You are on page 1of 38

Leksion.

Probleme të objektit dhe studimeve të


gjeografisë urbane

a- Urbanizimi dhe gjeografia


c- Historia e studimeve shkencore gjeo- urbane
b- Objekti i gjeografisë urbane
d- Rëndësia e studimeve gjeourbane

Prof. Dr. Bilal Draci


Dep. Gjeografisë
Univ. Tiranës
Hyrje - URBANIZIMI I PAKONTROLLUAR - PASOJAT

Në vitin 1955, një raport i UNICEF (Fondi Ndërkmbëtar për mbrojtjen e fëmijve- OKB), fajësonte:
● “urbanizimin e pakontrolluar”, në vendet e pazhvilluara ose më pak të zhvilluara për zgjerimin e “zonave të
rrezikut”, në të cilën numri në rritje i fëmijve, i detyronte ata të bëheshin lypsa, prostituta, fuqi punëtore e
shfrytëzueshme etj fenomene negative pa arritur akoma moshën e adoleshencës. Dhe ato pune të detyruara për të
mbështetur familjet janë të niveleve nga më të ulta dhe shumë pak fitimprurëse.
● RRITJA E POPULLSISË QYTETARE ËSHTË DYFISH NDAJ ASAJ RURALE
Duke patur parasysh që sot në botë rritja e popullsisë qytetare është dyfish ndaj asaj rurale raporti konkludonte se
këto fenomene do të shoqëronin më tej të tjera fenomene si mungesë strehimi, shkollimi, pune etj. Për më tej
strukturat që merren me fëmijë në këto vende po shkatëërohen dhe siutata në disa vende me popullsi të madhe po
rëndohet.

● MIGRIMIT TË POPULLSISË RURALE E TË VARFRA DREJT QYTETEVE


Sot procesi i urbanizimit, sidomos nëpërmjet migrimit të popullsisë rurale e të varfra drejt qyteteve më të mëdha
përbën fenomenin hapësinor gjeografik më tipik e të rëndësishëm të botës së sotme.

● NDRYSHIMET GLOBALE TË AKTIVITETEVE TEKNOLOGJIKE, INDUSTRIALE, SHËRBIMEVE –HAPESINOR


Ky proces i pakthyeshëm mbi të gjitha është zhvillim strukturor, kulturor, funksional, por mbi të
gjitha është proces ekspansioni hapësinor qe duhet të vlerësohet e studiohet: të identifikohet
e përshkruhet të shpjegohen shkaqet dhe pasojat gjeografike të hapësirave dhe popullsive të
tyre, si shtrirje dhe modele urbanizimi në rrangje të ndryshme lokale, rajonale, globale,

Këto janë fokusime të dijes intelektuale dhe praktike gjeografike me rëndësi dhe kontribut teorik, metodik dhe praktik
për gjeografinë urbane.
Qyteti në histori dhe territor. Hyrje teorike si këndvështrim dhe si shpjegime gjeourban

• Deri nga fundi i shek. XIX vetëm 3% e popullsisë botërore jetonte në qytet dhe
vetëm Pekini kishte mbi 1 milion banorë.
• Dy shekuj më vonë, pra nga viti 2005, rreth 50% e popullsisë botërore jetonte në
qytete. Sot mbi 400 qytete të botës kanë mbi 1 milionë banorë. Në vitin 2005,
popullsia urbane e kaloi popullsinë rurale, ndërsa në vitin 2008, për herë të parë në
historinë e njerëzimit, numri i vendbanimeve urbane i kaloi ato rurale.
• Megjithëse qyteti ka një histori mijëvjeçare, zhvillimet e 2-3 shekujve të fundit,
lidhur me ekspansionin industrial dhe kolonizimet europiane pas shek XVII, e kanë
bërë atë një nga fenomenet më të rëndësishme të organizimit të territorit
bashkëkohorë.
• Globalizmi në qytete ka shprehjen e vet, midis të tjerave, në diversifikimin edhe
më të madh të popullsisë urbane.
• Edhe pse qytetet janë përfshirë në në një sistem marrëdhëniesh globale ata duhet
të ruajnë identitetin e tyre lokal si një potencial për një të ardhme më të sigurt.
• Sot procesi i urbanizimit, sidomos nëpërmjet migrimit të popullsisë rurale e të
varfër drejt qyteteve më të mëdha, përbën fenomenin hapësinor gjeografik më
tipik e të rëndësishëm. Ky proces i pakthyeshëm po nxitet edhe nga ndryshimet
globale të aktiviteteve teknologjike, industriale, shërbimeve etj.
• Lindja e shteteve të urbanizuara ku shumica e popullsisë banon në vendbanimet
urbane i përket shekullit XX.

J. Rubenshtein, Human Geography, 2008. New York, USA


C. Caldo – La Citta..f . 272. Roma 1978
Qyteti në histori dhe territor. Hyrje teorike si këndvështrim dhe si shpjegime gjeourbane
• Ndërsa vendet e zhvilluara të botës pothuajse e kanë kompletuar urbanizimin e popullsisë së
tyre, sipas parashikimeve të OKB, deri 2050, rreth 80% e popullsisë së rajoneve periferike e
gjysëmperiferike gjithashtu do të jetojnë në qytete.
• Ky proces mbi të gjitha është zhvillim strukturor, kulturor, funksional, por është edhe proces
ekspansioni hapësinor, i cili duhet të vlerësohet e studiohet, të shpjegohen shkaqet dhe
pasojat gjeografike të hapësirave dhe popullsive të tyre.
• Këto janë fokusime të dijes intelektuale dhe praktike gjeografike me rëndësi si kontribut
teorik, metodik dhe praktik për gjeografinë urbane. Kjo edhe pasi qytetet janë një element
kyç në organizimin e hapësirave dhe evolucionin e shoqërive, prandaj, rëndësia e studimeve
bëhet edhe më e madhe. Gjithashtu qytetet janë “makineri” të zhvillimit ekonomik, qendra të
inovacioneve kulturore e transformimeve sociale, si dhe të ndryshimeve politike.
• Këto fenomene po shoqërohen më tej me pasoja negative sociale-ekonomike, mjedisore e
hapësinore, të cilat janë elementi thelbësor i organizimit human ekonomik e
shoqëror:organizimit hapësinor; transformimit të pejsazhit kulturor; evolimit shoqëror;
mekanizma zhvillimi, etj.
• Faktorët që ndikojnë janë të shumtë, por kryesisht ato mund të grupohen në:
• Faktorët historikë, krahas rolit nxitës në lidhje me zhvillimin, ndonjëherë bëhen edhe faktorë
pengues, kur flitet për përshtatjen e tyre me nevojat bashkëkohore të zhvillimit urban.
(Raporti global i vendbanimeve Humane. Një botë në urbanizim. Qendra për vendbanime humane. New-York, 1995 ).
Qyteti në histori dhe territor. Hyrje teorike si këndvështrim dhe si shpjegime gjeourbane

