You are on page 1of 142

.

-Biljana
Prof Dr. 

Krsteska
Prof. Vesna Hristovska

GJEOMETRIA
DESKRIPTIVE

Për vitin I
të profesionit të
ndërtimtarisë dhe
gjeodezisë
Autorë:
Dr. Biljana Krsteska
profesor në “Fakultetin e shkencave matematikore”, Shkup

Inxh.dipl.ark. Vesna Hristovska


profesor në SHMNGJ të qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski”, Shkup

Recensentë:
Dr. Valentina Miovska
profesor në “Fakultetin e Shkencave Matematikore”, Shkup

Inxh.dipl.ark. Ruzhica Josifovska


profesor në SHMNGJ të qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski”, Shkup

Inxh.dipl.ark Snezhana Trajkovska


profesor në SHMQSH “Gjorgji Dimitrov”, Shkup

Përkthyes:
Inxh.dipl. imat.-inf. Pranvera Xhaferi
profesor në SHMQSH “Zef Lush Marku”, Shkup

Redaktor profesional i botimit në gjuhën shqipe:


Doc. dr. Abdyl Koleci

Lektor:
Abdulla Mehmeti

Përpunimi kompjuterik dhe kopertona:


Stoile Davçevski

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Graficki centar dooel, Shkup

Tirazhi: 250

Me vendim të Ministrisë për arsim dhe shkencë ë Republikës së Maqedonisë Nr. 22-4678/1 prej datës
27.08.2010 lejohet përdorimi i këtij teksti shkollor.

CIP - Каталогизација во публикација


Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје
514 . 18 (075.3)
КРСТЕСКА, Билјана
Нацртна геометрија за прва година на градежно-геодетска струка / Билјана Крстеска, Весна
Христовска. - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. -
142 стр. : цртежи ; 30 см
Библиографија: стр.140
ISBN 978-608-226-191-1
COBISS.MK-ID 84327690
Parathënie

Parathënie
Libri GJEOMETRIA DESKRIPTIVE për vitin
e parë të arsimit katërvjeçar profesional është
shkruar sipas programit arsimor për lëndën e
detyrueshme në fjalë për vitin e parë të arsimit
katërvjeçar profesional. Para së gjithash, sipas
planit arsimor i dedikohet nxënësve të profesionit
të ndërtimtarisë dhe gjeodezisë në profilet arsi-
more teknik arkitektonik, teknik ndërtimor dhe te-
knik gjeodezik.
Autorët u përpoqën ti përpunojnë përmbajtjet
e parapara në pajtim me parimet didaktike –me-
todike për realizimin e mësimit. Libri përbëhet
prej shtatë tërësive tematike. Në suaza të secilës
temë mësimore janë të përpunuara përmbajtjet
të cilat, sipas rregullës, janë të ilustruara me
shembuj të zgjidhur dhe vizatime. Në fund të
secilës temë mësimore janë dhënë detyra për
punë të pavarur në orë ose për detyrë shtëpie, të
cilat paraqesin vazhdimin e punës në orë dhe ajo
paraqet shkallën më të lartë të punës së pavarur
të nxënësit.
Tema e parë mësimore “Hyrje në gjeometrinë
deskriptive” ka për qëllim të bëj pasqyrë të
shkurtër të zhvillimit historik të lëndës, qëllimeve
dhe përmbajtjeve të gjeometrisë deskriptive.
Zotërimi i materialit të ekspozuar në temën
mësimore të dytë “Bazat e projektimit ortogo-
nal” jep mundësi për përvetësimin e njohurive
dhe aftësive në lidhje me projektimin ortogonal të
figurave të rrafshëta dhe trupave gjeometrik në
dy apo tre rrafshe.
Tema e tretë mësimore “Projeksioni i pjer-
rët” është e orientuar kah aplikimi (futja) e kon-
ceptit projeksion i pjerrët, si dhe kah kryerja e
projeksionit të pjerrët të figurave të rrafshëta dhe
trupave gjeometrik. Vëmendje të veçantë i ësh-
të kushtuar zbatimit të projeksionit të pjerrët në
ndërtimtari dhe arkitekturë.
Me zotërimin e materialit që i referohet
temës së katërt mësimore “Rrafshet” nxënësi
do ti përvetësoj njohurit dhe aftësitë themelore
në pjesën e rrafsheve paralele apo normale me
rrafshe të projeksionit.

3
Parathënie

Në temën e pestë “Transformacionet”


nxënësit udhëzohen në përvetësimin e meto-
dave për transformimin e figurave gjeometrike
dhe trupave gjeometrik, si dhe të trupave nga
praktika.
Zotërimi i materialit të ekspozuar në temën
e gjashtë:,,Rrafshi i përgjithshëm” mundëson
zgjerimin e njohurive për hapësirën dhe para-
qitjen e formave më të ndërlikuara me lidhjet e
tyre reciproke.
Materiali i prezantuar në temën “Projek-
sioni i kuotuar” mundëson njoftimin me meto-
dat e projeksionit të kuotuar, si dhe zbatimin e tij
në zgjidhjen e problemeve nga ndërtimtaria dhe
arkitektura.
Gjatë realizimit të programit në këtë libër
mësimdhënësi lehtë mund të insistoj në punën e
pavarur të nxënësve.
Mirënjohje të veçantë i detyrohemi re-
censentëve të këtij libri, sugjerimet dhe vërejtjet
e të cilëve kontribuuan në përmirësimin e kual-
itetit të tij.
Autorët, që më parë do të jenë mirënjohës
për secilën kritikë qëllimmirë, apo vërejtje për
përmirësimin e përmbajtjes, pasi që besojnë se
ky libër do të kontribuojë që nxënësit e profesionit
të ndërtimtarisë dhe gjeodezisë të njoftohen me
përmbajtjet të cilat do të jenë të dobishme në
përsosjen e tyre të mëtutjeshme profesionale.

Qershor, 2010

Autorët

4
Tërësia tematike

1. HYRJE NË GJEOMETRI DESKRIPTIVE

Në këtë tërësi tematike nxënësi mund

■ të njoftohet me qëllimet dhe përmbajtjet


e lëndës, zhvillimin historik dhe zbatimin
në lëndët tjera mësimore.
Hyrje në gjeometri deskriptive

TËRËSIA TEMATIKE
1. HYRJE NË GJEOMETRI DESKRIPTIVE

1.1 Hyrje në gjeometri deskriptive

6
Hyrje në gjeometri deskriptive

1. HYRJE NË GJEOMETRI DESKRIPTIVE

1.1. HYRJE NË GJEOMETRI DESKRIPTIVE

,,Vizatimi është mjet i rëndësishëm për kuptimin


e teknikës. Prandaj vizatimi llogaritet si gjuhë e
inxhinierëve, ndërsa gjeometria deskriptive si
gramatika e saj.”
Valter Bunderlih

Gjeometria deskriptive është dega e gjeom-


etrisë e cila merret me studimin e metodave me
të cilat mundësohet paraqitja e objekteve nga
hapësira me ndihmën e vizatimit.
Mund të thuhet se gjeometria deskriptive
është e vjetër sa është e vjetër edhe gjeometria.
Por hovin e vet si disiplinë e veçantë e përjetoi
në shekullin e XVIII, kur shumë matematikanë
dhe inxhinierë intensivisht punuan në metodat e
paraqitjes së objekteve nga hapësira. Për arritjet
e veta në atë drejtim posaçërisht u veçua inxhin-
ieri francez Gaspar Monzh i cili llogaritet si “ba-
bai i gjeometrisë deskriptive”Ai kah fundi i shek-
ullit të XVIII zhvilloi teknikat e veta për zgjidhjen
e problemeve gjeometrike, përderisa punonte si
Gaspar Monzh (1746 - 1818) raportues për fortifikimet ushtarake. Ato zbulimet
më vonë i publikonte në librin e tij “Gjeometria
deskriptive”. Prej atëherë e deri më sot gjeome-
tria deskriptive shënon zhvillim të shpejt dhe in-
tensiv, posaçërisht në fushën e zbatimit të saj.
Me çka merret gjeometria deskriptive?

Gjeometria deskriptive është disiplinë


shkencore e cila merret me studimin e me-
todave me të cilat objektet hapësinore para-
qiten me objektet gjegjëse në rrafsh.

Në atë mënyrë, me ndihmën e metodave


të gjeometrisë deskriptive zgjidhja e problemit
konkret në hapësirë identifikohet me zgjidhjen e
problemit përkatës në rrafsh. Të gjitha vetitë të
cilat e mundësojnë lidhjen e problemit hapësi-
nor dhe atij përkatës në rrafsh e karakterizojnë
përmbajtjen e gjeometrisë deskriptive.

7
Hyrje në gjeometri deskriptive

Prandaj, qëllimi i mësimit të teknikave të


gjeometrisë deskriptive është e dyfishtë. Nga
njëra anë ajo na mëson si ta vizatojmë ndonjë
objekt të cilin e shikojmë ose e paramendojmë,
ndërsa nga ana tjetër na zhvillon aftësinë që në
bazë të vizatimit të fitojmë paraqitjen hapësinore
për objektin e vizatuar.
Vështirësia kryesore gjatë zgjidhjeve të
problemeve në gjeometrinë deskriptive rrjedh
nga fakti se objektet në hapësirë, ashtu si edhe
vet hapësira që na rrethon ka tre dimensione,
ndërsa objektet e rrafshëta, ashti si edhe viza-
timi kanë dy dimensione. Për tejkalimin e kësaj
vështirësie janë futur projeksionet gjeometrike
n rrafsh, të cilat në esencë janë bazë e gjeom-
etrisë deskriptive.
Metodat dhe teknikat e fituara janë me rëndë-
si të madhe në jetën e përditshme dhe në prak-
tikë, posaçërisht në inxhinieri, arkitekturë, dizajn
dhe në art. Për ne, me rëndësi të veçantë është
zbatimi i gjeometrisë deskriptive në ndërtimtari.
Prej andej edhe nevoja edhe lidhja e gjeometrisë
deskriptive me lëndët mësimore të cilat studiojnë
temat nga lëmit:konstruksionet ndërtimore, viza-
timi teknik, projektimi dhe urbanizmi etj.
Inxhinierët kanë nevojë të veçantë nga
gjeometria deskriptive. Para së gjithash, është
e nevojshme të vendosen në letër të gjitha idetë
për ndonjë objekt me çka do të mundësohet re-
alizimi i tij i planifikuar.
Zhvillimi i aplikacioneve të shumta softuerike
mundësojnë zbatimin e shpejt dhe efikas të
gjeometrisë deskriptive në të gjitha lëmit e jetës
bashkëkohore.

Pyetje dhe detyra:

1. Ceki momentet më të rëndësishme në zhvil-


limin historik të gjeometrisë deskriptive.
2. Ç’është objekti i studimit të gjeometrisë
deskriptive?
3. Në cilat lëmenj të jetës së përditshme është i
potencuar zbatimi i gjeometrisë deskriptive?
4. Në cilat lëndë që i mëson zbatohet gjeometria
deskriptive?

8
Tërësia tematike

2. BAZAT E PROJEKTIMIT ORTOGONAL

Në këtë tërësi tematike nxënësi mund:

■ të njoftohet me rrafshet e projeksionit


dhe projektimin ortogonal të
elementeve nga hapësira,
■ të mësoj t’i caktojë koordinatat,

■ të mësoj ta dalloj paraqitjen

hapësinore dhe ortogonale të


elementeve mbi rrafshet e projeksionit,
■ ta mësoj projeksionin ortogonal të

pikës dhe pikës në pozitë të veçantë,


■ ta mësoj projeksionin ortogonal të

drejtëzës dhe segmentit,


■ ta mësojë projeksionin ortogonal të

segmentit në pozitë të veçantë,


■ të mësoj t’i përcaktoj depërtimet e

drejtëzës,
■ të mësoj ta përcaktoj madhësinë e

vërtetë dhe këndet e pjerrësisë të


segmentit,
■ të mësoj t’i vizatoj figurat gjeometrike

në tre projeksione,
■ të përpunoj në mënyrë të pavarur

modele të rrafsheve të projeksionit,


■ në mënyrë të pavarur të përpunojë

modele të trupave të përbërë dhe ato


gjeometrik.
Hyrje në gjeometri deskriptive

TËRËSIA TEMATIKE
2. BAZAT E PROJEKTIMIT ORTOGONAL

2.1. Paraqitja hapësinore dhe ortogonale e objekteve


2.2. Projektimi dhe llojet e projeksioneve
2.3. Projektimi ortogonal i pikës
2.4. Projektimi ortogonal i pikës në pozitë të veçantë
2.5. Kuadrantet. Koordinatat e pikave
2.6. Projektimi ortogonal i segmentit
2.7. Projektimi ortogonal i segmentit në pozitë të
veçantë
2.8. Madhësia e vërtetë e segmentit dhe këndeve e
pjerrësisë
2.9. Projektimi ortogonal i drejtëzës
2.10. Depërtimet e drejtëzës dhe këndet e pjerrësisë
2.11. Rrafshi i tretë i projeksionit. Projektimi ortogonal i
pikës.
2.12. Projektimi ortogonal i figurave gjeometrike
2.13. Projektimi ortogonal i trupave gjeometrik

10
Hyrje në gjeometri deskriptive

2. BAZAT E PROJEKTIMIT ORTOGONAL


2.1. PARAQITJA HAPËSINORE DHE
ORTOGONALE E OBJEKTEVE

Siç thamë edhe më herët njëra nga vësh-


tirësitë e cila paraqitet në gjeometrinë deskrip-
tive është fakti se objektet në hapësirë kanë tre
dimensione: gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë,
ndërsa fleta në të cilën vizatojmë ka vetëm dy di-
mensione. Prandaj është e nevojshme që objek-
tet në fletë të jenë të vizatuara në atë mënyrë që
nga vizatimi të fitohet paraqitja e drejtë e formës,
dimensioneve dhe pozitës së objektit në hapë-
sirë. Në gjeometrinë deskriptive ekzistojnë dy
mënyra për paraqitjen e objekteve në fletën për
vizatim:
■ paraqitja hapësinore, dhe

■ paraqitja ortogonale e objekteve.

Cilën mënyrë do ta zgjedhim varet nga ajo se


çfarë dëshirojmë të kuptojmë nga vizatimi. Athua
nga vizatimi dëshirojmë ta vështrojmë objektin,
formën dhe pozitën e tij në hapësirë apo ta sho-
him madhësinë e tij të vërtetë.
Paraqitja hapësinore
e objekteve
Paraqitja hapësinore e objekteve krijon para-
qitjen më të mirë për objektin që është paraqitur.
Nga vizatimi drejtpërdrejt i vërejmë të tre dimen-
sionet dhe pozitën e objektit të paraqitur. Por kjo
mënyrë e paraqitjes së objekteve ka mangësinë
e vet. Gjegjësisht, nga vizatimi nuk mundemi ta
vërejmë madhësinë e vërtetë dhe formën e ob-
jektit. Kjo është pasojë para së gjithash e faktit
se kjo mënyrë e paraqitjes nuk i ruan këndet te
objekti (për shembull, këndi i drejtë paraqitet si i
ngushtë apo i gjerë)
Në vizatimin 2.1 në mënyrë hapësinore është
paraqitur objekti. Nga vizatimi qartë shihen të tre
dimensionet e objektit si dhe faqet anësore të tij.
Por faqet anësore të objektit janë drejtkëndësha,
të cilat këtu nuk janë të vizatuar si drejtkëndësha.
Kjo rrjedh nga fakti se këndet mes teheve anë-
Vizatimi 2.1 sore janë kënde të drejtë, por në vizatim nuk janë
të drejtë.

11
Hyrje në gjeometri deskriptive

Projeksioni ortogonal
i objekteve
Me qëllim që ti evitojmë mangësitë e para-
qitjes hapësinore, objektet mund ti paraqesim
edhe në mënyrë tjetër.
Me paraqitjen ortogonale objektet paraqiten
me vizatime për sipërfaqen anësore. Për këtë ar-
sye objektin e vërejmë sipas drejtimeve të ndry-
shme të cilat janë normale në sipërfaqen anë-
sore. Më së shpeshti këtë e bëjmë nga lartë, nga
përpara dhe nga anash. Për secilin drejtim fitojmë
nga anash (I)
vizatim të veçantë.
Në vizatimin 2.2 është treguar paraqitja or-
togonale e objektit, në rast kur objektin e shiko-
jmë normal në faqet e tij anësore, nga lartë, nga
para dhe anash.
Kur objektin e shikojmë nga lartë (pamja I)
faqet anësore S3 dhe S6 do të paraqiten në mad-
hësi të vërtetë. Vëre pozitën e kulmit A. Ku gjen-
nga përpara (II) det kulmi A në vizatim? Nga tre dimensionet e ob-
jektit në madhësi të vërtetë do të shihen gjatësia
(a) dhe gjerësia (b). Në këtë rast mungon infor-
mata për madhësinë e lartësisë (c).
Kur objektin e shikojmë nga përpara (pam-
ja II) faqet anësore S1 dhe S4 do të tregohen në
madhësi të vërtetë. Ku gjendet kulmi A në viza-
tim? Nga tre dimensionet e objektit në madhësi të
vërtetë do te shihen gjatësia (a) dhe lartësia (c).
nga lartë (III) Mungon informata për madhësinë e gjerësisë (b).
Vizatimi 2.2 Kur objektin e shikojmë nga anash (pamja
III) faqet anësore S2 dhe S5 do të paraqiten në
madhësi të vërtetë. Ku gjendet kulmi A në viza-
tim? Nga tre dimensionet e objektit në madhësi të
vërtetë do te shihen gjerësia (b) dhe lartësia (c).
Në këtë rast mungon informata për madhësinë e
gjatësisë (a).
Që të mos i vizatojmë të tre pamjet e objektit
nga përpara kudo qoftë në fletë ato i organizojmë si në viza-
nga lartë
timin 2.3. Gjegjësisht, së pari e vizatojmë pamjen
nga lartë (pamja I), mbi të me gjatësi të njëjtë (a)
e vizatojmë pamjen nga përpara (pamja II), ndër-
sa majtas nga ajo me lartësi të njëjtë (c) e vizato-
nga anash jmë pamjen nga anash. Më tutje në këtë mënyrë
do ti vizatojmë të gjitha objektet, ndërsa paraqitja
Vizatimi 2.3 hapësinore e objekteve do të jetë vetëm metoda
ndihmëse për paraqitjen e tyre.

12
Hyrje në gjeometri deskriptive

Pyetje dhe detyra:

1. Në sa mënyra mund t’i paraqesim objektet në


fletën vizatuese?
2. Numëro mangësitë e paraqitjes hapësinore të
objekteve.
3. Vizato bazën e klasës tënde, e pastaj vizato
inventarin në bazë dhe futi dimensionet e bazës.
Vizatimi 2.4 4. Për objektin e vizatuar në pamjen hapësinore
në vizatimin 2.4. vizato pamjet e tij nga lartë, nga
përpara dhe nga anash, e pastaj në secilën prej
atyre pamjeve cakto pozitën e pikës B.

2.2 PROJEKTIMI DHE LLOJET E


PROJEKSIONEVE

Siç përmendëm më parë, baza teorike e


gjeometrisë deskriptive dhe zbatimet e saj janë
projeksionet. Në vazhdim do ti shqyrtojmë disa
lloje të projeksioneve.
Projektimi qendror
Në vizatimin 2.5 është paraqitur burimi i dritës
S dhe rrafshi . Nga burimi i dritës, rrezet e dritës
shpërndahen në të gjitha anët dhe e ndriçojnë
rrafshin . Nëse ndërmjet burimit të dritës S dhe
rrafshit  paramendojmë pikën material T e cila
është e jotejdukshme, ajo do ta ndaloj atë rreze
të dritës e cila bie mbi të. Atëherë në rrafsh do të
paraqitet pika e errët TC e cila faktikisht është hija
e rënë nga pika T. Pika TC është ajo pikë në të
cilën rrezja ST e ndaluar me pikën T do ta kishte
Vizatimi 2.5 depërtuar rrafshin  nëse do ta kishim vazhduar
deri te rrafshi.
Nëse ndërmjet burimit të dritës dhe rrafshit 
vendosim trekëndësh nga kartoni i jotejdukshëm,
ai do ti ndaloj të gjitha rrezet të cilat bien mbi të.
Atëherë në rrafshin  do ta paraqitet trekëndëshi
i errët ACBCCC i cili është hija e rënë nga ai
trekëndësh. Pikat AC, BC dhe CC janë ato pika në
të cilat rrezet SA, SB dhe SC të ndaluar me pikat
A, B dhe C do ta kishin depërtuar rrafshin  nëse
do të ishin vazhduar deri te rrafshi.

13
Hyrje në gjeometri deskriptive

Ta shqyrtojmë aspektin gjeometrik të


ecurisë për fitimin e hijes së rënë në pikën T
dhe trekëndëshin ABC.
Pikën e palëvizshme S e lidhëm më pikën
T nga drejtëza ST dhe me këtë e depërtu-
am rrafshin  në pikën TC. Po ashtu, pikën e
palëvizshme S e lidhëm me pikat A, B dhe
C nga drejtëzat SA, SB dhe SC dhe me to e
depërtuam rrafshin  në pikat AC, BC dhe CC, me
çka fituam kulmet e trekëndëshit ACBCCC.
Nëse pikën e palëvizshme S e lidhim me
pikën T dhe e përcaktojmë depërtimin e drejtëzës
së fituar me rrafshin e dhënë  atëherë themi se
pikën T e kemi projektuar nga pika S në rrafshin
. Pika S quhet qendra e projektimit, drejtëza
ST quhet drejtimi projektues, pika TC quhet
projeksioni qendror i pikës T, ndërsa rrafshi
 quhet rrafshi i projeksionit qendror. Në të
kuptim trekëndëshi ACBCCC është projeksioni
qendror i trekëndëshit ABC nga pika S në rraf-
shin  ndërsa drejtëzat SA, SB dhe SC quhen
drejtimet projektuese.
Mënyra e këtillë e përcaktimit të pasqyrës
së një objekti quhet projektimi qendror, pasi
që të gjitha pikat e objektit projektohen nga pika,
e quajtur qendër, mbi ndonjë rrafsh .
Projektimi ortogonal
Në vizatimin 2.6 është paraqitur rrafshi 
mbi të cilin bien rrezet e diellit s nën këndin e
drejtë. Për shkak të largësisë së madhe prej
nga vijnë rrezet e diellit, mund të llogarisim se
ato ndërmjet vete janë paralele. Nëse ndërmjet
Diellit dhe rrafshit  vendosim pikën materiale T
dhe trekëndëshin të jotejdukshëm ABC, ato do
të hedhin hije mbi rrafshin  që do të jenë pika
T’ dhe trekëndëshi A’B’C’.
Ta shqyrtojmë aspektin gjeometrik të ecur-
isë për fitimin e hijes së hedhur në pikën T dhe
në trekëndëshin ABC.
Vizatimi 2.6 Nëpër pikën T lëshuam normalen në rraf-
shin  dhe e gjetëm rënzën e saj T’. Po ashtu,
nëpër secilin kulm të trekëndëshit ABC lëshuam
normale në rrafshin dhe i gjetëm rënëzat e tyre
A’, B’, dhe C’, me çka fituam kulmet e trekëndës-
hit A’B’C’.

14
Hyrje në gjeometri deskriptive

Nëse nga pika T lëshojmë normalen në rraf-


shin  e pastaj e caktojmë rënzën e saj T’, atëherë
themi se pikën T e kemi projektuar në mënyrë
ortogonale (normale) në rrafshin  Drejtëza TT’
quhet drejtimi i projektimit ortogonal, ndërsa
rrafshi  quhet rrafshi i projektimit ortogonal.
Në këtë kuptim trekëndëshi A’B’C’ është pro-
jeksioni ortogonal i trekëndëshit ABC në rraf-
shin 
Mënyra e këtillë e përcaktimit të pasqyrës
së një objekti quhet projektimi ortogonal,
pasi që të gjitha pikat e objektit projektohen në
mënyrë ortogonale mbi ndonjë rrafsh .
Projektimi i pjerrët
Në vizatimin 2.7 është paraqitur rrafshi 
mbi të cilin bien rrezet e diellit s të cilat me rraf-
shin formojnë këndin . Nëse përsëri ndërmjet
Diellit dhe rrafshit  vendosim pikën materiale T
dhe trekëndësh të patejdukshëm ABC, ato do
të hedhin hije mbi rrafshin  që do të jenë pikat
T dhe ABC.
Ta shqyrtojmë aspektin gjeometrik të ecur-
isë për fitimin e hijes së hedhur në pikën T dhe
trekëndëshin ABC.
Nëpër pikën T tërhoqëm drejtëz paralele me
drejtimin projektues s dhe e gjetëm depërtimin
e saj me rrafshin . Po ashtu, nëpër secilin kulm
Vizatimi 2.7 të trekëndëshit ABC tërhoqëm drejtëza paralele
me drejtimin projektues s dhe gjetëm depër-
timet e tyre A, B dhe C në rrafshin  me çka
fituam kulmet e trekëndëshit ABC.
Nëse nga pika T tërheqim drejtëz paralele
me drejtimi projektues s dhe e gjejmë depërtimin
e saj T me rrafshin  atëherë themi se pikën T
e kemi projektuar pjerrtas në rrafshin . Drejtë-
za TT quhet drejtimi i projektimit të pjerrët,
ndërsa rrafshi  quhet rrafshi i projektimit të
pjerrët. Në këtë kuptim trekëndëshi ABC ësh-
të projeksioni i pjerrët i trekëndëshit ABC në
rrafshin 
Mënyra e këtillë e përcaktimit të pasqyrës
së një objekti quhet projektimi i pjerrët, pasi
që të gjitha pikat e objektit projektohen pjerrtas
mbi ndonjë rrafsh .

15
Hyrje në gjeometri deskriptive

Në fund, të vërejmë se projektimi ortogonal


dhe ai i pjerrët kanë veti të përbashkët, e ajo
është se drejtimet projektuese janë paralele, për
dallim nga projektimi qendror ku drejtimet pro-
jektuese kalojnë nëpër një pikë. Prandaj projek-
timi ortogonal dhe ai i pjerrët shpesh emërtohen
si projektimet paralele.

Pyetje dhe detyra:

1. Cilat lloje të projektimeve i shqyrtuam?


2. Sqaro ecurinë me të cilën fitohet projeksioni i
pikës së dhënë me:
a) projektim qendror,
b) projektim ortogonal,
c) projektim të pjerrët.
3. Paramendo se tavolina jote e punës është
rrafshi i projektimit. Bëj model të drejtkëndëshit
nga kartoni dhe vendose mbi tavolinën punuese.
Sqaro çka do të jetë projeksioni i tij me projek-
tim qendror me qendër në llambën elektrike të
hapësirës në të cilën gjendet.
4. Përpuno model të katrorit nga kartoni dhe
vendose mbi tavolinën punuese. Sqaro çka do
të jetë:
a) projeksioni i tij ortogonal,
b) projeksioni i tij i pjerrët.

2.3. PROJEKTIMI ORTOGONAL I PIKËS

Njëra nga metodat më të rëndësishme të


gjeometrisë deskriptive është projektimi ortogo-
nal i dy rrafsheve.
Le të jenë dhënë rrafshi horizontal 1 dhe
pika A, e cila nuk shtrihet në të (vizatimi 2.8).
Siç thamë më parë, pika A’ në të cilën normalja
e tërhequr nga pika A e depërton rrafshin  ësh-
të projeksion ortogonal i pikës A mbi rrafshin 1.
Vizatimi 2.8 Pasi që nga pika A mund të lëshojmë normale
të vetme në rrafshin 1 përfundojmë se secila
pikë nga hapësira ka projeksion të vetëm ortog-
onal në rrafshin 1.
Parashtrohet pyetja, më dhënien e pro-
jeksionit ortogonal A’ të pikës A në rrafshin 1

16
Hyrje në gjeometri deskriptive

a është plotësisht e përcaktuar pozita e saj në


hapësirë?
Përgjigja në këtë pyetje është negative,
gjegjësisht nga projeksioni ortogonal A’ i pikës A
mund të përfundojmë vetëm se ajo pikë shtrihet
në normalen e ngritur nga pika A’, por nuk dimë
se sa ajo pikë është e larguar nga rrafshi 1. Të
gjitha pikat e asaj normales për projeksion or-
togonal kanë pikën A.
Që ta përcaktojmë pozitën e pikës A në
hapësirë fusim rrafshin vertikal 2, normal në
rrafshin e dhënë 1. Pika A” është projeksion
ortogonal i pikës A në rrafshin 2 (vizatimi 2.9).
Projeksioni ortogonal A’ i pikës A në rrafshin
1 quhet projeksioni i parë i pikës A, ndërsa
projeksioni ortogonal A” i pikës A në rrafshin 2
quhet projeksioni i dytë i pikës A. Rrafshi hori-
zontal 1 quhet rrafshi i parë i projeksionit,
ndërsa rrafshi vertikal 2 quhet rrafshi i dytë
i projeksionit. Drejtëza në të cilën priten rraf-
shet e projeksionit quhet boshti-x.
Nëse nëpër drejtëzat AA’ dhe AA” vendosim
rrafsh atëherë është e qartë se ai rrafsh do
të jetë normal në rrafshe 1 dhe 2, po ashtu
Vizatimi 2.9 edhe në boshtin-x. Rrafshi i tillë, do ta pres
rrafshin 1 në drejtëzën A’Ax, ndërsa rrafshin
2 në drejtëzën A”Ax. Katërkëndëshi AA’ AXA”
është drejtëkëndësh, prandaj AA ' A ' ' A x dhe
AA ' ' A ' A x . Kjo do të thotë se largesa nga pika
A deri te rrafshi horizontal 1 është e barabartë
me largesën nga projeksioni i dytë i saj A” deri
te boshti-x, ndërsa largesa nga pika A deri te
rrafshi vertikal 2 është e barabartë me largesën
nga projeksioni i parë i saj A’ deri te boshti-x.
Le të jetë dhënë së bashku me projeksionin
e parë A’ të pikës A edhe projeksioni i dytë i saj
A”. Që ta caktojmë pozitën e pikës A në hapë-
sirë nga pika A’ ngrehim normalen në rrafshin
1, e pastaj nga pika A” ngrehim normale në 2.
Atëherë pika A është në pikëprerjen e atyre nor-
maleve. Prandaj pozita e një pike në hapësirë
është plotësisht e përcaktuar me projeksionin e
dytë të saj dhe projeksionin e parë të saj.
Në vizatimin 2.9 është paraqitur vendosja e
rrafsheve 1 dhe 2 në hapësirë dhe projeksio-
net A’ dhe A”. Parashtrohet pyetja: projeksionet

17
Hyrje në gjeometri deskriptive

dhe dy rrafshet si ti vizatojmë në rrafsh të njëjtë-


në rrafshin e fletës për vizatim. Këtë e arrijmë
në atë mënyrë që rrafshin 1 e rrotullojmë rreth
boshtit-x teposhtë për 90o ashtu që të përputhet
më rrafshin 2 (vizatimi 2.10).
Pastaj rrafshet e përputhura në atë mënyrë
i paramendojmë si fletë për vizatim dhe fitojmë
vizatimin 2.11. Rrotullimin e këtillë të rrafshit
deri te përputhja e dy rrafsheve do ta quajmë
zbërthimi i rrafsheve të projeksionit.
Projeksioni i parë A’ dhe i dytë A” i pikës A
në rrafshet e këtilla të zbërthyera quhen projek-
sionet shoqëruese të pikës A. Segmentet A’Ax
dhe A”Ax janë normale në boshtin-x, prandaj
drejtëza A”A”, e quajtur ordinalja, është normal
në boshtin-x.
Siç është me rëndësi të dijmë se si mund
të vijmë deri te projeksionet shoqëruese të një
pike në hapësirë, po ashtu me rëndësi është
edhe të dimë si mund ta përcaktojmë pozitën e
një pike në hapësirë nëse i dimë projeksionet e
Vizatimi 2.10 saja shoqëruese (vizatimi 2.11).
Nga pika A” ngrehim normale në rrafshin e
vizatimit, e pastaj nga pika A” në normale bartim
gjatësinë AxA’, pasi që A " A A x A ' fitojmë poz-
itën e pikës A në hapësirë. Kështu:

Pozita e një pike në hapësirë është plotë-


sisht e përcaktuar me projeksionet e saja
shoqëruese.

Pyetje dhe detyra:

1. Emërto rrafshin e parë dhe të dytë të projek-


sionit.
2. Çka janë projeksionet shoqëruese të pikës?
3. Sqaro pse pozita e një pike në të dhënë.
Vizatimi 2.11 4. Përpuno një model të rrafsheve të projeksionit
në mënyrë vijuese. Në karton të trashë vizato
drejtkëndësh me gjatësi 26cm dhe gjerësi 15cm,
e pastaj në mes vizato boshtin-x (vizatimi 2.12).
Preje drejtkëndëshin, pastaj thyeje gjysmën
e sipërme të tij nëpër boshtin-x ashtu që të

18
Hyrje në gjeometri deskriptive

formoj kënd të drejtë me gjysmën e poshtme


(vizatimi 2.13). Nëse tani pjesën e poshtme
1 e vendosish në rrafshin horizontal, pjesa e
sipërme do të jetë në rrafshin vertikal.
5. Shfrytëzo modelin e detyrës 3. Merr një topth
prej tape dhe nëpër të kalo një gjilpërë.
a) Gjilpërën ngule në mënyrë ortogonale në
rrafshin horizontal. Nëse topthin e paramendoje
si pikë në hapësirë, cilin projeksion të saj fitove?
b) Gjilpërën ngule në mënyrë ortogonale në
rrafshin vertikal. Nëse topthin e paramendoje si
pikë në hapësirë, cilin projeksion të saj fitove?

Vizatimi 2.12 2.4. PROJEKTIMI ORTOGONAL I


PIKËS NË POZITË TË VEÇANTË

Pika të cilën duhet ta projektojmë në rast të


veçantë mund të shtrihet në rrafshin horizontal
apo në atë vertikal, ose në vet boshtin-x.
Në vazhdim do ti shqyrtojmë raste të për-
mendura.
 Të paramendojmë se pikën e dhënë A e
lëshojmë nëpër drejtëzën e parë projektuese AA’
kah rrafshi horizontal 1. Atëherë projeksioni i
saj i dytë A” lëshohet kah boshti-x. Në momentin
Vizatimi 2.13 kur pika do të bie në rrafsh, projeksioni i saj i
dytë do të bie në boshtin-x (vizatimi 2.14)

Nëse pika shtrihet në rrafshin e parë


projektues 1, atëherë projeksioni i saj i parë
është në pikën e njëjtë, ndërsa projeksioni i
saj i dytë shtrihet në boshtin-x.

Nëse pikën e dhënë B e lëshojmë sipas


drejtëzës së dytë projektuese BB” kah rrafshi
vertikal 2 (vizatimi 2.14), atëherë projeksioni i
saj i parë B’ lëshohet kah boshti-x. Në momen-
tin kur pika bie në rrafsh, projeksioni i saj i parë
do të bie në boshtin-x. Kështu:

Nëse pika shtrihet në rrafshin e dytë të


projeksionit π2, atëherë projeksioni i saj i
dytë është në pikën e njëjtë, ndërsa projek-
sioni i saj i parë shtrihet në boshtin-x.
Vizatimi 2.14

19
Hyrje në gjeometri deskriptive

 Nëse pika C shtrihet në boshtin-x, atëherë


projeksionet e saja shoqëruese do të puthiten
me vet pikën, gjegjësisht

Nëse pika shtrihet në boshtin-x, atëherë


projeksionet e saj shoqëruese shtrihen në
boshtin-x.

Në vizatim 2.15 janë të paraqitur pika A e


cila shtrihet në rrafshin horizontal 1, pika B e
cila shtrihet në rrafshin vertikal 2 dhe pika C e
cila shtrihet në boshtin-x.

Pyetje dhe detyra:


Vizatimi 2.15
1. Shfrytëzo modelin nga detyra 4 dhe detyra 5,
nga kapitulli 2.3.
a) Topthin prej tape ngule në rrafshin horizontal.
Nëse topthin e paramendojmë si pikë në hapë-
sirë, përcakto projeksionet e saj në raport me
rrafshet e projeksionit.
b) Topthin prej tape ngule në rrafshin vertikal.
Nëse topthin e paramendojmë si pikë në hapë-
sirë, përcakto projeksionet e saj në raport me
rrafshet e projeksionit.
c) Topthin prej tape ngule në boshtin-x. Nëse
topthin e paramendojmë si pikë në hapësirë,
përcakto projeksionet e saj ortogonale.
2. Numëro karakteristikat themelore të projek-
sioneve shoqëruese të pikës e cila shtrihet
a) në 1, b) në 2, c) në boshtin-x.

