You are on page 1of 62

Etleva Smaçi

UDHËZUES PËR MËSUESIT


TIK 6

1
Botues: Redin Jegeni

Redaktor letrar: Loredan Bubani

© Copyright IDEART
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Riprodhimi i librit, qoftë edhe në formë të pjesëshme, është i ndaluar.


Nuk mund të kopjohet asnjë tekst apo zgjidhje grafike e tij pa lejen dhe miratimin paraprak të IDEART, i cili
është mbajtës i vetëm i së drejtës së botimit dhe shpërndarjes së tij, përveç rasteve kur kjo e drejtë lejohet
qartazi nga ligji.
Botuesi është i gatshëm t’i ofrojë të drejtat pa pagesë për citimet, përdorimet me qëllim studimi vetiak apo
për elementë të veçantë grafikë që gjenden në këtë libër, duke nënshkruar fillimisht marrëveshje për to.
Të drejtat morale të autorëve dhe artistëve që punuan për realizminin e këtij projekti mbrohen nga
IDEART, bazuar në legjislacionin shqiptar mbi pronësinë intelektuale dhe të Drejtat e Autorit, Nr. 9380,
dt. 28.04.2005 si dhe në konventat, dispozitat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

ISBN 978-9928-201-02-7
(shënimi CIP i katalogut gjendet në Bibliotekën Kombëtare Tiranë)

Botimi i parë: IDEART, 2015

www.ideart.al
Adresa: Rruga “Ibrahim Rugova”
Kompleksi “Green Park” 2/10
Tiranë Shqipëri
info@ideart.al
Tel: ++355 4 2233205

2
PËRMBAJTJA
Hyrje – Qëllimi i udhëzuesit 5
Realizimi i kompetencave kyçe dhe lëndore 7
Plani lëndor vjetor 12
Planifikimi ditor dhe modele fletë pune 21
Modele evidenca e vlerësimit 61

3
4
Dy fjalë për mësuesit/et
Libri TIK 6 është ndërtuar mbi programin e TIK, shkalla e tretë, që bazohet në ndërtimin e
kompetencave të fushës/ lëndës nga njëra anë dhe kompetencave kyçe që lidhen me to, por që
fokusohen në aftësimin me kompetenca që nevojiten për gjithë jetën. Duke qenë se programi ka të
nënvizuar qartë idenë e realizimit ndërkurrikulare nëpërmjet fushës së Tik-ut, në hartimin e temave
mësimore ky ka qenë një parim bazë. Krahas njohurive mbi Tik-un janë ndërthurur njohuritë me
gjuhën dhe leximin, matematikën, edukatën qytetare, gjeografinë, historinë, fizikën. Kjo nëpërmjet
shembujve të marrë, apo detyrave që ju ngarkohen nxënësve. P.sh, nëse nxënësi merr njohuri mbi
ndërtimin e paragrafit teknikisht, ai gjuhësisht e ka konceptin e paragrafit, fjalisë, apo fjalës, kështu që
mësuesi duhet që këtë pjesë të njohurive ta përdorë në funksion të kompetencave digjitale. Ose nëse
flitet për rregullat teknike që mbrojnë shëndetin e nxënësit nga rrezikshmëria e pajisjeve digjitale,
nxënësi një pjesë të këtyre rregullave i njeh nga lënda e edukatës qytetare, duke ndërthurur kështu
kompetencat personale me ato digjitale dhe qytetare. Ashtu si programi edhe teksti mësimor synon
që nxënësi të aftësohet për të dhënë kontributin e tij në shoqëri dhe jetën e përditshme. Për të nxitur
rolin e nxënësit gjatë orës së mësimit, teksti është i ndërtuar me situata. Pra nxënësi vendoset në
një situatë konkrete dhe duhet të japë zgjidhje problemore, të diskutojë, të krijojë, duke zhvilluar
kështu të gjitha aftësitë e tij. Një vëmendje e veçantë në tekst i është kushtua vlerësimit.
Rubrika “Vetëvlerësohu” është sjellë pikërisht për të rritur mundësinë e vetëvlerësimit. Pasi përmes
saj nxënësi bën një matje vetjake dhe konkrete të aftësive të tij dhe kompetencave që zotëron. Libri
i mësuesit sjellë disa modele të planifikimit ditor, por që ngelen gjithmonë në kuadrin e modelit,
pasi çdo mësimdhënës/e duhet ta përshtatë këtë planifikim me nivelin e klasës së tij. Në hartimin e
planifikimit ditor janë pasur parasysh modeli i IZHA, si dhe modeli i linjës së teksteve të Oxfordit.
Meqë planifikimi ditor vjen si një risi, pasi tashmë baza e orës së mësimit janë kompetencat e fushës/
lëndës dhe kompetencat kyçe, në këtë libër ndihmës do të paraqesim fillimisht kompetencat kyçe
mbi të cilat janë ndërtuar temat mësimore, duke i paraqitur ato më pas me numrin rendor përkatës,
në temën mësimore të zbërthyer në vazhdim. Pas çdo planifikimi ditor është dhënë modeli i një flete
pune. Udhëzuesi i mësuesit do të vendoset në faqen elektronike të shtëpisë botuese në dy formate
Word dhe PDF. Ju mund ta shkarkoni dhe të përshtasni formatet e fletës së punës sipas nivelit të
klasës suaj. Duke pasur bindjen se puna me tekstet mësimore dhe materialet ndihmëse ka gjithmonë
vend për përmirësim jemi të hapur për çdo vërejtje dhe sugjerim. Ju urojmë punë të mbarë!

Autorët

5
Teksti mësimor TIK 6 është i ndërtuar mbi:
5 tematika kryesore:
• Bota e kompjuterit
• Përpunimi digjital i tekstit dhe analiza e të dhënave
• Kërkimet në internet/ web dhe e-mail-i
• Botimet dhe siguria në internet
• Prezantimi digjital

Kompetencat kyçe:
• Kompetenca digjitale
• Kompetenca e të nxënit
• Kompetenca qytetare
• Kompetenca personale
• Kompetenca e të menduarit
• Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
• Kompetenca për jetën, sipërmarrjen, mjedisin

Kompetencat e fushë:
• Kreativiteti dhe inovacioni
• Komunikimi dhe bashkëpunimi
• Kërkimi dhe gjetja e informacionit
• Mendimi kritik, problemzgjidhës dhe vendimarrja
• Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike.

6
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen në lëndën Tik mbështetur në programin
Tik, shkalla e 3 dhe tekstin mësimor TIK 6.

Nxënësi/ ja përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin:


1.1Përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar
dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për
zhvillimin e njohurive.
1.2 Përdor imazhet digjitale për të krijuar ose modifikuar vepra arti që
i prezanton në formën digjitale.
1.3 Shpjegon avantazhet dhe disavantazhet në përdorimin e teknologjive
të ndryshme për të afruar informacionin për dëgjues të synuar

1.4 Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht


(p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti duke
i përmbledhur në një tabelë ose grafik).
1.5 Përcakton mjetet e duhura teknologjike për qasjen në informacione
dhe burime elektronike.
1.6 Zhvillon aftësinë mediatike për identifikimin e burimit
Kompetenca digjitale të informacionit dhe këndvështrimin analitik për gjykimin e tyre
(p.sh.,dallon nëse një material i marrë nga interneti është fakt dhe
burimi është primar ose sekondar).
1.7 Ndërton sisteme të teknologjisë së informacionit nëpërmjet
mbledhjes, përpunimit dhe daljes së informacionit, si dhe të
feedback-ut të marrë nga mësuesit ose nxënësit e tjerë.

1.8 Debaton mbi ndikimin, avantazhet dhe dizavantazhet e teknologjive


ekzistuese dhe të reja në jetën e individit, shoqërisë apo komunitetit.

Nxënësi/ja mëson për të nxënë:


2.1 Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme digjitale(internet),
të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i
klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
2.2 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një
burim(internet, medie) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose
Kompetenca e të nxënit detyrë që i kërkohet.
2.3 Përdor programe të përshtatshme kompjuterike për zgjidhjen
e problemeve dhe kryerjen e detyrave në fusha të ndryshme
të dijes.

Nxënësi/ ja përkushtohet ndaj së mirës së përbashkët:

3.1 Identifikon paragjykimet që mund të ekzistojnë në shkollë dhe


jashtë saj dhe propozon masa konkrete për parandalimin e tyre
Kompetenca qytetare duke përdorur mjetet digjitale.

3.2 Merr pjesë në rrjetet sociale që promovojnë tolerancë dhe


diversitet kulturor, etnik,fetar, gjinor etj, në shkollë apo në komunitet,
ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive tëpërmendura,
që jetojnë në bashkësinë e gjerë.

7
Nxënësi/ ja bën jetë të shëndetshme:
Kompetenca personale
4.1 Identifikon shenjat/simbolet e rrezikut në prodhime apo objekte
konkrete.
Nxënëi/ja mendon në mënyrë krijuese:
5.1 Zgjidh një problem dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave
Kompetenca e të menduarit
përkatëse
5.2 Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen
e një problemi (shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Nxënësi/ja komunikon në mënyrë efektive:
6.1Veçon informacionin kryesor nga një burim digjital (internet, radio,
TV etj.,) e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit
Kompetenca e komunikimit të një punimi ose detyre me shkrim.
dhe të shprehurit
6.2Përdor programet softuerike për komunikim të
drejtpërdrejtë dhe në distancë nëpërmjet formave të
caktuara të komunikimit (për nevojat e veta apo si detyrë
shkollore).

Nxënësi/ja kontribuon në mënyrë produkti:


Kompetenca për jetën,
sipërmarrjen, mjedisin 7.1 Përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve
të nevojshme grafike, ilustrime, disejnime (të ftesave, pamfleteve,
njoftimeve apo publikimeve).

Kompetencat e fushës dhe realizimi i tyres sipas tematikave të fushës

Kompetencat e fushës Rezultatet e të nxënit sipas tematiksë së fushës


- Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë: përdor
teknologjinë për të zhvilluar të menduarit krijues dhe konstruktiv apo
për të nxitur inovacionin dhe kreativitetin në produktet që realizon
gjatë proceseve të punës.

- Zhvillimi i përmbajtjes: të krijojë përmbajtje në formate të ndryshme


duke përfshirë multimedian, të rregullojë dhe të përmirësojë
përmbajtjen që ai ose të tjerët kanë krijuar, të shprehë kreativitetin
nëpërmjet mediave dhe teknologjive digjitale.
Kreativiteti dhe inovacioni
- Integrimi dhe ripërpunimi: të modifikojë, të pastrojë dhe përpunojë
burimet ekzistuese për të krijuar përmbajtje dhe njohuri të reja,
origjinale dhe të përshtatshme.

- E drejta e autorit dhe licencat: të kuptojë si e drejta e autorit dhe


licencat zbatohen në informacionin dhe përmbajtjen.

- Programimi: të aplikojë parametrat, modifikime programi, aplikime


programi, softëare, pajisje, të kuptojë parimet e programimit,
të kuptojë çfarë është pas një programi.

8
- Bashkëveprimi ndërmjet teknologjisë: të bashkëveprojë nëpërmjet
llojeve te ndryshme pajisjesh dhe aplikacioneve digjitale, të kuptojë
se si komunikimi digjital është shpërndarë, paraqitur dhe drejtuar,
të kuptojë rrugët e përshtatshme të komunikimit nëpërmjet mjeteve
digjitale, t’u referohet formateve të ndryshme të komunikimit,
të përshtasë modelet dhe strategjitë e komunikimit për një audiencë
specifike.

- Shpërndarja e informacionit dhe përmbajtjes: të ndajë me të


tjerët vendndodhjen dhe përmbajtjen e informacionit të gjetur,
të jetë i gatshëm dhe në gjendje për të ndarë njohuritë, përmbajtjen
dhe të veprojë si ndërmjetës, të jetë aktiv në shpërndarjen e të rejave,
përmbajtjeve dhe burimeve, të dijë rreth praktikave dhe të integrojë
informacion të ri në trupin e njohurive ekzistuese.

- Angazhimi i qytetarisë online: të marrë pjesë në shoqëri


nëpërmjet angazhimeve online, të kërkojë mundësi për vetëzhvillimin
dhe fuqizimin duke përdorur teknologjitë dhe mjediset digjitale, të
Komunikimi dhe bashkëpunimi
jetë i vetëdijshëm për potencialn e teknologjive për pjesëmarrjen
e qytetarëve.

- Bashkëpunimi ndërmjet kanaleve digjitale: të përdorë teknologjitë


dhe median për punën në grup, të bashkëpunojë në proceset
e bashkëndërtimit dhe bashkëkrijimit të burimeve, njohurive dhe
përmbajtjes.

- Etika e komunikimit online:të dijë dhe të njohë si janë rregullat


e sjelljes online/ ndërveprimet virtuale, të jetë i vetëdijshëm për
aspektet e diversitetit kulturor, të jetë i aftë të mbrojë veten dhe të
tjerët nga rreziqet e mundshme online, të zhvillojë strategjitë aktive
për të zbuluar sjelljet e papranueshme.

