You are on page 1of 13

Universiteti i Tirans

Fakulteti i Historis dhe Filologjis


Departamenti i Gjoegrafis
Niveli Bachelor
Gjeografi Urbane

Qyteti i Milotit

Punoi:
Kristina Lleshi

Drejtues Shkencor:
Prf.Asc.Dr.Merita Karaguni

Tiran 2015

Hyrja
Miloti, i njohur si fshat me 1467 1, gjate periudhes 1970-1989 u shendrrua nga nje vendbanim me
funksione kryesisht bujqesore-bleoktorale, tregtare dhe administrative ne nje qyteze me
funksione administrative, tregtare, industrial dhe sociale-kulturore. Ndersa sot njihet si nje nga
qendrat me te rendesishme tregtare ne Shqiperine veri-perendimore.
Pozita Gjeografike
Qyteti i Milotit ndodhet ne pjesen qendrore te Republikes se Shqiperise ne rrjedhen e siperme te
lumit Mat. Ka nje pozicion strategjik qe lidh veriun e Shqiperise me kryeqytetin Tirana. Eshte
qender e komunes me te njejtin emer dhe ne ndarjen administrative perfshihet nga rrethi i
Kurbinit, qarku i Lezhes.

1 Sabri Laci, Perdorimi i hapsires dhe rregullimit te territorit ne rrethin e Kurbinit,


Studime Albanologjike 2009/IV, fq. 386
2 Harta qe paraqet Milotin nuk perfshin vetem qytetin, port e gjthe komunen me te
12 fshatrat e saj

Kriteret e percaktimit si vendbanim urban.


Miloti u shpall qytet me Dekret te Posediumit te Kuvendit Popullor te RPSH-se Nr.4487, date
06.03.19693
Ndonese Miloti njihej si fshat deri para shpalljes zyrtare si qytet, ai ka shfaqur me heret tipare si
vendbanim urban.
-Kriteri i pare per nga rendesia ishte kriteri administrativ. Me heret -nga viti 1921, fshati Milot
kishte funksionuar si qender e komunes Kurbin e cila perfshihej ne nenprefekturen e Krujes te
prefektures se Durresit. Ne Milot ishin vendosur posta e Xhandarmerise, zyra e Gjendjes Civile,
zyra postare dhe administrate. Me pas kur Kurbini u zgjerua ne hapsire, zonat u ndane dhe u
ripercaktuan ne njesi te tjera. Vete Kurbini nga komune u be rreth. Miloti nga fshat dhe qender e
komunes Kurbin, u be qytet dhe qender e komunes me te njejtin emer.
-Kriteri i dyte ishte ai tregtar. Ne vitin 1916-1917 do te niste funksionimin pazari i Milotit si treg
rajonal per shitjen e produkteve bujqesore, blektorale dhe atrizanale, treg i cili brenda nje kohe te
shkurter do te behej i njohur ne te gjithe Shqiperine. Kjo njohje edhe per faktin e pozicionit te
favorshem ne kryzeqim te rrugeve kombetare ku domosdoshmerisht njerezit do ta kishin pike
ndalese gjate rruges. Ne vitet e mevonshme u intensifikua funksioni dhe rendesia e ketij tregu.
Aneks- Duke pare keto zhvillime qe heret ne Milot dhe disa te tjera qe do te trajtohen me poshte,
rrjedhimisht lind pyetja: Pse Miloti nuk u zyrtarizua qytet i mirefillte me pare, por vetem ne
1969?
Lufterat Boterore ne te cilat u perfshi Shqiperia e lane shume mbrapa gjithe vendin. Qeveri
mbas qeverie provizore dhe te paqendrueshme dhe rendesi u kushtohej vetem qyteteve kryesore
te vendit. Ne vitin 1945 u vendos sistemi komunist dhe sic dihet u vendos edhe sistemi
kooperativist shteteror. Rehabilitimi i hapsirave fushore (shpyllezim i plote i zones fushore,
3 Sabri Laci, Perdorimi i hapsires dhe rregullimit te territorit ne rrethin e Kurbinit,
Studime Albanologjike 2009/IV, fq. 386