20
Hyrje në gjeometri deskriptive

2.5. KUADRANTET. KOORDINATET


E PIKAVE

Rrafshi vertikal dhe horizontal i projeksionit e


ndajnë hapësirën në katër kuadrante: kuadranti i
parë (I),, kuadranti i dytë (II), kuadranti i tretë
(III) dhe kuadranti i katërt (IV) (vizatimi 2.16).
Nga vizatimi vërejmë se pika A është në kuad-
rantin I dhe gjendet mbi 1 dhe para 2, pika B është
në kuadrantin II dhe gjendet mbi 1 dhe prapa 2,
pika C është në kuadrantin e III dhe gjendet nën 1
dhe prapa 2, ndërsa pika D është në kuadrantin e
IV dhe gjendet nën 1 dhe para 2. Në vizatim 2.17
janë dhënë projeksionet e tyre shoqëruese.
Nëse i zbërthejmë rrafshet e projeksionit
do ta fitojmë vizatimin 2.17 në të cilin janë para-
qitur projeksionet shoqëruese të secilës pikë nga
Vizatimi 2.16 paraqitja hapësinore në vizatimin 2.16, prej ku
drejtpërdrejt përfundojmë se:

• Nëse pika është në kuadrantin e parë,


atëherë projeksioni i saj i parë është nën
boshtin-x, ndërsa projeksioni i saj i dytë është
mbi boshtin-x.
• Nëse pika është në kuadrantin e dytë,
atëherë projeksioni i saj i parë dhe projeksio-
ni i saj i dytë janë mbi boshtin-x.
• Nëse pika është në kuadrantin e tretë,
atëherë projeksioni i saj i parë është mbi
boshtin-x, ndërsa projeksioni i saj i dytë është
nën boshtin-x.
• Nëse pika është në kuadrantin e katërt,
atëherë projeksioni i saj i parë dhe projeksio-
ni i saj i dytë janë nën boshtin-x.

Në vizatimin 2.17 distanca OAx është 0,5cm,


Vizatimi 2.17 distanca AxA’ është 1,5cm, distanca AxA” është
2cm. Me këto tre numra plotësisht është e për-
caktuar pozita e projeksioneve shoqëruese të
pikës A, ndërsa nëpërmjet tyre edhe pozita e
pikës A në hapësirë.
Pika O është cilado pikë e zgjedhur në bosh-
tin-x, e quajtur fillim koordinativ; distanca OAx
quhet abshisa e pikës A, AxA’ quhet ordinata
e pikës A, ndërsa distanca AxA” quhet aplikata
e pikës A. Këto numra me emër të përbashkët

21
Hyrje në gjeometri deskriptive

quhen koordinatat e pikës A në sistemin koor-


dinativ kënddrejtë hapësinor Oxyz dhe shkruajmë
A(0,5;2;1,5).
 Nëse pika Ax është në anën e djathtë të
pikës O marrim për abshisë të saj të jetë numri
pozitiv, ndërsa nëse është në anën e majtë mar-
rim për abshisë të saj të jetë numri negativ.
 Nëse projeksioni i parë i pikës është nën
boshtin-x marrim ordinata e saj të jetë numër
pozitiv, ndërsa nëse është mbi boshtin-x marri or-
dinata e saj të jetë numër negativ.
 Nëse projeksioni i dytë i pikës është mbi
boshtin-x marrim aplikata e saj të jetë numër poz-
itiv, ndërsa nëse është nën boshtin-x marrim ap-
likata e saj të jetë numër negativ.
Sipas kësaj marrëveshje për pikat në viza-
timin 2.17 kemi:
A(0,5;2;1,5),B(2,5;-2,5;1),
C(3;-1,5;-2) dhe D(1,5;1;-2,5).

Pyetje dhe detyra:

1. Ku shtrihen në hapësirë pikat për të cilat x=4?


2. Vizato projeksionin e parë dhe të dytë të
pikave të cilat janë në largesë të njëjtë (për
shembull 2cm) nga dy rrafshe të projeksionit.
Sa pika të këtillë ka? Në cilin kuadrant gjendet
secila prej tyre?
3. Vizato projeksionet shoqëruese të pikës A e
cila ka abshisë 3cm dhe është e larguar 2 cm
nga 1, ndërsa 4cm nga 2.
4. Vizato projeksionet shoqëruese të pikave
vijuese:
A(2;1;5), B(3,5;2;4), C(–3;2;3), D(0;6;1),
E(5,5;3;0), F(7;0;3), G(–1;2;0), H(–4;0;6),
I(8;0;0), J(0;0;3), K(0;9;0), O(0;0;0).
a) Cilat pika janë njëlloj të larguara nga 1, e cilat
nga 2?
b) Cilat pika shtrihen në 1, cilat në 2, e cilat në
boshtin-x?
5. Vizato projeksionet shoqëruese të pikave të
dhënë dhe për secilën prej tyre cakto në cilin
kuadrant gjendet:
а) A(1;3;3); b) B(3,5;2;4);
c) C(3;–2,5;–2,5); d) D(4;3;–3).

22
Hyrje në gjeometri deskriptive

2.6. PROJEKTIMI ORTOGONAL I


SEGMENTIT

Në vizatimin 2.18 është dhënë segmenti AB i


cili është në pozitë të përgjithshme ndaj rrafsheve
të projeksionit.
Projeksionet shoqëruese të segmentit AB i
përcaktojmë në atë mënyrë që i përcaktojmë pro-
jeksionet e para A’ dhe B’, e pastaj projeksionet e
dyta A” dhe B”, të pikave të skajshme A dhe B. Me
lidhjen e tyre fitojmë projeksionin e parë A’B’ dhe
projeksionin e dytë A”B” të segmentit AB. Prandaj:
Projeksionet shoqëruese të segmentit në
pozitë të përgjithshme ndaj rrafsheve të pro-
jeksionit janë segmente.
Vizatimi 2.18 Gjatë zbërthimit të rrafsheve të projeksionit,
i fitojmë projeksionet shoqëruese (vizatimi 2.19).
Që të dy projeksionet shoqëruese në këtë rast
janë me madhësi më të vogël se segmenti AB,
dhe nuk janë paralele me të.
Nëse pika C është pika e mesme e segmentit
AB, atëherë projeksioni i saj i parë C’ është pika
e mesme e projeksionit të parë të A’B’, ndërsa
projeksioni i dytë C” është pika e mesme e pro-
jeksionit të dytë A”B”. Prandaj:
Pika e mesme e segmentit projektohet në
pikën e mesme të projeksioneve shoqëruese
të segmentit.
Në vizatimin 2.19 janë vizatuar projeksio-
net shoqëruese të segmentit AB, pikat e ska-
jshme të të cilit kanë koordinata A(0,5;2;1,5) dhe
B(3;2,5;2,2), që shkurtimisht shënohet me:
AB[A(0,5;2;1,5),B(3;2,5;2,2)].

Vizatimi 2.19
Pyetje dhe detyra:

1. Çka paraqesin projeksionet shoqëruese të


segmentit?
2. Në çka projektohet pika e mesme e
segmentit?
3. Vizato projeksionet shoqëruese të segmentit
AB, i dhënë me
AB[A(1;2,5;3,5),B(4;1,5;4)].
Pastaj cakto projeksionet shoqëruese të pikës
së mesme C të segmentit AB.

23
Hyrje në gjeometri deskriptive

2.7. PROJEKTIMI ORTOGONAL I SEGMENTIT


NË POZITË TË VEÇANTË

Në vazhdim do të shqyrtojmë disa pozita të


veçanta të segmentit në lidhje me rrafshe të pro-
jeksionit.
 Segmenti AB në vizatim 2.20 është paralel
me rrafshe të projeksionit 1 dhe 2. Atëherë pro-
jeksionet e tij shoqëruese janë paralele me bosh-
tin-x, i cili paraqet drejtëzën prerëse të rrafsheve.
Nga drejtkëndëshi ABB’A’ kemi se projeksioni
i parë A’B’ i segmentit AB është paralel dhe i bara-
bartë me të. Ngjashëm, nga drejtkëndëshi ABB”A”
përfundojmë se projeksioni i dytë’ A”B” i segmentit
Vizatimi 2.20 AB është paralel dhe ka gjatësi të barabartë me
gjatësinë e tij. Kështu:

Nëse segmenti është paralel me rrafshet


e projeksionit, atëherë projeksionet e tij janë
paralele me boshtin-x dhe kanë gjatësitë të
barabartë me gjatësinë e segmentit.

Në vizatimin 2.21 janë vizatuar projeksionet


e segmentit AB i cili është paralel me rrafshet e
projeksionit, ka gjatësi 2,5cm, është i larguar 2cm
nga 1, ndërsa 1,5cm nga 2.
 Segmenti AB në vizatimin 2.22 është normal
në rrafshin e projeksionit 1. Në atë rast projeksio-
net shoqëruese A’ dhe B’ të pikave të skajshme A
dhe B puthiten. Nga këtu rrjedh se edhe projek-
Vizatimi 2.21
sionet shoqëruese të pikave të tjera të segmentit
puthiten, prandaj projeksioni i parë i segmentit AB
është pika A’=B’.
Të vërejmë se segmenti AB është paralel me
rrafshin e projeksionit 2. Nga drejtkëndëshi ABB”A”
përfundojmë se A’’B’’ = AB, prandaj projeksioni i
dytë A”B” i segmentit AB është normal në boshtin-x
me gjatësi të barabartë me gjatësinë e tij. Kështu:

Nëse segmenti është normal në rrafshin e


projeksionit 1, atëherë projeksioni i tij i parë
është pikë, ndërsa projeksioni i tij i dytë ësh-
të segment normal në boshtin-x m gjatësi të
barabartë më gjatësinë e segmentit.

Vizatimi 2.22
 Segmenti CD në vizatimin 2.22 është nor-
mal në rrafshin e projeksionit 2. Projeksionet e
shoqëruara C” dhe D” të pikave të skajshme C

24
Hyrje në gjeometri deskriptive

dhe D puthiten. Prej këtu rrjedh se projeksio-


net e shoqëruara të pikave të tjera të segmentit
puthiten, prandaj projeksioni i dytë i segmentit CD
është pika C”=D”, ndërsa projeksioni i parë C’D’
është segment normal në boshtin-x me gjatësi të
barabartë me gjatësinë e segmentin CD.
Të vërejmë se segmenti është paralel me rraf-
shin e projeksionit 1. Nga drejtkëndëshi CDD’C’
përfundojmë se projeksioni i parë C’D’ i segmentit
CD është normal në boshtin-x me gjatësi të bara-
bartë me gjatësinë e tij. Sipas kësaj:

Nëse segmenti është normal në rrafshin e


projeksionit 2 , atëherë projeksioni i tij i dytë
Vizatimi 2.23 është pika, ndërsa projeksioni i parë është
segment normal në boshtin-x me gjatësi të
barabartë me gjatësinë e segmentit.

Në vizatimin 2.23 janë vizatuar projeksionet


shoqëruese të segmentit AB normal në 1, me
gjatësi 1,5cm, të larguar 0,5cm nga 1 dhe 2cm
nga 2, si dhe projeksionet shoqëruese të seg-
mentit CD normal në 2, me gjatësi 1,5cm, të lar-
guar 2cm nga 1 dhe 0,5cm nga 2.

• Segmenti AB në vizatimin 2.24 shtrihet


në rrafshin e projeksionit 1 . Projeksioni i tij
i parë A’B’ puthitet me vet segmentin, ndërsa
projeksioni i tij i dytë A”B” është në boshtin-x.
(vizatimi 2.25).

Segmenti CD në vizatimin 2.24 shtrihet në


Vizatimi 2.24
rrafshin e projeksionit 2. Projeksioni i tij i parë
C’D’ është në boshtin x, ndërsa projeksioni i tij
i dytë C”D” puthitet me vet segmentin (vizatimi
2.25). Kështu:

Nëse segmenti shtrihet në rrafshin e pro-


jeksionit 1 , atëherë projeksioni i tij i parë ësh-
të vet segmenti, ndërsa projeksioni i tij i dytë
është në boshtin-x.
Nëse segmenti shtrihet në rrafshin e pro-
jeksionit 2, atëherë projeksioni i tij i parë ësh-
të në boshtin-x, ndërsa projeksioni i tij i dytë
është vet segmenti.

 Segmenti AB në vizatimin 2.26 është paralel


me rrafshin e projeksionit 1 dhe është në pozitë të
Vizatimi 2.25 përgjithshme në lidhje me rrafshin e projeksionit 2.

25
Hyrje në gjeometri deskriptive

Nga drejtkëndëshi ABB’A’ vlen se projeksioni


i parë A’B’ është segment paralel dhe i barabartë
sipas gjatësisë me segmentin AB, e pasi që pikat
e skajshme A dhe B janë njëlloj të larguara nga 1,
projeksionet e dyta të tyre janë njëlloj të larguar nga
boshti-x, prandaj për shkak të kësaj projeksioni i
dytë A”B” është segment paralel me boshtin-x.
Nëse segmenti është paralel me rrafshin e
projeksionit 1, atëherë projeksioni i tij i parë
është paralel me të dhe ka gjatësi të barabar-
të me gjatësinë e tij, ndërsa projeksioni i dytë
është paralel me boshtin-x dhe ka gjatësi më të
vogël se gjatësia e tij.
Në vizatimin 2.27 janë vizatuar projeksionet
Vizatimi 2.26 shoqëruese të segmentit AB me gjatësi 2,5cm, pa-
ralel me 1, të larguar 1,5cm nga ai, ndërsa me 2
formon kënd prej 300. Pika e tij e skajshme A është
e larguar 2cm nga 2.
 Segmenti AB në vizatimin 2.28 është paralel
me rrafshin e projeksionit 2 dhe është në pozitë të
përgjithshme me rrafshin e projeksionit 1.
Nga drejtkëndëshi ABB”A” kemi se projeksioni
i dytë A”B” është segment paralel dhe i barabartë
sipas gjatësisë me segmentin AB, e pasi që pikat
e skajshme A dhe B të segmentit janë njëlloj të
larguara nga 2, projeksionet e para të tyre A’ dhe
B’ janë njëlloj të larguara nga boshti-x, prandaj
projeksioni i parë A’B’ është segment paralel me
Vizatimi 2.27 boshtin-x.
Nëse segmenti është paralel me rrafshin e
projeksionit π2, atëherë projeksioni i tij i parë
është paralel me boshtin-x dhe ka gjatësi më të
vogël se gjatësia e tij, ndërsa projeksioni i dytë
i tij është paralel dhe me gjatësi të barabartë
me gjatësinë e tij.
Në vizatimin 2.29 janë të vizatuar projeksionet
shoqëruese të segmentit AB me gjatësi 3cm, pa-
ralel me 2, të larguar 1,5cm nga ai, ndërsa me 1
formon kënd prej 30o. Pika e skajshme e tij A është
e larguar 2,5cm nga 1.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të rrafsheve të projeksionit nga


kartoni. Vendose lapsin tënd para modelit ashtu
Vizatimi 2.28
që ai:
a) të jetë paralel me rrafshet 1 dhe 2;
b) të jetë normal në rrafshin 1;

26
Hyrje në gjeometri deskriptive

c) të jetë normal në rrafshin 2;


d) të shtrihet në rrafshin 1;
e) të shtrihet në rrafshin 2;
f) të jetë paralel me rrafshin 1;
g) të jetë paralel me rrafshin 2.
Nëse lapsin e paramendojmë si segment në hapë-
sirë, cakto projeksionet për secilën prej pozitave
prej a) deri g).
2. Në cilin projeksion fitohet madhësia e vërtetë e
segmentit, nëse ai është:
a) paralel me rrafshet 1 dhe 2;
Vizatimi 2.29 b) normal në rrafshin 1;
c) normal në rrafshin 2;
d) shtrihet në rrafshin 1;
e) shtrihet në rrafshin 2;
f) paralel me rrafshin 1;
g) paralel me rrafshin 2.
3. Vizato projeksionet shoqëruese të segmentit
AB i cili është i gjatë 3cm, paralel me 1, i larguar
3cm nga ai, ndërsa me rrafshin 2 formon kënd
prej 45o. Pika e skajshme e tij A është e larguar
3cm nga 2.
4. Vizato projeksionet shoqëruese të segmentit
CD i cili është i gjatë 3,5cm, paralel me rrafshin
2 dhe i larguar 3cm nga ai, ndërsa me rrafshin 1
formon kënd prej 45o. Pika e skajshme e tij C është
e larguar 4cm nga 1.

2.8. MADHËSIA E VËRTETË E SEGMENTIT


DHE KËNDET E PJERRËSISË

Siç thamë më parë, projeksionet shoqëruese


A’B’ dhe A”B” të segmentit AB në pozitë të përgjith-
shme janë me gjatësi më të vogël se gjatësia e
segmentit dhe nuk janë paralele me të. Në atë rast
madhësinë e vërtetë të segmentit duhet ta përcak-
tojmë vetë. Konstruksioni i madhësisë së vërtetë të
segmentit të dhënë mund të kryhet në disa mënyra,
por ne këtu do t’i shqyrtojmë dy prej tyre.
Metoda e trapezit
Në vizatimin 2.30 është paraqitur segmenti
AB, në pozitë të përgjithshme, projeksioni i parë
i tij A’B’ dhe projeksioni i dytë i tij A”B”. Në viza-
Vizatimi 2.30 tim janë hijezuar të dy katërkëndësha ABB’A’ dhe
ABB”A”. Këto katërkëndësha janë trapeze dhe
kanë brinjën e përbashkët AB. Secili prej tyre ka
nga dy kënde të drejta, dy te kulmet A’ dhe B’, dhe
dy te kulmet A” dhe B”.

27
Hyrje në gjeometri deskriptive

Madhësinë e vërtetë të segmentit AB mund


ta përcaktojmë nëse trapezin ABB’A’, të quajtur
trapezi i parë projektues, e rrëzojmë në rrafshin
1 (e rrotullojmë për 90o rreth boshtit A’B’). Ngjas-
hëm, madhësinë e vërtetë të segmentit AB mund
ta përcaktojmë nëse trapezin ABB”A”, të quajtur
trapezi i dytë projektues, e rrëzojmë në rrafshin
2 (e rrotullojmë për 90o rreth boshtit A”B”).
Nëse e vazhdojmë segmentin AB dhe projek-
sionin e tij të parë A’B’ fitojmë këndin mes tyre 1,
të quajtur këndi i parë i pjerrësisë, ndërsa nëse
e vazhdojmë segmentin AB dhe projeksionin e tij
të dytë A”B” fitojmë këndin mes tyre 2, të quajtur
këndi i dytë i pjerrësisë.
Kur jepen gjatësitë e projeksioneve sho-
qëruese të segmentit AB, atëherë i kemi të gjitha
Vizatimi 2.31 elementet e nevojshme për konstruksionin e tra-
pezeve ABB’A’ dhe ABB”A”, pasi që për një trapez
vlen A ' A A x A' ' dhe B' B B x B' ', ndërsa për tra-
pezin tjetër kemi A ' ' A A x A' dhe B' ' B B x B'. .
Trapezat e rrëzuar i konstruktojmë në mënyrë
vijuese: tërheqim normale në A’B’ në pikat A’
dhe B’ dhe në ato normale përkatësisht i bartim
gjatësitë
A ' A A x A ' ' dhe B' B B x B' '.
Kështu fituam trapezin A’B’B0A0 (vizatimi
2.31). Me gjetjen e segmentit A0B0 themi se kemi
përcaktuar madhësinë e vërtetë të segmentit
AB. Nëse i vazhdojmë segmentet AB dhe A0B0
atëherë këndi mes tyre është këndi i parë i pjer-
rësisë i paraqitur në madhësi të vërtetë.
Ngjashëm, mund të tërheqim normale në
A”B” në pikat A’ dhe B’ dhe në ato normale i bar-
tim përkatësisht gjatësitë
A ' ' A A x A ' dhe B' ' B B x B'.
Kështu fitojmë trapezin A”B”B0A0 (vizatimi
2.32). Me gjetjen e segmentit A0B0 themi se kemi
përcaktuar madhësinë e vërtetë të segmentit
AB. Nëse i vazhdojmë segmentet AB dhe B0A0
atëherë këndi mes tyre është këndi i dytë i pjer-
rësisë i paraqitur në madhësi të vërtetë.
Nëse konstruksionin e dy trapezave e
Vizatimi 2.32 kemi kryer në mënyrë të drejtë, atëherë duhet
A 0B 0 A 0B 0 .
Prandaj, për gjetjen e madhësisë së vërtetë
të segmentit mjafton atë ta rrëzojmë vetëm një

28
Hyrje në gjeometri deskriptive

herë (në 1 apo 2), , por, nëse duhet ti përcakto-


jmë këndet e tij të pjerrësisë 1 dhe 2, atëherë
atë duhet ta rrëzojmë edhe në 1 edhe në 2.
Madhësia e vërtetë e segmentit vizatohet me
vizë- pikë - vizë linje.
Metoda e trekëndëshit diferencial
Në vizatimin 2.33 janë dhënë segmenti
AB dhe projeksione të tij shoqëruese A’B’ dhe
A”B”. Nga pika B është tërhequr drejtëza BC
paralele me A’B’, e pastaj nga pika A është tër-
hequr drejtëza AD paralele me A”B”. Kështu i
fitojmë trekëndëshat kënddrejtë ABC, i quaj-
tur trekëndëshi i parë diferencial, dhe ABD,
i quajtur trekëndëshi i dytë diferencial. Ato
kanë hipotenuzë të përbashkët AB. Për katete të
trekëndëshit të parë diferencial kemi
CB = A’B’ dhe CA A ' A  B' B A x A "  B x B",
ndërsa për trekëndëshin e dytë diferencial
DA B' ' A' ' dhe DB B" B  A ' ' A B x B'  A x A '.
Sipas kësaj, nëse janë dhënë projeksionet
Vizatimi 2.33 shoqëruese të segmentit AB, atëherë i kemi të
gjitha elementet të nevojshme për konstruktimin
e dy trekëndëshave diferencial.
Si në vizatimin 2.34 së pari tërheqim drejtëzat
paralele me boshtin-x në pikat A’ dhe B”, gjegjë-
sisht nëpër ato pika të skajshme që kanë koor-
dinatën më të vogël dhe fitojmë pikat D’ dhe C”.
Pastaj në pikën A’ tërheqim normale në segmen-
tin A’B’ dhe në atë normale bartim A ' A 0 C' ' A ' '
. Nga puthitshmëria e trekëndëshave A’B’A0 dhe
ABC rrjedh se me përcaktimin e segmentit A0B’
e kemi përcaktuar madhësinë e vërtetë të seg-
mentit AB. Këndi mes A0B’ dhe A’B’ është këndi
i parë i pjerrësisë 1. Ose, në pikën B” tërheqim
normale në segmentin A”B” dhe në atë normale
bartim B' ' B 0 . Nga puthitshmëria e trekëndëshave
A”B”B0 dhe ADB rrjedh se me përcaktimin e
segmentit A”B0 e kemi përcaktuar madhësinë
e vërtetë të segmentit AB. Këndi mes A”B0 dhe
A”B” është këndi i dytë i pjerrësisë 2. Pas kry-
erjes së konstruktimeve fitojmë A 0B' A ' ' B 0 .
Pika T le ta ndajë segmentin AB në raport
Vizatimi 2.34
të dhënë, gjegjësisht AT : BT k. Zgjedhim pikën
T0 në segmentin A0B’ e cila e ndan segmentin në
raport të njëjtë, A 0 T0 : B' T0 k. Nëse me ndihmën
e pikës T0 i gjejmë projeksionet shoqëruese T’

29
Hyrje në gjeometri deskriptive

dhe T” të pikës T, atëherë T’ dhe T” i ndajnë pro-


jeksionet shoqëruese të segmentit AB në raport të
njëjtë, gjegjësisht
A 0 T0 : B' T0 A ' T' : B' T' A ' ' T' ' : B' ' T' '.
Sipas kësaj kemi:

Nëse pika T e ndan segmentin AB në rap-


ort të dhënë, atëherë projeksionet shoqëruese
të pikës T i ndajnë projeksionet shoqëruese të
segmentit AB në raport të njëjtë.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të rrafsheve të projeksionit nga


kartoni për përcaktimin e madhësisë së vërtetë të
segmentit me metodën e trapezit.
2. Vizato projeksionin e parë dhe të dytë të seg-
mentit AB me AB[(-1;4;6),B(3;1;2)] dhe gjeje mad-
hësinë e tij të vërtetë me metodën e trapezit. Gjeje
madhësinë e këndeve të pjerrësisë.
3. Vizato projeksionin e parë dhe të dytë të seg-
mentit CD të dhënë me CD[(1;2;0),D(5;5;2)] dhe
gjeje madhësinë e tij të vërtetë me metodën e
trekëndëshit. Gjeje madhësinë e këndeve të pjer-
rësisë.
4. Vizato projeksionin e parë dhe të dytë të seg-
mentit EF të dhënë me EF [E(2;0;2),F(6;4;5)] dhe
gjeji projeksionet shoqëruese të pikës T e cila
është mesi i segmentit EF.

2.9 PROJEKTIMI ORTOGONAL I DREJTËZËS

Nëpër drejtëzën e [çfarëdoshme a tërheqim


rrafshin 1, normal në rrafshin e projeksionit 1,
dhe rrafshin 2 normal në rrafshin e projeksionit
2. Prerja e rrafsheve 1 dhe 1 është drejtëza a’
që është projeksioni i parë i drejtëzës a. Ngjas-
hëm, prerja e rrafsheve 2 dhe 2 është drejtëza
a” që është projeksioni i dytë i drejtëzës a. D.m.th:

Projeksionet shoqëruese
S S a’ dhe a” të
drejtëzës a janë drejtëza në rrafshe 1 dhe 2.
Vizatimi 2.35
Në vizatim 2.35 janë dhënë projeksionet
shoqëruese të drejtëzës a=(a’,a”) të përcaktuar

30
Hyrje në gjeometri deskriptive

me pikat A dhe B, gjegjësisht a=AB[A(0,5;1;1,5),


B(3;2;2)]. Pika C shtrihet në drejtëzën a, pasi që
projeksionet shoqëruese të saj shtrihen përkatë-
sisht në projeksionet shoqëruese të drejtëzës,
gjegjësisht C’a’ dhe C”a”. Pikat E dhe D nuk
shtrihen në drejtëzën a, pasi që E’a’ dhe D”a”.
Në vazhdim do ti shqyrtojmë disa pozita të
veçanta të drejtëzës në lidhje me rrafshet e pro-
jeksionit.
Vizatimi 2.36  Drejtëza b=(b’,b”) është paralele me rrafshet
e projeksionit 1 dhe 2. Projeksionet shoqëruese
të saj b’ dhe b” janë paralele me boshtin-x (viza-
timi 2.36).
 Drejtëza c=(c’,c”) është normale në rrafshin
e projeksionit 1. Projeksioni i saj i parë c’ është
pikë, ndërsa projeksioni i saj i dytë c” është nor-
mal në boshtin-x (vizatimi 2.37).
 Drejtëza d=(d’,d”) është normale në rrafshin
e projeksionit 2. Projeksioni i saj i dytë d” është
pikë, ndërsa projeksioni i saj i parë d’ është nor-
mal në boshtin-x (vizatimi 2.37).
 Drejtëza e=(e’,e”) shtrihet në rrafshin e pro-
jeksionit 1. Projeksioni i saj i parë e’ puthitet me
drejtëzën e, ndërsa projeksioni i saj i dytë e” është
në boshtin-x (vizatimi 2.38).
Vizatimi 2.37  Drejtëza f=(f’,f”) shtrihet në rrafshin e pro-
jeksionit 2. Projeksioni i saj i dytë f” puthitet me
drejtëzën f, ndërsa projeksioni i saj i parë f’ është
në boshtin-x (vizatimi 2.38).
 Drejtëza g=(g’,g”) është paralele me rrafshin
e projeksionit 1. Projeksioni i saj i dytë g” është
drejtëz paralele me boshtin-x (vizatimi 2.39).
Drejtëzat me këtë pozitë quhen horizontale.
 Drejtëza h=(h’,h”) është paralele me rraf-
shin e projeksionit 2. Projeksioni i saj i parë h’
është drejtëz paralele me boshtin-x (vizatimi
Vizatimi 2.38 2.39). Drejtëzat me këtë pozitë quhen frontale.
Detyra1. Në drejtëzën a=(a’,a”) të përcaktuar
me pikat A dhe B, duhet të përcaktojmë pikën D e
cila është në largësi d nga pika A (vizatimi 2.40).
Me metodën e trekëndëshit diferencial e për-
caktojmë segmentin e rrëzuar A’B0 të segmentit AB.
Në drejtëzën e rrëzuar a0 në largesë d nga
pika A’ gjendet pika D0. Pastaj vizatojmë normalen
në a’. Pika e rrënzës D’ në normale është projek-
Vizatimi 2.39 sioni i parë i pikës D.

31
Hyrje në gjeometri deskriptive

Projeksionin e dytë e gjejmë sipas ordinales,


me kusht që D” të shtrihet në a”.
Me ecuri të ngjashme në drejtëzën a mund të
përcaktojmë edhe pika tjera që plotësojnë kushte
të caktuara. Për shembull, pika E është pikë e
drejtëzës a që shtrihet jashtë segmentit AB.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të rrafsheve të projeksionit prej


kartoni. Vendos shufër të gjatë para modelit ashtu
që ajo:
a) të jetë paralele me rrafshe 1 dhe 2;
b) të jetë normale në rrafshin 1;
c) të jetë normale në rrafshin 2;
d) të shtrihet në rrafshin 1;
e) të shtrihet në rrafshin 2;
f) të jetë paralele me rrafshin 1;
g) të jetë paralele me rrafshin 2.
Vizatimi 2.40
Nëse shufrën e paramendojmë si drejtëz në
hapësirë, përcakto projeksionet për secilën prej
pozitave prej a) deri g).
2. Vizato projeksionet shoqëruese të drejtëzës m
të dhënë me m=AB[a(0;3;2),B(7;4;6)] dhe përcak-
to pozitën e saj në hapësirë.
3. Vizato projeksionet shoqëruese të drejtëzës n e
cila kalon nëpër pikën N(3;6;7) dhe:
a) është paralele me rrafshe 1 dhe 2;
b) është normale në rrafshin 1;
c) është normale në rrafshin 2;
d) shtrihet në rrafshin 1;
e) shtrihet në rrafshin 2;
f) është paralele me rrafshin 1;
g) është paralele me rrafshin 2.

2.10. DEPËRTIMET E DREJTËZËS


DHE KËNDET E PJERRËSISË

Në vizatimin 2.41 është dhënë drejtëza


a=(a’,a”) e cila e depërton rrafshin 1 në pikën A1,
ndërsa rrafshin 2 në pikën A2.
Pika A1 quhet gjurma e parë, ndërsa pika A2
gjurma e dytë e drejtëzës a.
Projeksioni i parë A1’ përputhet me pikën A1,
ndërsa projeksioni i dytë i saj A1” është në bosh-
Vizatimi 2.41
tin-x. Ngjashëm, projeksioni i dytë A2” përputhet

32
Hyrje në gjeometri deskriptive

me pikën A2, ndërsa projeksioni i saj i parë A2’


është në boshtin-x.
Këndi i ngushtë 1 të cilin e formon drejtëza
a me projeksionin e parë a’ quhet këndi i parë i
pjerrësisë, ndërsa këndi i ngushtë 2 të cilin e
formon drejtëza a me projeksionin e dytë a” quhet
këndi i dytë i pjerrësisë.
Detyra 1. Cakto projeksionet shoqëruese të
gjurmëve dhe këndeve të pjerrësisë të drejtëzës
a të dhënë me projeksionet e saja shoqëruese a’
dhe a” (vizatimi 2.42).
Në prerjen e projeksionit të dytë të drejtëzës
a” dhe boshtit-x gjendet projeksioni i dytë A1” i
Vizatimi 2.42 gjurmës së parë A1. Nëse nëpër pikën A1” tërhe-
qim ordinalen, ajo do ta pres projeksionin e parë
të drejtëzës a’ në gjurmën A1 e cila përputhet me
projeksionin e parë A1’.
Në prerjen e projeksionit të parë të drejtëzës
a’ dhe boshtit-x gjendet projeksioni i parë A2’ i
gjurmës së dytë A2. Nëse nëpër pikën A2’ tërhe-
qim ordinalen, ajo do ta pres projeksionin e dytë
të drejtëzës a” në gjurmën A2 e cila përputhet me
projeksionin e dytë A2”.
Kur e shikojmë drejtëzën a në drejtim të pro-
jektimit në 1, gjegjësisht nga lart do ta shikojmë
vetëm pjesën e drejtëzës që është mbi 1. Pjesën
e dukshme të drejtëzës e vizatojmë më vijën e
plotë, ndërsa atë të padukshme me vijën e ndër-
prerë. Sipas kësaj, me vijë të plotë vizatojmë
pjesën majtas nga gjurma e parë A1, ndërsa me
vijë të ndërprerë pjesën djathtas nga A1.
Nëse e vështrojmë drejtëzën a në drejtim
të projektimit në 2, gjegjësisht nga përpara do
ta shikojmë vetëm pjesën e drejtëzës që është
përpara 2. Prandaj, me vijë të plotë vizatojmë
pjesën djathtas nga gjurma e dytë A2, ndërsa me
vijë të ndërprerë pjesën majtas nga A2.
Që t’i gjejmë madhësitë e këndeve të pjerrë-
sisë 1 dhe 2 i rrëzojmë trekëndëshin kënddrejtë
A1A2A2’ rreth kasetës A1A2’ në 1 dhe trekëndëshin
kënddrejtë A1A2A1” rreth katetes A2A1” në 2.
Prandaj nga pika A2’ tërheqim normale në a’ dhe
në të bartim A 2 ' A 20 A 2 ' A 2 , e pastaj e lidhim
pikën A20 me A1. Kështu fituam trekëndëshin
kënddrejtë A1A20A2’ në të cilin këndi i parë i pjerrë-
sisë 1 është në madhësi të vërtetë. Më tutje, nga

33
Hyrje në gjeometri deskriptive

pika A1” tërheqim normale në a” dhe në të bartim


A1" A1, , e pastaj e lidhim pikën A10 me A2.
0
A 1" A 1
Kështu fituam trekëndëshin kënddrejtë A10A2A1”
në të cilin këndi i dytë i pjerrësisë 2 është në
madhësi të vërtetë.
Gjatësia e segmentit A1A20 është e barabartë
me gjatësinë e segmentit A10A2 pasi që ato janë
të barabartë me gjatësinë e vërtetë të segmentit
A1A2 të drejtëzës a e cila është e kufizuar me pika
depërtuese.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të rrafsheve të projeksionit nga


kartoni për përcaktimin e pikave depërtuese të
drejtëzës me rrafshin.
2. Gjeji projeksionet shoqëruese të pikave depër-
tuese të drejtëzës a=AB[A(1,3,1),B(6;1;4)] me
rrafshet e projeksionit.
3. Gjeji këndet e pjerrësisë 1 dhe 2 të drejtëzës
p=AB[A(0;4;4),B(5;6;1)];
4. Gjeje
a) këndin e parë të pjerrësisë 1 të drejtëzës
MN[M(1;2;4),N(3;2;2)];
b) këndin e dytë të pjerrësisë 2 të drejtëzës
k=LM[L(1;4;3),M(3;2;3)].

2.11. RRAFSHI I TRETË I PROJEKSIONIT.


PROJEKTIMI ORTOGONAL I PIKËS

Kur rrafshi i një figure gjeometrike është nor-


mal në boshtin-x, figura projektohet në segment
edhe në projeksionin e parë edhe në atë të dytë,
prandaj nga projeksionet e saj shoqëruese nuk
mund të përcaktohet forma, madhësia dhe pozita
e saj në hapësirë. Në atë rast është përshtatshëm
që ajo të projektohet edhe në një, rrafsh të tretë,
normal në rrafshet 1 dhe 2, i quajtur rrafshi i
tretë i projeksionit, të cilin do ta shënojmë me 3
(vizatimi 2.43).
Rrafshet 1 2 dhe 3 priten në tri drejtëza re-
ciprokisht normale x, y dhe z, të cilat quhen bosh-
Vizatimi 2.43
tet koordinative. Ato kanë pikë të përbashkët O,
të quajtur fillim koordinativ.
Projeksionin e tretë të pikës A do ta përcak-
tojmë në mënyrë të njëjtë siç e përcaktonim pro-

34
Hyrje në gjeometri deskriptive

jeksionin e parë dhe të dytë. Nga pika A lëshojmë


normale në rrafshin 3. Pika e rrënzës në nor-
malen kah rrafshi 3 quhet projeksioni i tretë i
pikës A, dhe to ta shënojmë me A’’’. Në vizatimin
2.43 është paraqitur pika A dhe projeksionet e
saja A’, A” dhe A’” në rrafshet 1, 2 dhe 3.
Nga drejtkëndëshi AA’’’AzA” kemi A ' ' ' A z
AA ' '. Pasi që AA ' ' A ' A x , kemi A ' ' ' A z A ' A x ,
gjegjësisht:

Projeksioni i tretë i pikës A është i larguar


nga boshti-z për aq sa është i larguar projek-
sioni i saj i parë nga boshti-x.