- Administrimi i identitetit digjital: të krijojë, adaptojë dhe drejtojë


një ose më shumë identitete digjitale, të jetë i aftë të mbrojë
reputacionin e dikujt, të merret me të dhënat që ai prodhon përmes
disa llogarive të aplikimeve.

- Shfletosja, kërkimi dhe filtrimi i informacionit: të hyjë dhe të


kërkojë informacion online, të artikulojë nevojat informative, të gjejë
informacionin e përshtatshëm, të zgjedhë burimet efektive, të lundrojë
ndërmjet burimeve online, të krijojë strategji personale informacioni.

Kërkimi dhe gjetja e informacionit - Vlerësimi i informacionit: të mbledhë, të përpunojë, të kuptojë


dhe të vlerësojë në mënyrë kritike informacionin.

- Ruajtja dhe rigjetja e informacionit: të ndryshojë dhe të


ruajë informacionin dhe përmbajtjen për korrigjim më të lehtë,
të organizojë informacione dhe të dhëna.

9
- Zgjidhja e problemeve teknike: të gjejë problemet e mundshme
dhe t’i zgjidhë ato (nga trouble-shooting në zgjidhjen e problemeve
më komplekse) me ndihmën e mjeteve digjitale.

- Gjetja e nevojave dhe përgjigjeve teknologjike: të vlerësojë nevojat


e veta në termat e burimeve, mjeteve dhe zhvillimit të kompetencave,
të përshtasë nevojat me zgjidhjen e mundur, të përshtasë mjetet
me nevojat personale, të vlerësojë në mënyrë kritike zgjidhjet
e mundshme dhe mjetet digjitale.
Mendimi kritik, problemizgjidhës
dhe vendimarrja
- Gjetja e boshllëqeve të kompetencave digjitale: të kuptojë kur
kompetencat e veta nevojiten të përmirësohen ose të përditësohen,
të mbështesë të tjerët në zhvillimin e kompetencave të tyre digjitale,
të mbajë dhe të japë zhvillimet e reja.

- Mbrojtja e pajisjeve: të mbrojë pajisjet e veta dhe të kuptojë


rreziqet online dhe kërcënimet, të marrë njohuri rreth mbrojtjes
dhe masave të sigurisë.
- Mbrojtja e të dhënave personale: të kuptojë termat e zakonshme
të shërbimit, të aktivizojë mbrojtjen e të dhënave personale, të kuptojë
privatësinë e njerëzve të tjerë, të mbrojë veten nga mashtrimet në
internet dhe kërcënimet.
- Mbrojtja e shëndetit: të shmangë rrezikun e shëndetit që lidhet
Mbrojtja
me përdorimin e teknologjisë në termat e kërcënimeve në të mirën
e shëndetit fizik dhe psikologjik.
- Mbrojtja e mjedisit: të jetë i vetëdijshëm për ndikimin e tik-ut në
mjedis.

VLERËSIMI
Gjatë vlerësimit që bazohet mbi arritjet e nxënësve duhet të mbahen në kosideratë disa parime kryesore:
1. Vlerësimi formues duhet të jetë pjesë e situatave mësimore në të cilat ndodhen nxënësit. Pikërisht për këtë
arsye të gjitha temat mësimore janë ndërtuar mbi bazë situatash, që janë komplekse në mënyrë që nxënësit
të kenë më tepër lirshmëri për të dhënë zgjidhje problemore të ndryshme por edhe të zhvillojnë mendimin
kritik dhe krijues gjatë realizimit të situatës. Vlerësimi si proces lidhet me tërësinë e metodave, praktikave
dhe teknikave që përdorin mësuesit për të testuar, për të kontrolluar, analizuar dhe për të matur nivelin
e njohurive, aftësive dhe të performancës së nxënësve. Vlerësimi duhet të jetë i realizueshëm, i vlefshëm,
korrekt, i besueshëm dhe i saktë. Vetëm kështu ai mund të të japë një pasqyrë për arritjet e nxënësit,
si edhe vështirësitë që mund të kenë nxënësit gjatë realizimit të detyrave ose projekteve kurrikulare.
2. Vlerësimi në klasë luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si mësojnë nxënësit, në motivimin e tyre për
të nxënë dhe në mënyrën e shpjegimit të mësuesit. Qëllimi kryesor i vlerësimit është që nxënësit të jenë në
gjendje të vetëvlerësojnë progresin e tyre. Vlerësimi bëhet në atë çka nxënësit kanë përvetësuar dhe janë
të aftë të bëjnë.Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj.

Ja disa nga pyetjet e rëndësishme që duhet të kihen parasysh gjatë procesit të vlerësimit:
a. Çfarë rëndësie ka vlerësimi për nxënësin dhe mësuesin?
b. Çfarë duhet të vlerësojmë te nxënësit?
c. Cilat janë disa nga metodat më efektive të vlerësimit (duke pasur parasysh përbërjen e klasës)?
d. Çfarë përfundimesh mund të arrijë gjatë një procesi vlerësimi (objetivitet, korrektesë)?
e. Si mund të përmirësojë mësimëdhënien mbi bazën e vlerësimeve të arritura?

10
3. Është e pamundur (nisur nga faktori kohë 45’) që brenda orës së mësimit të mund të përdorim të gjitha
metodat e vlerësimit, por brenda një viti shkollor përdorimi i tyre në mënyrë alternative, mbështetur mbi
kompetencat e fituara është mëse i mundshëm. Kështu, p.sh., në përfundim të një tematike, testimi nuk
është e vetmja mundësi vlerësimi. Në librin Informatika 6-të, është planifikuar në përfundim të çdo tematike,
rubrika “Vetëvlerëso dijet”, e cila i jep mundësi nxënësit të punojë në mënyrë të pavarur, dhe më pas të bëjë
një kontroll të aftësive, shprehive dhe kompetencave të fushës, në çfarë mase i zotëron ato.

4. Vendosja e kritereve
Gjatë një veprimtarie praktike të cilat në Tik janë pothuajse të pranishme në çdo orë mësimi, për vlerësimin
duhet të ketë kritere të qarta, të arritshme sipas niveleve. Kështu nëse veprimtaria praktike kërkon
të identifikohen portat e kompjuterit, kriteret për vlerësim mund të jenë si më poshtë:

a. Portat bazë, tastierë/ maus/ printer/ VGA duhet të njihen në masën 100% të nxënësve. Nëse ai njeh 2/ nga
4 prej tyre është niveli dobët/ 3/4 mirë dhe nëse i njeh të 4 shumë mirë.
b. Portat bazë dhe portat audio dhe internet nga 80% e klasës. Edhe brenda këtij 80% klasa ndahet në nivele.
c. Portat bazë/ internet/ audio dhe porta të tjera nga 50 % e klasës.

5. Kategoritë gjatë realizimit të një projekti kurrikular dhe punës në grup:


Kriteret kryesore që duhen të merren parasysh dhe që ta vlerësojnë nxënës-in/en në mënyrë sa më objektive
do të ishin:
• Zhvillimi tematik
• Strategji e marrjes së fjalës
• Burimet e përdorura për realizimin e punimit
• Lirshmëria
• Qartësia e slide-ve

Disa lloje vlerësimi që mund të përdoren nga mësuesit:


a. Vlerësimi formues
Ky lloj vlerësimi duhet të realizohet në mënyrë të vazhdueshme nga mësues-i/ja, në mënyrë që të kuptohen
vështirësitë e nxënësve, më pas të shihet ecuria e tyre dhe në fund të kapitullit të shihet nëse janë arritur
kompetencat e kërkuara. Për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët, ky vlerësim është shumë i rëndësishëm
pasi ata fillojnë të analizojnë në mënyrë të thelluar çfarë janë në gjendje të arrijnë dhe këtë ta përdorin si
pikën e tyre të fortë. Gjatë këtij vlerësimi, mësues-i/ja duhet të vëzhgojë herëpashere nxënësit, të realizojë
bashkëbisedime me ta, të realizojë produkte të ndërmjetme para produkteve finale. Ky lloj vlerësimi i ndihmon
nxënësit të gjejnë mënyrën e duhur për të mësuarin efektiv.
b. Vlerësimi nëpërmjet portofolit
Një formë tjetër vlerësimi , që e ndihmon nxënësin të shohë se si ai avancon hap pas hapi, është edhe vlerësimi
nëpërmjet portofolit. Portofoli i nxënësit është një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi, i cili përmban një koleksion
punimesh të organizuara prej tij gjatë vitit shkollor. Ai mund të përmbajë detyra shtëpie me shkrim, detyra
tematike, projekte kurrikulare, fotografi e produkte të veprimtarive kurrikulare. Përzgjedhjet për portofolin
bëhen nga nxënësit, kurse mësues-i/ja është në rolin e atij që drejton dhe rekomandon. Qëllimi kryesor
i portofolit është që nxënës-i/ja të koleksionojë ato dokumente që atij mund t’i shërbejnë në vitet në vijim.
Gjithashtu, në portofol, nxënës-i/ja mund të shohë se si ai/ajo përparon nga muaji në muaj ose nga semestri
në semestër.
c. Vetëvlerësimi
Ky lloj vlerësimi është vetëgjykim i nxënësit për arritjet e tij.Vetëvlerësimi shpesh shërben si një plotësues i
domosdoshëm i teknikave të vlerësimit, të bëra nga mësues-i/ja dhe nga provimet. Pika e fortë e vetëvlerësimit
qëndron në faktin se ai është një faktor motivimi dhe ndërgjegjësimi. Ai i ndihmon nxënësit të njohin pikat
e tyre të forta dhe të dobëta dhe kështu të organizojnë më mirë të nxënët e tyre. Duhet theksuar që
vetëvlerësimi është më i vlefshëm dhe më objektiv nëse nxënësit i jepen kritere të sakta mbi të cilat ai/ajo bën
vetëvlerësimin e punës së tij/saj. P.sh.: mund t’i kërkohet nxënësit të hartojë një skedë vetëkorrigjimi, për të korrigjuar
me shkrim gabimet më të shpeshta dhe, më pas, ai/ajo ta integrojë korrigjimin në veprimtarinë e kërkuar.

11
PLANI MËSIMOR VJETOR – TIK -6

12
FUSHA:TIK DHE TEKNOLOGJI
LËNDA:TIK

Shpërndarja e përmbatjes së lëndës

Tematika
Shtator – Dhjetor Janar – Mars Prill – Qershor
15 orë 12 orë 8 orë

• Ndërtimi i brendshëm i kompjuterit (1 orë)


• Punë Praktike 1 (1 orë)
• Bashkëveprimi i kompjuterit me pajisjet e tjera
1. Bota e kompjuterit digjitale (1 orë)
• Portat e kompjuterit (1 orë)
5 orë • Punë Praktike 2 (1 orë)

• Shkrimi dhe redaktimi i tekstit (1 orë)


• Formatimi i tekstit (1 orë)
• Ndërtimi dhe formatimi i tabelave në Word
(1 orë)
• Përdorimi i të dhënave nga burime të
ndryshme dhe citimi i tyre (1 orë)
2. Përpunimi digjital • Punë praktike 1 (1 orë) • Punë Praktike 3 (1 orë)
i tekstit dhe analiza • Punë praktike 2 (1 orë)
• Projekt – Krijimi i një baze të
e të dhënave • Programi Microsoft Excel, elementet bazë të
faqes së punës (1 orë) dhënash (2 orë)
13 orë • Libri i punës dhe plotësimi i tij me të dhëna
(1 orë)
• Përdorimi i formulave në Excel, renditja e të
dhënave (1 orë)
• Ndërtimi grafikut me të dhënat e gjetura
(1 orë
• Përdorimi dhe instalimi i web
browser-ve të ndryshëm (1 orë)
• Shkarkimi i dokumenteve nga
interneti dhe instalimi i shtesave(1
orë)
• Punë Praktike 1 (1 orë)
Projekt (1 orë)
3. Kërkimet në • Opsionet e kërkimit në internet (1
internet/ web dhe orë)
e-mail-i • Klasifikimi dhe analiza e informacionit
të grumbulluar nga motorë të
9 orë ndryshëm kërkimi (1 orë)
• Programet Freeware, Shareware,
Open Source (1 orë)
• Përdorimi i sigurt i postës elektronike
(1 orë)
• Punë Praktike 2 (1 orë)

• Rrjetet sociale , dobia dhe


rrezikshmëria e tyre (1 orë)
4. Botimet dhe • Diskutim – Siguria në internet
siguria në internet (1 orë)
• Respektimi i së drejtës së autorit
4 orë në internet (1 orë)
• Projekt (1 orë)

• Kuptimi i prezantimit digjital


(1 orë)
5. Prezantimi digjital • Disa elemente të prezantimit në
Power Point (1 orë)
4 orë • Punë Praktike 1 (1 orë)
• Projekt (1 orë)

13
PLANI MËSIMOR – TIK -6

14
PLANIFIKIMI 3-MUJOR
FUSHA:TIK DHE TEKNOLOGJI
Lënda:TIK

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe


Kompetenca digjitale: Përdor imazhet digjitale për të krijuar ose modifikuar vepra arti që i prezanton në formën digjitale. Shpjegon avantazhet dhe
disavantazhet në përdorimin e teknologjive të ndryshme për të afruar informacionin për dëgjues të synuar. Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin
e marrë elektronikisht (p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik). Përcakton mjetet e duhura
teknologjike për qasjen në informacione dhe burime elektronike. Zhvillon aftësinë mediatike për identifikimin e burimit të informacionit dhe këndvështrimin
analitik për gjykimin e tyre (p.sh.,dallon nëse një material i marrë nga interneti është fakt dhe burimi është primar ose sekondar). Debaton mbi
ndikimin, avantazhet dhe dizavantazhet e teknologjive ekzistuese dhe të reja në jetën e individit, shoqërisë apo komunitetit.

