You are on page 1of 9

.

Hyrja
Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kosovës. Prishtinës ka një popullsi prej
198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.
Ende nuk është shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në
etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që
mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinus – e dikurshme).
Ka autorë që e përmendin zhupanin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina
që gjendet në një dokument të Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se
ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri
Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.
Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në
mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse
ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare. Shenja dalluese e
kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, Statueta e ulur –
që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës – dhe figurat e tjera me qeramikë. Vendbanime të
periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale,
në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në
rrethin e Prishtinës.
Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana
romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti katastrofë që
goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me
emrin “Justiniana i dyte”. Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në
shek. VI.

Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan
shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftërat ballkanike dhe ajo e Parë Botërore. Si fakt
historik interesant mund të përmendet edhe ai se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmës së
shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Që nga viti 1809 kjo familje
kishte organizuar si një lloj ekspozite familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më
1912. Një pjesë e vjetër e qytetit, me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën
katolike, Sinagonën dhe Qarshinë e vjetër, u rrënuan në vitet e pesëdhjeta për ti hapur rrugë
modernizimit të qytetit.
Prej viteve të 1960-ta, Prishtina përjeton një zhvillim urbanistik të hovshëm që ja ndërron
dukjen nga një qytezë me tipare otomane në një qytet bashkëkohor. Vitet e 1970-ta sjellin një
ndryshim thelbësor në karakterin e qytetit, të ndikuara nga hapja e Universitetit të Prishtinës
dhe rritja e ndikimit politik të Prishtinës me fitimin e autonomisë dhe faktoriizimin federal të
Kosovës në ish-Jugosllavi. Në këto dy dekada ndërtohen lagjet Ulpiana, Dardania, Lakrishtja,
Bregu i Diellit, Arbëria (ish-Dragodani) dhe të gjitha objektet identifikuese të Prishtinës.
Në këto vite është ndërtuar objekti “Hotel Grand” saktësisht në vitin 1978 ka përfunduar duke
përfshir 13 etazhe në lartësi gjithësej 500 dhoma për hoteleri.
Përderisa arkitektura tradicionale për objektet rezidenciale të qytetit përbëheshin kryesisht nga
ndërtesa dykatëshe me tulla prej dheut, në shekullin XIX fillojnë ndërtesat e reja më të larta,
me tulla më të forta dhe me lartësi më të madhe. Ndër shembujt më të mirë të kësaj arkitekture
është edhe shtëpia që ka shërbyer si shkolla e parë shqipe në vitin 1908, e ndërtuar pak para
vitit 1880. Ndërtesë tjetër me influencë evropiane në arkitekturë është edhe ish-konsullata, e
ndërtuar po ashtu në fund të shekullit XIX.

2
.Arkitektura moderniste
Arkitektura moderniste në Prishtinë filloi të merrte hov pas vitit 1945 dhe vazhdoi deri në vitet
’90-të. Ndërtesat e këtij stili të arkitekturës karakterizohen kryesisht me inxhinieri të ndërtimit
industrial për ta mundësuar ndërtimin e objekteve më të mëdha dhe më të forta me materiale si
beton, xham, hekur etj. Në Prishtinë, objektet që janë ndërtuar me këtë frymë dhe stil
arkitektonik janë: Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë dhe i Sporteve (ish-Boro dhe Ramizi),
Radio Kosova, Pallati i Shtypit Rilindja, Pallati i KEDS-it, Ndërtesa e PTK-së, ish-Hotel Union
, Hotel Grand etj,. Gjithashtu, me stil të njejtë të arkitekturës janë planifikuar dhe ndërtuar edhe
lagjet si: Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit etj.

Fig.2 Pallati i rilindjes para intervenimeve. 1

1
Marrur nga Interneti : google.com
Fig.3 Pallati i RTK-së.2

. Hotel Grand – Prishtinë


Hotel “Grand” Prishtina, hotel i kategorisë A me pesë yje, është hoteli i parë i këtij lloji, jo 4

vetëm në Prishtinë, por edhe në tërë Kosovën.


Në kohën e hapjes së tij në prill të vitit 1978, ishte hoteli më modern dhe me kapacitet më të
madh në atë kohë në Prishtinë. Hotel “Unioni” dhe Hotel “Bozhuri” ishin hotele që tanimë
funksiononin në Prishtinë, por jo me përmasa të Hotel “Grand” Prishtina. Me vëllimin dhe
pozitën e tij përfaqëson një prej pikave referuese më karakteristike të Prishtinës, pa të cilin,
silueta e Prishtinës nuk do të ishte e njejtë.
Është një prej veprave më të rë ndësishme të arkitektit të parë shqiptar në Kosovë, Bashkim
Fehmiu. Silueta e ndërtesës, organizimi dhe kompozimi i masave të tij, i japin fizionomisë së
përgjithshme të kësaj pjese të qytetit një dimension të ri.
‘Grandi’ siç qytetarët i referohen objektit, pasqyron arkitekturën moderne socialiste të viteve
‘70-‘80, ashtu si shumica e ndërtesave të qendrës së Prishtinës. Në ambientet luksoze të tij janë
realizuar takime të niveleve të ndryshme politike e kulturore dhe festat e fundvitit apo të tjera
ngjarje kulturore e argëtuese. Po ashtu, ka shërbyer dhe ende shërben si vend takim në sheshin
përballë saj: “Takohemi te Grandi”.