shkenetezimi dhe sistemimi i shtratit te lumit Mat) ne vitin 1960 solli celjen e shume tokave
bujqesore dhe krijimin e njesive te medha te prodhimit. Me shfrytezimin intensive te kesaj
hapsire bujqesore ishte domosdoshmerisht e nevojshme nje pike e madhe grumbullimi dhe
administrimi i ketyre prodhimeve bujqesore (drithera, foragjere, dhe fruta perime). Me qytetin e
Milotit u hapen ndermarrjet e grumbullimit te prodhimeve bujqesore dhe gjithashtu u ndertua
fabrika e prodhimit te alkoolit. Pra ishte nevoja per nje qender ne funksion te kesaj hapsire te
lartpermendur per administrim. Periudha e krijimit te qytetit perkon pikerisht me rehabilitimin e
zones fushore dhe zgjerimin e zones se Kurbinit ne teresi.

Periudhat e zhvillimit te qytetit


I.
II.
III.

I.

Para vitit 1969


1969-1990
1991- 2015

Para vitit 1969. Arsyet per te cilat kam zgjedhur te trajtoj nje periudhe para-urbane ne zhvillimet
e qytetit te Milotit lidhen me faktin qe ky qytet i ka shfaqur tiparet e urbanizimit dhe
diferencimit nga qendrat rurale edhe me heret se te zyrtarizohej si i tille. Evidentimi i ketyre
fakteve dhe tipareve eshte me rendesi per te kuptuar me mire evolucionin e kesaj hapsire,
sepse, ndryshe nga qytetet e tjera qe u krijuan ne ate periudhe (Laci, Ballshi etj) qe e kishin te
percaktuar paraprakisht funksionin e tyre, Miloti ka patur nje evolucion kronologjik shume me
heret.
II. 1969-1990. Periudha e dyte perkon me ardhjen e komunizmit dhe vendosjen e sistemit
kooperativit ne vendin tone. Te gjitha zhvillimet ishin te kushtezuara nga ligjet e ketij sistemi.
Nuk kishte prone private e nuk kishte liri ne zgjedhjen e vendbanimit keshtuqe ndertimet
urbane vareshin nga plane paraprake dhe shtimi i numrit te popullsise varej nga shtesa natyrore
(pa migrime). Ne kete periudhe u be orientimi perfundimtar i funksionit te kesaj hapsire. Ne
qytet u ndertuan magazina, fabrika e alkoolit, u intensifikua tregu dhe u bene nje sere
ndertimesh me funksione banimi.

III Periudha 1990- 2015. Ne periudhen e trete me ardhjen e demokracise (rikthimi i prones
private dhe lirine e zgjedhjes se vendbanimit) Miloti u karakterizua nga imigrime dhe ndertime te
shumta, zgjerim te qytetit, zhvillimin intensiv te tregtise dhe infrastruktures.
Zhvillimi i periudhave me karakteristikat perkatese
Periudha para urbane (para 1969).
Si emer Miloti daton shume heret, qe ne Principaten e Arbrit, por zhvillimet e tij te mirefillta i
hasim shume me vone.
Ne vitet 1916-1917 do te fillonte funksionimin parazi i Milotit sin je treg rajonal per shitjen e
produkteve bujqesore, blektorale dhe artizanale, treg i cili shume shpejt do te behej i njohur ne te
te gjithe Shqiperine, sepse Miloti eshte gjeografikisht i vendosur ne nje zone ku kalojne rruget
kryesore per te lidhur pjesen veriore me ate qendrore te vendit tone.
Nga vitin 1921 Miloti ka sherbyer si qender e komunes Kurbin e cila atehere perfshihej ne
neneprefekturen e Krujes te prefektures se Durresit. Ne Milot ishin te vendosura posta e
Xhandarmerise, zyra e Gjendjes Civile, Zyra Postaree dhe administrate. Kjo shenoi fillimin e nje
funksionimi te gjate si qender administrative.
Ne vitet 1934-1936 eshte ndertuar aksi rrugor Delbnisht-Selite-Mafsheq, i shtruar me kalldrem.
Ky aks pervec se lidhte Shqiperine e Mesme me Verioren, i dha edhe nje mundesi Milotit per tu
njohur me shume e per tub ere pike strategjike si kryqezim i rrugeve kombetare.
Gjithashtu ne vitin 1934 Milotit do ti kushtoj vemendje nga mbreti Zog i cili hodhi idene dhe
projektin e ndertimit te Ures me Harqe mbi lumen Mat. Kjo ure eshte 700m e gjate dhe ka pese
harqe. Kishte shtate por dy jane demtuar.
Ne vitin 1967 u ndertua rrjeti i shperndarjes se energjise elektrike ne Kurbin ndersa ne vitin 1972
u ndertua shkolla e ciklit te mesem (nuk disponoj te dhena per vitin e krijimit te shkolles 7vjecare, por sigurisht eshte krijuar me heret se e mesmja).
Popullsia ishte e vogel ne numer ne ate periudhe (por nuk disponoj te dhena te sakta fatkeqsisht)
dhe sapo kishte filluar zgjerimi i hapsirave te zones sepse ne vitin 1960 perfundoi rehabilitimi i
shtratit te lumit Mat. Aktivitet kryesore ishin bujqesore e blektorale, tregtare, artizanale dhe
administata.