• Faktorët ekonomikë lidhen kryesisht me vlerën e tokës dhe përdorimin e saj. Dihet
se ndërsa fshati përbën një zhvillim ekstensiv hapësinor, përkundrazi, qyteti
përfaqëson një zhvillim intensiv të hapësirave.
• Kompleksi i faktorëve politikë ka të bëjë me rolin e shtetit dhe ushtrimin e
kontrollit të tij në hapësirat urbane dhe më gjerë të territorit, si në nivele lokale,
komuna e bashki, rajonale, qarqe, ose tipe të tjera të organizimeve politiko-
administrative territoriale, në interes të zhvillimeve territoriale në përgjithësi dhe
për shfrytëzime urbane në veçanti.
• Megjithse, qyteti ka një histori mijvjeçare, zhvillimet e 2-3 shekujve të fundit të
lidhur me ekspansionin industrial dhe kolonizimet europiane pas shek XVII, e ka
bërë atë një nga fenomenet më të rëndësishme të organizimit të territorit
bashkohor
• Gjeografia humane/urbane për një kohë të gjatë është interesuar për
vendbanimet dhe për fakte të banimit: qendra urbane…nuk është analizuar vetëm
nga aspekti morfologjik – përbërja hapsinore materiale, por dhe nga aspekti i
karakteristikave të jashtme në dritën e motiveve sociale , ekonomike e kulturale të
përdorimit të ndërtimor të truallit.
Interpretime gjeo-urbanistike
• Urbanizimi si koncept, bazohet në tre interpretime:
- Interpretimi demografik e sheh urbanizimin si procesin e rritjes së popullsisë qytetare në një rajon të caktuar, si dhe të
rritjes së përqindjes së popullsisë urbane ndaj asaj rurale, ose popullsisë në përgjithësi.
- Interpretimi strukturor-ekonomik e lidh urbanizimin me aktivitetin ekonomik, peshën sipas sektorëve të saj, funksionet
dominuese. Sipas këtij interpretimi procesi shoqërohet me ndryshime strukturore ekonomike, ku rëndësi të veçantë
ka pasur industrializimi, duke e parë nivelin e urbanizimit të lidhur me industrializimin, zhvillimin ekonomik, si dhe
më vonë me sektorin terciar.
- Interpretimi biheivierist/sjelljes=social-kulturor e sheh urbanizimin dhe ndryshimet bazuar në kulturën sociale në
periudha të ndryshme historike, e cila ndikon në mënyrën e jetesës dhe organizimit shoqëror të popullsisë.
• Fazat nëpër të cilat kalon cikli i jetës së qytetit të përgjithësuara janë: urbanizimi; suburbanizimi; deurbanizimi;
riurbanizimi; rururbanizimi si fenomen bashkëkohor.
- Urbanizimi, nënkuptin procesin e rritjes së popullsisë urbane nga rritja natyrore dhe ajo e migrimeve ndaj popullsisë
rurale dhe territorit urban. Kjo rritje numerike dhe hapësinore urbane fillimisht mbingarkon qendrat e qyteteve në
të ashtuquajturën mbingarkesë urbane.
Mbingarkesa urbane nuk është thjesht një tregues numerik, por është një raport i zhdrejtë midis popullsisë urbane dhe
kapaciteteve të urbanizuara në raport me burimet ekonomike, infrastruktuën dhe territorin.
- Suburbanizimi nënkupton rritjen e periferisë së qytetit me popullsi që banon në të, si dhe rritjen e aglomerimit
hapësinor në tërësi.
- Deurbanizimi si proces ndodh nga ulja demografike urbane nga faktorë të ndryshëm historik, ekonomik ose fatkeqësi
natyrore e humaneku qendra dhe zonat tranzitive bien dhe marrin përparësi zonat jashtë qytetit.
- Riurbanizim si proces kthimi drejt përqëndrimit te popullsisë në qytetin qendror, ose qendrat e qyteteve, si rezultat i
rikonceptimeve dhe ndërhyrjeve urbanizuese dhe ndryshimeve funksionale të tyre. Kjo ka ndodhur me qyetet
europiane në veçanti. Kjo shoqërohet me zvogëlimin popullsisë të zonave rrethuese dhe aglomeracionit në tërësi.
- Rururbanizimi si një proces hapësinor dhe strukturor urbanizimi ka të bëj me“jetën rurale” dhe urbanizimin e fshatit.
Ka lindur si rezultat i procesit të rritjes së shpejt të popullsisë urbane përmes urbanizimit, rritjes së influencës së
qytetit ndaj fshatit dhe nevojës për zhvillim të fshatit.
Qytet –Zhvillim - Urbanizim
• Roli i zhvillimeve urbane ndryshon me ndryshimet e përmasave, funksioneve,
“fuqisë” së qytetit, ndryshimet politike, por përherë shpreh një “organizim”
ndërmjetsimi midis grupeve humane dhe ambientit të jashtëm.
Ky koncept bën të dallueshëm termin “qytet” dhe “urbanizim”.
Qyteti arrin deri në rrethinat e lagjeve periferike, por që kordinohet e ka marrdhënie
të ngushtë me “bërthamat” ose “zemrën” e qytetit që në përgjithësi i
korrespondon qendrave historike.
Ndërsa më tej hapsirat e shtëpive/pallate të punëtorve dhe aktiviteteve që lidhen me
to pa ndonjë bërthamë kordinatore janë fakte të urbanizimit. Ato mund të lidhen
me zhvillimin ekonomik, ideologjik ose kulturororo-sportive në qytete “punëtore”;
“agrovilat” ..etj..
• Një dallim tjetër do të ishte midis ‘urbanizimi” dhe “civilizimit urban”.
“Urbanizimi”, është procesi i zhvillimit të qytetit si për nga numri ashtu për nga
përmasat dhe përfshinë gjithshka që lidhet me dinamikën territorial të procesit të
urbanizimit.
“Civilizimi Urban” përfshinë një kompleks të mënyrave të jetesës orgjinale të qytetit
(arsimim, jetë e hapsira publike, informacion i masës, kulturë, infrastrukturë et,..)
që ndërfuten në mënyrë progressive në botën rurale. duke zvogëluar ndryshimet e
botës urbane e rurale.
Urbanizimi dhe Gjeografia.