Nga drejtkëndëshi AA’’’AyA’ kemi A ' ' ' A y


Vizatimi 2.44 AA '. Pasi që AA ' A ' ' A x kemi A ' ' ' A y A ' ' A x ,
gjegjësisht:

Projeksioni i tretë i pikës A është i larguar


nga boshti-y për aq sa është i larguar projek-
sioni i saj i dytë nga boshti-x.

Tani bëhet pyetja si ti vizatojmë projeksionet


dhe të tre rrafshet në një rrafsh të vetëm- rrafshin
e fletës për vizatim. Për këtë qëllim rrafshin 1 e
rrotullojmë rreth boshtit-x teposhtë për 900 ashtu
që të përputhet me rrafshin 2, ndërsa rrafshin 3
e rrotullojmë rreth boshtit-z në të majtë poshtë për
90o ashtu që të përputhet me rrafshin 2. Pastaj
rrafshet e zbërthyera i paramendojmë si fletë për
vizatim dhe fitojmë vizatimin 2.44, në të cilin është
paraqitur si fitohet projeksioni i tretë A’’’ i pikës A,
nëse është dhënë projeksioni i parë A’ dhe projek-
sioni i dyte A”. Vëre se mënyra më e thjeshtë e
fitimit të projeksionit të tretë A’’’ të pikës A është të
tërhiqet normalja në boshtin-z nëpër A”, e pastaj në
të të bartet largesa A’Ax në të majtë nga boshti-z.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model nga kartoni të tri rrafsheve të


projeksionit.
2. Gjeje projeksionin e tretë të pikës:
a) A(3;2;4), b) B(5;7;2).
3. Gjeje projeksionin e tretë të pikës:
a) M(0;2;4), b)N(4;0;2), c)K(5;7;0).

35
Hyrje në gjeometri deskriptive

2.12. PROJEKTIMI ORTOGONAL I


FIGURAVE RAFSHORE

Në vizatimin 2.45 janë paraqitur tre rrafshe


të projeksionit 1, 2 dhe 3, pastaj segmenti AB
dhe tre projeksione të tij. Nëse A’’’ është projek-
sioni i tretë i njërës, ndërsa B”’ është projeksioni
i tretë i tjetrës pikë të skajshme të segmentit AB,
atëherë segmenti A”’B”’ është projeksioni i tretë i
segmentit AB.
Detyra 1. Janë dhënë projeksioni i parë dhe
i dytë i segmentit AB. Gjeje projeksionin e tretë të
segmentit AB.
Vizatimi 2.45 Që ta gjejmë projeksionin e tretë të segmen-
tit AB duhet ti gjejmë projeksione të treta A’’’ dhe
B’’’ të pikave të skajshme të tij A dhe B.
Për këtë arsye tërheqim normale në boshtin-
z nga A” e pastaj në të bartim largesën prej A’ deri
Ax në të ,majtë nga boshti-z. Ngjashëm, tërheqim
normale në boshtin-z nga B” e pastaj në të bartim
largesën prej B’ deri Bx në të ,majtë nga boshti-z.
Projeksionin e tretë të segmentit AB do ta
gjejmë me lidhjen e projeksioneve të treta A’’’ dhe
B’’’ të pikave të skajshme të tij A dhe B (vizatimi
2.46).
Detyra 2. Janë dhënë projeksioni i parë dhe
i dytë të trekëndëshit ABC. Gjeje projeksionin e
tretë të trekëndëshit ABC.
Projeksionin e tretë të trekëndëshit ABC do
Vizatimi 2.46 ta gjejmë me lidhjen e projeksioneve të treta A’’’,
B’’’ dhe C’’’ të kulmeve të tij A, B dhe C (vizatimi
2.47).
Siç përmendëm në fillim, futja e projeksionit
të tretë mundëson ta vërejmë formën, madhës-
inë dhe pozitën e objektit në hapësirë, në rast kur
kjo nuk është e mundshme të vërehet nga pro-
jeksioni i parë dhe i dytë, Ta shqyrtojmë detyrën
vijuese.
Detyra 3. Janë dhënë projeksioni i parë dhe i
dytë i katërkëndëshit ABCD. Gjeje projeksionin e
tretë të katërkëndëshit ABCD.
Projeksionin e tretë të katërkëndëshit ABCD
do ta gjejmë me lidhjen e projeksioneve të treta
A’’’, B’’’, C’’’ dhe D’’’ të kulmeve të tij A, B, C dhe
D (vizatimi 2.48).
Vizatimi 2.47

36
Hyrje në gjeometri deskriptive

Pyetje dhe detyra:

1. Përdore modelin e detyrës 1, nga kapitulli 2.11.


Preje:
a) trekëndëshin,
b) katrori,
c) gjashtëkëndëshin,
nga kartoni dhe vendose para modelit. Çka
paraqesin projeksionet e tyre ortogonale?
2. Vizato projeksionin e tretë të trekëndëshit ABC,
nëse A(3;2;3), B(6;4;5) dhe C(4;7;1).
Vizatimi 2.48 3. Vizato projeksionin e tretë të katërkëndëshit
ABCD, nëse A(1;2;3), B(3;1;5), C(5;3;1) dhe D
(7;1;5).

2.13. PROJEKTIMI ORTOGONAL I


TRUPAVE GJEOMETRIK

Projeksionet ortogonale të trupit gjeometrik i


fitojmë me projektimin e sipërfaqeve që e kufizo-
jnë trupin mbi tre rrafshe të projeksionit (vizatimi
2.49).
Sipërfaqet që e kufizojnë trupin janë të kufi-
zuara me tehe ose lakore, prandaj projeksionet e
tyre i fitojmë me projektimin e teheve ose lakore-
ve. Në veçanti, tehet i projektojmë me projektimin
e kulmeve të tyre. D.m.th. nëse përcaktohen pro-
jeksionet e të gjitha kulmeve të trupit, dhe nëse
ato lidhen sipas radhitjes së njëjtë siç janë të ra-
Vizatimi 2.49 dhitur në hapësirë, fitohen projeksionet e teheve
dhe sipërfaqeve me të cilat trupi është kufizuar.
Kur njërin trup gjeometrik e vërejmë në drej-
timin projektues, njërën pjesë të trupit e shohim,
ndërsa pjesën tjetër jo. Tehet apo lakoret që e
ndajnë pjesën e dukshme prej asaj të padukshme
formojnë konturën apo kufirin e trupit në lidhje me
drejtimin e zgjedhur projektues, ndërsa projeksio-
net e atyre teheve apo lakoreve në rrafshin e pro-
jeksionit e formojnë konturën apo kufirin e trupit
në lidhje me drejtimin e zgjedhur projektues.
Nëse e vërejmë trupin e paraqitur në viza-
timin 2.49, në drejtimin projektues ortogonal në
rrafshin 1, do t’i shohim vetëm drejtëkëndëshat
EFGH dhe FIJG. Për atë drejtim projektues,
Vizatimi 2.50
shumëkëndëshi hapësinor EFIJGH është kufiri,

37
Hyrje në gjeometri deskriptive

ndërsa projeksioni i parë E’F’I’J’G’H’ është kufiri i


projeksionit të parë të trupit.
Ngjashëm, nëse e vërejmë trupin në
drejtimin projektues ortogonal në rrafshin 2,
shumëkëndëshi ABIFE është kufiri i trupi, ndërsa
projeksioni i dytë A”B”I”F”E” është kufiri i projek-
sionit të dytë të trupit.
Në drejtimin projektues ortogonal në rrafshin
3, shumëkëndëshi hapësinor BCJGFI është kufiri
i trupi, ndërsa B’’’C’’’J’’’G’’’F’’’I’’’ është kufiri i pro-
jeksionit të tretë të trupit.
Në vizatimin 2.50 janë dhënë të tre projek-
sione të trupit të paraqitur në 2.49.
Vizatimi 2.51 Në vizatimin 2.51 janë dhënë të tre projek-
sione të konit me bosht normal në rrafshin 1.
Rrezja e bazës së tij r=1cm, qendra e bazës është
në pikën S(1,5;1,5;0), ndërsa lartësia h=2,5cm.
Projeksioni i parë është rreth me rreze r=1cm
dhe qendër në pikën S’. Në atë rreth projektohet
edhe mbështjellësi i konit, ndërsa në qendër të
rrethit është projeksioni i parë V’ i majës V, si dhe
projeksioni i parë o’ i boshtit o. Rrezet e atij rrethi
janë projeksionet e para të gjeneratrisave të konit.
Të gjitha gjeneratrisa janë të dukshme në projek-
sionin e parë.
Kufiri i projeksionit të dytë të konit është
trekëndëshi A”B”V”. Kjo në të vërtetë është pro-
Vizatimi 2.52 jeksioni i dytë i prerjes boshtore të konit që është
paralel me rrafshin 2 dhe e ndan konin në dy
pjesë, në pjesën e përparme dhe të pasme. Gjen-
eratrisat AV dhe BV janë gjeneratrisa kufitare të
pjesës së përparme dhe të pasme, prandaj në
projeksionin e dytë janë të dukshme.
Kufiri i projeksionit të tretë të konit është
trekëndëshi C’’’D’’’V’’’. Kjo është projeksioni i tretë
i prerjes boshtore të konit që është paralel me
rrafshin 3 dhe e ndan konin në dy pjesë, pjesë
të majtë dhe të djathtë. Gjeneratrisat CV dhe DV
janë gjeneratrisa kufitare, prandaj në projeksionin
e tretë janë të dukshme.

Pyetje dhe detyra:


Vizatimi 2.53
1. Vizato të tre projeksione të trupit të dhënë në
vizatimin 2.52a dhe 2.52b.
2. Vizato të tre projeksione të trupit të dhënë në
vizatimin 2.53a dhe 2.53b.

38
Tërësia tematike

3. PROJEKSIONI I PJERRËT

Në këtë temë mësimore nxënësi mund


■ të mësojë objektet e dhënë në
projeksionet ortogonale t’i paraqesë në
projeksion të pjerrët
■ të mësoj këtë metodë ta zbatoj në lëndët
tjera profesionale.
Projeksioni i pjerrët

TËRËSIA MËSIMORE
3. PROJEKSIONI I PJERRËT

3.1. Koncepti për projeksionin e pjerrët


3.2. Projeksioni i pjerrët i figurave gjeometrike dhe zbatimi
3.3. Projeksioni i pjerrët i trupave gjeometrikë dhe zbatimi

40
Projeksioni i pjerrët

3. PROJEKSIONI I PJERRËT

3.1. KONCEPTI PËR PROJEKSIONIN


E PJERRËT

Projeksioni i pjerrët i objekteve shpesh për-


doret në arkitekturë dhe ndërtimtari, pasi që ,me
ndihmën e tij fitohet paraqitja e qartë e objektit
dhe në mënyrë të lehtë vërehen raportet e caktu-
ara hapësinore.
Nëse nga pika T (vizatim 3.1) në hapësirë tër-
heqim drejtëz të pjerrët s dhe e gjejmë depërtimin
T me rrafshin vertikal 2 atëherë themi se pikën T
e kemi projektuar pjerrtas në rrafshin 2. Pika T
quhet projeksioni i pjerrët i pikës T në rrafshin
2. Drejtëza s quhet drejtimi projektues, ndërsa
rrafshi 2 quhet rrafshi i projektimit. Në pikën T
priten drejtimi i projektimit s dhe projeksioni i tij
ortogonal s” në 2.
Të vërejmë se gjatë projektimit ortogonal
shfrytëzojmë dy apo tre rrafshe, ndërsa gjatë pro-
jektimit të pjerrët shfrytëzojmë një rrafsh.
Vizatimi 3.1 Në vizatimin 3.1 është vizatuar segmenti AB
i cili është paralel me rrafshin 2. Segmenti A”B”
është projeksioni i dytë i tij, ndërsa segmenti
A B është projeksioni i pjerrët i segmentit AB.
Nga paralelogrami AA BB rrjedh se segmenti A
B është paralel me segmentin AB dhe ka gjatësi
të barabartë me të. Në vizatimin e njëjtë është
vizatuar trekëndëshi CDE që është paralel me
rrafshin 2. Trekëndëshi C D E është projeksion i
pjerrët i trekëndëshit CDE. Pasi që të gjitha brinjët
e tij janë të puthitshëm me brinjët e trekëndëshit
CDE, trekëndëshi C D E është i puthitshëm me
CDE.

Prandaj: Projeksioni i pjerrët i figurës së


rrafshët që është paralele me rrafshin e pro-
jektimit është figurë e puthitshme dhe paralele
me të.

Në vizatimin 3.2 janë vizatuar rrafshi 2 dhe


dy segmente paralele me gjatësi të ndryshme:
A B=4n dhe C D =3n. Segmenti A B është projek-
sion i pjerrët i segmentit AB, ndërsa segmenti CD
është projeksion i pjerrët i segmentit CD. Pasi që
rrafshi nëpër AA BB është paralel me rrafshin C
Vizatimi 3.2 D DC, ato priten në rrafshin e projektimit 2 në
drejtëza paralele. Kështu:
41
Projeksioni i pjerrët

Segmentet paralele, projeksionet e pjer-


rëta i kanë paralele dhe në raport të njëjtë të
vazhduara, gjegjësisht të shkurtuara.
Nga kjo veti rrjedh:
Segmentet e barabartë dhe paralele kanë
projeksionet e pjerrëta të barabartë dhe pa-
ralele.
Në vizatimin 3.2 është vizatuar segmenti EF
që është normal në rrafshin 2 dhe pika e tij e
skajshme E shtrihet në 2. Projeksioni i pjerrët E
i pikës E është në pikën e njëjtë. Janë vizatuar
projeksionet e pjerrëta F1, F2 dhe F3 të pikës së
dytë të skajshme F të atij segmenti kur drejtimet
projektuese s1, s2 dhe s3 me rrafshin 2 formojnë
kënde 1>45o, 2=45o dhe 3<45o, përkatësisht
Projeksioni i pjerrët i segmentit EF do të jetë EF1 ,
EF2 ose EF3. Siç vërejmë projeksioni i pjerrët i
segmentit EF mund të jetë më i vogël, i bara-
bartë apo më i madh se ai, në varësi nga këndi
që e formojnë drejtimet projektuese me rrafshin
2. Projeksioni do të jetë më i vogël se segmenti,
nëse ai kënd është më i madh se 45o, do të jetë
i barabartë me segmentin, nëse ai kënd është i
barabartë me 45o, ndërsa projeksioni do të jetë
më i madh se segmenti nëse ai kënd është më i
madh se 45o. Prandaj:
Projeksioni i pjerrët i segmentit, i cili ësh-
të normal në rrafshin e projektimit mund të
jetë më i vogël, i barabartë apo më i madh se
segmenti, në varësi nëse këndi që formohet
nga drejtimi projektues me rrafshin 2 është
më i madh, i barabartë apo më i vogël se 45o.
Në vizatimin 3.3 janë vizatuar projeksionet
shoqëruese të pikës T e cila është e larguar nga
rrafshet 1 dhe 2 për 2cm. Janë vizatuar edhe
projeksionet shoqëruese s’ dhe s” të drejtimit
projektues s i cili kalon nëpër pikën T dhe nuk
është normal në asnjërin rrafsh 1 dhe 2. Nëse
e gjejmë pikën e depërtimit të drejtimit projek-
tues s me rrafshin 2 do ta fitojmë projeksionin e
pjerrët T të pikës T në rrafshin 2 gjatë drejtimit
projektues s.
Në vizatimin e njëjtë janë dhënë projeksio-
Vizatimi 3.3 ni i parë dhe i dytë i kubit i cili është në pozitë
frontale, tehu i të cilit është 1,5cm. Nëse nëpër
42
Projeksioni i pjerrët

kulmet A, B, C dhe E tërheqim drejtëza paralele


me drejtimin e projektimit s dhe i gjejmë pikat e
tyre depërtuese me rrafshin 2 do ti fitojmë pro-
jeksionet e tyre të pjerrëta A, B, C dhe E Nëse
e bashkojmë pikën B me pikat A, C dhe E do ti
fitojmë projeksionet e pjerrëta BA, BC dhe BE
të teheve BA, BC dhe BE të cilët kanë gjatësi të
barabartë, përkatësisht. Projeksionet e pjerrëta
të teheve tjera mund të gjinden në mënyrë të
ngjashme.
Katrori i përparmë ABCD i kubit, si dhe ka-
trori i tij i pasmë OEFG projektohen në katrorë të
puthitshëm.
Tehet OA, EB, FC, dhe GD janë reciprokisht
paralele dhe normale në rrafshin 2. Projeksionet
e tyre të pjerrëta janë paralele, kanë gjatësi të
barabartë dhe formojnë kënd  me projeksionin
e pjerrët OE të tehut OE, i cili është paralel me
rrafshin e projektimit 2. Atëherë projeksionet
e pjerrëta të atyre teheve mund të jenë më të
vegjël, të barabartë apo më të mëdhenj se gjatë-
sia e teheve në hapësirë. Zakonisht zgjidhet, te-
het të cilat janë normale në rrafshin 2 të jenë
me gjatësi 1/2, 2/3 apo 3/4 të gjatësisë së vërtet
të tyre. Këto raporte shënohen me shkronjën q
dhe quhen koeficienti i shkurtesës. Nëse janë
të njohur këndi  dhe koeficienti i shkurtesës
q, atëherë plotësisht është i përcaktuar edhe
drejtimi projektues s. Prandaj  dhe q quhen të
dhënat e projektimit të pjerrët.
Nga kulmi O në hapësirë bien tre tehe të ku-
bit OE, OA dhe OG. Nëse ato tehe i vazhdojmë,
fitojmë tre drejtëza x, y dhe z, në drejtim të gjatë-
sisë, gjerësisë dhe lartësisë së kubit, të cilat
janë reciprokisht normale dhe përbëjnë sistemin
koordinativ O(x,y,z) në të cilin është ndryshuar
kubi. Projeksionet e pjerrëta x, y dhe z të drejtë-
zave x, y dhe z quhen boshtet e projeksionit të
pjerrët,ndërsa pika O fillimi koordinativ.
Të gjitha tehet e objektit të cilët janë pa-
ralel me boshtin-x, gjegjësisht boshtin-z vi-
zatohen paralelisht me boshtin-x, gjegjësisht
boshtin-z dhe atë me madhësi të vërtetë,
ndërsa ato tehet të cilët janë paralel me bosh-
tin-y, vizatohen në drejtim i cili me boshtin-x
formon kënd , në raport q me madhësinë e
vërtetë.

43
Projeksioni i pjerrët

Për secilin objekt mund të vizatohet projek-


sioni i pjerrët ashtu siç ai është bërë për kubin
me teh me gjatësi 1,5cm për =30o dhe q=1/2
(vizatimi 3.4). Në vizatimin nën a) shikimi është
prej lartë nga e djathta, pasi që në të janë të
dukshëm baza e sipërme dhe faqja anësore e
djathtë, ndërsa në vizatimin nën b) shikimi është
prej lartë nga e majta, pasi që në të janë të
dukshëm baza e sipërme dhe faqja anësore e
majtë. Në vizatimin nën c) dhe d) shikimi është
prej poshtë, dhe atë në c) nga e djathta, ndërsa
në d) nga e majta.

Vizatimi 3.4 Pyetje dhe detyra:

1. Çka paraqet projeksioni i pjerrët?


2. Çfarë është pozita reciproke e projeksioneve
të pjerrëta e segmenteve paralele?
3. Numëro të dhënat e projeksionit të pjerrët?
4. Trego rregullën për vizatim në projeksion të
pjerrët në rrafshin 2 të objektit i cili është në
pozitë frontale.
5. Numëro faqet anësore të dukshme të kubit në
vizatim 3.4 në secilin prej katër rasteve.

3.2. PROJEKSIONI I PJERRËT I FIGURAVE


TË RRAFSHËTA DHE ZBATIMI

Detyra1. Vizato projeksion të pjerrët të pikës


A(2;3;3,5) (vizatimi 3.5).
Në sistemin koordinativ kënddrejtë të
dhënë O(x,y,z) kemi tre boshte koordinative
x,y,z që janë reciprokisht normale dhe tre rraf-
she koordinative 1=(x,y), 2=(x,z) dhe 3=(y,z)
që po ashtu janë reciprokisht normal. Në vi-
zatimin 3.5 janë vizatuar projeksionet e të tre
boshteve koordinative dhe projeksionet e pikës
( OA x 2 cm, A x A ' 3 cm dhe A x A " =3,5cm).
Që të mundemi të vizatojmë projeksionin e pjer-
rët të pikës A duhet të zgjedhim kënd, koeficient
të shkurtesës q dhe shikimin të cilin dëshirojmë
Vizatimi 3.5 ta fitojmë në atë sistem koordinativ me projek-
sion të pjerrët. Le të jetë, për shembull =45o,
q=1/2, shikimi është prej lartë dhe nga e djathta.

44
Projeksioni i pjerrët

Nëse për rrafsh projektues marrim rrafshin


koordinativ 2, atëherë projeksioni i pjerrët i
boshteve x dhe z janë vet ato boshte, ndërsa
projeksioni i pjerrët y i y me boshtin-x duhet të
formoj kënd =45o.
Njësitë e boshteve x dhe y do të jenë në
madhësi të vërtetë, ndërsa njësitë të boshtit y
do të jenë sa gjysma e madhësisë së vërtetë,
pasi që q=1/2. Sipas kësaj: O A x , do të jetë me
gjatësi 2cm, pastaj A x A ' || y, A x A ' do të jetë i
Vizatimi 3.6 gjatë 1/23cm=1,5cm, A ' A || z dhe A’A do të jetë
e gjatë 3cm. Pika A’ është projeksioni i pjerrët
i projeksionit të parë të pikës A në rrafshin 1,
ndërsa pika A është projeksioni i pjerrët i pikës A.
Detyra 2. Vizato projeksion të pjerrët të
trekëndëshit me kulme B(3;1;1), C(5;4;3,5)
D(6;2;2,5).
Nëse supozojmë se trekëndëshi BCD gjen-
det në sistemin e njëjtë koordinativ në të cilin
gjendej pika A, atëherë konstruktimi i projek-
sionit të pjerrët të kulmeve të trekëndëshit është
i njëjtë me konstruktimin e projeksionit të pjerrët
të pikës A. Trekëndëshi B’C’D’ është projeksioni
i pjerrët i projeksionit të parë të trekëndëshit në
rrafshin 2, ndërsa trekëndëshi BCD është pro-
jeksioni i pjerrët i kërkuar (vizatimi 3.6). Prandaj:
Projeksioni i pjerrët i trekëndëshit,
gjegjësisht shumëkëndëshit gjendet ashtu
që konstruktohet projeksioni i pjerrët i pro-
jeksionit të parë të tij, e pastaj prej secilit
kulm të projeksionit të pjerrët të projeksionit
të parë ngrihet drejtëza paralele me boshtin-
z dhe barten aplikatet në atë kulm. Kështu
fitohet projeksioni i pjerrët i trekëndëshit,
gjegjësisht shumëkëndëshit.
Në detyrën vijuese do të tregojmë si mundet
praktikisht të thjeshtohet ecuria e mësipërme.
Detyra 2. Vizato projeksion të pjerrët të
gjashtëkëndëshit të rregullt ABCDEF me brinjë
1,5cm dhe të dhënat =30o dhe q=1/2.
Vizatojmë gjashtëkëndëshin e rregullt
në madhësi të vërtetë nën boshtin-x (A0B0C0
Vizatimi 3.7 D0E0F0). Pastaj në boshtin-x zgjedhim pikë të
çfarëdoshme T1. Nga Pika T1 tërheqim dy gjys-
mëdrejtëza, njëra normale në boshtin-x dhe
tjetra formon kënd prej =30o me boshtin-x. Në

45
Projeksioni i pjerrët

gjysmëdrejtëzën e pjerrët bartim njësi të çfarë-


doshme matëse, ndërsa në gjysmëdrejtëzën
normale dy njësi matëse pasi që q=1/2 (vizatimi
3.7). Kështu i fitojmë pikat T dhe T0 të cilat së
bashku me pikën T1 janë kulme të trekëndëshit
ndihmës T0T1T.
Më tutje, nga kulmet e gjashtëkëndëshit
A0B0C0D0E0F0 tërheqim drejtëza paralele me
T0T1 dhe fitojmë pikat A1, B1, C1, D1, E1 dhe F1.
Nga pikat A1, B1, C1, D1, E1 dhe F1 tërheqim gjys-
mëdrejtëza paralele me T1T. Nga pikat A0, B0, C0,
D0, E0 dhe Fo tërheqim gjysmëdrejtëza paralele
T0T. Në prerjen e çdo dy gjysmëdrejtëzave për-
katëse të tërhequr nga A1 dhe Ao, B1 dhe Bo, C1
dhe Co, D1 dhe Do, E1 dhe Eo, F1 dhe Fo, fitojmë
pikat A, B, C, D, E dhe F, me lidhjen e të cilave
fitojmë projeksionin e pjerrët A B C D E F të gjas-
htëkëndëshit ABCDEF.
Detyra3. Vizato projeksion të pjerrët të rre-
thit me rreze r dhe të dhëna =45o dhe q=1/2.
Vizatojmë rrethin me madhësi të vërtetë nën
boshtin-x (vizatimi 3.8). Pastaj sipas të dhënave
vizatojmë trekëndëshin ndihmës T0T1T.
Pasi që kufiri i rrethit nuk ka pika të shquara,
për përcaktimin e projeksionit të tij të pjerrët
duhet të zgjedhim numër të caktuar të pikave të
vijës rrethore (kufirit të rrethit) dhe ti gjejmë pro-
jeksionet e tyre të pjerrëta të cilat më tutje do ti
lidhim në një vijë të lakuar. Sa më shumë pika
Vizatimi 3.8 projektojmë aq më saktë do ta përcaktojmë pro-
jeksionin e pjerrët të rrethit.
Tërheqim diametrin AoBo, i cili është paralel
me boshtin-x dhe e ndajmë në numër të çfarë-
doshëm të pjesëve të barabartë, për shembull,
katër pjesë të barabartë. Pastaj nëpër pika të
skajshme Ao dhe Bo, si dhe nëpër tre pika të fit-
uara të ndarjes tërheqim normale në diametrin
AoBo. Ata e presn vijën rrethore në pikat Co, Do,
Eo, Fo, Go dhe Ho, ndërsa boshtin-x në pikat A1,
C1=O1=D1, E1=F1, G1=H1 dhe B1.
Projektimin e pikave të fituara Ao, Bo, Co, Do,
Eo, Fo, Go dhe Ho të vijës rrethore në rrafshin 2
e kryejmë ashtu që, nëpër pikat A1, C1=O1=D1,
E1=F1, G1=H1 dhe B1 tërheqim gjysmëdrejtëza
paralele me T1T, ndërsa nëpër pikat Ao, Bo, Co,
Do, Eo, Fo, Go dhe Ho tërheqim gjysmëdrejtëza

46
Projeksioni i pjerrët

paralele me T0T. Në prerjen e secilit çift të gjys-


mëdrejtëzave përkatëse nga të dy bashkësi të
gjysmëdrejtëzave fitojmë pika A, B, C, D, E, F,
G dhe H me lidhjen e njëpasnjëshme të të cilave
fitojmë projeksionin e pjerrët të vijës rrethore,
gjegjësisht rrethit. Të vërejmë se projeksioni i
fituar i vijës rrethore është lakorja e mbyllur e
cila quhet elips.
Vizatimi 3.9
Pyetje dhe detyra:

1. Vizato projeksion të pjerrët të trekëndëshit


barabrinjës ABC me brinjë 2cm dhe të dhënat
=45o dhe q=1/2.
2. Vizato projeksion të pjerrët të katrorit ABCD
me brinjë 3cm dhe të dhënat =30o dhe q=3/4.
3. Vizato në raport 1:10 për =45o dhe q=2/3
projeksionin e pjerrët të prerjes horizontale të
shtyllës së betonit të paraqitur në vizatim 3.9 në
raport 1:15.
Vizatimi 3.10
4. Vizato në raport 1:20 për =45o dhe q=1/2
projeksionin e pjerrët të kalldrëmit të betonit të
paraqitur në vizatimin 3.10 në raport 1:40.

3.3. PROJEKSIONI I PJERRËT I TRUPAVE


GJEOMETRIKË DHE ZBATIMI

Detyra 1. Vizato projeksion të pjerrët të ku-


bit me teh 2cm dhe të dhënat =45o dhe q=1/2.
Kubi me bazën e poshtme le të shtrihet në
rrafshin 1 para rrafshit vertikal 2, ashtu që dy
faqet e tij anësore janë paralele me rrafshin 2
dhe janë në largësi të caktuar nga ai.
Vizatojmë bazën e poshtme të kubit, gjegjë-
sisht katrorin AoBoCoDo, nën boshtin-x me mad-
hësi të vërtetë dhe me një teh paralel me bosh-
tin-x. Pastaj vizatojmë projeksionin e pjerrët të
katrorit AoBoCoDo në rrafshin 2, sipas njërës nga
Vizatimi 3.11 dy mënyra të përshkruara më parë (e rekoman-
dojmë mënyrën me trekëndësh ndihmës T0T1T).
Kështu fitojmë paralelogramin A B C D, i cili ësh-
të projeksion i pjerrët i bazës së poshtme të ku-
bit, më saktë i katrorit AoBoCoDo (vizatimi 3.11).
Tehet anësore të kubit janë paralel me rraf-
shin 2, prandaj ato do të projektohen në seg-

47
Projeksioni i pjerrët

mente paralele me gjatësi të barabartë me ta.


Që ti vizatojmë projeksionet e tyre mjafton nga
pikat A, B, C, dhe D, të ngrehim normale në rraf-
shin 2 dhe në to të bartim gjatësinë prej 2cm (sa
kanë gjatësinë tehet anësore të kubit). Pikat e
fituara E, F, G dhe H janë projeksione të pjerrëta
të kulmeve të bazës së sipërme të kubit. Me lid-
hjen e tyre fitojmë projeksionin e pjerrët të bazës
së sipërme të kubit, e me këtë fituam kubin në
projeksion të pjerrët.
Projeksioni i pjerrët i kubit i vizatuar në këtë
mënyrë lë përshtypje të ngjashme sikur kur atë
e vështrojmë prej lartë dhe nga djathtas. Në këtë
rast nëse faqet e kubit janë të jotejdukshme,
mes teheve të tij do të ketë edhe të atillë të cilët
nuk do ti shohim. Ato janë tehet AD, CD dhe CH,
dhe ato i vizatojmë me vijë të ndërprerë, ndërsa
tehet tjera –të dukshme pak i potencojmë.
Detyra 2. Vizato projeksion të pjerrët të pira-
midës së drejtë të rregullt katërkëndore me teh
të bazës 2cm dhe teh anësor 4cm, me të dhëna
=30o dhe q=1/2.
Nën boshtin-x konstruktojmë bazën e pira-
midës – katrorin AoBoCoDo me brinjë 2cm. Në
të gjejmë qendrën Oo e vijës rrethore të jash-
tëshkruar rreth katrorit si pikëprerje e diagonal-
eve të katrorit. Pastaj konstruktojmë projeksion-
in e pjerrët të katrorit së bashku me projeksionin
e qendrës së tij (vizatimi 3.12).
Pasi që lartësia e piramidës nuk është
dhënë, atë do ta caktojmë në mënyrë konstruk-
Vizatimi 3.12 tive. Lartësia e piramidës është normale në bazë
(katror), prandaj, ajo është normale edhe me di-
agonalet e katrorit. Kjo do të thotë se lartësia e
piramidës dhe gjysma e diagonales së katrorit
janë katete, ndërsa tehu anësor është hipotenu-
za e trekëndëshit kënddrejtë. Me konstruktimin
e trekëndëshit kënddrejtë mbi gjysmën e diago-
nales së katrorit e fitojmë lartësinë e kërkuar të
piramidës OoS.
Tani nga pika O ngrehim normale në seg-
mentin O S kah boshti-x, e cila me gjatësi është
e barabartë me lartësinë OoS e piramidës. Pra,
kështu e përcaktojmë projeksionin e pjerrët S
të majës se piramidës. Në fund, duke e lidhur
majën e piramidës S me kulmet A, B, C, dhe D,

48
Projeksioni i pjerrët

fitojmë projeksionin e kërkuar të pjerrët të pira-


midës.
Tehet e padukshme janë C D, A D dhe D S.
Detyra 3. Vizato projeksion të pjerrët të cili-
ndrit të drejtë me rreze të bazës r=1,5cm dhe
lartësi h=3cm, me të dhëna =30o dhe q=1/2.
Paramendojmë se cilindri me bazën e tij të
poshtme shtrihet në rrafshin 1. Në atë rast ësh-
të e qartë se lartësia dhe të gjitha gjeneratrisat e
cilindrit do të jenë paralel me rrafshin 2, prandaj
do të projektohen në të në madhësi të vërtetë
(vizatimi 3.13).
Së pari do ta vizatojmë projeksionin e pjerrët
të bazës së cilindrit, e cila paraqet rreth. Pastaj
në secilën pikë të kufirit të projeksioni të pjer-
rët të kufirit të bazës (vijës rrethore) së cilindrit,
që është elips, ngrehim normale në boshtin-x, të
cilat sipas gjatësisë janë të barabartë me gjener-
atrisën, gjegjësisht me lartësinë e cilindrit. Pikat
Vizatimi 3.13 e skajshme të sipërme të atyre segmenteve, kur
t’i bashkojmë një pas një, japin projeksionin e
pjerrët të bazës së sipërme të cilindrit.
Prej të gjitha gjeneratrisave të ngritura i po-
tencojmë vetëm dy, ato të cilat shtrihen në kon-
turë. Në fund e përcaktojmë dukshmërinë. Shiki-
mi është prej lartë dhe nga e djathta, prandaj
elipsa nga baza e sipërme është tërësisht e duk-
shme, ndërsa prej elipsës nga baza e poshtme
është e dukshme vetëm pjesa e përparme mes
konturave të gjeneratrisës.

Pyetje dhe detyra:

1. Kuadri me gjatësi 5cm, gjerësi 3cm dhe lartësi


2cm është vendosur në rrafshin 1, ashtu që dy
tehet e tij të bazës janë paralele me boshtin-x,
ndërsa ai më i afërt është i larguar nga ai për
1,5cm. Vizato projeksion të pjerrët të kuadrit me
të dhëna:
a) =30o dhe q=1/2 b) =60o dhe q=1/3
2. Vizato projeksion të pjerrët të prizmës së
drejtë të rregullt gjashtëkëndore me teh të bazës
3,5cm dhe lartësi 4,5cm gjatë të dhënave:
a) =45o dhe q=1/2; b) =30o dhe q=3/4.

49
Projeksioni i pjerrët

3. Vizato projeksion të pjerrët të tetraedrit të


rregullt me teh të bazës 4cm gjatë të dhënave:
a) =30o dhe q=1/2; b) =45o dhe q=2/3.
4. Vizato projeksion të pjerrët të konit me për-
masa:
a) r=2cm, h=5cm; b) s=3cm, h=4,5cm;
gjatë të dhënave =45 dhe q=1/2.
o

5. Në raport 1:10 vizato projeksionin e pjerrët të


gurit të gdhendur , nëse pozita e tij në sistemin
koordinativ O(x,y,z) është si në vizatimin 3.14 në
raport 1:15, gjatë të dhënave =45o dhe q=1/2.

