drejt strukturave
somatike me plekse nervore perivaskulare, ndërsa drejt viscerave me nerva splanknikë.
 Nucleus intermediolateralis L3 – S3 formohet nga interneuronë parasimpatikë. Aksonet e
tyre i bashkëngjitur nervit spinal, për të arritur organin pranë të cilit, ose në brendësi të të
cilit kanë ganglionin e motoneuronit terminal. Struktura somatike nuk kanë inervim
parasimpatik.
Substantia alba
Funiculus anterior
 Tractus spinothalamicus anterior fillon në nucleus proprius dhe kalon kontralateral në
pjesën dorso – laterale të funikulit anterior, ventro – laterlalisht kokave të brirëve të
parmë. Transmeton drejt talamusit sensibilitetin e prekjes dhe dhimbjen e lehtë
kronike.
 Tracus corticospinalis anterior fillon në gyrus precentralis corticis dhe përmban fibrat
më laterale (20%) të traktit kortikospinal. Fibrat e tij vijojnë ipsilateral deri 2 – 3
segmente para përfundimit në motoneuronin e poshtëm spinal, ku kryqëzohen në
commissura alba. Në palcë ndodhet në thellësi të funikulit, paralel me fisurën mediane
dhe medialisht bririt të përparshëm. Ka si funksion lëvizjen e vullnetshme.
 Tractus tectospinalis fillon në tectum mesencephali, i cili është qendër subkortikale
reflektive somatomotore audiovizive. Ai ndodhet lateralisht traktit spinotalamik anterior

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3


Palca e kurrizit

dhe medialisht kokave të brirëve të përparshëm. Është trakt kontralateral dhe kryqëzohet
në mezencefalon. Përfundon në motoneuronin e poshtëm të bririt anterior.
 Fasciculus longitudinalis medialis fillon në nucleus interstitialis Cajal të mezencefalonit,
që është qendër reflektive stato-vizive (ekuilibër dhe shikim). Ai është trakt bilateral dhe
ndodhet ventralisht commissura alba, lateralisht traktit kortikospinal anterior, medialisht
bazave të brirëve të përparshëm dhe dorsalisht traktit tektospinal. Përfundon në
motoneuronin inferior të brirëve të përparshëm.
 Tractus vestibulospinalis lateralis fillon në nucleus vestibularis lateralis, inferior dhe
superior dhe është neuron i dytë i ekuilibrit. Ai transmeton reflekse tonike muskulore
antigravitacionale përgjatë gjithë segmenteve të palcës dhe është ipsilateral. Ai ndodhet
ventralisht kokave të brirëve të përparshëm dhe përfundon në motoneuronin inferior të
ndodhur në to.
 Tractus vestibulospinalis medialis fillon në nucleus vestibularis medialis dhe transmeton
reflekse statike dhe cerebelare. Është trakt bilateral dhe ndodhet vetëm në segmentet
cervikale, medialisht traktit vestibulospinal lateral, për të përfunduar në motoneuronët
inferior të brirëve të përparshëm në këto segmente.
 Tractus olivospinalis presupozohej se ishte neuron i tretë i sensibilitetit statik dhe
shtrihej vetëm në segmentet spinale, lateralisht radiksit të përparshëm të nervit spinal.
Funksioni i tij është tonicietet inercial për amortizimin e efekteve të traktit vestibulospinal
medial. Aktualisht është vënë në dyshim ekzistenca e tij.
 Tractus spinolivaris Helweg ndodhet përgjatë gjithë segmenteve spinale në linjën kufitare
ndërmjet funikulit të përparshëm dhe atij lateral. Fillon nga cornu posterior, si neuron II i
propriocepsionit autoamtik dhe përfundon në olivat aksesore, si feedback amortizues për
frekuencat tonike statike.
 Tractus reticulospinalis medialis është ipsilateral dhe ndodhet ndërmjet bazës së bririt të
përparshëm dhe fashikullit longitudinal medial (FLM). E ka origjinën në pons dhe
transmeton frekuenca autonome tonizuese në γ-motoneuronët e bririt të përparshëm, si
dhe çliron lëvizjet ekstensive antigravitacionale në α-motoneuronët.
 Fibrae reticulospinalis mesencephalica e kanë origjinën në bërthamat retikulare të
mezencefalonit dhe transmetojnë frekuenca autonome viscerale, që nuk inicion reaksion
por interferon në qarqet viscerale spinale. Ato kryqëzohen në mezencefalon, duke ju
bashkëngjitur traktit retikulospinal medial zbresin kontralateral në palcën e kurrizit,
për të përfunduar në nukleusin intermedialateral.
Funiculus lateralis
 Tractus posterolateralis Lissauer fillon në substantia gelatinosa Roland dhe përfundon
në nuc. posteromarginalis. Unifikim intersegmentar spinal dhe purifikim i frekuencave
normale nga frekuenca parazitare. Ndodhet ndërmjet apeksit të bririt të pasmë dhe sulkusit
posterolateral.
 Tractus spinothalamicus lateralis fillon në nucleus proprius dhe kalon kontralateral në
pjesën ventrale të funikulit lateral, për tu ngjitur drejt talamusit. Transmeton

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 4


Palca e kurrizit

termoalgjezi dhe ka organizim somatotopik, nga medialisht – lateralisht nga segmentet


cervikale në ato sakrokoksigeale.
 Tractus spinocerebellaris dorsalis është trakt ipsilateral dhe ndodhet në buzën e funikulit
lateral, posteriorisht. Ai transmeton drejt cerebelumit propriocepsion automatik, duke u
futur nga pedunkujt cerebelarë inferiorë dhe përfunduar ipsilateral në cortex cerebelli.
 Tractus spinocerebellaris ventralis është trakt kontralateral dhe ndodhet në buzën e
funikulit lateral, ventralisht traktit spinocerebelar dorsal. Ai transmeton drejt cerebelumit,
propriocepsion automatik nga gjymtyrët inferiore.
 Tractus cuneocerebellaris fillon nga nuc. cuneatus accessorius, që ndonëse ndodhet në
bulbus, ka lidhje të ngushta funksionale me medulën spinale. Pret propriocepsion
automatik nga somitet cervikale të trungut dhe të pjesës proksimale të gjymtyrëve
superiore. Është sinonim i tractus spinocerebellaris dorsalis për pjesë cervikale dhe futet
në cerebelum nga pedunkujt inferior në rrugë ipsilaterale.
 Tractus spinocerebellaris rostralis përcjell propriocepsion automatik nga pjesët distale
të ekstremiteteve superiore. Formohet nga lamina VII basis cornus posterior cervicalis
dhe është ipsilateral. Futet në pedunkujt inferiore ipsilateralë dhe përfundon në cortex
cerebellaris ipsilateralis. Është sinonim i traktit spinocerebelar ventral, për gjymtyrët
superiore.
 Tractus corticospinalis lateralis fillon në gyrus precentralis cerebri dhe në bulbus
kryqëzon planin median, për të kaluar kontralateral (me 80% të fibrave kortikospinale).
Ai ndodhet lateralisht bririt të pasmë dhe medialisht traktit spinocerebelar dorsal, për të
përfunduar, në bërthamat somatomotore të bririt të përparshëm. Si trakt i kryqëzuar ka
organizim sotmatotopik nga medialisht – lateralisht nga aksonet cervikale në ato
sakrokoksigeale dhe transmeton lëvizje të vullnetshme.
 Tractus rubrospinalis fillon në nucleus ruber mesencephali dhe transmeton programet
cerebelare në palcën e kurrizit. Ndodhet ventralisht traktit kortikospinal lateral dhe
medialisht traktit spinocerebelar ventral. Është trakt kontralateral, i kryqëzuar në
mezencefalon dhe përfundon në motoneuronin e poshtëm në bririn anterior.
 Tractus reticulospinalis lateralis është bilateral dhe ndodhet ndërmjet bazës së bririt të
përparshëm dhe bririt lateral. E ka origjinën në bulbus dhe transmeton frekuenca
autonome tonizuese në γ-motoneuronët e bririt të përparshëm, si dhe çliron lëvizjet
flektive progravitacionale në α-motoneuronët.
 Tractus spinoreticularis formohet nga neuronet e rendit II, apo të III në lamela VII –
VIII, që marrin frekuenca autonome nga strukturat somatike, nga neuroni I i ganglionit
spinal, apo nga interneuroni në substancën xhelatinoze; si dhe nga neuronet e nuc.
intemediomedialis C8 – S3, që marrin frekuenca autonome në strukturat viscerale. Është
trakt kontralateral, i pozicionuar medialisht tractus spinothalamicus që transmeton
frekuenca autonome në formacionin retikular të trungut cerebral.
Funiculus posterior

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 5


Palca e kurrizit

 Fasciculus gracilis transmeton somatoproprioceptio voluntaria dhe formohet nga aksonet


e neuronit të parë të sensibilitetit, të përqendruar në ganglio sensorium nervi spinalis. Ka
organizim somatotopik nga medialisht – lateralisht, me shtresëzim aksonesh të
segmenteve nga Co – T7 dhe është ipsilateral.
 Fasciculus cuneatus transmeton somatoproprioceptio voluntaria dhe formohet nga
aksonet e neuronit të parë të sensibilitetit, të përqendruar në ganglio sensorium nervi
spinalis. Ka organizim somatotopik nga medialisht – lateralisht, me shtresëzim aksonesh
të segmenteve nga T6 – C1 dhe është ipsilateral. Ndahet me fashikullin gracilis nga sulcus
intermedius post..
Formatio reticularis spinalis
Inkorporohet në lëndën e bardhë, kryesisht të funikulit lateral dhe anterior dhe ka si funksion:
 Integron programet motore somatike.
 Frenon apo çliron lëvizjet somatike, duke mbajtur stabël tonusin muskulor.
 Transmeton ndërhyrjen e programet autonome cerebrale në funksionet e interneuronit
autonom spinal (neuroni preganglionar).
 Modulon dhimbjet kronike, duke çliruar endorfinën P në substantia gelatinosa Roland.
Funksionet regjionale spinale
Arcus reflectorius somaticus
Struktura afektore e monitoruar nga ekstero-, preso-, apo proprioceptorë  neuroni i rendit të
parë të sensibilitetit visceral (neuron unipolar ganglionar)  interneuroni somatik segmentar 
motoneuroni i poshtëm somatik  organi efektor (muskuli i strijuar).
Arcus reflectorius visceralis
Struktura afektore e monitoruar nga entero-, preso-, tenso-, apo baroceptorë  neuroni i
rendit të parë të sensibilitetit visceral (neuron unipolar në ganglionin spinal)  interneuroni visceral
segmentar (neuroni preganglionar)  neuroni ganglionar visceral (ganglionet autonome simpatike
dhe parasimpatike)  organi efektor (muskulatura e lëmuar).

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 6


Trungu cerebral

Këndvështrim i përmbledhur i trungut cerebral


Në truncus cerebri inkuadrohet medulla oblongata, pons dhe mesencephalon.
Funksionet
 Menaxhimi i cranium visceralis nëpërmjet çifteve III – XII të nervave kranialë.
 Regjion ndërlidhës me trurin e madh.
 Regjion i reflekseve shqisore somatike dhe regjion i reflekseve autonome viscerale.
Anatomia makroskopike e trungut cerebral
Topografia
Truncus cerebri ndodhet në fossa cranii post. dhe shtrihet nga planum atlantooccipitalis
deri në dorsum sellae turcica.
 Portio rhombencephalica mbështet anteriorisht në clivus occipitalis dhe rrethohet
prapa dhe anash nga cerebellum (në pjesën dërmuese) cisterna cerebellomedullaris (në
një pjesë të vogël inferiore).
 Portio mesencephalica ndodhet ndërmjet dorsum sellae (anteriorisht) dhe tentorium
cerebelli (posteriorisht dhe lateralisht), i rrethuar nga cisterna ambiens.
Konfigurimi anatomik
 Projeksioni anterior
 Medulla oblongata (ose bulbus)
 Sulcus bulbopontinus – ndan bulbusin nga ponsi.
 Decussatio pyramidum – ndërpret fissura mediana ant. të palcës së kurrizit.
 Sulcus medianus anterior medullae oblongatae.
 Foramen caecum medullae oblongatae (foramen Vicq d’Azyr) – pikëkryqëzim i
sulkusit bulbopontin me sulkusin median anterior të bulbusit.
 Pyramis
 Pons
 Radix nervi abducentis – ndodhet mbi piramida në sulkusin bulbopontin.
 Sulcus basilaris – e ndan në dy gjysma simetrike ponsin.
 Eminentia pontina – fryrje në të dy anët e sulkusit bazilar.
 Sulcus pontomesencephalicus – ndan ponsin nga mezencefaloni.
 Mesencephalon
 Fossa interpeduncularis
 Substantia perforata post. – formon dyshemenë e gropës interpedunkulare.
 Pedunculus cerebri – kufizojnë në të dy anët gropën interpedunkulare.
 Sulcus mesencephalicus medialis – brazda ndërmjet gropës interpedunkulare
dhe pedunkujve cerebral.
 Radix nervi oculomotorius – ndodhet në mesin e gjatësisë së sulkusit
mezencefalik medial.
 Projeksioni lateral
 Medulla oblongata
 Oliva – fryrje bulbare mbi funikujt lateralë të palcës së kurrizit.
 Sulcus preolivaris – brazdë kufizuese ndërmjet olivës dhe piramidësbulbare.
 Radicis n. hypoglossi – dalin përgjatë sulkusit preolivar.
 Sulcus retroolivaris – brazdë ndërmjet olivës bulbare dhe tuberkulumit kuneat.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1


Trungu cerebral

 Radicis cranialis n. accessorii – ndodhen në pjesën e poshtme të sulkusit


retroolivar.
 Radicis n. vagi – ndodhen në pjesën e mesme të sulkusit retroolivar.
 Radicis n. glossopharyngei – ndodhen në pjesën e sipërme të sulkusit
retroolivar.
 Pons
 Radix n. intermedii – ndodhet në sulkusin bulbopontin mbi olivën bulbare.
 Radix n. facialis – ndodhet në sulkusin bulbopontin, posteriorisht rrënjës së
intermediusit, në fqinjësi me të.
 Angulus pontocerebellaris – është ekstremiteti posterior i sulkusit bulbopontin.
 Radicis n. vestibulocochlearis – ndodhen në këndin pontocerebelar.
 Pedunculus cerebellaris medius (brachia pontis) – fibrat lidhëse ndërmjet
cerebelumit dhe ponsit.
 Radicis nervi trigemini – dalin në mesin e lartësisë së krahëve të ponsit.
 Radix motoria n. trigemini (Portio majora n. trigemini)
 Radix sensoria n. trigemini (Portio minora n. trigemini) – ndodhet poshtë
anash radiksit motor të nervit trigemin.
 Mesencephalon
 Sulcus lateralis mesencephali – ndan pedunkujt cerebralë nga pedunkujt
cerebelarë superiorë.
 Brachium colliculi inf. – lidhin mezencefalonin me metatalamusin.
 Brachium colliculi sup.– lidhin mezencefalonin me metatalamusin.
 Nervus trochlearis – kryqëzon transversalisht pedunkujt cerebralë.
 Projeksioni posterior
 Trigonum bulbaris fossae rhomboidae
 Striae medullares ventriquli quarti – ndan trigonin bulbar nga trigoni pontin.
 Obex – barriera kufizuese posteriore te këndit të poshtëm të gropës rombike.
 Calamus scriptorius – ⅓ inferiore e gropës rombike.
 Tuberculum gracilis – kufizon poshtë anash penën e shkrimtarit.
 Tuberculum cuneatum – kufizon sipër anash penën e shkrimtarit.
 Pedunculus cerebelli inf. – kufizon anash gropën rombike, mbi tuberkulumin
kuneat.
 Sulcus medianus posterior medullae oblongatae – ndan në dy gjysma simetrike
trekëndëshin bulbar të gropës rombike.
 Sulcus limitans – brazdë që ngjitet nga obeksi sipër dhe anash në gropën
rombike.
 Eminentia mediana – ndodhet ndërmjet sulkusit median posterior të bulbusit
dhe sulkusit kufizues.
 Trigonum nervi hypoglossi (ala alba interna) – okupon pjesën më kaudale të
eminencës mediane.
 Trigonum nervi vagi (ala cinerea) – ndodhet lateralisht sulkusit kufizues,
paralel me trekëndëshin hipoglos.
 Fovea inferior – ekstremiteti kaudal i sulkusit limitans.
 Funiculus separans – kufizon lateralisht trigonin vagal.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2


Trungu cerebral

 Area postrema – ndodhet lateralisht funikulit ndarës, i cili e ndan nga


trekëndëshi vagal.
 Area vestibularis (ala alba externa) – ndodhet mbi trigonin vagal, në këndin
lateral të gropës rombike.
 Trigonum pontinum fossae rhomboideae
 Pedunculus cerebelli sup. – kufizon lateralisht trigonin pontin.
 Colliculus facialis – formohet nga geniculum internum nervi facialis.
 Fovea superior – është ekstremiteti rostral i sulkusit limitans.
 Locus caeruleus – zonë e sheshtë në gropën superiore.
 Lamina tecta mesencephali (lamina quadrigemina)
 Colliculi sup. – janë çifti i sipërm i kodrinave mezencefalike.
 Colliculi inf. – janë çifti i poshtëm i kodrinave mezencefalike.
 Sulcus cruciatus – është brazda që ndan katër kolikujt nga njëri-tjetri.
 Frenulum veli medullares superior – në ekstremitetin kaudal të sulkusit
kruciat.
 Radix nervi trochlearis – shfaqen në të dy anët e frenulumit të velës medulare
të sipërme.
Citoarkitektura e trungut cerebral
Qendrat e menaxhimit segmentar
Shformimet në konfigurimin e lëndës gri të bërthamave nervore
 Decussatio pyramidum – shkakton decapitatio cornus anterior.
 Creatio ventriculi quarti – e transformon fluturën spinale në një pllakë frontale
preepindimale.
 Cornu post. – pozicionohet lateralisht.
 Basis cornus lateralis – rrotullohet nga medialisht  lateralisht.
 Apex cornus lateralis – rrotullohet nga lateralisht  medialisht.
 Basis cornus ant. – pozicionohet në të dy anët e sulkusit median posterior.
 Caput cornus ant. – mbetet në pozicionin e saj fillestar e shkëputur nga kryqëzimi
piramidal
 Decussatio lemniscorum – shkëput brirët posterior nga lamina e substancës gri.
 Fibrae arcuatae int. – ndan majat e brirëve lateralë nga bazat e tyre dhe nga bazat e
brirëve anteriorë.
Kolonat funksionale të nervave kapitalë të formuar nga zhvendosjet e mësipërme janë:
 Columna somatomotoria medialis e bazave të brirëve anterior ndodhet në eminencën
mediane dhe vijon deri në mezencefalon, anterolateralisht lëndës gri periakueduktale.
 Columna visceromotoria e majave të brirëve lateralë ndodhet lateralisht sulkusit
kufizues deri në mezencefalon, ku pozicionohet përpara lëndës gri periakueduktale.
 Columna somatomotoria lateralis e kokave të brirëve të përparshëm ndodhet
anterolateralisht kolonës visceromotore dhe vijon deri në trigonin pontin.
 Columna viscerosensoria nga bazat e brirëve lateralë ndodhet lateralisht kolonës
visceromotore dhe vijon deri në trigon pontin.
 Columna somatosensoria është kolona më e diferencuar dhe vijon nga segmentet e
sipërme spinale deri në mezencefalon.
Kolonat në këndvështrimin e teorisë bazë të strukturimit të nervave kapitalë
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3
Trungu cerebral

 Columna efferens somatica generalis (CESG) inervon muskulaturën somatike


neuromerike:
 Nucleus n. hypoglossi – ndodhet në trigonum n. hypoglossi.
 Nucleus n. abducentis – ndodhet në colliculus facialis.
 Nucleus n. trochlearis – ndodhet preakueduktal, në nivelin e kolikujve inferiorë.
 Nucleus n. oculomotorii – ndodhet preakueduktal, në nivelin e kolikujve
superiorë.
 Nucleus interoculomotorius (Perlia) – ndodhet ndërmjet bërthamave
okulomotore dhe është bërthamë e konvergjencës.
 Columna efferens visceralis generalis (CEVG) jep fije preganglionare parasimpatike
për muskulaturën e lëmuar të organeve:
 Nucleus posterior n. vagi (nuc. dorsalis n. vagi) – ndodhet në trigonum n. vagi me
fushë efektore parasimpatike cardio-pneumo-gastro-entericus.
 Nucleus salivatorius inf. – ndodhet në ponsin kaudal dhe inervon gjendrën parotis
nëpërmjet nervit glosofaring.
 Nucleus salivatorius sup. – ndodhet mbi salivatorin inferior dhe inervon gjendrën
e lotit dhe gjendrat e tjera të pështymës nëpërmjet nervit intermed.
 Nucleii accessorii n. oculomotorii (Edinger – Westphal) – ndodhen dorsalisht
bërthamës së nervit okulomotor dhe komandojnë akomodimin dhe adaptimin e
syrit.
 Columna efferens visceralis specialis (CEVS) inervon muskulaturën e strijuar
brankiomerike të kraniumit visceral. Bërthamat e kësaj kolone janë:
 Nucleus n. accessorii – është e natyrës CEVG, por topografikisht ndodhet në aksin
longitudinal CEVS. Inervon muskulin trapezius dhe sternokleidomastoid.
 Nucleus ambiguus – i jep fibra CEVS në pjesën e poshtme nervit aksesor, duke
formuar radix cranialis n. accessorii për inervimin e muskujve të qiellzës dhe
laringut, në pjesën e mesme nervit vag për muskulaturën e strijuar kranio-torakale
digjestive, në pjesën e sipërme nervit glosofaring me muskulin stilofaring. I
bashkëngjiten rrënjëve të këtyre nervave në sulcus retroolivaris.
 Nucleus nervi facialis – ndodhet në ponsin kaudal dhe komandon muskulaturën
mimike.
 Nucleus motorius n. trigemini (nuc. masticatorius) – ndodhet në ponsin rostral
dhe inervon muskujt e përtypjes nëpërmjet radix motoria n. trigemini.
 Columna afferens visceralis generalis (CAVG) et specialis (CAVS).
 Nucleus tractus solitarius (bërthama vetmitare):
 Portio caudalis nuclei tracti solitarii është e natyrës CAVG dhe pret fibra nga
ganglionet inferiore të nervave vag dhe glosofaring.
 Portio rostralis nuclei tracti solitarii është e natyrës CAVS dhe pret gustacion
(shije) gjuha nëpërmjet nervave glosofaring dhe intermedius.
 Columna afferens somatica generalis (CASG) formohet nga bërthamat e nervit
trigemin. Këto bërthama janë:
 Nucleus spinalis n. trigemini pret termo-algjezi nga kraniumi visceral.
 Nucleus principialis n. trigemini pret taktilitet dhe propriocepsion nga kraniumi
visceral.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 4


Trungu cerebral

 Nucleus mesencephalicus n. trigemini sjell propriocepsion nga kraniumi visceral.