Ekspansioni hapësinor: modelet ne rrangje te ndryshme dhe shtrirja


• Nga qytetet e vogla dikur tregje dhe porte peshkimi, sot kemi arritur tek
megaqytetet milionshe dhe hapësirat urbane të botës janë bërë objekt i
rëndësishëm për gjeografët humane e urbanë.
Kjo pasi qytetet janë një element kyc në organizimin e hapësirave dhe evolucionin e
shoqërive, prandaj dhe rëndësia e studimeve bëhet dhe më e madhe. Kujtojmë që
prej v. 2005, popullsia e botës mbi 50% jeton në qytete,ndërsa vendet e zhvilluara
të botës pothuajse e kanë kompleturar urbanizimin e popullsisë së tyre, dhe sipas
parashikimeve të OKB, rreth 80% e popullsisë së rajoneve periferike e
gjysëmperiferike gjithashtu do të jetojnë në qytete.
Kjo përbën nga një aspekt tjetër, një proces transformimi global të tipareve të
pejsazhit kulturor të saj që duhet të studiohet.
Gjithashtu qytetet janë “makineri” të zhvillimit ekonomik, qendra të inovacioneve
kulturore dhe transformimeve sociale si dhe ndryshimeve politike.
Problemet sociale dhe mjedisore që po shfaqin ata përsëri janë elementi thelbësor i
organizimit human ekonomik e shoqëror.
Terma kyc: 1.org. hapsinor; 2.transf. pejsazhi kulturor; 3.evolim shoqerie; 4.mekanizem zhvillimi
Organizimi hapsinor ekonomiko-shoqëror
• Ekspertët fokusojnë 4 aspekte thelbësore të rolit të qyteteve në organizimin ekonomiko-
shoqëror hapësinor:
1 -funksionet MOBILIZUEZESE të vendbanimeve urbane. Vendosjet urbane
me infrastrukturën e tyre fizike dhe përmasën e diversitetin e tyre popullativ janë vende të
sipërmarrjeve të aktiviteteve të ndryshme. Ato sigurojnë mjedise efektive dhe eficente për
krijimin e vendeve të punës, kapitaleve, përpunim lëndëve të para dhe shpërndarjen e
produktit përfundimtar si vende tregu. Psh, në vendet në zhvillim hapësirat urbane japin mbi
60% të GDP, të vendeve të tyre nga 1/3 e popullsisë.
2-kapacitetet vendim-marrëse të vendbanimit urban. Kjo për arsye se në to
bashkohet makineria vendim-marrëse e institucioneve private e publike dhe organizimeve,
pra përqëndron pushtete politike e ekonomike.
3-funksionet gjenerative të vendbanimit urban. Përqëndrimet e njerëzve në
këto vendbanime e rrit dhe zgjeron më shumë ndërveprimin dhe konkurencën duke
lehtësuar e krijuar kushtë për lindjen e inovacioneve, dijenive të reja, informacioneve etj.
4-kapacitetet transformuese të vendbanimit urban. Madhësia, dëndësia, dhe
diversiteti i popullsive urbane ka tendencën për të lejuar më shumë liri, duke ju larguar
rregullave të ashpra, shoqërive rurale, dhe të marrin më shumë pjesë ne një varietet më të
madh stilesh jetese dhe sjellje.
Zhvillimi historik i studimeve dhe shkencës së Gjeografisë Urbane.

Gjeografia urbane ndonse një degëzim i ri i gjeografisë humane, ka pësuar ndryshime


shumë të mëdha, nga fillimet e saj të viteve ’50-60’ të shek. XX.
Para kësaj periudhe ajo konsiderohej “tradicionale”. Gjeografia tradicionale e ka
vlerësuar qytetin nga aspekti I, a- lokalizmit urban dhe
b- si hapësirë e marrdhënies njeri-mjedis për qëllime të caktuara shumë më vonë.
Nga aspekti historik, ka disa dokumenta të studimeve urbane nga gjeografët që para
viteve 1950, por që janë përgjithësuese, psh, si teoria e vendit qëndror dhe disa
të tjera janë indirekte e jo të mirfillta për gjeografinë urbane….
Elemente fillestare të trajtimeve gjeografike urbane vijnë në fakt që nga antikitetit në
veprën e Strabonit “Gjeografia”. Në të theksohet rëndësia e lokalizimit të qytetit
dhe veçanërisht përparësitë e kushteve natyrore të një vendbanimi, të cilat duhet
të mbahen parasysh përderisa janë faktorë të përhershëm.
Gjeograf të tjerë, deri tek A.von Humbold etj, i atribuojnë Strabonit disa shembuj
specifik të studimeve më të hershme urbane, si vëzhgime e përshkrime të
përgjithshme të vendeve urbane. Në fakt ato kanë qenë më shumë guida të
qytetetve se sa pjesë teorike të punëve.
Zhvillimi historik i GJ. U
• Më vonë nisën dhe studime mbi qytetin si
c- hapësirë urbane por duke patur parasysh fenomenin urban si
jo dominues.
• Fillimisht, studimi gjeografik i qyteteve ka qenë vetëm përshkrues. Para
viteve 1950, në universitetet anglishtfolëse janë zhvilluar disa kurse të
ndara të gjeografisë urbane, por me karakter përshkrues dhe vetëm më
vonë u kalua në interpretime
• Shumë më vonë nga mesi i shek. 20, shek. 20, kur përshkrimi u
zëvendësua me analizën dhe interpretimin/vlerësim, gjeografia urbane
mund të konsiderojë vehten si disiplinë shkencore akademike.
• Por në fillim të shek. 20 u hartua teksti i parë i gjeografisë urbane dhe u
kryen studimet e para në v. 1907 të cilët kishin të bënin me tematikën e
qytetit si pozicionim dhe vendosje duke u kryer edhe studimi i parë klasik
i një qyteti të vetëm. Këtu u vu theksi edhe tek struktura e brendshme e
qytetit.
Zhvillimi historik i GJ. U
• Studimet të para që njihen si studime të tipit “vendi dhe vendndodhja” kishin si
qëllimi kryesor të tregonin rolin e faktorëve fiziko-gjeografik në karakteristikat e
qyteteve. Edhe këto studime patën kufizimet e tyre dhe u kritikuan pasi i kushtonin
një rëndësinë të madhe zhvillimit historik të qyteteve se sa rolit të tyre në aspektin e
rrezatimit hapësinor të ndikuar nga pozicioni dhe vendosja e tyre. Megjithatë kjo
justifikohej me atë që disa tipare të qyteteve kushtëzoheshin nga aspekte fiziko-
natyrore.
Lufta e dytë botërore solli shkatërrime të mëdha dhe për këtë arsye u bë e nevojshme
rregullimi i qyteteve dhe “riplanifikimi i tyre. Mbi këtë bazë krahas studiuesve të tjerë
rregjonalistë dhe të fushave specifike u kërkua dhe ndihma e gjeografëve në këtë
proces planifikimi e cila ndikoi në rritjen e vlerësimit të gjeografëve urbane në
planifikimin dhe rregullimin e hapësirave. Kryesishtë studimet u fokusuan në
probleme konkrete dhe për qëllime komerciale.
Ato mund të përmblidhen rreth problemeve mbi popullsinë, formën e strukturës së
brendshme të qyteteve, planin e zhvillimit të qytetit, mënyrën e përdorimit të tokave
urbane dhe stilin arkitekturor të ndërtesave, lokalizmin e tregjeve me pakicë etj…..
Sidoqoftë kjo periudhë pati kritikët e vet pasi qyteti shihej më shumë i fokusuar tek
ndërtimet e objektet pa jetë e të mërzitshme të pejsazhit, se sa tek njerëzit dhe
lëvizja.
Zhvillimi historik i GJ. U

