You are on page 1of 3

4. Nga historiku i stilit.

Nga periudha e shkurtër e principatave të Arbërit kemi dëshminë se Dhimitri i


Arbërit (fillimi i sh. XIII) bashkë me vasalët lidhi me Raguzën një marrëveshje tregtare e cila është akti i
parë ndërkombëtar që njohim nga administrata e një sundimtari shqipëtar. Në një dokument të vitit
1368 thuhet se nipi i presbiterit Andre nga Shën Pali i Pultit ka mësuar në Raguzë të lexonte e të
shkruante sipas mënyrës tregtare pranë magistër Johanit. Pas shtetit të Skënderbeut, në administratën e
të cilit ishte kryesor Pal Engjëlli, për shumë shekuj veprimtaria shtetërore në trojet tona është ushtruar
nga administrata osmane dhe osmanisht. Marrëdhëniet tregtare janë mbajtur edhe në gjuhët e vendeve
fqinjë. Njëkohësisht në disa krahina kanë vepruar ligjet e pashkruara, kanunet. Ndonëse kanunet janë
mbledhur e regjistruar vonë (nga kanunet lokale më 1891 u botua ai i Kastratit, më 1890 u botua
marrëveshja e Shalës me Nikajn, kurse vepra monumentale e përgatitur nga Sh. Gjecove Kanuni i Lekë
Dukagjinit doli vetëm më 1935) dhe mund të jenë prekur e rregulluar nga botuesit vlejne si deshmi e
tipareve fillestare të këtij stili. Standardizimi gjuhësor, sado gojor, ndihet që është arritur. Per kuvendet
shqiptare të shek. XVI-XVII mund te gjykojme tërthorazi nga dokumenti i Kuvendit të Arbrit (1706). Por
më 1595 Tome Plezha dhe Mark Gjini kanë porositur vulën për shkresat e kuvendeve me shqiponjën
dykrenore. Nga shek. XVII njihen kodikët ose kanonizmat e esnafève: një i argjendarëve (1662-1900), i
gëzoftarëve (1669-1884), i bojaxhinjve (1689-1895), që kurdoherë nisninnë një gjuhë të huaj dhe pastaj
pak nga pak perfshinin shqipen, duke qenë kjo rruga e natyrshme edhe e ndikimeve përkatëse. Për shek.
XVIII dokumentohet që shkrimi shqip ishte shtrirë në defterët e reshperëve; alfabeti i Todhrit përdorej
nga tregtarët elbasanas në llogaritë e tyre. Anëshkrime shqip ka mbi dokumentet turqisht (I8O8-1809),
shqip janë radhonjtë e N. Sumes (1823), letrat tregtare të Andrea Sumës e A. Muzanit më 1836; një
aktdorëzim (1845); dokumentacioni i firmës tregtare Bianki-Çoba (1860-1915) është në fillim italisht e
më pas shqip. Një udhëtar grek që vizitoi Shqipërinë më 1826 pohon se në Shkodër italishtja përdoret
vetëm në marrëdhëniet tregtare me Venedikun, kurse në letrat shqipen e shkruajnë me alfabetin e
autorëve të vjetër. Z. Jubani ka përkthyer Kodin dhe Shtojcën e procedurës tregtare osmane, pasi qysh
më 1870 kishte shtruar nevojën e shqipërimit të legjislacionit osman.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi për një shtet shqiptar dhe prandaj problemi i gjuhës për këtë shtet del
që në hapat e parë të saj. Në programin e botuar më 15.9.1878 thuhej: "6. Gjuha osmane të mbetet si
gjuhë zyrtare ne korrespondencën dhe letërkëmbimin e vilajetit me Portën e Lartë. Megjithkete në
këshillat e gjykatave të përdoret gjuha shqipe dhe diskutimet te zhvillohen në këtë gjuhë. Në maj 1879
Lidhja hapi në Kosovë një gjykatore shqiptare që u pranua nga autoritetet e Stambollit.
"Radhuashkronja" e J. Vretos (1889) ka edhe mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit. Kërkesat per të futur
shqipen në administratë, gjyqe etj., tingëllojnë me forcë në gjithë shtypin shqiptar në prag të Pavarësisë.
F. Konica më 1901 botoi fjalë të reja, me mëtimin që të krijonte në shqipen të gjitha fjalët administrative
dhe politike.