 Columna afferens somatica specialis (CASS) ndodhet në ala alba externa të gropës
rombike. Në të ndodhen:
 Nuclei vestibularis janë katër në numër:
 Nuc. vestibularis lateralis – refleks i drejtpërdrejtë tonik antigravitacionale për
muskulaturën e trungut.
 Nuc. vestibularis medialis – korrelacion me qendrat somatike automatike të
cerebelumit, transmetim për perceptim kortikal dhe reflekse kraniale
antigravitacionale.
 Nuc. vestibularis sup. – reflekse vestibulo-okulare.
 Nuc. vestibularis inf. – bërthamë polisensioriale me interferencë në sistemin
retikular, për të ndërhyrë sensibiliteti statik në homeostazën funksionale të
SNQ.
 Nuclei cochlearis ndodhen lateralisht bërthamave vestibulare dhe janë nuc.
cochlearis dorsalis dhe ventralis. Ato presin frekuenca nga ganglionet spirale
(neurone bipolare) dhe i transmetojnë në katet subkortikale dhe kortikale.
Rrugët transmetuese në trungun cerebral
Regjionet morfologjike të seksioneve në trungun cerebral:
 Basis inkuadron pyramis bulbi, eminentia pontina dhe pedunculus cerebri.
 Tegmentum shtrihet nga baza në hapësirat ependimale.
 Tectum pjesa posteriorisht hapësirave ependimale. Në rhombencefalon formon
cerebellum-in.
Basis trunci cerebri
 Mesencephalon – Trakti piramidal përmban nga medialisht – lateralisht:
 Tr. frontopontinus – motorikë piramidale me destinacion informativ për
cerebelumin.
 Tr. corticonucleuaris – motorikë piramidale për bërthamat e nervave kapitalë.
 Tr. corticospinalis – motorikë piramidale për bërthamat e nervave spinalë.
 Tr. occipito-temporopontinus – kontroll perceptiv shqisor somatike me
destinacion cerebelumin, për korrektimin e programeve motore piramidale.
 Pons – Trakti piramidal është i ndarë në ishuj:
 Tr. corticonuclearis – motorikë piramidale për bërthamat e nervave kapitalë.
 Tr. corticospinalis – motorikë piramidale për bërthamat e nervave spinalë.
 Nuclei pontis – presin fibrae fronto- dhe occipito-temporopontine, për t’i
transferuar në cerebelum.
 Fibrae pontocerebellaris – transferojnë frekuenca piramidale në korteksin
cerebelar kontralateral, duke e copëzuar në ishuj traktin piramidal.
 Medulla oblongata – Trakti piramidal përmban fibrae corticospinales dhe bën
decussatio pyramidum.
Tegmentum trunci cerebri përmban dy grupime madhore rrugësh transmetuese, me
strukturim morfologjik dhe funksione thellësisht të diferencueshme:
Rrugët somatike

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 5


Trungu cerebral

Tracti somatici transmetojnë frekuenca në kushtet e thyerjeve të ekuilibrave ndërmjet


organizmit dhe mjedisit. Ato grupohen në dy zona tegmentale me destinacione, apo origjinë të
ndryshme.
 Area ventralis tegmenti mbart rrugë sensitive me destinacion korteksin:
 Lemniscus medialis përcjell propriocepsion të vullnetshëm drejt VPL thalami.
 Tr. spinaothalamicus, apo lemniscus spinalis është fuzionim ndërmjet tr.
spinothalamicus lat. dhe tr. spinothalamicus ant. dhe transmeton sensibilitet
sipërfaqësor të përgjithshëm nga trungu drejt VPL thalami.
 Tr. trigeminithalamicus ant. përcjell propiocepsion të vullnetshëm dhe
somatosensibilitet sipërfaqësor të përgjithshëm nga cranium visceralis drejt VPM
thalami (kontralateral).
 Tr. trigeminothalamicus post. përcjell sensibilitet nga hapësira e gojës në VPM
(ipsilateral).
 Lemniscus lateralis përcjellin frekuenca akustike, kryesisht kontralaterale, në
colliculus inf. dhe pulvinar thalami; si dhe frekuenca statike në VPI.
 Tr. tegmentalis centralis (porcioni ventral i fibrave të tij) përcjell nga pjesa
rostrale e nuc. tractus solitarius dhe nuc. parabrachialis pontinus gustacionin në
VPM.
 Area dorsalis tegmenti përmban rrugë sensitive me destinacion tectum trunci cerebri
(cerebellum dhe lamina tecta mesencephali), si dhe rrugë zbritëse ekstrapiramidale:
 Tr. spinocerebellaris ventralis ndodhet në tre regjionet e trungut cerebelar dhe
përcjell drejt cerebelumit propriocepsion automatik dhe informacion piramidal nga
nivelet ekzekutive në motoneuronin e poshtëm.
 Tr. rubrospinalis pret frekuenca cerebelare kontralaterale nga cerebelumi
(decussatio Wernekinck) dhe i përcjell ato në mënyrë kontralaterale (decussatio
Forel) në palcën e kurrizit. Ky kryqëzim i dyfishtë bën që influenca cerebelare mbi
strukturat e organizmit të jetë ipsilaterale.
 Tr. tectospinalis zbret reflekseve somatomotore audiovizive në anë e kundërt të
palcës së kurrizit (decussatio Meynert).
 Tr. tegmentalis centralis (porcion dorsal i tij) formohet nga fibrae rubroolivaris,
që përbëjnë qark kontrollor feedback për programet cerebelare.
 Fasciculus longitudinalis medialis merr origjinën nga nuclei interstitialis Cajal
dhe transmeton reflekse koordinatave të lëvizjeve të syve me njëri-tjetrin dhe
lëvizjet e kokës. Kjo është rruga dhe e reflekseve optokinetike vestibulookulare.
Formacioni retikular
Formatio reticularis gjeneron frekuenca të ekuilibrave të brendshëm të organizmit, si dhe
ekuilibrave statikë ndërmjet tij dhe mjedisit, duke ruajtur homeostazën funksionale të vetë SNQ.
Shtrihet ne mënyrë difuze në tegmentum dhe grupohet në:
 Tr. reticulospinalis lateralis e ka origjinën në nuclei reticularis bulbaris dhe gjeneron
frekuenca çliruese të frekuencave flektiv progravitacionale.
 Tr. reticulospinalis medialis e ka origjinën nuclei reticularis pontini, duke
transmetuar frekuenca çliruese ekstensive antigravitacionale, si dhe në nuclei
reticularis mesencephalicus, duke transmetuar frekuenca autonome simpatike në C8 –
L2 dhe parasimpatike në L3 – S3.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 6


Trungu cerebral

 Fasciculus longitudinalis dorsalis zbret frekuenca parasimpatike diencefalike në


bërthamat parasimpatike të trungut cerebral.
Reflekset somatike regjionale trunkale
Qendrat reflektive bulbare:
Nuclei vestibularis presin frekuenca nga neuronet bipolare të ganglio vestibuli. Ato janë:
 Nuc. vestibularis lat. (Deiters) transmeton reflekse tonike antigravitacionale
nëpërmjet tr. vestibulospinalis lat..
 Nuc. vestibularis med. (Schwalbe) transmeton reflekse tonike për muskulaturën e
qafës, nëpërmjet tr. vestibulospinal med. (kontralateral); si dhe informacion kortikal
për perceptimin e statusit ekuilibrativ, nëpërmjet lemniscus lateralis (kontralateral).
 Nuc. vestibularis sup. (Bechterew) transmeton frekuenca statike për reflekse
vestibulo-okulare, nëpërmjet formatio retic. paramediana pontina (FRPP) në nuc. n.
abducentis kontralateral; si dhe nga ky i fundit nëpërmjet fasc. longitudinalis med.
(FLM) kontralateral në nuc. n. oculomotorii.
 Nuc. vestibularis inf. pret frekuenca nga të tre shqisat somatike dhe i reflekton
nëpërmjet formatio reticularis në palcën e kurrizit dhe korteksin cerebral, me funksion
homeostazën autonome interne të SNQ.
Complexus olivaris inf. grupime të neuroneve të rendit të tretë të sensibilitetit statik, që
mbajnë nën kontroll tonik cerebelumin:
 Nuc. olivaris accesorius med. et post. presin frekuenca nga bërthamat vestibulare dhe
intersticiale dhe i transmetojnë në cerebelum, duke moduluar reflekset tonike
cervikale.
 Nuc. olivaris principialis pret frekuenca nga nukleus ruber dhe i reflekton si feedback
në cerebelum, për të mbajtur nën kontroll programet motorike cerebelare, që
ekzekutohen në nukleus ruber.
Qendrat reflektive pontine:
 Nuclei pontis presin fibrae corticopontinae dhe i transmetojnë kontralateral në
cerebelum me fibrae pontocerebelaris, për modulimin e modelit piramidal motorik.
 Nuclei acustici:
 Nuc. cochlearis post. (dorsalis) pret frekuenca nga ganglion cochleare dhe i
dërgon në lemniscus lat. kontralateral nëpërmjet striae medullares ventriculi
quarti në colliculi inf., për përcaktimin e pikut të amplitudës sonore, në shërbim
receptimit të ritmit sonor.
 Nuc. cochlearis ant. (ventralis) pret frekuenca nga ganglion cochleare dhe i
dërgon në olivën superiore kontralaterale dhe ipsilaterale, për t’i transmetuar
nëpërmjet tyre në lemniskun lateral, duke identifikuar diferencat binaurale në kohë
dhe intensitet të receptimit sonor.
 Nuclei olivaris sup.:
 Nuc. olivaris lat. pret frekuenca bilaterale nga bërthamat kokleare anteriore,
për të përcaktuar diferencën në intensitetin sonor binaural në shërbim të
identifikimit hapësinor të burimit sonor.
 Nuclei trapezoidei presin frekuenca kontralaterale nga bërthamat kokleare
anteriore dhe i transmetojnë si inhibitore në olivën laterale, për të theksuar
diferencën e intensitetit sonor binaural.
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 7
Trungu cerebral

 Nuc. olivaris med. pret frekuenca bilaterale nga bërthamat kokleare anteriore
dhe i transmetojnë në lemniskun lateral ipsilaterale, duke përcaktuar
diferencën kohore e receptimit sonor binaural, në shërbim të përcaktimit
hapësinor të burimit sonor.
Corpus trapezoideum
Sistemi i fibrave lidhëse ndërmjet bërthamave kokleare anteriore me olivat e së
njëjtës anë, apo atë të anës së kundërt dhe prej këtej në lemniskun lateral
formojnë figurën e një trapezi, ndërmjet bazës dhe tegmentumit të ponsit
inferior, në nivelin e olivave superiore.
 Nuclei lemniscus lateralis pret frekuenca kontralaterale nga bërthama kokleare
anteriore kontralaterale në shërbim të rezonimit sonor në frekuencë për
tipizimin e frekuencës sonore. Nëpërmjet lidhjes me FRPP është iniciues i
refleksit të frikës nga frekuenca të papritura intensive sonore.
Qendrat reflektive mezencefalike:
Tectum mesencephali:
 Colliculus sup. janë qendra subkortikale reflektive somatomotore vizive. Ka ndërtim
shtresor, ku shtresat superficiale presin frekuenca jo vetëm vizive, por edhe statike dhe
proprioceptive, ndërsa shtresat profunde reflektojnë përgjigje integrale somatomotore.
 Colliculus inf. janë qendra subkortikale reflektive somatomotore auditive. Ka ndërtim
nuklear dhe pret jo vetëm frekuenca auditive me predominim kontralateral, por edhe
statike dhe gjenerale. Kjo qendër ka si funksion: a. Filtrimin nga frekuenca parazitare.
b. Transmetim për perceptim në qendra subkortikale projektive. c. Inicion reflekse
somatomotore nga disbalacat binaurale, si dhe në përgjigje të reflekseve vestibulo-
okulare. d. Përcaktimi i ritmit nga diferencimi i amplitudave akute.
Tr. tectospinalis me origjinë në lamina quadrigemina mesencephali, pasi bën
kryqëzimin tegmental dorsal Meynert, zbret në bërthama të nervave kapitalë dhe
segmente spinalë cervikalë, për shoqërizimin shqisor të lëvizjeve.
Tegmentum mesencephali:
 Nuclei dorsalis tegmenti mesencephali ushtron kontrollin e lëvizjeve reflektive të
syve.
 Nuc. interstitialis Cajal pret frekuenca nga nuc. vestibularis sup. nëpërmjet FRPP
dhe i transmeton këto frekuenca nëpërmjet FLM në nuc. n. abducentis ipsilateral
dhe nuc. n. oculomotorii kontralateral, duke imponuar lëvizje sakadike të syve në
anën e rrotullimit. Kjo bërthamë inkuadrohet së bashku me nuc. vestibularis sup.
dhe nuc. prepositio n. hypoglossi në reflekset vestibulookulare.
 Nuc. commissure post. Darkschewitsch pret frekuenca retinale nga kolikujt
superior dhe i transmeton në nuclei accessorii n. oculomotorii Edinger-Westphal,
të cilat stimulojnë nëpërmjet ganglion ciliare muskulin sfinkter të pupilës, duke
shkaktuar miozë. Ky quhet refleks pupilar.
 Nuclei centralis tegmenti mesencephali:
 Nucleus ruber mesencephali është bërthamë pritëse dhe transmetuese e
programeve cerebelare.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 8


Trungu cerebral

 Pars magnocellularis nuclei ruber përbën ⅔ kaudale të bërthamës, e cila pret


frekuenca cerebelare, për t’i transmetuar me tr. rubrospinalis në segmentet
spinale.
 Pars parvocellularis nuclei ruber përbën ⅓ rostrale të bërthamës, e cila pre
frekuenca cerebelare, për t’i inkuadruar në qarqet e nuclei basalis cerebri.
 Nuclei ventralis tegmenti mesencephali:
 Substantia nigra shirit i errët substance gri ndërmjet bazës dhe tegmentumit.
 Pars compacta përbën porcionin medial, që inkuadrohet në programet e
bërthamave bazale të trurit të madh, për t’i dhënë forcë dhe mprehtësi lëvizjes
piramidale.
 Pars reticulata përbën porcionin lateral, i cili merr nën kontroll pjesën
kompakte të kësaj bërthame me qarqe feedback inhibitore.
Qarqet reflektore autonome të trungut cerebral
Nuclei raphe truncalis
 Medulla oblongata
 Nuc. raphe obscurus modulon n. hypoglossus, nxit ekspirimin dhe rrit
peristaltikën.
 Nuc. raphe pallidus rrit temperaturën, nxit ethe dhe stimulon takikardinë.
 Nuc. raphe magnus ka funksione analgjezike, duke çliruar enkefalina në brirët e
pasmë të fluturës spinale.
 Pons
 Nuc. raphe pontinus (serotoninegjik) ka efekt inhibitor mbi bërthamat bazale të
trurit të madh.
 Nuc. centralis inf. funksione të ngjashme me nuc. raphe magnus.
 Mesencephalon: Bërthamat mediane retikulare të tij janë rregullatore të tonusit
muskulor, ciklit gjumë-zgjuar, si dhe analgjezike centrale.
 Nuc. centralis sup. (nuc. raphe medianus)
 Nuc. raphe dorsalis
Nuclei reticularis paramediani truncalis
 Medulla oblongata
 Nuc. gigantocellularis akceleron n. hypoglossus. nxit ekspirimin dhe çliron
reflekset flektive të muskulaturës skeletike.
 Pons
 Nuc. paramedianus pontis nxit lëvizjes sakadike të syve.
 Nuc. caudalis pontis kryen reflekset shoqërizuese me shikim të lëvizjeve të kokës,
si dhe stimulon lëvizjet ritmike mastikatore.
 Nuc. oralis pontis stimulon lëvizjet e syve në REM.
 Nuc. reticulotegmentalis shkarkon në trurin e vogël frekuenca të lëvizjeve
sakadike të syve, me funksion stabilizimin posturale gjatë lëvizjeve somatike.
 Locus caeruleus nxit reflekse tonike antistres në SNQ.
Nuclei reticularis lateralis truncalis
 Medulla oblongata
 Nuc. parvocellularis ka si funksion koordinimin ndërmjet nervave kapitalë dhe
nxit inspirimin.
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 9
Trungu cerebral

 Nuc. paragigantocellularis stimulon së bashku me nuc. oralis pontis fazën e


REM-it.
 Pons
 Nuc. lateralis reticularis ka funksione homeostatike cerebelare, duke transmetuar
në të frekuenca integrative që vijnë nga medula spinale, organi ekulibrit dhe
korteksi.
 Nuc. parabrachialis nxit reflekse autonome ndaj aromave dhe inkuadrohet në
funksione rregullatore të frekuencës respiratore.
 Nuc. pedunculopontinus inkuadrohet në proceset e zgjimit, përqendrimit të
vëmendjes dhe rritjes së tonusit muskulor.
 Mesencephalon
 Nuc. cuneiformis dhe subcuneiformis strukturohen nga neurone kolinergjik dhe
rrisin tonusin muskulor, së bashku me bërthamën pedunkulopontine.
Qendrat rregullatore të respiracionit në trungun cerebral
 Area dorsali nuc. parvocellularis është qendër inspiratore.
 Nuc. ambiguus dhe retroambiguus është qendër ekspiratore.
 Pons caudalis është centrum apneusticum.
 Nuc. parabrachialis është centrum pneumotaxicum.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 10


Truri in dërmjetëm

Këndvështrim i përmbledhur i trurit të ndërmjetëm


Diencephalon është kati më rostral i trungut cerebral, që shërben si bazament mbështetës
telencefalik, projektues dhe administrator i strukturës hemisferike, si dhe menaxhues i
funksioneve cerebrale.
Anatomia makroskopike e diencefalonit
Topografia e diencefalonit
Diencefaloni përbën zemrën e çdo hemisfere, të rrethuar nga të gjitha anët nga dy
hemisferat, për të lënë të ekspozuar vetëm faqen inferiore të tij.
 Inferiorisht mbështetet në sela turcica dhe chiasma optica, i rrethuar nga lobi
temporalis.
 Anteriorisht kufizohet nga foramen interventriculara (Monro), lamina terminalis dhe
commissura anterior e cerebrumit.
 Posteriorisht kufizohet nga commissura posterior e cerebrumit dhe tegmentum
mesencephali.
 Superiorisht kufizohet me tela choroidea ventriculi tertii dhe ventriculi lateralis.
 Lateralisht kufizohet me stria terminalis, crus posterior capsulae interanae dhe
cauda nuclei caudati.
 Plani median: Në ⅔ superior ndahet pjesërisht nga ventriculus tertius në dy gjysma
simetrike. Dyshemenë e ventrikulit e formon hypothalamus, që përbën ⅓ bazale të
diencefalonit. Ventrikuli përshkohet nga adhesio interthalamica.
Regjionet madhore të diencefalonit
 Hypothalamus është truri visceral i organizmit.
 Thalamencephalon është administratori dhe menaxhuesi i telencefalonit. Ai përbëhet
nga:
 Thalamus është pjesa dominuese, që kryen funksionet kryesore të tij.
 Metathalamus është vetëm nocion morfologjik, pasi funksionalisht është pjesë
integrale e talamusit. Ai përbëhet nga:
 Corpus geniculatum mediale
 Corpus geniculatum laterale
 Epithalamus përshtat aktivitetin biologjik me ciklin cirkadian.
 Epithalamus nervosus përbëhet nga stria medullaris, habenula et
commissura habenularum.
 Epithalamus glandularis përfaqësohet nga glandula pinealis.
 Subthalamus inkuadrohet funksionalisht në nuclei basales të telencefalonit
(trajtohet në kapitullin e tyre). Ai përbëhet nga:
 Nucleus subthalamicus
 Zona incerta

Të dhëna morfo-funksionale mbi hipotalamusin


Anatomia mikroskopike dhe funksionet bazë
Topografia
 Posteriorisht ndodhet tegmentum mesencephali.
 Anteriorisht kufizohet nga lamina terminalis.
 Lateralisht ndodhet nucleus subthalamicus, nga i cili ndahet nga crus posterior
capsulae interna.
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1
Truri in dërmjetëm

 Inferiorisht mbështetet në sella turcica dhe chiasma optica. Këtu prominon glandula
pituitaris (hypophysis).
 Superiorisht ndodhet ventriculus tertius dhe thalamus.
Funksionet bazë
 Ruajtja e homeostazës biologjike të organizmit realizohet me mekanizma:
 Neuronalë janë dinamik dhe zbusin konfliktin ndërmjet organizmit dhe mjedisit.
 Sistemin nervor autonom adapton balancat simpatiko / parasimpatike me
rrethanat mjedisore.
 Sistemin nervor somatik është rregullator i tonusit muskulor, për balancat
energjitike.
 Qendra rregullatore e cikleve biologjike cirkadiane.
 Humoralë janë inercialë dhe ruajnë integritetin biologjik të organizmit në proceset
biologjike adaptuese me mjedisin.
 Hormonet nxisin reagime biologjike ciklike të zgjatura në organizëm.
 Neurosekretet nxisin reagime bruske biologjike, si reagim ndaj rrethanave
agresive mjedisore.
 Humeralë nxisin reagime imunitare për mbrojtjen e integritetit biologjik.
 Suporti dhe ekspresiviteti biologjik i sjelljes dhe emocioneve realizohet nga
bashkëpunimi i hipotalamusit me sistemin limbik dhe lobin prefrontal.
Pamja makroskopike
Facies ventralis shfaq corpora mammillaria dhe infundibulum.
Facies dorsalis shfaq tuber cinereum dhe eminentia mediana.
Citoarkitektura funksionale
Hypothalamus është shtrirja më rostrale e formatio reticularis, me përqendrim të lartë të
trupash neuronalë, që e transformojnë në trurin visceral të organizmit.
Regiones nukleares janë:
 Regio preoptica është parasimpatikotonizues.
 Regio supraoptica komandon neurohipofizën.
 Regio tuberalis kryesisht merr nën kontroll adenohipofizën.
 Regio mammillaria është regjion simpatikotonizues.
Në secilin regjion identifikohen tre zona nukleare në raport me ventrikulin e tretë, të cilat
janë:
 Area perventricularis ndodhet nën ependimën e ventrikulit të tretë.
 Area medialis ndodhet lateralisht zonës periventrikulare.
 Area lateralis është regjioni bërthamor më lateral në hipotalamus.
Bërthamat e hipotalamusit sipas regjioneve nukleare janë:
 Regio preoptica:
 Nuc. preopticus periventricularis prodhon GnRH dhe është përgjegjës për
tërheqjen ndërseksuale në pubertet.
 Area preoptica medialis:
 Nuc. medianus është qendër e etjes.
 Nuc. sexualis dimorphicus është rregullator i kimiotaktizmit ndërseksual dhe
marrëdhënieve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2


Truri in dërmjetëm

 Nuc. preopticus ventrolateralis është qendër frenuese mediatore e fazës së gjumit


të qetë jo-REM.
 Regio supraoptica:
 Nuc. suprachiasmaticus është rregullator i cikleve cirkadiane.
 Nuc. paraventricularis:
 Sekreton në neurohipofizë oxytocin-ën dhe HAD-in.
 Sekreton në adenohipofizë TSH-RH, ACTH-RH dhe GH-IH (somatostatina).
 Transmeton frekuencat e nuc. suprachiasmaticus drejt qarqeve simpatike.
 Nuc. supraopticus është prodhuesi kryesor i oxytocin-ës dhe HAD-it.
 Nuc. hypothalamicus ant. është qendra e uljes të temperaturës nëpërmjet rritjes
perspiracionit, rritjes së frekuencës respiratore dhe prodhimit të TSH-IH.
 Regio tuberalis:
 Nuc. arcuatus (infundibularis) prodhon GH-RH (somatotropina) dhe P-IH.
Konsiderohet si qendër e ngopjes.
 Nuc. ventromedialis konsiderohet si qendra e urisë. Prodhon ACTH-RH.
 Nuc. dorsomedialis është rregullator i periodicitetit të marrjes së ushqimit dhe ujit.
Stimulon takikardinë dhe hipertensionin arterial.
 Nuc. hypothalamicus lat. shtrihet edhe në regjionin supraoptik dhe mamilar:
 Qendër e ekzekutimit të tonusit parasimpatik visceral.
 Qendër termostatike që vë balancat ndërmjet hipotalamusit anterior dhe atij
posterior.
 Qendër e stimulimit të qarqeve nervore perakueduktale endorfinike.
 Balancuese e akseve Hipotalamo – Pituitaro - Adrenal, HP - Tiroidien dhe HP
- Gonadike, duke ekuilibruar sistemin endokrin.
 Regio mammillaris:
 Nuc. mammillaris med. është stacion menaxhues në organizimin e memories
afatgjatë.
 Nuc. mammillaris lat. është qendër ndërlidhëse në orientimin hapësinor i
organizmit.
 Nuc. tuberomammillaris menaxhon sjelljen psiko-emocionale ndaj ushqimit,
përqendron vëmendjen, rrit vigjilencën dhe ndërhyn në ciklet spontane të gjumit.
 Nuc. hypothalamicus post. është qendër simpatikotonizuese e prodhimit dhe
konservimit energjitik.
Rrugët nervore transmetuese dhe qarqet hipotalamikë janë:
 Rrugë informative shqisore:
 Fasc. medialis prosencephalicus mbyll qarkun nuc. accumbens  nuc.
hypothalamicus lat.  nuc. amygdaloideus  nuc. tegmentalis ventralis. Është
rrugë dopaminergjike e krijimit të kënaqësisë nga aromat e lëngjeve, ushqimit,
partnerit, etj.
 Fornix inkorporon në përbërje të tij corex olfactorius  fimbriae hypocampi 
crus fornicis  corpus fornicis  columnae fornicis  corpora mammillaria. Ky
është qark i ruajtjes afatgjatë të informacionit të përftuar (memoria afatgjatë).
 Fibrae retino-suprachiasmatica në praninë e fotoneve në retinë nxisin qarkun
simpatik drejt gjëndrës pineale, duke ulur prodhimin melatoninës dhe aktivizuar
organizmin.
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3
Truri in dërmjetëm

 Rrugët projektive lidhin hipotalamusin me struktura kortikale dhe subkortikale


telencefalike:
 Striae terminalis lidhin amigdalen me hipotalamusin, sistemin limbik duke
mbyllur qarqet endokrine për tiparet e dyta seksuale, si dhe siguruar balancat
energjitike në gjendje alarmi dhe stresi.
 Fasc. mammillotegmentalis (Gudden) nxit korteksin me ndërmjetësin e nuc.
tegmentalis vent. dhe dors..
 Fasc. mammillothalamicus (Vicq d’Azyr) është pjesë e qarkut Papez të kalimit të
memories së re në memorie afatgjatë.
 Ansa peduncularis lidh hipotalamusin lateral me nuc. mediodorsalis thalami, i cili
është stacion lidhës me lobin prefrontal për ekspresivitetin biologjik të
emocioneve.
 Rrugët reflektive:
 Fasc. longitudinalis dors. shtrihet në regjionin periakueduktal dhe periventrikula
trunkal, si dhe në formacionin retikular spinal. Përbëhet nga:
 Fibrae ascendens e kanë: a. Origjinën në nuc. intermediomedialis, nuc.
solitarius, si dhe nuc. parabrachialis; b. Terminacionin në nuc.
hyopthalamicus post. dhe nuc. periventricularis.
 Fibrae descendens janë të natyrës simpatike, ose parasampatike dhe e kanë: a.
Origjinën në nuclei hypothalamici; b. Terminacionin në subst. grisea
periaqueduct. (modulim dhimbjeje), centrum cardiorespiratorium, nuc. post. n.
vag, nuclei intermediolateralis thoracolumbaris, si dhe nuc.
intermediolateralis lumbosacralis.
 Rrugët hipothalamo-hipofiziale janë akse kontrollore të sistemit endokrin:
 Tractus supraoptico-neurohypophysialis formohet nga aksone të nuc.
supropticus dhe paraventricularis.
 Systema portalis hypothalamo-hypophysialis formohet nga a. hypophysialis
sup.  kapilarizim tuberal  v. porta hypophisialis  adenohypophysis 
plexus cavernosus. Merr në kontroll akset HPA, HPT dhe HPG.