Vizatimi 3.14

50
Tërësia tematike

4. RRAFSHET

Në këtë tërësi tematike nxënësi mund:

■ Të mësoj t’i bart koordinatat e rrafshit


■ T’i përcaktojë gjurmët e rrafsheve
■ Të përpunojë në mënyrë të pavarur model
të rrafsheve në pozitë të veçantë
■ Të përpunojë në mënyrë të pavarur model
të figurës gjeometrike dhe trupave që me
bazë shtrihen në rrafshet projektuese
■ Ta mësojë projeksionin e pikës, drejtëzës
dhe figurës gjeometrike
■ Të mësojë ta rrëzojë rrafshin projektues
■ Ta mësojë projeksionin e pikës, drejtëzës
dhe figurës gjeometrike që shtrihet në
rrafshin projektues
■ Ta mësojë depërtimin e drejtëzës nëpër
rrafshin projektues
■ Të mësojë të vizatojë trupa gjeometrikë
të cilët me bazë shtrihen në rrafshin
projektues
Rrafshet

TËRËSIA TEMATIKE
4. RRAFSHET

4.1. Gjurmët e rrafshit


4.2. Koordinatat e rrafshit
4.3. Rrafshe paralele me rrafshet e projeksionit
4.4. Figurat gjeometrike në rrafshe paralele me rrafshe të projeksionit
4.5. Rrafshe normal në rrafshe të projeksionit
4.6. Pika dhe drejtëza në rrafshin projektues
4.7. Depërtimi i drejtëzës nëpër rrafshin projektues
4.8. Rrëzimi i rrafsheve projektuese
4.9. Figurat gjeometrike që shtrihen në rrafshet projektuese
4.10.Trupat gjeometrikë të cilët me bazë shtrihen në rrafshet projektuese

52
Rrafshet

4. RRAFSHET

4.1. GJURMAT E RRAFSHIT

Nga gjeometria na është e njohur se një


rrafsh është i përcaktuar me dy drejtëza që priten.
Praktike tregohet rrafshin ta përcaktojmë me dy
drejtëzat e tij që priten dhe që janë në pozitë të
veçantë. Ato janë dy drejtëza në të cilat rrafshi i
pret rrafshet e projeksionit 1 dhe 2 (vizatimi 4.1).
Ato drejtëza quhen gjurma të rrafshit dhe zakon-
isht shënohen me shkronjë të vogël të alfabetit
Vizatimi 4.1 latin e cila i përgjigjet shkronjës greke me të cilën
është shënuar rrafshi. Në atë kuptim e1 është
gjurma e parë, e2 është gjurma e dytë e rrafshit
, ndërsa d1 është gjurma e parë, d2 është gjur-
ma e dytë e rrafshit . Gjurma të rrafshit priten në
pikë e cila shtrihet në boshtin-x, pasi që ajo është
pikë depërtuese e boshtit-x me rrafshin. Kështu
gjurma të rrafshit priten në pikën Ex, gjurma të
rrafshit  priten në pikën Dx. Ato pika shënohen
me shkronjë të madhe të alfabetit latin e cila kor-
respondon me shkronjën greke me të cilën është
shënuar rrafshi.
Zakonisht me vijë të plotë vizatohet ajo pjesë
e gjurmës së parë e cila është para rrafshit 1,
si dhe pjesa e gjurmës së dytë e cila është mbi
rrafshin 2.
Pasi që gjurma e parë e rrafshit është në 1,
ajo puthitet me projeksionin e vet të parë, ndërsa
projeksioni i saj i dytë është në boshtin-x. Kësh-
tu e1e1’ dhe d1d1’, ndërsa e1” dhe d1” janë në
boshtin-x. Gjurma e dytë e rrafshit është në 2,
prandaj ajo puthitet me projeksionin e vet të dytë,
ndërsa projeksioni i saj i parë është në boshtin-x.
Kështu e2e2” dhe d2d2”, ndërsa e2’ dhe d2’ janë
në boshtin-x.
Rrafshet E dhe  janë njëtrajtësisht të përcak-
tuar me projeksionet e gjurmëve të tyre (vizatimi
4.2). Nëse rrafshin 1 me rrotullim rreth boshtit-x e
sjellim në pozitë vertikale atëherë me drejtëzat e1
dhe e2, gjegjësisht d1 dhe d2 njëtrajtësisht janë të
përcaktuara rrafshet E dhe . Secila pikë e gjur-
mës së parë, për shembull, pika A ka projeksion të
Vizatimi 4.2 parë në vet atë pikë, ndërsa projeksion të dytë në
boshtin-x, përderisa secila pikë e gjurmës së dytë,

53
Rrafshet

për shembull, pika B ka projeksion të dytë në vet


atë pikë, ndërsa projeksion të parë në boshtin-x.
Rrafshet E dhe  janë në pozitë të përgjith-
shme, por megjithatë ato dallohen sipas asaj se
gjurmë të rrafshi E janë nga ana e njëjtë e pikës
Ex, përderisa gjurma të rrafshit  janë në anë të
ndryshme nga pika Dx. Për rrafshin E themi se
ka gjurma konvergjente, ndërsa për rrafshin 
themi se ka gjurma divergjente. Të vërejmë se
këndi  të cilin e formojnë gjurma e1 dhe e2 të rraf-
shit E është më i vogël se 90o, përderisa këndi δ
të cilin e formojnë gjurma d1 dhe d2 të rrafshit 
është më i madh se 90o. D.m.th:
Rrafshi gjurmët e të cilit formojnë kënd më
të vogël se 90o ka gjurma konvergjente, ndër-
sa rrafshi gjurmët e të cilit formojnë kënd më
të madh se 90o ka gjurma divergjente.
Të vërejmë, nëse rrafshi ka gjurma kon-
vergjente, atëherë kur e shikojmë në drejtim
projektues në 1 apo 2, e shikojmë anën e tij
të sipërme. Nëse rrafshi ka gjurma divergjente,
atëherë kur e shikojmë në drejtim projektues në
1, e shikojmë anën e tij të sipërme, ndërsa kur e
shikojmë në drejtim projektues në 2 e shikojmë
anën e tij të poshtme.
Në të ardhmen, projeksioneve të gjurmëve do
ti vëmë vetëm shenjën për gjurmën e parë dhe të
dytë, ndërsa do ti lëmë pas dore shenjat për pro-
jeksionin e parë dhe të dytë të gjurmës së parë
dhe të dytë.

Pyetje dhe detyra:

1.Çka janë gjurmët e rrafsheve?


2. a) Cilat gjurmë të rrafshit quhen konvergjente,
e cila divergjente?
b) Çfarë kënd formojnë gjurma konvergjente, e
çfarë gjurma divergjente?
3. Përpuno model të dy rrafsheve të projeksionit
nga kartoni dhe para tij vendos drejtkëndësh nga
kartoni, nga njëra anë të ngjyrosur me ngjyrë të
kaltër, ndërsa nga ana tjetër të ngjyrosur me ngjyrë
të kuqe. Pjesën nga kartoni paramendoje si rrafsh
në hapësirë. Ceki gjurmët e rrafshit dhe emërtoje
ngjyrën e anës së fletës të cilën e shikon, së pari
54
Rrafshet

në drejtim projektues në 1, e pastaj në drejtim


projektues në 2, nëse rrafshi ka:
a) gjurmë konvergjente; b) gjurmë divergjente.

4.2. KOORDINATET E RRAFSHIT

Gjatë projektimit të rrafshit E le të fusim rraf-


shin e tretë të projeksionit 3. Drejtëza prerëse
e3 e rrafshit E me rrafshin e tretë të projeksionit
3 quhet gjurma e tretë e rrafshit E (vizatimi
4.3).
Vizatimi 4.3 Nëse janë dhënë gjurma e parë dhe e dytë
e rrafshit E dhe pikat Ex, Ey dhe Ez të cilat janë
pika depërtuese të boshteve koordinative x, y
dhe z me rrafshin E, atëherë gjurma e tretë fito-
het me lidhjen e pikave Ey dhe Ez.
Nëse në rrafshin 2 i zbërthejmë rrafshet 1
dhe 3 do ti fitojmë projeksionet e shqoërvese të
gjurmëve e1, e2 dhe e3 (vizatimi 4.4).
Le të jenë Ex, Ey dhe Ez pikat depërtuese
të boshteve koordinative x, y dhe z me rraf-
shin E. Numrat matës të gjatësive të segmen-
teve OEx, OEy dhe OEz quhen koordinatat e
rrafshit E.
Koordinatat e rrafshit zakonisht shënohen
me shkronja të vogla të alfabetit grek. Rrafshi E
Vizatimi 4.4 në vizatimin 4.4 ka koordinata:
=2,5cm =1,8cm dhe =2cm.
Në atë rast shkruajmë E(2,5;1,8;2).
Detyra 1. Vizato gjurmët e rrafshit (2;2,5;-
1,5) dhe (-1,5;-1;-2).
T’i caktojmë pikat Dx (ODx = 2cm) dhe Dy
(ODy = 2cm) (vizatimi 4.5). Pasi që koordinata z
në rrafshin ∆ është jonegative dhe është e bara-
bartë me -1,5, pika Dz do të gjendet në pjesën
negative të boshtit-z, nën pikën O, gjegjësisht
ODz = -1,5 cm. Drejtëza d1=DxDy është gjurma e
parë e rrafshit , përderisa drejtëza d2=DxDz ësh-
të gjurma e saj e dytë. Me vijë të plotë e viza-
tojmë atë pjesë të gjurmës së parë e cila është
mbi boshtin-x, ndërsa pjesët tjera të gjurmëve
i vizatojmë me vijë të ndërprerë apo fare nuk i
Vizatimi 4.5 vizatojmë.
Tri koordinata të rrafshit  janë negativ,
prandaj pika Sx do të jetë majtas nga fillimi koor-

55
Rrafshet

dinativ O, pika Sy do të jetë mbi O, ndërsa pika Sz


nën O. Gjurma e saj e parë është drejtëza s1=SxSy,
ndërsa gjurma e dytë është drejtëza s2=SxSz.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka paraqet gjurma e tretë e një rrafshi?


2. Cili është interpretimi gjeometrik i koordinatave
të një rrafshi?
3. Vizato tre gjurma të rrafshit:
a) (3;2;4); b)T(3;7;5).
Vizatimi 4.6 4. Vizato gjurmën e parë dhe të dytë të rrafshit:
a) (3;-2;-3); b) (-3,5;-4;2).

4.3. RRAFSHE PARALELE ME


RRAFSHE TË PROJEKSIONIT

Rrafshi paralel me 1
Para modelit të tri rrafsheve të projeksionit
nga kartoni vendosim pjesë nga kartoni në formë
të drejtkëndëshit, paralel me rrafshin 1. Nëse
pjesën nga kartoni e paramendojmë si rrafsh në
hapësirë, vërejmë se ai ka vetëm gjurmën e dytë
dhe të tretë. Ai e pret boshtin-x dhe boshtin-y në
pafundësi. Gjurma e dytë e tij është paralele me
Vizatimi 4.7 boshtin-x ndërsa gjurma e tretë është paralele me
boshtin-y (vizatimi 4.6).
Rrafshi i cili është paralel me 1 ka gjurmë
të dytë paralel me boshtin-x, ndërsa gjurmë të
tretë paralel me boshtin-y.
Në vizatimin 4.7 janë vizatuar gjurma të rrafs-
hit (;;1,7) paralel me rrafshin 1.
Rrafshi paralel me 2
Përsëri, para modelit të tri rrafsheve të projek-
sionit nga kartoni vendosim pjesë nga kartoni në
formë të drejtkëndëshit, por tani paralel me rraf-
shin 2. Nëse pjesën nga kartoni e paramendojmë
si rrafsh në hapësirë, vërejmë se ai ka vetëm gjur-
mën e parë dhe të tretë. Ai e pret boshtin-x dhe
boshtin-z në pafundësi. Gjurma e parë e tij është
Vizatimi 4.8
paralele me boshtin-x ndërsa gjurma e tretë është
paralele me boshtin-z (vizatimi 4.8).

56
Rrafshet

Rrafshi i cili është paralel me 2 ka gjurmë


të parë paralel me boshtin-x, ndërsa gjurmë
të tretë paralele me boshtin-z.
Në vizatimin 4.9 janë vizatuar gjurma të rraf-
shit H(;1,5;) paralel me rrafshin 2.
Rrafshi paralel me 3
Para modelit të tre rrafsheve të projek-
sionit nga kartoni vendosim pjesë nga kartoni
në formë të drejtkëndëshit, paralel me rrafshin
3. Nëse pjesën nga kartoni e paramendojmë
si rrafsh në hapësirë, vërejmë se ai ka vetëm
gjurmën e parë dhe të dytë. Ajo e pret boshtin-
Vizatimi 4.9 y dhe boshtin-z në pafundësi. Gjurma e parë e
tij është paralele me boshtin-y ndërsa gjurma e
dytë është paralele me boshtin-z (vizatimi 4.10).
Rrafshi i cili është paralel me 3 ka gjurmë
të parë paralel me boshtin y, ndërsa gjurmë
të dytë paralel me boshtin z.
Në vizatimin 4.11 janë vizatuar gjurma të
rrafshit H(2;;) paralel me rrafshin 3.

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato gjurmë të rrafsheve vijuese:


a) M(2,5;;); b) N(4;;);
Çfarë është pozita e rrafsheve në lidhje me rraf-
Vizatimi 4.10 she të projeksionit?
2. Vizato gjurmë të rrafsheve vijuese:
a) T(;3;); b) K(;4;);
Çfarë është pozita e rrafsheve në lidhje me rraf-
she të projeksionit?
3. Vizato gjurmë të rrafsheve vijuese:
a) L(;;6); b) B(;;3,5);
Çfarë është pozita e rrafsheve në lidhje me rraf-
she të projeksionit?

4.4. FIGURA GJEOMETRIKE NË RRAFSHE


PARALELE ME RRAFSHE TË
PROJEKSIONIT
Vizatimi 4.11
Në këtë kapitull do të shqyrtojmë projeksionet
ortogonale të figurave gjeometrike të cilat shtri-
hen në rrafshe paralele me rrafshe të projeksionit.

57
Rrafshet

Nëse pika e dhënë A shtrihet në rrafshin E


paralel me 1, atëherë projeksioni i dytë i saj A”
do të shtrihet në gjurmën e dytë e2 të rrafshit,
ndërsa projeksioni i tretë i saj A’’’ do të shtrihet
në gjurmën e tretë e3 të rrafshit (vizatimi 4.12).
Nëse pika e dhënë A shtrihet në rrafshin E
paralel me 2, atëherë projeksioni i parë i saj A’
do të shtrihet në gjurmën e parë e1 të rrafshit,
ndërsa projeksioni i tretë i saj A’’’ do të shtrihet
në gjurmën e tretë e3 të rrafshit.
Detyra 1. Vizato tre projeksione të pikës
B(x;1,5;2,5) që shtrihet në rrafshin E(3;;).
Vizatimi 4.12 Pika B shtrihet në rrafshin E i cili është pa-
ralel me 3, prandaj projeksioni i saj i parë B’
do të shtrihet në gjurmën e parë e1 të rrafshit,
ndërsa projeksioni i saj i dytë B” do të shtrihet në
gjurmën e dytë e2 të rrafshit. Sipas kësaj, koor-
dinata e parë x=3 (vizatimi 4.13)
Nëse drejtëza e dhënë p shtrihet në rrafshin
 paralel me 1, atëherë projeksioni i saj i dytë
p” do të shtrihet në gjurmën e dytë s2 të rrafshit,
ndërsa projeksioni i saj i tretë p’’’ do të shtrihet
në gjurmën e tretë s3 të rrafshit.
Detyra 2. Vizato tre projeksione të drejtëzës
p=AB[A(2;y;1),B(3;y;1,5)] e cila shtrihet në rraf-
shin (;3;).
Drejtëza p shtrihet në rrafshin  i cili është
Vizatimi 4.13 paralel me 2, prandaj projeksioni i saj i parë p’
do të shtrihet në gjurmën e parë s1 të rrafshit,
ndërsa projeksioni i saj i tretë p’’’ do të shtrihet
në gjurmën e tretë s3 të rrafshit (vizatimi 4.14).
Sipas kësaj, koordinata e dytë e pikave A dhe B
është y=3 (vizatimi 4.14).
Nëse drejtëza e dhënë p shtrihet në rrafshin
 paralel me 3, atëherë projeksioni i saj i parë
p’ do të shtrihet në gjurmën e parë s1 të rrafshit,
ndërsa projeksioni i saj i dytë p” do të shtrihet në
gjurmën e dytë s2 të rrafshit.
Detyra 3. Vizato tre projeksione të segmen-
tit AB[A(0,5;1,5;z),B(2,5;0,5;z)] i cili shtrihet në
rrafshin T(;;1,5).
Segmenti AB shtrihet në rrafshin T i cili ësh-
Vizatimi 4.14 të paralel me 1, prandaj projeksioni i tij i dytë
A”B” do të shtrihet në gjurmën e dytë t2 të rraf-
shit, ndërsa projeksioni i tij i tretë A’’’B’’’ do të

58
Rrafshet

shtrihet në gjurmën e tretë t3 të rrafshit (vizatimi


4.15). Sipas kësaj, koordinata e tretë e pikave
A dhe B është z=1,5. Në projeksionin e parë
segmenti AB projektohet në madhësi të vërtetë,
gjegjësisht në segment A’B’ me gjatësi të bara-
bartë me AB.
Detyra 4. Vizato tre projeksione të trekëndës-
hit ABC, i cili shtrihet në rrafshin: T(;1,5;),
nëse A(1;y;1), B(2;y;0,5) dhe C(3;y;2).
Trekëndëshi ABC shtrihet në rrafshin T i cili
është paralel me 2, prandaj projeksioni i tij i parë
A’B’ do të shtrihet në gjurmën e parë t1 të rrafshit,
Vizatimi 4.15 ndërsa projeksioni i tij i tretë A’’’B’’’ do të shtrihet
në gjurmën e tretë t3 të rrafshit (vizatimi 4.16).
Prandaj, koordinata e dytë e pikave A, B dhe C
është y=1,5. Në projeksionin e dytë trekëndëshi
ABC projektohet në madhësi të vërtetë.
Detyra 5. Vizato tre projeksione të rrethit me
qendër në pikë S(x;1,5;2,5) dhe rreze r=1 i cili
shtrihet në rrafshin T(1,5;;).
Rrethi shtrihet në rrafshin T i cili është pa-
ralel me 3, prandaj projeksioni i tij i parë do të
shtrihet në gjurmën e parë t1 të rrafshit, ndërsa
projeksioni i tij i dytë do të shtrihet në gjurmën e
dytë t2 të rrafshit (vizatimi 4.17). Prandaj, koor-
dinata e parë e qendrës S është x=1,5. Në pro-
Vizatimi 4.16 jeksionin e tretë rrethi projektohet në madhësi të
vërtetë. Vëre projeksionet shoqëruese të diam-
etrave AB dhe CD.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të tre rrafsheve të projeksionit


nga kartoni dhe para tij vendos një pjesë nga
kartoni në formë të drejtkëndëshit, paralelisht
me rrafshin:
a) 1; b) 2; c) 3.
Pjesën nga kartoni paramendoje si rrafsh në
hapësirë. Mbi rrafsh vendos pjesë nga kartoni
në formë të gjashtëkëndëshit. Vëri në dukje të
tre projeksione të gjashtëkëndëshit.
2. Vizato tre projeksione të drejtëzës p=
[M(4;2;z),N(7;5;z)] e cila shtrihet në rrafshin:
Vizatimi 4.17 (;;3).

59
Rrafshet

3. Vizato tre projeksione të trekëndëshit ABC,


që shtrihet në rrafshin T(4;;) nëse:
A(x;0,5;1), B(x;4;3,5) dhe C(x;2;2).
4. Vizato tre projeksione të drejtkëndëshit
ABCD, që shtrihet në rrafshin T(;2,5;), nëse:
A(1;y;1), B(3;y;1) dhe C(3;y;7).

4.5. RRAFSHE NORMALE NË


RRAFSHE TË PROJEKSIONIT

Rrafshe të cilët janë normal në rrafshe të


projeksionit quhen rrafshe projektuese.
Vizatimi 4.18 Rrafshi normal në 1
Para modelit të tre rrafsheve të projeksionit
nga kartoni vendosim një pjesë nga kartoni
në formë të drejtkëndëshit, normal në rrafshin
1. Nëse pjesën nga kartoni e paramendojmë
si rrafsh, vërejmë se ai e pret boshtin-z në
pafundësi, gjegjësisht gjurma e dytë dhe e tretë
janë paralele me boshtin-z (vizatimi 4.18).
Rrafshi që është normal në rrafshin 1 quhet
rrafshi i parë projektues.

Rrafshi i parë projektues ka gjurmën e


dytë dhe të tretë paralel me boshtin-z.
Vizatimi 4.19 Në vizatimin 4.19 janë vizatuar gjurmët e
rrafshit të parë projektues P(2,5;1,5; ).
Rrafshi normal në 2
Para modelit të tri rrafsheve të projeksionit
nga kartoni vendosim një pjesë nga kartoni në
formë të drejtkëndëshit, normal në rrafshin 2.
Nëse pjesën nga kartoni e paramendojmë si
rrafsh në hapsirë, vërejmë se ai e pret boshtin-y
në pafundësi, gjegjësisht gjurma e parë dhe e
tretë janë paralele me boshtin-y (vizatimi 4.20).
Rrafshi që është normal në rrafshin 2 quhet
rrafshi i dytë projektues.

Rrafshi i dytë projektues ka gjurmën e


parë dhe të tretë paralel me boshtin-y.

Vizatimi 4.20 Në vizatimin 4.21 janë vizatuar gjurmët e


rrafshit të dytë projektues (2;;1,5).

60
Rrafshet

Rrafshi normal në 3
Para modelit të tre rrafsheve të projeksionit
nga kartoni vendosim një pjesë nga kartoni në
formë të drejtkëndëshit, normal në rrafshin 3.
Nëse pjesën nga kartoni e paramendojmë si
rrafsh në hapsirë, vërejmë se ai e pret boshtin-x
në pafundësi, gjegjësisht gjurma e parë dhe e
dytë janë paralele me boshtin-x (vizatimi 4.22).
Rrafshi që është normal në rrafshin 3 quhet
rrafshi i tretë projektues.

Vizatimi 4.21 Rrafshi i tretë projektues ka gjurmën e


dytë parë dhe të paralel me boshtin-x.

Në vizatimin 4.23 janë vizatuar gjurmët e


rrafshit të tretë projektues T(;1;2).

Pyetje dhe detyra

1. Vizato gjurmët e rrafsheve vijuese:


a) M(2,5;7;); b) N(3,5;3;).
Çfarë është pozita e rrafsheve ndaj rrafsheve të
projeksionit?
2. Vizato gjurmët e rrafsheve vijuese:
T(;3;2); b) K(;3;5,5).
Çfarë është pozita e rrafsheve ndaj rrafsheve të
Vizatimi 4.22 projeksionit?
3. Vizato gjurmët e rrafsheve vijuese:
L(3;;6); b) B(2;;3,5).
Çfarë është pozita e rrafsheve ndaj rrafsheve të
projeksionit?

4.6. PIKA DHE DREJTËZA NË


RRAFSHIN PROJEKTUES

Në këtë kapitull do t’i shqyrtojmë projeksio-


net ortogonale të pikës dhe drejtëzës, në rast
kur ato shtrihen në rrafshe projektuese.
Nëse pika e dhënë A shtrihet në rrafshin
e parë projektues E, atëherë projeksioni i saj i
Vizatimi 4.23 parë A’ do të shtrihet në gjurmën e parë të rraf-
shit e1.

61
Rrafshet

Vlen e dhe e kundërta, nëse projeksioni i parë


A’ i pikës së dhënë A shtrihet në gjurmën e parë
e1 të rrafshit të parë projektues E, atëherë pika A
shtrihet në rrafshin E (vizatimi 4.24).
Pas zbërthimit të rrafsheve të projeksionit fit-
ojmë vizatimin 4.25.
Pika B shtrihet në rrafshin e dytë projektues
E, prandaj projeksioni i saj i dytë B” do të shtrihet
në gjurmën e dytë e2 të rrafshit E (vizatimi 4.26).
Vlen e dhe e kundërta, nëse projeksioni i dytë B” i
pikës së dhënë B shtrihet në gjurmën e dytë e2 të
rrafshit të dytë projektues E, atëherë pika B shtri-
Vizatimi 4.24 het në rrafshin E.
Nëse pika e dhënë C shtrihet në rrafshin E
normal në 3,atëherë projeksioni i saj i tretë C’’’ do
të shtrihet në gjurmën e tretë e3 të rrafshit. Vlen e
dhe e kundërta, nëse projeksioni i tretë C’’’ i pikës
së dhënë C shtrihet në gjurmën e tretë e3 të rraf-
shit të tretë projektues E, atëherë pika C shtrihet
në rrafshin E.
Nëse drejtëza e dhënë p shtrihet në rrafshin 
normal në 1, atëherë projeksioni i saj i parë p’ do
të shtrihet në gjurmën e parë s1 të rrafshit (vizatim
4.27).
Në atë rast, drejtëza p i pret të gjitha drejtëza
që shtrihen në rrafsh dhe nuk janë paralele me
të. Sipas kësaj, ajo i pret të dy gjurmë s1 dhe s2
të rrafshit . Pikëprerjet në të vërtetë janë pikat
Vizatimi 4. depërtuese P1 dhe P2 të drejtëzës p me rrafshe të
projeksionit 1 dhe 2, përkatësisht.
Vlen e dhe e kundërta, Nëse projeksioni i
parë p’ i drejtëzës së dhënë p shtrihet në gjurmën
e parë e1 të rrafshit të parë projektues , atëherë
drejtëza p shtrihet në rrafshin .
Pas zbërthimit të rrafsheve të projeksionit fit-
ojmë vizatimin 4.28.
Detyra 1. Vizato të tre projeksione të drejtëzës
p=AB[A(2;1;z), B(3;1,5;z)] e cila shtrihet në rraf-
shin (4,5;;2).
Drejtëza e dhënë p shtrihet në rrafshin  nor-
mal në 2, prandaj projeksioni i saj i dytë p” do të
shtrihet në gjurmën e dytë s2 të rrafshit. Kjo na
Vizatimi 4.26 mundëson ti përcaktojmë koordinatat e panjohura
të pikave A dhe B, e me këtë edhe projeksionin e
dytë p” të drejtëzës p.
Projeksioni i parë p’ është i përcaktuar me
projeksionet e para A’ dhe B’ të pikave A dhe B.

62
Rrafshet

Nëse drejtëza e dhënë p shtrihet në rrafshin 


normal në 3, atëherë projeksioni i saj i tretë p’’’ do
të shtrihet në gjurmën e tretë s3 të rrafshit.
Vlen edhe e kundërta, nëse projeksioni i tretë
p’’’ i drejtëzës së dhënë p shtrihet në gjurmën e
tretë s3 të rrafshit të tretë projektues , atëherë
drejtëza p shtrihet në rrafshin .

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato tre projeksione të pikës A(2;3;z) që shtri-


het në rrafshin E(5;;4).
Vizatimi 4.27 2. Vizato tre projeksione të pikës B(3;y;3) që shtri-
het në rrafshin E(;5;6).
3. Vizato tre projeksione të drejtëzës
a=AB[A(1;1;z),B(4;3;z) që shtrihet në rrafshin
(6;;4).
4. Vizato tre projeksione të drejtëzës
m=MN[M(2;y;1),N(6;y;4)] që shtrihet në rrafshin
(;4;5).
5. Trekëndëshi ABC[A(1;y;1),B(3;y;4),(5;y;2)]
shtrihet në rrafshin (7;4;). Vizato projeksionet
e tij shoqëruese.

4.7. DEPËRTIM I DREJTËZËS NËPËR


RRAFSHIN PROJEKTUES
Vizatimi 4.28
Në këtë kapitull do ta shqyrtojmë problemin e
depërtimit të drejtëzës nëpër rrafshin projektues.
Depërtimi i drejtëzës nëpër
rrafshin e parë projektues
Në vizatimin 4.29 është paraqitur rrafshi
i parë projektues P me gjurmë r1 dhe r2, si dhe
drejtëza a me projeksionet e saj shoqëruese a’
dhe a”. Depërtimi A është pika e përbashkët e rraf-
shit P dhe drejtëzës a. Pasi që projeksioni i parë
i të gjitha pikave të rrafshit P gjinden në gjurmën
e tij të parë r1, projeksioni i parë A’ i depërtimit A
do të shtrihet në r1. Nga ana tjetër, pika A shtrihet
në drejtëzën a, prandaj projeksioni i saj i parë A’
duhet të gjendet në prerjen e drejtëzave r1 dhe a’.
Vizatimi 4.29 Në bazë të këtij diskutimi në vizatimin 4.30 janë
përcaktuar projeksionet shoqëruese të depërtimit
të rrafshit të parë projektues P dhe drejtëzës a.

63
Rrafshet

Projeksioni i parë i depërtimit A’ është prerja


e drejtëzave r1 dhe a’, ndërsa projeksioni i dytë
A” është prerja e drejtëzës a” me ordinalen e tër-
hequr nga pika A’.
Kur rrafshin P dhe drejtëzën a i shikojmë nga
lartë, e shohim gjithë drejtëzën pasi që rrafshi
P paraqitet sikur drejtëz r1, prandaj në vizatimin
4.30 projeksioni i parë i drejtëzës a është vizatu-
ar me vijë të plotë. Nëse, nga ana tjetër, rrafshin
P dhe drejtëzën a i shikojmë nga përpara, nuk e
shohim atë pjesë të drejtëzës që është djathtas
nga depërtimi A pasi që rrafshi e fsheh, prandaj
për këtë arsye projeksioni i dytë në atë pjesë të
drejtëzës është i vizatuar me vijë të ndërprerë.
Vizatimi 4.30 Depërtimi i drejtëzës nëpër
rrafshin e dytë projektues
Në vizatimin 4.31 është paraqitur rrafshi i
dytë projektues  me gjurma s1 dhe s2, drejtëza
a me projeksione shoqëruese të saj a’ dhe a”, si
dhe depërtimi A me projeksionet shoqëruese A’
dhe A”. Pasi që pika A shtrihet në rrafshin , pro-
jeksioni i saj i dytë gjendet në gjurmën e dytë s2.
Nga ana tjetër, pika A shtrihet edhe në drejtëzën
a, prandaj projeksioni i saj i dytë A” duhet të shtri-
het në projeksionin e dytë a” të drejtëzës a, për
këtë arsye A” gjendet në prerjen e drejtëzave s2
dhe a”. Në bazë të këtij diskutimi në vizatimin
4.32 janë përcaktuar projeksionet shoqëruese
Vizatimi 4.31 të depërtimit të rrafshit të dytë projektues  dhe
drejtëzës a. Projeksioni i dytë i depërtimit A” është
prerja e drejtëzave s2 dhe a”, ndërsa projeksioni i
parë A’ është prerja e drejtëzës a’ me ordinalen e
tërhequr nga pika A”.
Kur rrafshin  dhe drejtëzën a i shikojmë nga
lartë, nuk e shohim atë pjesë të drejtëzës që ësh-
të majtas nga depërtimi A, prandaj në vizatimin
4.32 projeksioni i parë në atë pjesë të drejtëzës
është i vizatuar me vijë të ndërprerë. Nëse, nga
ana tjetër, rrafshin  dhe drejtëzën a i shikojmë
nga përpara , e shohim gjithë drejtëzën pasi që
rrafshi  paraqitet si drejtëz s2, prandaj projeksioni
i dytë i drejtëzës a është vizatuar me vijë të plotë.
Depërtimi i drejtëzës nëpër
rrafshin e tretë projektues
Vizatimi 4.32
Në vizatimin 4.33 janë paraqitur gjurma t1, t2
dhe t3 të rrafshit të tretë projektues T, projeksionet

64
Rrafshet

shoqëruese A’, A’’ dhe a’’’ të drejtëzës a dhe pro-


jeksionet shoqëruese A’, A” dhe A’’’ të depërtimit
A. Për përcaktimin e projeksionit të tretë a’’’ të
drejtëzës a do ta shfrytëzojmë projeksionin e tretë
A1’’’ të depërtimit të saj të parë A1 dhe projeksionin
e tretë B’’’ të cilës do pikë të saj B. Pasi që pika
A shtrihet në rrafshin T, projeksioni i saj i tretë A’’’
gjendet në gjurmën e tretë t3.
Nga ana tjetër, pika A shtrihet edhe në
drejtëzën a, prandaj projeksioni i saj i tretë A’’’
duhet të shtrihet në projeksionin e tretë a’’’ të
drejtëzës a, për këtë arsye A’’’ gjendet në prerjen
e drejtëzave t3 dhe a’’’. Në bazë të këtij diskutimi
mund ti përcaktojmë projeksionet shoqëruese
të depërtimit të rrafshit të tretë projektues T dhe
drejtëzës a. Projeksioni i dytë i depërtimit A” ësh-
Vizatimi 4.33 të prerja e drejtëzës a” dhe ordinales së tërhequr
nga A” normal në boshtin-z, ndërsa projeksioni i
parë A’ është prerja e drejtëzës a’ me ordinalen e
tërhequr nga pika A” normal në boshtin-x.
Kur rrafshin T dhe drejtëzën a i shikojmë nga
lartë ose nga përpara, nuk e shohim atë pjesë
të drejtëzës që është majtas nga depërtimi A,
prandaj në vizatimin 4.33 projeksioni i parë dhe
projeksioni i dytë në atë pjesë të drejtëzës janë të
vizatuar me vijë të ndërprerë. Nëse, nga ana tjetër,
rrafshin T dhe drejtëzën a i shikojmë në drejtim të
projektimit në 3 e shohim gjithë drejtëzën pasi që
rrafshi T paraqitet si drejtëz t3, prandaj projeksioni
i tretë i drejtëzës a është vizatuar me vijë të plotë.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të tri rrafsheve të projeksionit


nga kartoni dhe para tij vendos një pjesë nga kar-
toni në formë të drejtkëndëshit normal në rrafshin:
a) 1; b) 2; c) 3.
Pjesën nga kartoni paramendoje si rrafsh në hapë-
sirë. Depërtoje rrafshin me tel të hollë. Vëre në
dukje pikën depërtuese dhe sqaro dukshmërinë
e drejtëzës.
2. Gjeje depërtimin e drejtëzës a=AB[A(1;1;1),
B(6;2;3)] me rrafshin T(5;3;).
3. Gjeje depërtimin e drejtëzës m=MN[M(1;2;1),
N(5;4;3)] me rrafshin E(5;;4).
4. Gjeje depërtimin e drejtëzës r=PQ[P(1;1;1),
Q(5;5;6)] me rrafshin T(;4;5).

65
Rrafshet

4.8. RRËZIMI I RRAFSHEVE PROJEKTUESE

Që ta fitojmë madhësinë e vërtetë të seg-


mentit, këndit apo figurës rrafshore që shtrihet
në rrafshin projektues, rrafshin e rrotullojmë
rreth gjurmës së tij ashtu që të përputhet me
njërin nga rrafshe të projeksionit.
Rrëzimi i rrafshit të parë projektues
Në vizatimin 4.34 dhe vizatimin 4.36 është
paraqitur rrafshi i parë projektues T. Atë mund
Vizatimi 4.34 ta rrëzojmë në 1 ose 2, në varësi nga ajo se a
do ta rrotullojmë rreth gjurmës së parë apo asaj
të dytë.
Së pari do të tregojmë si mund ta rrëzojmë
rrafshin T në 1, duke e rrotulluar për 90o rreth
gjurmës së parë t1 (vizatimi 4.34). Pasi që të dy
gjurma t1 dhe t2 reciprokisht janë normale, ata
edhe pas rrëzimit të rrafshit do të jenë reciprok-
isht normale. Prandaj nga pika Tx tërheqim nor-
male në t1 për ta fituar gjurmën e dytë në pozitë
të rrëzuar t20. Me rrëzimin e rrafshit T, i rrëzojmë
edhe të gjitha pika që shtrihen në të. Ta shëno-
jmë me A0 pikën A në pozitë të rrëzuar. Pasi q`
AA c A x A " A ' A 0 pika Ao fitohet nga projeksioni
i parë A’ nëse normal në t1 e bartim koordinatën
z të pikës A, gjegjësisht largesën A x A " (vizatimi
4.35). Ngjashëm fitohen edhe pika tjera të cilat
Vizatimi 4.35
shtrihen në rrafshin T në pozitë të rrëzuar.
Në vizatimin 4.36 është paraqitur mënyra e
dytë për rrëzimin e rrafshit T. Rrafshin T e rrotul-
lojmë (zakonisht për kënd të gjerë ), rreth gjur-
mës së dytë t2, e cila është normale në boshtin-
x përderisa ai nuk përputhet me rrafshin e dytë
të projeksionit 2. Pas rrëzimit, gjurma e dytë t2
mbetet normale në boshtin-x. Pika A, duke u rro-
tulluar së bashku me rrafshin T, përshkruan hark
rrethor i cili është në rrafsh paralel me 1 dhe
normal në 2. Qendra e harkut rrethor gjendet
në t2. Projeksioni i parë l’, i harkut rrethor l, do të
jetë në madhësi të vërtetë, me rreze Tx A ' dhe
qendër Tx. Projeksioni i dytë l”, do të jetë seg-
menti A”(A), paralel me boshtin-x. Prandaj, nga
Vizatimi 4.36
Tx me rreze Tx A ' përshkruajmë hark deri te pre-
rja e A’ me boshtin-x. Nga (A’) tërheqim normale
në boshtin-x, ndërsa nga A” tërheqim drejtëz pa-

66
Rrafshet

ralele me boshtin-x. Në prerjen e tyre e fitojmë


pikën A) (vizatimi 4.37).
Rrëzimi i rrafshit të dytë projektues
Rrafshet e dyta projektuese rrëzohen në
mënyrë të ngjashme si edhe rrafshet e para
projektuese, me atë ndryshim që rolet e projek-
sioneve janë të ndryshuara. Në vizatimin 4.38
është paraqitur rrëzimi i rrafshit T në 2 me rrotul-
lim rreth gjurmës së dytë t2, ndërsa në vizatimin
4.39 është paraqitur rrëzimi i rrafshit T në 1 me
rrotullim rreth gjurmës së parë t1. Për ta rrëzuar
rrafshin T në 2, nga Tx tërheqim normale në
t2 dhe e fitojmë gjurmën e parë t10 në pozitë të
Vizatimi 4.37 rrëzuar. Pikën A në pozitë të rrëzuar Ao e fito-
jmë nëse, nga pika A” tërheqim normale në t2, e
pastaj e bartim koordinatën y në pikën A.
Pas rrëzimit të rrafshit T në 1, gjurma e dytë
t2 përputhet me boshtin-x. Pika A në pozitë të
rrëzuar (A) fitohet nëse me rreze A " Tx përshkru-
ajmë hark rrethor me qendër në prej Tx deri te
prerja me boshtin-x. Në prerje fitohet pika (A”).
Nga A’ tërheqim drejtëz paralele me boshtin-x,
ndërsa prej (A”) tërheqim normale në boshtin-x.
Në prerje e fitojmë (A), gjegjësisht pikën A në
pozitë të rrëzuar (vizatimi 4.39).
Rrëzimi i rrafshit të tretë projektues
Në vizatim 4.40 është paraqitur rrafshi i tretë
projektues T. Gjurmët t1 dhe t2, janë normal në
Vizatimi 4.38 rrafshin e tretë projektues 3, për këtë arsye janë
normal edhe në gjurmën e tretë t3. Rrafshin T
do ta rrëzojmë në 3, nëse e rrotullojmë për 90o
rreth gjurmës së tretë t3. Kështu ai do të për-
puthet me rrafshin 3.pasi që gjurmët t1 dhe t2
janë normal në gjurmën t3, ato edhe pas rrëzimit
do të jenë normal në t3.
Sipas kësaj, nga Ty dhe Tz normal në t3 i tër-
heqim pozita të rrëzuara t10 dhe t20, të gjurmëve
t1 dhe t2 (vizatimi 4.41). Harkun l të cilin e për-
shkruan pika A gjatë rrotullimit rreth gjurmës t3 në
projeksion të tretë projektohet si segment A’’’Ao
normal në t3. Pozita e rrëzuar Ao e pikës A fitohet
nëse normal në gjurmën t3 nga A’’’ e bartim koor-
Vizatimi 4.39 dinatën x të pikës A, pasi që A 0 A " ' A " ' A OA x .
Në këtë mënyrë fitohen pozita të rrëzuara edhe
të pikave të tjera të cilat shtrihen në rrafshin T.