Dokumentet e qeverisë së I. Qemalit në nëntor 1912 në Vlorë shënojnë hyrjen në fuqi të këtij stili në
funksionin e vet kryesor. Shqipja u shpall gjuhë zyrtare në shtator 1913. Akti i parë legjislativ në fushën e
organizimit gjyqësor ishte Kanuni i Zhurisë (13.5.1913), ndërsa akti më i rëndësishëm ishte Kanuni i
Pertashëm i administratës civile të Shqipërise (nëntor 1913). ). I pari proces gjyqesor në gjuhën shqipe
eshte vitit 1912 nga K. Floqi, i cili ka hartuar disa vellime meshkrime juridike dhe tek "E drejta
kushtetuese" ka një fjalorth në katër gjuhë. Doli e mënjëhershme dhe e mprehte çeshtja e
terminologjisë dhe emërtesave të plota. Nisën të botoheshin glosare shqip dhe turqisht e frëngjisht.
"Zgjimi" më 1913 në Korçë botonte një terminologji ushtarake me 315 fjalë. Edhe Komisia Letrare e
Shkodrës u mor me këto probleme. Megjithatë deri në 1925 vijuan të përdoreshin kodet e periudhes
osmane. Gjendjen e vërtetë e dëshmojnë edhe pak radhë nga "Kodi civil" i vitit 1928: "Neni 57. -
Kompetenca e gjykatave fetare për martesë, vecim, ckurorëzim, ushqim, mirërritje (haki-hida ), dotë
(prikë), pajë (xhihaz) ngrihet. Më 1922 u dha urdhri, i cili në janar 1923 doli si vendim i kryeministrisë që
të perdorej "gjuha zyrtare" në shkollë e në administratë, duke qenë një variant mbi bazë dialektore të
mesme, por ecuria ka qenë e ndërlikuar dhe çështja e “gjuhës zyrtare” në thelb u shkri në çështjen më
të gjerë të gjuhës standard përgjithësisht. Për gjendjen reale dëshmojnë radhët e mëposhtme nga
gazeta “Shekulli” e janarit 1929: "Tregtarët tanë, shumica kurdoherë, se për ata bënj fjalë, tefterat e
dyqaneve të tyre i mbajnë ose turqisht, si dhe faturat e billancet e tjera... ose greqisht, shumë herë
italisht, edhe diku, diku sllavisht, po kurrë ndonjëherë shqip". Vazhduesit e traditave të Rilindjes, si A.
Xhuvani, M. Logoreci, punuan drejtpërdrejt për një shqipe të përpunuar në ligjet, dokumentet
administrative, në ushtri e shkollë. Më 1932 u botua i pari fjalor terminologjik ushtarak me rreth 900
terma.

Pas Luftës II Botërore vendosja e një shteti ideologjik solli ndryshime politikisht të qëllimshme për t'u
dalluar "nga regjimi i vjetër" e sidomos për të mënjanuar atë që i përkiste "rendit borgjez". U ndoqën
emërtesat sipas rusishtes, p.sh. në vend të bashki u përdor Komiteti ekzekutiv (sipas rus. Ispolnitelnyj
komitet); gjeti vend gjerësisht mbiemri popullor në emërtimet e ndryshme (ushtria popullore, këshilli
popullor, Republika Popullore,gjykatat popullore). U përjashtuan emërtimet e ndarjeve administrative
dhe hierarkisë përkatëse: prefekt, prefekturë, nënprefekturë. Eshtë interesante, se më pare ishin
përdorur xhandar, milic dhe tashti ato shiheshin si fjalë me konotacion, prandaj u përdor polic, duke
ndodhur e kundërta me atë që ishte bërë në gjuhet sllave, një dëshmi kjo e rolit të fushës tematike.
Sindikatat u mbiquajtën bashkime profesionale, sipërmarrjet u bënë ndërmarrje, kryepunëtorët dolën
brigadierë dhe procesi preku të gjitha emërtimet e tjera, që u quajtën me konotacione ideologjike të
papranueshme. Njëkohësisht u përkthyen ose u përpunuan emërtesa të reja bashkë me riorganizim e
jetës shtetërore e sidomos me asgjësimin e pronës private dhe të lirive individuale. P.sh. në bujqësi u
kalua te kooperativat e pastaj te kooperativa e bashkuar dhe kooperativa e tipit të lartë (KTL). U krijuan
njësi të tjera prodhimi tregtimi, bashkë me shkurtimet e tyre: NTLFZ, NTUS, NBSH, NSHRMNI NISH, SMT,
NSHRAK. Në tabelat e dyqaneve u mënjanuan emrat e njerëzve dhe u zëvendësuan me emrin e mallit
ose me mapo (magazinë popullore). Pas vitit 1966 u hoqën edhe gradat në ushtri. Fjala shok u përdor në
fillim si shprehëse e marrëdhënieve të reja të barazisë ndërmjet njerëzve, duke ndjekur modelin e
partive komuniste, por më pas ajo u bë e detyrueshme përpara një ofiqi zyrtar: shoku ministër.
Rrjedhimisht e ndryshoi statusin deri në atë shkallë, sa të marrë në disa raste ngarkesë negative, deri sa
u arrit të dilte në titullin e një vepre letrare: Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo të D. Agollit.

Ngjarjet e vitit 1990-1991, të drejtuara kundër gjithë shtetit monist diktatorial, u shoqëruan me një
përbërëse të fortë gjuhësore pikërisht në ketë fushë, prandaj sollën një proces në drejtim të kundërt,
por tërësisht te se njëjtës natyrë për shkak të ngarkesës njësoj ideologjike. Kështu u rikthyen menjëherë:
bashkia, prefektura, prefekti, sindikatat, fermerët private, deri edhe Gazeta zyrtare u riemërtua Fletorja
zyrtare. Në vend të mbiemrit popullor po ashtu u shpërdorua mbiemri demokratik. Një fjalë çeles eshtë
reforma. Pas viteve të para pas vitit 1944 me reformën agrare, kjo fjalë nisi të shënonte rrugën
"reformiste" dhe prandaj në mesin e viteve 1960 u zëvendësua me revolucionarizimin. Në thelb
revolucionarizimi i shkollës do të thotë reformimi i shkollës. Tashmë fjalë me konotacione të tilla po
vjetrohen me shpejtësi. Megjithatë procesi përsëri nuk është i thjeshtë, por një gjë mund të shihet si e
sigurtë: pak nga pak veprimtaria shtetërore e adminostrative mund të shkeputet nga ideologjizimi, kurse
depolitizimi do të sjellë ndryshimet perkatëse, duke e bërë leksikun e fushes më të qëndrueshëm ndaj
ndryshimeve kalimtare politike.

You might also like