Të dhëna morfo-funksionale mbi talamencefalonin


Talamus dhe metatalamus
Topografia e talamusit:
 Inferiorisht ndodhet hypothalamus (ndahet nga sulcus hypothalamicus) dhe
subthalamus (ndahet nga pars sublentiformis capsulae internae).
 Superiorisht vishet nga tela choroidea ventriculi tertii et lateralis, që e ndan nga
corpus fornicis dhe pars centralis ventriculi lateralis.
 Anteriorisht ndodhet caput nuclei caudati, nga e cila e ndan foramen
interventriculare (Monro).
 Posteriorisht vijon në metathalamus.
 Medialisht ndahen nga njëri-tjetri nëpërmjet ventriculus tertius, i cili përshkohet nga
adhesio interthalamica.
 Lateralisht ndodhet globus pallidus, nga i cili e ndan crus posterius capsulae
internae.
Konfigurimi mikroskopik i talamusit:

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 4


Truri in dërmjetëm

Në talamus identifikohen: polus ant. thalami, pulvinar thalami (mbështetet mbi CGM),
stratum zonale (mbulon sipërfaqen superiore, duke u shtrirë nga stria medullaris në stria
terminalis), sulcus habenularis (vijim posterior i stria medularis në buzën super-mediale
talamike), trigonum habenulae (zgjerim posterior i sulcus habenularis), lamina medullaris
lateralis (vesh lateralisht talamusin), adhesio interthalamica, si dhe sulcus hypothalamicus.
Funksionet talamike
 Transmetimi i çdo sensibiliteti drejt qendrës përkatëse kortikale, duke organizuar
hartën somatosensore kortikale. Bën përjashtim olfaksioni.
 Perceptimi i frekuencave agresive ekstrabiologjike dhe aktivizimi i mekanizmave
mbrojtës ndaj tyre.
 Lidh qendrat perceptie sensitive me qendrat reflektive motore, psiko-emocionale
dhe memorizuese, duke organizuar hartën reflektive kortikale.
 Talamusi gjeneron valët kortikale, të cilat ruajnë vitalitetin funksional kortikal dhe
mbrojnë homeostazën biologjike, nëpërmjet induktimit të një aktiviteti ciklik kortikale.
 Talamusi është koordinatori ndërmjet hipotalamusit dhe sistemit limbik e lobit
prefrontal, duke pasur rol kyç në ekspresivitetin biologjik të emocioneve, si dhe
qëndrimit psikoemocional ndaj statusit biologjik.
 Talamusi organizon zonat asociative kortikale, duke aktivizuar fazat e mendimit, si
procesi më i lartë kortikal i species humane. Fazat e procesit mendimit janë:
simbolizimi, materializimi, memorizimi dhe krijimi (fantazia).
Citoarkitektura funksionale e talamusit
Klasifikimi funksional i bërthamave
 Nuclei specifici thalami (S) transmetojnë frekuenca drejt zonave kortikale primare
sensitive dhe motorike.
 Nuclei associativi thalami (A) transmetojnë frekuenca sensitive integruese drejt
zonave kortikale asociative.
 Nuclei non specifici thalami janë bërthama që marrin aferenca multifrekuenciale, për
t’i shpërndarë në mënyrë difuze në subkorteks (SC), apo korteks (C), duke gjeneruar
valët kortikale.
Klasifikimi morfo-funksional topografik i bërthamave talamike
Lamina medullaris medialis (lamina medullaris interna) e ndan substancën gri talamike
në nuclei anteriores, laterales dhe mediales.
Bërthamat specifike dhe asociative
 Nuc. anteriores thalami (A) është i natyrës asociative dhe kontribuon, si nyje kyçe e
circuitus Papez, për memorizimin afatgjatë të objekteve dhe fenomeneve mjedisore.
Ajo përbëhet nga:
 Nuc. anteromedialis et anteroventralis lidhin nuc. mammillaris med. me gyrus
cinguli (sitemi limbik), për kalimin e memories së momentit në permanente.
 Nuc. anterodorsalis lidh nuc. mammillaris lat. me sistemin limbik për
memorizimin e mjedisit ku zhvillohet aktiviteti jetësor.
 Nuc. laterales thalami është grupi më i madh bërthamor që inkorporon bërthama
specifike dhe asociative të natyrës sensitive dhe motorike. Në të diferencohen nuclei
ventrales dhe nuclei laterales:

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 5


Truri in dërmjetëm

 Nuc. ventrales janë grup bërthamor që në pjesën anteriore pret programe motore
nga nukleusët bazalë, për t’i transmetuar drejt korteksit motor; në pjesën e pasme
pret frekuenca sensitive, për t’i transmetuar drejt korteksit somatosensor.
 Nuc. ventralis ant. (VA) përbëhet nga:
 Nuc. ventralis ant. parvocellularis (VApc) transmeton programet motor të
globus pallidus drejt korteksit premotor, për çlirim regjional ndaj
programeve motorike të korteksit motor.
 Nuc. ventralis ant. magnocellularis (VAmc) përbën pjesën mediale të
bërthamës dhe transmeton frekuenca të sub. nigra, drej korteksit
orbitofrontal për gjenerimin e valëve kortikale.
 Nuc. ventralis lat. (VL) pret frekuenca nga globus pallidus për t’i transmetuar
për ekzekutim në korteksin motor primar.
 Nuc. ventralis lat. oralis (VLo) programet motore interferojnë me
frekuenca akseleruese cerebelare.
 Nuc. ventralis lat. caudalis (VLc) programet motore interferojnë me
frekuenca tonizuese të nigrate.
 Nuc. ventrales post. (VP):
 Nuc. ventralis poterolat. (VPL) pret tr. spinothalamicus dhe lemniscus
med. për t’i transmetuar drejt korteksit somatosensor.
 Nuc. ventralis posteromed. (VPM) pret tr. trigeminothalamicus ant. et
post. për të transmetuar sensibilitetin drejt korteksit sensor.
 Nuc. ventralis posterior inferior (VPI) pret lemniscus lat. për transmetim
në korteksin e perceptimit statik.
 Nuc. post. thalami (Pth) pret frekuenca nga CGMmc dhe tegmentum
mesencephali, për t’i transmetuar në cortex somatosensorius secondarius.
Mbron korteksin nga frekuenca agresive, duke u transformuar në perceptuese
për to.
 Metathalamus ndonëse morfologjikisht është konsideruar si etnitet i shkëputur
nga talamusi, morfo-funksionalisht është pjesë integrale e grupit nuklear
ventral talamik:
 Corpus geniculatum laterale (CGL) është qendër subkortikale projektive
vizive.
 Corpus geniculatum mediale (CGM) është qendër subkortikale projektive
auditive.
 Nuc. laterales është grup asociativ, që pret frekuenca nga bërthamat fqinjë.
 Nuc. dorsalis lat. (DL) pret frekuenca mamilare dhe i transmeton në sistemin
limbik. Ashtu si grupi anterior është stacion organizues i memorizimit
afatgjatë.
 Nuc. lateralis post. (LP) pret frekuenca polisensoriale dhe i transmeton në
zonat asociative parietale.
 Pulvinar thalami pret frekuenca nga colliculus sup. dhe ka shpërndarje difuze
kortikale me mision lëvizjen okulare dhe vëmendjen vizive.
 Nuc. mediodorsalis (MD) është bërthamë e vetme mediale. Pret frekuenca nga
bërthamat jo specifike dhe laterale të talamusit:

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 6


Truri in dërmjetëm

 Pars magnocellularis (oralis) korrelon me amygdaleum, hypocampus,


hypothalamus lateralis, cortex orbitofrontalis, cortex olfactorius dhe lobus
temporalis në shërbim të ekspresivitetit biologjik të emocioneve.
 Pars parvocellularis (caudalis) korrelon me lobus prefrontalis për ekspresivitet
emocional ndaj mjedisit.
Bërthamat jo specifike
 Nuc. intralaminares thalami janë nuc. centromedianus (CMn), parafascicularis (Pf),
centralis medialis (CM), centralis lateralis (CL) dhe paracentralis (Pc).
 Fibrae afferens vijnë nga tr. spinothalamicus, tr. tegmentalis centralis, fibrae
dentato-fastigo-thalamica, tectum mesencephali, area motoria corticalis dhe
globus pallidus.
 Fibrae efferens shkojnë në putamen dhe nuc. caudatus me shpërndarje difuze
kortikale për balancat homeostatike të funksioneve kortikale.
 Nuc. reticularis prethalami vesh polin anterior dhe faqen laterale të talamusit, merr
frekuenca retikulare dhe vë në qetësi talamusin gjatë fazës së thellë të gjumit.
 Nuc. periventricularis thalami janë nuc. parataenialis, paraventricularis thalami dhe
medioventralis (reuniens) me funksione autonome në balancat somato-viscerale.
Rrugët talamo-kortikale
 Radiatio thalami anterior inkorporon fibrae thalamofrontalis dhe circuitus Papez.
 Radiatio thalami centralis inkorporon fibrae thalamoprecentralis, thalamolimbicae
dhe thalamoparietalis.
 Radiatio thalami posterior inkorporon radiatio optica dhe fibrae thalamo-
occipitoparietalis.
 Radiatio thalami inferior inkorporon ansa peduncularis, radiatio acustica dhe fibrae
thalamotemporalis.

Epitalamusi
Epithalamus ndahet në:
Epithalamus nervores përbëhet nga:
 Stria medullaris thalami fillojnë në nuc. septalis, regio preoptica lat. hypothalami dhe
nuc. ant. thalami dhe përfundojnë në habenula.
 Habenula ndodhen në fundin e stria medullaris, mbështeten në trigonum habenulare
dhe lidhen me njëra-tjetrën me commissura habenularum. Ajo përbëhet nga nucleus
habenularis med. et lat., të ndarë nga njëri-tjetri nëpërmjet lamina medullaris int..
 Nuc. habenularis med. pret stria medullaris thalami dhe i dërgon nëpërmjet
fasciculus retroflexus në nuc. interpenducularis, që në ⅔ ventrale është kolinergjik,
nxitës në SNQ. Ndërsa në ⅓ dorsal është analgjezik. Modulohet nga locus
caeruleus dhe area ventralis tegmentalis.
 Nuc. habenularis lat. merr frekuenca nga globus pallidus, systema limbicum,
hypothalamus lat., nuc. accumbens, nuc. suprachiasmaticus dhe lobus prefrontalis.
I transmeton tek sub. nigra, nuc. raphe dhe area tegmentalis. Modulim të tonusit
autonom motorik.
Epithalamus glandularis

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 7


Truri in dërmjetëm

Glandula pinealis ndodhet ndërmjet splenium dhe colliculi sup., duke u ndarë nga
splenumi nëpërmjet tela choroidea. Pedunculi pinealis formohen nga commissura habenularum
dhe commissura post.. Në murin posterior të ventrikulit recessus pinealis.
Vaskularizimi a. choroidea posteromedialis jep a. pinealis lat., a. pinealis rostralis dhe a.
pinealis post.. Drenon në v. cerebri magna.
Inervimi simpatik stimulohet nga fotonet e rrezatimit të diellit, sipas qarkut nuc.
suprachiasmaticus  nuc. paraventricularis  fasc. longitudinalis dors.  nuc.
intermediolateralis C8 – T1  ganglion cervicalis sup.  plexus perivascularis  glandula
pinealis me pasojë frenimin e sekretimit të melatoninës. Gjatë natës stimulohet parasimpatiku, që
për gjendrën vjen nga ganglion oticum dhe pterygopalatinum, me pasoj rritjen e prodhimit të
melatoninës dhe qetësimit të organizmit.
Gjëndër master në rregullimin e cikleve cirkadiane.

Subtalamusi
Subthalamus okupon regjionin posterolateral të talamencefalonit, i pozicionuar ndërmjet
hypothalamus dhe capsula interna. Ai përbëhet nga:
 Nucleus subthalamicus është një grumbullim i substancës gri talamencefalike, i
ndodhur rostrtalisht pedunkujve cerebralë dhe medialisht pars sublentiformis capsulae
internae. Rrethohet dorsalisht nga fasciculus subthalamicus. Medialisht ndodhet
hypothalamus, lateralisht globus pallidus, supero-medialisht zona incerta (që e ndan
nga thalamus). Dorsalisht ndërmjet saj dhe zonës incerta ndodhet fasciculus
lenticularis, ndërsa ventralisht rrethohet nga ansa lenticularis.
 Zona incerta është lëndë gri e shpërndarë horizontale, që vijon kaudalisht me
bërthamat retikulare mezencefalike, ndërsa rostralisht me nuc. reticularis thalami.
Rrethohet nga campus perizonalis H1 (e ndan nga talamusi) dhe campus perizonalis
H2 (e ndan nga bërthama subtalamike). Ka lidhje të gjera në SNQ, ku interferon në:
 “Funksione limbiko-motore” të motivimit dhe memorizimit të lëvizjes.
 “Funksione cerebelare” të saktësisë spacio-kohore të lëvizjes dhe mësimit të saj.
 Kontrollin e aktivitetit visceral.
 Modulimin e perceptimit të dhimbjes centrale.
 Sinkronizimin valor kortikal me atë subkortikal.
 Campi perizonalis (Forel):
 Campus perizonalis H1 ndodhet nërmjet zonës incerta dhe talamusit dhe formohet
nga fasc. thalamicus (fasc. lenticularis, ansa lenticularis dhe tr.
cerebellothalamicus).
 Campus perizonalis H2 ndan zonën incerta nga subtalamusi dhe formohet nga
fasc. lenticularis.
 Campus perizonalis H e ndan zonën incerta nga nuc. ruber dhe inkorporon ansa
lenticularis.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 8


Truri i vogël

Këndvështrim i përmbledhur i trurit të vogël

Cerebellum ka funksion koordinimin lëvizor, ruajtjen e posturës dhe mbrojtjen


inerciale të ekuilibrit. Ai nuk inicion lëvizje.
Anatomia makroskopike e trurit të vogël
Topografia
Anteriorisht ndodhet regio bulbopontina i trungut cerebral, nga i cili e ndan ventriculus
quartus, dhe facies posterior pyramidis temporalis nga e cila e ndan cisterna cerebellopontina.
Inferiorisht ndodhet mbi foramen magnum nga e cila e ndan cisterna
cerebellomedullaris.
Posteriorisht mbështetet mbi fossae occipitalis posterior, ose fossae cerebelli.
Superiorisht ndodhet në pjesën dërmuese posteriore tentorium cerebelli, ndërsa përpara
cisterna ambiens, që e ndan nga lamina tecta mesencephali.
Konfigurimi anatomik dhe pamja e jashtme
Truri vogël formohet nga dy hemisphera, të lidhura ndërmjet tyre me vermis cerebelli.
Pjesa inferiore e vermisit emërtohet vallecula, pjesa posteriore emërtohet incisura cerebelli
post., ndërsa pjesa antero-superiore emërtohet incisura cerebelli ant..
Makrostruktura cerebelare
Në prerje tërthore të trurit të vogël diferencohen:
Korteksi
Cortex cerebelli rrethon sipërfaqen cerebelare dhe futet në thellësi të masës trunore me
fissurae cerebelli. Fisurat e ndajnë cerebelumin në lobi cerebelli, që janë njësi morfofunksionale
dhe secilin lobus në lobuli cerebelli, që janë thjeshtë njësi morfologjike.
Lobi cerebelli, si dhe lobuli intralobares janë:
 Lobus anterior cerebelli ndodhet mbi fissura prima cerebelli. Ai ndahet në:
 Lingula + Vincingulum lingulae = Lobulus I cerebelli, ndodhet përpara fissura
precentralis.
 Lobulus centralis + Ala lobuli centralis = Lobulus II et III cerebelli, ndodhet
ndërmjet fissura precentralis dhe fissura postcentralis.
 Culmen + Lobulus quadrangularis anterior = Lobulus IV et V cerebelli, ndodhet
ndërmjet fissura postcentralis dhe fissura prima.
 Lobus posterior cerebelli ndodhet ndërmjet fissura prima dhe fissura posterolateralis.
Ai ndahet në:
 Declive + Lobulus quadrangularis posterior = Lobulus VI cerebelli ndodhet
ndërmjet fissura prima dhe fissura posterior superior.
 Folium + Lobulus semilunaris superior = Lobulus VIIAa cerebelli ndodhet
ndërmjet fissura post. sup. dhe fissura horizontalis.
 Tuber + Lobulus semilunaris inferior = Lobulus VIIAb cerebelli ndodhet
ndërmjet fissura horizontalis dhe fissura lunogracilis. Lobulus VIIa + Lobulus
VIIb = Lobulus ansiformis.
 Tuber + Lobulus gracilis = Lobulus VIIB cerebelli ndodhet ndërmjet fissura
lunogracilis dhe fissura prebiventralis.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1


Truri i vogël

 Pyramis + Lobulus biventer = Lobulus VIII (pars lateralis lobuli biventer VIIIA
+ pars medialis lobuli biventer VIIIB) ndodhet ndërmjet fissura prebiventralis
dhe fissura secunda.
 Uvula + Tonsilla = Lobulus IX cerebelli ndodhet ndërmjet fissura secunda dhe
fissura posterolateralis.
 Lobus flocculondularis ndodhet nën fissura posterolateralis. Ai inkorporon:
 Nodulus + Paraflocculus & Flocculus = Lobulus X cerebelli.
Lënda e bardhë
Substantia alba cerebelli shfaqet në trajtën e një peme dhe emërtohet arbor vitae. Ajo
formohet nga tre sisteme fibrash nervore:
 Fibrae projectiva përbëhen nga:
 Fibrae afferens lidhin pjesën tjetër të SNQ-së kryesisht me korteksin, por edhe me
bërthamat e trurit të vogë.
 Fibrae intracerebellares lidhin korteksin me bërthamat cerebelare.
 Fibrae efferens lidhin kryesisht bërthamat cerebelare, dhe shumë pak korteksin
cerebelar me pjesën tjetër të SNQ-së.
 Fibrae associativa janë fibra lidhëse të zonave brenda folium cerebelli, ndërmjet
foliumeve të një lobuli, ndërmjet lobuleve të të njëjtit lob, apo të lobeve të ndryshme.
 Fibrae commissuralis janë fibra lidhëse ndërmjet hemisferave të kundërta për
baraspeshimin ekuilibrativ statik, apo atij postural të lëvizjes.
Bërthamat e trurit të vogël
Nuclei cerebelli janë grumbullime të lëndës gri në brendësi të lëndës së bardhë me
funksione eferente të programeve cerebelare. Ato janë:
 Nucleus fastigii ndodhet në thellësi të vermisit në kulmin e çatisë së ventrikulit IV.
 Nuclei interpositi është çift bërthamor në zonën paramediane të hemisferave. Ai
përbërhet nga nucleus gobosus dhe nucleus emboliformis.
 Nucleus dentatus ndodhet në thellësi të zonës laterale kortikale.
Korteksi ndahet në bazë të bërthamave, ku transmeton frekuencat e tij, në:
 Cortex vermalis (area mediana) i transmeton frekuencat tek nuc. fastigii dhe prej tij në
komplekset vestibulo-olivare dhe retikulare.
 Cortex paravermalis (area paramediana) i transmeton frekuencat tek nuclei
interpositi dhe prej tyre në portio magnocellularia nuc. ruber.
 Cortex hemisphericus (area lateralis) i transmeton frekuencat tek nuc. dentatus dhe
prej tij në portio parvocellularis nuc. ruber dhe thalamus.
Stacionet repetitive të programeve cerebelar, ku shkarkojnë frekuencat e bërthamave
cerebelare, janë:
 Formatio reticularis pret frekuenca modulatore fastigiale të reflekseve pro- dhe
antigravitacionale.
 Nuc. vestibularis med. pret frekuenca fastigiale për tonizimin e muskulaturës së qafës.
 Pars magnocellularis nuc. ruber pret frekuenca çliruese interpozite ndaj rezistencës të
reflekseve segmentare, gjatë ndërrimit të posturave.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2


Truri i vogël

 Pars parvocellularis nuc. ruber pret frekuenca dentate, për t’i inkuadruar në cirkuitet
bazale, për harmonizimin, automatizimin dhe stereotipizimin e lëvizjes piramidale, në
kuadrin e mësimit të saj.
Anatomia funksionale e trurit të vogël
Funksionet e trurit të vogël
 Kontrolli i ekuilibrit statik
 Kontrolli i ekuilibrit dinamik
 Koordinimi i strukturave sinergjiste me njëra-tjetrën, dhe ndërmjet tyre dhe atyre
antagoniste.
 Saktësimi i intervaleve posturale dhe renditja kohore e ndërrimit të posturave.
 Automatizimi dhe mësimi i lëvizjeve piramidale.
 Përqendrimi i vëmendjes dhe perfeksionimi i gjuhës janë dy funksione për të cilat
po merret çdo ditë e më tepër në konsideratë, ndërhyrja e trurit të vogël në funksionet e
trurit të madh.
Ndarja morfofunksionale filogjenetike e trurit të vogël
Vestibulocerebellum
Emërtimi filogjenetik i këtij regjioni është archicerebellum. Në të përfshihen:
 Lobulus flocculonodularis, apo lobulus X cerebelli okupon pjesën më kaudale të
korteksit cerebelar.
 Lingula dhe vincingulum lingulae, apo lobulus I cerebelli okupon pjesën më rostrale
të korteksit cerebelar.
Bërthama e këtij regjioni është:
 Nuc. fastigii pret frekuenca jo vetëm nga korteksi, por dhe drejtpërdrejt nga jashtë
cerebelumit.
Fibrat korreluese të këtij regjioni me stacionet ekstracerebelare janë:
 Fibrae afferens:
 Fibrae vestibulocerebellares janë kontralaterale dhe e kanë origjinën e tyre
kryesisht në nuc. vestibularis med. et inf., por një pjesë e vogël e tyre vijnë
drejtpërdrejt nga ganglion vestibulare.
 Fibrae olivocerebellares janë kontralaterale dhe e kanë origjinën në nuc. olivaris
accessorius med. et post. dhe sjellin presocepsion dhe propriocepsion.
 Fibrae efferens të këtij regjioni e kanë origjinën jo vetëm në bërthamën fastigiale, por
edhe në korteks. Ato janë:
 Fibrae cerebellovestibulares përfundojnë në nuc. vestibularis med. dhe nuc.
vestibularis lat. kontralateral, nga ku niset tr. vestibulospinalis med. për tonizimin
e muskulaturës së qafës dhe tr. vestibulospinalis lat. për tonizimin e muskulaturës
së trungut.
 Fibrae cerebelloreticulares përfundojnë në nuclei reticularis bulbaris
kontralateral, nga ku niset tr. reticulospinalis lat. për frenimin e reflekseve
segmentare spinale dhe çlirimin e lëvizjeve flektive progravitacionale.
Funksionet e këtij regjioni janë:
 Ruajtja e ekuilibrit statik.
 Ruajtja e stabilitetit të kokës gjatë lëvizjes.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3


Truri i vogël

 Suprimimi i reflekseve vestibulo-okulare.


Spinocerebellum
Emërtimi filogjenetik i këtij regjioni është paleocerebellum. Në të përfshihen:
 Lobulus centralis dhe ala lobuli centralis, apo lobuli II – III cerebelli.
 Culmen dhe lobulus quadrangularis ant., apo lobuli IV – V cerebelli.
 Pyramis, tuber dhe uvula, të cilat janë tre lobule vermalë mbi pjesën vermale të
arkicerebelumit.
Bërthamat e këtij regjioni janë nuclei interpositi, ku përfshihen nuc. globusus et
emboliformis.
Fibrat korreluese të këtij regjioni me regjionet ekstracerebelare janë:
 Fibrae afferens:
 Tr. spinocerebellaris ant. është ipsilaterale dhe sjell propriocepsion nga
ekstremitetet inferiore.
 Tr. spinocerebellaris post. është ipsilateral në terminacionin e tij, pas dy
kryqëzimeve të kryera fillimisht në palcën e kurrizit dhe më pas, intracerebelar.
Sjell propriocepsin të integruar me frekuenca piramidale të pjesës inferiore të
trungut dhe ekstremitet inferiore, gjatë ndërrimit të posturës.
 Tr. cuneocerebellaris është ipsilateral dhe është sinonim funksional i traktit
spinocerebelar posterior në ekstremitetet superiore.
 Tr. spinocerebellaris rostralis është ipsilateral dhe është sinonim funksional i
traktit spinocerebelar anterior në ekstremitetet superiore.
 Fibrae efferens:
 Fibrae interpositorubrales e marrin origjinën në nuclei interpositi dhe
përfundojnë kontralateral në pars magnocellularis nuc. ruber, pas një kryqëzimi
në tegmentumin e mezencefalonit. Nga këtu nisen:
 Fibrae rubroolivares janë ipsilaterale dhe përfundojnë nuc. olivaris
principialis, nga ku nisen në trajtë feedback-u drejt bërthamave interpozite
kontralaterale fibrae olivocerebellaris, që stabilizojnë posturën.
 Tr. rubrospinalis është kontralateral, pas një kryqëzimi në tegmentumin e
mezencefalonit dhe përfundon në interneuronin spinal me frekuenca inhibitore
për refleksin spinal.
 Fibrae interpositothalamicae interferojnë në programet motorike piramidale për të
çliruar ndërrimin e posturës.
Funksionet e spinocerebelumit mund të përmblidhen në:
 Çlirimi i ndërrimit të posturës.
 Ruajtja e ekuilibrit gjatë ndërrimit të posturës.
 Saktësimi kohor dhe hapësinor i lëvizjes piramidale.
Pontocerebellum
Emërtimi filogjenetik i këtij regjioni morfofunksional është neocerebellum. Në të
përfshihen:
 Declive dhe lobulus quadrangularis posterior, apo lobulus VI cerebelli.
 Folium dhe lobulus semilunaris superior, apo lobulus VIIAa cerebelli.
 Lobulus semilunaris inferior, apo pjesa hemisferike e lobulus VIIAb cerebelli.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 4


Truri i vogël

 Lobulus gracilis, apo pjesa hemisferike e lobulus VIIB cerebelli.


 Lobulus biventer, apo pjesa hemisferike e lobulus VIIIA-B cerebelli.
 Tonsilla, apo pjesa hemisferike e lobulus IX cerebelli.
Bërthama e këtij regjioni është nuc. dentatus.
Fibrat korreluese të neocerebelumit me regjione ekstracerebelare janë:
 Fibrae afferens:
 Fibrae pontocerebellares e kanë origjinën e tyre në nuclei pontis dhe përfundojnë
kontralateral në cerebelum, pas një kryqëzimi në basis pontis. Bërthamat pontine
transmetojnë drejt cerebelumit frekuenca, që mbërrijnë në to nga:
 Fibrae frontopontinae sjellin informacion piramidal të lëvizjes në ekzekutim.
 Fibrae occipitopontinae sjellin vlerësim perceptiv viziv për saktësinë e lëvizjes
në ekzekutim.
 Fibrae temporopontinae sjellin vlerësim perceptiv viziv hapësinor, ekuilibrativ
dhe auditiv kortikal, për lëvizjen në ekzekutim.
 Fibrae efferens:
 Fibrae dentatorubrales përfundojnë kontralateral në pars parvocellularis nuc.
ruber dhe, që këtu në nuc. ventroanterior thalami. Kjo e fundit i transmeton në
cortex promotorius, për të interferuar në programet premotore piramidale.
 Fibrae dentatothalamicae përfundojnë kontralateral në nucleus ventrolateralis
thalami dhe nga këtu në cortex motorius, për të interferuar në programet motore
piramidale.
Funksionet e pontocerebelumit janë:
 Harmonizimi dhe rrjedhshmëria e një lëvizjeje piramidale.
 Koordinimi i lëvizjes piramidale.
 Mësimi dhe perfeksionimi i lëvizjeve profesionale piramidale.
Këmbëzat e trurit të vogël
Pedunculi cerebellares përfaqësojnë grupimin e fibrave lidhëse të cerebelumit me
regjionet fqinjë. Ato mbartin fibra hyrës dhe dalës nga cerebelumi. Këta pedunkuj janë:
 Pedunculus cerebellaris inf. formohet nga corpus restiformis dhe corpus
juxtarestiformis, në fqinjësi mediale me të parin. Këto këmbëza përmbajnë:
 Fibrae afferens:
 Corpus restiformis:
 Tractus spinocerebellaris posterior.
 Tractus cuneocerbellaris.
 Tractus spinocerebellaris rostralis.
 Tractus reticuloneocerebellaris.
 Tractus reticulo-cerebello-reticularis.
 Fibrae olivocerebellares.
 Corpus juxtarestiformis:
 Fibrae vestibulocerebelares.
 Fibrae efferens:
 Corpus juxtarestiformis është i vetmi, që përmban në pedunkujt inferior fibra
eferente:

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 5


Truri i vogël

 Tr. vestibulocerebellaris është ipsilateral dhe përfundon në të katërt


bërthamat e vestibulumit.
 Fasciculus uncinatus cerebelli përfundon bilateral në bërthamat
vestibulare.
 Fibrae fastigioreticulares.
 Pedunculus cerebellaris medii emërtohen dhe brachia pontis. Ato pëmbajnë:
 Fibrae afferens:
 Fibrae pontocerebellares janë kryesisht kontralaterale.
 Fibrae reticulotegmentocerebellares sjellin frekuenca të lëvizjeve sakadike
të syve.
 Pedunculus cerebellaris superior emërtohet dhe brachium conjunctivum. Ato
përmbajnë:
 Fibrae afferens:
 Tractus spinocerebellaris anterior kryqëzohet brenda cerebelumit.
 Fibrae tectocerebellares.
 Fibrae trigeminocerebellares.
 Fibrae ceruleocerebellares.
 Fibrae efferens:
 Fibrae dentatorubrales.
 Fibrae dentatothalamicae.
 Fibrae dentatoreticulares me destinacion nuclei intralaminaris thalami,
me destinacion interferencën në homeostazën valore cerebrale; si dhe nuc.
paramedianus pontis, nuc. reticulotegmentalis pontis dhe nuclei olivaris
inferior, me mision ndërhyrjen modulatore në formacionin retikular për
interferencat e tij në muskulaturën somatike.
 Fibrae interpositorubrales.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 6


Telencefalon. Bërthamat bazale.