Me fillimet e veta disiplinare në mes të shek. XX., midis viteve 1950-


1960, fokusi i studimeve gjeografike i orientua nga marrdhëniet,
d- qytet-mjedis me theks ambientalist në interes të cilësisë së jetës.
Gjatë viteve 1970 në fokus të studimeve përveç, e- qytetin si sistem dhe vet
qyteti si ndërveprim rajonal u shtruan edhe probleme të shpërndarjes dhe
përmasës numerike të popullsisë urbane, dëndësisë, klasifikimet
funksionale, struktura e brendshme, vendet qëndrore etj,.
Nga disa gjeograf ekonomik u shtruan cështje të ndërveprimit rajonal midis
qyteteve.
Autor të ndryshëm formuluan dhe koncepte teorike akademike si Smith (1977),
duke e quajtur gjeografinë urbane si gjeografi rajonale në hapësirat urbane.
Më herët studimet përshkruese mbi qytetet përfshiheshin në gjeografinë fizike,
ndërsa tani ato u përfshinë si një n/disiplinë e gjeografisë humane. Po gjatë
kësaj periudhe u kalua nga trajtimi i problemeve të ekonomisë urbane në
studime sociale e politike urbane.
Zhvillimi historik i GJ. U
Zhvillimi historik i GJ. U
• Vitet 1980 - 1990 ishin vite të zhvillimeve të rritjes së shpejt urbane sidomos nga
aspekti i shtrirjes hapësinore të qyteteve.
Gjithashtu migrimet drejt e midis qyteteve sollën ndryshime të ëmdha
sociale, kulturore e politike. Këto zgjeruan dhe konceptin urban në “hapësira
urbane” dhe studimet u orientuan drejt f- ndërveprimit hapësinor ndërmjet
qyteteve dhe periferive të tyre. Kështu lindi nevoja e studimeve sistematike me
fokus karakteristikat e popullsisë, formave dhe strukturës së brendshme të
qyteteve krahas trajtimeve hapësinore.
Nën këto zhvillime edhe Gjeografia Urbane u hap në drejtim të disa
spjegimeve të shkencave sociale dhe nën një perspektivë të zhvillimve social
urbane shikohen një pjesë e mirë e studimeve të sotme.

Gjithashtu disa studime të tjera të Gjeografisë Urbane kërkojnë të qartësojnë g- rolin


e qyteteve në vendet e zhvilluara dhe qartësimin e marrëdhënieve midis
hapësirës dhe shoqërisë duke shtuar pyetjen në se ka hapësira një efekt absolut
në marrëdhëniet sociale, apo janë marrëdhëniet hapësinore që përcaktohen nga
marrëdhëniet sociale?.
Zhvillimi historik i GJ. U

• Nga fundi i shekullit të 20-të, si rrjedhojë e studimeve konkrete, lindën


disa teori, që lidhen me organizimin hapësinor të qyteteve, të cilat
përpiqeshin të shpjegonin mënyrën e përdorimit të tokës në qytete. Këto
teori-modele ishin: modeli zonal koncentrik; modeli sektoral,; modeli
policentrik; modeli periferik.
• Shekulli i 21, përvec të tjerave si shekulli i qyteteve dhe urbanizimit, po
orientohet nga ana e gjeografëve nëpërmjet studimeve krahasuese midis
vendeve e sistemeve urbane; studime mbi proceset e përzierjeve dhe
shkrirjeve të zonave qendër, të ndërmjetme, dhe zonave periferike;
zhvillimeve të shpejta urbane të hapësirave “gjysëm periferike” e
“periferike” në modele të atyre qëndrore.
Duke tentuar tek ngjashmëritë e proceseve globale nëpërmjet
përgjithësimeve, analiza dhe vlerësimet me anë të modeleve tentojnë
modelet urbane të prirjeve globale.
Gjeografia si studim urban-vazhdim
Gjeografia urbane studion, zhvillime urbane në botë, nëpërmjet ngjashmërive, duke
formuluar me këtë rast modele urbane zhvillimi dhe dallimeve midis tyre e
brenda tyre, me specifikat hapësinore, funksionale e strukturore si element
diversiteti dhe pasurie.
Mbi këtë bazë pyetjet që shtron një gjeograf janë:
- ç’farë i bën të dallueshme qytetet dhe cilat janë faktorët;
- si zhvillohen identitetet;
- cilat janë marrdhëniet dhe ndërvarësitë brenda e midis tyre si dhe
territoreve rrethuese – sistemi urban;
- a egzistojne rregullsitë në organizimet hapësinore të përdorimit të
tokës urbane dhe cilat janë faktorët e mekanizmat;
- a ka modele organizative urbane etj.
Por më shumë dhe sidomos për qëllime praktike, gjeografët urbanë interesohen të
gjejnë dhe vendosin modele e rregullsi të zhvillimeve hapësinore.
Disa përgjigje ata i kanë gjetur në kontekstin e gjerë të faktorëve natyror, ekonomik,
social, kulturor, politik, e historik. Me fjalë të tjera qytetet duhet të shihen në
radhë të parë si pjesë e ekonomive dhe shoqërive që i mbajnë e zhvillojnë ato.
Qyteti dhe territori. Gjeografia dhe studimi urban.
• Një nga aspektet më të studiuara të qytetit dhe më gjerë, të territoreve të
urbanizuara, nga gjeografët është: roli i vendit, vendosjes = aspekti topografik i
vendosjes, pra ku lindi e zhvillohet qyteti, ndonëse dhe roli i pozicionit gjeografik,
si përmasë më e madhe se vendosja strikte urbane në rang rajonal e kombëtar.
Pra, Qyteti në brendësi dhe gjeografia e qytetit në fillim u studiua nga aspekti i vendit
dhe i pozicionit, strukturat e brendshme dhe funksionet. (C. Caldo – La Citta.f . 223. Roma 1978)
Në diversitetin e studimeve të fizionomisë urbane, në fillim, gjeografët urban u janë
dedikuar problemeve që kanë të bëjnë me “tipin” e qytetit, si dhe klasifikimet e
tij në bazë të strukturave morfologjike (forma, planet, rrezja e shtrirjes etj.);……. si
dhe të funksioneve.
Pas revolucionit industrial dhe ekspansionit europian, kur qytetet e procesi i
urbanizimit njohën një zhvillim dominant në territor, si për nga ana strukturore dhe
sidomos, nga ana hapësinore, studimet urbanistike dhe ato të gjeografisë urbane u
fokusuan tek roli dhe influenca e tij urbanizuesenë rrethinat e më gjerë.
Gjeografikisht, qyteti u pa si marrëdhënie dhe influencë qytet - territor, pra hapësirë
funksionale. Në këtë kontekst rritet roli ndikues dhe kushtëzues i faktorëve natyror, si shtrirje,
resurse, marrdhënie të grupeve njerëzore në këto hapësira, tipologjia e vendbanimeve,
funksioneve urbane, rrjetet dhe hierarkia etj. Kjo, ndryshe nga faktorë të kaluar historik ku
qyteti, pra dhe ai shqiptar, kishte funksione ngushtësisht mbrojtje, ekonomike e disa politiko -
fetare.
Qyteti dhe territori. Gjeografia dhe studimi urban.

