You are on page 1of 1

Historia

Artikulli kryesor: Historia e Tiranës.

Pazari i qytetit ne fillim shekullin XX

Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 1431–1432.


Më 1614 Sylejman Pasha, e ngriti në rangun e kasabasë duke ndërtuar një xhami,
një hamam dhe një imaret. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori
familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e
Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.
Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe
përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm
244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit
përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka
çuar popullsinë e Tiranës në mbi 1.000.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga
vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër
ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe
atyre të huaj.

You might also like