Këndvështrim i përmbledhur mbi bërthamat bazale

Të dhëna të përgjithëshme mbi telencefalonin


Telencephalon, apo cerebrum drejtues i SNQ dhe, për pasojë, i gjithë organizmit në
rregullimin e raporteve të organizmit me mjedisin, si dhe në përshtatjen e statusit biologjik me
aktivitetin somatik.
Topografia cerebrale
Cerebrumi strehohet në cavum cranii ndaj dhe emërtohet encephalon. Cerebrumi
mbështetet me planin e tij bazal në fossa cranii ant., media dhe tentorium cerebelli. Mbulohet
nga calvaria cranii, ku lobet sipërfaqësore të tij emërtohen sipas eshtrave sturkturuese të
kalvarias. Lobet e tij janë lobus frontalis, parietalis, occipitalis dhe temporalis.
Cerebrum ndahet në dy hemisphera, të strehuar në gjysmën e cavum cranii të ndara nga
falx cerebri. Dy gjysmat e kavitetit kranial komunikojnë nga një hapësirë e kufizuar ndërmjet
margo inferior falcis cerebri dhe sella turcica. Kjo hapësirë zihet nga baza drejt kubesë së kafkës
nga hypothalamus, ventriculus tertius dhe commissura interhemispherica. Kjo e fundit
strukturohet nga corpus callosum dhe indusium griseum.
Konstruksioni mikroskopik i hemisferave
Hemisphera konstruksion sferik të shtresëzuar. Bërthamën e çdo hemisfere e formon
ventriculus lateralis, i mbushur me liquor cerebrospinalis, me funksion suportive skeletike dhe
nutritive.
Substantia nigra telencephali ndahet në nuclei basalis dhe cortex cerebri, është struktura
funksionale e cerebrumit.
Substantia alba telencephali, apo corona radiata strukturë suportuese për korteksin, dhe
në aspektin funksional integruese kortikale dhe korrelative me katet e mëposhtme.

Të dhëna morfofunksionale për bërthamat bazale


Nuclei basalis shfaqin strukturë të shtresëzuar, që i emërton corpus striatum. Ndahen në:
 Striatum dorsalis përbëhet nga nuc. caudatus dhe nuc. lentiformis, që lidhen
funksionalisht me neokorteksin.
 Striatum basalis përbëhet nga nuc. accumbens, tuberculum olfactorium dhe corpus
amygdaloideum, që lidhen funksionalish me sistemin limbik.
Anatomia dhe topografia e bërthamave bazale
 Nucleus caudatus ndjek linjën kufitare ndërmjet ventrikujve lateralë dhe
diencefalonit. Ajo përbëhet nga:
 Caput nuc. caudati ndodhet në thellësi të lobit frontal. Ka këto raporte:
 Medialisht ndodhet cornu frontale vetnriculi lat..
 Superirorisht dhe anteriorisht ndodhet genu corporis callosi, nga i cili ndahet
nga fasciculus subcallosi dhe fasciculus occipitofrontalis.
 Lateralisht ndodhet putamen, nga e cila e ndan crus ant. capsulae int..
 Posteriorisht ndodhet polus ant. thalami, nga i cili e ndan foramen
interventriculare (Monro).
 Inferiorisht ndodhet fundus striatum.
 Corpus nuclei caudati ndodhet në brendësi të lobit parietal. Ka këto raporte:
 Medialisht ndodhet thalamus. Në linjën e takimit formohet sulcus terminais,
ku mbështetet stria et v. terminalis.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 1


Telencefalon. Bërthamat bazale.

 Superiorisht ndodhet pars centralis ventriculi lat., i cili e ndan nga fasc.
occipitofrontalis dhe radiatio corporis callosi.
 Infero-lateralisht ndodhet putamen, nga i cili e ndan corona radiata capsulae
int..
 Cauda nuclei caudati shtrihet në thellësi të lobit oksipital dhe temporal të
hemisferave. Ka këto raporte:
 Pars descendens caudae ka anteriorisht thalamus, nga i cili e nda crus
fornicis; si dhe medialisht trigonum collaterale.
 Pars horizontalis caudae formon një pjesë të tavanit e cornu temporalis
ventriculi lateralis; ka supero-medialisht thalamus, nga i cili e ndan radiatio
acustica; si dhe anteriorisht fuzionohet me nucleus lentiformis, në fundus
striatum mbi substantia perforata ant..
 Nuc. lentiformis ndodhet në thellësi të lobeve parietal dhe temporal. Formohet nga
putamen dhe globus pallidus, të cilat ndahen nga lamina medullaris lat.. Vetë globusi
palid ndahet në globus pallidus med. dhe globus pallidus lat. nga lamina medullaris
med.. Raporte e saj janë:
 Medialisht ndodhet thalamus, nga i cili e ndan genu et crus post. capsulae int..
 Lateralisht ndodhet claustrum, nga i cili e ndan capsula ext..
 Anteromedialisht ndodhet caput nuc. caudati, nga i cili e ndan crus ant. capsulae
int. dhe corona radiata.
 Posteriorisht ndodhet cauda nuc. caudati, nga i cili e ndan pars retrolentiformis
capsulae int..
 Inferiorisht ndodhet nuc. subthalamicus, nga i cili e ndan pars sublentiformis
capsulae int.. Infero-medialisht vijon në fundus striati, duke u fuzionuar me
caput et cauda nuclei caudati.
 Superiorisht ndodhet corpus nuclei caudati, nga i cili e ndan corona radiata.
 Nuc. accumbens formohet nga fuzionimi i cauda et caput nuc. caudati me nuc.
lentiformis dhe ndodhet në fundus striati, mbi subst. perforata ant., anteriorisht regio
preoptica hypothalami.
 Tuberculum olfactorium ndodhet infero-lateralisht nuc. accumbens, i zhytur në
gyrus temporalis med., i projektua ndërmjet chiasma optica dhe tractus olfactorius.
 Corpus amygdaloideum ndodhet në regjionin dorso-lateral të polus temporalis, nën
gyrus uncinatus, ambiens dhe semilunaris. Okupon regjionin anterior të hippocampus
dhe ka posteriorisht extremitas caudae nuclei caudati. Formon murin supero-medio-
inferior të cornu temporalis ventriculi lat.. Superiorisht ka claustrum, nga i cili
ndahet me capsula externa dhe nuc. basalis (Meynert).
 Claustrum është shtresëzim subkortikal lënde gri nën cortex insulae, i cili i qëndron
lateralisht, duke u ndarë prej tij nëpërmjet capsula extrema subst. albae telencephali.
Medialisht ka nuc. lentiformis, nga e cila ndahet nëpërmjet capsula externa. Pjesa
infero-anteriore fuzionohet me corpus amygdaloideum dhe cortex prepiriformis.
 Bërthama që nuk i përkasin telencefalonit, të lidhura funksionalisht me
bërthamat bazale:
 Nuc. subthalamicus ndodhet nën pjesën posteriore të thalamus, medialisht pars
sublentiformis capsulae int., rostralisht pedunculus cerebri. Ajo vishet dorsalisht
nga fasc. subthalamicus.
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 2
Telencefalon. Bërthamat bazale.

 Sub. nigra (Soemmering) ndodhet ndërmjet basis dhe tegmentum mesencephali.


Ajo përbëhet nga pars compacta (medialisht) dhe pars reticulata (lateralisht).
 Nuc. tegmentalis pedunculopontinus ndodhet kaudalisht subst. nigra dhe në
fqinjësi me pedunculus cerebelli sup. Përbërhet nga pars compacta dhe pars
dissipata.
Konceptimi funksional mbi bërthamat bazale
Bërthamat bazale vihen në rolin e grupimeve neuronale të ndërmjetme të afta të
reflektojnë mënyrë të kontrolluar perceptimin mjedisor në korteksin sensor dhe asociativ, si
reflektim motor për ekzekutim në korteksin motor, konform homeostazës bio-sociale të
organizmit.
Klasifikimi filogjenetik i bërthamave bazale
 Neostriatum, apo thjesht striatum përfshin strukturat më superficiale bazale në raport
me korteksin. Këtu përfshihen nuc. caudatus dhe putamen.
 Paleostriatum ndodhet në fqinjësi me diencefalonin dhe ka formë globulare. Përbëhet
nga globus pallidus med. dhe globus pallidus lat., të ndarë nga njëri-tjetri nëpërmjet
lamina medullaris med..
Paleostriatum dhe putamen konfigurojnë nuc. lentiformis dhe ndahen nga njëri-tjetri
nëpërmjet lamina medullaris lat..
 Archistriatum inkuadron corpus amygdaloideum dhe claustrum.
Citoarkitektura funksionale e bërthamave bazale
 Nuclei telencephali janë:
 Striatum inkuadron nuc. caudatus dhe putamen. Connexus striatales janë:
 Connexus afferentes vijnë nga korteksi somatosensor dhe zonat kortikale të
perceptimit të integruar të tyre.
 Nuc. caudatus merr fibrae coticostriatales nga zonat sensoriale dhe
asociative kortikale fronto-parieto-oksipito-temporale.
 Putamen merr fibrae corticostriatales nga zonat kortikale somatosensore
primare ipsilaterale dhe somatomotore kryesisht kontralaterale.
Përveç aferencave kotikale në striatum vijnë dhe fibrae nigrostriatales me
funksione inhibitore nga pars compacta sub. nigra.
 Connexus efferentes janë të natyrës GABA-ergjike stimuluese dhe shkojnë në:
 Globus pallidus lat. et med. marrin fibrae striatopallidales. Në globusin
lateral mbërrijnë fibrae striatopallidales indirectae, ndërsa në globusin
medial fibrae striatopallidales directae.
 Pars reticulata sub. nigra merr fibrae striatonigrales.
 Globus pallidus lat. et med. formon lidhje për vijueshmërinë e programimit motor,
që emërtohen connexus pallidales.
 Connexus afferentes vijnë vetëm nga struktura subkortikale:
 Fibrae striatopallidales.
 Fibrae subthalamopallidales sjellin frekuenca nxitëse dhe inkuadrohen në
fasc. subthalamicus.
 Connexus efferentes ekstradojnë program motor. Ato janë fibrae
pallidofugales dhe përfshijnë:
 Fibrae pallidosubthalamicae inkuadrohen në fasc. subthalamicus dhe janë
pjesë e qarkut feed-back pozitiv që bën globusi me subtalamusin.
Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 3
Telencefalon. Bërthamat bazale.

 Fibrae pallidothalamicae formojnë fasc. et ansa lenticularis, që rrethojnë


nuc. subthalamicus dhe formojnë medialisht tij fasc. thalamicus, për të
përfunduar në VA – VL thalami. Transmetojnë drejt talamusit program
motor për ekzekutim kortikal.
 Fibrae pallidonigrales përfundojnë në pars reticulata subst. nigra.
 Fibrae pallidohabenulares përfundojnë në nuc. habenulae lat. për
tonifikimin e SNQ, në ekzekutimin e programit motor.
 Fibrae pallidotegmentales përfundojnë në nuc. tegmentalis
pedunculopontinus me mision tonicitetin, vëmendjen, motivimin dhe
mësimin e lëvizjes së programit motor, sidomos në gjymtyrë.
 Corpus amygdaloideum shfaq connexus amygdaloidoaccumbentes, që lidhin
nokorteksin me sistemin limbik për motivimin e memorizimit të lëvizjeve.
 Nuc. accumbentis realizon connexus accumbentes, vënë në lidhje lobin
prefrontal, me hipokampin dhe globusin palid për motivimin, tonizimin emotiv dhe
përcaktimin e prioriteteve të lëvizjeve.
 Nuc. subthalamicus është bërthamë diencefalike me funksione modulatore tonizuese
për globusin palid.
 Connexus subthalamicae inkuadrojnë:
 Connexus afferentes:
 Fibrae pallidosubthalamicae me funksione inhibitore.
 Fibrae corticosubthalamicae nga korteksi motor bilateral me funksione
stimuluese (nxitëse), me funksion tonizimin e vijimësisë së posturës.
 Connexus efferentes transmetojnë frekuenca të fuzionuara ndërmjet lëvizjes në
ekzekutim dhe programit motor pasardhës në përpunim:
 Fibrae subthalamopallidales përfundojnë në dy segmentët e globusit.
 Fibrae subthalamonigrales përfundojnë në pars compacta subst. nigra.
 Nuc. truncales janë bërthama të tegmentumit të trungut cerebral me funksione
modulatore për qarqet reflektore të bërthamave bazale:
 Sub. nigra (Soemmering) ka funksione modulatore inhibitore për striatum-in.
 Connexus afferentes hyjnë në pars reticulata sub. nigra. Ato janë:
 Fibrae striatonigrales përfundojnë në pars reticulata.
 Fibrae subthalamonigrales përfundojnë në pars compacta.
 Connexus efferentes:
 Fibrae nigrostriatales e kanë origjinën në pars compacta.
 Fibrae nigrothalamicae e kanë origjinën në pars reticulata dhe
përfundojnë në VAmc dhe VLc.
 Fibrae nigrotectales e kanë origjinën në pars reticulata dhe përfundojnë në
colliculus sup. (contralateralis) dhe në colliculus inf. (ipsilateralis) për të
moduluar reflekset audiovizive.
 Fibrae nigrotegmentales e kanë origjinë në pars reticulata dhe
përfundojnë në nuc. tegmentalis pedunculopontinus.
 Nuc. tegmentalis pedunculopontinus shfaq connexus pedunculopontini me
shtrirje të gjerë, për shkak të marrëdhënieve funksionale me sistemin retikular.
 Connexus afferentes sjellin informacion për programet motore.
 Fibrae pallidotegmentales sjellin program të përfunduar të posturës.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 4


Telencefalon. Bërthamat bazale.

 Fibrae nigrotegmentales e kanë origjinën në pars reticulata.


 Connexus efferentes kanë shtrirje të gjerë në SNQ, jo vetëm në kate
ekzekutive, por edhe në talamus dhe korteks. Lidhjet me bërthamat bazale janë:
 Fibrae tegmentopallidales përfundojnë në globus pallidus med..
 Fibrae tegmentosubthalamicae.
 Fibrae tegmentonigrales përfundojnë në pars compacta.
Qarqet kryesore funksionale të bërthamave bazale
 Circuitus primus, apo qarku i inicimit dhe motivimit të lëvizjes somatike.
 Neocortex  striatum siguron informacion sensitiv për integrim reflektues
motorik.
 Cortex somatosensorius (ipsilateralis) sjell sensibilet somatik nga regjioni, që
do vihet në lëvizje.
 Cortex somatomotorius (contralateralis) sjell statusin motorik të regjionit
kontralateral, për ruajtjen e ekuilibrave.
 Cortex associativus (ipsilateralis) informacion hapësinor dhe volumeve
trupore në lëvizje.
 Striatum  paleostriatum inicion lëvizjen dhe e motivon atë.
 Striatum  globus pallidus med. inicion lëvizjen me destinacin korteksin
premotor.
 Striatum  globus pallidus lat.  globus pallidus med. vijon lëvizjen me
ekzekutim postural në korteksin motor.
 Lobus prefrontalis  nuc. accumbens  globus pallidus med. motivon
lëvizjen.
 Paleostriatum  VA-VL thalami transmeton në mënyrë të kontrolluar dhe
adresuar në kortex.
 VA – VL thalami  cortex premotor et cortex motor ekzekuton programin motor.
 Cortex premotor et motor  tr. pyramidalis  interneuron regionalis
transmetim i targetuar motorik.
 Circuitus secundus, apo qarku i krijimit të posturës lëvizore.
 Striatum  pars reticulata sub. nigra sjell frekuenca somestezike kortikale për
inicimin e qarqeve inhibitore.
 Pars retic. sub. nigra  VA – VL thalami përcakton intervalin ndërpostural në
përpunimin e programit postural.
 Pars retic. sub. nigra  tectum mesencephali krijimi i intervalit kohor të
shoqërimit audioviziv të posturës lëvizore.
 Pars retic. sub. nigra  nuc. tegmentalis pedunculopontinus krijon rregullsi
në aktivizimin kortikal për ndërrime posturash lëvizore.
 Pars retic. sub. nigra  pars compac. sub. nigra  striatum krijon intervalin
e ekzekutimit të një posture, apo fiksimit të pozës.
 Circuitus tertius, apo qarku i tonizimit të posturës, ndërrimit dhe ruajtjes së
balancave bilaterale të saj.
 Globus pallidus lat.  nuc. subthalamicus janë frekuenca inhibitore të ruajtjes së
intervalit ndërpostural.
 Cortex motorius et premotorius (ipsilateralis)  nuc. subthalamicus tonizon dhe
transmeton posturën drejt talamusit për ekzekutim kortikal.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 5


Telencefalon. Bërthamat bazale.

 Cortex motorius (contalateralis)  nuc. subthalamicus modulon frekuencat


tonizuese të korteksit ipsilateral për balancë antigravitacionale dhe harmoni
bilaterale.
 Nuc. subthalamicus  globus pallidus med. tonizim programi postural dhe
transmetim drejt VL talamike për ekzekutim.
 Nuc. subthalamicus  pars compacta sub. nigra stimulon frekuencat
inhibitore për striatumin, duke përcaktuar intervalin frekuencial somestezik për
posturën pasardhëse.
 Circuitus quartus, apo qarku i akselerimit të ndërrimit të posturës.
 Cortex motorius  tractus piramidalis  nuc. pontini  fibrae
pontocerebellaris  neocerebellum  fibrae dentatorubrales  fibrae
rubrothalamicae  VL thalami është qark akselerues në ndërrimin e posturës.
 ⅓ rostrale nuc. ruber  nuc. intralaminaris thalami  cortex prefrontalis 
sistema limbicum stimulon motivimin emocional për inicimin e mësimit dhe
memorizimit të posturës.
 Circuitus quintus, apo qarku i automatizimit dhe memorizimit të lëvizjes
somatike.
 Globus pallidus, thalamus ant., hypothaalamus preoptici et systema limbicum 
stria terminalis  nuc. habenulae lat.
 Nuc. habenulae lat.  area tegmentalis ant.  corpus amygdaloidem 
hypocampus kryen mësimin dhe memorizimin e lëvizjes.
 Nuc. habelae lat.  sub. nigra et nuclei raphe tegment. ruan balancat
homeostatike në SNQ gjatë ekzekutimi të lëvizjes somatike.
 Ndërhyrja simpatike në formatio reticularis stimulon fashikulacione dhe
konvulsione muskulore për prodhim energjitik dhe ruajtje të balancave termike.

Gëzim XHEPA Neuranatomia Page 6


Sistemi Limbik
Këndvështrim i përmbledhur mbi Sistemin Limbik
Sistema limbicum përfshin struktura kortikale dhe subkortikale në unazën kufizuese
ndërmjet telencefalonit dhe diencefalonit. Korteksi i tij emërtohet cortex paleomammalius, seu
mammalius.

Nuhatja
Olfactio shqisa kryesore viscerale dhe iniciuse në funksionet limbike. Nervat e receptimit
të aromave në mjedis janë:
 Nervus olfactorius, seu nervus cranialis primus është nervi i vetëm telencefalik me
perceptim të drejtpërdrejtë kortikal, pa ndërmjetësinë e diencefalonit.
 Neuroni i parë është bipolar dhe ndodhet në area olfactoria të hapësirës nazale.
Nervi është i shpërndarë në fila olfactoria, të cilat futen në hapësirën kraniale
nëpërmjet lamina cribrosa ethmoidalis.
 Neuroni i dytë janë qeliza mitrale të grumbulluara në bulbus olfactorius.
 Nervus olfactorius, apo çifti zero i nervave kranialë, është nerv i formuar nga pleks
nervor i fibrave olfaktore, në spatium subarachnoidalis, medialisht gyrus rectus, që
përfundon në lamina terminalis. Ai recepton feromonet.
Rrugët olfaktore janë:
 Bulbus olfactorius është strukturë e telencefalonit e strukturuar nga celullae mitrales.
Dendritet e tyre formojnë me degëzimet e tyre glomerulus olfactorius, në të cilin
diferencohen stratum plexiformis internum i formuar nga degëzimet primare të
dendriteve mitrale dhe stratum plexiformis externum i formuar nga degëzimet
sekondare mitrale dhe celullae plexiformis.
 Stratum plexiformis int. pret aksonet e neuroneve bipolare olfaktore.
 Stratum plexiformis ext. pret aksone të glomerulëve fqinjë, si dhe nga nuc.
olfactorius ant..
 Tractus olfactorius ndodhet në sulcus olfactorius, lateralisht gyrus rectus, si vijim i
bulbusit olfactor, formuar nga aksone të mielinizuar të celullae mitralis et plexiformis.
Në mesin e gjatësisë së tij ndodhet pedunculus olfactorius, ku strehohet nuc.
olfactorius ant.. Nuc. olfac. ant. pret frekuenca nga tr. olfactorius contralat. dhe
cortex olfactorius, me funksion integrim komisural dhe modulim kortikal të
recepsionit në nivelin e bulbusit.
 Stria olfactoria janë përfundimi i traktit olfaktor në nivelin e substantia perforata ant..
 Stria olfactoria med. kalon në commissura ant. cereb. dhe përfundon në nuc. septi
pellucidi dhe bulbus olfac. contralat.. Ka si funksion angazhimin e olfaksionit në
nxitjen e reflekseve të kënaqësisë në sistemin limbik, duke tonizuar këtë të fundit.
 Stria olfac. lat. përfundon drejtpërdrejt në rhinencephalon, me mision perceptimin
olfactor dhe angazhimin e olfaksionit në reflekset hipokampale.
 Stria olfac. intermed. përfundon në tuberculum olfactorium, që është qendër
subkortikale polisensoriale, ku olfaksioni integrohet me frekuencat e tjera
somestezike.