Banesat ishin 1;2-3 kate e diku edhe 4 kate still kullash dhe ishin te ndertuara te gjitha me mur
guri e qati me tjegulla.

Periudha 1969-1990
Me shpalljen qytet ne vitin 1969 Miloti mori nje hov zhvillimi te planifikuar.
Duke qene se ne zonen fushore te rehabilituar ne vitin 1960 filloi zbatimi i sistemit kooperativist
me njesi te medha prodhimi dhe rendimenti ishte shume i larte, u be i domosdoshem ndertimi i
ndermarrjes se magazinimit dhe administrimit te ketyre prodhimeve.
Ne zonen e qytetit (ku ndodhej edhe administrata prej shume vitesh) u ndertuan keto magazina te
medha te cilat kishin rreth 5004 persona te punesuar.
Me pas u ndertuan tregjet e prodhimeve bulmetore (qumesht, djathe etj). Gjithashtuu ndertua
fabrika e prodhimit te alkoolit vere dhe raki- e cila prodhonte alkool te cilesise se I, II dhe III.5

4 Banoret e zones
5 Po aty

Ne milot u zhvillua dhe nje zone industrial e vendosur ne periferi te qytetit, prane rrjedhjes se
lumit Mat ku kishte fabrika te prodhimit te betonit. Kjo fabrike u ndertua ne Milot fale pranise se
lumit Mat sepse aty merreshin dhe inertet te cilat jane shume cilesore. Ne fabrike prodhoheshin
shtylla betoni per vreshta, miniera, sistemin elektrik dhe per ndertime te ndryshme si dhe
prodhoheshin produkte te tjera te betonit. Keto prodhime nuk ishin vetem per rajonin, por
shperndaheshin ne shume zona te Shqiperise.
Ne vitin 1980 fillojne dhe ne prill 1981 perfundojne punimet e linjes hekurudhore Lac-Lezhe
20km (qe sigurisht kalonte ne Milot madje aty u vendos edhe stacioni hekurudhor) . stacioni I
trenit ne Milot ka nje shtrirje prej 864m.

Ne kete periudhe ne Milot u zbatua projekti i ndertimit te disa pallateve ne zonen qendrore te
qytetit prane zyrave kryesore te administrates. Pallatet ishin 5-7 kate, ishin te ndertuara me tulla

te kuqe dhe kishin apartamente me 2-4 dhoma. Ne keto banesa u vendos pjesa me e madhe e
popullsise urbane te asaj periudhe.
Kjo popullsi ishte e punesuar ne sekstoret e ekonomise qe permendem me siper:
-ne poste, gjendje civile dhe administrate
-ne dyqane te cilat tregtonin produkte te ndryshme per nevojat e popullsise
-ndermarrjen e grumbullimit dhe administrimit te prodhimeve bujqesore qe prodhoheshin ne
zonen fushore
-ne fabriken e alkoolit
-ne fabriken e prodhimit te betonit
-ne ndertimin e linjes hekurudhore e me pas ne stacionin e kesaj linje
-qender shendetesore dhe arsimore (stafi perkates i kualifikuar)
-si dhe nje pjese e popullsise ishte e punesuar ne zonen fushore ku merrej me aktivitete bujqesore
gje e cila krijonte dhe nje zone te qarkullimit ditor mes qytetit dhe fshatrave.
Me renien e sistemit komunist pjesa me e madhe e ketyre aktiviteteve pushuan nga funksionimi
si: fabrika e betonit, fabrika e alkoolit, kooperativat dhe ndermarrja e magazinimit.

