You are on page 1of 1

Arabët 

(arabisht: ‫عرب‬, ‘arab) janë një popull që flasin gjuhën arabe, e janë kryesisht


të vendosur në Gadishulli Arabik, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore.
Në kuptimin e gjerë arabë është çdo njeri që flet gjuhën arabe si gjuhë amtare.
Shtrirja e arabëve në kuptimin e gjerë është nga pjesa jug-perëndimore e
Azisë nëpër Afrikën veriore deri në mes dhe jug të Sudanit dhe në bregdetin lindorë
të Afrikës, diku 150 milion njerëz.
Arabët janë pjesërisht popuj endacakë (Beduinët) dhe pjesërisht popuj bregdetarë të
vendosur (Fehlahët), Zanatli dhe Tregtarë. Në shekullin e VII ishin bartës të fesë së
myslimanëve dhe e shtrinë ndikimin e fesë Islame nëpër Afrikën veriore deri
në Spanjë.
Arabët në mesjetë dhanë kontribute të dalluara në literaturë dhe shkencë. Në
shekullin e XVI ranë nën sundimin osmanë. Ndërsa në kohën moderne nën sundimin
të pjesërisht të britanikëve dhe francezëve. Pas luftës së parë dhe të dytë botërore u
krijuan disa shtete arabe.
Po me këtë fjalë në rrethet e ngushta të kalorësve dhe blegtorëve që merren me
rritjen e kuajve përdoret ky termë për kuajt e rasës araba, një ndër rasat më të mira.

You might also like