2
Marrur nga Interneti : google.com
mundëson krijimin e një hapsire të mirëfilltë urbane me karakter polifunksional.

Fig.5 Situacioni i Hotelit Grand.3

Silueta e ndërtesës, organizimi dhe kompozimi i masave të tij, i japin fizionomisë së


përgjithëshme të kësaj pjese të qytetit një dimension të ri. Në fakt ndërtesa nuk tenton të krijojë
lidhje për nga gjuha arkitektonike me ndërtimet lokale që e rrethojnë, por forma e tij vie nga
parimet e arkitekturës internacionale ku dominojnë masat e pastra vëllimore duke krijuar një
lojë ritmike e cila nuk mund të thuhet se nuk korrespondon edhe me vëllimet përreth.

Fig.6 Hoteli “Grand Prishtina”, ark. Bashkim Fehmiu dhe ark. Dragan Kovaçeviq, viti 1974.4

Fatkeqësisht shpërfytyrimi i tij i viteve fundit, ashtu si edhe i shumë objekteve të tjerë të
rëndësishëm për arkitekturën kosovare të pas luftës së dytë botërore, e ka pamundësuar për tu

3
Marrur nga përshkrimi : Jetë për urbanizëm , urbanizëm për jetë – Bashkim Fehmiu
4
arkivuar në skedarët e historisë së gjallë së zhvillimit të një qyteti, skedar pa të cilët qyteti
mbetet një strukturë e vdekur fizike, pa rrëfimet mbi shkëlqimet dhe rëniet e tij, gëzimet dhe
hidhërimet, të mirat dhe të këqiat, qytet pa shpirt, fantazmë.

. Hotel Jugosllavia Beograd


Sipas konceptit origjinal, hoteli do të quhej "Beograd". Arkitektët e njohur Mladen
Kauzlarić ,Lavoslav Horvat dhe Kazimir Ostrogović, pasuesit e shkollës moderne të Zagrebit
fituan çmimin e parë në tenderin origjinal në vitin 1947. Hoteli u ndërtua sipas projektit të
modifikuar të arkitektit Lavoslav Horvat . Arkitektët morën pjesë në projektimin e hotelit dhe
të pjesës së
përfundimtare në vitin 2000. Investitorët grekë blenë faqen e hotelit në vitin 2010. Pas
përfundimit të rehabilitimit - një projekt me vlerë mbi 100 milionë euro - hoteli do të bëhet
pjesë e zinxhirit luksoz Kempinski. Plani i rizhvillimit gjithashtu përfshin një qendër tregtare
dhe një kullë 33-katëshe banimi. Gjendja e tanishme e ndërtesës informon qasjen e artistit
Mladen Bizumiq për negocimin e tregimeve serbe të përkatësisë dhe hapësirave të identitetit.
Ekspozita e tij e projektit Hotel Jugoslavija analizon potencialin e trashëgimisë arkitektonike
moderne ndërsa Serbia vazhdon rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Fig.11 Hoteli gjatë viteve të 70-ta.5

.Historiku
Në fillim të viteve 1970, arkitekti Branisllav Jovin e projektoi rrafshnaltën dhe kasolle përpara
hotelit. Konsiderohet përgjithësisht si e bukur dhe elegante, projekti lejon zbritjen e kaskadës
nga hoteli në bankën e Danubit. Në fillim të viteve 1990 shënoi zgjerimin e njëpasnjëshëm. Ata
filluan përgjatë brigjeve të Savës dhe u zgjeruan në lagjen aty pranë Ušće . Pas vitit 1996, u
përhapën përgjatë kalasë para hotelit. Lokacioni ishte i favorshëm pasi ishte një nga pikat e
rralla në atë kohë, ku kishte hapësirë të mjaftueshme për parkim dhe ishte rregulluar dhe
betonuar, ndërsa shumë pjesë të tjera të bankave ishin maune të vendosura, akoma në baltë dhe
të paarritshme. Në periudhën 1996-2000, splavovi u ankoruan menjëherë përpara hotelit dhe në
numër të tillë u bënë aq pranë njëri-tjetrit që të ftuarit nga një avull mundën të flasin me të
ftuarit nga një tjetër. Në këtë periudhë, maune në Hotel Jugoslavija u bënë një nga grupet më të
njohura, pasi maune u bë pika qendrore e natës së Beogradit, por ishin gjithashtu të lidhura me
kriminelë dhe incidente të shumta.4 Seksioni i tërë i bankës në frontin e hotelit që nga ajo kohë
është njohur në mënyrë kolokale si "Chez Juga" ( Kod Juge ), pas emrit të shkurtuar të hotelit.
Shumica e maunave të vendosura në pjesën e fundit të viteve 1990 janë akoma funksionale,
10
madje nën të njëjtat emra, por janë duke u zëvendësuar me versione shumë më të mëdha dhe të
modernizuara, ndryshe nga vende të tjera ku splavovi u shfaqën dhe u zhdukën ose ndryshuan
emra.

5
Marrur nga interneti : google.com
Fig.12 Hoteli ne vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATOS6

You might also like