Sistemi limbik
Sistema limbicum përfshin struktura kortikale dhe subkortikale, që kontrollojnë reagimin
emocional dhe sjelljen instiktuale të individit ndaj rrethanave specifike mjedisor, si dhe

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 1


Sistemi Limbik
memorizimin e eksperiencës jetësore në emër të ruajtjes së ekzistencës bio-sociale të individit në
veçanti dhe species në tërësi mjedisin e ofruar.
Funksione e sistemi limbik:
 Ruajtja e ekzistencës biologjike të organizmit që nga përftimi i ushqimit, e deri në
menaxhimin e reagimeve psiko-emocionale dhe fizike ndaj rrethanave specifike
mjedisore.
 Mbrojtja dhe evoluimi i species nëpërmjet drejtimit instiktual dhe jo racional të
përzgjedhjes së partenrit dhe raporteve prindërore me trashëgimtarin.
 Adaptimi i homeostazës biologjike me rrethanat mjedisore që shkaktojnë reagime
psiko-emocionale dhe fizike për ekzistencë dhe komfort bio-social.
 Programimi i sjelljes psiko-sociale ndaj rrethanave me ndikim psiko-emocional.
 Kalimi i memories së përkohshme në memorie permanente qoftë në reflektime
episodike, qoftë në reflektime analitike.
Strukturat anatomike të sistemit limbik
 Lobus limbicus është regjioni unazor kortikal që rrethon trupin kalloz dhe
hipotalamusin. Ai ndodhet në faqen mediale të lobit frontal, parietal dhe temporal të
hemisferave. Në të përfshihen:
 Gyrus paraterminalis nuk është strukturë kortikale, por vijim anterior i septum
pellucidum në trajektoren e stria olfac. med.. Ai kufizohet sipër me rostrum
corporis callosum dhe vijon në gyrus supracallosalis. Përpara tij ndodhet area
subcallosa dhe prapa lamina terminalis et commissura ant. cerebri.
 Area subcallosa kufizohet posteriorisht me girusin paraterminal nëpërmjet sulcus
parolfactorius post., ndërsa anteriorisht kufizohet me sulcus parolfactorius ant..
Ajo vijon në korteks inferiorisht me trigonum olfactorium dhe superiorisht me
cingulum. Ndodhet në zonën 25 Brodmann dhe konsiderohet si zonë e reflektimit
të trishtimit. Shtrin influencën e saj në:
 Hypothalamus dhe truncus cerbri për reflektim endokrin dhe autonom të
trishtimit.
 Corpus amygdaloideum dhe hippocampus për memorizimin e situatave
trishtuese bio-sociale.
 Lobus prefrontalis për reflektim emocional ndaj trishtimit.
 Insula për reflektim racional neokortikal ndaj këtyre situatave dhe shmangien e
tyre.
 Gyrus cinguli rrethon trupin kalloz, duke vijuar antero-inferiorisht në area
subcallosa dhe posteriorisht në isthmus nëpërmjet të cilit vijon në gyrus
parahippocampalis. Në të ndodhen zonat 23 deri 33 Brodmann, duke përjashtuar
zonën 25 të zonës olfaktore. Ky girus inicion reflektimet emocionale ndaj mjedisit
dhe është promotor i mësimit dhe memorizimit.
 Gyrus parahippocampalis është vijim i isthmus cinguli, për të kompletuar unazën
kortikale limbike në faqen bazale të hemisferave. Ndodhet ndërmjet sulcus
entorhinalis, i cili e ndan nga cornu temporale ventriculi lat. dhe sulcus
collateralis, i cili e ndan nga gyrus fusiformis. Në të ndodhen:
 Cortex entorhinalis ndodhet në zonën 28 dhe 34 Brodmann dhe zë pjesën
anteromediale të korteksit parahimpokampal. Është zonë e orientimit hapësinor
të organizmit.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 2


Sistemi Limbik
 Cortex perirhinalis ndodhet në zonën 35 dhe 36 Brodmann dhe okupon pjesën
anterolaterale të korteksit parahipokampal. Është zonë e njohjes dhe fiksimit të
objekteve të mjedisit hapësinor.
 Cortex parahippocampalis ndodhet në zonën 27,28, 36 dhe 37 Brodmann,
duke përfshirë pjesën posteriore të korteksit parahipokampal, ku memorizohet
mjedisi i zhvillimit të aktivitetit jetësor; si dhe pjesën e mesme të girusit
fuziform, ku diferencohen fytyrat me të cilat bie në kontakt individi.
 Hippocampus është vijim i indusium griseum dhe striae longitudinalis med. et
lat. në dyshemenë e cornu temporale ventriculi lat. nëpërmjet gyrus fasciolaris,
duke formuar gyrus dentatus. Korteksi dentatat është i përmbysur dhe konkav në
seksion frontal, duke ekspozuar konveksitet të lëndës së bardhë në dyshemenë
ventrikulare, që emërtohet alveus hippocampi. Kalimi nga konkavitetit dentat në
konveksitetin e parahipocampal, bën që korteksi dentat të mbështetet në një
korteks tranzitor, të emërtuar subiculum. Kjo palosje kortikale në trajtën e germës
“S” nga korteksi dentat në atë të subikulumit emërtohet cornu ammonis. Mbi
alveus diferencohen fimbria hippocampi, që janë sistemi projektiv i korteksit
entorhinal. Funksionet e hipokampusit janë:
 Hippocampus proprius, seu cornu ammonis ka si funksion kalimin e memories
së përkohshme (tranzitore) në memorie të përhershme (permanente). E realizon
funksionin e tij nën stimulimin e lobit prefrontal të reflektimit emocional.
 Subiculum është zonë kortikale e navigacionit (lëvizjes së orientuar në mjedis).
 Rhinencephalon inkuadron:
 Rrugët e transmetimit të olfaksionit: a. bulbus olfactorius, b. tractus olfactorius,
c. pedunculus olfactorius dhe d. striae olfactoria.
 Cortex piriformis është korteksi primar i perceptimit olfaktor dhe shtrihet në
paleokorteksin e zonës kortikale 28 Brodmann. Në të përfshihen:
 Uncus, ku inkuadrohet gyrus uncinatus, gyrus semilunaris dhe gyrus
semianularis.
 Cortex peramygdaloideum.
 Cortex entorhinalis.
 Corpus amygdaloideum është kompleks bërthamor subkortikal në apeksin e cornu
temporale ventriculi lat. me funksion integrimin e sistemit limbik në përmbushjen e
funksioneve të tij të memorizimit permanent të eksperiencës, marrjes së vendimeve
dhe reflektimit emocional ndaj rrethanave stresante në mjedis. Amygdala e djathtë
është përgjegjëse për memorien episodike dhe është më evidente tek meshkujt; ndërsa
ajo e majtë është përgjegjëse për memorien analitike dhe është më evidente tek
femrat. Nuclei amygdaloidei janë:
 Nuc. corticomedialis pret stria olfactoria lat. dhe i transmeton frekuencat në stria
terminalis.
 Nuc. centralis pret frekuenca trunkale nëpërmjet stria terminalis dhe i transmeton
me fibrae amygdalofugalis, në përbërje të fasciculus med. prosencephalicus.
 Nuc. basalis pret frekuenca nga cortex entorhinalis dhe i transmeton me fibrae
amygdalofugalis.
 Nuc. lateralis pret frekuenca panmodale somestezike nga area 20 Brodmann dhe i
transmeton në nuc. basalis amygdaloidei.
Rrugët lidhëse të bërthamave amigdaloide me qendrat e SNQ janë:
Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 3
Sistemi Limbik
 Stria terminalis fillon në nuc. corticomed. amygdaloidei dhe ndjek trajektoren e
harkuar të cornu temporale et pars centralis ventriculi lat.. Në nivelin e foramen
interventriculare ndahet në:
 Fibrae precommissuralis përfundojnë në area med. preoptica të hipotalamusit,
duke reflektuar influencën limbike në kimiotaktizmin ndërseksual.
 Fibrae commissuralis përfundojnë nucleus corticomedialis amygdaloidei
contralateralis, për integrimin ndërhemisferik të perceptimit olfaktor.
 Fibrae postcommissuralis e kanë origjinën në nucleus striae terminalis, ku
përfundojnë një pjesë e fibrave të strias terminale. Fibrat postkomisurale
inkuadrohen në fasc. med. prosencephalicus, nëpërmjet të cilit përfundojnë në:
 Nuc. ventromedialis hypothalami integron reflektim amigdaloid frike dhe
ankthi në axis hypothalamo-adrenalis.
 Nuc. anteriores thalami integron dhe memorizon informacionin limbik.
 Nuc. septales  stria medullaris  nuc. habenulae  fasc.
habenulointerpeduncularis me funksione inhibitore në formacionin
retikular.
 Nuc. accumbens integron frekuencat amigdaloide në lobus prefrontalis për
ekspresivitet emocional ndaj rrethanave mjedisor, si dhe në corpus
striatum për reflektim në programet somatomotore.
 Locus caeruleus për aktivizim dopaminergjik të formacionit retikular ndaj
ankthit dhe frikës.
 Formatio reticularis pontis paramediana integrim të frekuencave
amigdaloide në lëvizjet e syve.
 Fibrae amydgalofugales e marrin origjinën nga:
 Nuclei basalis et lateralis amygdaloidei, për të vijuar në trajektoren septo-
preoptikohypotalamike me destinacion:
 Nuc. mediodorsalis thalami për integrimin e frekuencave limbike
panmodale somestezike në reflektimet emotive prefrontale.
 Fasc. med. prosencephalicus për ushtrimin e influencës limbike në qendrat
aktivitetit të formacionit retikular dhe neokorteksit somatik.
 Nuc. centralis amygdaloidei pret frekuenca gustative nga nuc. solitarius et
nuc. parabrachialis dhe i transmeton këto frekuenca në nuc. basalis
amygdaloidei, për t’i inkuadruar në fibrae amygdalofugales.
 Nuclei septales ndodhen në zonën kortikale bazale të lobeve frontale, ndërmjet
chiasma optica dhe commissura cerebri ant. dhe ndahen në dy zona bërthamore, si
nucleus septalis med. dhe nuc. septalis lat.. Ka të njëjtat shtrirje në lidhjet e veta si
kompleksi amigdaloid, duke përfshirë në lidhjet e tij hypothalamus, hippocampus,
amygdala, habenula, tegmentum mesencephali, gyrus cinguli, thalamus dhe bulbus
olfactorius. Në të kundërt me amigdaloiden, këto bërthama reflektojnë gjendje
kënaqësie dhe shoqërizimi, duke krijuar ekspresivitet biologjik të këtyre gjendjeve
psiko-emocionale, si dhe kalimin në memorie permanente (kryesisht analitike) të
situatave bio-sociale, që i krijojnë ato.
 Nuc. accumbens është bërthamë, që integron frekuenca të nuc. amygdaloidei,
hippocampus dhe lobus prefrontalis, për t’i transmetuar në pallidum ventralis,

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 4


Sistemi Limbik
formatio reticularis dhe sub. nigra, me mision tonizimin emotiv dhe përcaktimin e
prioriteteve motorike, në shërbim të mësimit dhe memorizimit të lëvizjeve.
 Nuclei diencephali të inkuadruara në funksionet limbike janë:
 Nuclei mammillaris ndërlidhin hippocampus me cortex orbitofrontalis dhe gyrus
cinguli me mision organizimin e memories afatgjatë dhe orientimin hapësinor
të organizmit.
 Hypothalamus nëpërmjet:
 Hypothalamus med. inkuadron frekuenca limbike në sistemin neuro-
endokrin.
 Hypothalamus lat. inkuadron frekuenca limbike në sistemin autonom.
 Nuclei anteriores thalami presin frekuenca nga subiculum nëpërmjet fornix, si
dhe nuc. mammilares nëpërmjet tr. mammilothalamicus, për t’i transmetuar në
cortex cinguli me mision organizimin e memories episodike.
 Nuc. mediodorsalis thalami ndërlidhin lobus prefrontalis me fundus striati me
mision mësimin dhe memorizimin afatshkurtër të lëvizjeve profesionale.
 Neocortex somaticus i angazhuar në koordinimin ndërmjet perceptimit racional
mjedisor dhe funksioneve instiktuale limbike:
 Cortex orbitofrontalis, apo cortex ventromedialis prefrontalis përfshin zonat 11,
13 dhe 14 Brodmann. Në të diferencohen:
 Pars medialis lidh hippocampus me cortex restrosplenialis për motivimin e
memories episodike.
 Pars lateralis është stacion analitik ndërlidhës ndërmjet amygdala, polus
temporalis dhe insula me mision memorizimin e rrethanave, që stimulojnë
frikë, ankth, stres dhe panik.
Cortex orbitofrontalis gjeneron valët ϴ kortikale.
 Cortex prefrontalis inkuadron cortex ventrolateralis prefrontalis, që shtrihet në
zonat 12, 44, 45, 47 Brodmann, si dhe cortex dorsolateralis prefrontalis, që
shtrihet në zonat 9 dhe 46 Brodmann. Ky regjion kortikal menaxhohet nga nuc.
mediodorsalis thalami dhe ka si funksion:
 Shuarje konfliktualiteti dhe motivim pozitiv në zgjidhjen e konflikteve.
 Memorie e përkohshme për kryerjen e aktivitetit rutinë.
 Përqëndrimi i vëmendjes në kryerjene e veprimeve rutinë.
 Mësimi logjik racional në përmbushje të aspiratave të perspektivës.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 5


Neokorteks
Këndvështrim i përmbledhur mbi neokorteksin
Cortex, seu pallium është shtresë lënde gri që vesh materien trunore dhe ka një ndërtim
histologjik me neurone të shtresëzuar në disa shtresa morfo-funksionale horizontale. Numri i këtyre
shtresave dhe trashësia e tyre e ndan korteksin:
 Allocortex, seu cortex heterogeneus është korteks jo karakteristik për specien humane, i
cili zë vetëm 10% të sipërfaqes kortikale. Ai ndahet në:
 Archicortex vesh vetëm gyrus dentatus dhe ka tre shtresa neuronale.
 Paleocortex shfaq 4 – 5 shtresa neuronale dhe vesh rhinencephalon dhe pars basalis
coticis lobi limbici.
 Mesallocortex, seu juxtallocortex strukturohet nga një përzierje zonash paleokortikale dhe
neokortikale. Ai okupon kryesisht gyrus cinguli dhe zonat kufitare ndërmjet paleo- dhe
neokorteksit.
 Isocortex, seu cortex homogeneus është korteksi karakteristik i species humane dhe zë
90% të sipërfaqes kortikale. Ai emërtohet në këndvështrimin filogjenetik, si neocortex
dhe shfaq gjashtë shtresa horizontale neuronale. Ai ndahet në:
 Cortex homotypicus ruan gjashtë shtresat neuronale nga jeta fetale deri në moshën
adulte. Shtresat neuronale emërtohen strata isocortici dhe janë gjashtë në numër, ku
përmenden: lamina molecularis, granularis ext., pyramidalis ext., granularis int.,
pyramidalis int. dhe multiformis.
 Cortex heterotypicus është neokorteks me gjashtë shtresa neuronale në periudhën
fetale, që redukton, apo rit trashësinë e tyre në moshën adulte. Në të përfshihen:
 Cortex granularis janë zona kortikale të perceptimit somatosensor, që trashin
kryesisht shtresën granulare interne.
 Cortex agranularis janë zona kortikale motorike, që trashin shtresat piramidale
dhe minimizojnë në maksimum shtresën granulare interne.
Organizimi citoarkitekturor vertikal
Area corticalis janë zona kortikale me ngjashmëri morfologjike në elementët neuronal
strukturues, si dhe në mënyrën e shtresëzimit të tyre, të cilat kanë funksion plotësisht të përcaktuar.
Sipas Brodmann korteksi ndahet morfologjikisht në 47 areae corticales, që shfaqin dhe
individualitet funksional, duke i transformuar këto zona në centri functionales corticales.
Makroanatomia e hemisferave
Hemispherae cerebri janë dy gjysmësfera cerebrale, që vishen me mantel gri. Secila prej tyre
shfaq:
 Facies lateralis është konvekse dhe bie në kontakt me calvaria cranii.
 Facies medialis është plane, paralel me planin median dhe bie në kontakt me falx cerebri.
 Facies inferior e cila është horizontale dhe shërben si faqe mbështetëse e hemisferave.
Ajo ndahet në:
 Facies basalis zë ⅔ anteriore dhe mbështetet në basis cranii int.
 Facies tentorialis zë ⅓ posteriore dhe mbështetet në tentorium cerebelli.

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 1


Neokorteks
Lobi cerebri janë unitete anatomike të korteksit, që ndahen nga njëri-tjetri nëpërmjet
sulkuseve cerebralë relativisht të thellë dhe permanentë në formë dhe pozicion hapësinor. Sipas
faqeve hemisferike identifikohen këto lobe:
 Facies lateralis hemispherae:
 Lobus frontalis kufizohet me lobus parietalis nëpërmjet sulcus centralis dhe me
lobus temporalis nëpërmjet fossa lateralis.
 Lobus parietalis ndodhet posteriorisht sulcus centralis. Ndahet nga lobus occipitalis
nëpërmjet linea parietooccipitalis, ndërsa me lobus temporalis nëpërmjet sulcus
lateralis.
 Lobus occipitalis zë pjesën posteriore hemisferike prapa linjës virtuale të thyer, që
formohet nga prerja e linea parietooccipitalis me linea temporooccipitalis.
 Lobus temporalis ndahet me lobus frontalis nëpërmjet fossa lateralis, me lobus
parietalis nëpërmjet sulcus lateralis, si dhe me lobus occipitalis nëpërmjet linea
temporooccipitalis.
 Lobus insularis ndodhet në thellësi të sulcus lateralis, ndërmjet lobus frontalis,
parietealis dhe temporalis.
 Facies medialis hemispherae:
 Lobus limbicus zë unazën qendrore të faqes mediale, duke u ndarë nga lobus frontalis
parietalis dhe occipitalis nëpërmjet sulcus cinguli. Ndërsa, nga lobus temporalis dhe
cortex orbitofrontalis ndahet nëpërmjet sulcus collateralis dhe sulcus rhinalis.
 Lobus frontalis ndahet me lobus limbicus nëpërmjet sulcus cinguli dhe me lobulus
paracentralis nëpërmjet sulcus paracentralis.
 Lobulus paracentralis ndahet nga lobus frontalis nëpërmjet sulcus paracentralis, nga
lobus limbicus nëpërmjet sulcus cinguli, si dhe lobus parietalis nëpërmjet sulcus
marginalis.
 Lobus parietalis ndodhet prapa sulcus marginalis. Ai ndahet nga lobus occipitalis
nëpërmjet sulcus parietooccipitalis dhe nga lobus limbicus nëpërmjet sulcus
subparietalis.
 Lobus occipitalis ndodhet ndërmjet sulcus parietooccipitalis dhe sulcus collateralis,
që e ndan nga lobus temporalis.
 Lobus temporalis ndahet nga lobus limbicus dhe lobus occipitalis nëpërmjet sulcus
collateralis.
 Facies inferior hemispherae:
 Lobus frontalis prezantohet me cortex orbitofrontalis dhe gyrus rectus të kufizuar
posteriorisht me lobus temporalis nëpërmjet fossa lateralis dhe trigonum olfactorium
nëpërmjet striae olfactoria.
 Lobus temporalis kufizohet me lobus frontalis nëpërmjet fossa lateralis, lobus
limbicus nëpërmjet sulcus collateralis, dhe me lobus occipitalis nëpërmjet një linje që
bashkon icisura preoccipitalis me isthmus gyri cinguli, që mund të emërtohet linea
proccipitoisthmica.
 Lobus occiptalis zë pjesën posteriore të faqes inferiore dhe ndahet nga lobi temporal
nëpërmjet linea preoccipitoisthmica.
Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 2
Neokorteks
Makrofunskionet lobare hemisferike
 Lobus frontalis ka si funksion lëvizjen piramidale, aktivizimin e kores, përqendrimin
e vëmendjes, planifikimin dhe memorien afatshkurtër.
 Lobus parietalis ka si funksion perceptimin somatosensitiv, vlerësimin optik të
mjedisit, njohjen vizive dhe përllogaritjen matematikore.
 Lobus occipitalis ka si funksion perceptimin viziv, orientimin tredimensional,
diferencimin e koloritit mjedisor dhe perceptimin viziv të lëvizjes.
 Lobus insularis ka si funksion integrimin e neokorteksit dhe asociacionin e tij me
sistemin limbik.
Identifikimi morfologjik i giruseve
 Facies lateralis hemispherae sipas lobeve shfaq:
 Lobus frontalis:
 Gyrus precentralis ndodhet ndërmjet sulcus centralis dhe sulcus precentralis.
 Gyrus frontalis sup. vijon superiorisht në facies med. hemispherae dhe kufizohet
nga sulcus frontalis sup. dhe sulcus precentralis.
 Gyrus frontalis med. kufizohet nga sulcus frontalis sup., sulcus frontalis inf. dhe
sulcus precentralis.
 Gyrus frontalis med. kufizohet nga sulcus frontalis inf., sulcus lat. dhe sulcus
centralis. Ai strukturohet nga tre giruse:
 Operculum frontalis ndodhet ndërmjet sulcus centralis, r. ascendens sulci lat.
dhe sulcus lat.. Vijon sipër në gyrus precentralis.
 Gyrus triangularis ndodhet ndërmjet r. asc. sulci lat., r. horizontalis sulci lat.
dhe sulcus frontalis inf..
 Gyrus orbitofrontalis lat. vijon nga faqja bazale e korteksit frontal. Kufizohet
nga r. horizontalis sulci lat. dhe vijon përpara me gyrus frontomarginalis.
 Gyrus frontopolaris okupon polus frontalis, vijon prapa në giruset frontal superior
dhe media, ndërsa poshtë në girusin frontomarginal.
 Gyrus frontomarginalis vijon sipër me gyrus frontopolaris ndërsa prapa me gyrus
orbitofrontalis lat..
 Lobus parietalis:
 Gyrus postcentralis ndodhet ndërmjet sulcus centralis dhe sulcus postcentralis.
 Operculum parietalis është vijim inferior i gyrus poscentralis. Ai kufizohet nga
sulcus centralis, sulcus lat. dhe një linjë virtuale në vijimin inferior të sulcus
postcentralis.
 Gyrus supramarginalis rrethon ekstremitetin posterior të sulcus lateralis.
 Gyrus angularis rrethon ekstremitetin posterior të sulcus temporalis sup..
 Gyrus parietalis inf. ndodhet mbi gyri supramarginalis et angularis. Ai kufizohet
nga sulcus postcentralis, sulcus intraparietalis dhe linea parietooccipitalis.
 Gyrus parietalis sup. kufizohet nga sulcus postcentralis, sulcus intraparietalis,
linea parietooccipitalis dhe margo sup. facies lateralis corticis parietalis.
 Lobus temporalis:

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 3


Neokorteks
 Operculum temporalis, seu gyri transversi (Heschl) formon dyshemenë e sulcus
lateralis.
 Gyrus temporalis sup. ndodhet ndërmjet sulcus lat. dhe sulcus temporalis sup..
 Gyrus temporalis med. kufizohet nga sulcus temporalis sup. dhe sulcus
temporalis med..
 Gyrus temporalis inf. kufizohet nga sulcus temporalis med. dhe sulcus temporalis
inf..
 Lobus occiptialis:
 Gyri occipitales janë rrudha të parregullta dhe jo persistente për t’u emërtuar. I
vetmi sulkus stabël është sulcus lunatum, që kufizon polus occipitalis nga gyri
occipitales.
 Cortex insularis:
 Gyri breves insulae okupojnë ½ anteriore të këtij korteksi.
 Gyrus longus insulae okupon ½ posteriore të këtij korteksi.
 Facies med. hemispherae shfaq këto giruse në izokorteksin e saj:
 Lobus frontalis:
 Gyrus rectus vijon këtu nga facies orbitalis frontalis dhe kufizohet me sulcus
cinguli.
 Gyrus frontopolaris është vijim i girusit frontopolar të faqes laterale dhe kufizohet
me girusin cinguli nëpërmjet sulcus cinguli.
 Gyrus frontalis sup. është vijim në faqen mediale i këtij girusi dhe kufizohet prapa
me sulcus cinguli.
 Gyrus paracentralis ant. është pjesë e lobulus paracentralis. Ai kufizohet nga
sulcus paracentralis dhe sulcus cinguli. Prapa vijon në girus paracentralis post..
 Lobus parietalis:
 Gyrus paracentralis post. është pjesa e pasme e lobulus paracentralis. Kufizohet
me ramus marginalis sulci cinguli dhe sulcus cinguli.
Lobulus parietalis kufizohet nga sulcus paracentralis, sulcus cinguli dhe ramus
marginalis sulci cinguli. Superiorisht vijon në faqen laterale me gyrus precentralis
dhe girus postcentralis.
 Precuneus kufizohet nga ramus marginalis sulci cinguli, sulcus subparietalis dhe
sulcus parietooccipitalis.
 Lobus occipitalis:
 Cuneus ndodhet ndërmjet sulcus parietooccipitalis dhe sulcus calcarineuus.
 Gyrus lingualis ndodhet ndërmjet sulcus calcarineus dhe sulcus collateralis.
Anteriorisht vijon në parahippocampus dhe prapa në polus occipitalis.
 Facies inf. hemispherae shfaq këto giruse:
 Lobus frontalis:
 Gyrus rectus kufizohet lateralisht nga sulcus olfactorius, ndërsa medialisht vijon
në faqen mediale të korteksit frontal.
 Gyri orbitales janë:

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 4


Neokorteks
 Gyrus orbitalis med. ndodhet ndërmjet sulcus olfactorius dhe sulcus orbitalis
med..
 Gyrus orbitalis ant. kufizohet nga sulcus orbitalis med., sulcus orbitalis lat.
dhe sulcus orbitalis transversus.
 Gyrus orbitalis post. kufizohet nga sulcus orbitalis med., sulcus orbitalis lat.
dhe sulcus orbitalis transversus. Prapa vijon në rhinencephalon.
 Gyrus orbitalis lat. ndodhet lateralisht sulcus orbitalis lat. dhe vijon në faqen
laterale të korteksit frontal.
 Lobus occipitotemporalis:
 Gyrus fusiformis ndodhet ndërmjet sulcus collateralis dhe sulcus
occipitotemporalis. Në të diferencohen:
 Gyrus occipitotemporalis med. ndodhet lateralisht sulcus collateralis.
 Gyrus occipitotemporalis lat. ndodhet medialisht sulcus occipitotemporalis.
Qendrat funksionale kortikale
 Cortex somatosensorius përfshin zona kortikale që presin somatosensibilitet superficial
dhe profund, në organizim somatotopik dhe në mënyrë të diskriminuar (ku çdo receptor ka
lidhje të drejtpërdrejtë me neuronet kortikale, nëpërmjet një zinxhiri neuronal të
targetuar). Këtu përfshihet:
 Cortex somatosensorius primarius ndodhet në gyrus postcentralis dhe gyrus
paracentralis post.. Ajo okupon area 1, 2 dhe 3 Brodmann. Është qendër e
perceptimit somatosensor. Emërtohet homunculus inversus somatosensorius, pasi në
secilën qendër projektohet gjysma e kundërt e trupit e përmbysur, në raporte
disproporcionale në përputhje me përqendrimin e receptorëve në regjionin përkatës,
për shkak të diskriminacionit.
 Cortex somatosensorius secondarius ndodhet në operculum parietalis dhe okupon
area 40. Në të mbërrijnë frekuenca nga të dyja gjysmat e trupit për diskriminimin
bilateral, si dhe perceptohet sensibiliteti noksioz (i dëmshëm).
 Cortex somatosensorius associativus ndodhet në lobin parietal dhe është qendër e
perceptimit stereognozik. Në të inkuadrohet:
 Area 5 okupon pjesën anteriore të gyrus parietalis sup. dhe pjesën posteriore të
gyrus paracentralis post.. Është qendër e stereognozisë taktile të objekteve.
 Area 7 okupon pjesën posteriore të gyrus parietalis sup. dhe pjesën anteriore të
precuneus. Është qendër e lokalizimit taktil të objekteve në hapësirë.
 Cortex auditivus është korteks i perceptimit, integrimit dhe memorizimit të tingujve.
Në të inkuadrohen:
 Cortex auditivus primarius ndodhet në gyri transversi Heschl dhe zonat fqinjë të
gyrus temporalis sup.. Ai okupon area 41 dhe 42 dhe është qendër e perceptimit dhe
ndërgjegjësimit sonor, me pasojë memorizimin e tyre.
 Cortex auditivus associativus ndodhet në gyrus temporalis superior dhe është qendër
e perceptimit, ndërgjegjësimit dhe memorizimit të fjalës. Në të inkuadrohen:
 Area 21 zë pjesën dërmuese të gyrus temporalis sup. është qendër e
ndërgjegjësimit të kuptimit të fjalës dhe përdorimit të saj në fjali.
Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 5
Neokorteks
 Area 22 zë pjesën e pasme të gyrus temporalis sup., në fqinjësi me gyrus
angularis. Emërtohet area Wernicke dhe është qendra auditive e përsëritjes së
fjalës. Aphasia auditiva Wernicke është kur i sëmuri e kupton fjalën, por është i
paaftë ta përsërisë atë.
 Area 38 ndodhet në polus temporalis dhe është qendra e identifikimit të tingujve
të njohur familjarë.
 Area 40 ndodhet në gyrus angularis dhe është qendra e identifikimit linguistik.
 Cortex visivus shtrihet në lobin oksipital perceptim dhe orientim momenti, si dhe në lobin
parietal dhe temporal njohje dhe memorizim. Në këtë korteks inkuadrohen:
 Cortex visivus perceptivus ndodhet në lobin oksipital dhe ka si funksion perceptimin
e dritës, identifikimin dhe njohjen e objekteve, orientimin hapësinor. Në të
përfshihen:
 Cortex visivus primarius ndodhet në area 17 dhe shtrihet në sulcus calcarineus
dhe polus occipitalis. Percepton intensitetin e dritës, formën e objekteve dhe
konfigurimin e orientimin spacial.
 Cortex visivus secondarius ndodhet në area 18 dhe rrethon zonën primare 17.
Është qendër e memories së përkohshme vizive.
 Cortex visivus tertiarus ndodhet në area 19 dhe shtrihet në precuneus. Është
qendër e njohjes mjedisore të memorizuar, ku zhvillohet aktiviteti jetësor.
 Cortex visivus associativus ndodhet në lobin temporal dhe inkuadrohet në njohjen
dhe memorizimin permanent viziv. Në të përfshihen:
 Area 20 ndodhet në gyrus temporalis inf. dhe ka si funksion njohjen e objekteve,
konfigurimin e mjedisit dhe memorizimin permanent të tij, nëpërmjet lidhjes
me hipokampusin.
 Area 37 ndodhet në gyrus fusiformis dhe ka si funksion identifikimin viziv të
vetë individit.
 Cortex vestibularis ndonëse mbetet ende e paqartë qendra e perceptimit statik, në
literaturë haset konsensus në lokalizimin e saj në pjesën inferiore të gyrus postcentralis,
apo area 2 dhe në pjesë posteriore të gyrus longus insulae, apo area 16.
 Cortex olfactorius primarius ndodhet në cortex piriformis, që inkuadrohet në area 28.
Është qendër e perceptimit të aromave. Në të përfshihet:
 Uncus hippocampi inkuadron gyrus uncinatus, gyrus semilunaris dhe gyrus
semianularis.
 Cortex periamygdaloideum.
 Cortex entorhinalis. (shih Sistemin Limbik)
 Cortex gustatorius është qendër e perceptimit të shijes. Ajo ndodhet në area 43, që
pozicionohet në pjesën më inferiore të sulcus centralis.
 Cortex psychicus ndodhet në area 38, që okupon polus temporalis. Këtu, krahas njohjes
së tingujve familjarë (që u fol në korteksin auditiv), përqendrohet qendra e shoqërizimit
kompleks audioviziv të fenomeneve, apo objekteve mjedisore, që shkaktojnë mbresa