• Pra, studimet gjeografike, më vonë dhe disi më të avancuara, e aplikative janë


fokusuar tek ndërvarësia qytet - territor. Territori si përkufizim nuk është i njejtë
me përkufizimin, shpesh abstrakt, hapësirë. Pra territori përbën pjesë të hapësirës,
i cili me substratin e tij fizik, biologjik dhe human ka produktin, identitetin e
përkatësinë, përmes administrimit e transformimit njerëzor.

• Në kuadër të gjeografisë, për një kohë të gjatë fokusi studimor ka qenë tek
vendbanimet. Qendra urbane nuk është analizuar vetëm nga aspekti morfologjik,
përbërja hapësinore materiale, por edhe nga aspekti i karakteristikave të jashtme
në dritën e motiveve sociale, ekonomike e kulturale të përdorimit të ndërtimor të
truallit, që u zgjerua më vonë si focus.
Qyteti dhe territori. Gjeografia dhe studimi urban.
• Ngritja dhe thellimi i nivelit të studimeve gjeografiko-urbane lidhet më tej me vlerësimet e tij
në bazë të parimeve themelore të proceseve te diferencimit hapësinor ndërurban, si dhe
organizimit të sistemit urban në territor. Kjo i referohet studimeve mbi hierarkinë dhe
përmasat e qytetit e lidhur me hierarkinë e shpërndarjes ndërurbane të fuqisë ekonomike
dhe shërbimeve ndaj aseteve të territorit, si teoria “Kristaller” mbi “lokalitetet qëndrore”.
Më tej u kalua në analiza më të thelluara rreth strukturimeve hapësinore funksionale mbi baza
ekonomike, sociale, demografike (zona të pleqve, të rinjve), etnike, kulturore etj.
Në këtë kuadër për të shtuar janë analiza dhe vlerësimet e proceseve historike të strukturimeve
në raport me hapësirat kulturore në procesin e urbanizimit dhe konfigurimet koresponduese
gjeografike, historike dhe kulturore.
Gjithashtu, qyteti sot përbën një pikë referimi të rëndësishme rajonale, ku përfshihet dhe
reflekton në mënyrë reciproke në rajon. Qyteti nuk vendoset rastësisht në një territor, por ka
lidhje reciproke gjeohistorike, kështu rrjeti urban dhe modeli përbëjnë një bazë të
rëndësishme zhvillimi territorial - urban. Resurset e territorit janë bazë për funksionet e tij
urbane deri dhe tipologjitë morfologjike si qytete turistike, industriale, etj. Resurset e
territorit, trualli, klima, ujrat, bimësia, pasuritë mbi e nëntoksore, janë bazë për funksionet
ekonomike urbane. Ndërsa resurset humane gjithashtu kanë rol në këtë aspekt, ku disa prej
tyre kanë funksione urbane më të shprehura politiko-administrative, teknologjike, fetare e
kulturore. Kështu, qyteti antik dhe mesjetar i bazonin resurset e tyre në territorin bujqësor;
kullotat, pyjet etj, të cilat i tregtonin.
Literatura: Piero Dagradi. kap. X. mbi qytetet. f. 449. Roma 1995
Qyteti dhe territori. Gjeografia dhe studimi urban.

Qyteti antik dhe mesjetar i bazonin resurset e tyre në territorin bujqësor, kullotat,
pyjet etj., krahas zanateve, të cilat i tregtonin, duke siguruar jetesën ekonomike të
tyre, në funksionet thjesht bazale, banim dhe jetë ekonomike.
Por dhe qytetet e sotme, ekoqytetet/ecocity në kuadër;
- të zhvillimit të qëndrueshëm dhe
- cilësisë së jetës urbane, …..KU territorin dhe resurset e tij i kanë në bazë
të strategjive dhe planifikimit territorial e urban.
Gjithashtu dukuritë e reja të rururbanizimit, urbanizimit turistik të ekosistemeve të
veçanta gjeografike, pjesë të hapësirës sonë të studmit e shtojnë edhe më shumë
rolin dhe nevojën e studimeve më të gjera e komplekse të kushteve e faktorëve
natyrore: Urbanizimi territorial..
Teknologjitë e reja dhe administrimi sa më efektiv urban I kanë dhënë vlerë e fokus
studimi: Smart-city… (QYTETI TEKNOLOGJIK-INFORMATIV, koncept e përkufizim
në zhvillim)..
…..Prandaj do të ishte e rëndësishme dhe spjeguese një analizë e marrdhënieve
gjeografike me proceset e urbanizimit.
Studimi gjeografik mbi qytetet është modifikuar progresivisht-përmbledhje

a- në fillim gjeografia urbane i ka kushtuar më shumë vëmendje problemeve dhe aspekteve


konkrete si: VENDIT dhe POZICIONIMIT; MORFOLOGJISE URBANE – FORMES, VOLUMIT,
STRUKTURËS PLANIMETRIKE; ZENISE SE TERRITORIT; PERDORIMEVE TE NDRYSHME TË
TRUALLIT .
b-më vonë u intersua për popullsinë. Origjinën, ndarjet/struktura/ karakteristikat demografike;
ekonomike; mënyrat e jetesës.
c- në kontakt të ngushtë me historianët, gjeografët kanë hetuar shkaqet e origjinave të
zhvillimeve të qyteteve në territor.
d- më vonë me sociologë, ekonomistë dhe urbanistë kanë evidentuar funksionet urbane në
brendësi dhe jashte tij, pra nisi të hetohet roli rajonal e më gjerë i qytetit. Si dhe rrjetet e
hierarkite urbane.
Në thelb gjeografët urbanë janë sforcuar tu përgjigjen tre pyetjeve bazë:
1- LINDJA. Pse….qyteti ka lindur në një vend të caktuat/vecantë, pra dhe faktorët e lindjes e të
lokalizimit, të lidhur me kushtet ambientale, socio-politike..etj.
2- HISTORIA E ZHVILLIMIT dhe gjurmët e saj urbane. Pse qyteti është zhvilluar në një mënyrë
të përcaktuar, ndoshta të vecantë historike, pra analizat historike të qytetit e të ngjarjeve
që kanë modeluar fytyrën e tij.
3- ZHVILLIMI. Pse …qyteti ka përqëndruar/grupuar disa funksione: pra analiza të aktiviteteve
urbane që përfshijnë marrdhëniet e qytetit dhe territorit rrethues si dhe marrdhëniet me
qytetet e tjera
Studimi gjeografik mbi qytetet është modifikuar progresivisht-përmbledhje