Kompetenct e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme digjitale(internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së
dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim(internet, medie)
për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet. Përdor programe të përshtatshme kompjuterike për zgjidhjen e problemeve dhe
kryerjen e detyrave në fusha të ndryshme të dijes.

Kompetenca qytetare: Identifikon paragjykimet që mund të ekzistojnë në shkollë dhe jashtë saj dhe propozon masa konkrete për parandalimin e tyre
duke përdorur mjetet digjitale. Merr pjesë në rrjetet sociale që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik,fetar, gjinor etj, në shkollë apo në
komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive tëpërmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.

Kompetenca personale: Identifikon shenjat/simbolet e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete.

Kompetenca e të menduarit: Zgjidh një problem dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Veçon informacionin kryesor nga një burim digjital (internet, radio, TV etj.,) e komenton dhe e
shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi ose detyre me shkrim. Përdor programet softuerike për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në
distancë nëpërmjet formave të caktuara të komunikimit (për nevojat e veta apo si detyrë shkollore).

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen, mjedisin: Përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve të nevojshme grafike,
ilustrime.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës/fushës
• Kreativiteti dhe inovacioni: përdor teknologjinë për të zhvilluar të menduarit krijues dhe konstruktiv apo për të nxitur inovacionin dhe kreativitetin
në produktet që realizon gjatë proceseve të punës. Krijon përmbajtje në formate të ndryshme duke përfshirë multimedian, rregullon dhe përmirëson
përmbajtjen që ai ose të tjerët kanë krijuar, shpreh kreativitetin nëpërmjet mediave dhe teknologjive digjitale. Kupton si e drejta e autorit dhe licencat
zbatohen në informacionin dhe përmbajtjen.

• Komunikimi dhe bashkëpunimi: bashkëvepron nëpërmjet llojeve te ndryshme pajisjesh dhe aplikacioneve digjitale, kupton se si komunikimi digjital
është shpërndarë, paraqitur dhe drejtuar, kupton rrugët e përshtatshme të komunikimit nëpërmjet mjeteve digjitale. Ndan me të tjerët vendndodhjen
dhe përmbajtjen e informacionit të gjetur, është i gatshëm dhe në gjendje për të ndarë njohuritë, përmbajtjen dhe vepron si ndërmjetës, të jetë aktiv
në shpërndarjen e të rejave. Merr pjesë në shoqëri nëpërmjet angazhimeve online, di dhe njeh si janë rregullat e sjelljes online/ ndërveprimet virtuale,
është i vetëdijshëm për aspektet e diversitetit kulturor, është i aftë të mbrojë veten dhe të tjerët nga rreziqet e mundshme online, zhvillon strategji
aktive për të zbuluar sjelljet e papranueshme.

• Kërkimi dhe gjetja e informacionit: hyn dhe kërkon informacion online, gjen informacionin e përshtatshëm, zgjedh burimet efektive, lundron ndërmjet
burimeve online, krijon strategji personale informacioni. Mbledh, përpunon, kupton dhe vlerëson në mënyrë kritike informacionin.

• Mendimi kritik, problemizgjidhës dhe vendimmarrja: gjen problemet e mundshme dhe i zgjidh ato me ndihmën e mjeteve digjitale. Kupton kur
kompetencat e veta nevojiten të përmirësohen ose të përditësohen, mbështet të tjerët në zhvillimin e kompetencave të tyre digjitale

• Mbrojtja: mbron pajisjet e veta dhe kupton rreziqet online dhe kërcënimet, merr njohuri rreth mbrojtjes dhe masave të sigurisë. Shmang rrezikun e
shëndetit që lidhet me përdorimin e teknologjisë në termat e kërcënimeve në të mirën e shëndetit fizik dhe psikologjik. Është i vetëdijshëm për ndikimin
e tik-ut në mjedis.

15
Metodologjia
Situatë e parashikuar

16
Nr Tematika Temat mësimore dhe veprimtaritë Vlerësimi Burimet
të të nxënit
e nxënësve

Nxënësit/et do të
vëzhgohen gjatë
Metoda interaktive/
Ndërtimi i brendshëm bashkëveprimit me njëri kompjuter i
1 Punoj me kompjuter bashkëvepruese/
i kompjuterit –tjetrin dhe mësuesin/en çmontuar/ poster
gjithëpërfshirëse
për njohjen e ndërtimit të
brendshëm të kompjuterit,

kompjuter i
vjetër i çmontuar/
Punë praktike
Zbatim praktik kaçavidë me
Çmontimi dhe montimi
2 Zbërthim kompjuteri në klasë Vlerësim i punës në grup kokë magnetike/
i pjesëve hardware
Punë në grup postera me
Bota e
pjesët hardware
kompjuterit
të kompjuterit
5 orë kompjuter,
pajisje digjitale
Bashkëveprimi i Shkruaj në në Vetëvlerësim
periferike/ postera
3 kompjuterit me pajisjet kompjuter dhe Hetim dhe zbulim diagnostikuses, me kuicin e
me skemën e
e tjera digjitale printoj një letër përgatitur në Flash Player
pajisjeve digjitale
hyrëse/ dalëse
Vlerësim formues
poster me
Vlerësim i aktivitetit
4 Portat e kompjuterit Konsultoj fjalorin Brainstorm llojet e portave,
gjatë debateve në
kabëll USB.
debateve në klasë
Punë praktike
Lidh kompjtuerin
Lidhja e kompjuterit me kompjuter,
5 me videoprojektorin Zbatim praktik Vlerësim i portofolit
videoprojektorin./Tv HD videoprojektor, TV.
dhe TV (HD)
Metodologjia
Situatë e parashikuar
Nr Tematika Temat mësimore dhe veprimtaritë Vlerësimi Burimet
të të nxënit
e nxënësve
Shkrimi dhe Vlerësim formues
Hartoj projektin programi Word/
6 redaktimi i tekstit Bashkëbisedim Vlerësim i detyrave
“Histori për fëmijë” tekste letrare
të shtëpisë
Prezantim digjital
Punoj me skedarin Vlerësim diagnostikues programi Word/
Formatimi i tekstit i skedarit “Pipi
7 në Word “Pipi Vlerësim me një tekste letrare/
Çorapegjata”
Çorapegjata” listë treguesish videoprojektor
në Word

Ndërtimi dhe formatimi Krijoj orarin ditor Vlerësim përmbledhës. programi Word/
8 i tabelave në Word të personazhit Pipi Punë e pavarur Plotësim i fletës së punës libri Tik 6-të/
Çorapegjata. për një grup konceptesh fletë pune

Punë praktike
Përpunimi Vlerësim formues
Ndërtimi i orarit kompjuter/ orar
9 digjital i tekstit Zbatim praktik në klasë Punë individuale Vlerësim i treguesve
mësimor mësimor/ ilustrime
dhe analiza e të planifikuar
të dhënave
Metoda integruse
Citoj të dhënat Vlerësim diagnostikuese Internet/ foto/
13 orë Përdorimi i të dhënave Integrim i njohurive
10 Respektoj të Intervistë me një tekste të
nga burime të ndryshme. gjuhësore me
drejtën e autorit listë treguesish ndryshme
shprehitë digjitale
Printer
Punë praktike Vlerësim formues
Zbatim praktik në klasë dokument
11 Përgatitja e dokumentit Punë individuale Vlerësim i treguesve
Printim orari i përgatitur
për printim të planifikuar
në Word
Programi Microsoft programi Excel
Hartoj projektin Vetvlerësim me
12 Excel, elementet bazë Bashkëbisedim kompjuter
“Biznesi im” listë kontrolli
të faqes së punës. libri Tik 6 -të

Libri i punës dhe programi Excel


Krijoj librin e Vlerësim i aktivitetit
13 plotësimi i tij me Brainstorm kompjuter
punës në Excel gjatë debateve në klasë

17
të dhëna. libri Tik 6 -të
programi Excel

18
Gjej shumëm e kompjuter
Përdorimi i formulave Metoda interaktive,
nevojshme të lekëve Vlerësim formues të dhëna me
14 në Excel, renditja bashkëvepruese/
që më duhet për Vlerësim i punës individuale natyrë të
e të dhënave gjithëpërfshirëse
listen personale ndryshme/ p.sh.,
listë blerjesh
Teknika që zhvillojnë Vlerësim diagnostikues
Ndërtimi i grafikut me
15 Ndërtoj grafikun mendimin kritik Vetvlerësim me të dhëna në Excel
të dhënat e gjetura
dhe krijues listë kontrolli
Punë Praktike Përdor operatorët
fletë pune
16 Përdorimi operatorëve aritmetikë në një Punë individuale Vlerësim formues
në Excel
artimetikë në Excel skedar Excel
17 Projekt 2 orë
Krijimi i një baze të Krjoj tabela me Vëzhgim me një listë të
bazë të dhënash
dhënash në Excel bazë të dhënash Projekt kurrikular plotë treguesish për
18 në Excel
Ndërtimi i grafikëve nga klasa/ shkolla portofolin e nxënësit
krahasues

Përdorimi dhe instalimi


Instaloj web browsera Vlerësim i përgjigjeve
19 i web browsera-ve Hetim dhe zbulim internet
të ndryshëm me gojë
të ndryshëm

Shkarkimi i dokumenteve Vlerësim mes nxënësish


Kërkoj në internet me
20 nga interneti dhe Metoda integruese (vlerësoj dhe vlerësohem internet
Kërkimi në kritere të përcaktuara
instalimi i shtesave nga shoku)
internet/ web
dhe e-mail-i kompjuter
Vlerësim formues për
Projekt internet/
21 Projekt lëndor Punë në grup krahasimin e shfletuesve
9 orë Google përballë Mozilla-s videoprojektor
të ndryshëm

aparat fotografik
Punë praktike
celular smartfon
22 Konvertimi i videove në Zbatim praktik Punë individuale Vlerësim diagnostikues
kabëll USB
DVD
DVD
Opsionet e kërkimit Vlerësim i aktivitetit
23 Shfletuesi im i preferuar Bashkëbisedim internet/ foto
në internet gjatë debateve në klasë

Klasifikimi dhe internet/ paragrafe


Mendoj në mënyrë
analiza e të dhënave Teknika që nxisin nga interneti/
kritike mbi Vlerësim i detyrave
24 të grumbulluara nga mendimin kritik enciklopedi
informacionin që të shtëpisë
motorët e ndryshëm dhe krijues
gjej në internet
të kërkimit

paketa Microsof
Programet Freeware, Krahasoj llojet e Office
25 Punë në çift Vlerësim i punës në çift
Shareware, Open Source ndryshme të programve internet
OpenOffice.org
Përdorimi i sigurt i Vlerësim i përgjigjeve posta eletronike
26 Posta ime elektronike Bashkëbisedim
postës elektronike me gojë internet
aparat fotografik,
kompjuter,kartë
Punë praktike memorie, kabëll
Hap një ekspozitë me
27 Përpunimi i fotove me Punë individuale Vlerësim i portofolit USB,CD/ DVD,
fotografi personale
programe ndihmës programi Paint
ose MS Office
Picture manager
Metodologjia
Situatë e parashikuar
Nr Tematika Temat mësimore dhe veprimtaritë Vlerësimi Burimet
të të nxënit
e nxënësve
Rrjetet sociale, dobia dhe Metoda interaktive.
Vetvlerësim me internet/ rrjete
28 rrezikshmëria e tyre Unë dhe rrjetet sociale Bashkëvepruese/
listë kontrolli sociale
Botimet dhe gjithëpërfshirëse
siguria në
Diskutim mësimor
internet
Siguria në internet. situata nga
4 orë Analizoj situatat në Vlerësim formues, përmes
29 Situata të ndryshme që Punë në grupe rrjetet sociale
rrjetet sociale një përmbledhjeje
ndesh në rrjete sociale dhe internet

19
Vlerësim përmbledhës
Respektimi i së drejtës Unë dhe prona

20
30 Bashkëbisedim Testim për një grup Internet /youtube
së autorit në internet intelektuale
konceptesh
Projekt
Vëzhgim me një listë
31 Dallimi i profileve jo të Projekt lëndor Hetim dhe vlerësim Internet/facebook
të plotë treguesish
vërteta në Facebook
Vlerësim diagnostikues programi
Kuptimi i prezantimit Përgatit projekte
32 Metoda integruese Vetvlerësim me një Power Point
digjital në formë digjitale
listë kontrolli libri Tik 6-të
Disa elemente të Plotësoj paraqitjen internet
33 prezantimit në digjitale me elemente Prezantim Vlerësim i detyrave programi Power
Prezantimi Power Point të ndryshëm Point/ enciklopedi
digjital
kompjuter/
Punë Praktike
34 4 orë Krijoj një poster Prezantim Vlerësim i portofolit programi Power
Mjedisi dhe njeriu
Point/ Paint
Projekt ndërkurrikular
kompjuter/
Monumentet kulturore
35 Projekt kurrikular Prezantim Vlerësim i portofolit programi Power
dhe natyrore të
Point/ Paint
vendlindjes sime
Planifikimi ditor sipas temave

MODELE FLETëPUNE

21
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Ndërtimi i


Situata e të nxënit: Punoj me kompjuterin
brendshëm i kompjuterit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.7; 2.2; 4.1; 5.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të


fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
a) Identifikon dhe veçon pjesët e brendshme të CPU,
kompjuterit bazuar në funksionet : hyrës/ dalës/ pllaka mëmë,
ruajtës/ përpunues. procesor,
b) Krahason dhe përshkruan të përbashkëtat dhe kujtesa RAM & ROM,
dallimet mes CPU dhe trurit të njeriut. portat e kompjuterit etj.
c) Zbaton rregullat e sigurimit teknik.
d) Mbron kompjuterin dhe mjedisin nga dëmtimet.