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 6


Neokorteks
emotive vitale. Stimulimi i saj shkakton halucinacione paniku, ndërsa dëmtimi
sindromën “déjà vu”.
 Cortex motorius angazhohet në transmetimin e adresuar për ekzekutim të motorikës
qëllimore, si dhe lëvizjet shoqërizuese të syve për lëvizjen piramidale. Në të
përfshihen:
 Cortex motorius primarius ndodhet në area 4 dhe okupon gyrus precentralis, si dhe
gyrus paracentralis ant.. Është qendër e transmetimit të programeve të detalizuara
të lëvizjeve qëllimore. Organizmi projektohet si homunculus inversus motorius me
raporte volumetrike të shformuara, ku sipërfaqet më të mëdha kortikale i kanë
regjionet me lëvizje më fine. Edhe homunkulusi motor komandon gjysmën
kontalaterale të organizmit.
 Cortex premotorius ndodhet në area 6 dhe okupon pjesët posteriore të gyrus frontalis
sup. et med., si dhe pjesën antero-inferiore të gyrus precentralis. Ka target grupe
muskulore trunkale me funksion stereotipinë, planifikimin, relaksimin regjional, ku
do të aplikohet lëvizja piramidale e ardhur nga korteksi motor primar.
 Cortex motorius accessorius (suplementaris) ndodhet në area 6 në pjesën posteriore
të gyrus frontalis sup., përpara girusit paracentral. Ka si funksion koordinimin
bilateral të lëvizjes piramidale, me mision ruajtjen e ekuilibrit.
 Cortex oculomotorius ndodhet në area 8 dhe okupon pjesën gyrus frontalis med.,
përpara qendrës premotore. Komandon lëvizjet e vullnetshme të syve dhe interferon
në lëvizjet sarkadike.
 Korteksi i të folurit janë zona kortikale të afta ta prodhojnë fjalën, ta pozicionojnë atë në
lidhje sintaksore dhe ta ngrenë aftësinë shprehëse të saj në nivelin e metaforës. Këto zona
kortikale nuk mund të aktivizohen nëse është e dëmtuar area Wernicke. Këtu përfshihen:
 Area Broca ndodhet në area 44 dhe okupon operculum frontalis. Emërtohet qendra e
të folurit motorik, pavarësisht se krahas artikulimit të fjalës, ka si funksion
memorizimin, përdorimin e saj në fjali dhe formimin e fjalëve të reja.
 Area 45 ndodhet në gyrus triangularis dhe ka si funksion përdorimin e lartë
leksikologjik të fjalës, deri në nivelin e metaforës.
 Area 13 ndodhet në cortex insularis ant. dhe ka si funksion ekspresivitetin emotiv të
fjalës.
 Cortex orbitofrontalis okupon cortex orbitalis med. frontalis dhe ka si funksion
reflektimin e emocioneve të fuqishme ekzistencialiste në korrelim të ngushtë me corpus
amygdaloideum dhe lobus limbicus. Lateralizimi i majtë prodhon hiporeaktivitet, ndërsa
lateralizimi i djathtë hiperreaktivitet. Njihet edhe si qendër e integrimit olfaktor.
 Cortex prefrontalis okupon pjesën anteriore të lobit frontal dhe ka si funksion reflektime
pozitive emocionale dhe planifikimin e aktivitetit. Këtu përfshihen:
 Area 9, e ndodhur në pjesën anteriore të gyrus frontalis sup. et med., si dhe area 10, e
ndodhur në polus frontalis kanë si funksion reflektimin emocional pozitiv, gjykimin
racional, memorizimin afatshkurtër, suprimimin e sjelljeve reaktive dhe
stimulimin e shoqërizimit social.

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 7


Neokorteks
 Area 46 ndodhet pas zonës 10 dhe nën zonën 9, duke okupuar pjesën anteriore të
gyrus frontalis med. et inf.. Njihet si qendër e planifikimit të lartë motor dhe
memorizimit të aktivitetit motor profesional.
 Cortex insularis ndodhet në area 13 dhe 16 dhe zonë kortikale kyçe në proceset e
integrimit neokortikal dhe asociacionit të tij me sistemin limbik për njohjen e mjedisit,
reagimit emotiv ndaj tij, ndërgjegjësimit për statusin bio-social të organizmit, si dhe
vetëvlerësimin homeostatik biologjik në shërbim të proceseve adaptuese me mjedisin.
Dominanca hemisferike
Me konceptin e dominimit hemisferik nuk kuptohet dominim i njërës hemisfere mbi tjetrën,
por lateralizim funksional, ku për funksione të caktuara njëra nga hemisferat është më aktive dhe
dominuese ndaj tjetrës. Ky lateralizim nuk shkakton diferenca morfologjike në dy hemisferat, as në
aspektin makroanatomik dhe as në aspektin histologjik. Në këndvështrim lateralizimi funksional
hemisferat janë:
 Hemisphera dominanta, seu majora është në 90% të popullatës hemisphera sinistra me
dominim motorik në anën e djathtë (dextromanus) dhe vetëm në 10% levomanus, apo
shumë pak ambidexter. Kjo hemisferë shpreh gjithashtu dominim në komunikim,
ekspresivitetin verbal, si dhe kalkulim, vlerësimin racional të mjedisit dhe vetvetes.
 Hemisphera non-dominanta, seu minora është në 90% të popullatës hemisphera dextra.
Ajo dominon në konturim iracional stereometrik dhe vlerësim emocional të mjedisit,
mendimin abstrakt, si dhe ekspresivitetin artistik jo verbal.
I vetmi ndryshim morfologjik ndërmjet hemisferave është prominimi volumetrik i lobit
temporal dhe zonave operkulare në hemisferën dominante që në moshë infantile, që dëshmojnë për
dominancë gjenetike të komunikimit verbal. Në moshë infantile hemisferat janë ekuivalente dhe
vetëm në moshë adulte shfaqet lateralizimi funksional.
Statusi elektrofiziologjik kortikal dhe gjendja e gjumit
Electroencephalograma shpreh gjendjen funksionale kortikale nëpërmjet regjistrimit të
traseve të valëve kortikale. Metoda e ekzaminimit emërtohet electroencephalographia (EEG). Valët
e regjistruara klasifikohen:
 Valët α shfaqin frekuencë 8 – 13 Hz. Regjistrohen në pacientin zgjuar, në gjendje të qetë
dhe sy të mbyllur. Emërtohet ritëm oksipital.
 Valët β shfaqin frekuencë 13 – 30 Hz, me amplitudë të vogël. Regjistrohen në pacient në
gjendje alerte.
 Valët θ shfaqin frekuencë 4 – 8 Hz. Ky është ritëm limbik, që nuk regjistrohet në specien
humane me elektroda sipërfaqësore. Është prezent vetëm në epilepsi.
 Valët δ shfaqin frekuencë 0.5 – 4 Hz dhe është prezent në gjumë të thellë.
Gjumi si proces neurofiziologjik
Gjumi është gjendje e alteruar e koshiencës por jo eliminim i saj. Mekanizmat e rënies në
gjumë janë:
 Ulja në minimum e aferencave sensitive kortikale.
 Gjenerimi i valëve hipnogjenike.

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 8


Neokorteks
Gjatë një nate gjumi kalon 4 – 5 cikle gjuhore me nga 1 ½ orë secili. Çdo cikël ndahet në
faza në bazë të: a. Të të dhënave objektive të EEG. b. Manifestimeve somatike dhe autonome. c.
Manifestimeve psikologjike. Çdo cikël gjumor ndahet në ¾ e kohës së tij të qetë (NREM), që është
fazë qetësimi dhe rikuperimi, si dhe në ¼ aktiv (REM), që është fazë katarsisi cerebral dhe
memorizimi. Fazat e ciklit janë:
 Faza I NREM është fazë dremitjeje, që zë 4 – 5% të ciklit dhe ka valë me frekuencë 7 –
10 Hz.
 Faza II NREM zë 45 – 55% të ciklit dhe ka valë 3 – 7 Hz, shoqërura me Komplekse K
12 – 14 Hz. Karakterizohet me ulje të aktivitetit visceral.
 Faza III NREM zë 4 – 6% të ciklit dhe ka valë 1 – 2 Hz (δ). Kjo fazë karakterizohet nga
gjumë i thellë, me prezencë fashikulacionesh muskulore.
 Faza IV NREM zë 12 – 15% të ciklit dhe ka valë 1 – 3 Hz (δ). Karakterizohet nga gjumë
i thellë me mungesë të plotë fashikulacionesh muskulore.
 Faza V REM zë 20 – 25% të ciklit dhe ka valë 20 – 30 Hz. Karakterizohet nga lëvizje e
shpejtë e kokërdhokëve të syve, relaksim i plotë muskulor dhe ëndra.

Gëzim Xhepa Neuranatomi Page 9


Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

Këndvështrim i përmbledhur i lëndës së bardhë të telencefalonit


Substantia alba telencephali formon centrum semiovale hemispherae dhe formon për
bërthamat bazale tre kapsula:
 Capsula int. ndodhet ndërmjet thalamus dhe nuc. caudatus, që ndodhen medialisht;
dhe nuc. lentiformis lateralisht.
 Capsula ext. ndodhet ndërmjet nuc. lentiformis dhe claustrum.
 Capsula extrema ndodhet ndërmjet claustrum dhe cortex insularis.
Fibrat nervore ndahen në fibrae somaticae dhe fibrae visceralis.
Fibrat somatike
Formojnë sisteme mirë të diferencuara morfologjikisht dhe topografikisht brenda lëndës së
bardhë të hemisferave:
 Systema projectivum përbëhet në bazë të funksionit në fibrae somatomotoricae dhe
fibrae somatosensitivae. Në bazë të kahut morfologjik të lëvizjes së tyre, fibrat
nervore të këtij sistemi ndahen në fibrae ascendens dhe fibrae descendens. Këto fibra
formojnë corona radiata, e cila ngjeshet ndërmjet talamencefalonit dhe telencefalonit
në:
Capsula interna ka formën e germës “V” dhe ka këto pjesë:
 Crus ant. capsulae int. ndodhet ndërmjet caput nuc. caudati dhe nuc. lentiformis.
Në të kalojnë:
 Radiatio ant. thalami inkorporon:
 Fibrae circuiti Papez lidhin nuc. ant. thalami me gyrus cinguli për
memorien episodike.
 Fibrae thalamoprofrontales lidhin nuc. mediodorsalis thalami me cortex
prefrontalis, në shërbim të memories së përkohshme, shuarjes së
konfliktualitetit, përqendrimit të vëmendjes dhe mësimit.
 Fibrae frontopontinae lidhin cortex motorius me nuclei pontis, për të
përfunduar në cerebellum në shërbim të përpunimit të programeve akseleruese
të tij.
 Fasc. subcallosus lidhin cortex prefrontalis me corpus striatum për mësimin e
lëvizjeve fine profesionale.
 Genu capsulae int. është i kufizuar medialisht me caput nuc. caudati dhe
thalamus, ndërsa lateralisht nga nuc. lentiformis. Në të kalojnë:
 Fibrae thalamocorticales lidhin nuclei laterales thalami me cortex prefrontalis
et oculomotorius, për sjelljen e frekuencave somestezike modulatore.
 Fib. corticobulbares, ose corticonucleares lidhin cortex motorius me nuclei
motorii nn. craniales për komandimin e lëvizjeve të vullnetshme në cranium
visceralis dhe qafë.
 Fib. corticoreticulares lidhin cortex oculomotorius me FRPP për komandimin
e lëvizjeve të vullnetshme të syve.
 Crus post. capsulae int. ndodhet ndërmjet thalamus dhe nuc. lentiformis. Në të
ndodhen:
 Crus thalami centralis përmban:
 Fib. ascendentes somatomotoria lidhin nuc. VA dhe VL thalami me cortex
motorius et premotorius për sjelljen e programeve motore për ekzekutim
piramidal.
Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 1
Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

 Fib. asc. somatosensoria lidhin nuc. VP, LP dhe Pulvinar thalami me


cortex somatosensorius primarius et associativus për perceptim dhe
integrim sensitiv.
 Fib. corticospinales lidhin cortex motorius et premotorius me motoneuronin
inf. spinal për transmetimin në nivele ekzekutimi të lëvizjeve trunkale dhe
apendikulare.
 Fib. corticorubrales et corticoreticulares lidhin cortex motorius et
premotorius me nuc. ruber et reticulares truncales për modulim kortikal të
reflekseve ekstrapiramidale.
 Fib. parietopontinae lidhin cortex somatosensorius me nuc. pontis për
interferencë të perceptimit sensitiv në programet akseleruese cerebelare.
 Pars retrolentiformis caps. int. ndodhet lateralisht talamusit dhe prapa nuc.
lentiformis. Ka në përbërje:
 Radiatio optica lidh corpus geniculatum lat. dhe pulvinar me cortex visivus
primarius et associativus për perceptim dhe integrim të frekuencave vizive.
 Fib. occipitopontinae lidhin cortex visivus me nuc. pontis për interferencë
vizive në programet akseleruese cerebelare.
 Fib. occipitotectales lidhin cortex visivus me colliculus sup. për modulim viziv
të reflekseve tektospinale.
 Pars sublentiformis caps. int. ndodhet inferiorisht pars retrolentiformis caps. int.
dhe ka në përbërjen e saj:
 Radiatio acustica lidh corpus geniculatum med. me cortex auditivus për
perceptim dhe integrim të frekuencave sonore.
 Fib. temporopontinae lidhin cortex auditivus me nuc. pontis për interferencë
auditive në programet akseleruese cerebelare.
 Fib. temporotectales lidhin cortex auditivus me colliculus inf. për modulim
kortikal auditiv në reflekset tektospinale.
 Sistema associativum struktorohet nga: a. fibrae associativae breves, që lidhin unitete
morfo-funksional kortikal brenda girusit, si dhe giruse fqinjë me njëri-tjetrin; si dhe b.
fibrae associativae longae, që lidhin deri lobe kortikal me njëri-tjetrin. Fibrat e gjata
asociative grupohen në:
 Fasc. longitudinalis sup. lidh regjione kortikale të lobus frontalis, parietalis,
occipitalis dhe temporalis me njëri-tjetrin. Ai shtrihet në planin lateral të centrum
semiovale. Në të ndodhen:
 Fls 1 ndodhet dorsalisht dhe lidh gyrus parietalis sup. et med. me cortex
premotorius dhe ka si funksion rregullimin e lëvizjeve të kondicionuara.
 Fls 2 ndodhet në mes të fashikullit dhe lidh gyrus parietalis inf. dhe cortex
parietalis post. me cortex prefrontalis për përqendrim vëmendjeje, vetëkontroll
dhe memorizim veprimesh mekanike profesionale.
 Fls 3, emërtohet shpesh si fasciculus arcuatus dhe okupon planin ventral,
duke lidhur area Wernicke me area Broca, me mision përsëritjen e fjalës së
dëgjuar dhe memorizimin e saj.
 Fasc. longitudinalis inf. shtrihet në muret laterale të cornu occipitale et temporale
ventriculi lat. dhe lidh cotex visivus me cortex visivus associativus, duke lejuar

Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 2


Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

identifikimin e objekteve dhe portreteve, diferencimin e tyre dhe leximin. Dëmtimi


i kësaj zone pasohet nga agnosia visiva dhe alexia.
 Fasc. occipitofrontalis sup. ndodhet ndërmjet nuc. caudatus dhe corona radiata,
për të përfunduar në muret medialë të cornu occipitale ventriculi lat.. Ka si
funksion njohjen e hapësirës, ku zhvillohet aktiviteti jetësor i organizmit.
 Fasc. occipitofrontalis sup. ndodhet në planin lateral të centrum semiovale dhe
lidh cortex frontalis inf. me cortex visivus occipitalis. Ka funksion leximin e fjalës
dhe lidhjen e tyre me njëra-tjetrën, për ndjekjen e mendimit të hedhur në fjali.
 Fasc. occipitalis perpendicularis lidh cortex occipitalis ventrolateralis (ku
identifikohen objekte dhe portrete) me cortex occipitalis dorsolateralis (ku
perceptohen objekte në lëvizje). Ka si funksion ndjekjen vizive të objekteve në
lëvizje dhe leximin e frazës, duke ndjekur radhitjen e fjalëve në të.
 Systema commissuralis unifikon dy hemisferat me njëra-tjetrën, duke krijuar simetri
funksionale bilaterale të organizmit. Në të inkuadrohen:
 Corpus callosum okupon rreth 90% të fibrave komisurale interhemisferike dhe
ndodhet në thellësi të fissura longitudinalis cerebri, në spatium interhemispherica.
Pjesët e tij janë:
 Splenium corporis callosi është pjesa posteriore e trupit kalloz, që lidh
kortekset oksipitale me njëri-tjetrin.
 Truncus është pjesa e mesme, që lidh kortekset parietale dhe temporale të dy
anëve. Ndërmjet trungut dhe spleniumit ndodhet isthmus.
 Genu është pjesa anteriore e trupit kalloz, që lidh kortekset frontale të dy
anëve.
 Rostrum ndodhet nën rostrum dhe vijon në lamina terminalis. Lidh kortekset
orbitofrontale me njëri-tjetrin.
Radiatio corporis callosi është pjesë e centrum semiovale. Pjesët e tij janë:
 Tapetum radiationis corporis callosi vesh muret e ventrikujve lateralë dhe
është më i dukshëm në trigonum collaterale, cornu occipitale et temporale.
 Forceps minor (seu forceps frontalis) është rrezatimi kalloz, që përfundon në
kortekset mediale frontale.
 Forceps major (seu forceps occipitalis) është rrezatimi kalloz, që përfundon në
kortekset mediale oksipitale.
 Commissura ant. ndodhet në nivelin e lamina terminalis, që e ndan në dy pjesë:
 Pars ant. është pjesë ekstraventrikulare, ku kryqëzohen striat mediale të
trakteve olfaktore.
 Pars post. është pjesë intraventrikulare, që lidh kortekset anteriore temporale,
me funksione të njohjes vizive dhe modulimit të dhimbjes së mprehtë.
 Commissura post. nuk është pjesë e sistemit komisural kortikal. Ndodhet ndërmjet
corpus pineale dhe colliculus sup. Është kryqëzim i fibrave me origjinë në nuc.
ellipticus, colliculus sup. dhe pulvinar. Inkuadrohet në refleksin pupilar.
Fibrat autonome
Janë fibra korrelative të allocortex dhe juxtallocortex të lobit limbik. Këtu inkuadrohen:
 Fornix inkorporon fibra projektive, asociative dhe komisurale për lobet limbike me
funksione decizive në memorien permanente. Fillon në cornu temporales ventriculi
lat. si fimbria hippocampi, të cilat formojnë crus fornicis nën splenium corporis

Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 3


Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

callosi. Këmbëzat fornikale vijojnë nën truncus callosi si corpus fornicis, për tu
rindarë në collumna fornicis, në nivelin e septum pellucidum. Kolumnat ndahen në:
 Fibrae retrocommissurales që përfundojnë në corpora mammillaria.
 Fibrae precommissurales që përfundojnë në nuc. accumbens dhe nuc. septales.
Commissura hippocampi përbën sistemin e fibrave komisurale limbike dhe është mirë
i dukshëm ndërmjet splenium dhe corpus pineale, duke u emërtuar shpesh si lyra
davidis.
 Stria terminalis ndodhet në linjën talamo-kaudate nën v. thalamostriata sup. dhe lidh
nuc. amygdaloideus me cortex orbitofrontalis, si dhe me axis hypothalamo-pituitaro-
adrenal. Rrugë projektive e stresit, frikës dhe panikut, si dhe adaptimit endokrin ndaj
rrethanave, që i shkaktojnë ato.
 Stria medullaris ndodhen në bordin superomedial talamik. Fillojnë në nuc. septalis,
nuc. ant. thalami dhe nuc. lat. hypothalami, për të përfunduar në nuc. habenulares.
Nëpërmjet tractus habenulointerpedunculares, sistemi limbik ndërhyn në sistemin
retikular për të krijuar atonin muskulore gjatë REM-it, suprimimin e dhimbjes dhe
suprimimi agresivitetit të stresit.
 Fasc. prosencephali med. shtrihet në aksin median bazal të prozencefalonit dhe lidh
nuc. septales, cortex orbitofrontalis, cortex periamygdaloideus dhe cortex olfactorius
me nuc. lat. hypothalami, tegmentum mesencephali, deri në nuc. post. n. vagi. Zbret
influencën limbike dhe hipotalamike në formacionin retikular trunkal.
 Circuitus limbicus med. (Papez) inkuadrohet në ekspresivitetin biologjik të
emocioneve. Ai është qark kyç në përjetimin e tyre dhe memorizimin e rrethanave, që i
stimulojnë ato. Trajektorja e tij është: subiculum  hippocampus  corpora
mammillaria  nuc. ant. thalami  gyrus cinguli  fasciculus cinguli  cortex
entorhinalis.
 Ansa peduncularis fillon në cortex temporalis ant., cortex olfactor dhe corpus
amygdaloideum dhe përfundon në cortex orbitofrontalis me ndërmjetësinë e nuc.
mediodorsalis thalami. Inkuadrohet në funksionet njohëse dhe vendimmarrëse.
 Fibrae hypothalamo-thalamo-prefrontales e kanë origjinën në hypothalamus lat. dhe
përfundojnë në lobus prefrontalis me ndërmjetësinë e nuc. mediodorsalis thalami.
Integrohet në përqendrimin e vëmendjes dhe marrjen në kontroll të emocioneve.
 Fasc. cinguli ndodhet në planin subkortikal nga gyrus cinguli në cortex entorhinalis,
duke ndjekur harkun perikalozal. Lidh qendra të tonizimit emocional me memorizimin
spacial, tepër i rëndësishëm në aktivitetin profesional.
 Fasc. uncinatus lidh hipokampusin dhe trupin amigdaloid me korteksin orbitofrontal.
Në hemisferën dominante inkuadrohet në memorien deklamative, ndërsa në atë jo
dominante gjykimi i ngjarjeve të memorizuar dhe vetëvlerësimi i eksperiencës.
 Stria longitudinalis med. lidh gyrus paraterminalis me gyrus fasciolaris dhe stria
longitudinalis lat. lidh gyrus paraterminalis me gyrus dentatus, duke unifikuar
korteksin limbik.

Këndvështrim i përmbledhur i rrugëve transmetuese somatike brenda SNQ


Rrugët sensitive
Rrugët sensitive somatike ndahen në rrugë sensitive spinale dhe rrugë sensitive
kraniale.

Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 4


Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

Rrugët sensitive spinale


 Rrugë të sensibilitetit profund somatik janë:
 Proprioceptio voluntariis:
 Neuronum primum është unipolar dhe ndodhet në ganglion spinalis. Zgjatimi
dendritik përfundon si preso-, apo tensoreceptor. Zgjatimi aksonik formon:
 Fasc. gracilis regjioni medial i funiculus post. medullae spinalis.
 Fasc. cuneatus regjioni lateral i funiculus post. medullae spinalis.
 Neuronum secundum është në nuc. gracilis et cuneatus. Aksonet e tij kryejnë
decussatio lemniscorum, duke formuar lemniscus med., i cili ndodhet në zonën
qendrore ventrale të tegmentumit trunkal.
 Neuronum tertium ndodhet në nuc. VPL thalami dhe, nëpërmjet radiatio
centralis thalami në crus post. capsulae int. dhe corona radiata, arrijnë në ½
sup. gyri postcentralis dhe gyrus paracentralis post..
 Proprioceptio automatica:
 Neuronum primum është unipolar i ganglion spinalis. Zgjatimi periferik në
tenso- dhe presoreceptor. Zgjatimi aksonik përfundon në sub. grisea medullae
spinalis.
 Neuronum secundum ndodhet në:
 Nuc. dorsalis (Clark) ndodhet C8 – L3 dhe pret propriocepsion aksial. Ai
formon me aksonet e tij tr. spinocerebellaris post. në regjioni dorso-lateral
të funiculus lat. ipsilateral. Futet në cerebelum me pedunculus cerebelli inf.
dhe përfundon ipsilateral në paleocerebellum.
 Neuroni marginalis cornu ant. ndodhet L2 – S3 dhe pret propriocepsion
nga ekstremitetet inferiore. Aksonet kryqëzohen në commissura alba, duke
formuar tr. spinocerebellaris ant. në pjesën ventrolaterale të funiculus lat.
kontralateral. Në tegmentum truncalis ndodhet postero-lateralisht tr.
spinothalamicus dhe futet në pedunculus cerebelli sup., ku kryqëzohet për
të përfunduar në paleocerebellum.
 Nuc. cuneatus access. ndodhet lateralisht nuc. cuneatus dhe pret
propriocepsion cervikal. Aksonet formojnë tr. cuneocerebellaris, që futet
në cerebelum nëpërmjet pedunculus cerebelli inf., për të përfunduar në
paleocerebellum ipsilateralisht.
 Lamina VII C1-8 formon tr. spinocerebellaris rostralis transmeton
propriocepsion nga ekstremitetet superiore dhe futet në cerebelum
nëpërmjet pedunculus cerebelli inf., për të përfunduar ipsilateral në
paleocerebellum.
 Cornu post. me bërthamë ende të papërcaktuar, fillon tr. spinolivaris, që
pozicionohet ndërmjet funiculus lat. dhe funiculus ant. Ndodhet në gjithë
segmentet spinale dhe përfundon në nuclei olivaris medullae oblongatae.
 Rrugët e sensibilitetit superficial spinal:
 Neuronum primum është unipolar dhe ndodhet në ganglion spinalis. Zgjatimi
dendritik shkon në lëkurë për receptiv termo-algjezik. Aksoni shkon drejtpërdrejtë
në nuc. proprius për dhimbjen e mprehtë dhe temperaturën, me ndërmjetësinë sub.
gelatinosa për të arritur në nuc. proprius për dhimbjen kronike dhe prekjen.

Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 5


Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

 Neuronum secundum është në lamina III – IV (nuc. proprius). Aksonet pasi


kryqëzojnë planin median në commissura alba formojnë:
 Tr. spinothalamicus lat. ndodhet në regjionin ventral të funiculus lat.,
lateralisht cornu ant.. Në truncus cerebri ndodhet ndërmjet lemniscus med. dhe
lemniscus lat. Temperaturën e transmeton në nuc. VPL thalami, ndërsa
dhimbjen e mprehtë në nuc. post. thalami.
 Tr. spinothalamicus ant. ndodhet në pjesën dorso-laterale të funiculus ant.,
anterolateralisht cornu ant. Në tegmentum trunci cerebri fuzionohet me tr.
spinothalamicus lat. për të formuar tr. spinothalamicus (lemniscus spinalis).
Përfundon në nuc. non-specifici thalami.
 Neruoronum tertium ndodhet në nuc. VPL, post. dhe non-specifici thalami dhe
nëpërmjet radiatio centralis thalami përfundon në ½ sup. gyri postcentralis dhe
gyrus paracentralis post.
Rrugët sensitive kraniale
 Rrugët e sensibilitetit superficial të përgjithshëm dhe propriocepsionit:
 Neuronum primum është unipolar dhe ndodhet në ganglion trigemini, sup. vagi
dhe sup. glossopharyngei. Zgjatimi dendritik shkon në lëkurë dhe strukturat
oseomuskulore kraniale. Ndërsa zgjatimi aksonik në: a. nuc. spinalis n. trigemini
sjell termo-algjezi dhe b. nuc. princeps sjell taktilitet dhe propriocepsion.
Propriocepsioni arrin me ndërmjetësinë e c. nuc. mesencephalicus.
 Neuronum secundum ndodhet në nuclei trigemini dhe aksonet e tij formojnë:
 Tr. trigeminithalamicus ant. është kontralateral, pasi fibrat kryqëzohen në
tegmentum. Ndodhet ndërmjet lemniscus med. dhe tr. spinothalamicus.
Përfundon në nuc. VPM thalami. Përcjell sensibilitetin e kokës.
 Tr. trigeminothalamicus post. është ipsilateral dhe ndodhet posteriorisht pjesës
laterale të tr. spinothalamicus. Përcjell ndjeshmërinë e hapësirës së gojës.
 Neuronum tertium ndodhet në nuc. VPM thalami dhe përfundon në ½ inferiore të
gyrus postcentralis, nëpërmjet radiatio centralis thalami, që fillon në crus post.
capsulae int..
 Rrugët e sensibilitetit special (shqisor) janë:
 Rruga statike (e ekuilibrit):
 Neuronum primum është bipolar dhe ndodhet në ganglion vestibuli. Zgjatimi
dendritik arrin në receptorët statikë të organit të ekuilibrit. Zgjatimi aksonik i
bashkëngjitet n. vestibulocochlearis.
 Neuronum secundum ndodhet në nuc. vestibulares dhe formojnë si rrugë
ngjitëse lemniscus lateral, i cili ndodhet lateralisht lemniscus spinalis.
 Neuronum tertium ndodhet në nuc. VPI thalami dhe aksonet ja bashkëngjit në
nivelin e crus post. capsulae int. në radiatio centralis thalami, për të arritur në
pjesën inf. të gyrus postcentralis (are 2) dhe gyrus insularis longus (area 16).
 Rruga akustike (e dëgjimit):
 Neuronum primum është bipolar dhe ndodhet në ganglion cochleares.
Zgjatimi dendritik arrin receptorët në organum spirale, ndërsa zgjatimi aksonik
përfshihet në përbërje të n. vestibulocochlearis.

Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 6


Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

 Neuronum secundum ndodhet në nuc. cochleares dhe drejtpërdrejtë, apo me


ndërmjetësinë e nuc. olivares, corpus trapezoideum, apo lemniscus lat.,
inkuadrohet në lemniscus lat..
 Neuronum tertium ndodhet në colliculus inf., apo corpus geniculatum med.
dhe i përfshin aksonet në pars sublentiformis në radiatio acustica, për të arritur
në gyri transversi (Heschl).
 Rruga vizive (e shikimit):
 Neruonum primum është bipolar dhe ndodhet në retinë. Zgjatimi dendritik
shkon në receptorët fotonikë.
 Neuronum secundum ndodhet në cellulae ganglionares retinae dhe formon n.
opticus.
 Neuronum tertium ndodhet në corpus geniculatum lat. dhe pulvinar thalami.
Aksonet e tij formojnë në pars retrolentiformis të kapsulës interne radiatio
optica, për të rritur korteksin viziv.
 Rruga gustatore (e shijes):
 Neruonum primum ndodhet në ganglion geniculi chordae tympani, petrosum
glossopharyngei dhe nodosum vagi, me zgjatime dendritike që shkojnë drejt
receptorëve papilarë. Zgjatimi aksonik inkuadrohet në nervat e mësipërm.
 Neuronum secundum ndodhet në nuc. solitarius, për të formuar me
ndërmjetësinë e nuc. parabrachialis, tractus centralis tegmentalis, i cili
përfundon në nuc. VPMpc thalami.
 Neuronum tertium i bashkëngjit aksonet e tij në crus post. thalami, në radiatio
centralis, për të përfunduar në operculum parietalis dhe insula.
 Rruga olfaktore (e nuhatjes):
 Neuronum primum është bipolar dhe ndodhet në area olfactoria. Zgjatimet
aksonike formojnë fila olfactoria.
 Neuronum secundum janë qeliza mitrale dhe ndodhen në bulbus olfactorius.
Zgjatimet aksonike të tyre formojnë tr. olfactorius.
 Neuronum tertium ndodhet në cortex olfactorius dhe me ndërmjetësinë e
cortex entorhinalis, i transmeton me:
 Fasc. uncinatus në cortex orbitofrontalis postero-lateral, për diskriminim.
 Hippocampus për memorizim.
Rrugët motorike
Ndahen në rrugë piramidale, me origjinë në korteks dhe iniciuese të lëvizjeve; si dhe
rrugë ekstrapiramidale, me origjinë subkortikale dhe moduluese të lëvizjes.
Rrugët piramidale
Përbëhen nga motoneuronum sup. me origjinë në korteks dhe motoneuronum inf. me
origjinë në katin ekzekutiv. Ato formojnë tr. pyramidalis, i cili formohet nga:
 Fibra ekzekutive motorike janë:
 Fibrae corticospinales e kanë origjinën në cortex motorius et premotorius dhe
përfundimin në cornu ant. medullae spinalis. Trajektorja e tyre është:
 Corona radiata në fqinjësi me radiatio centralis thalami.
 Capsula interna në crus post..
 Pedunculus cerebri ndodhen ndërmjet fibrae occipito-temporopontinae dhe
fibrae corticonucleares.
Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 7
Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

 Basis pontis janë të shpërndara në ishuj nga fibrae pontocerebellares.


 Basis bulbi formojnë pyramis dhe kryejnë decussatio pyramidum, duke
formuar:
 Tr. corticospinalis lat. inkorporon fibra të kryqëzuara dhe ndodhet në
pjesën postero-mediale të funiculus lat., për të përfunduar në
motoneuronum inf..
 Tr. corticospinalis ant. inkorporon fibra të pa kryqëzuara dhe ndodhet në
funiculus ant. në të dy anët e fisurës mediane. Kryqëzohet 2 – 3 segmente
para përfundimit në motoneuronin inferior, në commissura alba spinalis.
 Fibrae corticonucleares kanë origjinë të njëjtë me fibrat kortikospinale dhe
përfundim në motoneuronin inferior të nuc. motorici nn. craniales. Trajektorja
është:
 Corona radiata në regjionin e radiatio centralis thalami.
 Capsula int. në genu capsulae int..
 Pedunculus cerebri ndodhet ndërmjet fibrae frontopontinae dhe
corticospinales.
 Tegmentum bulbo-pontinum bën kryqëzim për të përfunduar në nuc. nn.
craniales. Në nuc. facialis ½ sup. ka inervim bilateral, ndërsa ½ inf. vetëm
kotralateral.
 Fibra interferuese në funksionet ekstrapiramidale janë:
 Fibrae corticorubrales nisen nga korteksi motor dhe premotor me destinacion
modulimin e programeve cerebelare, që mbërrijnë në nuc. ruber. Trajektorja është:
 Corona radiata në regjonin posterior të radiatio thalami ant..
 Capsula int. në crus ant., në fqinjësi me genu.
 Përfundojnë në ⅔ inferiore të nuc. ruber ipsilateral.
 Fibrae corticopontinae përshijnë:
 Fibrae frontopontinae e kanë origjinën në cortex oculomotorius, motorius dhe
premotorius dhe zbresin në corona radiata (në fqinjësi me radiatio thalami
ant.), në crus ant. capsulae int., në pjesën mediale të pedunculus cerebri, në
fqinjësi me fibrae corticospinales. Ato përfundojnë në:
 FRPP për lëvizjen e vullnetshme të syve.
 Nuc. reticulares pontis për interferencë kortikale në reflekset
antigravitacionale të tr. reticulospinalis med..
 Nuc. reticulares bulbi për interferencë kortikale në reflekset
progravitacionale të tr. reticulospinalis lat..
 Nuclei pontis i transmetojnë frekuencat piramidale në neocerebellum,
nëpërmjet fibrae pontocerebellaris, për përpunimin e programeve
akseleruese cerebelare në lëvizjet piramidale.
 Fibrae parietopontinae e kanë origjinën në cortex somaotsensorius dhe zbret
në fqinjësi me fibrae corticospinales, me destinacion cerebelumin për
programet e tij akseleruese.
 Fibrae occipitopontinae e kanë origjinën në cortex visivus dhe zbret në corona
radiata, në fqinjësi me radiatio thalami post., për të hyrë në pars
retrolentiformis të capsula int.. Në pedunculus cerebri, okupon pjesën laterale,
së bashku me fibrae parietopontinae dhe temporopontinae, në fqinjësi mediale
Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 8
Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

me tr. corticospinalis. Këto fibra përfundojnë në nuc. pontis, për t’u integruar
në programet akseleruese të cerebelumit, nëpërmjet fibrae pontocerebellares.
 Fibrae temporopontinae e kanë origjinën në cortex auditivus dhe visivus
associativus të lobit temporal. Zbret në corona radiata, paralel me radiatio
thalami inf., për të përshkuar pars sublentiformis capsulae int.. Më tej
shoqëron fibrae occipitopontinae deri në bërthamat pontine, për të transmetuar
frekuencat drejt neocerebelumit me fibrae pontocerebellares.
Rrugët ekstrapiramidale
Përfshijnë tracti extrapyramidales, që nisen nga qendra subkortikale për ekuilibrimin e
dinamikës piramidale. Në to përfshihen:
 Tr. rubrospinalis e ka origjinën në ⅔ inferiore të nuc. ruber, e cila pret frekuenca nga
paleocerebellum contralateralis. Fibrat e tij kryqëzohen në regjionin ventral të
tegmentum mesencephali dhe pozicionohen medialisht tr. spinocerebellaris ant.. Këtë
raport e ruajnë dhe në funiculus lat. të palcës, ku pozicionohen në pjesën
anteromediale të këtij funikuli, për të përfunduar në cornu ant. të substancës gri
spinale.
 Tr. tectospinalis fillon në lamina tecta mesencephali dhe ka si funksion zbritjen drejt
palcës të reflekseve somatomotore audio-vizive. Futet nga tektumi në tegmentumin e
mezencefalonit, duke u kryqëzuar në regjionin dorsal të tij, për të zbritur anteriorisht
fasc. longitudinal med.. Në palcën e kurrizit ndodhet në funiculus ant., ndërmjet tr.
corticospinalis ant. dhe cornu ant. të substancës gri spinale. Ai përfundon në
bërthamat e cornu ant..
 Fasc. longitudinalis med. e ka origjinën në nuc. interstitialis. Fibrat e tij bëjnë
kryqëzim të pjesshëm, duke e paisur secilin fashikull me fibra bilaterale. Ndodhet në
regjionin dorsal të tegmentumit trunkal, ndërmjet fasc. longitudinalis dorsal dhe tr.
tectospinal. Në palcën e kurrizit ndodhet në funiculus ant., posteriorisht tr.
tectospinalis, për të përfunduar në cornu ant. të segmenteve cervikale. Koordinon
lëvizjen e syve me lëvizjet e kokës.
 Tr. reticulospinalis med. e ka origjinën në nuc. reticulares pontis dhe zbret ipsilateral,
duke u vendosur në funiculus ant. të palcës, ndërmjet fasc. longitudinalis med. dhe
basis cornus ant. të fluturës spinale. Përfundon në γ motoneuron për tonus muskulor
dhe α motoneuron për tonus antigravitacional.
 Tr. reticulospinalis lat. e ka origjinën në nuc. reticulares medullae oblongata dhe
është bilateral. Ai zbret në palcë në funiculus lat. ndërmjet basis cornus ant. dhe cornu
lat. të fluturës spinale. Përfundon në γ motoneuron për ruajtjen e tonusit muskulor në
lëvizje flektive dhe α motoneuron për çlirim të lëvizjeve piramidale flektive.
 Tr. vestibulospinalis lat. e merr origjinën nga nuc. vestibulares (me përjashtim të nuc.
vestibularis med.) dhe zbret ipsilateral në regjionin antero-lateral të funiculus ant., për
reflekse të ekuilibrit statik.
 Tr. vestibulospinalis med. e merr origjinën në nuc. vestibularis med. dhe është
bilateral. Ai ndodhet ndërmjet funiculus ant. dhe funiculus lat. dhe transmeton tonus
antigravitacional për muskulaturën e qafës.
 Tr. olivospinalis është i diskutueshëm në ekzistencën e tij. Mendohej se ndodhej
lateralisht radices ant. nn. spinales dhe kish si funksion balancimin e refleksve
vestibulospinale mediale.
Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 9
Substanca e bardhë telencefalike dhe traktet e SNQ

Gëzim XHEPA Neuroanatomi Page 10


Hapësirat e qarkullimit të LCS

Këndvështrim i përmbledhur i strukturës morfologjike të


qarkullimit të lëngut truno-shpinor

Hapësira ependimale
Spatium ependymalis emërtohet nga ependyma, veshja neuroepiteliale të mureve të saj.
Në të prodhohet dhe qarkullon LCS, që ka si funksion:
 Komunikim i kontrolluar ndërmjet SNQ dhe gjakut.
 Shërben si skelet hidrik për strukturat e SNQ.
 Ruan homeostazën biologjike të SNQ.
 Qarkullim mediatorësh funksionalë brenda SNQ.
Konfigurimi makroanatomik i hapësirës ependimale
Barkushet laterale
Ventriculus lateralis përbëhet nga:
 Cornu frontale ventriculi lateralis shtrihet nga foramen intervenentriculare deri në
fqinjësi me polus frontalis dhe kufizohet nga:
 Genu corporis callosi e kufizon sipër dhe para.
 Septum pellucidum i qëndron medialisht.
 Caput nuclei caudati formon murin lateral.
 Pars centralis ventriculi lateralis shtrihet nga foramen interventriculare deri në
splenium corporis callosi dhe kufizohet nga:
 Truncus corporis callosi formon tavanin.
 Corpus fornicis e kufizon medialisht.
 Thalamus formon pjesën infero-mediale të dyshemesë.
 Corpus nuclei caudati ndodhet inferiorisht.
 Corona radiata i kufizon lateralisht.
 Trigonum collaterale ventriculi lateralis është regjioni nën splenium corporis callosi.
Kufizohet nga:
 Splenium corporis callosi formon tavanin e trigonit.
 Crus fornicis e kufizojnë trekëndëshin medialisht.
 Pulvinar thalami dhe apertura cornus temporale formojnë dyshemenë e trigonit.
 Corpus nuclei caudati e kufizon lateralisht.
 Apertura cornus occipitale shfaq vijueshmërinë posteriore të ventrikulit.
 Cornu occipitale ventriculi lateralis është vijim posterior i trigonit kolateral. Ai
kufizohet nga:
 Forceps major formon tavanian e regjionit.
 Radiatio optica e kufizon lateralisht.
 Calcar avis formon murin medial të këtij briri.
 Cornu temporale ventriculi lateralis është vijim inferior i trigonit kolateral dhe
kufizohet nga:
 Radiatio corporis callosi formon tavanin, duke u emërtuar tapetum.
 Radiatio optica e kufizon lateralisht.
 Eminentia collateralis formon dyshemenë e tij.
 Hippocampus i qëndron medialisht.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 1


Hapësirat e qarkullimit të LCS

Tela choroidea ndodhet në dyshemenë e cornu temporale, trigonum collaterale dhe pars
centralis ventriculi lateralis.
Barkushja e tretë
Ventriculus tertius është e çara mediane e diencefalonit, që komunikon me ventrikujt
lateral nëpërmjet foramen interventriculare dhe me ventrikulin e katërt nëpërmjet aqueductus
cerebri. Muret e saj janë:
 Paries ant. formohet nga lamina terminalis, që anash fiksohet në foramen
interventriculare, sipër në rostrum dhe poshtë përfundon në chiasma optica. Në të
mbështeten:
 Collumna fornicis.
 Commissura ant. përshkohet nga lamina terminale, duke u ndarë në një pjesë
intraventrikulare dhe një pjesë extraventrikulare.
 Recessus triangularis kufizohet nga collumnae fornicis dhe commissura ant..
 Paries inf. formohet nga hypothalamus. Në të diferencohen:
 Recessus supraopticus.
 Recessus infudibuli.
 Tuber cinereum.
 Parietes laterales formohen nga faqet mediale talamike dhe zona periventrikulare
hipotalamike. Në të ndodhen:
 Sulcus hypothalamicus shënon ndarjen e talamusit nga hipotalamusi.
 Foramen interventriculare kryen komunikimin e ventrikulit të tretë me ata lateralë.
 Adhezio interthalamica është bandë fibrash komisurale në pjesën antero-inferiore
të talamusit.
 Tegmen ventriculi III formohet nga tela choroidea ventriculi tertii.
 Paries post. formohet nga glandula pinealis dhe mesencephalon. Në të ndodhen:
 Recessus pinealis ndërmjet commissura habenularum dhe commissura post..
 Apertura diencephalica aqueducti cerebri.
Tela choroidea ventriculi tertii shtrihet nga foramen intervetriculare në commissura
habenularum.
Ujësjellësi i trurit
Aqueductus cerebri ndodhet në mezencefalon dhe lidh ventriculus tertius me ventriculus
quartus. Nuk ka ind koroid.
Barkushja e katërt
Ventriculus quartus lidh aqueductus cerebri me canalis centralis. Atij i qëndron
anteriorisht pons dhe medulla oblongata, ndërsa posteriorisht cerebellum. Muret e tij janë:
 Paries ant. emërtohet fossa rhomboidea. Ajo shfaq këto linja morfologjike ndarëse
për relievin e saj:
 Sulcus medianus e ndan në dy gjysma laterale simetrike.
 Sulcus limitans fillon këndin inferior të gropës dhe përfundon në fovea sup..
 Striae medullares ventriculi quarti janë fibra transversale nervore të rrugës
akustike, që ndajnë trigonum pontinum nga trigonum bulbaris.
Formacionet e formuara nga linjat morfologjike të mësipërme janë:
 Eminentia medialis ndodhet ndërmjet sulkusit median dhe atij limitans. Në të
diferencohen:

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 2


Hapësirat e qarkullimit të LCS

 Trigonum hypoglossi (ose ala alba interna) ndodhet në ekstremitetin inferior të


eminencës mediane.
 Colliculus facialis ndodhet në eminencë mediane, mbi striae medullares.
 Eminentia paramedialis ndodhet lateralisht sulkusit limitans dhe shfaq:
 Area postrema okupon ekstremitetin inferior të kësaj eminence.
 Trigonum nervi vagi, seu ala cinerea ndodhet supero-lateralisht areas
postrema, e ndarë nga kjo e fundit nga funiculus separans.
 Area vestibularis, seu ala alba externa ndodhet në ekstremitetin superior
bulbar të eminencës paramediane.
 Tuberculum acusticum ndodhet lateralisht areas vestibulare, në këndin lateral të
gropës rombike.
 Locus caeruleus ndodhet në ekstremitetin rostral të kësaj eminence.
 Obex ndodhet në këndin inferior, si strehë posteriore mbi hapjen e kanalit central.
 Parietes lat. formohen nga:
 Pedunculi cerebellares sup. formojnë muret lateralë të trigonit pontin.
 Pedunculi cerebellares inf. formojnë muret lateralë në ⅓ e mesme të ventrikulit.
 Funiculi post. formojnë muret lateralë në ⅓ inferiore të ventrikulit.
 Tegmen ventriculi quarti formohet nga:
 Velum medullare sup. fiksohet në dy pedunkujt cerebelarë superiorë. Kjo velë
suspendohet në mezencefalon frenulum veli medullaris.
 Nuc. fastigii dhe pedunculi cerebellares med. formojnë ⅓ e mesme të çatisë.
 Velum medullare inf. formon ⅓ inferiore të çatisë së ventrikulit.
Komunikimet e ventrikulit të katërt
 Aqueductus cerebri ndodhet në këndin superior të ventrikulit.
 Canalis centralis ndodhet në këndin inferior të ventrikulit.
 Apertura mediana (Magendie) vë në komunikim ventrikulin me cisterna
cerebellomedullaris.
 Aperturae laterales (Luschka) vë në komunikim ventrikulin me cisterna
cerebellopontina.
Tela choroidea ventriculi quarti ndodhet nën velum medullare inf..
Kanali qendror i palcës së kurrizit
Canalis centralis medullae spinalis ndodhet në qendër të palcës së kurrizit, i rrethuar nga
substanca gri e palcës. Ky përfundon me ventriculus terminalis, në conus medullaris.

Hapësirat intermeningeale
Sistemi mbrojtës i SN:
 Cranium et columna vertebralis janë kasa kockore për trurin dhe palcën e kurrizit.
 Meningis cerebralis et spinalis krijojnë hapësirë hermetik me mure të lëmuar ndërmjet
SNQ dhe kasave skeletike.
 Liquoris cerebrospinalis mjedis pezullie që mbush hapësirën intermeningeale.
Meninges ndahen në:
 Pachimeninx është cipa e trashë dhe emërtohet dura mater.
 Leptomeninges janë cipat e holla, ku përfshihen:
 Pia mater është cipa e hollë, apo delikate.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 3


Hapësirat e qarkullimit të LCS

 Arachnoidea mater është cipa në formën e rrjetës së merimangës.


Dura mater
Dura mater cranialis formohet nga laman periostalis durae matris dhe lamina
menigealis durae matris. Nga shkëputja e këtyre laminave formohen:
 Processi durae matris cranialis janë:
 Falx cerebri ndodhet në fissura longitudinalis cerebri, duke ndarë hemisferat nga
njëra-tjetra.
 Tentorium cerebelli ndan trurin e vogël nga lobet oksipitale të trurit të madh. Ai e
ndan hapësirën karaniale në spatium supratentoriale dhe infratentoriale.
 Falx cerebelli ndan hemisferat e trurit të vogël nga njëra-tjetra.
 Diaphragma sellae ndan fossa hypophysialis nga fossa cranii media.
 Sinus durae matris janë:
 Sinus durae matris spf. janë sinuse, që mbështeten në calvaria crani. Në to
përfshihen:
 Sinus sagittalis sup. ndodhet në trajektoren e origjinës së falx cerebri.
 Sinus occipitalis ndodhet në origjinën e falx cerebelli.
 Sinus transversus ndodhet në buzën posterior të tentorium cerebelli.
 Sinus sigmoideus ndjek trajektoren gjarpërushe në formën e germës “S”, të
suturave lidhëse ndërmjet kockës parietale dhe pjesës mastoide të temporales,
nga njëra anë, me kockën oksipitale përkundrejt tyre.
 Sinus durae matris intermedii janë sinuse në thellësi të fisurës ndarëse të
hemisferave. Në to përfshihen:
 Sinus sagittalis inf. ndodhet në buzën e lirë të falx cerebri.
 Sinus rectus ndodhet në linjën mediane të takimit të falx cerebri me tentorium
cerebelli.
 Sinus durae matris basales ndodhen në basis cranii int.. Në to përfshihen:
 Sinus cavernosus rrethon shalën turke të kockës sfenoidale. Ai paraqitet si
pleks i dendur venoz, që i jep pamjen kavernoze, të ndarjes së dhomave të
mbushura me gjak.
 Sinus sphenoparietalis ndjek buzën posteriore të ala minor sphenoidei dhe
derdhet në sinus cavernosus.
 Sinus petrosus sup. ndodhet në buzën anteriore të tentorium cerebelli, në linjën
e fiksimit të tij në buzën e sipërme të pars petrosa ossis temporale.
 Sinus petrosus inf. ndodhet në lidhjen ndërmjet trupit të kockës oksipitale dhe
pjesë petroze të kockës temporale.
Dura mater spinalis përbëhet vetëm nga lamina meningealis durae matris, pasi këtu
mungon lamina periostale. Në foramen magnum vijon me laminën menigeale të durës kraniale,
duke u fiksuar në periostin e C2 – C3. Poshtë fiksohet në filum terminale. Anash në foramina
intervertebrales nëpërmjet mëngësh durale që shoqërojnë nervat spinal.
Spatia peridurales
 Spatium epiduralis diferencohet në:
 Spatium epiduralis cranialis është virtual. Ai bëhet real vetëm në hematomat
epidurale.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 4


Hapësirat e qarkullimit të LCS

 Spatium epiduralis spinalis është real dhe në të ndodhet ind lidhor i shkrifët dhe
plekse venoze spinale.
 Spatium subduralis është i njëjtë në hapësirën kraniale dhe spinale. Ai është një
hapësirë fine ndërmjet lamina meningealis durae matris dhe arachnoidea matris.
Pia mater
Strukturohet nga:
 Lamina int. piae matris shoqërizon enët e gjakut në materien trunore dhe formon këto
struktura të barriera haematoencephalica:
 Lamina piaglialis rruan homeostazën intersticiale të materies trunore.
 Tela choroidea prodhon liquor cerebrospinalis në hapësirat ependimale.
Barriera mungon në organi circumventriculares, të cilët janë: organum
subfornicale, organum vasculosum laminae terminalis, neurohypophysis,
eminentia mediana hypothalami, epiphysis, organum subcommissurale dhe area
postrema.
 Lamina ext. piae matris stabilizon pian në sipërfaqen e materies trunore dhe fikson
araknoiden, që fluktuon në LCS. Fiksimi i araknoies bëhet nëpërmjet:
 Trabeculae laminae ext. piae matris cranialis bëjnë fiksim difuz në gjithë
sipërfaqen cerebrale.
 Ligamneti denticulati spinalis fiksojnë araknoiden spinale dhe fiksohen në
laminën meningeale durale, duke mbajtur palcën e kurrizit në aks.
Arachnoidea mater
Strukturohet nga fibra elastike dhe të kolagjenit, që formojnë një strukturë në trajtën e
rrjetës së merimangës, që ndjek me besnikëri laminën meningeale durale dhe që formon ndërmjet
vetes dhe laminës epipialis spatium subarachnoidalis, i cili në regjione sulkuses, fisurash dhe
gropash formon cisternae subarachnoideae, ku më kryesoret janë:
 Cisterneae subarachnoideae med. janë:
 Cisternae anterior truncalis et ventrales cerebralis janë:
 Cisterna premedullaris ndodhet përpara palcës së zgjatur.
 Cisterna prepontina ndodhet përpara ponsit.
 Cisterna interpeduncularis ndodhet përpara mezencefalonit.
 Cisterna chiasmatica ndodhet përreth kiazmës optika.
 Cisternae posterior rombencephalicae et dorsales prosencephalicae janë:
 Cisterna cerebellomedullaris (cisterna magna) ndodhet ndërmjet cerebelumit
dhe bulbusit.
 Cisterna cerebellaris sup. ndodhet ndërmjet cerebelumit dhe tentoriumit të tij.
 Cisterna ambiens ndodhet ndërmjet incizurës së tentoriumit dhe
mezencefalonit.
 Cisterna pericallosa ndodhet ndërmjet falksit cerebral dhe trupit kalloz.
 Cisterna lumbalis ndodhet ndërmjet L2, ku përfundon konusi medular dhe S2, ku
përfundon sakusi dural spinal. Këtu aplikohet punctio lumbaris për ekzaminimin e
LCS.
 Cisternae subarachnoideae lat. janë:
 Cisterna cerebellopontina ndodhet ndërmjet brakia pontis dhe hemisferave
cerebelare.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 5


Hapësirat e qarkullimit të LCS

 Cisterna fossae lat. cerebri (cisterna Sylvi) ndodhet ndërmjet polit temporal dhe
lobit frontal të trurit të madh.