Nga aspekti i rritjes urbane, në studim mund të perfshihet:


1- Aspekti territorial, i cili lidhet me shtrirjen e qytetit në
marrdhënie me substratin fizik.
2- Aspekti demografik, përfshinë jo vetëm rritjen e popullsisë
por dhe ndryshimet në strurkturën etnike, profesionale,
social-kulturore etj,
3- Aspekti funksional, përfshinë aktivitete që nga to
administrative, industrial e të shërbimeve, kulturore etj.
4- Aspekte të morfologjisë urbane, e cila përfshinë probleme
materiale volumit e formave të ndërtimit, hapsirave publike,
planimetrive etj.
Rrjeti urban dhe hapsira e mardhënieve të qytetit me territorin

• Qyteti është një pikë referimi e rëndësishme e rajonit/territorit ku


përfshihet, prandaj dhe studimet gjeografike urbane kanë një komponente
të saj mardhënien reciproke midis qytetit dhe territorit…
• Qyteti dhe territori kompletojnë njeri-tjetrin por dhe konfliktuohen..
• Qyteti nuk vendoset rastësishtë në një territor por ka lidhje reciproke
gjeohistrike … psh rrjeti urban dhe modeli përbëjnë një bazë të
rëndësishme zhvillimi territorial..
Si permendem me larte, Qyteti antik dhe mesjetar i bazonin resurset e tyre
në territorin bujqsor; kullotat, pyjet etj..e pastaj i tregëtonin…Ndërsa
qyteti “modern” përmes funksioneve bazike të eksportit kërkon dhe gjen
tregje jashtë tij, por dhe importon (lëndë të parë, fuqi punëtore, arritje të
qyteteve të tjera etj)
Metodologji të studimit të mardhënieve qytet – territor

Ndërvarësia qytet – territor studiohen me instrumenta të analizave që venë në dukje jo


vetëm tipologjinë urbane referuar funksioneve dominuese; të historisë; të
diversitetit të ambjentit gjeografik, por dhe aspekteve të organizimeve komplekse
të territorit – mënyrave në të cilat pjesë të ndryshme të tij vihen në marrdhënie midis
tyre në plan lokalizimi të funksioneve prodhimi, shërbimi, banimi.
Ato mund të vendosen në skema funksionimi hierarkik – me process zhvillimi
polarizimi ose të ekuilibruar – me dominim procsi të shpërndarjes.

Një metodë e parë hetim/analize është ajo e identifikimit të hapsirës ku arrin


influenca e e qytetit, bazuar në një ose disa element të cilët lëvizja e popullsisë,
ndikimi tregtar, ekonomik, politik, ndikimi kulturor, përhapja e gazetave etj.,
Përmes konceptit të modelit të GRAVITACIONIT, pra raportit midis distancës – kosto e
transportit, koha, ndërveprimi etj., dhe fluksit/masës – popullsi, flukse të mallrave ose
jo materiale….treguesi i INTENSITETI TË GRAVITACIONIT jepet me formulën I =
m1 m2/d2 – formula Reilly e aplikuar më shumë në tregti të vogël..
Analizat e qyteteve mbi bazë hierarkie bazohen tek teoria e Kristaller…teoria e
lokaliteteve/vendve qëndrore e përmirsuar në vazhdim. Funksioni bazë i qytetit
shihet si shpërndarje e të mirave e shërbimeve në hapsirën rrethuese…
QYTETI DHE HAPSIRA/TERRITORI.
Hierarkia/rrjetet- strukturimet/përhapja – sistemet urbane.