Burimet: kompjuter i çmontuar/ poster me pjesët Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
e brendshme të kompjuterit/ internet shkencat natyrore, artet, gjuhën dhe komunikimin

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Mësuesi fton nxënësit të zgjedhin njërën prej dy alternativave të mëposhtme:
a) Të përshkruajnë se çfarë ata mendojnë se ka brenda kasës plastike ose metalike të njësisë qendrore.
b) Të vizatojnë ndërtimin e brendshëm të njësisë qendrore. Koha në dispozicion 10 minuta.

Faza e dytë:
Mësuesi fton nxënësit të shohin pjesët e brendshme të një njësie qëndrore të çmontuar. Në mungesë të tyre,
mësuesi paraqet në Power Point një poster të përgatitur me ndërtimin e brendshëm të kompjuterit.
a) Shkruan në tabelë termat e mëposhtëm: CPU- procesor, pllakë mëmë (motherboard), kujtesë Ram & Rom
etj.
b) Për secilën prej tyre jep një përkufizim të saktë dhe shpjegon funksionet që kryen.

Faza e tretë: Fton nxënësit që mbi bazën e njohurive të marra mbi ndërtimin e njësisë qëndrore të krijojnë
diagrama krahasuese.
CPU (njësia qendrore) – Truri i njeriut

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en për njohjen e ndërtimit
të brendshëm të kompjuterit,
Do të vlerësohen për zbatimin e rregullave teknike dhe etike në përdorimin e kompjuterit.
Do të vlerësohen për ruajtjen e mjedisit të punës.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Punohet me fletën e punës sipas modelit të mëposhtëm

22
Model fletëpune1 - Ndërtimi i brendshëm i kompjuterit (Hardware)

Vëzhgoni kasën e njësisë qëndrore qëështëçmotuar. Bëni një përshkrim të shkurtër të secilës prej pajisjeve
të montuara për të.

Njësia
Blloku i Hard disk Portat e
Pllaka Mëmë Qendrore RAM
ushqimit drive kompjuterit
CPU

23
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Bashkëveprimi i kompjuterit Situata e të nxënit: Shkruaj në


dhe pajisjeve të tjera digjitale periferike kompjuter dhe printoj një letër

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


2.2;4.1; 5.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave


të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
a) Emërton pajisjet periferike digjitale. Input (pajisje hyrëse)
b) Heton bashkëveprimin e pajisjeve kompjuterike për Output (pajisje dalëse)
të marë një produkt digjital. gjuhë binare
c) Grupon pajisjet digjitale në hyrëse/ dalëse/ Bit
përpunuese ruajtëse.

Burimet: kompjuter dhe pajisje periferike/ paraqitje Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
në Power Point me pjesët e kompjuterit / internet matematikë/arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Faza e parë:
Ju kërkohet nxënësve të vëzhgojnë postin e punës në kabinetin e informatikës.
Më pas në formën e një loje secili prej tyre duhet të emërtojë një pajisje: p.sh, ky është një printer, ky është
një maus e kështu me radhë. Loja duhet të shoqërohet me pyetjen : Pse është një printer? Në këtë mënyrë
do të nxitet të menduarit te nxënësit dhe jo thjesht identifikimi formal i pajisjeve.
Koha në dispozicion 10 minuta.

Faza e dytë:
Mësuesi/ja shfaq me ndihmën e projektorit materialin e përgatitur në Power Point mbi temën e ditës.
Shfaq grafikisht të ndara në dy kolona pajisjet hyrëse dhe pajisjet dalëse.
Shpjegon qartë konceptet input dhe output si dhe përse këto dy lloj pajisjesh ndihmojnë në punën
në kompjuter.
Shpjegon sistemin binar, ose ndryshe gjuhën e kompjuterit.
Jep shembuj bashkëveprimi me ndihmën e skemave të pajisjeve hyrëse dhe dalëse.

Punë e pavarur
Nxënësit/et plotësojnë fletën e punës për pajisjet digjitale periferike.
Nxënësi/et zhvillojnë testin e përgatitur në Flash player, ku jo vetëm provojnë njohuritë por bëjnë edhe
vetëvlerësimin e tyre.

Arritjet e pritshme dhe Vlerësimi


Plotësimi i testit nga 80% e nxënësve.
Plotësimi i fletës së punës nga 90% e nxënësve.

24
Model fletëpune 2

Shkruani emrin personal duke u vendosur brenda kllapave katrore. [ ]


Për secilën prej pajisjeve shruani brenda kllapave katrore llojin e saj: hyrëse ose dalëse.

[ Printer - dalëse ] [ ]

[ ] [ ]

[ ] [ ]

Ngjyrosni me ngjyrat e dhëna në tabelë diagramën


bokse kompjuter printer monitor maus tastierë
e verdhë lejla bojëqielli kafe jeshile rozë

25
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Portat e kompjuterit Situata e të nxënit: Konsultoj fjalorin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.7;2.2;4.1; 5.1

Fjalët kyçe:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të portë seriale
fushës sipas temës mësimore: portë paralele
a) Identifikon portat në pjesën e pasme të kompjuterit. portë USB
b) Emërton portat e kompjuterit. portë VGA
c) Dallon portat e kompjuterit sipas funksioneve që portë audio
kryejnë. portë rrjeti

Burimet: kasë kompjuteri/ poster me portat e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
kompjuterit ndërkurrikulare: gjuhë shqipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Ju kërkohet nxënësve të kërkojnë në Fjalorin e gjuhës shqipe kuptimin e emrit “portë”. Ftohen të diskutojnë
si e lidhin kuptimin e parë të fjalës brenda togfjalëshit “portë kompjuteri”. Me përgjigjet e nxënësve mund
të realizohet një brainstorm (teknikë që synon krijimin e shprehive të të menduarit te nxënësit). Shënohen
në tabelë të gjitha kuptimet e mundshme, që lidhen me këtë togfjalësh. Koha në dispozicion 10 minuta.

Faza e dytë:
Mësuesi shfaq me ndihmën e projektorit materialin e përgatitur në Power Point mbi temën e ditës.
Në mungesë të realizimit të një posteri të tillë, mund të punohet me tregimin nëpër postet e punës në grupe
prej 3-4 nxënësish të portave të kompjuterit. Në këtë fazë mund të aktivizohen nxënësit që kanë njohuri
të avancuara në raport me shokët. Sidomos ata që kanë demostruar aftësi teknike, gjatë vëzhgimeve në orët
e mëparshme. Një kujdes të veçantë duhet që mësuesi/ja t’u kushtojë zbatimit të rregullave teknike dhe
ruajtjes së pajisjeve kompjuterike.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Nxënësi/ja plotëson fletën e punës sipas modelit të përgatitur nga mësuesi

26
Model fletëpune 3

Vendosni pranë çdo figure emërtimin përkatës. Bëni një përshkrim të shkurtër të funksionit që porta
e emërtuar kryen. Gjatë përshkrimit zbatoni rregullat gjuhësore, në ndërtimin e fjalive.

27
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Shkrimi Situata e të nxënit: Hartoj projektin


dhe redaktimi tekstit “Histori për fëmijë.”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.3; 2.3; 6.2

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të


fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
a) Planifikon një projekt digjital . Select (përzgjidh)
b) Përzgjedh dhe përdor sakt programin Word. Insert (shto)
c) Zbaton në mënyrë të pavarur komandat e shkrimit Delete (fshi)
dhe redaktimit të tekstit.

Burimet: skedar në Word/ libri për fëmijë Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
“Pipi Çorapegjata” gjuhë shqipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Mësuesi/ja paraprakisht ka bashkëbiseduar me nxënësit/et rreth librit për fëmijë “Pipi Çorapegjata”.
U kërkon nxënësve të bëjnë një përmbledhje me tre paragrafe rreth këtij libri. Shkrimi i përmbledhjes
duhet të realizohet në kompjuter, në programin Word dhe të zbatohen njohuritë gjuhësore për
shkrimin e një përmbledhjeje. Koha në dispozicion 10 minuta.

Faza e dytë:
Mësuesi shfaq me ndihmën e projektorit skedarin “Pipi Çorapegjata.”
Në mungesë të të projektorit shkruan në tabelë, komandat që realizojnë përzgjedhjen e tekstit, shtimin
dhe fshirjen e tij.
U kërkohet nxënësve të zbatojnë të njëjtat komanda në skedarin që kanë përgatitur ata.
Diskutohet rreth rezultateve të arritura nga zbatimi i komandave.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Të menduarit kritik
Mes komandave të përdorura për përzgjedhjen, shtimin apo fshirjen e tekstit, nxënësit duhet të zgjedhin
atë që e mendojnë më të thjeshtë dhe më praktike.
Mendimi duhet argumentuar.
Mësuesi duhet të bëjë në tabelë një vlerësim se cilat prej rrugëve të përzgjedhura janë më të lehta
për nxënësit.

28
Model fletëpune 4

Përgjedhja e tekstit
1. Hap skedarin “Pipi Çorapegjata.”

2. Ku do të vendosësh mausin për të përzgjedhur togfjalëshin


“Pipi Çorapegjata?________________________________________
_____________________________________________________

3. Për rreshtin vendosni mausin________________________________________________________

4. Për paragrafin ___________________________________________________________________

Shtimi tekstit
1. Vendos kursorin ku do të shtosh tekstin. _____________________________________________

2. Overtype_______________________________________________________________________

Fshirja e tekstit
1. Backspace______________________________________________________________________

2. Delete_________________________________________________________________________

3. Ctrl+A________________________________________________________________________

4. Cili është dallimi mes Ctrl Backspace dhe Ctrl Delete?


________________________________________________________________________________

29
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Situata e të nxënit: Punoj me


Tema mësimore: Formatimi tekstit
skedarin “Pipi Çorapegjata”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


2.3; 3.2; 6.2; 7.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave


të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
a) Ndan tekstin në paragrafe Indents and spancing (hapësirat ndërmjetse)
b) Formaton tekstin. Page Layout
c) Formaton faqen e punës Page Setup
d) Zbaton në mënyrë të pavarur komandat e
formatimit të tekstit.

Burimet: skedar në Word/ “Pippi Çorapegjata” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
/ teskti mësimor gjuhë shqipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të hapin skedarin e përgatitur orën e kaluar “Pippi Çorapegjata”. Mbështetur
në njohuritë gjuhësore brenda tekstit të përmbledhjes, bëhet dallimi : fjalë/ fjali/ paragraf. Mësuesi/ja mund të
kërkojë nga nxënësit të përkufizojnë sipas rregullit gjuhësor fjalën/ fjalinë/ paragrafin ose mund t’i shkruajë
në tabelë, gjithmonë duke vëzhguar shkallën e njohurive të klasës.
Pasi është bërë kjo ndarje, mbështetur në njohuritë e mara mbi selektimin përzgjidhet fjala/ fjalia/ paragrafi.
Nxënësi/ja duhet të tregojë/ demostrojë rrugën që ndoqi për ndarjen e tekstit në paragrafë si dhe përzgjedhjen
e fjalës/ fjalisë/paragrafit. Koha në dispozicion 10 minuta.

Faza e dytë:
Mësuesi shfaq me ndihmën e projektorit tekstin e selektuar.
Në mungesë të të projektorit shkruan në tabelë, komandat që realizojnë formatimin e tekstit.
U kërkohet nxënësve të zbatojnë të njëjtat komanda në skedarin që kanë përgatitur ata.
Diskutohet rreth rezultateve të arritura nga zbatimi i komandave.