67
Rrafshet

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të tre rrafsheve të projeksionit


nga kartoni dhe para tij vendos një pjesë nga kar-
toni në formë të drejtkëndëshit, normal në rrafshin:
a) 1; b) 2; c) 3.
Pjesën nga kartoni paramendoje si rrafsh në
hapësirë. Merr një top prej tape dhe nëpër të
Vizatimi 4.40 kalo një gjilpërë. Gjilpërën ngule në rrafsh. Para-
mendoje topin si pikë në hapësirë, e pastaj kryeji
ecuritë e përshkruara më lart për rrëzimin e rraf-
shit. Vëzhgoje pozitën e pikës gjatë rrëzimit.
2. Vizato pozitën e rrëzuar të pikës A(5;y;7) e
cila shtrihet në rrafshin T(8;5;), me rrëzimin e
rrafshit në:
a) 1; b) 2.
3. Vizato pozitën e rrëzuar të pikës B(5;7;z) e
cila shtrihet në rrafshin T(6;;10), me rrëzimin e
rrafshit në:
a) 1; b) 2.

4.9. FIGURAT GJEOMETRIKE QË SHTRIHEN


NË RRAFSHE PROJEKTUESE
Vizatimi 4.41
Nëse dimë se si fitohet projeksioni i rrëzuar i
pikës që shtrihet në rrafshin projektues, atëherë
lehtë mund të vizatojmë figura gjeometrike që
shtrihen në rrafshe projektuese. Këtë do ta ilus-
trojmë me disa shembuj.
Detyra 1. Vizato madhësinë e vërtetë
të trekëndëshit ABC i cili shtrihet në rrafshin
T(8;6;), nëse A(5,5;y;2), B(3,5;y;4). C(2;y;0,5)
(vizatimi 4.42).
Pasi që t’i vizatojmë gjurmët e rrafshit T, i
bartim koordinatat e pikave ABC. Pasi që rraf-
shi T është rrafshi i parë projektues, projeksioni i
parë A’B’C’ i trekëndëshit ABC është në gjurmën
t1. Prandaj, projeksionin e parë të trekëndëshit
ABC do ta fitojmë nëse nga A”. B” dhe C” tërhe-
qim normale deri te prerja me gjurmën e parë t1.
Rrafshin T do ta rrëzojmë në 1. Nga pika Tx
Vizatimi 4.42 normal në t1 vizatojmë pozitën rrëzuese t20 të
gjurmës së dytë t2. Pastaj nga projeksioni i parë
A’, i kulmit A, normal në gjurmën e parë t1 e bar-

68
Rrafshet

tim koordinatën z të pikës A. Kështu e fitojmë


pikën Ao, gjegjësisht pikën A në pozitë të rrëzuar.
Në mënyrë të njëjtë do të veprojmë edhe për
pikat B dhe C, me çka do ti fitojmë pikat Bo dhe
Co, gjegjësisht pikat B dhe C në pozitë të rrë-
zuar. Me lidhjen e pikave Ao, Bo dhe Co e fitojmë
trekëndëshin AoBoCo, gjegjësisht trekëndëshin
ABC në pozitë të rrëzuar.
Detyra 2. Pika A(1;y;1,5) është kulmi i ka-
trorit ABCD i cili shtrihet në rrafshin T(4,5;4,5;).
Vizato projeksionet shoqëruese të katrorit, nëse
brinja AB është me gjatësi 3 njësi dhe është pa-
ralele me 1 (vizatimi 4.43).
Pasi që ta rrëzojmë rrafshin T së bashku me
pikën A, nga Ao paralel me t1 bartim gjatësi prej
3 njësive me çka e fitojmë pikën Bo. Dimë se
nëse drejtëza apo segmenti është paralel me
1, ajo në pozitë të rrëzuar do të jetë paralele
Vizatimi 4.43 me t1. Vizatojmë katrorin në madhësi të vërtetë,
dhe i fitojmë pikat Co dhe Do. Nga pikat Bo, Co
dhe Do tërheqim normale kah gjurma t1. Në pre-
rje me të i fitojmë projeksionet e para A’, B’, C’
dhe D’, gjegjësisht projeksionin e parë të katrorit
ABCD. Largesat nga pika Ao, Bo, Co dhe Do deri
te gjurma t1, në të vërtetë janë koordinatat z të
atyre pikave. Me bartjen përkatëse të koordina-
tave z nga boshti-x e fitojmë projeksionin e dytë
A”B”C”D” të katrorit.
Detyra 3. Në rrafshin T(6,5;;3,5) shtrihet
drejtkëndëshi ABCD me kulme A(1,5;1,5;z),
B(5;1,5;z), C(5;4;z) dhe D(1,5;4;z). Vizato
drejtkëndësh në madhësi të vërtetë (vizatimi
4.44).
Nëse prej pikave A’, B’, C’ dhe D’ tërheqim
normale në boshtin-x deri te prerja me gjurmën
t2, o ta fitojmë projeksionin e dytë A”B”C”D” të
drejtkëndëshit. Rrafshin T e rrëzojmë në 2.
Nëse prej projeksioneve të dyta A”, B”, C”
dhe D”, normal në gjurmën t2, i bartim y koordi-
nata të pikave A, B, C dhe D, do ta fitojmë poz-
itën e rrëzuar AoBoCoDo të drejtkëndëshit ABCD,
që është edhe madhësie e tij e vërtetë.
Detyra 4. Pesëkëndëshi i rregullt me brin-
jë AB me gjatësi 3 njësi shtrihet në rrafshin
Vizatimi 4.44 T(5;;5). Vizato projeksionet shoqëruese të
pesëkëndëshit , nëse brinja AB është paralele

69
Rrafshet

me gjurmën t1 dhe është e larguar nga ajo për 2


njësi (vizatimi 4.45).
Rrafshin T e rrotullojmë rreth gjurmës t1, ash-
tu që të përputhet me rrafshin 1. Gjurma e dytë t2
në pozitë të rrëzuar do të përputhet me boshtin-
x. Të gjitha pikat që shtrihen në rrafshin T, duke
u rrotulluar rreth gjurmës t1, përshkruajnë harqe
rrethore me qendra në gjurmën t1. Këto harqe në
projeksionin e dytë projektohen në madhësi të
vërtetë, përderisa në projeksionin e parë projek-
tohen në segmente normale në gjurmën t1. Pasi
që do ta vizatojmë pozitën e rrëzuar (A)(B) të brin-
jës AB, vizatojmë pesëkëndëshin (A)(B)(C)(D)
(E), gjegjësisht pesëkëndëshin ABCDE në mad-
Vizatimi 4.45 hësi të vërtetë. Se si fitohen projeksionet e para
A’B’C’D’E’ dhe të dyta A”B”C”D”E” të pesëkëndës-
hit do të tregojmë nëpërmjet pikës A, pasi që edhe
pika të tjera fitohen në mënyrë të njëjtë.
Me rreze 2 njësi nga Tx vizatojmë harkun
rrethor deri te prerja me gjurmën t2 dhe e fitojmë
pikën A”. Nga (A) tërheqim normale në gjurmën t1,
ndërsa nga A” normale në boshtin-x. Në prerjen e
dy normaleve fitohet A’.
Detyra 5. Vija rrethore me rreze 3 njësi dhe
qendër në pikën S(3;y;3) shtrihet në rrafshin
T(6;5;). Vizato projeksionet shoqëruese të vijës
rrethore (vizatim 4.46).
Rrafshin T e rrëzojmë në rrafshin 2, duke e
rrotulluar rreth gjurmës t2. Atëherë gjurma t1 do të
përputhet me boshtin-x. Së pari e gjejmë pikën
(S), e pastaj me rreze të dhënë vizatojmë vijën rre-
thore, me çka e fitojmë vijën rrethore në pozitën e
rrëzuar. Pastaj tërheqim dy diametra reciprokisht
normal (A)(B) dhe (C)(D), ashtu që diametri (A)(B)
është paralel me gjurmën t2, ndërsa diametri (C)
(D) është normal me gjurmën t2. Këto diametra i
kthejmë prapa në projeksionin e parë dhe të dytë
në mënyrë të përshkruar më parë dhe i fitojmë
boshtet e elipsës.
Vizatimi 4.46 Elipsën e vizatojmë me njërën nga konstruk-
sionet e elipsës ose me kthim prapa të numrit
mjaft të madh të pikave të elipsës.
Detyra 6. Vizato projeksionet shoqëruese
të drejtkëndëshit ABCD i cili shtrihet në rrafshin
T(;5;6), nëse A(2,5;y;1), brinja AB është e gjatë
4 njësi dhe formon kënd 30o me gjurmën t3, ndër-
sa brinja BC është e gjatë 3 njësi (vizatimi 4.37).

70
Rrafshet

Kur rrafshi është rrafsh i tretë projektues, siç


është rasti me rrafshin T, rrafshin e rrëzojmë në 3.
Pasi që ta fitojmë pikën Ao, nga kushtet e dhënë
në detyrë vizatojmë drejtkëndëshin AoBoCoDo në
pozitë të rrëzuar, e pastaj e gjejmë projeksionin e
parë A’B’C’D’ dhe projeksionin e dytë A”B”C”D” të
drejtkëndëshit, në mënyrë të ngjashme siç është
përshkruar në kapitullin paraprak, ku kemi shem-
bull për rrëzimin e rrafshit të tretë projektues.

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato madhësinë e vërtetë të trekëndëshit ABC


i cili shtrihet në rrafshin T(7;;6), nëse: A(0;4;z),
B(2;1;z) dhe C(5;3;z).
Vizatimi 4.47 2. Pika A është kulm i pesëkëndëshit të rregullt
ABCDE me brinjë 3cm, i cili shtrihet në rrafshin
T(5;5;). Vizato projeksionet e pesëkëndëshit,
nëse brinja AB është paralele me rrafshin 1.
3. Pika M(4;y;4) është qendra e vijës rrethore të
jashtëshkruar rreth gjashtëkëndëshit me brinjë
3cm. Vizato projeksionet e gjashtëkëndëshit,
nëse ai shtrihet në rrafshin T(;8;8).
4. Vizato projeksionet e vijës rrethore me qendër
në pikën S(4;3;z) e cila shtrihet në rrafshin T(7;;6)
dhe e takon 2.

4.10. TRUPAT GJEOEMTRIK TË CILAT ME


BAZË SHTRIHEN NË RRAFSHET
PROJEKTUESE

Në këtë kapitull do të vizatojmë projeksionet


e trupave gjeometrik baza e të cilëve është në
rrafshet projektuese. Me disa shembuj do ta ilus-
trojmë ecurinë e zgjidhjes së detyrave të këtilla.
Detyra 1. Vizato projeksionet e piramidës së
drejtë të rregullt, baza ABCD e së cilës shtrihet
në rrafshin e parë projektues T dhe tehu i bazës
AB me rrafshin 1 formon kënd prej 30o (vizatimi
4.48).
Nga pika Ao, nën kënd prej 30o kah gjurma t1
e bartim madhësinë e vërtetë të tehut të bazës AB
dhe i fitojmë AoBo. Konstruktojmë katrorin AoBoCoDo
dhe i tërheqim diagonalet me çka e fitojmë pikën
So, e cila është rrënza e lartësisë së piramidës.

71
Rrafshet

Pastaj vizatojmë projeksionin e parë A’B’C’D’ dhe


projeksionin e dytë A”B”C”D” të bazës. Po ashtu,
e gjejmë projeksionin e parë S’ dhe të dytë S” të
pikës S, në mënyrë paraprakisht të përshkruar.
Pasi që lartësia është normal në bazë, ndër-
sa baza shtrihet në rrafshin T, nga S’ normal në
gjurmën t1 tërheqim normalen n’, ndërsa nga S”
normal në t2 tërheqim normalen n”.
Lartësia e piramidës SV është paralel me
1, kështu në projeksionin e parë projektohet në
madhësi të vërtetë. Prandaj nga S’ në n’ bartim
gjatësinë e lartësisë SV dhe fitojmë projeksionin e
parë V’ të majës V. Projeksioni i dytë V” fitohet kur
nga V’ ngrehet normalja në boshtin-x deri te prerja
me n”. Nëse V e lidhim me kulme tjera të bazës
fitojmë projeksionet e piramidës.
Në projeksion të parë do të jetë e dukshme
kontura dhe tehu C’V’, pasi që pika C është më e
lartë në drejtim të shikimit, ndërsa pika A është më
e ulët, prandaj tehu A’V’ do të jetë i padukshëm.
Në projeksion të dytë do të jetë e dukshme
kontura dhe tehu D”V”, ndërsa tehu B”V” do të
Vizatimi 4.48 jetë i padukshëm, pasi që pika B është më e lar-
guar nga drejtimi i shikimit.
Detyra 2. Vizato projeksionet e prizmës së
drejtë me tehe të bazës AB, CD dhe lartësi h, e
cila me bazë shtrihet në rrafshin e parë projektues
T, ndërsa tehu i bazës AB me rrafshin 2 formon
kënd prej 30o (vizatimi 4.49).
Rrafshin T do ta rrëzojmë në 2 duke e rrotul-
luar rreth gjurmës t2.
Nga pika (A) nën kënd prej 30o kah gjurma t2
e bartim tehun e bazës AB, e pastaj e vizatojmë
drejtkëndëshin (A)(B)(C)(D), gjegjësisht madhës-
inë e vërtetë të bazës. Pastaj e vizatojmë pro-
jeksionin e parë A’B’C’D’ dhe projeksionin e dytë
A”B”C”D” të bazës. Nga projeksioni i dytë i kul-
meve të bazës vizatojmë normale kah gjurma t2,
ndërsa nga projeksioni i parë i kulmeve të bazës
vizatojmë normale kah gjurma t1. Lartësia në pro-
jeksion të parë projektohet në madhësi të vërtetë,
prandaj në normalet në projeksion të parë bartim
lartësinë h, me çka i fitojmë kulmet e bazës së
sipërme të prizmit në projeksion të parë. Nëse
nga ato ngrehim ordinale deri te prerja me nor-
Vizatimi 4.49 male përkatëse në projeksion të dytë, do ti fito-

72
Rrafshet

jmë projeksionet e dyta të kulmeve të bazës së


sipërme të prizmit.
Në projeksion të parë do të jetë e dukshme
kontura dhe tehu B’B1’, pasi që është më i lartë
në drejtim të shikimit, ndërsa tehu D’D1’ nuk do
të jetë i dukshëm pasi që është më i ulët në
drejtim të shikimit.
Në projeksion të dytë do të jetë e dukshme
kontura dhe tehu C”C1”. Pika më e largët në
drejtim të shikimit është pika A, prandaj të gjitha
tehet të cilat ajo i lidh janë të padukshëm.
Detyra 3. Vizato projeksionet e prizmit së
drejtë të rregullt gjashtëkëndore me teh të bazës
AB dhe lartësi H, i cili me bazë shtrihet në rraf-
shin e dytë projektues T dhe pika S është qen-
dra e vijës rrethore të jashtëshkruar rreth gjash-
tëkëndëshit (vizatimi 4.50).
Rrafshin T e rrëzojmë në 2 dhe e fitojmë
pikën So. Pastaj vizatojmë njërën nga pozitat e
mundshme të rrëzuara AoBoCoDoEoFo të gjash-
tëkëndëshit ABCDEF, e pastaj këto kulme i kthe-
jmë mbrapa në projeksionin e parë dhe të dytë,
me çka fitojmë projeksionin e parë A’B’C’D’E’F’
dhe të dytë A”B”C”D”E”F” të bazës së prizmit.
Në normalet e ngritura nga projeksionet e
Vizatimi 4.50
dyta të kulmeve në t2 bartim madhësinë e vërtetë
të lartësisë, kështu fitojmë projeksionet e dyta të
kulmeve të bazës së sipërme të prizmit. Pastaj e
gjejmë projeksionin e parë të bazës së sipërme.
Në projeksion të parë do të jetë e dukshme
kontura dhe tehet të cilat i lidhin pikat C1’ dhe
D1’ pasi që pikat C1 dhe D1 janë më të larta në
drejtim të shikimit. Pikat A dhe F janë më të ulë-
ta, kështu projeksionet e para të teheve të cilat
ato i lidhin do të jenë të padukshme.
Në projeksion të dytë do të jetë e dukshme
kontura dhe tehet E”E1” dhe F”F1”, pasi që janë
më të afërta në drejtim të shikimit. Pikat B dhe C
janë më të largëta në drejtim të shikimit, kështu
projeksionet e teheve të cilat ato i lidhin do të
jenë të padukshme.
Detyra 4. Vizato projeksionet e cilindrit të
drejtë, me rreze të dhënë, lartësi dhe qendër të
bazës S, e cila shtrihet në rrafshin e dytë projek-
tues T (vizatimi 4.51).

73
Rrafshet

Pasi që ta rrëzojmë rrafshin T, së bashku


me pikën S, vizatojmë vijën rrethore me rreze të
dhënë me qendër në (S). Tërheqim dy diametra
të atillë që (A)(B) është paralel me gjurmën t1
dhe (C)(D) është normal në gjurmën t1. E gje-
jmë projeksionin e parë A’B’ dhe C’D’ dhe pro-
jeksionin e dytë A”B” dhe C”D”. Në projeksionin
e parë e vizatojmë elipsën me ndonjë konstruk-
sion të njohur ose me zgjedhje të një numri mjaft
të madh të pikave të elipsës.
Pasi që lartësia në projeksionin e dytë pro-
jektohet në madhësi të vërtetë, e bartim në nor-
malen e ngritur nga S” dhe fitojmë S1”. Projek-
sioni i dytë i bazës së sipërme dhe poshtme janë
segmente me gjatësi të barabartë me diametrin
e rrethit, prej të cilëve i poshtmi do të shtrihet në
gjurmën t2, ndërsa i sipërmi është paralel me të.
Pastaj tërheqim gjeneratrisa të konturës C”C1”
dhe D”D1”.
Vizatimi 4.51 Pas vizatimit të projeksionit të parë të bazës
së sipërme të cilindrit dhe tërheqjes së gjener-
atrisave të konturës A’A1’ dhe B’B1’, do ta për-
caktojmë dukshmërinë e cilindrit. Në projeksion
të parë do të jetë e dukshme kontura dhe baza
e sipërme e cilindrit. Kufiri i sipërfaqes së duk-
shme dhe të padukshme të cilindrit do të jenë
gjeneratrisat A’A1’ dhe B’B1’.
Në projeksion të dytë kontura e cilindrit do
të jetë e dukshme, ndërsa kufiri i sipërfaqes së
dukshme dhe të padukshme të cilindrit do të
jenë gjeneratrisat C’’C1’’ dhe D’’D1’’.
Detyra 5. Vizato projeksionet e prizmës së
drejtë të rregullt trefaqësore me lartësi h, nëse
njëra bazë e saj ABC shtrihet në rrafshin e tretë
projektues T (vizatimi 4.52).
Rrafshin T e rrëzojmë në 3. Pas vizatimit të
pozitës së rrëzuar AoBoCo të bazës së prizmës
e cila shtrihet në rrafshin T, këto pika i kthejmë
mbrapa në projeksion të parë A’B’C’, projek-
sion të dytë A”B”C” dhe në projeksion të tretë
A’’’B’’’C’’’.
Pasi që tehet anësore janë normal në rraf-
shin T, ato në projeksion të tretë do të projekto-
hen në madhësi të vërtetë. Prandaj në normale
të ngritura nga A’’’B’’’C’’’ në gjurmën t3 e bartim
Vizatimi 4.52 lartësinë e prizmës h me çka fitohen projeksionet
e treta të kulmeve të bazës së sipërme, e cila në

74
Rrafshet

projeksion të tretë do të projektohet si segment,


ndërsa baza e poshtme do të jetë në t3.
Projeksioni i parë A1’B1’C1’ i bazës së
sipërme të prizmës do të jetë në normale të tër-
hequra nga A’B’C’ në gjurmën t1.
Projeksioni i dytë A1”B1”C1” i bazës së
sipërme të prizmës do të jetë në normale të tër-
hequra nga A”B’C” në gjurmën t2.
Në projeksion të parë kontura e prizmës do
të jetë e dukshme, ndërsa tehet të cilat i lidh pika
A’ do të jenë të padukshëm, pasi që pika A është
më e ulët në drejtim të shikimit.
Në projeksion të dytë kontura e prizmës do
të jetë e dukshme, ndërsa i padukshëm do të
jetë tehu B”C”, pasi që tehu BC është më i lar-
guar në drejtim të shikimit.
Në projeksion të tretë kontura e prizmës dhe
tehu B’’’B1’’’ do të jenë të dukshëm, pasi që tehu
B’B1’ është më i afërt në drejtim të shikimit.

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato projeksionet e kubit me teh të bazës 3


njësi, nëse njëra faqe anësore e tij shtrihet në
rrafshin e parë projektues T dhe tehu i bazës me
rrafshin 1 formon kënd prej 45o.
2. Vizato projeksionet e piramidës së drejtë me
tehe të bazës AB, CD dhe lartësi h, e cila me
bazë shtrihet në rrafshin e parë projektues T,
ndërsa tehu i bazës AB me rrafshin 2 formon
kënd prej 60o.
3. Vizato projeksionet e piramidës së drejtë të
rregullt gjashtëkëndore me teh të bazës 2 njësi
dhe lartësi 5 njësi, baza e së cilës shtrihet në
rrafshin e dytë projektues T. Pika S(8;6;7) është
qendra e vijës rrethore të jashtëshkruar rreth
gjashtëkëndëshit.
4. Vizato projeksionet e cilindrit të drejtë
barabrinjës me rreze 3 njësi dhe qendër të
bazës S(7;6;5) me të cilën shtrihet në rrafshin e
dytë projektues T.
5. Vizato projeksionet e prizmit të drejtë të rreg-
ullt katërkëndore me teh të bazës 3 njësi dhe
lartësi 5 njësi, baza e së cilës shtrihet në rrafshin
e tretë projektues T.

75
Rrafshet

76
Tërësia tematike

5. TRANSFORMIMI

Në këtë tërësi tematike nxënësi mund:

■ ta mësojë transformimin e pikës,


drejtëzës dhe trupave gjeometrikë
■ ta mësoj transformimin e trupave nga
praktika
Transformimi

TËRËSIA TEMATIKE
5. TRANSFORMIMI

5.1. Koncepti për transformim


5.2. Transformimi i pikës
5.3. Transformimi i figurave gjeometrike
5.4. Transformimi i trupave gjeometrikë

78
Transformimi

5. TRANSFORMIMI

5.1. KONCEPTI PËR TRANSFORMIM

Disa objekte janë të bëra ashtu që projeksio-


ni i tyre i tretë më lehtë mund të vizatohet nëse
rrafshi i projeksionit 3 nuk është normal në të dy
rrafshe të projeksionit 1 dhe 2, por është nor-
mal vetëm në rrafshin 1 ose vetëm në rrafshin
2. Rrafshi i tillë i projeksionit 3 i cili është i ven-
dosur anash nga objekti quhet rrafshi i trans-
formimit, ndërsa projeksioni normal i objektit në
atë rrafsh quhet projeksioni i transformuar.
Procedura për futjen e rrafsheve të reja dhe
përcaktimin e projeksioneve në to quhet trans-
formim.
Me ndihmën e transformimit disa lëndë te-
knike më lehtë mund ti vëmë në dukje. Po ashtu
ka edhe detyra teknike të cilat më lehtë mund të
zgjidhen nëse rrafsheve 1 dhe 2 i shtohet rraf-
shi i projeksionit 3 i cili është normal vetëm në
njërin prej tyre, e përpos kësaj ka ndonjë pozitë
të veçantë ndaj disa elementeve të detyrës të
cilën duhet ta zgjidhim.

5.2. TRANSFORMIMI I PIKËS

Te transformimi i pikës do ti shqyrtojmë de-


tajisht tre raste në varësi nga pozita e rrafshit të
transformimit.
 Rrafshi i transformimit 3 le të jetë normal
vetëm në rrafshin 1.
Në vizatim 5.1 janë paraqitur rrafshe të pro-
jeksionit 1 dhe 2, pika A në hapësirë zë bashku
me projeksionin e saj të parë A’ dhe atë të dytë
A”. Rrafsheve 1 dhe 2 i është shtuar edhe rraf-
shi i transformimit 3 i cili është normal në 1,
ndërsa me 2 formon kënd 2. Ai e pret rrafshin
1 në drejtëz e cila është e shënuar me 1x3.
Nëse nga pika A tërheqim normale në rraf-
shin e transformimit 3 atëherë rënza e saj A’’’
është projeksion i transformuar ose transformim
i pikës A në rrafshin 3 i cili është normal vetëm në
Vizatimi 5.1 rrafshin 1. Rrafshin të cilin e përbëjnë normalet
AA’ dhe AA’’’, të lëshuar nga pika A në 1 dhe në

79
Transformimi

2 është normal në boshtin-1x3 në të cilin priten


ato dy rrafshe. Nëse ai rrafsh e pret boshtin-1x3
në pikën K, atëherë segmentet A’K dhe A’’’K
janë normal në atë bosht. Nga drejtkëndëshat
AA’KA’’’ dhe AA’AxA” rrjedh KA III A ' A A x A ",
III
gjegjësisht KA A x A ".
Largesa e projeksionit A’’’ të pikës A nga
boshti-1x3 është e barabartë me largesën e
projeksionit të dytë A” të pikës A me bosh-
tin-x.
Nëse tani rrafshin e transformimit 3 e rrëzo-
jmë rreth boshtit-1x3 në anën e majtë të rrafshit
1 atëherë pika A’’’ e rrafshit 3 përshkruan në
drejtim të akrepave të orës çerekun e vijës rre-
thore te e cila pika K është qendër dhe bie në 1
në pikën A’’’ e cila me pikën A’ është në normalen
e tërhequr nga A’ kah boshti-1x3. Kështu fituam
projeksionet e reja A’ dhe A’’’ të pikës A, siç ishin
më parë A’ dhe A” projeksionet e pikës A.
Detyra 1. Janë dhënë projeksioni i parë A’
dhe projeksioni i dytë A” i pikës A. Vizato trans-
formimin e pikës A nëse rrafshi i transformimit
Vizatimi 5.2 është normal në 1 ndërsa me rrafshin 2 formon
kënd prej 60o (vizatimi 5.2).
Nga projeksioni i parë A’ i pikës A tërheqim
normalen në boshtin e ri 1x3 i cili me boshtin-
x formon kënd prej 60o. Në atë normale duhet
ta jetë transformimi A’’’ i cili fitohet nga kushti
KA III A x A " z.
 Le të jetë rrafshi i transformimit 3 normal
vetëm në rrafshin 2.
Në vizatimin 5.3 janë paraqitur rrafshe të
projeksionit 1 dhe 2, si dhe pika A me pro-
jeksionet e veta A’ dhe A”. Përpos kësaj është
dhënë rrafshi i transformimit 3 i cili është nor-
mal në rrafshin 2, ndërsa me rrafshin 1 formon
kënd 1. Drejtëza në të cilën priten rrafshet 2
dhe 3 është shënuar me 2x3. Rrëza e normales
së lëshuar nga pika A në rrafshin 3 është pro-
jeksioni i transformuar A’’’ i pikës A në rrafshin e
transformimit 3 i cili është normal vetëm në 2.
Rrafshi i normaleve AA” dhe AA’’’ të lëshuar nga
Vizatimi 5.3 A në 2 dhe në 3 është normal në boshtin-2x3 në
të cilin priten ato dy rrafshe.
Nëse ai rrafsh e pret boshtin-2x3 në pikën
L atëherë segmentet A”L dhe A’’’L janë normal

80
Transformimi

në atë bosht. Nga drejtkëndëshat AA”LA’’’ dhe


III
AA’AxA” rrjedh LA A " A A x A, gjegjësisht
III
LA A x A.

Largesa e projeksionit A’’’ të pikës A nga


boshti-2x3 është e barabartë me largesën e
projeksionit të parë A’ të pikës A me boshtin-x.
Nëse tani rrafshin e transformimit 3 e rrëzo-
jmë rreth boshtit-2x3 në anën e majtë të rrafshit
2 atëherë pika A’’’ e rrafshit 3 përshkruan në
drejtim të akrepave të orës çerekun e vijës rre-
thore te e cila pika L është qendër dhe bie në
2 në pikën A’’’ e cila me pikën A” është në nor-
malen e tërhequr nga A” kah boshti-2x3.
Detyra 2. Janë dhënë projeksioni i parë A’
dhe projeksioni i dytë A” i pikës A. Vizato trans-
formimin e pikës A, nëse rrafshi i transformimit
është normal në 2 ndërsa me rrafshin 1 formon
kënd prej 60o (vizatimi 5.4).
Nga projeksioni i dytë A” i pikës A tërheqim
normalen në boshtin e ri 2x3 i cili me boshtin-
x formon kënd prej 60o. Në atë normale duhet
ta jetë transformimi A’’’ i cili fitohet nga kushti
Vizatimi 5.4 LA III A x A ' y.
Në vizatimin 5.2 dhe në vizatimin 5.4 rraf-
shi i rrëzuar i transformimit është kufizuar me
drejtkëndësh njëra brinjë e të cilit është në bosh-
tin 1x3, gjegjësisht në boshtin-2x3.
 Le të jetë rrafshi i transformimit 4 normal
në rrafshin 3.
Në vizatimin 5.5 janë paraqitur rrafshe të
projeksionit 1 dhe 2, pika A në hapësirë, si
dhe projeksioni i saj i parë A’ dhe ai i dytë A”.
Pastaj është paraqitur rrafshi i transformimit 3 i
cili është normal në rrafshin 1 dhe projeksioni i
transformuar A’’’ i pikës A në atë rrafsh. Në fund
është paraqitur edhe rrafshi i transformimit 4 i
cili është normal vetëm në 3 dhe atë e pret në
boshtin-3x4. Rënza e normales së lëshuar nga
pika A e rrafshit 4 është projeksion i transformu-
ar AIV i pikës A. Rrafshi i përcaktuar me normalet
AA’’’ dhe AAIV të lëshuar nga pika A në 3 dhe
Vizatimi 5.5 në 4 është normal në boshtin-3x4, prandaj seg-
mentet A’’’J dhe AIVJ janë normal në atë bosht.
Nga drejtkëndëshat AA””JAIV dhe AA’’’KA’ rrjedh
IV
JA IV A " IA KA ', gjegj`sisht JA KA '.

81
Transformimi

Largesa e projeksionit AIV të pikës A nga


boshti-3x4 është e barabartë me largesën e
projeksionit të parë A’ të pikës A me boshtin
1x 3.

Nëse tani rrafshin e transformimit 4 e rrë-


zojmë rreth boshtit-3x4 përpjetë në rrafshit 3
atëherë pika AIV e rrafshit 4 përshkruan në
drejtim të akrepave të orës çerekun e vijës rre-
thore te e cila pika J është qendër dhe bie në
3 në pikën AIV e cila me pikën A’’’ gjendet në
drejtëz nëpër pikën A’’’ normal në boshtin-3x4. Në
fund rrafshin e transformimit 3 së bashku me
pikat A’’’ dhe AIV e rrëzojmë rreth boshtit-1x3 në
anën e djathtë të rrafshit 1, si në vizatimin 5.1.
Detyra 3. Janë dhënë projeksioni i parë A’
dhe projeksioni i dytë A” i pikës A dhe boshtet 1x3
Vizatimi 5.6 dhe 3x4. Vizato projeksionet e transformuar A’’’
dhe AIV të pikës A (vizatimi 5.6).
Së pari vizatohet transformimi A’’’ i asaj pike
si në vizatimin 5.2, e pastaj nga pika A’’’ tërhiqet
normalja në boshtin-3x4. Pastaj gjendet pika AIV,
ashtu që JA IV KA' u.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model nga kartoni të rrafsheve të pro-


jeksionit. Preje një pjesë nga kartoni në formë të
drejtkëndëshit e cila do ta prezantojë rrafshin e
transformimit. Merr një top prej tape dhe nëpër
të kalo një gjilpërë. Gjilpërën ngule ortogonal në
rrafshin e transformimit i cili është normal vetëm
në:
a) rrafshin horizontal,
b) rrafshin vertikal,
e pastaj rrëzoje. Nëse topin e paramendojmë si
pikë në hapësirë, përcakto projeksionin e saj të
transformuar.
2. Vizato transformimin e pikës A, të dhënë me
projeksionet shoqëruese A’ dhe A”, nëse rrafshi i
transformimit është:
a) normal në 1 ndërsa me 2 formon kënd prej
45o.
b) normal në 2 ndërsa me 2 formon kënd prej
30o.

82
Transformimi

5.3. TRANSFORMIMI I FIGURAVE


GJEOMETRIKE

Në vizatimin 5.7 janë dhënë projeksionet e


segmentit AB. Pastaj është vendosur boshti-1x3
në të cilin priten rrafshet 1 dhe rrafshi i trans-
formimit 3 i cili është normal vetëm në rrafshin
e projeksionit 1.
Konstruktimi i transformimit të segmentit
kryhet në mënyrë të paraqitur në kapitullin para-
prak për secilën pikë të skajshme të segmentit,
për shembull, ’AIII A 1x3, KA III A x A " etj. Trans-
formimi i segmentit AIIIBIII e fitojmë me lidhjen
e transformimeve AIII dhe BIII të pikave të ska-
jshme.
Në veçanti, nëse rrafshi i transformimit ësh-
të paralel me segmentin AB atëherë segmenti
në projeksion të transformuar do të paraqite në
madhësi të vërtetë.
Në vizatimin 5.8 janë dhënë projeksionet e
Vizatimi 5.7 drejtëzës a=AB. Është vendosur boshti-1x3 në të
cilin priten rrafshet 1 dhe rrafshi i transformimit
3 i cili është normal vetëm në rrafshin e projek-
sionit 1.
Konstruktimi i transformimit të drejtëzës
kryhet me transformimin e dy pikave të çfarë-
doshme A dhe B të drejtëzës, në mënyrë të
paraqitur në kapitullin paraprak, për shembull,
’AIII A 1x3, KA III A x A " etj, Transformimin e
drejtëzës a’’’ e fitojmë me lidhjen e projeksion-
eve të transformuar AIII dhe BIII të dy pikave të
zgjedhura, gjegjësisht aIII=AIIIBIII.
Në veçanti, nëse rrafshi i transformimit ësh-
të paralel me drejtëzën a=AB atëherë në projek-
sion të transformuar mund të zgjidhim probleme
të lidhura me largesën.
Në vizatim 5.9 janë dhënë projeksionet e
trekëndëshit ABC i cili është paralel me rrafshin
1. Është vendosur boshti-2x3 në të cilin priten
rrafshet 2 dhe rrafshi i transformimit 3 i cili ësh-
të normal në rrafshin 2.
Vizatimi 5.8
Konstruktimi i transformimit të trekëndëshit
kryhet në mënyrë të paraqitur në kapitullin para-
prak për secilin kulm të trekëndëshit, për shem-
bull, ”AIII A 2x3, LA III A x A ' etj.

83
Transformimi

Transformimin e trekëndëshit e AIIIBIIICIII fito-


jmë me lidhjen e projeksioneve të transformuar
AIII, BIII dhe CIII të kulmeve të trekëndëshit.