Ngritja dhe thellimi i nivelit të studimeve gjeourbane lidhet më tej me


vlerësimet e tij në bazë të parimeve themelore të diferencimit hapsinor
ndërurban si dhe organizimit të sistemit urban në territor, nga zbulimet
më të rëndësishme studimore. Kjo i referohet studimeve mbi hierarkinë
dhe përmasat e qytetit e lidhur me hierarkinë e shpërndarjes
ndërurbane të fuqisë ekonomike dhe shërbimeve ndaj aseteve të
territorit. (teoria Kristaller mbi “lokalitetet/vendet qëndrore”…)
Më tej u kalua në analiza më të thelluara rreth strukturimeve hapsinore
funksionale mbi baza ekonomike, sociale, demografike; zona të pleqve,
të rinjve, etnike, kulturore etj.
Në këtë kuadër për të shtuar janë analiza dhe vlerësimet e proceseve
historike të strukturimeve në raport me hapsirat kulturore në procesin e
urbanizimit dhe konfigurimet koresponudese gjeografike (historike dhe
kulturore)
Gjeografia si studim urban-vazhdim
Natyrisht që urbanizimi nuk përbën thjesht një proces rritje demografike të qytetit,
por përfshinë rritje sasiore e cilësore. Nga pikpamja gjeografike këto ndryshime
mund të konceptohen në disa rrugë të ndryshme. Psh…
1. si studimi i cilësive dhe dinamikave të sistemit urban.
“sistem qyteti” përbën një komplet të ndërvarur të vendbanimeve urbane brenda
një rajoni ose territori të specifik. Psh, sistem urban francez, afrikan, anglo-
amerikan ose deri global. Me zhvillimin e urbanizimit cilësitë e sistemeve urbane
reflektojnë popullsinë në rritje që mund të jetojë edhe përtej vet qytetit,
ndryshimet e marrdhënieve hapësinore, funksionale, strukturore etj.
2. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i ndryshimit të lidhur me proceset e
urbanizimit është forma urbane dhe morfologjia.
Forma urbane i referohet strukturës fizike dhe organizative të qytetit në terma të
përdorimit të tokës së tyre, shtrirjes dhe mjedisit të ndërtuar. Natyrishtë që me
rritjen e urbanizimit qyteti jo vetëm rritet fizikishtë, shtrihet më tej, por ai mund
edhe të riorganizohet, rizhvillohet, dhe ridizenjohet sipas rrethanave.
Gjeografia si studim urban
3. Një aspekt i tretë i ndryshimeve gjatë zhvillimit urban ka të bëjë me
transformimet në modelet e ekologjisë urbane.
Ekologjia urbane përbën kompozimin social dhe demografik të zonave dhe lagjeve
të qytetit. Kjo pasi qyteti sjell jo vetëm më shumë njerëz në një qytet ose hapësirë
urbane por rrit edhe diversitetin e popullsisë. Më tej tentohet në ndarjen sipas
grupeve të ndryshme ekonomike, sociale, demografike, raciale etj, të cilat tentojnë
territore të ndryshme të ndara. Si proces dinamik urban kjo sjell dhe ndryshime
ekologjike territoriale e kulturore që duhet të studiohen.
4. Aspekti i katërt në procesin e urbanizimit ka të bëj me cilësitë dhe
sjelljet e njerëzve.
Format e reja të ndërveprimit social dhe mënyrat e reja të jetesës sjellin ndryshime
e transformime me efekte të koncepteve të urbanizimit që i referohet natyrës së
ndryshme të organizimeve sociale dhe kulturore në zonat urbane. Urbanizimi
përshkruan rrugën e jetës, në të cilën numri, dëndësia fizike, dhe varieteti i
njerëzve shpesh rezulton në cilësi të ndryshme, vlera dhe modele të sjelljes të
ndihmuar e nxitur nga vendosjet urbane.
Gjeografët janë të interesuar në procesin e urbanizimit për arsye të rrugëve e
mënyrave në të cilën njerëzit ndryshojnë brenda dhe midis qyteteve.
Objekti i studimit të Gjeografisë Urbane
Është e vështirë të japësh një përkufizim mbi objektin e gjeografisë urbane që të
kënaq të gjithë studiuesit. Ai ka nevoj për një shtjellim të vazhdueshëm dhe kohor,
pavarësishtë se është e rëndësishme nga aspekti metodologjik i studimeve dhe i
përmbajtjes. Si fillim ajo përballë probleme teorike të definimit dhe të përmbajtjes
në bashkësinë e gjithë fushave të tjera ndërdisiplinare që trajtojnë temën urbane.

Gjeografia Urbane konsiderohet si degë e Gjeografisë Humane ose


nën/disiplinë që përshkruan e vlerëson nga aspekti gjeografik ato pjesë të territorit
që cilësohen si urbane si dhe marrdhëniet brenda e midis tyre.
Ajo gjithashtu që herët ka qenë pjesë e rëndësishme e sistemit shkollor deri në nivele
të larta mësimi dhe për qëllime studimi.
Gjeografia përgjithsisht është pranuar nga praktikuesit e saj si një
“disiplinë që kërkon të përshkruaj e interpretojë tipare të ndryshme nga një vend
në një vend tjetër si botë e njeriut: pra dhe gjeografia urbane përpiqet të
përshkruaj dhe interpretojë (si hapësirë) ato pjesë të sipërfaqes tokësore si vende
urbane (Johnston, 1980)
Temat baze të hapsirave gjeourbane -permbledhje:

● territori urban si substrat fizik lindje, zhvillimi e ritje..


● popullsia urbane (proceset e rritjes; ndryshimet strukturore demografike;
kulturore; sociale dhe hapësinore)
● funksionet urbane (aktivtetet në funksion të jetesës).
● morfologjia urbane/struktura urbane (vendosja, forma, përmasat, plani i
qytetit; mënyra e përdorimit të tokës; stili dhe arkitektonik i ndërtimeve/ndërtimet e veprat
inxhinierike); . në tërësinë e tyre dhe në bashkëveprim në një rajon ose territor të caktuar.
Në qendër të studimit të Gjeografisë Urbane zakonisht janë qytetet por dhe më
gjerë hapësirat urbane si një e tërë, gjë që e afron atë me gjeografinë rregjonale.
Por studimet në fushën e Gjeografisë Urbane mund të fokusohen edhe në
tematika të caktuara duke u dhënë studimeve në këtë fushë edhe karakterin tematik, i cili
theksohet në rastin kur këto studime të aspekteve të veçanta fokusohen jo vetëm në një
qytet.
Sipas studiuesve një studim regjional në gjeografinë urbane duhet të përfshij
kushtet natyrore por edhe social ekonomike që lidhen me origjinën dhe zhvillimin e
vandbanimit, zhvillimin morfologjik dhe funksional të para historikisht, karakteristikat social-
ekonomike të popullsisë urbane dhe marrëdhëniet midis vendbanimit dhe territorit rrethues.
Disa studime moderne urbane e konsiderojnë qytetin si një territor me
fokus të veçantë drejt një perspektive social-kulturore.
VENDI DHE POZICION GJEOGRAFIK SI ANALIZE URBANE- territori urban si substrat fizik

Analiza e VENDIT, nënkupton aspektin dhe marrdhënien topografike e të kushteve natyrore të


qytetit, pra hapsirën strikte e precise të tij ku është vendosur.
Analiza e POZICIONIT GJEOGRAFIK, i referohet një hapsire shumë më të gjerë urbane, për sa ka
marrdhënie e peshë në lindjen dhe zhvillimin e saj, ku vend të rëndësishëm ka
komunikacioni si dhe në përgjithësi kushtet gjeografike në marrdhënie me aktivitetin e
funksionet urbane.
Vendi dhe pozicioni kanë lidhje e ndikim tek njeri tjetri. Por ndërsa vendi ka ndikim më të
qëndrueshëm, pozicioni gjeografik është relative dhe roli I tij mund të ndryshojë
historikishtë.
Sigurishtë që zgjedhja e vendit lidhet me faktorë të mbrojtjes – dikur më shumë; me resurset
për jetesë e zhvillim dhe lidhjet e kontaktet me element të jashtëm zhvillues.
Pra ndërsa vendi është një tregues topografik lokal, pozicioni është një element gjeografik me
rreze më të gjerë.
Duke qenë se qarkullimi është një element bazë I jetës së cdo qyteti, dhe ndikon në funksionet,
kjo ndikon tek lëvizjet e njerzve dhe mallrave, roli I pozicionimit gjeografaik ka rëndësi. Mbi
këtë vështrim kanë lindur qytete me tipologji: në kryqëzime; fundluginore; lumore;
ure/kalimtare; grykderdhje lumore detare ose detare; …etj.
STRUKTURA E QYTETIT- MORFOLOGJIA URBANE.