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en për zbatimin
e komandave të dhëna,
Do të vlerësohen për zbatimin e rregullave gjuhësore.
Do të vlerësohen për respektimin e informacionit digjital.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Diskutohet për dallimin mes formatimit të një teksti dhe një faqeje pune.

30
Model fletëpune 5

Formatimi tekstit
1. Hap skedarin “Pipi Çorapegjata.” Ndani tekstin në tre paragrafë.

2. Shkruaj për secilën prej komandave të paraqitura në toolbar funksionin që kryejnë për formatimin e një
paragrafi:

_______________________________________________________________________________

3. Mbi paragrafët e përzgjedhur provo të zbatosh nga tastiera komandat e mëposhtme : Ctrl+ L;
Ctrl+ R;
Ctrl+ E;
Ctrl+ J;
Cili është rezultati i krahasuar me ushtrimin 2?
_______________________________________________________________________________

4. Si do ta formatosh faqen e punës me ndihmën e komandave të paraqitura në figurë?

_______________________________________________________________________________

5. Cilat janë rregullat gjuhësore për ndërtimin e një teksti mbi bazën e paragrafëve?
_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

31
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Ndërtimi dhe


Situata e të nxënit: Krijoj orarin ditor të Pipit
formatimi tabelave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


2.3; 5.1; 6.2; 7.1

Fjalët kyçe:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të
Insert/ Table
fushës sipas temës mësimore:
Draw Table
a) Ndërton tabelë në Word duke ndjekur rrugë të
Quick Table
ndryshme.
Design/ Layout
b) Formaton tabelën.
Merge
c) Bashkon/ ndan qelizat.

Burimet: skedar në word “Pipi Çorapegjata”/


Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
programi word/ kompjuter/ libri mësimor
arte/ edukatë qytetare
“Informatika 6”
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Faza e parë:
Nisur nga paragrafi i tretë i skedarit “Pipi Çorapegjata” mësuesi/ja do të nxisë debatin rreth nevojës së një
orari ditor, ku nxënësi programon veprimet e tij. Debati do të ngjallet edhe në lidhje me figurën e Pipit,
që është ndryshe nga fëmijët e tjerë.
Mësuesi pyet nxënësit nëse ata kanë një orar ditor/ apo javor?
Gjithashtu, kërkon që nxënësit të flasin rreth figurës së Pipit, qëndrime të saj.

Faza e dytë:
Mësuesi fton në tabelë një nxënës që të shkruajë të dhënat e nxjerra nga paragrafi.
Të dhënat mund të vendosen paraprakisht në një tabelë të ndërtuar në mënyrë manuale.
Faza e tretë: Mësuesi shkruan në tabelë ose paraqet me projektor në Power Point rrugët e ndërtimit
të të tabelës në Word.
Insert/ Table
Draw Table
Quick Table

Koncepte të tjera të reja:


a) Formatimi tabelës : shtimi dhe fshirja e rreshtave dhe kolonave.
b) Vijëzimi i tabelës.
c) Bashkimi dhe ndarja e qelizave (Merge cells)

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për diskutimin qytetar që do të zhvillojnë mbështetur në materialin e dhënë.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Punohet me fletën e punës sipas modelit të mëposhtëm

32
Model fletëpune 6

1. Ana dhe Joni ndërtuan tabelat e mëposhtme me ndihmën e komandave :Insert Table dhe Draw Table. Rezultati
është i njëjtë. Por rrugët e zgjedhura janë të ndryshme. Pse?
a) b)

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

2. Vëzhgo tabelën e paraqitur. Shpjego si është shtuar kolona e tretë e saj?

Veprimi Orari Ilustrim


Zgjimi 9.00
Mëngjesi 10.00
Loja 10.00-16.00
Dreka 17.00
Punë e shtëpisë 19.00
Fjetja 20.00

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

3. Tabelën e mësipërme ngjyros në kompjuter sipas dëshirës tënde. Po kështu vijëzoje së jashtmi.
a. Border style_______________________

b. Pen color___________________________

c. Borders/ Outside Borders_______________________________

4. Të gjitha qelizat e kolonës së tretë (duke përjashtuar qelizën Ilustrimi) bashkoji në një të vetme. Si veprave?

________________________________________________________________________________

33
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Përdorimi i të dhënave


Situata e të nxënit: Citoj të dhënat
nga burime të ndryshme dhe citimi i tyre

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


2.3; 1.4; 6.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore: Links
a) Shton në materialin e përgatitur të dhëna nga Hyperlink
burime të ndryshme. Reference
b) Krijon lidhje mes dokumenteve. e drejta e autorit
c) Citon burimet nga merr informacionin.

Burimet: programi Word/ internet/ libri mësimor Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Informatika 6 arte/ edukatë qytetare/ gjuhë shqipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Rikujtohen njohuritë mbi grupin e komandave Insert. Mësuesi diskuton me nxënësit mbi komandat:
Illustrations (ilustrime)
Pictures (foto që i kemi në kompjuterin tonë),
Shapes (forma),
Chart (grafik) apo SmartArt.

Faza e dytë:
Mësuesi ndalet te komandat Online Pictures dhe Online Videos. Këtu është shumë e rëndësishme
që përveç rrugës që ndiqet për zbatimin e këtyre komandave, mësuesi te ndalet në të drejtën e autorit.
Respektimi i fotove dhe ndalimi i manipulimit të tyre.
Tjetërsimi të lejohet vetëm për efekte artistike.

Koncepte të tjera të reja:


a) Links/ Hyperlink
Rikujtohet dhe bashkëbisedohet me nxënësit/et rreth njohurive të tyre gjuhësore mbi citimin, përdorimin
e thonjëzave, ligjëratën e drejtë etj.
b) Reference/ Insert Footnote.
Me anën e një shembulli tregohet se cilët janë elementet që duhet domosdoshmërisht të citojmë në fund
të faqes, si, p.sh., emri i autorit, shtëpia botuese, viti botimit, vendi i botimit, nr i faqes etj.

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për respektimin e rregullave etike të përdorimit dhe citimit të burimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Punohet me fletën e punës sipas modelit të mëposhtëm

34
Model Projekt – “Histori për fëmijë”

Rezultatet e të nxënit sipas temave mësimore të përfshira në projekt

Selekton tekstin. Formaton paragrafët.


Inserton foto/ video online. Lidh dokumentin me lidhje në web.

Citon burime të ndryshme dhe vendos referenca

Faza e parë: Zgjidhet personazhi që do të jetë në qendër të projektit (si p.sh, Pipi Çorapegjata, por ky
personazh do të lihet në dorë të nxënësve. ) Në zgjedhjen e personazhit do të kihet parasysh programi
mësimor në lëndën e gjuhës dhe leximit, ose programi i një viti më parë.

Ctrl+ A, Ctrl +J

Faza e dytë:
1. Hap skedarin në word “Pipi Çorapegjata”.
2. Përdor tastierën ose një ndër komandat e tjera të mësuara për të përzgjedhur gjithë tekstin dhe më pas
formatoje me opsioni Justify.
3. Përdor mausin për të selektuar paragrafin e parë. Për paragrafin e parë zgjidh komandën e formatimit Center
(qendër). Këtu sipas fantazisë ndrysho llojin e shkrimit, ngjyrën, madhësinë.
4. Selekto me maus paragrafin e dytë. Ndrysho hapësirat ndërmjetëse mes fjalive, nga 1.0 në 1.5.
5. Vendos në paragrafin e tretë, pas togfjalëshit “Pipi Çorapegjata”, shënim në fund të faqes, me këto të dhëna:
emri dhe mbiemri autores, viti i botimit të librit, shtëpia botuese.
6. Vendos një foto të Pipit personazh dhe shkruaj burimin nga e more: shfletuesin/ url/ autorin e fotos nëse ka
etj.

Faza e tretë: Paraqitet projekti në klasë. Diskutohet me mësuesin/en dhe shokët/ et.
Përzgjidhen tre projektet më të mira.

Kriteret e përzgjedhjes
a. Zbatimi i saktë i komandave të dhëna
b. Aftësitë krijuese dhe origjinaliteti.
c. Respektimi i rregullave etike të shfrytëzimit të të dhënave në internet

35
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Menutë dhe komandat Situata e të nxënit: Krijoj


kryesore të programit Microsoft Excel projektin “Biznesi im”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.4; 2.3; 5,1; 6.1

Fjalët kyçe:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të
shiriti menuve
fushës sipas temës mësimore:
kolonë
a) Identifikon tabet kryesore në shiritin e menuve të
rresht
programit Excel.
qelizë
b) Krahason shiritin e menusë me programin word,

Burimet: programi Microsoft Excel/ libër mësimor Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Informatika 6/ internet edukatë qytetare/ matematikë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Diskutim mbi realizimin e llogaritjeve matematikore. Pyeten nxënësit mbi mjetet që përdorin për të kryer këto
llogaritje: p.sh, me makinë llogaritëse. Një pyetje që mund të nxit debatin është: A ka programe kompjuterike
që ndihmojnë në kryerjen e veprimeve matematike?
Mësuesi/ja mund të zgjedh që nxënësit ta japin këtë përgjigje në fletore dhe pastaj të realizojë një matje
sa prej tyre e njohin Microsoft Excel, si pjesë e paketës Office.
Duke u nisur nga situata përgatitore 1, mësuesi/ja pyet nxënësit se në cilat profesione Exceli gjen përdorim
të shpeshtë? Nxënësit duhet të arsyetojnë përgjigjen.

Faza e dytë:
Mësuesi/ja shfaq me ndihmën e projektorit ikonën e programit Excel.
Shkruhet në tabelë në mungesë të paraqitjes në programin Power Point, mënyra e hapjes së programit.
Start/ All Programs/ Microsoft Excel.
Nxënësit në këtë fazë duhet të gjejnë të përbashkët me një tjetër program të paketës Office, word, si dhe
dallimet për t’u ndalur te veçoritë Excelit.

Koncepte të tjera të reja:


a) Skedari në Excel/ libri punës/ fleta e punës
b) rreshti/ kolona/ qeliza
c) shiriti i formulës
d) shiriti i menuve

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për angazhimin në sipërmarrje.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Punohet me fletën e punës sipas modelit të mëposhtëm

36
Model fletëpune 6

1. Identifiko në shiritin e menuve tabet kryesore të programit Excel


Home; _____________________________________________________________

2. Vendos saktë në figurë fjalët e dhëna mëposhtë.

Rresht, kolonë, qelizë, shiriti


i formulës, shiriti i menuve

37
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Libri i punës dhe Situata e të nxënit: Krijoj


plotësimi i tij me të dhëna librin e punës në Excel

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


2.2; 5.1; 6.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të


Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore:
blank workbook
a) Krijon një libër pune (skedar në Excel).
fletë pune
b) Emërton në disa mënyra fletët punës së një skedari.
qelizë aktive
c) Zbaton në mënyrë të pavarur komandat Select
colomns, row, cells etj.

Burimet: libri mësimor Informatika 6/ programi Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
microsoft Excel matematikë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Në këtë fazë më së pari mësuesi duhet të ndalet në një diskutim paraprak me nxënësit rreth rolit të
programit Microsoft Excel, përparësive që ai ka për t’i ndihmuar ata në zgjidhjen e detyrave të ndryshme
matematikore si p,sh, saktësia, formulat e gatshme që ofron, mundësia për krijimin e një baze të dhënash,
që mund të ndryshohet sipas kërkesave etj.
Të gjitha këto listohen në tabelë nga një nxënës.
Gjithashtu këtu rikujtohen disa nga menutë kryesore, duke evidentuar menutë e përbashkëta me wordin,
që është gjithashtu pjesë e paketës Office.

Faza e dytë:
Është e rëndësishme që për përvetësimin e koncepteve të reja, nxënësit/et të mund të përdorin mjete
praktike, lehtësisht të krahasueshme që i njohin mirë. Kështu në rastin e prenzantimit të skedarit në Excel,
ose librit të punës, mund të sillet rasti i një fletoreje matematike. Me ndihmën e projektorit shfaqet libri
punës dhe në mungesë mund të përdoret një poster, ose një foto. Elementet ku mund të bëhet krahasimi mes
tyre janë: a) kolona; b) rreshti; c) qeliza

Koncepte të tjera të reja:


a) Krijimi librit të punës.
b) Fleta e punës/ emërtimi, shtimi, fshirja.
c) Rrugët e ndryshme që ndiqen për të njëjtin rezultat në krijimin e librit punës dhe veprimet që kryhen me të.
d) Qeliza aktive, selektimi.

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për kreativitetin dhe mendimin kritik të shfaqur për zgjidhjen e problemit.

38
39
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6


Tema mësimore: Përdorimi i formulave
Situata e të nxënit: krijoj formula në Excel.
në Excel, renditja e të dhënave
Ideja themelore e mësimit:
1. Përdorimi Tik në jetën e përditshme
2. Organizimi i të dhënave për zgjidhjen e një problemi.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të
fushës sipas temës mësimore:
a) Identifikon elementet e librit të punës (kolonë, Fjalët kyçe:
rresht, qelizë, plotëson të dhënat). formulë
b) Kupton rëndësinë e funksionit të autoshumës. Autosum
c) Krijon formula në kolonë. Sort
d) Përpunon të dhënat e ndryshme në Excel (numra,
tekst, etj).