Pyetje dhe detyra:

1. Me ndihmën e transformimit cakto madhësinë


e vërtetë të segmenteve dhe këndet e tyre të
pjerrësisë:
a) AB[A(1;3;4),B(4;1;0)]
b) CD[C(2;1;2),D(5;6;1)].
2. Me ndihmën e transformimit cakto largesën e
pikës A me segmentin BC, nëse:
a) A(3;1;1), BC[B(1;5;1),C(5;2;5)]
b) A(3;1;5), BC[B(0;1;2),C(4;5;2)].
3. Me ndihmën e transformimit cakto largesën
mes drejtëzave paralele a dhe b, nëse:
a) a=AB[A(1;3;1),B(5;6;1)]
b=CD[C(4;2;3),D(x;y;z)]
Vizatimi 5.9 b) a=AB[A(1;3;1),B(4;2;4)]
b=CD[C(4;4;4),D(x;y;z)].
4. Me ndihmën e transformimit cakto largesën
mes drejtëzave shmangëse, a=AB dhe b=CD,
për A (1;3;1), B(4;2;4), C(0;2;6), D(5;5;4).

5.4. TRANSFORMIMI I TRUPAVE


GJEOMETRIKË

Në vizatimin 5.10 janë dhënë projeksionet


e kubit i cili është në pozitë frontale, me bazë të
poshtme ABCD dhe bazë të sipërme A1B1C1D1.
Pastaj është vendosur boshti-1x3 në të cilin priten
rrafshet 1 dhe rrafshi i transformimit 3 i cili ësh-
të normal vetëm në rrafshin e projeksionit 1.
Konstruktimi i transformimit të kubit kry-
het në mënyrë të paraqitur në kapitullin parap-
rak, për shembull ’AIII A 1x3, KA III A x A " etj. Ai
transformim do të ishte i njëjtë me projeksionin
e dytë të kubit kur ai nuk do të gjendej në pozitë
frontale. Kur kubi shikohet në drejtim të projek-
timit normal në rrafshin 3 - projeksioni i parë në
atë drejtim të projektimit në vizatim është shënu-
ar me s3’ – atëherë gjatë atij transformimit shi-
hen tehet AA1, BB1 dhe CC1, ndërsa nuk shihet
tehu DD1. Nëse dëshirojmë të fitojmë përfytyr-

84
Transformimi

Vizatimi 5.10

imin real të kubit do të përdorim edhe rrafshin e


transformimit 4 i cili është normal në rrafshin e
transformimit 3 dhe e pret në boshtin 3x4.
Nga secili kulm i projeksionit të transformuar
të kubit, do të tërheqim normale në boshtin-3x4
dhe nga boshti-3x4 do ta bartim largesën e pro-
jeksionit të parë të atij kulmi nga boshti-1x3, për
shembull JA IV A ' K. etj. Nëse kubin e shiko-
jmë në drejtim të projektimit normal në rrafshin
4 –projeksioni i tretë në drejtim të projektimit i
shënuar në vizatim me s4’’’ – do ta shohim bazën
e tij të poshtme ABCD dhe tehet BB1, CC1 dhe
DD1, e nuk do ta shohim bazën e tij të sipërme
A1B1C1D1 dhe tehun AA1. Projeksioni i katërt i ku-
bit lë përshtypje se kubin e shikojmë nga poshtë
dhe nga ana e tij e djathtë.
Nga shembulli paraprak vërejtëm se duhet
të përdorim dy rrafshe të transformimit për të fit-
uar pasqyrën e kubit i cili është dhënë në pozitë

85
Transformimi

frontale, ndërsa nga projeksioni i parë dhe i dytë


i kubit që nuk është në pozitë frontale mundemi
edhe me një rrafsh të transformimit ta fitojmë
pasqyrën e tij.
Kështu në vizatimin 5.11 në raport P=1:10
janë vizatuar projeksioni i parë dhe i dytë të trupit
prizmatik i cili nuk është në pozitë frontale, prandaj
edhe pasqyra e tij është konstruktuar vetëm me
ndihmën e një rrafshi të transformimit. Rrafshi i
transformimit 3 është vendosur normal në rraf-
shin 1 dhe formon kënd prej 45o me rrafshin 2.
Konstruktimi i transformimit është kryer
në mënyrë vijuese. Së pari kulmet e bazës së
përparme në projeksion të parë dhe të dytë i
shënojmë me numra prej 1 deri 7, pastaj nga
projeksioni i parë dhe i dytë i secilit kulm e gje-
jmë transformimin e tij. Për shembull, pika e
caktuar 1’’’ është në ordinale prej 1’ normal në
boshtin-1x3, e me ndihmën e relacionit 11’’’=1x1”.
Vizatimi 5.11 Kur ti lidhim transformimet e të gjitha atyre kul-
meve me radhë fitohet transformimi i bazës së
përparme. Nga transformimi i bazës së pasme
mjafton të përcaktojmë transformimin e një kulmi
të tij. Është përcaktuar transformimi 8’’’ i pikës 8
e cila me pikën 1 formon tehun anësor 18, trans-
formimi i të cilit është 1’’’8’’’. Pasi që të gjitha
tehet anësore të trupit janë paralele dhe të bara-
barta edhe transformimet e tyre duhet të jenë të
barabartë dhe mes vete paralele. Pas vizatimit
të transformimeve të të gjitha shtatë teheve anë-
sore të bazës dhe pas lidhjes së pikave të tyre të
skajshme me radhë do të fitojmë transformimin
e bazës së pasme.
Me zgjedhjen e atillë të pozitës së trupit dhe
të pozitës së rrafshit të transformimit, transformi-
mi krijon një përfytyrim hapësinor sikur trupin ta
shikojmë prej lartë nga ana e tij e majtë.
Në vizatim 5.12 janë dhënë projeksionet e
konit rrotullues baza e të cilit është paralel me
rrafshin 1. Duhet të konstruktojmë transformim-
in e konit në rrafshin 3 i cili është normal në
rrafshin 2, i vendosur njëherë në anën e djathtë
e herën e dytë në anën e majtë të konit.
Boshtet-2x3 reciprokisht janë paralele, e kjo
do të thotë se në rrafshin 3 reciprokisht janë
normale. Konstruktimi transformimit të pikave të

86
Transformimi

Vizatimi 5.12

caktuara të konit kryhet në mënyrë të paraqitur


në kapitullin e para prak, për shembull VIIVIII2x3,
KV III B x B' dhe LV III Vx V '. .
Për ta fituar boshtin e vogël dhe të madh të
elipsës e cila është transformimi i vijës rrethore
të bazës, projeksionet e dy diametrave të vijës
rrethore i shënojmë me AB dhe CD, prej të cilëve
diametri AB është paralel me 3, ndërsa diametri
CD është normal në diametrin AB. Transformimi
i diametrit AB është boshti i madh AIIIBIII, ndërsa
transformimi i diametrit CD është boshti i vogël
CIIIDIII i elipsës. Tangjentet e tërhequra nga VIII e
elipsës e mbyllin transformimin e konit.
Duke pasur parasysh se rrafshet 3 janë
reciprokisht paralel, konturat e atyre transformi-

87
Transformimi

meve janë
 të puthitshëm, me
   
 atë   
ndryshim që
S
në transformimin e konit në rrafshin 3 nga ana
e djathtë e tij baza është e dukshme, ndërsa në
transformimin e konit në rrafshin 3 nga ana e
majtë e tij baza është e padukshme.

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato transformimin e piramidës të paraqitur


në vizatimin 5.13, nëse rrafshi i transformimit 3
është normal në rrafshin 2, ndërsa boshti-2x3
është vendosur paralel me A”V” dhe atë nga:
a) ana e majtë e projeksionit të dytë të piramidës,
b) ana e djathtë e projeksionit të dytë të pira-
midës.
Vizatimi 5.13 2.Vizato transformimin e cilindrit rrotullues të
paraqitur në vizatimin 5.14, nëse rrafshi i trans-
formimit 3 është normal në rrafshin 2, ndërsa
boshti-2x3 është vendosur paralel me S1”S2” dhe
atë nga:
a) ana e majtë e projeksionit të dytë të cilindrit,
b) ana e djathtë e projeksionit të dytë të cilindrit.
3. Në raport P=1:1 vizato projeksionin e parë të
objektit të paraqitur në:
a) Vizatimin 5.15a b) Vizatimin 5.15b
c) Vizatimin 5.15c,
nëse dy tehet e tij të bazës me boshtin-x for-
mojnë kënd prej 30o. Pastaj konstrukto trans-
formimin e tij, nëse rrafshi i transformimit 3 ësh-
të normal në rrafshin 2, ndërsa boshti-2x3 me
boshtin-x formon kënd prej 60o dhe gjendet nga
ana e majtë e projeksionit të dytë të objektit.
Vizatimi 5.14

Vizatimi 5.15 (a) Vizatimi 5.15 (b) Vizatimi 5.15 (c)

88
Tërësia tematike

6. RRAFSHI I PËRGJITHSHËM

Në këtë tërësi tematike nxënësi mund:

■ t’i thellojë njohuritë e veta për


hapësirën dhe paraqitjen e formave
më të ndërlikuara hapësinore me
lidhjet e tyre reciproke,
■ të mësojë këto metoda t’i zbatojë në
formë praktike,
■ të mësojë ta përcaktojë prerjen e
rrafsheve,
■ të mësojë ta përcaktojë depërtimin e
drejtëzës në rrafsh,
■ të mësojë kur pika dhe drejtëza
shtrihen në rrafshin e përgjithshëm,
■ t’i mësojë bashkë-gjurmët,
■ të mësojë t’i përcaktojë gjurmët e
rrafshit,
■ të mësojë ta rrëzojë rrafshin e
përgjithshëm.
■ t’i mësoj projeksionet e figurave të
rrafshëta që shtrihen në rrafshin e
përgjithshëm
■ të mësoj për drejtëzën normale në
rrafsh
■ të mësoj t’i vizatoj trupat me bazë në
rrafshin e përgjithshëm
Rrafshi i përgjithshëm

TËRËSIA TEMATIKE
6. RRAFSHI I PËRGJITHSHËM

6.1. Pika dhe drejtëza në rrafshin e përgjithshëm


6.2. Bashkë-gjurmët dhe zbatimi i tyre
6.3. Përcaktimi i gjurmëve të rrafshit të dhënë me drejtëza dhe pika
6.4. Prerja e dy rrafsheve
6.5. Depërtimi i drejtëzës në rrafshin e përgjithshëm
6.6. Normalja në rrafshin e përgjithshëm
6.7. Rrëzimi i rrafshit të përgjithshëm
6.8. Figurat gjeometrike që shtrihen në rrafshin e përgjithshëm
6.9. Trupat gjeometrik që me bazë shtrihen në rrafshin e përgjithshëm

90
Rrafshi i përgjithshëm

6. RRAFSHI I PËRGJITHSHËM

6.1. PIKA DHE DREJTËZA NË RRAFSH


TË PËRGJITHSHËM

Në vizatimin 6.1 është paraqitur rrafshi i


përgjithshëm E dhe drejtëza a e cila shtrihet në
të. Drejtëza a i pret gjurmët e1 dhe e2 të rrafshit E
në pikën A1 dhe A2. Në atë rast pika A1është pika e
parë depërtuese, ndërsa pika A2 është pika e dytë
depërtuese e drejtëzës a. Secila drejtëz që shtri-
het në rrafshin E i pret gjurmët e tij në pikat e veta
depërtuese. Sipas kësaj,
drejtëza a shtrihet në rrafshin E nëse dhe
vetëm nëse depërtimi i saj i parë shtrihet në
gjurmën e parë, ndërsa depërtimi i saj i dytë
shtrihet në gjurmën e dytë të rrafshit E.
Me ndihmën e pikave depërtuese në vizatimin
6.1 janë përcaktuar projeksionet shoqëruese a
dhe a” të drejtëzës a. Përpos kësaj për pikën e
çfarëdoshme T të drejtëza a janë vizatuar projek-
sionet e saja shoqëruese T’ dhe T’.
Vizatimi 6.1 Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i parë a’ i drejtëzës a.
Vizato projeksionin e saj të dytë a” (vizatimi 6.2).
Projeksioni i parë a’ i drejtëzës a e pret gjur-
mën e parë e1 në rrafshin E në depërtimin e parë
A1 të drejtëzës a, ndërsa boshti-x në projeksionin
e parë A2’ të depërtimit të dytë A2 të drejtëzës a.
Pastaj me ndihmën e ordinaleve të pikave A1 dhe
A2’ i gjejmë projeksionin e dytë A1” të depërtimit të
parë A1 dhe depërtimin e dytë A2. Projeksioni i dytë
i kërkuar a” i drejtëzës a është drejtëza A1”A2.
Në vizatimin 6.2 janë vizatuar edhe projeksio-
net shoqëruese T’ dhe T” të pikës së çfarëdoshme
T të drejtëzës a.
Vizatimi 6.2 mund të na shërbej edhe për vi-
zatimin e detyrës vijuese.
Detyra 2. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i parë T’ i pikës T e cila
shtrihet në rrafshin E. Vizato projeksioni i dytë T”
të saj.
Nëse paramendojmë se nëpër pikën T kalon
Vizatimi 6.2 cilado drejtëz nga rrafshi E (vizatimi 6.1), atëherë
a’ do të kaloj nëpër t’, ndërsa a” nëpër T’. Për këtë
arsye nëpër pikën T’ tërheqim drejtëz të çfarë-

91
Rrafshi i përgjithshëm

doshme a’ (vizatimi 6.2), e pastaj vizatojmë a”. Në


fund nëpër pikën T’ tërheqim ordinalen, e cila e pret
drejtëzën a” në projeksionin e dytë T” të pikës T.
Detyra 3. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i dytë a” i drejtëzës a.
Vizato projeksionin e parë të saj a’ (vizatimi 6.3).
Projeksioni i dytë a” i drejtëzës a e pret bosh-
tin –x në projeksionin e dytë A1” të depërtimit të
parë A1 të drejtëzës a, ndërsa gjurma e dytë e2 e
rrafshit E në depërtimin e dytë A2 të drejtëzës a.
Pastaj me ndihmën e ordinaleve të tërhequra në
pikat A2 dhe A1” i përcaktojmë depërtimin e parë A1
dhe projeksionin e parë A2’ të depërtimit të dytë A2.
Projeksioni i kërkuar i parë a’ i drejtëzës a është
drejtëza A1A2’.
Detyra 4. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i dytë T” i pikës T e cila
Vizatimi 6.3 shtrihet në rrafshin E. Vizato projeksionin e parë
të saj T’.
Ngjashëm si në detyrën 2, nëse paramen-
dojmë se nëpër pikën T kalon cilado drejtëz nga
rrafshi E (vizatimi 6.1), atëherë a’ do të kaloj nëpër
pikën T’, ndërsa a” nëpër T”. Prandaj nëpër pikën
T” tërheqim drejtëz të çfarëdoshme a” (vizatimi
6.2). e pastaj vizatojmë a’. Në fund nëpër pikën
T” tërheqim ordinalen, e cila e pret drejtëzën a’ në
projeksionin e kërkuar të parë T’ të pikës T.
Detyra 5. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të rraf-
shit E dhe projeksioni i dytë A”B”C” i trekëndëshit
ABC i cili shtrihet në rrafshin E. Vizato projeksionin
e dytë të trekëndëshit (vizatimi 6.4).
Nëse brinjët A”C” dhe A”B” të trekëndëshit
A”B”C” i vazhdojmë, fitojmë projeksionet e dyta
b”=A”C” dhe c”=A”B” të dy drejtëzave ndihmëse b
dhe c të cilat shtrihen në rrafshin E.
Pastaj, sikur te detyra 3 i përcaktojmë projek-
sionet e para të tyre b’ dhe c’, ndërsa në fund me
Vizatimi 6.4 ndihmën e ordinaleve të tërhequra nga pikat A”,
B” dhe C” dhe fitojmë projeksionet e para A’, B’
dhe C’.

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato projeksionin e dytë të drejtëzës a=AB


[A(3;2,5;z),B(5;1;z)] e cila shtrihet në rrafshin
E(10;7;8).
2. Vizato projeksionin e parë të pikës T(5,y,2) e
cila shtrihet në rrafshin E(4;4,5;4).

92
Rrafshi i përgjithshëm

3. Vizato projeksionin e dytë të trekëndëshit


ABC i cili shtrihet në rrafshin E(7;4,5;5), nëse
është dhënë projeksioni i tij i parë [A(2;2;z),
B(3;0,5;z),C(5;1;z)].
4. Vizato projeksionin e parë të trekëndëshit
ABC i cili shtrihet në rrafshin E(10;7;5) nëse
është dhënë projeksioni i tij i dytë [A(1;y;3),
B(2,5;y;4),C(5;y;2)].

6.2. BASHKËGJURMAT DHE ZBATIMI I TYRE

Secila drejtëz në rrafsh e cila është pa-


ralele me njërën gjurmë të tij quhet bashkë-
gjurma.
Dimë se një rrafsh ka tri gjurma, gjurma e
parë, gjurma e dytë dhe gjurma e tretë. Prandaj
dallojmë tre lloje të bashkë-gjurmëve, drejtëzat
të cilat janë paralele me gjurmën e parë të rrafs-
hit, drejtëzat të cilat janë paralele me gjurmën e
dytë të rrafshit dhe drejtëzat të cilat janë paralele
Vizatimi 6.5
me gjurmën e tretë të rrafshit.
Veçmas do t’i shqyrtojmë dy llojet e para të
bashkë-gjurmëve. Në fund do të ndalemi te zba-
timin e tyre në zgjidhjen e detyrave praktike.
Secila drejtëz në rrafsh e cila është pa-
ralele me gjurmën e tij të parë quhet horizon-
tale.
Në një rrafsh ka pafund shumë horizontale.
Në vizatimin 6.5 është paraqitur një horizontale
m në rrafshin E. Depërtimi i saj i dytë M2 gjendet
në gjurmën e dytë e2 të rrafshit, ndërsa depërtimi
i saj i parë është pafundësisht larg në gjurmën e
parë të rrafshit.
Pasi që horizontalja m është paralel me gjur-
mën e parë e1, projeksioni i saj i parë m’ është
paralel me e1, ndërsa projeksioni i saj i dytë m”
është paralel me boshtin-x pasi që ajo është pa-
ralele me rrafshin 1.
Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E. Vizato projeksionet shoqëruese të
horizontales së çfarëdoshme m nga rrafshi E (vi-
zatimi 6.6).
Vizatimi 6.6
Tërheqim drejtëz të çfarëdoshme m’ paralel
me gjurmën e parë e1, deri te prerja e saj me
boshtin-x. Pastaj me radhë i shënojmë, projek-

93
Rrafshi i përgjithshëm

sionin e parë M2’ të depërtimit të dytë M2 të hori-


zontales dhe depërtimin e dytë M2.
Në fund nga pika M2 tërheqim drejtëz m” pa-
ralel me boshtin-x.
Secila drejtëz në rrafsh e cila është pa-
ralele me gjurmën e tij të dytë quhet frontale.
Në një rrafsh ka pafund shumë frontale. Në
vizatimin 6.7 është paraqitur një frontale n në
rrafshin E. Depërtimi i saj i parë N1 gjendet në
gjurmën e parë e1 të rrafshit, ndërsa depërtimi i
saj i dytë është pafundësisht larg në gjurmën e
Vizatimi 6.7 dytë të rrafshit.
Pasi që frontalja n është paralel me gjurmën
e dytë e2, projeksioni i saj i dytë n” është paralel
me e2, ndërsa projeksioni i saj i parë n’ është
paralel me boshtin-x pasi që ajo është paralele
me rrafshin 2.
Detyra 2. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E. Vizato projeksionet shoqëruese të
frontales së çfarëdoshme n nga rrafshi E (viza-
timi 6.8).
Tërheqim drejtëz të çfarëdoshme n” paralel
me gjurmën e dytë e2, deri te prerja e saj me
boshtin-x. Pastaj me radhë i shënojmë, projek-
sionin e dytë N1” të depërtimit të parë N1 të fron-
tales dhe depërtimin e parë N1. Në fund nga pika
N1 tërheqim drejtëz n’ paralel me boshtin-x.
Vizatimi 6.8 Detyra 3. Është dhënë projeksioni i parë A’
i pikës A të rrafshit T me gjurmë t1 dhe t2. Gjeje
projeksionin e dytë të saj A” (vizatimi 6.9).
Nëpër pikën A’ vizatojmë projeksionin e parë
h’ të horizontales h e cila shtrihet në rrafshin T
(h’ është paralel me gjurmën e parë t1 të rrafshit
T), deri te prerja e saj me boshti-x, ku e gjejmë
projeksionin e parë H2’ të depërtimit të dytë H2.
Nga pika H2’ tërheqim ordinalen deri të prerja
me gjurmën e dytë t2 ku e gjejmë depërtimin H2.
Nëpër H2 e vizatojmë projeksionin e dytë h” të
horizontales h. Në fund nëpër pikën A’ tërheqim
ordinalen, e cila e pret horizontalen h” në projek-
sionin e dytë të kërkuar A” të pikës A.
Detyra 4. Është dhënë projeksioni i dytë A”
i pikës A të rrafshit T me gjurmët t1 dhe t2. Gjeje
Vizatimi 6.9 projeksionin e parë të saj A’ (vizatimi 6.10).
Nëpër pikën A” vizatojmë projeksionin e
dytë f” të frontales f e cila shtrihet në rrafshin T

94
Rrafshi i përgjithshëm

(f” është paralel me gjurmën e dytë t2 të rrafshit


T), deri te prerja e saj me boshti-x, ku e gjejmë
projeksionin e dytë F1” të depërtimit të parë F1.
Nga pika F1” tërheqim ordinalen deri të prerja
me gjurmën e parë t1 ku e gjejmë depërtimin F1.
Nëpër F1 e vizatojmë projeksionin e parë f’ të
frontales f. Në fund nëpër pikën A” tërheqim or-
dinalen, e cila e pret frontalen f’ në projeksionin
e parë të kërkuar A’ të pikës A.
Nëse është dhënë figura gjeometrike e cila
shtrihet në rrafshin e dhënë, gjatë përcaktimit të
projeksionit të saj, e përsërisim ecurinë e para-
qitur më lartë për secilin kulm të saj. Prandaj
kemi:
Nëse në një rrafsh të përgjithshëm të
dhënë me gjurma të tij është dhënë njëri pro-
jeksion i pikës ose figurës gjeometrike, pro-
Vizatimi 6.10 jeksioni tjetër i saj përcaktohet thjesht me për-
dorimin e bashkëgjurmave.
Detyra 5. Është dhënë rrafshi T (9;7;6,5)
dhe katërkëndëshi: ABCD [A(1;2;z), B(1;5;z),
C(5;2,5;z), D(4;1;z)] i cili shtrihet në të. Gjeje pro-
jeksionin e dytë të katërkëndëshit. (vizatimi 6.11)
Detyrën do ta zgjidhim me tërheqjen e fron-
taleve nëpër projeksionet e para A’, B’, C’ dhe
D’, të cilat i gjejmë nga koordinatat e dhëna të
pikave A, B, C dhe D. Kështu, nëpër pikën A’ tër-
heqim projeksionin e parë f të frontales deri te
gjurma t1 ku gjendet depërtimi i parë F1. Nga pika
F1 tërheqim ordinalen deri te prerja me boshtin-x
ku e gjejmë projeksionin e dytë të saj F1”. Nga
F1” tërheqim projeksionin e dytë f”, i cili me ordi-
nalen e ngritur në pikën A’ pritet në projeksionin
e kërkuar A” të pikës A. Ecurinë e përsërisim
edhe për kulme tjera të katërkëndëshit.

Pyetje dhe detyra:


Vizatimi 6.11 1. Cilat drejtëza i quajmë horizontale, e cilat fron-
tale?
2.Në rrafshin T(8:6:7) tërhiqe horizontalen e cila
është 2cm, mbi 1 dhe frontalen f e cila është
1cm, para 2.
3. Nëse në një rrafsh të përgjithshëm është dhënë
njëri projeksion i pikës ose figurës gjeometrike,
cila është metoda më i thjeshtë për përcaktimin
e projeksionit tjetër?
95
Rrafshi i përgjithshëm

4. Gjeje projeksionin e dytë të trekëndëshit ABC


i cili shtrihet në rrafshin T(10;7;6), nëse A(3;1;z),
B(2;5;z) dhe C(6;1;z).
5. Gjeje projeksionin e dytë të katërkëndëshit
ABCD i cili shtrihet në rrafshin T(11;7;6), nëse
A(2;1;z), B(1;5;z), C(4;y;1) dhe D(6;y;2).

6.3. PËRCAKTIMI I GJURMAVE TË RRAFSHIT


TË DHËNË ME PIKA DHE DREJTËZA

Nga gjeometria e kemi të njohur se rrafshi


mund të jetë i përcaktuar me dy drejtëza që
priten, me dy drejtëza paralele, me drejtëz dhe
pikë e cila nuk shtrihet në të ose me tri pika jo-
lineare.
Rrafshi i përcaktuar me dy drejtëza që
priten ose dy drejtëza paralele
Në vizatimin 6.12 është paraqitur drejtëza a
me pikat depërtuese A1 dhe A2 dhe drejtëza b me
pikat depërtuese B1 dhe B2. Drejtëzat e dhëna
priten në pikën S dhe përcaktojnë rrafshin E.
Dimë se pikat e para depërtuese të drejtëzave
duhet të shtrihen në gjurmën e parë të rrafshit,
Vizatimi 6.12 ndërsa pikat e dyta depërtuese në gjurmën e
dytë të rrafshit. Kështu, pikat depërtuese A1 dhe
B1 e përcaktojnë gjurmën e parë e1, ndërsa pikat
depërtuese A2 dhe B2 e përcaktojnë gjurmën e
dytë depërtuese e2. Pasi që të tre rrafshe 1, 2
dhe E mund të kenë vetëm një pikë të përbashkët,
gjurmët e1 dhe e2 e presin boshtin-x në pikën Ex.
Gjurmët e rrafshit E, i cili është dhënë me dy
drejtëza që priten, i konstruktojmë ashtu që së pari
i gjejmë pikat depërtuese të drejtëzave të dhëna,
e pastaj nëpër depërtimet e përmendura e viza-
tojmë gjurmën përkatëse. Sipas kësaj, gjurma e
parë e1 kalon nëpër pikat e para depërtuese A1
dhe B1, ndërsa gjurma e dytë e2 kalon nëpër pikat
e dyta depërtuese A2 dhe B2. Nëse konstruktimi
është kryer drejtë, gjurmët e1, e2 dhe boshti-x-
priten në një pikë të njëjtë (vizatimi 6.13).
Me ecuri analoge të konstruktohen gjurmët
e rrafshit të dhënë me dy drejtëza paralele.
Vizatimi 6.13
Rrafshi i përcaktuar me pikë dhe drejtëz
Edhe në këtë rast përcaktimi i gjurmëve
të rrafshit të dhënë me drejtëz dhe pikë e cila

96
Rrafshi i përgjithshëm

nuk shtrihet në drejtëz reduktohet në rastin


paraprak, pasi që nëpër pikën e dhënë mund të
tërhiqet drejtëz e cila e pret ose është paralele
me drejtëzën e dhënë. Ecuria mjaft lehtësohet
nëse shfrytëzojmë horizontalen apo frontalen e
rrafshit gjurmët e të cilit i kërkojmë.
Detyra 1. Është dhënë drejtëza p-AC dhe
pika B e cila nuk shtrihet në drejtëzën p. Kon-
strukto gjurmët e rrafshit të përcaktuar me
drejtëzën p dhe pikën B.
Në vizatimin 6.14 janë paraqitur projeksio-
net ortogonale të drejtëzës p=Ac dhe pika B.
Detyrën do ta zgjidhim me tërheqjen e horizon-
tales nëpër pikën B.
Nëpër B” tërheqim projeksionin e dytë h” të
horizontales h, i cili e pret projeksionin e dytë p”
të drejtëzës p në pikën K”. Projeksionin e parë
K’ e gjejmë në drejtëzën p’. Nëse i lidhim pikat K’
dhe B’ fitojmë projeksionin e parë h’ të horizon-
tales h, i cili e përcakton drejtimin e gjurmës së
parë t1. Për ta vizuar gjurmën, përpos drejtimit
të saj, na nevojitet edhe një pikë e saj. Për këtë
arsye e gjejmë depërtimin e drejtëzës p me rraf-
shin 1, gjegjësisht pikën P1. Pastaj nëpër P1 tër-
Vizatimi 6.14 heqim gjurmën t1 paralel me h’.
Gjurmën e dytë t2 të rrafshit T do ta përcak-
tojmë pasi që ta gjejmë pikën e dytë depërtuese
P2 të drejtëzës p dhe e lidhim me Tx (pikëprerja
e t1 me boshtin-x).
Si kontroll i zgjidhjes do të na shërbejë pika
depërtuese H2 e horizontales h me rrafshin 2.
Detyra mund të zgjidhet edhe me shfrytëz-
imin e frontales.
Detyra 2. Janë dhënë drejtëza p=MN
[M(9;4;7), N(6;1,5;4)] dhe pika A(14;5;3). Kon-
strukto gjurmët e rrafshit T të përcaktuar me to.
Në vizatimin 6.15 është dhënë zgjidhja e
detyrës. Domethënë, nëpër projeksionin e parë
A’ të pikës A tërheqim projeksionin e parë f’ të
frontales f e cila e pret projeksionin e parë p’ të
drejtëzës p në pikën K’. Projeksionin e parë K”
e gjejmë në drejtëzën p”. Nëse e lidhim pikën
A” me K” fitojmë projeksionin e dytë f” të fron-
tale f, me çka u përcaktua drejtimi i gjurmës së
dytë t2. Me ndihmën e depërtimeve P1, P2 F1 të
Vizatimi 6.15 drejtëzave p dhe f i vizatojmë gjurmët t1 dhe t2
te rrafshit T.

97
Rrafshi i përgjithshëm

Rrafshi i përcaktuar me tri pika


jokolineare (trekëndësh)
Edhe ky rast mund të reduktohet në atë par-
aprak pasi që tre pika përcaktojnë dy drejtëza
që priten, ose dy drejtëza paralele. Megjithatë,
për përcaktimin e gjurmëve të rrafshit të dhënë
në këtë mënyrë do të shfrytëzojmë horizontale
dhe frontale për të cilat dimë se kanë drejtimet e
gjurmëve të kërkuara.
Detyra 3. Konstrukto gjurmët e rrafshit T të
përcaktuar me pikat A, B dhe C (vizatimi 6.16).
Nëpër projeksionin e dytë A” të pikës tërhe-
qim projeksionin e dytë h” të horizontales h që
e pret projeksionin e dytë B”C” të brinjës BC në
pikën K”. Projeksioni i parë K’ gjendet në ordi-
nalen e tërhequr nga pika K”, e në brinjën B’C’.
Me lidhjen e pikave A’ dhe K’ fitojmë projeksionin
e parë h’ të horizontales h. Që ti vizatojmë pro-
jeksionet shoqëruese të frontales f, nëpër B’ tër-
heqim drejtëz paralele me boshtin-x, me çka e
fitojmë f’. Ajo pritet me brinjën A’C’ në pikën L’.
Nga pika L’ tërheqim ordinale deri të prerja me
brinjën A”C” me çka e fitojmë L”. Drejtëza B”L” e
paraqet projeksionin e dytë f” të frontales f. Pasi
që gjurma e parë t1 është paralele me h’, ndërsa
gjurma e dytë t2 është paralele me f”, ku t1 dhe
t2 janë gjurmët e kërkuara të rrafshit të përcak-
Vizatimi 6.16 tuar me tre pika të dhëna, drejtimet e gjurmëve
t1 dhe t2 janë plotësisht të përcaktuar. Por, që ti
konstruktojmë gjurmët, përpos drejtimeve është
e nevojshme edhe së paku një pikë e gjurmëve.
Për këtë arsye i gjejmë depërtimet H2 dhe F1 dhe
nëpër to i tërheqim gjurmët t1 dhe t2, gjegjësisht
t1 kalon nëpër F1 dhe është paralele me h’, ndër-
sa t2 kalon nëpër H2 dhe është paralel me f”.
Si kontroll për saktësinë e konstruktimit na
shërben pika Tx në të cilën priten gjurmët t1, t2
dhe boshti-x.

Pyetje dhe detyra:

1. Në çfarë mënyra mund t’i përcaktojmë gjur-


mët e një rrafshi të përgjithshëm kur nuk janë
dhënë koordinatat e tij?
2. Janë dhënë pikat A(7;2,5;2), B(10;1;5) dhe
C(12;7;2). Konstrukto gjurmët e rrafshit të dhënë
me to, me përcaktimin e:

98
Rrafshi i përgjithshëm

a. dy drejtëzave që priten;
b. dy drejtëzave paralele
c. drejtëza dhe pika e cila nuk shtrihet në të.
3. Përcakto gjurmët e rrafshit T të dhënë me
trekëndëshin ABC[A(4;1;0,5), B(7;3;4), C(3;5;2)].
4. Përcakto gjurmët e rrafshit T të dhënë me
drejtëzat a=AB[A(2;5;0), B(4;1;3)] dhe b=BC
[B(4;1;3), C(;0;07)].

6.4. PRERJA E DY RRAFSHEVE

Dy rrafshe priten në drejtëz të cilën e qua-


jmë prerëse dhe e cila i takon të dy rrafsheve.
Vizatimi 6.17
Në këtë kapitull do të shqyrtojmë tre raste të
veçanta.
Prerja e dy rrafsheve projektuese
Në vizatimin 6.17 është paraqitur prerja e dy
rrafsheve të para projektuese T dhe . Drejtëza
e tyre prerëse p, pasi që i përket që të dy rraf-
sheve, po ashtu, është normale në rrafshin 1.
Projeksioni i parë p’ i drejtëzës prerëse p
projektohet në pikë, më saktësisht në pikëpre-
rjen e gjurmëve t1 dhe s1. Projeksioni i dytë i saj
p” është drejtëz paralele me gjurmët t2 dhe s2,
gjegjësisht normale në boshtin-x (vizatimi 6.18).
Në vizatimin 6.19 është paraqitur prerja e
rrafshit të parë projektues A dhe rrafshit të dytë
projektues B.
Vizatimi 6.18 Në këtë rast projeksioni i parë p’ i drejtëzës
prerëse p puthitet me gjurmën e parë a1 të rraf-
shit A, ndërsa projeksioni i dytë p” puthitet me
gjurmën e dytë b2 ta rrafshit B (vizatimi 6.20).
Prerja e rrafshit projektues me
rrafshin e përgjithshëm
Në vizatimin 6.21 është paraqitur prerja
e rrafshit të parë projektues  dhe rrafshit të
përgjithshëm T.
Që të dy rrafshe janë dhënë me projeksionet
ortogonale të gjurmëve të veta s1, s2 dhe t1, t2.
Pasi që rrafshi  është rrafshi i parë projektues,
çdo gjë që shtrihet në të ka projeksion të parë
Vizatimi 6.19 në gjurmën e parë s1, sipas kësaj edhe projek-
sionin e parë p’ e drejtëzës prerëse p shtrihet në

99
Rrafshi i përgjithshëm

s1. Projeksionin e parë p’ do ta përcaktojmë nga


kushti drejtëza p të shtrihet në rrafshin T, gjegjë-
sisht pikat depërtuese P1 dhe P2 të shtrihen për-
katësisht në gjurmët e tij t1 dhe t2. Pastaj i gjejmë
pikat P1” dhe P2, e me këtë edhe projeksionin e
dytë p” të drejtëzës prerëse p (vizatimi 6.22).
Nëse kemi prerje të rrafshit të dytë projek-
tues me rrafshin e përgjithshëm, atëherë projek-
sioni i dytë i drejtëzës prerëse do të puthitet me
gjurmën e dytë të rrafshit projektues.
Prandaj, mund të përfundojmë se:
gjatë prerjes së rrafshit projektues me
rrafshin e përgjithshëm çdoherë njëri projek-
Vizatimi 6.20 sion i drejtëzës prerëse puthitet me gjurmën e
rrafshit projektues në të cilin ajo projektohet.
Prerja e dy rrafsheve të përgjithshme
Në vizatimin 6.23 janë paraqitur dy rrafshe
të përgjithshme E dhe  të cilat priten në pre-
rësen p.
Pasi që drejtëza p shtrihet në të dy rrafshe,
depërtimi i saj i parë P1 i takon gjurmës së parë
të njërit dhe tjetrit rrafsh, që do të thotë se është
pikëprerja e tyre.
Prandaj, kur janë dhënë gjurmët e1, e2 dhe
d1, d2 e rrafsheve E dhe  janë përcaktuar edhe
depërtimet P1 (pikëprerja e gjurmëve e1 dhe
Vizatimi 6.21 d1) dhe P2 (pikëprerja e gjurmëve e2 dhe d2) të
drejtëzës prerëse p, e me këtë edhe vet drejtëza
prerëse, pasi që secila drejtëz është përcaktuar
me dy pika të saja.
Në vizatimin 6.24 është paraqitur kon-
struktimi i drejtëzës prerëse p në të dy rrafshet
e përgjithshme E dhe , gjurmët e të cilëve
janë konvergjente. Së pari i gjejmë depërtimet
P1 (pikëprerja e gjurmëve e1 dhe d1) dhe P2
(pikëprerja e gjurmëve e2 dhe d2). Në atë rast
pikat P1” dhe P2’ shtrihen në boshtin-x.
Projeksioni i parë p’ kalon nëpër pikat P1
dhe P2’, ndërsa projeksioni i dytë p” kalon nëpër
pikat P1” dhe P2.
Në vizatimin 6.25 është paraqitur konstruk-
timi i projeksioneve të drejtëzës prerëse p në
Vizatimi 6.22 rrafshet e përgjithshme E dhe , në rast kur rraf-
shi E ka gjurma konvergjente, ndërsa rrafshi 

100
Rrafshi i përgjithshëm

ka gjurma divergjente. Ecuria është analoge me


atë të paraqitur paraprakisht.
Detyra 1. Janë dhënë rrafshet T(-3;2;1) dhe
R(5;3,5;-6). Gjeje prerësen e tyre.
Zgjidhja e detyrës është paraqitur në viza-
timin 6.26. ecuria për zgjidhjen e saj fillon me
përcaktimi i projeksioneve të depërtimit P1 dhe
P2. Atëherë projeksionin e parë p’ kalon nëpër
pikat P1 dhe P2’, ndërsa projeksioni i dytë p”
kalon nëpër pika P1” dhe P2.
Vizatimi 6.23

Vizatimi 6.24 Vizatimi 6.25

Pyetje dhe detyra:

1. Sqaro ecurinë për gjetjen e prerjes së:


a. dy rrafsheve projektuese,
b. rrafshit projektues me rrafshin e përgjithshëm,
c. dy rrafsheve të përgjithshme.
2. Vizato projeksionet shoqëruese të drejtëzës
prerëse p të rrafsheve T(7;∞;3) dhe R(3; ∞;-4).
3. Vizato projeksionet shoqëruese të drejtëzës
prerëse p të rrafsheve Σ(5;4;4,5) dhe ∆ (∞;2;2).
4. Vizato projeksionet shoqëruese të drejtëzës
prerëse p të rrafsheve:
Vizatimi 6.26 a) A(-3;2;1,5) dhe B(3;3;4),
b) Γ(2;4;-4) dhe B(-4;-3;2).