Morfologjia urbane, dmth, struktura planimetrike e volumetrike e qytetit konsideruar


nga materialet dhe aspektete të godinave/ndërtimeve; rrjeti dhe infrastruktura
urbane publike rrugore, shesheve, kopshteve e hapsirave të tjera me funksione
publike.
Këto mund të analizohen në raport me ambientin gjeografik (kushtëzimet natyrore),
me civilizimet e ngjarjet hisorike, etj.
Rrjetet urbane të rregulluara: kuadratike; radiale/rezore; lineare; unazore’ të
kombinuar; të lira, psh shtëpi pushimi në mal/fshat/ det etj.;
të parregulluara ose kaotike; qyteti ideal me frymëzim në epokën e rilindjes, i cili në
fakt nuk egziston por mund të ndërtohet ose imagjinohet sipas kritereve racionale
me të ghitha avantazhet e mundshme të cilësisë urbane….
Zonimet hapsinore funksionale: koncentrike; sektoriale; policentrike; suburbeve-
decentralizuara..
Tipologjitë hapsinore urbane modern: aglomeracionet; konurbacionet; rajonet urbane
(Ruri me mbi 70 qytete dhe 8 mij km2); megalopolis (përdorur nga J. Gottmann -
1961
Klasifikime tipologjike rajonale urbane: Qyteti: europino-perëndimor; lindor;
angloamerikan e Australian; islamik; arabo-mysliman; aziatik; latin; afrikës së zezë
etj…..
Funksionet urbane

Refruar fiziologjisë, qyteti/hapsira urbane, është një organizëm i gjallë që


lëvizin njerëz, mallra e informacione përmes funksioneve të ndryshme.
ekonomike;
industri;
tregti;
turizëm;
politik;
financiar;
banimi;
sociale;
rrezatimi;
…..etj….
Gjeografia Urbane – studim ndërdisiplinar

Gjeografët urbanë nuk janë domosdoshmërisht planifikuesit e vetëm. Procesi


i planifikimit duhet të përfshijë mendimet e specialistëve të ndryshëm, të
cilët duhet të ballafaqojnë idetë e tyre dhe metodat e punës për të
realizuar një vendimarrjeje sa më efikase në të mirë të zhvillimit të qytetit.
Në këtë aspekt ajo del si shkencë ndërdisplinare, pra si studim nga fusha të
ndryshme si natyrore ashtu dhe ato social-kulturore, ekonomike,
mjedisore, politike etj,.
Këto studime ndikojnë në përmirësimin e mënyrës së funksionimit të tyre
tërësor duke i dhënë Gjeografisë Urbane përveç karakterit teorik edhe
karakterin praktik.

GJ. U., përfshine studime jo vetëm mbi të tashmen dhe të kaluarën por
sidomos nëpërmjet planifikimeve dhe strategjive të planifikimit hapësinor
del dhe si shkencë perspektive dhe e parashikimit të zhvillimeve.
Ndërlidhja disiplinare
Si e tillë gjeografia urbane ka lidhje të ngushtë me shumë disiplina të tjera të shkencave natyrore,
ekonomike e shoqërore si:
-gjeografinë fizike dhe nëndisiplinat tematike të saj si gjeomorfologjia e klimatologjia, për analizat
dhe vlerësimet mbi territorin dhe fenomenet klimatike;
-gjeografinë e popullsisë duke marrë prej saj vlerësimet mbi tiparet dhe evolucionin e numrit,
shpërndarjes, strukturave demografike, migrimet etj;
-gjeografinë e sektorëve ekonomik, sidomos dytësor e tretsor si baza funksionale kryesore e
qytetit dhe e zhvillimit strukturor, hapësinor;
-gjeografinë social-kulturore, duke marrë të dhëna e tregues sasior e cilësor të tipareve e sjelljeve
humane në hapësirë
-gjeografinë e kohës së lirë dhe të turizmit prej nga merr të dhën statistikore e hapësinore të këtij
fenomeni gjeografiko-urban me rëndësi për urbanizimin;
-gjeografinë e transportit dhe komunikacionit si element bazë funksionaliteti urban;
-gjeografinë e mjedisit dhe ekologjinë urbane si element strukturimi hapësinor dhe cilësi jete;
-gjeografinë historike pasi të dhënat e pejsazhit dhe evolucionit të tij ndihmojnë në planifikim e
restaurim urban et,;
-gjeografinë aplikative pasi ka nevoj për modele dhe parametra për zbatim urban etj.
Metodologjia dhe metodat.
Si shkencë Gj.U. procedon me metoda të fushave të tjera por dhe të saj:
-në një moment të parë aplikohet metoda empiriko-përshkruese që
mund të përfshijë punën kamerale ose në terren (identifikim, konspektim
literature, dokumentacioni,harta, statistika, pyetsor dhe anketime, fotografime,
vlerësime e matje në terren etj);
-më tej procedohet me metodën ekperimentalo-interpretative
(vlerësime e përllogaritje statistikoro-matematikore; interpretime hapësinore si
manipulime e krijime me anë të GIS,hartografike etj, tabela e grafikë etj,);
-metoda vlerësuese-propozuese, duke synuar konluzione e përfundime
dhe dhënien e rekomandimeve, kryesishtë punë kamerale por me rëndësi finale.
Në varësi të tipit të studimit ajo mund të përdor më me theks metoda të
ndryshme si të krahasimit, historike, hapësinore, etj.
Pra nga ana metodologjike studimi do të përshkruantë këtë itenerar:
identifikim dhe lokalizim; përshkrim; analizë (evidentohet dhe përshkruhet
shpërndarja dhe organizimi hapësinor fenomeneve urbane, në marrdhëniet shkak-
pasojë).; vlerësim (ndricon problemet e i parashtron për diskutim); diskutim;
përfundime/konkluzione dhe rekomandime e propozime për rrugzgjidhje.
Rëndësia e studimit të gjeografisë urbane.
• Gjeografët urbanë ndihmojnë në spjegimin e koncepteve dhe proceseve bazë
hapësinore urbane, duke i dhënë përgjigje pyetjes:

-ku, shpërndahen, njerëzit, aktivitetet dhe vendbanimet urbane,


-deri ku, lokale, rajonale, e globale dhe si ato përhapen dhe pasojat e
tyre në pejsazh; proceset bazë që zhvillohen në hapësira urbane, duke ju përgjigjur
pyetjeve
-pse, ndodhin diferencime brenda hapësirave urbane, dhe si,
-a janë zgjidhje modelet; në shtrimin e zgjidhjen e c;far i bën të
ndryshëm vendin “urban” nga atë “rural”..etj..
-disa problemeve urbane që kanë të bëjnë me raportet e marrdhënieve
midis hapësirave lokale e globale;
-pasojave të zhvillimeve të pabarabarta hapësinore duke krijuar
mbingarkesat territoriale, ambientale e kaosit urban.... etj..
Kjo e ben ate nje studim sa teorik e metodologjik aq dhe aplikativ/praktik

You might also like