Burimet: Libri mësimor Informatika 6/ programi Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Microsoft Excel/ poster me listë blerjesh matematikë/ arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Çfarë do të bëjmë sot? (mësuesi përdor tabelën e zezë ose mjetet alternative)
- Krijimi i librit të punës
- Plotësimi me të dhëna
Për çfarë do të përdoret funksioni i Autoshumës?
- Krijimin e një formule të tjeshtë për të gjetur vlerën tërësore.
Disktutim
Ju ka ndodhur të bëni blerje në supermarket në shoqërinë e prindërve? Përdorin prindërit tuaj një listë
për produktet ushqimore?Bëjnë prindërit tuaj një krahasim të çmimeve?
Përsëritje e njohurive
Elementet bazë të Excel (menutë kryesore)/Ndërtimi i librit të punës (kolona, rreshta, qeliza

Shkathtësitë për realizimin e komptencave


Model: Bën një listë të shkurtër me blerjet në supermarket me çmimet përkatëse.
Mollë 1kg 110 lekë
Lëng Qershie 1kuti 150 lekë
Biskota 1 pako 50 lekë
Gota plastike 1 pako 100 lekë

Detyrat
Plotëso librin e punës në Excel (përshkruan si e realizon këtë veprimtari)Përdor “autosum” për gjetjen
e vlerës tërësore.
Faza e dytë: Pyetje të rëndësishme të cilat mësuesi/ja duhet t’i diskutojë me klasën:
Pse duhet të bëjë një listë të blerjeve?Sa ndihmon një listë e tillë?Përse funksioni i autosum është i nevojshëm?
Faza e tretë: Klasa inkurajohet të bashkëpunojë, të ndajë njohuritë dhe informacionin gjatë praktikës
së udhëhequr nga mësuesi/ja si dhe gjatë punës individuale.
Mbyllja:
Printim i librit të punës së plotësuar.

40
Model projekti ndërkurrikular

Fushat:Tik, Matematikë, Arte


Rezultatet e të nxënit: Nxënësi/ja
- Harton një plan shpenzimesh.
- Krijon librin e punës në Excel dhe e plotëson me të dhëna.
- Zbaton njohuritë matematikore mbi ndërtimin e formulave.
- Demostron aftësi për zgjidhjen e problemeve me më shumë se një rrugë.
- Zhvillon kreativitetin dhe shprehitë artistike.

Fazat e projektit

Faza e parë: Klasa ndahet në grupe. Në word secili grup do të hartojë


një projekt mbi planin që propozon për realizimin e një feste
ditëlindjeje.

Faza e dytë :Jepen detyrat konkrete për realzimin e një


planbiznesi me veprime matematikore.
1. Hapet libri i punës në Excel dhe emërtohet “Ditëlindja ime”.
2. Ëmërtohet skedari “Shpenzime”
3. Krijohet tabela sipas modelit të treguar në figurë.
Udhëzohen nxënësit të gjejnë fillimisht vlerën individuale
të çdo produkti.
4. Në qelizën A2 shënohet “Torta”. Në qelizën B2- 500 lekë
dhe në qelizën C2 1

Zbatohet në qelizën D2 formulën = B2*C2.


5. Detyrë: Gjetja e vlerës së tortës.
6. Klikohet qelizën D2. Qeliza është aktive dhe ngjyroset me
ngjyrën bojëqielli.
7. Kërko nga nxënësi/ ja të pozicionohet maus në cepin e djathtë
në fund të qelizës dhe tërheq mausin në formën e + deri në
fund të qelizës D5.
8. Kërko të shkruaj më poshtë çfarë ndodhi në qelizat D3, D4,
D5?________________________________________

Detyrë : Të provoj të ndryshoj një të dhënë në njërën prej


kolonave B dhe C. Çfarë ndodh në kolonën D?
______________________________________________

Faza e tretë: Gjetja e vlerës tërësore të shpenzimeve që do të kryen:


a) Vendosja në qelizën D6.
b) Klikim i butonit∑

Faza e katërt : Nxënësi/ja shkruan në fletën e punës rezultatin që gjeti. Bën provën matematikore në rezultati
është i saktë.

*Plotësimi i tabelës është sipas imagjinatës së çdo nxënësi/ nxënësje.

41
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Ndërtimi i grafikut


Situata e të nxënit: Ndërtoj grafikun
me të dhënat e gjetura

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.4; 2.3; 7.1

Fjalët kyçe:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të
grafik (chart)
fushës sipas temës mësimore:
pie (i rrumbullakët)
a) Përzgjedh të dhënat për paraqitjen grafike.
Design
b) Ndërton grafikun sipas një objktivi.
Lyout
c) Aplikon paraqitje grafike të ndryshme
Chart Styles
d) Shfaq kreativitet në ndërtimin e paraqitjes grafike.
Change Colors

Burimet: bazë të dhënash në programin Excel/ Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
kompjuter matematikë/ arte

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë:
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të lexojnë situatën përgatitore. U kërkon atyre që në këtë situatë të
nënvizojnë ato fjalë që mendojnë se janë koncepte të reja për ta. Në situatën përgatitore konceptet e reja
janë: grafik, analizojnë të dhëna, pie. Gjithashtu është e rëndësishme që nxënësit të lidhin këto koncepte
të reja me përfundimin e situatës. Krahasimi në grafik i prodhimeve për nga çmimi.
Grafiku si koncept është trajtuar edhe në lëndë të tjerëa, si p.sh., në lëndën e Gjegrafisë, kur flitet
për popullsinë, kështu që mësuesi mund të pyesë nxënësit se çfarë ata kanë mësuar nga këto paraqitje grafike.

Faza e dytë:
Për fazën e dytë të kësaj ore mësimi do të shfrytëzohet tabela me të dhëna e ndërtuar në orët e mëparshme,
“planbiznes për ditëlindjen”.
Nxënësit do të udhëzohen cilat prej kolonave do të përzgjedhin, pasi është një element shumë i rëndësishë
për të marrë grafikisht atë që dëshiron.

Koncepte të tjera të reja:


Chart type (llojet e grafikëve). Këtu mësuesi vetëm i liston, pa u ndalur në detaje pasi këto njohuri
plotësohen në kurrikulën në vazhdim në klasën e 7-të. Por është e rëndësishme të bëj një demostrim të dy
llojeve të paraqitjes grafike p.sh., pie dhe bar për të kuptuar nxënësit ndyshimet.
Change Colors- edhe këtu mësuesi/ja ndalet pasi është një element që lidhet me anën artistike të punës
dhe nxënësit duhet të nxiten për ndërtimin e grafikëve origjinal dhe krijues.
Title – titulli është një tjetër element i grafikut që nuk duhet anashkaluar. Nxënësi duhet t’i jap një emërtesë
që ka lidhje me paraqitjen grafike që ai ka realizuar.

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për kreativitetin dhe mendimin kritik të shfaqur për zgjidhjen e problemit.

42
Model fletëpune

Krijimi i një grafiku të rrumbullakët duke përdorur të dhënat mbi gjuhët më të përhapura në botë

Emri------------------------------------- Data--------------------------------

1. Merr një foto të globit nga interneti dhe me komandën Copy/


Paste vendose në librin e punës, që do ta emërtosh”gjuhët më
të folura në botë”.
2. Në bazë të figurës 1 trego veprimin që kryen
_________________________________________________
_________________________________________________
3. Mbi figurën e globit që shfaqet kliko butonin dhe trego cilën komandën do të
zgjedhësh për të kopjuar figurën e globit.
______________________________________________
______________________________________________

4. Plotëso libri ne punë me të dhënat e kësaj tabele.(10 gjuhët më të folura në botë)

A B
1 Gjuha Nr i popullsisë
folëse (në miliona)
2 Kineze/Mandarin 1120
3 Anglisht 480
4 Spanjisht 332
5 Arabisht 235
6 Bengaleze 189
7 Hindu 182
8 Ruse 180
9 Portugalisht 170
10 Japoneze 125
11 Gjermane 98

5. Përzgjidh kolonat A dhe B dhe rreshtat nga


2 deri në 11, për të dyja kolonat.
6. Nga grafiku i mëposhtëm jepuni përgjigje
këtyre pyetjeve:
a. Sa përqind e popullsisë flasin anglisht?
b. Sa përqind e popullsisë flasin gjermanisht?
c. Sa përqind e popullsisë flasin rusisht?
d. Cila është gjuha me përqindje më të madhe?
e. Cila është gjuha me përnqindjen më të vogël?

43
Model testi

Plotësoni përgjigjen e saktë me shenjën √

1. Çfarë të dhënash mund të vendosim 7. Komanda Merge Cell bashkon qelizat


në një qelizë të programit Excel Vetëm në programin word
Numra dhe formula Vetëm në programin Excel
Tekst dhe numra Në të dy progrmet
Vetëm numra Në asnjë prej ketyre programeve
Formula, tekst, numra
8. Ç’ndodh kur shtypim tastin Delete
2. Cila prej alternativave të mëposhme I gjithë rreshti fshihet
është fomula e saktë e shumës? Karakteri që ndodhet në tëmajtë
=SUM (C1+C4) të kursorit fshihet
=SUM(C1:C4) Fshihen hapësirat boshe
=SUM(C1+C2+C3+C4) Karakterin që ndodhet në tëdjathtë
(C1+C4)= të kursorit fshihet

3. Si mund të bëjmë një qelizë aktive? 9. Kompjuteri ka disa funksione bazë. Cilat nga
Me anë të klikimit të mausit funksionet e mëposhtme mendoni se janë të
Me tastat e bllokut të shigjetave sakta?
Me një klik te paneli i kontrollit Përpunon informacionin
Me një klik te shiriti i formulave Nuk e ruan informacionin
E ruan informacionin dhe lejon daljen jashtë të tij
4. Gjeni menunë që nuk i përket shiritit të Lejon hyrjen e informacionit me ndihmën
menuve të programit Word e pajisjeve ndihmëse
Home
Insert 10.Gjuha binare e kompjuterit formohet
Formulas nga kombinimi i numrave
Page Layout 0 dhe 1
1 dhe 1
5. Ç’do të thotë të formatosh një tekst 0 dhe 2
Ta kopjosh 0 dhe 3
Ta fshish
Ta ndryshosh
Asnjëra prej veprimeve të mësipërme

6. Me komandën Insert/ Links mund


të krijojmë lidhje me:
Skedarët që kemi në kompjuter
Me një faqe Web
Me një adresë email si kontakt
Të gjitha alternativat janë të vlefshme.

44
45
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Përdorimi dhe instalimi Situata e të nxënit: Bën kërkim në


i web browserave të ndryshëm internet për një projekt mësimor

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.5; 6.1;7.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të


Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore:
Internet Explorer
a) Përdor për kërkim në internet web browser të
Google
ndryshëm.
download
b) Instalon dhe çinstalon në mënyrë të pavarur
install
shfletuesit e internetit.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Burimet: Internet/ videoprojektor/ poster
Fizikë/Histori/ Gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Harta e mendimit:
Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën internet,
të vendosur në mes të një rrethi si tregohet në figurë. Fton nxënësit të plotësojnë
hartën e të menduarit Internet
duke shtuar fjalë të tjera që lidhen me të dhe ju vijnë në mendje.
Kjo veprimtari bëhet nga çdo nxëns në fletore.
Në përfundim zgjidhen dy-tri prej hartave të mendimit që janë realizuar më mirë

Faza e dytë:
Mësuesi/ja paraqet me ndihmën e Power Point disa nga ikonat kryesore të shfletuesve, në mungesë
të videoprojektorit mund të përgatitet një poster ku janë ikonat kryesore të shfletuesve.

Diskuto me klasën
a) Përvojat që kanë pasur gjatë përdorimit të shfletuesve
të treguar në figurë
b) Cilin prej tyre gjykojnë më të përshtatshëm
për kërkim dhe pse?
c) A i njohin të gjithë?

Faza e tretë:
Prezantohet nga mësuesi materiali mbi instalimin dhe çinstalimin e një shfletuesi, i cili mund të jetë, p.sh.,
në slajde ose edhe në internet me ndihmën e tutorialeve që gjenden në site të caktuara, si, p.sh., youtube.
Gjatë kësaj faze nxënësit duhet të praktikojnë hapat në grupe pranë kompjuterit.

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për kreativitetin dhe mendimin kritik të shfaqur për zgjidhjen e problemit.

46
Model fletëpune

Pyetësor
Sa shpesh e përdor Çfarë bën kur je
A ke kompjuter në shtëpi?
Si quhesh? internetin? në internet?
Vendos shenjën e plusit Jep të paktën
Nëse po, a ke internet?
pranë alternativës. tri aktivitete.

- Çdo ditë
- Disa ditë në javë
Cila është shkolla ku - Vetëm në shkollë
mëson? - Asnjëherë

Plotëso vendet bosh me fjalët që gjenden në bangën e fjalëve.


