You are on page 1of 5

Tirana

186 languages
 Artikulli
 Diskutim
 Lexo
 View source
 Shihni historikun
Mjete











Tirana

Qytet dhe bashki
Sipas akrepave të orës nga lartë: Sheshi Skënderbej, Tyrbja e Kapllan
Pashës, Xhamia e Madhe, Kulla e Orës, Parku i Madh, Kalaja e Petrelës, Katedralja
Ngjallja e Krishtit dhe Qendra Toptani.

Flamuri
Stema

Tirana

Koordinatat:  41°19′44″N 19°49′04″ECoordinates:  41°19′4


4″N 19°49′04″E

Shteti  Shqipëria

Qarku Tirana

Bashkia Tirana

Themeluar më 1614

Qeveria
 • Kryetari Erion Veliaj[1] (PS)

 • Nën-kryetari Toni Gogu (PS)[2]

 • Këshilli Këshilli Bashkiak i Tiranës

Sipërfaqja
[3][4]

 • Bashkia 1.110 km2 (400 sq mi)

 • Qyteti 41,8 km2 (200 sq mi)

Lartësia mbidetare 110 m (360 ft)

Popullsia

 (2011)

 • Bashkia 557.422

 • Dendësia (Bashkia) 502/km2 (1,000/sq mi)

 • Qyteti 418.495

 • Dendësia (Qyteti) 10.011/km2 (30,000/sq mi)

Emri i banorëve tiranas(e), tirons(e)

Zona kohore UTC+1 (CET)

 • Verës (DST) UTC+2 (CEST)

Kodi postar 1000

Aeroporti Aeroporti i Tiranës

Autostrada
   

Faqja zyrtare tirana.al


Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të
njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të
Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim
të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat
e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato
të Kamzës në veri.[5]
Më 1614, valiu i Shkodrës,[6] Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun
e kasabasë,[7] por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut,
duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit. Në
kushtet e Luftës Ballkanike, paria e Tiranës shpalli pavarësinë 26 nëntor 1912 dhe u
shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i
Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920.
Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja
Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban,
me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë
edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit
komunist.
Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe
ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe
kulturore e vendit.[8] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i
vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport
është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.
[5]
 Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.

Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës
është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me
1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe
perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore
Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.
Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore
rrjedh lumi i Erzenit. Para reformës administrative të 2014, sipërfaqja e qytetit të
Tiranës ishte rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit ishte 1288 km² dhe
përfshinte katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.
Pas reformës administrative bashkia e Tiranës u zgjerua në 1,110.03 km² ndërkohë
që rrethet si njesi administrative u shkrinë. Tirana gjithashtu është pjesë e qarkut të
Tiranës që ka një sipërfaqe prej 1,652 km² dhe përfshin pesë bashki :
Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.
Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me
lumin Ishëm.
Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të
njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

You might also like