101
Rrafshi i përgjithshëm

6.5. DEPËRTIMI I DREJTËZËS NËPËR


RRAFSHIN E PËRGJITHSHËM

Depërtimi i drejtëzës nëpër rrafshin


e përgjithshëm
Depërtimi A i cili është pika e përbashkët e
rrafshit të përgjithshëm E dhe drejtëzës a mund ta
gjejmë kur nëpër drejtëzën a do të shtrijmë cilin do
rrafsh ndihmës  dhe do ta përcaktojmë drejtëzën
prerëse b të rrafsheve E dhe  (vizatimi 6.27).
Pasi që në drejtëzën prerëse b gjinden të gjitha
pikat e përbashkëta të rrafsheve E dhe , në të
do të shtrihet edhe depërtimi i kërkuar A. Prandaj,
depërtimi A do të gjendet në prerjen e drejtëzës a
Vizatimi 6.27
dhe prerëses b.
Nëpër drejtëzën a mund të kalojnë pafundë-
sisht shumë rrafshe, e mes tyre gjinden edhe rraf-
she të projektimit. Gjatë përcaktimit të depërtimit
shumë praktike është të shfrytëzohen rrafshet e
projektimit, pasi që konstruktimi prerëses së rraf-
shit me njërin prej rrafsheve të projektimit është
më e thjeshtë, nga konstruktimi i prerëses së dy
rrafsheve të projektimit.
Në vizatimin 6.28 është ilustruar ecuria për
përcaktimin e depërtimit A të drejtëzës a në rraf-
shin E, me ndihmën e rrafshit të parë projektues
P, i cili kalon nëpër drejtëzën a. Gjatë kalimit të
rrafshit të parë projektues nëpër drejtëz, gjurma
Vizatimi 6.28 e parë r1 e rrafshit P puthitet me projeksionin e
parë a’ të drejtëzës a, ndërsa gjurma e dytë e tij r2
është normal në boshtin-x. Rrafshet E dhe P priten
në drejtëzën b e cila kalon nëpër pikat B1 dhe B2,
depërtimi i kërkuar është pikëprerja e drejtëzave a
dhe b. Tani mund ta zgjedhim detyrën vijuese.
Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksionet a’ dhe a” të drejtëzës
a. Vizato projeksionet e depërtimit A të drejtëzës a
me rrafshin E.
a) Rrafshi E ka gjurma konvergjente.
Gjurma e parë r1 e rrafshit P i cili kalon nëpër
drejtëzën a, puthitet me a’, ndërsa gjurma e dytë r2
është normal në boshtin-x. Projeksionet b’ dhe b”
të prerëses b të rrafsheve E dhe P gjinden me ec-
urinë për përcaktimin e prerëses së dy rrafsheve,
të përshkruar në kapitullin e kaluar. Në prerjen e
drejtëzave a” dhe b” është projeksioni i dytë A” i
depërtimit të kërkuar A, ndërsa projeksioni i parë i
Vizatimi 6.29 tij gjendet në drejtëzën a’.

102
Rrafshi i përgjithshëm

Depërtimi A është në pjesën e rrafshit E e cila


është në kuadrantin e parë, e pasi që rrafshi ka
gjurma konvergjente, e shohim pjesën e sipërme
të atij rrafshi dhe depërtimin A, pa marrë parasysh
se a i shikojmë nga lartë apo nga përpara. Nëse
rrafshi E është i patejdukshëm, atëherë ai na e
fsheh pjesën e drejtëzës a e cila është nën të, e kjo
është ajo pjesë e drejtëzës majtas nga depërtimi
A, prandaj projeksionet në atë pjesë të drejtëzës
janë vizatuar me vija të ndërprera (vizatmi 6.29).
b)Rrafshi E ka gjurma divergjente
Nëpër drejtëzën a e shtrijmë rrafshin e parë
projektues P dhe i gjejmë projeksionet e prerëses
b të rrafsheve E dhe P. Gjurmët e para të rraf-
sheve E dhe P priten në pikën B1 ndërsa gjurmët
e tyre të dyta priten në pikën B2, e cila nuk është
mbi boshtin-x si më parë, por është nën të. Pastaj
në boshtin-x i gjejmë pikat B1” dhe B2’, kështu pro-
jeksioni i parë b’ i prerëses b është drejtëza e për-
caktuar me pikat B1 dhe B2’, ndërsa projeksioni i
Vizatimi 6.30 dytë b” i saj është drejtëza e përcaktuar me pikat
B1” dhe B2. Projeksionet e depërtimit të kërkuar A
janë pikëprerjet e drejtëzave a”, b” dhe a’, b’, për-
katësisht.
Pasi që rrafshi E ka gjurma divergjente kur
e shikojmë nga lartë e shohim pjesën e tij të
sipërme, ndërsa kur e shikojmë nga përpara e
shohim pjesën e tij të poshtme (vizatimi 6.30)
Prandaj, kur shikojmë nga lartë rrafshi e fsheh atë
pjesë të drejtëzës a e cila është nën të, gjegjë-
sisht atë pjesë të drejtëzës e cila është majtas nga
depërtimi A, prandaj projeksioni i parë në atë pjese
është i vizatuar me vija të ndërprera. Nëse rraf-
shin e shikojmë nga përpara, ai e fsheh atë pjesë
të drejtëzës a e cila është prapa tij, gjegjësisht
atë pjesë e cila është djathtas nga depërtimi A,
prandaj projeksioni i dytë në atë pjesë të drejtëzës
është vizatuar me vija të ndërprera.
Nëse nëpër drejtëzën a shtrihet rrafshi i dytë
projektues , atëherë gjurma e dytë s2 e rrafshit
puthitet me projeksionin e dytë a” të drejtëzës
a, ndërsa gjurma e tij e parë s1 është normal në
boshtin-x. Projeksionet b’ dhe b” të prerëses b të
rrafsheve  dhe E i gjejmë si në rastin kur shtrinim
rrafshin e parë projektues, ndërsa projeksionet e
depërtimit të kërkuar A janë pikëprerjet e drejtë-
zave a’, b’ dhe a”, b” përkatësisht (vizatimi 6.31).
Vizatimi 6.31

103
Rrafshi i përgjithshëm

Depërtimi i drejtëzës nëpër trekëndësh


Së pari vizatojmë projeksionet e tre kulmeve
të trekëndëshit dhe projeksionet e drejtëzës a (vi-
zatimi 6.32).
Rrafshi ndihmës P të cilin e shtrijmë nëpër
drejtëzën a le të jetë rrafshi i dytë projektues, që
do të thotë se gjurma e tij e dytë r2 puthitet me pro-
jeksionin e dytë a’’ të drejtëzës a, ndërsa gjurma e
tij e parë r1 është normal në boshtin-x. Nga pozita
e rrafshit ndihmës rrjedh se projeksioni i dytë p’’ i
prerëses p puthitet me gjurmën e dytë r2. Duhet ta
përcaktojmë edhe projeksionin e parë p’ të prerës-
es p. Për këtë arsye marrim dy pika të ndryshme
që shtrihen në brinjët e trekëndëshit. Me 1” do ta
shënojmë pikëprerjen e drejtëzës p” me brinjën
A”B”, ndërsa me 2” do ta shënojmë pikëprerjen e
drejtëzës p” me brinjën B”C”. Projeksionet e para
të tyre 1’ dhe 2’ do të shtrihen në brinjët përkatëse
A’B’ dhe B’C’. Në këtë mënyrë është plotësuar
kushti prerësja p ti takojë rrafshit të përcaktuar
me trekëndësh. Pikëprerja e drejtëzave p’ dhe a’
është S’, e kjo është edhe projeksionin e parë i
pikës depërtuese S të drejtëzës a nëpër rrafshin
Vizatimi 6.32
e trekëndëshit. Projeksionin i saj i dytë S” duhet
të shtrihet në drejtëzën a”, gjegjësisht gjendet në
prerjen e ordinales të tërhequr nga S’ dhe a”.
Dukshmëria përcaktohet me ndihmën e
pikave përputhëse. Për këtë arsye në projeksion
të parë zgjedhim dy pika përputhëse në prerjen e
drejtëzës a’ me brinjën A’C’, dhe atë 3’ nga brinja
A’C’ dhe 4’ nga drejtëza a’. Projeksionet e dyta të
tyre shtrihen përkatësisht në brinjën A”C”, gjegjë-
sisht në drejtëzën a”. Vërejmë se pika 3” është
më lartë se 4”. Pasi që shikojmë nga lartë, pika 3
e mbulon pikën 4, që do të thotë se brinja AC në
atë pjesë e fsheh projeksionin e parë të drejtëzës
a i cili deri te projeksioni i parë i depërtimit S’ ësh-
të i padukshëm. Pjesa tjetër e drejtëzës është mbi
trekëndësh, prandaj ajo është e dukshme.
Në mënyrë analoge veprojmë gjatë përcak-
timit të dukshmërisë kur shikojmë nga përpara.

Pyetje dhe detyra:

1. Gjeje depërtimin e drejtëzës


a=AB [A(1;1,5;1), B(3;2,5;4)]
nëpër rrafshin T(5;5;3).
2. Gjeje depërtimin e drejtëzës

104
Rrafshi i përgjithshëm

c=CD [C(1;1,5;3), D(3;3;0,5)]


nëpër rrafshin T(3;4;-2).
3. Gjeje depërtimin e drejtëzës
e=EF [E(3;5;5), F(7;1;1)]
nëpër rrafshin e përcaktuar me pikat A(2;3;2),
B(6;5;1) dhe C(8;2;5).
4. Gjeje depërtimin e drejtëzës m=MN [M(0;7;1),
N(10;0;4)] nëpër rrafshin e përcaktuar me paralel-
ogramin ABCD [A(6;0;1), B(10;1;2), C(3;4;4), D]
Udhëzim. Për përcaktimin e projeksioneve të
pikës D shfrytëzo vetinë se drejtëzat paralele
kanë projeksione paralele.

6.6. NORMALJA NË RRAFSHIN E


PËRGJITHSHËM

Nga gjeometria është e njohur se nëse drejtë-


za a është normale në rrafshin E, atëherë ajo ësh-
të normale në secilën drejtëz të rrafshit. Prej këtu
rrjedh se drejtëza a do të jetë normale në hori-
zontalen m dhe në frontalen n të rrafshit të cilat
kalojnë nëpër pikën depërtuese A të normales a
(vizatimi 6.33).
Pasi që horizontalja m është paralele me 1,
këndi i drejtë të cilin e formojnë horizontalja m
dhe normalja a do të projektohet në kënd të drejtë
në rrafshin 1. Prandaj, këndi mes projeksionit të
parë a’ të normales a dhe projeksionit të parë m’
të horizontales m do të jetë kënd i drejtë. Pasi që
drejtëza m’ është paralele me gjurmën e parë të
rrafshit E edhe këndi mes projeksionit të parë a’
të normales a dhe gjurmës së parë e1 të rrafshit E
do të jetë kënd i drejtë.
Ngjashëm, pasi që frontalja n është paralele
me 2, këndi i drejtë të cilin e formojnë frontalja n
dhe normalja a do të projektohet në kënd të drejtë
në rrafshin 2. Prandaj, këndi mes projeksionit
të dytë a” të normales a dhe projeksionit të dytë
Vizatimi 6.33 n” të frontales n do të jetë kënd i drejtë. Pasi që
drejtëza n” është paralele me gjurmën e dytë të
rrafshit E edhe këndi mes projeksionit të dytë a”
të normales a dhe gjurmës së dytë e2 të rrafshit E
do të jetë kënd i drejtë. Prandaj kemi:
nëse drejtëza është normale në rrafsh,
atëherë projeksioni i parë i saj është normal
në gjurmën e parë të rrafshit, ndërsa projek-
sioni i dytë i saj është normal në gjurmën e
dytë të rrafshit.

105
Rrafshi i përgjithshëm

Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të


rrafshit E dhe projeksionet T’ dhe T” të pikës T.
Vizato projeksionet a’ dhe a” të drejtëzës a e cila
kalon nëpër pikën T dhe është normale në rraf-
shin E (vizatimi 6.34).
Projeksioni i parë a’ i drejtëzës a duhet të ka-
loj nëpër pikën T’ dhe duhet të jetë normal në gjur-
mën e parë e1 të rrafshit E. Ngjashëm, projeksioni
i dytë a” i drejtëzës a duhet të kaloj nëpër pikën
T” dhe duhet të jetë normal në gjurmën e dytë e2
të rrafshit E.
Detyra 2. Janë dhënë projeksionet T’ dhe T”
i pikës T dhe projeksionet a’ dhe a” e drejtëzës
a. Vizato gjurmët e1 dhe e2 të rrafshit E që kalon
nëpër pikën T dhe është normal në drejtëzën a
(vizatimi 6.35).
Sipas rregullës së mësipërme, gjurma e parë
e1 e rrafshit E duhet të jetë normale në drejtëzën
a’, ndërsa gjurma e dytë e2 e rrafshit E duhet të
jetë normale në drejtëzën a”. Pasi që i kemi të njo-
Vizatimi 6.34 hura drejtimet e gjurmëve mund ti vizatojmë pro-
jeksionet e një horizontale apo frontale të rrafshit
E i cili kalon nëpër pikën T. Projeksioni i parë m’
i horizontales m e cila kalon nëpër pikën T duhet
të kaloj nëpër pikën T’ normal në a’, ndërsa pro-
jeksioni i dytë i saj m” duhet të kaloj nëpër pikën
T’’ paralel me boshtin-x. Nëse me ndihmën e m’
dhe m” e gjejmë pikën e dytë depërtuese M2 të
horizontales m, atëherë kemi një pikë nga gjurma
e dytë e2 të rrafshit të kërkuar E.
Nëpër pikën M2 kalon gjurma e dytë e2 normal
në a” deri të pika Ex e boshtit-x, e nëpër Ex kalon
edhe gjurma e parë e1 e rrafshit normal në a’.

Pyetje dhe detyra:

1. Nëpër pikën A(4;4;3) tërhiqe normalen kah rraf-


shi T(6;4;∞).
2. Nëpër pikën T(3;4;1) shtrije rrafshin E normal
në drejtëzën p=AB[A(1;4;6),B(5;1;2)].
3. Është dhënë segmenti AB[A(2;3;2),B(6;5;4)].
Nëpër pikën B shtrije rrafshin E normal në seg-
mentin AB.
4.Në rrafshin T(7;4;8] shtrihet pika A(3;y;4). Nga
Vizatimi 6.35 pika A ngrehe normalen në rrafshin T dhe në të
cakto pikën D, ashtu që AD = 5cm.

106
Rrafshi i përgjithshëm

6.7. RRËZIMI I RRAFSHIT TË PËRGJITHSHËM

Rrëzimi rreth gjurmës së parë


Në vizatimin 6.36 janë paraqitur rrafshet 1
dhe 2, si dhe pjesa e rrafshit të përgjithshëm E, e
cila gjendet ndërmjet gjurmëve të tij e1 dhe e2. Po
ashtu është paraqitur pika A nga rrafshi E, drejtë-
za p e cila është normale në gjurmën e parë e1
dhe kalon nëpër pikën A, depërtimi i saj i dytë P2
dhe projeksioni i parë p’.
Nëse rrafshin E e rrëzojmë rreth gjurmës së
tij të parë e1 në 1, atëherë secila pikë e tij për-
shkruan hark rrethor nga vija rrethore me qendër
në e1 dhe normal në e1. Atëherë pika P2 përshkru-
an hark P2(P2) nga vija rrethore me qendër në
pikën depërtuese P1 të drejtëzës p e cila kalon
Vizatimi 6.36
nëpër P2, me rreze P1P2 . Pika A e cila shtrihet në
drejtëzën p përshkrua n hark rrethor A(A) nga vija
rrethore me qendër në P1 dhe rreze P1A. Drejtëza
p është normale në gjurmën e parë e1 dhe e pret
e1 në pikën P1, prandaj drejtëza e rrëzuar (p) do
të jetë normal në e1 dhe do të kaloj nëpër pikën
P1. Pika e rrëzuar (P2) do të shtrihet në drejtëzën
e rrëzuar (p), ndërsa gjatësia e segmentit P1(P2)
do të jetë e barabartë me gjatësinë e segmentit
P1P2. Po ashtu, pika e rrëzuar (A) do të shtrihet
në drejtëzën e rrëzuar (p), ndërsa gjatësia e seg-
mentit P1(A) do të jetë e barabartë me gjatësinë
e segmentit P1A. Nëse pikën Ex në të cilën priten
gjurmët e1 dhe e2 e lidhim me pikën (P2) fitojmë
drejtëzën (e2), gjegjësisht gjurmën e dytë të rraf-
shit në pozitë të rrëzuar. Në bazë të diskutimit të
mësipërm mund të zgjidhim detyrën vijuese.
Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i parë A’ i pikës A. Rrëzoji
në rrafshin 1, rreth gjurmës së parë e1, gjurmën e
dytë e2 të rrafshit dhe pikën A (vizatimi 6.37).
Së pari, e përcaktojmë projeksionin e dytë A”
të pikës A me ndihmën e drejtëzës p nga rrafshi E
që kalon nëpër pikën A dhe është normal në gjur-
mën e tij të parë e1. Pastaj e vizatojmë drejtëzën e
rrëzuar (p) të drejtëzës p e cila kalon nëpër pikën
P1 dhe është normal në e1. Në drejtëzën (p) duhet
të shtrihet pika e saj e dytë depërtuese (P2). Tani
Vizatimi 6.37
ta përcaktojmë largesën e pikës P2 nga gjurma e
parë e1, gjegjësisht madhësinë e vërtetë të seg-
mentit P1P2. Nëse P2’P20 është normal në p’ dhe

107
Rrafshi i përgjithshëm

0 0
P2 ' P2 P2 ' P2 , atëherë P1P2 P1P2 . Nëse e bar-
tim segmentin P1P20 nga P1 në (p) fitojmë depërtimin
e dytë të rrëzuar (P2) të drejtëzës p, prandaj drejtë-
za Ex(P2) është gjurma e dytë e rrëzuar (e2).
Pikën e rrëzuar (A) do ta gjejmë nëse e viza-
tojmë madhësinë e vërtetë P1Ao të segmentit P1A
(nëse A’Ao është normal në p’ dhe A ' A 0 A x A ",
atëherë P1A 0 P1 ( A ) ), prandaj duke filluar nga P1
e bartim në (p).
Rrëzimi rreth gjurmës së dytë
Gjatë rrëzimit të rrafshit E rreth gjurmës së tij
të dytë e2, secila pikë e tij përshkruan hark rrethor
nga vija rrethore me qendër në e2 dhe normal në
e2. Rrezja e vijës rrethore është e barabartë me
pjesën e drejtëzës q e cila shtrihet në rrafsh dhe
është normal në gjurmën e dytë, e kufizuar me
pikën e saj të dytë depërtuese dhe pikën.
Detyra 2. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i dytë A” i pikës A. Rrë-
zoji në rrafshin 2, rreth gjurmës së dytë e2, gjur-
mën e parë e1 të rrafshit dhe pikën A.
Së pari e përcaktojmë projeksionin e dytë
A” të pikës A me ndihmën e drejtëzës q nga rraf-
shi E që kalon nëpër pikën A dhe është normal
në gjurmën e tij të dytë e2. Pastaj e vizatojmë
Vizatimi 6.38 drejtëzën e rrëzuar (q) të drejtëzës q e cila kalon
nëpër pikën Q2 dhe është normal në e2. Pastaj i
përcaktojmë madhësitë e vërteta Q2Q10 dhe Q2A0
të segmenteve Q2Q1 dhe Q2A (Q1”Q10 normal në q”,
0 0
Q1 " Q1 Q1Q1 , A”A0 normal në q”, A " A 0 A x A ' ).
Nëse këto madhësi i bartim në drejtëzën (q) fito-
jmë pikat (Q1) dhe (A). Drejtëza Ex(Q1) është gjur-
ma e parë e rrëzuar (e1), ndërsa pika (A) është
rrëzimi i pikës A.

Pyetje dhe detyra:

1. Përpuno model të dy rrafsheve të projeksion-


it nga kartoni dhe para tij vendos një pjesë nga
kartoni në formë të drejtkëndëshit, të cilin do ta
paramendosh si rrafsh në hapësirë. Merr një top
prej tape dhe nëpër të kalon një gjilpërë. Gjilpërën
ngule në rrafsh. Paramendoje topin si pikë në
hapësirë, e pastaj vëzhgoje pozitën e pikës gjatë
rrëzimit.

108
Rrafshi i përgjithshëm

2. Është dhënë rrafshi T(5;4;3) dhe në të pika


A(1;2;z). Rrëzoji në rrafshin 1, rreth gjurmës së
parë e1, gjurmën e dytë e2 të rrafshit dhe pikën A.
3. Është dhënë rrafshi T(6;6;6) dhe në të pika
A(3;y;1,5). Rrëzoji në rrafshin 1, rreth gjurmës së
parë e1, gjurmën e dytë e2 të rrafshit dhe pikën A.
4. Është dhënë rrafshi T(6;5;6) dhe në të pika
A(1,5;1;z). Rrëzoji në rrafshin 2, rreth gjurmës së
dytë e2, gjurmën e parë e1 të rrafshit dhe pikën A.

6.8. FIGURAT GJEOMETRIKE TË


CILAT SHTRIHEN NË RRAFSHIN
E PËRGJITHSHËM

Me rrëzimin e rrafshit të përgjithshëm mund


të zgjidhim dy probleme, dhe atë:
• të përcaktojmë madhësinë e vërtetë të figurës
gjeometrike kur janë dhënë projeksionet e saj or-
togonale, dhe
• të vizatojmë projeksionet ortogonale të figurës
gjeometrike kur është dhënë madhësia e saj e
vërtetë.
Në të dy raste figura gjeometrike shtrihet në
rrafshin e përcaktuar. Zgjidhjen e problemeve të
përmendura do ta ilustrojmë me shembuj.
Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i parë A’B’C’ i trekëndës-
hit ABC që shtrihet në të. Vizato trekëndëshin në
madhësi të vërtetë (vizatimi 6.39).
Së pari me ndihmën horizontales m e cila
kalon nëpër pikën A do ta përcaktojmë projek-
sionin e dytë A” të pikës A. Pastaj me ndihmën
e depërtimit të parë C1 të drejtëzës AB dhe
depërtimit të parë B1 ta drejtëzës AC e gjejmë
projeksionin e dytë të pikave B dhe C.
Më tutje e rrëzojmë pikën A rreth gjurmës e1 në
1 me ecurinë e paraqitur në kapitullin mësipërm.
Vizatimi 6.39 Gjegjësisht, e vizatojmë drejtëzën e rrëzuar (p) të
drejtëzës p e cila kalon nëpër pikën A dhe është
normale në e1. Atëherë p’ kalon nëpër A’ dhe ësh-
të normale në e1. Nga A’ vizatojmë normale në p’
dhe në të bartim largesën nga Ax deri A”. Ashtu e
fitojmë pikën Ao. Pikën e rrëzuar (A) e gjejmë nga
kushti P1A 0 P1 ( A ).

109
Rrafshi i përgjithshëm

Që të mos i rrëzojmë pikat B dhe C me ecur-


inë e njëjtë mjafton ta vërejmë këtë:
Gjatë rrëzimit të rrafshit E rreth gjurmës
e1 secila pikë mbetet në vendin e vet. Prandaj
edhe pikat C1 dhe B1 në të cilat drejtëzat te të
cilat shtrihen brinjët e trekëndëshit priten me
gjurmën e1 do të mbeten në vendin e vet. Kësh-
tu segmenti C1(A), gjegjësisht B1(A) do të rrë-
zohet në segmentin C1A, gjegjësisht B1A. Nëse
tani nga B’ tërheqim normale në e1, ajo do ta
pret segmentin C1(A) në pikën e kërkuar (B),
ndërsa normalja e tërhequr nga C’ në e1’ do ta
pret segmentin B1(A) ne pikën e kërkuar (C).
Trekëndëshi (A)(B)(C) është madhësia e vërtetë
e trekëndëshit ABC.
Detyra 2. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i parë A’B’ i segmentit
i cili shtrihet në të. Vizato projeksionet e katrorit
ABCD i cili shtrihet në rrafshin E (vizatimi 6.40).
Me ndihmën e horizontales m e cila kalon
nëpër pikën A do ta përcaktojmë projeksionin e
dytë A” të pikës A. Pastaj me ndihmën e depërtim-
it të parë E1 të drejtëzës AB dhe projeksionit të
dytë të saj E1”A” e përcaktojmë projeksionin e
dytë B” të pikës B.
Pasi që projeksionet e katrorit nuk do të
jenë katror, rrafshin E së bashku me segmentin
AB duhet ti rrëzojmë rreth e1 ose e2. Pastaj me
ndihmën e segmentit të rrëzuar do ta vizatojmë
katrorin e rrëzuar, e me ndihmën e tij do ti vizato-
jmë projeksionet e tij.
Segmentni e rrëzuar AB në 1 rreth gjurmës
e1 do ta gjejmë me ndihmën e pikës së rrëzuar
(A) dhe depërtimit të parë E1 të drejtëzës AB, e
pastaj mbi brinjën (A)(B) do ta vizatojmë katrorin.
Vizatimi 6.40 Pasi që mund të vizatojmë dy katrorë, njërin
në njërën e tjetrin në anën tjetër, detyra ka dy
zgjidhje. Në vizatim është vizatuar katrori (A)(B)
(C)(D) i cili gjendet në anën e majtë të segmentit.
Për ta vizatuar projeksionin e parë D’ të
kulmit D nëpër të tërheqim drejtëz a e cila shtri-
het në rrafsh dhe është normale në gjurmën e1.
Atëherë, projeksioni i parë i saj a’ dhe drejtëza e
rrëzuar (a) rreth e1 në 1 puthiten me normalen
e tërhequr nga (D) kah e1. Të gjitha drejtëzat
që shtrihen në rrafshin E dhe janë normal në

110
Rrafshi i përgjithshëm

gjurmën e parë e1 formojnë kënd të njëjtë 1


me rrafshin 1, prandaj nëse nëpër F1 tërheqim
drejtëz paralele me segmentin P1Ao do ta fito-
jmë drejtëzën ao e cila është drejtëza e rrëzuar e
drejtëzës a në 1 rreth projeksionit të saj të parë
a’. Nëse drejtëzën ao e presim me vijën rrethore
me qendër në F1 të përshkruar nga pika (D), do
ta fitojmë pikën Do. Drejtëza e tërhequr nga Do
normal në a’ e pret a’ në projeksionin e parë D’
të pikës D.
Për ta përcaktuar projeksionin e parë C’ të
pikës C nëpër pikën (C) tërheqim normale në e1
pasi që në të duhet të shtrihet C’. Pastaj nëpër B’
vizatojmë drejtëz paralele me A’D’. Pasi që brin-
jët paralele kanë projeksione paralele, në prerjen
e këtyre dy drejtëzave gjendet pika C’. Projek-
sioni i dytë C” i pikës C duhet të jetë në prerjen
e ordinales të tërhequr nga C’ dhe drejtëzës së
tërhequr nëpër pikën B” paralel me A”D”.
Nëse të gjitha konstruktimet janë kryer sak-
tësisht, atëherë në fund duhet të jetë C’D’ paralel
me A’B’ dhe C”D” paralel me A”B”.
Detyra 3. Vizato projeksionet e vijës rrethore
e cila shtrihet në rrafshin E me gjurmë e1 dhe e2,
me qendër në pikën S dhe rreze r (vizatimi 6.41).
Me rrëzimin e rrafshit E rreth gjurmës e1 në
1 do ta fitojmë qendrën e rrëzuar (S) të pikës
S. Përshkruajmë vijën rrethore (k) me qendër në
(S) dhe rreze r. Kështu fitojmë vijën e rrëzuar rre-
thore të vijës rrethore të kërkuar.
Në vijën rrethore (k) vizatojmë dy diametra
reciprokisht normal (A)(B) dhe (C)(D), prej të
cilëve (A)(B) paralel me e1 dhe (C)(D) normal
në e1. Atëherë për projeksionet e para të kë-
tyre diametrave kemi se A’B’ është paralel me
e1 dhe C’D’ është normal në e1. Kështu fitojmë
se A ' B' ( A )(B) 2r, prej ku rrjedh se A’B’ është
boshti i madh i elipsës, ndërsa C’D’ është boshti
i vogël i elipsës.
Konstruktimin e elipsës e kryejmë me ndi-
hmën e ndonjërës prej procedurave të njohura
Vizatimi 6.41 për konstruktimin e elipsës. Përndryshe elipsën
mund ta konstruktojmë me gjetjen e projeksion-
eve të numrit të mjaftueshëm të pikave të elip-
sës.

111
Rrafshi i përgjithshëm

Pyetje dhe detyra:

1. Në rrafshin E(7;6;5) shtrihet paralelogrami:


ABCD [A(0,5;3;z), B(2,5;3;z), C(3,5;1;z),D]
Vizato projeksionin e dytë të tij, e pastaj gjeje
madhësinë e tij të vërtetë me rrëzim në rrafshin E:
a. rreth gjurmës së parë në 1,
b. rreth gjurmës së dytë në 2.
2. Në rrafshin E(4;5;-5) shtrihet paralelogrami:
ABCD [A(2;y;2), B(5;y;3), C(6;y;5),D]
Vizato projeksionin e parë të tij, e pastaj gjeje
madhësinë e tij të vërtetë me rrëzim në rrafshin E:
a. rreth gjurmës së parë në 1;
b. rreth gjurmës së dytë në 2.
3. Vizato projeksionet e gjashtëkëndëshit të
rregullt i cili shtrihet në rrafshin: E(10;7;6), nëse
pika S(3;2,5;z) është qendra e tij, ndërsa pika
A(2,5;4;z) është një kulm i tij.
4. Vizato projeksionet e vijës rrethore e cila shtri-
het në rrafshin E, me qendër në pikën S(3;2,5;z)
dhe rreze r=2,5.

6.9. TRUPAT GJEOMETRIK TË CILËT ME


BAZË SHTRIHEN NË RRAFSHIN E
PËRGJITHSHËM

Në këtë kapitull do të vizatojmë projeksionet e


trupave gjeometrik baza e të cilëve është në rraf-
shin e përgjithshëm. Me disa shembuj do ta ilus-
trojmë ecurinë për zgjidhjen e detyrave të këtilla.
Detyra 1. Janë dhënë gjurmët e1 dhe e2 të
rrafshit E dhe projeksioni i parë A’C’ i segmentit AC
i cili shtrihet në të. Vizato projeksionet e prizmës
së drejtë të rregullt katërfaqësore, baza e së cilës
shtrihet në rrafshin E, nëse segmenti AC është di-
agonalja e bazës, ndërsa lartësia h=3cm (vizatmi
6.42).
Që t’i vizatojmë projeksionet e bazës ABCD
së pari do të vizatojmë horizontalen m e cila kalon
nëpër pikën A me qëllim që ta përcaktojmë pro-
jeksionin e dytë A’’ të pikës A. Pastaj e gjejmë
projeksionin e dytë C” të pikës C me ndihmën e
projeksionit të dytë A”F” të drejtëzës në të cilën
shtrihet diagonalja AF me projeksionin e parë A’F’.

112
Rrafshi i përgjithshëm

Vizatimi 6.42

Më tutje e vizatojmë pozitën e rrëzuar (A)(C) të


diagonales AC në rrafshin 1 rreth gjurmës së parë
e1 të rrafshit E, prandaj me ndihmën e saj e vizato-
jmë katrorin (A)(B)(C)(D) diagonalet e të cilit priten
në pikën (S). Tani do ti përcaktojmë projeksionin
e parë S’ dhe projeksionin e dytë S” të pikës S e
cila është në diagonalen AC, kështu me ndihmën
e projeksioneve të pikës S e gjejmë projeksionin
e diagonales BD. Nëse drejtëza në të cilën shtri-
het diagonalja (B)(D) e pret gjurmën e parë e1 në
pikën G’, atëherë G’S’ është projeksioni i parë i
drejtëzës në të cilën shtrihet ajo diagonale, ndërsa
në të shtrihet projeksioni i parë B’ i pikës B dhe
projeksioni i parë D’ i pikës D. Drejtëza G”S” është
projeksioni i dytë i drejtëzës në të cilën shtrihet
ajo diagonale, ndërsa në të shtrihen projeksionet
e dyta B” i pikës B dhe projeksioni i dytë D” i pikës

113
Rrafshi i përgjithshëm

D. Në këtë mënyrë është përcaktuar projeksioni i


parë dhe i dytë i bazës ABCD.
Pasi që tehu anësor a i cili i lidh kulmet A dhe
A1 të prizmës është normal në rrafshin E, projek-
sionet e tij a’ dhe a” do të jenë normal në gjurmët
me emër të njëjtë të rrafshit.
Në vazhdim do të prezantojmë ecurinë për
gjetjen e projeksionit të kulmit A1 të tehut a. Pasi
që tehu a i cili i lidh kulmet A dhe A1 është nor-
mal në rrafshin E, ai është normal në drejtëzën p
e cila kalon nëpër pikën A dhe është normale në
gjurmën e parë të rrafshit. Prandaj nëpër pikën A
tërheqim normale në drejtëzën e rrëzuar po dhe
bartim a0 A 0 A1 3cm.
Nëse nëpër pikën A10 tërheqim drejtëz pa-
ralele me segmentin AoA’, atëherë ajo do ta pret
drejtëzën a’ në pikën A1’. Projeksionin e dytë A1” të
kulmit A1 do ta fitojmë në drejtëzën a” me ndihmën
e ordinales së tërhequr nga pika A1’.
Pasi që tehet anësore të prizmës janë paralele
dhe të barabartë, ato kanë projeksione paralele
dhe të barabarta. Prandaj segmentet A’A1’, B’B1’,
C’C1’ dhe D’D1’, si dhe segmentet A”A1”, B”B1”,
C”C1” dhe D”D1” janë paralele dhe të barabarta.
Nëse tani ndërmjet veti i lidhim projeksionet
e para, e pastaj projeksionet e dyta të pikave A1,
B1, C1 dhe D1, do ti fitojmë projeksionet e bazës së
sipërme të prizmit.
Në fund duhet të përcaktojmë cilat tehe të
prizmit janë të dukshme, e cilat të padukshme. Të
gjitha tehet e prizmës të cilat i takojnë konturës së
ndonjë projeksioni të prizmës janë të dukshme në
atë projeksion. Prandaj me vijë të plotë i vizato-
jmë konturat e të dy projeksioneve të prizmës, e
pastaj e shqyrtojmë dukshmërinë e atyre kulmeve
të prizmit projeksionet e të cilëve janë në brendinë
e konturës së prizmit.
Pasi që në brendinë e konturës së projeksionit
të parë të prizmit mbetën vetëm pikat C’ dhe A1’,
duhet të hetojmë cila prej këtyre dy pikave C’ dhe
A1’ është e dukshme. Pasi që projeksioni i dytë A1”
i pikës A1 është mbi projeksionin e dytë C” të pikës
C, përfundojmë se në projeksionin e parë pika A1
është e dukshme, ndërsa pika C nuk është e duk-
shme. Prandaj, në projeksionin e parë shihen të
gjitha ato tehe të cilat dalin nga projeksioni i dytë i
kulmit A1, ndërsa nuk shihen të gjitha ato që dalin
nga kulmi C.