World Wide Web

një Internet Mozilla klikim të ikonë Homepage


shfletues Explorer Firefox dyfishtë

1. Interneti njihet ndryshe si _______________________________.

2. Për të përdorur internetin duhet të kesh të instaluar ______________________.

3. Çdo shfletues ka një_____________ dalluese.

4. Për të hapur një faqe web bëjmë një ________________mbi ikonën e tij.

5. Kjo ikonë përfaqëson _______________, ndërsa kjo ___________________.

6. Faqja e parë që sheh kur hyn në internet quhet_____________________.

47
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Kërkon në internet


Opsionet e kërkimit në internet mbi kritere të zgjedhura individualisht

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.5; 2.3; 6.1;7.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave


të fushës sipas temës mësimore:
Fjalët kyçe:
a) Identifikon rreziqet me të cilat ndeshet gjatë
Search Setting
shfrytëzimit të internetit.
Advanced Search
b) Zgjedh opsione kërkimi të sigurta.
Safe Search
c) Përshtat opsionet e kërkimit për një zgjidhje
të shpejtë e të sukseshme.

Burimet: Internet/ videoprojektor/ postera/ libri Tik Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
6-të fizikë/gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë: Diskuto me klasën
Mësuesi/ja kërkon që një nga nxënësit/et e klasës të lexojnë me zë të lartë situatën përgatitore në librin
mësimor. Pas kësaj shfaq në projektor, ose në një material në youtube, disa prej motorëve të kërkimit. Pyet
nxënësit/et se cili është motori i tyre i pëlqyer. Mund të ndërtojë një tabelë ku të përcaktojnë nr e nxënësve
sipas motorit të kërkimit që përdorin, për të arritur në përfundime se cili përdoret më shumë.

Faza e dytë:
Demostrimi i një shembulli si mund të bëhet kërkimi mbi kritere të përcaktuara nga vetë kërkuesi.
Vëmendje nga mësuesi/ja duhet t’i kushtohet në këtë fazë ndërgjegjësimit të nxënësve për të realizuar
një kërkim të sigurtë në internet.

Faza e tretë:
Punë e pavarur në dritaren dialoguese Advanced Setting. Nxënësi/ja në grup 2-3 veta realizon ndryshim
e parametrave sipas qëllimeve të kërkimit që do të realizojë. Kërkimi të bëhet për projekte kërkimore
me lëndët e tjera.

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për kreativitetin dhe mendimin kritik të shfaqur për zgjidhjen e problemit.

48
Model fletëpune
Kërkimi në internet mbi kritere të përcaktuara

Për projektin kërkimor në lëndën e Gjeografisë, “Mjedisi ynë lokal”, mund të zgjidhet për ilustrim një objekt
kulturor i rëndësishëm i qytetit. P.sh., nxënësit që banojnë në Tiranë, mund të bëjnë kërkime mbi Xhaminë
e Et’hem Beut. Kriteret e përcaktuara mbi të cilat do bëhet kërkimi janë:
Gjuha: shqip, freskimi i të dhënave – të fundit (last update), kërkimi i sigurt (safe search), formati skedarë, word
dhe foto.

a. Duke vrojtuar rezultatet e kërkimit në internet për xhaminë e Et’hem Beut përshkruaj se çfarë përfaqëson
secili rezultat kërkimi i shënuar me numrat përkatës.
1. ______________________________________________________________________________
2. ______________________________________________________________________________
3. ______________________________________________________________________________

b. Trego se cili prej tyre ju duket më i vlefshëm.


______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

c. Shëno url-në e faqes që mendoni më të vlefshme_________________________________________.

49
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6


Tema mësimore: Klasifikimi dhe analiza
Situata e të nxënit: Krahasoj internetin
e informacionit të grumbulluar nga
me një magazinë “gjigante”.
motorë të ndryshëm kërkimi
Aftësitë shkencore që nevojiten: Kjo temë mbështetet mbi disa veprimtari, si, p.sh.,marrja e disa
paragrafëve dhe krahasimi i përdorimit të tyre nga nxënësi për të dalluar kur kemi dukurinë e kopjimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave
të fushës sipas temës mësimore:
Fjalët kyçe:
a) Klasifikon informacionin.
klasifikim informacioni
b) Zbaton praktika që përputhen me detyrimet ligjore
kopje
që kanë të bëjnë me pronësinë dhe përdorimin
manipulim
e produkteve dhe burimeve digjitale.
etikë
c) Diskuton dhe jep zgjidhje vetjake mbi rastet
e manipulimit digjital.

Burimet: internet/paragrafë nga vepra ose faqe Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
interneti/enciklopedi/ videoprojektor gjuhë e huaj/anglisht

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Përshkrimi i mësimit:
Në pjesën e parë të përshkrimit të mësimit mësuesi/ja fton dy nxënës që inskenojnë situatën 2, fq 52 për
të kuptuar se informacioni ka disa rrugë për t’u siguruar, mund të jetë falas, por edhe me pagesë, si, p.sh., në
bibliotekën e qytetit mund ta shfrytëzosh falas librin, por në librari, nëse e merr jashtë saj, duhet ta paguash.

Punë e udhëhequr
Me ndihmën e videoprojektorit, mësuesi shfaq një faqe interneti, ku bëhet kërkimi për modelin e një eseje.
Kërkimi bëhet në gjuhën angleze, pasi mendohet se kjo detyrë do të jetë në anglisht.Veçohen dy raste: esetë
e lira (pa pagesë) dhe eset me pagesë.
Krahas konceptit të klasifikimit të informacionit, është shumë e rëndësishme që mësuesi/ja të ndalet në këtë
orë te dukuria e kopjimit të informacionit.
Për konceptin e manipulimit digjital, sillen shembuj fotosh të manipuluara në rrjete sociale. Diskutohet me
nxënëist se çfarë anësh negative shohin.
Të sillen në klasë përvojat vetjake të nxënësve në manipulimin e fotove në rrjetet sociale, si, p.sh., Instagram,
Retrica, arsyet e manipulimit etj.

Formimi gjuhësor
Shkruhen në fletore rastet e shkeljes së rregullave etike. Mësuesi/ja kujdeset që nxënësit të krijojnë fjali të
sakta, me fjalë të zgjedhura në përshtatje me fushën TIK dhe të respektojnë shenjat e pikësimit.

Veprimtari e pavarur:
Mësuesi ndërton një fletë pune me dy situata. Merr nga interneti disa paragrafë. I përdorë ato në disa
variante. Nxënësi/ja duhet të dallojë në cilin rast kemi kopje, citim, apo perifrazim të tyre.

Vlerësimi
Nxënësi/ja do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimti me njëri-tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e së drejtës së autorit dhe rregullave etike në internet.
Do të vlerësohen për aftësitë krijuese dhe mendimin kritik të shfaqur për zgjidhjen e problemit.

50
Model fletëpune

Mendo se në lëndën e anglishtes ke detyrë të shkruash një ese me titullin “ A visit to the Zoo”.
Pa u menduar fare kopjon me Copy titullin e eses dhe e vendos në Search Bar, i cili të sugjeron disa ese në
anglisht me këtë temë. Më poshtë do të gjesh në dy kolona, burimin origjinal dhe atë të ndryshuar. Për secilin
paragrafë trego nëse është kopjuar, nëse janë ndryshuar disa fjalë, apo perifrazuar. Gjithashtu trego se cili është
burimi që duhet cituar.

Copy& Paste Kopjim jo i plotë Perifrazim

Kur kopjojmë tekstin ashtu si është Bëhet zëvendësimi i disa fjalëve po Citohet me fjalët tona përmbatja
pa ndryshim asgjë. pa ndryshuar kuptimin e tekstit që shfrytëzuam

Lloji i kopjimit
Paragrafi burim Paragrafi i rishkruar
të përdorur
A visit to a zoo is an interesting experience. Last Sunday I
A visit to a zoo is an interesting
went to Delhi zoo with my father. We went there by bus.
experience. Last Sunday I went
Delhi zoo is near Purana Quila.
to Tirana zoo with my father.
http://www.preservearticles.
We went there by bus. Tirana
com/2011082411638/145-words-essay-for-kids-on-
zoo is near Artificial Lake.
a-visit-to-a-zoo.html

My father bought the tickets


My father bought the tickets and we entered the gate. and we entered the gate. There
There were ponds on both the sides of the road. Ducks were ponds on both the sides of
were swimming in the ponds.We saw kangaroos, elephants, the road. Ducks were swimming
etc. We also saw monkeys, chimpanzees and apes. in the ponds.We saw kangaroos,
elephants, etc. We also saw
monkeys, chimpanzees and apes.

After going round the zoo, we came out and sat under a
In the end we stay for a few in
tree. We had out food which we had carried with us. We
the park. It was a wondeful day
returned home tired but very happy.
for me and my family.

Shkruani në Word një ese mbi tematikën e mësipërme. Citoni burime nga wikipedia, ose burime të tjeta
që flasin për Kopshtin Zoologjik të Tiranë.

51
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6


Përshkrimi i situatës: nxënësi/ja zhvillon të
menduarin kritik përmes krahasimit që i bën
Tema mësimore: Krahasimi i programeve formave të ndryshme të programeve informatike
Open Source/ Freeware/ Shareware dhe përdorimit të tyre. Analizon ato duke arritur
në përfundime për përparësitë dhe mangësitë, mbi
bazë të kërkimeve dhe rezultateve të gjetura.
Teknika për realizimin e të nxënit:
Klasa ndahet në çifte (respekto barazinë gjinore).
Në çdo dyshe të krijuar njëri prej nxënësve do ta realizojë detyrën duke përdorur
programet Microsoft Office, kurse tjetri duke përdorur Open Office.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave
të fushës sipas temës mësimore:
Fjalët kyçe:
a) Dallon produktet sipas kategorizimit të tyre.
Open Source
b) Zbaton rregullat etike të përdorimit të programeve
Freeware
me licensë.
Shareware
c) Zgjedh produktin me kosto më të ulët dhe praktik
në zgjidhjen e problemit me të njëjtin rezultat.

Burimet: internet/ paketa Micosoft Office/ paketa Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Open Office, videoprojektor gjuhë shqipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Veprimtari të planifikuara
• Gjatë orës së mësimit mësuesi/ja rikujton edhe njëherë rolin e programeve si, p.sh., word, Excel.
• Pyet nxënësit se çfarë programesh kanë të instaluar në kompjuterat personalë; paketën Microsoft Office/
paketën Open Office?
• Prezanton përpara klasës me videoprojektor paketën Open Office, për të parë se cilat janë produket
që ofrohen dhe programet e gatshme falas (pa pasur nevojë të blihen).
Në përfundim të detyrës brenda dyshes do të bëhet krahasimi i kryerjes së detyrës me dy programe
të ndryshme (por që rezultati duhet të jetë i njëjtë) dhe të identifikohen ngjashmëritë dhe ndryshimet mes
Open Office dhe Microsoft Office.
Çdo dyshe duhet të shkruajë një përmbledhje në formën e një përmbledhjeje (të zbatohen rregullat
gjuhësore). Ja çfarë duhet të shkruhet në përmbledhje:
a. Cila paketë u përdorë dhe cili program i saj?
b. Mjetet dhe komandat që u shfrytëzuan në programin përkatës.
c. Pëlqimi rreth paketave dhe arsyetimi përse?

Vlerësimi
Vlerësimi do të bazohet mbi ndërtimin e përmbledhjes, duke pasur parasysh kriteret: të menduarit kritik,
zgjidhja e problemit në mënyrë origjinale, aftësitë krijuese, zbatimi i rregullave gjuhësore.
Vlerësimi bazohet në aftësitë për të bashkëpunuar me shokun/en.
Vlerësimi bazohet mbi shkallën e pjesëmarrjes në diskutim.

52
Model fletëpune

Në fletën e punës janë vendosur figurat e dy programeve Open Source, nga paketa Open Office, që janë
Writer dhe Calculator. Në paketën Microsoft Office atyre u përgjigjen programi i shkrimit Word
dhe Excel.

Vëzhgoni figurat dhe përshkruajini ato duke u ndalur në të përbashkëtat që gjeni dhe në dallimet.

53
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6


Përshkrimi i situatës: respektoj pronësinë
Tema mësimore: Respektimi i së
intelektuale, e cila mbrohet me ligjin e së
drejtës së autorit në internet
drejtës së autorit, i njohur ndryshe, si Copyright.
Aftësitë shkencore që nevojiten: Kjo temë mbështetet mbi disa veprimtari, si, p.sh.,listimi
i të gjitha burimet, emrat e autorëve, URL-në e informacionit që ata përdorin.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të


Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore:
Copyright/ e drejta e autorit
a) Njeh përmbatjen e ligjit të së drejtës së autorit.
URL
b) Dallon dokumentet në internet me pronësi
pronë intelektuale
intelektuale nga ato pa autor.
autor
c) Zbaton rregullat etike të kërkimit në internet.
etikë
d) Respekton të drejtën e autorit.

