You are on page 1of 3

‘TRASHËGIMIA ARKITEKTURORE NË SHKUP DHE SFIDAT AKTUALE’

/ AUTOR: SAMIR FAZLI

Me hulumtimin e trashëgimisë arkitekturore në Shkup do të trajtojmë një pjesë të aseteve e cila i


takon arkitekturës profane me vlerë, që gjatë periudhës së sundimit Osman kanë qenë pjesë e
përditshmërisë së jetës publike. Të njejtat të cilat kanë qenë prezente dhe funksionale deri në fund të
shekullit XX, të cilat fatkeqësisht janë degraduar ose shkatërruar duke u cilësuar si të pa vlera.
Metodat e hulumtimit të aplikuara në këtë punim janë: libra konkret, punime shkencore dhe
institucione profesionale.
Qyteti i Shkupit paraqet rrënjë të thella në histori që datojnë nga kohë të lashta parahistorike e deri
më sot, është qytet që përcjell vlera në sfera të ndryshme e të cilat më të dukshme janë ato monumentet
arkitekturore që reflektojnë mbi të vërtetën e ekzistencës së këtij qyteti.
Si monumente me numër më të lartë të cilat edhe sot e kësaj dite janë prezente apo deri para shekullit
të XX ishin prezente dhe në funksion, janë pikërisht ato të Perandorisë Osmane, duke marrë parasysh që
qyteti i Shkupit para pushtimit Osman kishte karakter të një qyteti ushtarak të fortifikuar. Me ardhjen e
Osmanlinjëve qyteti u ri dizajnua, duke u shëndrruar në një qytet të hapur me pazare, bujtina, tregti
domethënë në një qytet të lulëzuar.
Nga vet jeta e zhvilluar në këtë qytet kishte arkitekturë të pasur me objekte nga më të ndryshmet si:
hamame, bezistene, xhami, çeshme, teqe, hane, shtëpi të banimit etj.
Nga kjo periudhë e gjatë e këtij sundimi, qyteti zhvillohej në forma të ndryshme edhe pse shumë herë
qyteti ka përjetuar shkatërrime nga ato natyroret, por edhe njerëzoret. Qëllimisht ose pa qëllim kanë
shkatërruar trashëgiminë e këtij vendi dhe kanë varfëruar qytetin nga shumë aspekte e sidomos nga ajo
arkitekturor.
Po të hedhim një shikim qytetit të Shkupit në këtë kohë do të shohim disa monumente arkitekturore
të ndryshme por ato që bien në sy më së shumti janë xhamitë, si më të ruajturat dhe kjo vjen si pasojë e
përkujdesjes nga populli ku shumica ishin me besim Islam.
Ndërsa objektet profane disi janë zhdukur me vet zhvillimin e qytetit duke u zëvendësuar me mënyra
të tjera ose teknologji më të re, e cila ka reflektuar në humbjen e shumë pasurive arkitekturore si
trashëgimi e vendit.
Sikurse objektet profane nga më të ndryshmet, pjesë e pandashme e përditshmërisë dhe nevojë e
qytetit apo ti quajmë si pasuri e qytetit ishin pa dyshim çeshmet publike te cilat u ndërtuan gjatë periudhës
Osmane dhe të cilat ishin prezente deri ne fund të shekullit XX.
Çeshmet publike te cilat bëjnë pjesë në objektet profane, kanë qenë pjesë e ndërtimit të qytetit të cilat
janë shtuar në periudha të ndryshme me vet rritjen e qytetit.
Veçmas çeshmeve të inkuadruara nëpër xhami ka pasur në numër të bollshëm edhe çeshme të
veçanta të nderuara nga bejlerë dhe pashallarë të ndryshëm.
Si përshembull: Allaxha –çeshma, Ajdar Baba – çeshma, Duqanxhik – çeshma, Demirxhi – çeshma,
Kapan – çeshma, Jaja Pasha – çeshma, Isa Beg – çeshma, Sinan – çeshma, Hatunxhik – çeshma, Kara
Asan - çeshma, Haxhi Galib Beg – çeshma, Haxhi Semka – çeshma, Haxhi Rauf – çeshma, Sauk –
çeshma etj.
Me largimin e pushtimit Osman dhe zhvillimin e qytetit të ri modern, me ardhjen e pushtuesve të rinj
të ndryshëm deri në krijimin e Jugosllavisë këto monumente dal nga dal janë shkatërruar ose janë
zëvendësuara me çeshme të reja.
Deri në fund të shekullit XX ato janë humbur të gjitha dhe tani i kujtojmë ato përmes lagjeve që kanë
marrë emrin pikërisht përmes këtyre objekteve.
Kjo është një humbje për Shkupin për arsye se këto objekte nuk ishin të nderuara vetem se për të
furnizuar me ujë, në këto vende janë thurur vargje poezish, janë krijuar momente të bukura dashurie, kanë
percjellur kujtime tek paraardhësitë tanë dhe për ne do të ishte një vlerë e shtuar ....
Arkitektura – Disa nga çeshmet ishin struktura të pavarura ndërsa disa të tjera ishin ndërtuar në muret
e ndërtesave të tjera.
Forma bazë arkitekturore përbëhej nga dy segmente, një mur vertikal në të cilën futej uji dhe një gyp
horizontal në të cilën derdhej. Muri vertikal zakonisht kishte një nishë dhe përfundonte me gjysmëhark.
Zakonisht në atë pjesë vendosej mbishkrimi.
Strukturat e çeshmeve ishin të përpunuara prej guri ose tullave me qëllim që të njejtat të jenë të
qëndrueshme dhe të përshtatshme për kushtet e vështira të mjedisit.
Shumica e çeshmeve kanë qenë të vendosura në rrugët kryesore të karavaneve dhe udhëtarëve.
Vendodhja e tillë i ka bërë ato të qasshme dhe të përdorura për qëllimet e tyre.
Karakterstikë tjetër e çeshmeve është se ata kanë luajtur rol të rëndësishëm në shpërndarjen e tregtisë
dhe shkëmbimin e informacioneve në periudhën e kaluar.
Sfidat aktuale me të cilat përballen asetet e trashëgimisë arkitekturore në qytetin e Shkupit janë:
o mosvlerësimi i trashëgimisë në nivel të lartë nga populli
o propaganda nga anë të ndryshme duke tentuar ti tjetërsojnë
o shpërndarja e dezinformatave sikur këto trashëgimi nuk na takojnë neve dhe duhet prishur
o institucionet duke mos i promovuar për vizitorët dhe në evente të ndryshme

Sauk – çeshma, e dëmtuar gjatë tërmetit të 1963


Çeshme bashkëkohore e qytetit, e vendosur në Çarshinë e vjetër të Shkupit

References
(2023, 10 20). Retrieved from ceipa: https://ceipa.pmf.ukim.mk/sq/node/93

gradski_cheshmi_osmanliski_period_skopje. (2023, 10 20). Retrieved from marh:


https://marh.mk/gradski_cheshmi_osmanliski_period_skopje/

Otomanskite-spomenici-ALB. (2023, 10 20). Retrieved from tourismmacedonia:


https://tourismmacedonia.gov.mk/wp-content/uploads/2018/09/Otomanskite-spomenici-
ALB.pdf

You might also like