Lëngu truno-shpinor dhe qarkullimi i tij


Liquor cerebrospinalis krijon mikromjedisin biologjik homeostatik për materien trunore.
Ai ka si funksion:
 Është mjedis pezullie për materien trunore, duke e reduktuar peshën e SNQ nga 1400
– 1500gr në 50gr.
 Është mikromjedis homeostatik, ku kryen proceset metabolike neuronale.
 Është mjedis biokimik integrues funksional, nëpërmjet qarkullimit të
neurosekretorëve.
 Është mjedis ekstradues i mbeturinave të metabolizmit celular, duke ruajtur një
mjedis të pastër dhe komfort vital për materien trunore.
 Është mjedis imunitar për SNQ, duke importuar nga gjaku elementë qelizor dhe
biokimik imunitar në momente agresioni biologjik.
Parametrat fizikë të LCS
Parametrat fizikë të LCS vlerësojnë normalitetin e qarkullimit të tij. Këto parametra janë:
 Presioni hidrostatik i LCS është 5 – 7cm H2O.
 Volumi i LCS është 135ml.
 Intesiteti i prodhimit të LCS është 400ml/24h, ose 0.35ml/min.
 Prodhimi i LCS është në parimin fizik e “rubinetës”, ku lëngjet lëvizin nga mjedise
me presion më të lartë hidrostatik (TA 80 – 120mm Hg) në mjedise me presion më të
ulët (hapësira ependimale dhe intersticial 5 – 7 cm H2O).
 Rikthimi i LCS në gjak bëhet në nivelin e granulationes arachnoideae të sinus
sagittalis sup., që krijojnë foveolae granulares. Ky rikthim bëhet për shkak të
gradientit të presionit nga 5 – 7cm H2O në LCS, në 3 – 6 cmH2O në sinusin sagital
superior.
Qarkullimi i LCS
Tela choroidea  Ventriculus lateralis  Foramen interventriculare (Monro) 
Ventriculus tertius  Aqueductus cerebri  Ventriculus quartus  Apertura mediana
(Magendie) et Apertura lateralis (Luschka)  Cisterna cerebellomedullaris et Cisterna
cerbellopontina  Spatium subarachnoideum  Granulationes arachnoideae  Sinus sagittalis
superior.
Bllokimi i qarkullimit të LCS bëhet nga shkaqe kongjenitale agenezie, apo tumore beninje
dhe malinje në trajektoren e qarkullimit të tij, që mund të jenë prezente në: foramen
interventriculare (glioma, apo cyst colloidalis); ventriculus tertius (glioma chiasmatica, gliosis
subependimalis, apo craniopharyngeoma); regio pinealis (tumore të gjëndrës); aqueductus
cerebri (stenosis aqueducti, atresia aqueducti, gliosis subependimalis, apo glioma
periaqudeuctalis); ventriculus quartus (medulloblastoma, ependimoma, astrocytoma, apo cysti
Dandy-Walker); aperturae ventriculi quarti (arachnoiditis, apo hernatio cerebellaris); si dhe
sinus sagittalis sup. (arachnoiditis, haemorrhagia cerebralis, apo trombosis sinus sagittalis sup.).
Pasojë e ndërprerjes së qarkullimit është hydrocephalus, e cila mund të jetë:

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 6


Hapësirat e qarkullimit të LCS

 Hydrocephalus congenitalis është prezente në lindje nga një problem në zhvillimin


embrional dhe shfaqet me zmadhim të kraniumit cerebral, zgjerim të hapësirave
ependimale, si dhe atrofi të materies cerebrale.
 Hydrocephalus patologicus është pasojë e një patologjie pas lindjes dhe, nëse ndodh
në adultë pas kokëzimit të kafkës, nuk ka rritje të kraniumit, por shoqërohet me rritje të
presionit hidrostatik të LCS, zgjerim të hapësirave ependimale, si dhe atrofi cerebrale.
Trajtimi bëhet me shunte nga hapësirat ependimale në hapësira me presion hidrostatik më
të ulët se presioni i LCS.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 7


Vaskularizimi i SNQ
Këndvështrim i përmbledhur i vaskularizimit të SNQ
Palca e kurrizit
Vaskularizimi arterial i medulla spinalis
 Aa. longitudinales spinalis janë tre, një çift posterior dhe një arterie anteriore:
 Aa. spinales post. e kanë origjinën në pjesën kraniale të a. vertebralis. Futen në
kanalin vertebral nëpërmjet foramen magnum dhe zbresin gjatë gjithë gjatësisë së
palcës të pozicionuara medialisht radicis post. nn. spinales. Vaskularizojnë
sektorin posterior të palcës prej 120⁰.
 Aa. spinalis ant. e ka origjinën në a. vertebralis. Në trajektoren zbritëse drejt
foramen magnum bashkohet me arterien e anës së kundërt, duke formuar një degë
unike, që shtrihet përgjatë gjithë palcës në fissura longitudinalis ant.. Vaskularizon
sektorin anterior prej 240⁰.
 Aa. radiculares dalin nga arterie regjionale të trungut dhe janë segmentare. Në regio
cervicalis janë çifte dhe dalin nga a. cervicalis asc., a. cervicalis prof. dhe a.
vertebralis. Ndërsa, në regio thoracalis et lubaris, janë teke, kryesisht të majta dhe
dalin nga aa. intercostales post. dhe aa. lumbares (L1 – L2). Secila nga arteriet
radikulare mund të jetë brenda kanalit vertebral a. radicularis ant., a. radicularis, ose
mund të ndahet në a. radicularis ant. dhe a. radicularis post..
 Aa. radiculares ant. janë 0 – 6 çifte cervikale, 2 – 4 arterier torakale zakonisht të
majta, si dhe 1 – 2 lumbare (njëra prej të cilave a. radicularis magna).
 Aa. radiculares post. janë 10 – 23 arterie me një prodiminancë të majtë jo aq të
theksuar sa anterioret.
Topografia vaskularizuese e seksionit segmentar spinal:
 A. sulcalis ant. ndodhet në fissura mediana ant. dhe shpon murin e majtë, apo të
djathtë të kësaj fisure, duke vaskularizuar cornua ant. et lat., si dhe regjionet e thella të
funiculi ant. et lat..
 A. spinalis post. vaskularizon cornu post. dhe funiculus post..
 Vasocorona spinalis vaskularizojnë pjesën periferike të funiculus lat..
Drenimi venoz spinal
Drenimi segmentar bëhet në truncus venosus spinalis ant. dhe trunci venosi spinales
post., të cilët drenojnë në:
 Vv. radiculares ant. janë 6 – 11 në numër dhe drenojnë në plexus venosus epiduralis.
Më e madhja ndër to është vena radicularis magna.
 Vv. radiculares post. janë 5 – 10 dhe drenojnë në plexus venosus epiduralis.
Plexus venosus epiduralis (plexus venosus vertebralis internus) përbëhet nga dy ose më
shumë canales venosi ant. et post., që drenojnë me vv. pediculatae në plexus venosus vertebralis
ext.. Pleksi ekstern drenon në vv. lumbares, vv. intercostales post., v. cervicalis asc. dhe v.
cervicalis prof..
Trungu cerebral
Vaskularizimi arterial
Truncus cerebri vaskularizohet nga pars intracranialis a. verterbralis, e cila fuzionohet
në nivelin e ponsit me arterien e kundërt në a. basilaris. Në nivelin e mezencefalonit rindahet në
a. cerebri post..
 Medulla oblongata vaskularizohet nga degë të a. vertebralis:

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 1


Vaskularizimi i SNQ
 A. spinalis post. vaskularizon nuclei et fasciculi gracilis et cuneatus dhe
pedunculus cerebelli inf..
 A. spinalis ant. vaskularizon pyramis, lemniscus med., nuc. olivaris accessorius
med., nuc. n. hypoglossi, nuc. post. n. vagi dhe nuc. solitarius.
 Rr. bulbares a. vertebralis vaskularizojnë nuc. olivaris princeps et accessorius
post., nuc. n. trigemini, tr. cerebellares dhe tr. spinotalamicus.
 A. cerebelli inf. post. vaskularizon pedunculus cerebelli inf..
 Pons vaskularizohet nga degë të a. basilaris:
 A. cerebelli inf. ant. vaskularizon tegmentum caudalis pontis.
 Aa. centrales posteromediales pontis vaskularizojnë basis pontis et lemniscus
med..
 Aa. circumferentiales breves pontis vaskularizojnë brachia pontis.
 Aa. circumferentiales longae pontis vaskularizojnë tegmentum posterolateralis
pontis.
 A. cerebelli sup. vaskularizon tegmentum rostralis pontis.
 Mesencephalon vaskularizohet nga degë të a. cerebri post. dhe a. cerebelli sup.:
 Aa. paramedianae mesencephali janë degë të a. cerebri post. dhe a. communicans
post.. Ato vaskularizojnë fossa interpeduncularis dhe pjesët mediale të pedunculus
cerebri, si dhe regjionin media të tegmentum mesencephali, deri në aqueductus
cerebri.
 Aa. circumferentiales breves mesencephali janë degë të a. cerebri post. dhe a.
cerebelli sup.. Ato vaskularizojnë pjesët laterale të pedunculus cerebri dhe regio
lateralis tegmentalis.
 Aa. circumferentiales longae mesencephali janë degë të a. cerebri post. dhe
vaskularizojnë tectum mesencephali. Më e dukshmja ndër to është a. collicularis.
Drenimi venoz
 Plexus basilaris bën drenimin e regio bulbo-pontina ant. në sinus petrosus inf..
 Sinus petrosus inf. et sin. sigmoideus drenon gjakun e regio bulbo-pontina post..
 V. cerebri magna drenon gjakun e mesencephalon dhe e derdh atë në sin. rectus.
Truri i vogël
Vaskularizimi arterial
Cerebellum vaskularizohet nga degë të a. vertebralis dhe a. basilaris. Këto degë janë:
 A. cerebelli inf. post. është degë e a. vertebralis. Ajo vaskularizon plexus choroideus
ventriculi quarti dhe përfundon me degë mediale për vaskularizimin e vermis inf., si
dhe me degë laterale për cortex inf. cerebelli.
 A. cerebelli inf. ant. është degë e a. basilaris. Ajo vaskularizon me degët mediale të
saj nuc. dentatus, ndërsa me degët laterale cortex inf. pontocerebelli. Gjatë rrugës jep
a. labyrinthica.
 A. cerebelli sup. është degë e a. basilaris. Ajo vaskularizon me degët mediale të saj
velum medullare sup., nuc. fastigii dhe nuc. interpositi, ndërsa me degët e saj laterale
vaskularizon cortex spinocerebellumi dhe cortex sup. pontocerebellumi.
Drenimi venoz
 V. cerebelli inf. med. drenon gjakun e vermis dhe plexus choroideus ventriculi quarti
në sin. occipitalis.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 2


Vaskularizimi i SNQ
 V. cerebelli inf. lat. drenon gjakun e nuc. dentatus dhe cortex inf. pontocerebelli në
sin. petrosus inf..
 V. cerebelli sup. med. drenon gjakun e nuc. fastigii, velum medullare sup. dhe
spinocerebellum në v. cerebri magna.
 V. cerebelli sup. lat. drenon gjakun e pontocerebellum në sin. petrosus sup..
 V. cerebelli precentralis drenon gjakun e vermis sup. dhe tectum mesencephali në v.
cerebri magna.
Vaskularizimi i prozencefalonit
Strukturat prozencefalike vaskularizohen nga sistemi vertebral dhe ai karotis intern. A.
carotis interna vaskularizon ⅔ anteriore të strukturave prozencefalike. Ajo futet në kafkë
nëpërmjet canalis caroticus, ku lëshon aa. cartoticotympanicae për vaskularizimin e veshit të
mesëm. Në kafkë ajo lëshon a. ophtalmica dhe a. communicans post.. Përfundon si a. cerebri ant.
dhe a. cerebri media. Kjo arterie me atë vertebrale formojnë circulus Willis, i cili formohet nga:
 A. cerebri ant. ka trajektore konverguese me të kundërtën, drejt fissura longitudinalis
cerebri, duke formuar dy brinjët anteriore të rrethit arterial trunor.
 A. communicans ant. ka trajektore transversale, duke bashkuar dy a. cerebralis ant.,
para se ato të futen në fisurë, duke formuar kulmin anterior të rrethit arterial.
 A. communicans post. është dega e dytë e a. cartotis int., që merr pjesë në formimin e
rrethit arterial, duke formuar dy brinjët posteriore të tij.
 A. cerebri post. përbën çiftin e degë terminale të a. basilaris, të cilat duke u vendosur
në një linjë transversale formojnë bazën posteriore të pentagonit arterial cerebral.
Vaskularizimi arterial profund i prozencefalonit
Realizohet nga degë qendrore të rrethit arterial të Willis-it, apo degëve madhore përreth tij,
ku përfshihen:
 Aa. centrales janë arterie me destinacion strukturat nervore profunde prozencefalike.
Këto degë grupohen në:
 Aa. centrales anteromediales e kanë origjinë në a. cerebri ant. dhe a.
communicans ant. dhe vaskularizojnë strukturat e hypothalamus ant..
 Aa. centrales posteromediales janë degë të a. cerebri post. dhe a. communicans
post. dhe vaskularizojnë hypothalamus post., thalamus ant. dhe med., subthalamus,
tegmentum mesencephali, si dhe pjesët mediale të pedunculus cerebri.
 Aa. centrales anterolaterales (aa. lenticulostriatae lat.) janë degë të a. cerebri
media, që vaskurizojnë corpus striatum postero-lateralis. Corpus striatum antero-
medialis vaskularizohet nga aa. lenticulostriatae med., degë të a. cerebri ant..
 Aa. centrales posterolaterales (aa. thalamo-geniculatae) vaskularizojnë pulvinar
thalamus dhe metathalamus.
 Aa. choroideae, ndonëse japin edhe arterie për strukturat profunde periventrikulare të
prozencefalonit, kanë si mision primar prodhimin e LCS. Këto arterie janë:
 A. choroidea ant. është degë e a. carotis int. dhe shtrin degëzimin e saj në tela
choroidea cornus inf. et trigoni collateralis ventriculi lat.. Gjatë rrugës
vaskularizon hippocampus, thalamus ventralis, globus pallidus, cauda nuc. caudati
dhe area retrolentiformis capsulae int..
 Aa. choroideae post. janë degë të a. cerebri post. dhe janë:
 A. choroidea post. med. formon tela choroidea ventriculi tertii. Gjatë rrugës
vaskularizon glandula pinealis dhe thalamus dorsalis.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 3


Vaskularizimi i SNQ
 Aa. choroideae pos. lat. janë dy në numër, ku anterioria vihet në dispozicion të
tela choroidea corpus ventriculi lat., ndërsa posterioria vihet në dispozicion të
tela choroidea trigoni collateralis ventriculi lat..
Vaskularizimi regjional sipas strukturave mund të përmblidhet:
 Thalamencephalon vaskularizohet nga aa. centrales posteromediales në thalamus ant.
et med.; aa. centrales posterolaterales në metathalamus dhe pulvinar thalami; a.
choroidea post. med. në thalamus dorsalis dhe a. thalamica inf. degë e a. basilaris në
thalamus vent..
 Hypothalamus vaskularizohet nga aa. centrales anteromed. në pjesën anteriore të tij
dhe aa. centrales posteromed. në pjesën posteriore të tij.
 Corpus striatum vaskularizohet nga aa. lenticulostriatae laterales a. cerebri mediae
në corpus nuc. caudati dhe putamen; aa. lenticulstriatae mediales a. cerebri ant. në
caput nuc. caudati; si dhe rr. lenticulostriati a. choroideae ant. në globus palidus,
cauda nuc. caudati.
 Capsula int. shfaq vaskularizim të ngjashëm me corpus striatum. Ajo vaskularizohet
nga aa. lenticulostriatae med. në crus ant.; nga aa. lenticulostriatae lat. në crus post.;
a. choroidea ant. në area retrolentiformis et sublentiformis; si dhe r. a. charotidis int.
për genu capsulae int..
Drenimi venoz profund prozencefalik
Ky drenim kryhet nëpërmjet:
 Vv. int. cerebri ndodhen në faqen dorsale të talamusit dhe formohen nga:
 V. thalamostriata sup. drenon gjakun venoz të thalamus dorsalis dhe striatum
dorsalis.
 V. choroida sup. drenon gjakun venoz të tela choroidea ventriculi tertii et partis
superior ventriculi lat..
 Vv. septalis drenojnë cornu ant. ventriculi lat. et septum pellucidum.
 V. epithalamica drenon gjakun e glandula pinealis.
 V. basalis formohet në substantia perforata ant. dhe ndjek buzën mediale të lobus
temporalis. Tributaret e kësaj vene janë:
 V. cerebri ant. drenon cortex frontalis med..
 V. cerebri med. prof. drenon cortex insulae et operculum.
 V. thalamostriata inf. drenon striatum ventralis dhe hypothalamus.
 V. cerebri magna formohet nga bashkimi i vv. internae cerebri në cisterna
quadrigemina. Vv. basalis derdhen në vv. internae cerebri në cisterna
interpeduncularis.
Vaskularizimi arterial kortikal
Realizohet nga arterie që ndjekin brazdat e korteksit për vaskularizimin e zonave
funksionale të tij. Këto janë:
 A. cerebri ant. formon brinjët anteriore të circulus Willis dhe shkon drejt fissura
longitudinalis cerebri, ku ndjek trajektore perikallozale deri në splenium corporis
callosi. Degët e saj janë:
 Aa. lenticulostriatae med. është degë profunde dhe është përshkruar më sipër.
 A. frontobasalis med. vaskularizon cortex orbitofrontalis med. dhe cortex
subcallosalis.
 A. polaris frontalis vaskularizon cortex precallosalis dhe polus frontalis.

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 4


Vaskularizimi i SNQ
 A. callosomarginalis ndjek sulcus cinguli deri në lobulus paracentralis, duke
vaskularizuar korteksin e këtij regjioni.
 A. pericallosalis ndjek trajektoren e sulcus pericallosalis, duke vaskularizuar
korteksin medial parietal deri në precuneus.
 A. cerebri media del nga a. carotis int. në nivelin e këndeve antero-laterale të circulus
Willis. Ajo ndjek trajektoren e fossa lat. cerebri, duke dhënë këto degë:
 Aa. lenticulostriatae lat. janë përshkruar në vaskularizimin profund.
 A. polaris temporalis vaskularizon cortex basalis ant. temporalis et polus
temporalis.
 A. temporalis ant. vaskularizon pjesën anteriore të gyrus temporalis sup. et. med..
 A. frontobasalis lat. vaskularizon pjesën laterale të cortex orbitalis frontalis.
 Aa. sulci precentralis, centralis et postcentralis vaskularizojnë gyrus precentralis
dhe gyrus postcentralis.
 Aa. parietalis ant. et post. janë dy arterie, që vaskularizojnë përkatësisht gyrus
parietalis inf. dhe gyrus parietalis sup..
 A. temporalis post. është degë fundore e a. cerebri med. dhe vaskularizon pjesët
posteriore të cortex parietalis et temporalis, deri në gyrus occipitotemporalis.
 Aa. cerebri post. janë çift degësh fundore të a. basilaris. Përveç degëve fundore, që
janë aa. choroideae post., aa. centrales posteromediales dhe aa. centrales
posterolaterales, kjo arterie jep këto degë kortikale:
 Aa. temporales inf. (ant., med. et post.) vazkularizojnë cortex basalis post.
temporalis dhe cortex basalis occipitalis.
 A. occipitalis lat. vaskularizon cortex occipitalis lat..
 A. parietooccipitalis vaskularizon cuneus et precuneus.
 A. calcarinea ndodhet në sulkusin me të njëjtin emër dhe vaskularizon cortex
visivus primarius.
 A. occipitalis med. është degë fundore e a. cerebri post., që vaskularizon cortex
occipitalis med. inf..
Harta e vaskularizimit regjional kortikal nga arteriet e mësipërme është si më poshtë:
 Lobus frontalis:
 Cortex med. vaskularizohet nga a. frontobasalis med., a. polaris frontalis dhe a.
callosomarginalis.
 Cortex orbitalis vaskularizohet nga a. frontobasalis med. dhe a. frontobasalis lat..
 Cortex lateralis vaskularizohet nga a. polaris frontalis, a. frontobasalis lat., a.
sulci precentralis dhe a. sulci centralis.
 Lobus parietalis:
 Cortex med. vaskularizohet nga a. pericallosalis dhe a. parietooccipitalis.
 Cortex lat. vaskularizohet nga a. sulci centralis, a. sulci postcentralis, a. parietalis
ant., a. parietalis post. dhe a. temporalis post..
 Lobus temporalis:
 Cortex lat. vaskularizohet nga a. polaris temporalis, a. temporalis ant. dhe a.
temporalis post..
 Cortex basalis vaskularizohet nga a. polaris temporalis, a. temporalis post. dhe aa.
temporalis inf. (ant., med. dhe post.).
 Lobus occipitalis:
 Cortex lateralis vaskularizohet nga a. temporalis post. dhe a. occipitalis lat..
Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 5
Vaskularizimi i SNQ
 Cortex medialis vaskularizohet nga a. parietooccipitalis, a. calcarinea dhe a.
occipitalis med..
 Cortex basalis vaskularizohet nga a. temporalis inf. (med. et post.) dhe degë të aa.
parietooccipitalis, calcarinea, occiptialis med. et. occipitalis lat..
 Cortex insularis et opercularis nga degë të a. cerebri media.
Drenimi venoz i korteksit
Drenimi venoz bëhet nga vena superficiale, që derdhen në sinuset durale. Këto vena janë:
 Vv. cerebri sup. drenojnë cortex lat. sup. dhe cortex med. në sin. sagittalis sup..
 V. cerebri med. spf. drenon gjakun e cortex lat. inf. në sin. sphenoparietalis et
cavernosus.
 V. cerebri med. prof. drenon gjakun e cortex insularis në sin. sphenoparietalis et
cavernosus.
 Vv. cerebri inf. drenojnë gjakun e cortex orbitalis frontalis në sin. sagittalis sup.,
ndërsa nga cortex basalis temporalis et occipitalis e drenojnë në sin. sphenoparietalis,
cavernosus, petrosus sup. et transversus.
 V. anastomotica sup. lidh v. cerebri med. spf. me sin. sagittalis sup..
 V. anastomotica inf. lidh v. cerebri med. spi. me sin. transversus.
Sinuset venoze duralë
Në trajektoren e vijimësisë sinusale, gjaku venoz cerebral ndjek këtë rrugë:
 Sinus sagittalis sup. drenon vv. cerebri sup. dhe vv. cerebri inf. të korteksit orbital
frontal dhe e zbraz gjakun në confluens sinuum.
 Sinus sagittalis inf. drenon vv. cerebri sup. të faqeve mediale kortikale dhe falx
cerebri dhe zbrazet në sinus rectus.
 Sinus sphenoparietalis dhe sinus cavernosus drenon gjakun e vv. cerebri media spf. et
prof., si dhe vv. cerebri inf. temporalis et occipitalis, për tu zbrazur në sinus petrosus
sup. et inf..
 Sinus rectus drenon sinus sagittalis inf., v. cerebri magna, v. cerebelli sup. med., v.
cerebelli precentralis, si dhe gjakun venoz të mezencefalonit. Gjaku i tij zbrazet në
confluens sinuum.
 Confluens sinuum drenon sinus sagittalis sup., sinus rectus, sinus occipitalis dhe e
zbraz gjakun e tij në sinus transversus.
 Sinus petrosus sup. drenon sinus cavernosus, vv. inf. temporales et occipitales, v.
cerebelli sup. lat. dhe e zbraz gjaku e saj në sinus transversus.
 Sinus transversus merr gjakun nga confluens sinuum, si dhe sinus occipitalis që
drenon gjakun e v. cerebelli inf. med.. Gjatë rrugës drenon vv. cerebri inf. occipitalis
dhe sinus petrosus sup.. Ky sinus zbrazet në sinus sigmoideus.
 Sinus sigmoideus zbrazet në foramen jugulare, ku fillon vena jugulare int..
 Sinus petrosus inf. drenon gjakun e sinus cavernosus, si dhe plexus basillaris, që
drenon gjakun e regjionit bulbo-pontin. Gjithashtu ai drenon v. cerebellaris inf. lat.. Ai
zbrazet në v. jugulare int..

Gëzim XHEPA Neuranatomi Page 6

You might also like