Burimet: Ligji i së drejtës së autorit, Fjalori i gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
shqipe, internet gjuhë shipe

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Njohuri përgatitore
A mund ta shesim për të fituar para një disk me këngët e Rihanës?
Për të dyja rastet e mundshme të përgjigjes Po dhe Jo, duhet të kërkohet arsyeja pse?
A njohin nxënësit/et raste të vjedhjes së së drejtë së autorit që kanë përfunduar në gjykatat e vendit tonë ose
në botë? (këngëtarë, autorë, etj)
Përshkrimi i mësimit: Mësuesi/ja duhet të ketë lexuar paraprakisht ligjin e së drejtës së autorit, paragrafët
që flasin për tëdrejtën e autorit në internet. Në bazë të tyre ai shkruan në tabelë, ose paraqit në Power Point,
ose me një poster të ideuar me shenjën e Copyright elementet e mëposhtëm:
• Tekste origjinale (p.sh., një fragment i shkëputur nga një vepër)
• Elementet grafike, foto, skicaetj
• audio
• video
• faqeweb të krijuara nga individë ose organizata të caktuaraetj.

Punë e udhëhequr
Punohet me Fjalorin e gjuhës shqipe. Nxënësi/ja gjen kuptimin e fjalës etikë. Mësuesi ju kërkon të mendojnë
në mënyrë kritike se çfarë e bën kërkimin në internet që të jetë një veprimtari e moralshme (mund të gjendet
sinonimi e ndershme). Listohen rregullat që përbëjnë etikën e përdorimit të internetit.

Formimi gjuhësor
Pasi mësuesi i ka parashtruar disa rregulla, mësuesi/ja: kërkon që nxënësit t’i rishkruajnë saktë këto rregulla.
Ato mund të printohen dhe të pasqyrohen në këndin e klasës.

Veprimtari e pavarur:
Mësuesi në varësi të nivelit të klasës rekomandohet të krijojë fletëpune me anën e të cilave të zhvillojë punën
e pavarur.

54
Model fletëpune për Copyright

Emri_______________________Klasa________________________Data

1. A mendon se timund të kopjosh një këngë, të shkarkosh një film nga një site pirat, pa paguar? Arsyeto
përgjigjen ______________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

2.Ti blen CD e grupit tënd të pëlqyer muzikor? Si mendon, kush duhet të jetë përfituesi i parë? Arsyeto përgjigjen
a) shitësi b) grupi muzikor
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

3. Ke kopjuar ndonjëherë pa të drejtën e autorit një CD? A do ta përsërisje këtë veprim pasi u njohe me ligjin
e së drejtës së autorit?
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

4. Për bandën muzikore “One directon” midis shumë opsionesh ti gjen dhe opsionin “free download” (shkarko
falas). A dëmtohet ky grup në këtë rast? Pse?
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

55
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6

Tema mësimore: Programi Power Situata e të nxënit: Përgatit


Point dhe funksionet e tij projekte në formën digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe.


1.2; 2.3;7.1

Rezultatet e të nxënit të kompetencave


Fjalët kyçe:
të fushës sipas temës mësimore:
paraqitje
a) Identifikon elementet e dritares së punë në Power
shirit i menuve
Point.
task pane
b) Organizon paraqitjen me bazë slide.
slide
c) Ideon sliden me titull/nëntitull.

Burimet: Internet/ videoprojektor/ modele të Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
mëparshme të paraqitjes në Power Point Gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Faza e parë: Diskuto me klasën
Për çfarë është e rëndësishme që një projekt ta paraqesin në Power Point? Cilët janë elementet e një
paraqitje të thjesht? tekst, figurë, etj.
Klasës i jepet udhëzimi se për të hapur këtë program rruga ëshë e njëjtë si për të gjithë programet e tjera
të Microsoft Office. Kjo i ndihmon për të hapur vetë programin.
Mësuesi/ja e shfaq këtë rrugë më ndihmën e projektorit ose shkruan hapat në tabelë.
Shpjegohen elementet e dritares dialoguese të programit. Dy elementet më të rëndësishëm janë Slide
dhe Task Pane.

Faza e dytë: Konceptet e reja


Slide- Mësuesi/ja ndalet në orgazimin e tij. Nxënësit kanë shkruar në fletore një titull për një projekt dhe një
nëntitull.
Pasi prezantohen zonat e slidit, mësuesi/ja kërkon që materiali i përgatitur në word të vendoset me
Copy &Paste në vendin e caktuar.
Gjatë krijimit të slajdit mësuesi/ja kujton nxënësit për zbatimin e rregullave gjuhësore të përdorimit
të shkronjës së madhe.

Faza e tretë: Punë e udhëhequr


Për shkrimin në slide përveç përdorimit të komandës Copy&Paste, mund të të përdoret grupi i komandave
Font.Vendoset kursori në zonën e titullit dhe mund të shkruash.
Kujtohen gjithashtu elementet e formatimit që janë të njëjtë si në word.
Po kështu dhe komandat Save dhe Save As

Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për zbatimin e komandave që do të përvetësohen gjatë orës së mësimit.
Do të vlerësohen për kreativitetin dhe mendimin kritik të shfaqur për zgjidhjen e problemit.

56
Model fletëpune

Të përgatitësh një paraqitje në Power Point

1. Listoni se çfarë ju nevojitet për të bërë paraqitjen e projektit tuaj mësimor në Power Point?
a. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
b. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
c. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

2. Identifiko elementet e faqes së punës në Power Point


a. S....__________________________________________________________________________
b. Shiriti emërtimit të dritares që përmban...______________________________________________
c. Sh___________________________________________________________________________
d. T____________________________________________________________________________
e. Nën__________________________________________________________________________
f. Sh___________________________________________________________________________

57
Planifikimi ditor

Fusha:Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: 3 Klasa: 6


Situata e të nxënit: grumbulloj materiale
Tema mësimore: Disa elemente të
për projektin “Mjedisi ynë lokal” në
prezantimit në Power Point internet, skedarë në Word, foto, video etj.
Aftësitë shkencore që nevojiten: Kjo temë mbështetet mbi disa veprimtari, si, p.sh.,
grumbullimi materialit nga interneti, përzgjedhja e tij, vendosja në slide, paraqitja e prezantimit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të


fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
a) Grumbullon informacion nga burime të ndryshme. Slide
b) Krijon një paraqitje të thjeshtë me titull e nëntitull. New slide
c) Organizon në slide materialin e grumbulluar. Delete slide
d) Prezanton punën e përgatitut përpara shokëve/ slide show
mësuesëve/ prindërve

Burimet: internet, enciklopedi, kompjuter, programi Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Power Point gjeografi/histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Përshkrimi i mësimit
Mësuesi/ja zgjedh një tematikë, p.sh., Kalaja e Prezës. Demostron kërkimin në internet për tekst dhe foto.
Shfrytëzon burimin e wikipedia-s. Kopjon tekstin dhe foton me komandën Copy. Vendos ato në zonat
përkatëse e komandën Paste. Paraprakisht ka bërë në komandën Layout, zgjedhje e opioneve të slajdit.

Punë e udhëhequr
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të përsëritin hapat e paraqitura nga ai/ajo. Kontroll punën e bërë prej tyre.
Për tekstin e përdorur mësuesi/ja jep detyrë të formatohet dhe ndahet në paragrafë, duke pasur parasysh
rregullat e formatimit në word. Kjo veprimtari duhet të kryhet tërësisht në mënyrë të pavarur nga nxënësit.

Koncepte të tjera të reja


Grupi i komandave Slide Show. Qëllimi final i një paraqitjeje ëshë prezantimi i saj.
Shkruhen në tabelë opsione e prezantimit të një paraqitjeje dhe më pas demostrohen në kompjuter

Formimi gjuhësor
Teksti që do të vendoset në prezantim duhet të jetë i shkruar pa gabime drejtshkrimore. U kërkohet
nxnënësve të përdorin komandën Spelling and Grammar. Gjithashtu, duhet të jetë i ndërtuar në paragrafë
(por ky është një opsion që programi e ofron vetë).
Shenjat e pikësimit duhet të përdorur në mënyrë korrekte.

Vlerësimi
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en.
Do të vlerësohen për shfrytëzimin e drejtë të burimeve të informacionit.
Do të vlerësohen për aftësitë krijuese të shfaqura në realizimin e paraqitjes.

58
Testim

Çekoni përgjigjen e saktë me shenjën √

1. Nga shfletuesit e mëposhtëm njëri prej tyre gjendet i instaluar në kompjuter pa qenë
e nevojshme ta instalojmë ne
Firefox
Opera
Internet Explorer
Google

2. Sistemi i shfrytëzimit ku punon Internet Explorer është?


Windows
Android
Linux
Punon me të gjitha këto sisteme shfrytëzimi

3. Qarkoni: E vërtetë ose E Gabuar.


V G
Internet Explorer është testuar si shfletues më parë sesa Firefox.

4. Shpjegoni termat e mëposhtëm.


Freeware________________________________
Shareware_______________________________
Open Source_____________________________

5. Çfarë është një Spam:


Një email spiun
Një email nga një i panjohur
Një email i zakonshmë
Asnjëra nga alternativat e mësipërme.

6. Komanda Merge Cell bashkon qelizat


Vetëm në programin Word
Vetëm në programin Excel
Në të dy programet
Në asnjë prej ketyre programeve

7. Lidh sakt madhësinë e një dokumenti që mund të ngarkojmë në:

Yahoo 10 Mb
Outlook 25 Mb
Hotmail 10 Mb

8. Shkruaj të paktën 3 rregulla të etikës së kërkimit në Internet


_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________

59
9. Qarkoni pohimin: E saktë / E gabuar
V G
a. Materialet e punuara në Excel dhe Word mund t’i kalojmë në Power Point dhe anasjelltas
b. Power Point nuk është pjesë e paketës Microsoft Office.

10. Plotësoni
a. Për të krijuar një slide të ri zbatojmë komandën__________________________________________

b. Për të fshirë një slide ekzistues zbatojmë komandën_______________________________________

c. Për të përsëritur të njëjtin slide zbatojmë komandën______________________________________

60
Vlerësimi i nxënësit në TIK do të evidentohet
në plotësimin e evidencës tremujore.

Evidenca tremujore për mbajtjen e vlerësimeve të nxënësve1


KLASA VI- TREMUJORI I ( SHTATOR – DHJETOR)
Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Emri
Nr Komente
Mbiemër ..
15
17
19
23
25
…….

Ana
1
…….

Joni
2
……….

4
Shënim: Ky format llogaritet në A3 kështu që është më i madh duke merrë më shumë emra të nxënësve. Një lëndë mund të ketë
një ose dy fletë para-mbrapa. Për cdo emër janë llogaritur gjashtë vlerësimeve por në varësi të lëndës mund të llogariten me shumë
ose më pak vlerësime. Kollona e komenteve në faqe në format A3 do të jetë më e gjerë e do të ketë më shumë hapsirë për komente.

61
Vlerësimi periodik tremujor dhe vlerësimi përfundimtar i nxënësit
Vlerësimi tremujor

Vlerësimi periodik tremujor përfshin:


• Vlerësimin e vazhdueshëm që del nga evidencat e vlerësimit të vazhduar të mbajtura për periudhën tremujore.
• Vlerësimin me test ose detyrë përmbledhëse në përfundim të periudhës tremujore.
• Vlerësimin e dosjes (portofolit) së nxënësit për periudhën tremujore.

Këto vlerësime shënohen në regjistër në kolonat përkatëse në përfundim të çdo tremujori.

Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi përfundimtar kryhet në përfundim të vitit shkollor. Nota vjetore përfundimtare përfshin:
• Notën vjetore të vlerësimit të vazhdueshëm të tri periudhave tremujore.
• Notën vjetore të vlerësimit me test ose detyrë përmbledhëse të tri periudhave tremujore.
• Notën vjetore të vlerësimit të dosjes së nxënësit të tri periudhave tremujore.

Secili lloj i vlerësimit në notën vjetore përfundimtare ka peshën e vet në përqindje.

Tabela: Peshat në përqindje të llojeve të vlerësimit

Lloji i vlerësimit Pesha në përqindje


Vlerësimi i vazhdueshëm 40%
Vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse 40%
Vlerësimi i dosjes (portofolit) së nxënësit 20%

Hapat për njehsimin e notës vjetore përfundimtare janë:


• Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVV)
• Përcaktohet nota vjetore e testit ose detyrës përmbledhëse (NVT)
• Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP)
• Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse
• Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (p.sh., nota 6.4 rrumbullakoset 6;
nota 6.5 rrumbullakoset 7)

(NVV x 0.4) + (NVT x 0.4) + (NVP x 0.2) = Nota vjetore përfundimtare

Shembull:

Nota vjetore
Tremujori I Tremujori II Tremujori III Nota vjetore
përfundimtare

NVV NVT NVP NVV NVT NVP NVV NVT NVP NVV NVT NVP
8 9 10 9 10 10 8 10 10 8 10 10 9

(8 x 0.4) + (10 x 0.4) + (10 x 0.2) = 9.2


Nota vjetore përfundimtare 9

62

You might also like