Periudha 1991-2015
Pas vitit 1990 me renien e sistemit komunist dhe vendosjen e sistemit pluralist si dhe renien e
sistemit kooperativist dhe vendosjen e atij privat Miloti, ashtu si e gjithe Shqiperia pesoi
ndryshime te medha ne cdo aspekt.
Nje pjese e banoreve te qytetit qe kishin toka ne zonen fushore, kur u be ritkthimi tek ta, filluan
te merreshin me aktivitete bujqesore (e nje pjese e tyre i lane djerr).
Pjesa me e madhe e popullsise u perkushtuan ne sektorin e tregtise kryesisht asaj indiustriale
(sepse produktet bujqesore-blektorale qe tregtohen ne pazarin e Milotit vijne nga zonat rurale).
Aktualisht ne qytetin e Milotit jane 150 biznese private6 ku popullsia eshte kryesisht e
vetepunesuar ndersa ne bizneset e medha ku nevojitet staf ka edhe punetore te tjere.
Fillimet e kesaj periudhe shenuan migrime te medha nga te dy krahet, imigrim dhe emigrim.
Imigrim sepse shume banore nga zonat perreth, kryesisht Mirdite dhe fshatrat malore te komunes
vendosen vendbanimet e tyre ne qytetin e Milotit.
6 Komuna Milot, Zyra e Ekonomise

Emigrimi ishte shume i madh sidomos pas hapjes se kufinjve te vendit. Kjo u shoqerua me
prishjen e strukturave te popullsise sepse popullia emigruese ishin kryesisht meshkuj dhe
rrjedhimisht kjo jepte ndikim ne sektoret e ekonomise dhe kerkesen qe kjo ekonomi kishte per
fuqi punetore. Aktualisht ne qyteti banojne 4375 banore qe perben 34.5 %7 te popullsise te te
gjithe komunes. Ne kete periudhe ne ndertime te vendbanimeve pati nje informalitet, shtepi te
ndertuara pa kriter dhe perdorim te pa planifikuar te tokes.
Shtepite jane kryesisht private, 1, 2 deri ne tre kate dhe nuk kemi ndertime te pallateve te reja,
por vetem rikontruksion te nje pjese te tyre.

Me ndertimin e rruges se Kombit qe kalon rreze qytetit, gjate ndertimit pati punesim dhe tani ne
funksionim te saj Milotit i eshte rritur rendesia dhe mundesite per zhvillimin. Nje pjese e
bizneseve jane te reja dhe perkojne me ndertimin e kesaj rruge, biznese te cilat jane te vendosura
rreze saj.
Infrastruktura rrugore e qytetit eshte permiresuar keto pese vitet e fundit ku jane shtruar rruget
brenda qytetit dhe ne vitin 2014 perfunduan punimet e rruges Milot-Lac.

7 Zyra e Gjendjes Civile Milot

Shrbimi shndetsor n qytetin e Milotit realizohet nga nj personel mjeko - sanitar prej 13
vetsh, i prbr nga 3 mjek, ndrsa t tjert jan infermiere mami t specializuara, t
shprndar n t gjitha fshatrat ku edhe kryejn shrbimin ambulator. Ky sherbim eshte
relativisht cilesor ne ndihmen e pare dhe sherbimet e tjera baze per te gjitha moshat,por nuk
realizon dot sherbime te metejshme si operacione apo rehabilitime per shkak se nuk ka nje spital
te mirefillte prandaj dhe keto sherbime te lartpermendura i mbulojne spitali Lacit dhe ai i
Lezhes.
Infrastruktura arsimore: ne qytetin e Milotit ka nje kopesht i ndertuar i ri ne vitin 2014, nje
shkolle 9-vjecare, nje te mesme te cilat sherbejne per rreth 700 nxenes qe vijne edhe nga fshatrat
e komunes.

Literatura

Sabri Laci, Perdorimi i hapsires dhe rregullimit te territorit ne rrethin e Kurbinit, Studime
Albanologjike 2009/IV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, harta e Kurbinit
Zyra e Gjendjes Civile, Komuna Milot
Zyra e Ekonomise, Komuna Milot
Intervistime banoreve te zones
Njohuri personale per qytetin

You might also like