You are on page 1of 2

Shekujt XI-XV Durres

Në shekujt XI-XV, Shteti Shqiptar njihet më emrin Shteti i Arbërit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti
në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi
apo siç e cilësojnë ata "Konstandinopoja e Dytë", u pushtua nga turqit më 13 Gusht 1501.

Hartë nga Giuseppe Rosaccio.


Pushtimi Osman pati pasoja të rënda për Durrësin. Qyteti më i madh dhe hijerëndë, u shndërrua
në një qytezë më 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Vetëm
në shekulli XVII, qyteti filloi të rimarrë vetën dukë u bërë qendër e tregtisë transite dhe skela
kryesorë e Shqipërisë së Mesme.
Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim
të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të
lëvizjes kombëtarë.
Më 21 Nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari I.
Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më
26 Nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por dukët së qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi
serbë (1913), ai austro-hungarezë (1916) dhe pushtimi italian (1918).

Mbretëria
Gjatë viteve të monarkisë shqiptarë (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria
fisnikë durrsakë e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7
Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italianë dhe gjermanë dhe
më 14 Nëntor 1944, Durrësi u çlirua.
Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë,
kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social kulturorë etj. Në
fillim të viteve '90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik më shumë problemë për fazën e
tranzicionit, por më perspektivë për të ardhmen.
Sistemi i ri dhe reformat ekonomikë që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990,
sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike.

You might also like