You are on page 1of 2

Durrësi

Antikiteti
Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë i banuar që në Eneolit e më pas
nga ilirët. Sipas mitologjisë, themelimi i Durrësit është bërë nga mbreti ilir Epidamnos
me nipin e tij Dyrrachios. Fillimisht mendohet që qyteti të jetë ndërtuar nga kolonistët
helenë në territoret e taulantëve dhe më pas të jetë marrë nga maqedonasit në shek IV
p.e.s. Pas kësaj Durrësi ra në duart e Glaukisë dhe më vonë nën kontrollin e ilirëve
Ardianë deri sa u mor nga romakët.
Mesjeta
Qyteti i Durrësit vazhdoi të ishte pjesë e Perandorisë Romake deri sa kaloi nën
Perandorinë Bizantine. Gjatë kësaj kohe qyteti i Durrësit e humbi rëndësinë si një
qendër kryesore ekonomike. Në shekujt 11-12 Durrësi ra në duart e Normanëve me në
krye Bohemundin deri sa u mor përsëri nga bizantinët. Qyteti drejtohej nga familia e
Topiajve në shek 14 deri sa u pushtua nga serbët me Stefan Dushanin në krye. Në vitin
1501 qyteti i Durrësit u pushtua nga Perandoria Osmane dhe një pjesë e madhe e
popullsisë u konvertua në fenë myslimane. Gjatë kohës së osmanëve Durrësi e humbi
rëndësinë që kishte.
Kohët Moderne
Gjatë shek 20 Durrësi ishte aktiv në lëvizjen çlirimtare shqiptare. Në 7 mars 1914
Durrësi u caktua kryeqyteti i Shqipërisë nga princ Wilhelm Vidi deri më 11 shkurt 1920.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore qyteti pësoi mjaft dëme nga Italia fashiste dhe Gjermania
naziste, por u rindërtua gjatë kohës së regjimit komunist. Gjatë komunizmit Durrësi pati
zhvillime në industri, u zgjerua porti dhe u ndërtua hekurudha Durrës-Tiranë. Pas 1990
në Durrës u bë një emigrim masiv. Tani Durrësi ka rëndësi të madhe për turizmin si dhe
për transportin dhe tregtinë e jashtme.

Fieri
Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. 12 km larg qytetit
te Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik te Apollonisë i cili u themelua në vitin 558 p.e.s
afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i
rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që
mbanin të njëjtin emër në kohën antike. Në Fier gjenden edhe gërmimet e Bylisit.
Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe ka qenë i banuar deri në
fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për
hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur qytet të madh dhe hijerëndë.
Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij me
ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë. Planin e përdorur, qyteti i Fierit e ruan
edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor.
Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën
mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosën banorë te ardhur nga Labëria, Çamëria
dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash të ardhur nga Toskëria si nga
Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftës në qytetin e Fierit u vendos një
numër i madh çamësh të dëbuar nga Greqia.
Pas viteve 1990 një pjesë e madhe e banorëve emigruam drejt shteteve te huaja dhe
kryeqytetit si dhe erdhën banorë nga zona të tjera. Në vitin 2001 popullsia e rrethit të
Fierit ishte 199.082 banorë.

Lushnja
Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore. Qyteti i Lushnjës shtrihet në lindje të
fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë. Sipas dëshmive, qyteti i Lushnjes
fillimisht qe ngulur në kodrat e Virovës, në afërsi të Golemit. Një tjetër gojëdhënë shumë
e përhapur, tregon për “Hanin e Salushes”, si burim nga rrjedh dhe emri i qytetit të
Lushnjës. Objekti më i hershëm i zbuluar në territorin e qytetit daton në periudhën
Eneolitike, por nuk është i vetmi. Të tjerë objekte arkeologjike janë zbuluar afërsisht në
të njëjtin vend dhe i përkasin një periudhe më të vonshme. Dokumenti më i hershëm
historik i zbuluar deri më tani, e citon Lushnjën si qendër banimi që i përket shek. XV.
Në 1431 u bë regjistrimi i dokumentuar i popullsisё sё Myzeqesё. Myzeqeja në atë kohë
kishte 33 fshatra dhe 58 familje, ndërsa Lushnja nё kёtё periudhё ishte njё fshat i vogel.
Midis viteve 1728-1738 mendohet të jetë ndërtuar kisha Shen Premtes. Në vitin 1744
Lushnja paraqitet si fshat me 57 shtëpi dhe rreth 500 banorë. Afërsisht në vitin 1770
ngrihet xhamia e parë në Lushnje. Në vitin 1860 në Lushnjë u hap shkolla e parë, ku
përveç mësimit të gjuhës greke, mësohej shqip në mënyrë të fshehtë.
Në vitin 1920 në Lushnjë, u mbajt "Kongresi Kombëtar" që njihet në histori si Kongresi i
Lushnjes, i cili i zhvilloi punimet nga data 21 deri më 31 janar. Në Kongres morën pjesë
54 delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria dhe kjo është ngjarja e dytë më e
rëndësishme për kombin shqiptar pas shpalljes së pavarësisë. Qëllimi i Kongresit ishte
studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të
merreshin për shpëtimin nga reziku i copëtimit të Shqipërisë.

You might also like