114
Rrafshi i përgjithshëm

Në konturën e projeksionit të dytë të prizmës


gjinden pikat B” dhe D1”. Pasi që projeksioni i parë
D1’ i pikës D1 është para projeksionit të parë B’
të pikës B, përfundojmë se në projeksionin e dytë
pika D1 shihet, ndërsa pika B nuk shihet, kështu në
projeksionin e dytë janë të dukshëm të gjitha ato
tehet të cilat dalin nga kulmi D1, ndërsa të gjitha
ato të cilët dalin nga kulmi B nuk janë të dukshëm.
Në fund, ato pjesë të gjurmëve të rrafshit E
të cilët kanë mbetur nën projeksionin e prizmës
duhet ti vizatojmë me vijë të ndërprerë.
Detyra 2. Vizato projeksionet e cilindrit të
drejtë me bazë në rrafshin E(8;7;6), nëse qendra
e bazës është S(2,5;2,5;z), rrezja e bazës është
3cm, ndërsa lartësia është h=5cm. (vizatimi 6.43).

Vizatimi 6.43

115
Rrafshi i përgjithshëm

Së pari vizatojmë horizontalen m e cila kalon


nëpër pikën S me qëllim që ta përcaktojmë pro-
jeksionin e dytë S” të pikës S. Pastaj vizatojmë
projeksionin e parë A’B’ dhe projeksionin e dytë
A”B” të atij diametri AB të bazës së poshtme i cili
shtrihet në horizontalen m, si dhe projeksionin e
dytë C”D” dhe projeksionin e parë C’D’ të atij di-
ametri CD të bazës së poshtme i cili shtrihet në
frontalen n e cila kalon nëpër pikën S.
Për elipsën k’ e cila është projeksioni i parë
i bazës së cilindrit e kemi boshtin e madh A’B’
dhe dy pika C’ dhe D’,ndërsa për elipsën k”e cila
është projeksioni i dytë i bazës, segmenti C”D”
është boshti i madh, ndërsa A” dhe B” janë dy
pika të saj. Sipas kësaj mund ti vizatojmë elipsat
k’ dhe k”.
Për t’i vizatuar projeksionet e bazës së
sipërme të cilindrit, duhet t’i vizatojmë projeksio-
net o’ dhe o” të boshteve të cilindrit dhe projek-
sionet S1’ dhe S1” të qendrës S1 të asaj baze.
Drejtëza o’ është normale në gjurmën e1, ndërsa
drejtëza o” është normale në e2.
Ta përcjellim ecurinë për gjetjen e projek-
sioneve S1’ dhe S1” të qendrës S1 të bazës së
sipërme. Në projeksionet e boshtit të cilindrit i
shënojmë projeksionet T’ dhe T” të pikës së
çfarëdoshme T. Pastaj përcaktojmë madhësinë
e vërtetë S’T0 të segmentit ST me ndihmën e
trekëndëshit diferencial S’T’T0 (T’T0 është nor-
mal në S’T’ dhe T' T 0 NT" ). Tani nëpër boshtin
e rrëzuar o0 i cili kalon nëpër pikat S’ dhe T0 e
gjejmë pikën S10 ashtu që S' S1 h 5cm, dhe
pastaj me ndihmën pikës S10 e përcaktojmë pro-
jeksionin e parë S1’ dhe projeksionin e dytë S1”
të qendrës S1 të bazës së sipërme.
Projeksionet e bazës së sipërme të cilindrit
janë elipsat k1’ dhe k1” të cilat janë të puthitshme
edhe me projeksionet gjegjëse të bazës së
poshtme. Gjeneratrisat AA1 dhe BB1 janë gjen-
eratrisat e konturit të projeksionit të parë të cilin-
drit, ndërsa gjeneratrisat CC1 dhe DD1 janë gjen-
eratrisat e konturit të projeksionit të tij të dytë.
Rrafshi E ka gjurmë konvergjente dhe baza
e poshtme e cilindrit është në rrafsh, ndërsa baza
e sipërme është paralele me të. Prandaj, në pro-
jeksionin e parë dhe të dytë do ta shohim anën
e njëjtë të bazës së sipërme të cilindrit, ndërsa

116
Rrafshi i përgjithshëm

bazën e tij të poshtme nuk do ta shikojmë. Nuk


do ta shohim as atë pjesë të gjurmës së parë e1
e cila është nën cilindër, si dhe atë pjesë të gjur-
mës së dytë e2 që ka mbetur mbrapa tij.

Pyetje dhe detyra:

1. Vizato projeksionet ku baza shtrihet në rraf-


shin P(8;7;6), nëse qendra e asaj baze është
S(2,5;2,5;z), ndërsa pika A(4;2;z) është një kulm
i tij.
2. Vizato projeksionet e piramidës së drejtë të
rregullt gjashtëkëndore baza e së cilës shtrihet
në rrafshin E(-10;8;10), nëse qendra e bazës
është S(-3,5;3,z), pika A(-2;2,5;z) është një
kulm i bazës, ndërsa lartësia e piramidës është
h=6cm.
3. Vizato projeksionet e cilindrit të drejtë me
bazë në rrafshin E(10;7;6), nëse qendra e bazës
është S(3,5;2,5;z), rrezja e bazës është 3cm,
ndërsa lartësia është h=5cm.
4. Vizato projeksionet e konit të drejtë me bazë
në rrafshin E(-10;7;6), nëse qendra e bazës
është S(-3,5;2,5;z), rrezja e bazës është 3cm,
ndërsa lartësia është h=7cm.

117
Rrafshi i përgjithshëm

118
Tërësia tematike

7. PROJEKSIONI I KUOTUAR

Në këtë tërësi tematike nxënësi mund:


■ të mësojë praktikisht ta zbatojë lëndën
gjatë incizimit në teren dhe paraqitjen e
tij grafike
■ të mësojë t’i shfrytëzojë bazat
gjeodezike për projeksionin e objekteve
nga ndërtimi i ulët, ndërtimi i lartë dhe
hidrondërtimi
■ të mësojë ta përcaktojë pikën, drejtëzën
dhe rrafshin
■ të mësojë ta bëjë gradimin e drejtëzës
■ të mësojë ta përcaktojë intervalin dhe
pjerrësinë e drejtëzës
■ t’i mësojë drejtëzat në pozitë të veçantë
dhe pozitën reciproke të dy drejtëzave
■ të mësojë për rrafshin dhe prerjen e dy
rrafsheve
■ t’i mësojë sipërfaqet topografike -
terrenin
■ të mësojë ta zbatojë projeksionin e
kuotuar (gërmim dhe mbushje)
■ të mësojë për gërmim dhe mbushje
të platformës horizontale të rrafshit të
pjerrët
■ të mësojë për rrugën me pjerrësi në
teren të dhënë me izohipse
Projeksioni i kuotuar

TËRËSIA TEMATIKE
7. PROJEKSIONI I KUOTUAR

7.1. Projeksioni i kuotuar i pikës


7.2. Projeksioni i kuotuar i drejtëzës dhe segmentit
7.3. Pozita reciproke e dy drejtëzave
7.4. Paraqitja e rrafshit
7.5. Prerja e dy rrafsheve
7.6. Paraqitja e sipërfaqeve topografike- terrenit
7.7. Gërmimi (mihja) dhe mbushja
7.8. Rruga me pjerrësi në rrafsh të pjerrët
7.9. Rruga me pjerrësi në terren të dhënë me izohipse

120
Projeksioni i kuotuar

7. PROJEKSIONI I KUOTUAR

7.1 PROJEKSIONI I KUOTUAR I PIKËS

Kemi konstatuar se secili objekt në hapësirë


është plotësisht i përcaktuar me dy projeksione
ortogonale. Por, nëse kemi projeksion ortogonal
të objektit vetëm në një rrafsh të projeksionit dhe
i dimë largesat e numrit të nevojshëm të pikave
deri te rrafshi i projeksionit, objekti në hapësirë do
të jetë plotësisht i përcaktuar. Për rrafsh të pro-
jeksionit e zgjedhim rrafshin horizontal. Largesat
e pikave në hapësirë deri te rrafshi i projeksionit
i japim në metra dhe i thërrasim kuota. Prandaj
ky metodë është i njohur si projektim i kuotuar,
ndërsa projeksionin të cilin e fitojmë si projek-
sion i kuotuar.
Vizatimi 7.1
Projeksioni i kuotuar ka zbatim më të shpes-
htë gjatë paraqitjes së pjesëve të sipërfaqes së
tokës, për shembull në hartografi, gjatë projek-
timit të rrugëve, hekurudhave, pendëve, gjatë
rregullimit të sipërfaqeve tokësore etj.
Siç thamë deri tani, te projeksioni i kuotuar
marrim që rrafshi i projeksionit  është në pozitë
horizontale dhe drejtimi i projektimit është nor-
mal në të. Nga pika e çfarëdoshme A, që është
jashtë rrafshit të projeksionit tërheqim normale
në rrafshin e projeksionit , e cila e depërton
rrafshin  në pikën A’. Pika A’ parqet projeksion
të kuotuar të pikës A (vizatimi 7.1).
Me marrëveshje pajtohemi që pika që është
mbi rrafshin e projeksionit  të ketë kuotë pozi-
Vizatimi 7.2 tive dhe ajo është e dukshme, ndërsa pika që
është nën rrafshin  të ketë kuotë negative dhe
të mos jetë e dukshme.
Pika A e cila është 3,6m mbi rrafshin e pro-
jeksionit  në projeksion të kuotuar do të ishte e
paraqitur si A’(3,6). Pika B është nën rrafshin 
për 2,4m dhe do të ishte paraqitur me B’(-4). Pika
C shtrihet në rrafshin  dhe kuotë zero, gjegjë-
sisht C=C’(0) (vizatimi 7.2 dhe vizatimi 7.3).
Projeksioni i pikës afër së cilës është shënu-
Vizatimi 7.3 ar kuota quhet pikë e kuotuar.
Nga diskutimi i mësipërm mund të përfun-
dojmë se:

121
Projeksioni i kuotuar

Secila pikë në hapësirë është plotësisht


e përcaktuar me projeksionin e vet ortogonal
dhe me kuotë.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka janë kuotat?


2. Për cilin projeksion themi se është projeksion
i kuotuar?
3. Si shënohen pikat në projeksionin e kuotuar?
4. Vizato projeksion të kuotuar të pikës A e cila
është:
a. 5m mbi rrafshin ,
b. 3,5m nën rrafshin ,
c. në rrafshin .

7.2 PROJEKSIONI I KUOTUAR I


DREJTËZËS DHE SEGMENTIT

Projeksioni i kuotuar i drejtëzës


Një drejtëz është plotësisht e përcaktuar në
hapësirë me dy pikat e saja, prandaj projeksioni
i kotuar i drejtëzës përcaktohet me ndihmën e
projeksioneve të kuotuar të dy pikave nëpër të
cilat kalon drejtëza. Në vizatim 7.4 është para-
qitur drejtëza:
a=AB[A(0), B(hb)
e dhënë me projeksionet e kuotuar të dy
pikave të saj A=A’ dhe B’(hb); a’=A’B’
Depërtimi i drejtëzës a nëpër rrafshin  ka
kuotë zero dhe paraqet kufirin e pjesës së duk-
shme të drejtëzës me atë të padukshme. Pjesa
e drejtëzës mbi rrafshin  (përmban pika me
kuota pozitive) është e dukshme dhe e vizato-
jmë me vijë të plotë, ndërsa pjesa e drejtëzës
nën rrafshin  (përmban pika me kuota nega-
tive) nuk është e dukshme dhe e vizatojmë me
vija të ndërprera.
Vizatimi 7.4 Nëse drejtëzën e bimë në pozitë të rrëzuar
mund ta përcaktojmë madhësinë e vërtetë të
këndit të pjerrësisë të drejtëzës me rrafshin  me
ndihmën e trapezit projektues ose trekëndës-
hit diferencial. Në vizatimin 7.5 me rrëzimin e

122
Projeksioni i kuotuar

trapezit BB’C’C rreth a’ në  fitojmë trapezin


B’BoCoC’. Me këtë drejtëzën a e bimë në pozitë
të rrëzuar ao dhe e përcaktojmë këndin e pjer-
rësisë 0 në madhësi të vërtetë. Pasi që ky me-
todë kërkon më shumë hapësirë në fletën për
vizatim, më së shpeshti drejtëzën a e rrëzojmë
me zbatimin e metodës së trekëndëshit diferen-
cial (vizatimi 7.6).
Projeksioni i kuotuar i drejtëzës dhe
segmentit në pozitë të veçantë
Vizatimi 7.5
T’i shqyrtojmë vizatimin 7.7 dhe vizatimin
7.8. Drejtëza a është paralele me rrafshin e
projeksionit . Projeksioni i saj i kuotuar është
drejtëza a’. Të vërejmë se të gjitha pikat e saj
kanë kuota të barabarta. Drejtëza b shtrihet në
rrafshin e projeksionit  dhe ajo puthitet me pro-
jeksionin e saj të kuotuar b’. Drejtëza c është
normale në rrafshin e projeksionit  dhe projek-
sioni i saj i kuotuar c’ është pika depërtuese me
rrafshin e projeksionit .
Vizatimi 7.6
Gradimi i drejtëzës dhe segmentit
Me nocion gradimi i drejtëzës ose seg-
mentit nënkuptohet përcaktimi i projeksioneve
të pikave kuotat e të cilave janë numrat e një-
pasnjëshëm të plotë. Gradimi bazohet në vetitë
të segmenteve proporcionale. Ekzistojnë dy
mënyra për gradimin e drejtëzës ose segmentit.
I pari ka të bëjë me rrëzimin e drejtëzës ose
segmentit me ndihmën e trapezit projektues
(ose trekëndëshit diferencial), përcaktimin e
kuotave të njëpasnjëshme (numra të plotë) dhe
Vizatimi 7.7 konstruktimin e tyre në projeksione.
Mënyra e dytë e cila është më e thjeshtë,
është paraqitur në vizatimin 7.9. Segmentin e
dhënë A’(2) dhe B’(6,6) e gradojmë ashtu që nga
pika A’ tërheqim gjysmëdrejtëz të çfarëdoshme
m, në të bartim njësi të zgjedhur të çfarëdoshme
për shembull, 1cm. Nëpër gjysmëdrejtëzën m
bartim 4,6cm, pasi që dallimi i vërtetë ndërmjet
A dhe B është 4,6m. Pikën e fituar 6,6 në gjys-
mëdrejtëzën m me vijë të ndërprerë e lidhim me
B’(6,6). Nga pikat me numër të plotë në m tërhe-
qim segmente paralele me segmentin me pika
Vizatimi 7.8 të skajshme 6,6 dhe B’(6,6). Në këtë mënyrë e
kemi graduar segmentin dhe i kemi fituar pro-

123
Projeksioni i kuotuar

jeksionet e pikave 3’, 4’, 5’ dhe 6’, të cilat janë


me largesë reciprokisht të barabartë.
Ecuria për gradimin e drejtëzës është anal-
oge si edhe për gradimin e segmentit. Në viza-
tim 7.10 është bërë gradimi i drejtëzës
a’=A’B’[A’(3,6), B’(-1,5)].
Rënia (pjerrësia) dhe intervali i drejtëzës
Në vizatimin7.11 është dhënë drejtëza a
Vizatimi 7.9 me pikat B’(1) dhe C’(2). Ta rrëzojmë drejtëzën
a në rrafshin projektues  dhe këndin e pjer-
rësisë të cilin e formon drejtëza me rrafshin e
projeksionit ta shënojmë me  (vizatimi 7.12).
Nga trekëndëshi kënddrejtë AC’Co e njehsojmë
C 0 C'
tangjensin e këndit , tg= . Ky raport ësh-
të numër konstant C ' A
për drejtëzën a dhe quhet rënia (pjerrësia) e
drejtëzës a, ndërsa shënohet me n=no.
Në vizatimin 7.12 kemi AB' B' C'. Nëse mar-
Vizatimi 7.10
rim ndryshimi i vërtetë ndërmjet A dhe B të jetë
1m, largesën A ' B' e quajmë interval të drejtëzës
a dhe e shënojmë me i=ia. Nga trekëndëshi kënd-
B' B0 1
drejtë AB’Bo kemi n tg= , gjegjësisht
B' A i
1
i ose ni=1
n
Pjerrësia n dhe intervali i i një drejtëze janë
madhësi proporcionalisht të zhdrejtë, gjegjë-
sisht sa here zmadhohet pjerrësia për aq herë
zvogëlohet intervali.
Drejtimin e pjerrësisë së drejtëzës e poten-
Vizatimi 7.11 cojmë me shigjetë, nga pika më e lartë kah pika
më e ulët.
Prandaj, secila drejtëz në projeksion të kuo-
tuar është e përcaktuar me:
• dy pika të kuotuar të saj;
• me projeksionin e saj, kotën e njërës pikë të
saj, pjerrësinë (ose intervalin) dhe drejtimin
e pjerrësisë.
Pjerrësia mundet të jetë e dhënë në disa
mënyra, për shembull, në formë të përqindjes,
thyesës, numrit dhjetor etj.
Vizatimi 7.12 Në vizatimin 7.13 është ilustruar ecuria për
përcaktimin grafik të pjerrësisë, e me këtë edhe
intervali i një drejtëze.

124
Projeksioni i kuotuar

Pyetje dhe detyra:

1. Sqaro ecurinë për përcaktimin e madhësisë


së vërtetë të
a) segmentit b) drejtëzës
Vizatimi 7.13 në projeksion të tuotuar me gradim.
2. Bëje gradimin e segmenteve vijuese:
a) P' R' 14m, P’(12,4), R’(17,8), në raport
P=1:200.
b) E' F' 50m, nëse E’(121,2), R’(115,8), në rap-
ort P=1:1000.
3. Bëje gradimin e drejtëzave vijuese
a) a’=A’B’ [A’(4,2), B’(9,6)];
b) a’=A’B’ [A’(-8,5), B’(-13,4)].
Nëse A ' B' 9m dhe P=1:150.
4. a) Çka është pjerrësia e drejtëzës, si përcak-
tohet dhe si shënohet?
b) Çka është intervali i drejtëzës, si përcaktohet
dhe si shënohet?
5. Gjeje intervalin e drejtëzës a në raport
P=1:150, nëse pjerrësia e drejtëzës është:
a) na=1:15; b) na=1:15; c) na=1,3.

7.3. POZITA RECIPROKE E DY DREJTËZAVE

Dimë se dy drejtëza në hapësirë mund të


jenë paralele, të priten ose të jenë shmangëse.
Vizatimi 7.14 Nëse nëpër dy drejtëza paralele a dhe b ka-
lojmë rrafshe normale në rrafshin e projeksionit
, ato do ta presin rrafshin e projeksionit në dy
drejtëza paralele a’ dhe b’ (vizatimi 7.14). Në të
vërtetë drejtëzat a’ dhe b’ janë projeksionet e ko-
tuar të drejtëzave a dhe b. Përpos kësaj, pasi që
drejtëzat a dhe b janë paralele, ata kanë pjerrës-
inë dhe intervalet e barabarta, si dhe drejtimin e
njëjtë të pjerrësisë.
Në vizatimin 7.15 janë të paraqitur projek-
sionet e kotuar a’ dhe b’ të dy drejtëzave pa-
ralele a dhe b.
Vizatimi 7.15 Dy drejtëza prerëse kanë pikë të përbashkët
me një kuotë të njëjtë në raport me secilën prej

125
Projeksioni i kuotuar

tyre. Drejtëzat a dhe b në vizatimin 7.16 priten


në pikën S. Projeksionet e tyre të kotuar a’ dhe
b’, si dhe projeksioni i kuotuar i pikëprerjes së
tyre S’(2,3) janë të paraqitur në vizatimin 7.17.
Dimë se dy drejtëza janë shmangëse nëse
nuk janë paralele dhe nuk priten. Prandaj, pro-
jeksionet e tyre të kuotuar nuk janë paralele dhe
nuk priten në pikë me kuotë të njëjtë në lidhje
me secilën prej tyre. Kështu drejtëzat a dhe a’;
Vizatimi 7.16 c’ dhe d’;e’ dhe f’ janë shmangëse (vizatim 7.18).

Pyetje dhe detyra:

1. Çfarë janë projeksionet e kuotuara të:


a. dy drejtëzave paralele,
b. dy drejtëzave që priten,
c. dy drejtëzave shmangëse?
2. Në raport P=1:200 është dhënë drejtëza a
me pjerrësi na=25%,e cila kalon nëpër pikën
A’(8,6). Nëpër pikën B’(10,4) e cila nuk shtrihet
Vizatimi 7.17 në drejtëzën a, tërhiqe drejtëzën b e cila e pret
drejtëzën a.
3. Në raport P=1:200 është dhënë drejtëza a me
pjerrësi i=1,5, e cila kalon nëpër pikën A’(4,5).
Nëpër pikën B’(6) e cila nuk shtrihet në drejtëzën
a, tërhiqe drejtëzën b e cila është paralel me
drejtëzën a.

7.4 PARAQITJA E RRAFSHIT

Vizatimi 7.18 Rrafshi i cili është normal në rrafshin e pro-


jeksionit  quhet rrafshi projektues. Një rrafsh
projektues është i përcaktuar me gjurmën e vet.
Rrafshi i cili është paralel me rrafshin e pro-
jeksionit  quhet rrafsh horizontal. Ai është i
përcaktuar me kuotën e tij.
Gjatë prerjes së rrafshit të përgjithshëm me
rrafshet horizontale fitojmë drejtëza paralele
horizontale (vizatimi 7.19). Drejtëzat e fituara
quhen shtresëzat apo linje nivel të rrafshit.
Shtresëzat me kuotat me numër të plotë i
quajmë shtresëzat kryesore.
Në projeksion të kuotuar rrafshi mund të jetë
Vizatimi 7.19 i paraqitur me së paku dy shtresëza, siç është

126
Projeksioni i kuotuar

treguar në vizatimin 7.20. Gjurma e rrafshit ësh-


të shtresëz me kuotë zero (so=s).
Drejtëza e cila shtrihet në rrafsh dhe është
normal në gjurmë (shtresëzat) quhet vija rënëse
e rrafshit). Rrafshi mund të paraqitet me vijën e
saj rënëse. Atë e vizatojmë me një drejtëz të hol-
lë dhe një drejtëz të trashë, ku mbi drejtëzën e
hollë me shigjetë shënojmë kahjen e pjerrësisë
së rrafshit.
Shtresëzat kryesore të rrafshit e gradojnë
Vizatimi 7.20 vijën rënëse dhe ato janë normal në të. Vija
rënëse e graduar kështu e quajmë matësi i rë-
nies (pjerrësisë) së rrafshit. Në vizatim 7.21
është paraqitur rrafshi me matësin e saj të pjer-
rësisë. Në vizatimin 7.21 është paraqitur rrafshi
me matësin e saj të pjerrësisë. Këndi i pjerrë-
sisë të rrafshit me rrafshin  është i barabartë
me këndin e pjerrësisë të vijës rënëse të tij.
Pika shtrihet në rrafsh nëse i takon njërës
shtresëzë të tij, gjegjësisht nëse ka kuotë të
Vizatimi 7.21 barabartë si shtresëza. Në vizatimin 7.22 pika
A’(5) shtrihet në shtresëzën s’5, ndërsa pika
B’(3,5) shtrihet në shtresëzën s’3,5. Prandaj që të
dy pika i takojnë rrafshit. Pika C’(7,8) nuk shtri-
het në asnjërën shtresëz të rrafshit, ajo gjendet
mbi rrafsh.
Nëse drejtëza e dhënë shtrihet në rrafsh,
pikëprerjet e drejtëzës me shtresëzat kanë kuo-
ta të barabarta. Me fjalë tjera, shtresëzat e tij e
gradojnë drejtëzën, siç është treguar në viza-
timin 7.23.
Nëpër drejtëzën e dhënë horizontale mund
Vizatimi 7.22 të kalojmë pafund shumë rrafshe. Nëse ësh-
të dhënë pjerrësia e rrafshit, atëherë nëpër
drejtëzën e dhënë horizontale mund të kalojmë
dy rrafshe.
Detyra 1. Nëpër drejtëzën horizontale a me
kuotë 12, kalo rrafsh P me kënd të pjerrësisë .
Drejtëza e dhënë a paraqet një shtresëz të
rrafshit të kërkuar P me kënd të pjerrësisë .
Normal në a’ vizatojmë vijën rënëse të rrafshit
P. Intervalin e rrafshit e përcaktojmë nga këndi i
dhënë i pjerrësisë  dhe e bartim nga të dy kahe
nëpër vijën rënëse (vizatimi 7.24)
Vizatimi 7.23

127
Projeksioni i kuotuar

Pyetje dhe detyra:

1. Çka paraqet:
a) shtresëza e rrafshit,
b) vija rënëse e rrafshit,
c) matësi i pjerrësisë të rrafshit?
2. Konstrukto disa shtresëza në rrafshin P, i cili
Vizatimi 7.24 është dhënë me gjurmën e tij r dhe pjerrësinë e
tij:
3
a) n{ ; b) n{ 0,5; c) n{ 75%.
2
3. Gjeje matësin e pjerrësisë dhe këndin e pjer-
rësisë të rrafshit të përcaktuar me pikat
a) А’(1,8), B’(0) dhe C’(5);
b) А’(-3,5), B’(2,2) dhe C’(6,4);
Nëse projeksionet A’, B’ dhe C’ formojnë
trekëndësh barabrinjës me brinjë 7m, në raport
P=1:100.
4. Paraqite rrafshin T të dhënë me
a) s’o, α=75o;
1
b) s’3, np= ;
2
c) s’2(0), ip=1,5;
në raport P=1:150

7.5. PRERJA E DY RRAFSHEVE

Vizatimi 7.25 Nga gjeometria është e njohur se dy rrafshe


mund të jenë paralel ose të priten.
Rrafshet P dhe  në vizatimin 7.25 janë pa-
ralele. Ato kanë shtresëzat paralele, matësit të
njëjtë të pjerrësisë (intervale të barabarta) me
kahje të njëjtë të rënies.
Rrafshet P dhe  në vizatimin 7.26 priten në
drejtëzën t. Me lidhjen e pikëprerjeve 3 dhe 0
të shresëzave përkatëse të dy rrafsheve s me
r dhe s’3 me r’3, fitojmë drejtëzën prerëse t’=03’
(vizatimi 7.27).
Le të jenë dhënë dy rrafshe P dhe  me
pjerrësitë e ndryshme (nn ose ii) që kanë
shtresëzat paralele, por me pjerrësi të kundërt
Vizatimi 7.26 (vizatimi 7.28). Që ta përcaktojmë drejtëzën e
tyre prerëse mjafton të lidhim dy pika me kuota

128
Projeksioni i kuotuar

të barabarta. Kështu fitojmë pikën L’. Drejtëza


prerëse l’ kalon nëpër pikën L’ dhe është paralele
me shtresëzat e rrafsheve të dhënë.
Dy rrafshe me pjerrësi (intervale) të njëjtë
kanë drejtëzën prerëse t, projeksioni i së cilës
t’ është bisektrisa e këndit , të cilin e formojnë
shtresëzat gjegjëse të rrafsheve (vizatimi 7.29).
Në zbatimin e projeksionit të kuotuar në ndërtim-
Vizatimi 7.27 tari shumë shpesh përdoret prerja e dy rrafsheve
të pjerrëta me pjerrësi të njëjtë.

Pyetje dhe detyra:

1. Sqaro ecurinë për gjetjen e prerjes së dy rraf-


sheve.
2. Gjeje prerjen e rrafsheve P dhe T, nëse P ësh-
të dhënë me matësin e pjerrësisë, ndërsa T me
pikat A’ B’ dhe C’, sipas vizatimit 7.30.
3. Gjeje prerjen e rrafsheve
aP dhe T b) P dh ; c)T dhe ;
Vizatimi 7.28 sipas vizatimit 7.31. Çka paraqet prerja e tre
rrafsheve P, T dhe .

Vizatimi 7.29

Vizatimi 7.31

Vizatimi 7.30

129
Projeksioni i kuotuar

7.6 PARAQITJA E SIPËRFAQEVE


TOPOGRAFIKE -TERRENI

Me sipërfaqe topografike ose teren nënkup-


tojmë një pjesë shumë të vogël të sipërfaqes
së Tokës. Nëse pikat e terrenit i projektojmë në
mënyrë ortogonale në rrafshin horizontal të pro-
jeksionit (niveli i rrafshët i detit me kuotë zero,
ose rrafshi kryesor horizontal) dhe kuotat e tyre
i shënojmë, themi se terrenin e kemi paraqitur
në projeksion të kuotuar, çdo herë në raport të
zvogëluar (vizatimi 7.32).
Paramendojmë se terreni është prerë me
Vizatimi 7.32 rrafshe horizontale të cilat janë të larguar në
mënyrë të barabartë ndërmjet veti. Ato do ta
presin terrenin në vijat e lakuara të parreg-
ullta dhe të mbyllura të quajtura shtresëzat.
Shtresëzat me kuota pozitive i quajmë izohipse
(shtresëzat e lartësisë),ndërsa me kuota nega-
tive izobate (shtresëzat e thellësisë). Ndryshimi
lartsinor ndërmjet shtresëzave është e barabar-
të me ndryshimin lartsinor ndërmjet rrafsheve
horizontale me të cilat e premë terrenin.
Nëse izohipse janë më afër njëra tjetrës, ter-
reni është me pjerrësi më të madhe, më i pjer-
rët, dhe e kundërta. Nga vizatimi 7.33 shihet se
terreni me pjerrësi më të madhe (nga ana e ma-
jtë) është paraqitur me izohipse më të dendura,
ndërsa te terreni me pjerrësi më të vogël (nga
ana e djathtë) izohipsat janë më të larguara –
kemi terren më të butë.
Vizatimi 7.33 Nëse paramendojmë se terrenin e kemi pre-
rë me rrafsh vertikal i cili është dhënë me gjur-
mën e tij, atëherë e kemi përcaktuar profilin lart-
sinor të terrenit. (vizatimi 7.34). Duhet ta vizato-
jmë konturën e terrenit prerës. Rrafshin vertikal
dhe profilin i rrëzojmë në rrafshin projektues apo
në cilin do rrafsh horizontal.
Detyra 1. Në vizatimin 7.34 është paraqitur
terreni me izohipse. Në fletën e veçantë për vi-
zatim bëj profil në drejtim I’– I’.
Nëpër atë drejtim kalojmë rrefshin vertikal 
me gjurmë f=I’–I’ që i pret projeksionet e izohip-
save në pikat A’, B’, …, J’. Largesat mes pikave
janë /1 /2…/9. Në gjysmëdrejtëz në fletën tjetër
për vizatim (tek ne mbi vizatimin që e paraqet

130
Projeksioni i kuotuar

terrenin në projeksion të kuotuar) i bartim large-


sat l1 l2 ….l9 dhe nga pikat A’, B’, …, J’ ngrehim
normale. Pasi që izohipsat janë me kuota më të
mëdha, rrëzimin e profilit do ta bëjmë në rrafshin
horizontal me kotë 100. Prandaj në normalet e
atyre pikave i bartim gjatësitë të zvogëluar për
100m, në raport që është dhënë grafikisht. Pikat
e fituara në atë mënyrë Ao, …, Jo, me lidhjen
e tyre e formojnë profilin e terrenit. Paraqitja e
tij më e saktë fitohet me incizimin detal të atij
teren.
Në fund, të përmendim se profilet mund të
jenë të tërthorta dhe vertikale.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka janë izohipset e çka janë izobate? Sqaro


si fitohen.
2. Në vizatimin 7.35 është paraqitur terreni me
izohipse. Bëj profil në drejtim I’–I’. Pastaj, në
bazë të projeksionit të kuotuar të terrenit bëj
model nga kartoni, argjiri, gipsi të reliefit të tij
(pamja plastike) në raport të dhënë.
Vizatimi 7.34
3. Është dhënë pjesa e kodrës me maje V’(70)
dhe projeksionet e katër shtresëzave (izohipse)
me ndryshim lartësinor prej 5m në raport 1:500,
si dhe rrafshi vertikal me gjurmën e tij (vizatimi
7.36). Gjeje profilin e tërthortë të terrenit.

Vizatimi 7.35 Vizatimi 7.36

131
Projeksioni i kuotuar

7.7 GËRMIMI (MIHJA) DHE MBUSHJA

Gjatë kryerjes së objekteve, terreni më së


shpeshti nuk është sipërfaqe e rrafshët, por ai
është sipërfaqe me formë jo të rregullt, sipërfaqe
jo e rrafshët. Që të fitojmë sipërfaqe të rrafshët e
cila është horizontale ose me pjerrësi të shënu-
ar, është e domosdoshme që terreni në disa
vende të gërmohet , ndërsa në vende tjera të
mbushet. Sa do të jetë gërmimi, e sa mbushja,
varet prej më tepër elementeve, si për shembull
nga konfiguracioni i terrenit, dimensionet e ob-
jektit të projektuar, pjerrësisë dhe kahjes së pjer-
rësisë të objektit.
Gjatë projektimit të objekteve ku janë të
nevojshme më tepër punë tokësore tentojmë që
gërmimi dhe mbushja të jenë përafërsisht me
kubaturë të barabartë.
Gërmimi (mihja) paraqet gropimin e ter-
renit, ndërsa mbushja shtruarjen e terrenit.
Gërmimi (mihja) kryhet kur platforma hori-
zontale ose shiriti i autostradës është më e ulët
nga rrafshi i terrenit. Mihja nuk kryhet vertika-
lisht, për shkak të mundësisë për tu shembur,
por me pjerrtësimin e rrafshit. Intervali i gërmimit
është ny=1:1, gjegjësisht iy=1m.

linja e
mihjes
mihja

autostrada
mbushja
linja e mbushjes

ter
ren

Vizatimi 7.37

132
Projeksioni i kuotuar

Mbushja kryhet nëse ndonjë platformë hor-


izontale ose shiriti i autostradës, duhet të kry-
het mbi kotën e terrenit. Ajo nuk guxon të kry-
het vertikalisht, pasi që toka do të shembet dhe
mbushja do të rrënohet. Pjerrësia e rrafsheve
të mbushjes zakonisht pranohet si nn=1:1,5,
gjegjësisht in=1,5m.
Ndërmjet rrafshit të gërmimit (mihjes) dhe
autostradës kryhet kanali për përcjelljen e
ujërave atmosferike. Fundi i kanalit është me
gjerësi të bazës 50cm dhe pjerrësi minimale prej
1% (vizatimi 7.37).
Në vazhdim do të japim shembull për kryer-
jen e gërmimit dhe mbushjes së platformës hori-
zontale në rrafsh.
Detyra 1. Në vizatimin 7.38 në raport është
paraqitur terreni në formë të rrafshit T me pjer-
rësi të dhënë grafikisht. Në të duhet të kryhet
platforma horizontale A’B’C’D’ me kotë 23, me
dimensione dhe pozitë sipas vizatimit.

Vizatimi 7.38

133
Projeksioni i kuotuar

Që të kryhet platforma, pasi që terreni


është me pjerrësi, njëra pjesë e tij duhet të
mbushet, ndërsa tjetra të gërmohet. Në prerjen
e shtresëzës 23 të terrenit me platformë i fito-
jmë pikat E’ dhe F’ të cilat janë kufitare ndërmjet
gërmimit dhe mbushjes. Pika R’ me kotë 25 ësh-
të më e lartë se platforma, e cila është me kotë
23 që do të thotë se në atë vend terreni duhet
të gërmohet. Pika Q’ me kuotë 22 është më e
ulët se platforma dhe prandaj terreni në atë vend
duhet të mbushet.
Intervali in=1,5m, gjegjësisht pjerrësia e rraf-
shit të mbushjes është nn=1:1,5. Prerja e rraf-
sheve të mbushjes me terrenin janë pikat G’,
H’, I’, J’. Me lidhjen e E’G’ fitojmë prerësen n’1,
pastaj me lidhjen e H’I’ fitojmë n’2, me F’J” fito-
het n’3.
Intervali i gërmimit (mihjes) është ny=1:1,
gjegjësisht iy=1m. Djathtas nga pikat kufitare E’
dhe F’ i kalojmë rrafshet e gërmimit.

linja e mihjes
mihja

mbushja

mih
ja

linja e
mbushja
mihjes

Vizatimi 7.38

134
Projeksioni i kuotuar

Paraprakisht i vizatojmë kanalet për përcjel-


ljen e ujërave atmosferike me dimensione
3x0,5m në raport të dhënë. Pikat K’, L’, M’,
N’, O’, P’ janë pikëprerjet e projeksioneve të
shtresëzave të terrenit me projeksionet gjegjëse
të shtresëzave të rrafsheve të mihjes, dhe me
bashkim fitojmë prerëset e kërkuara K’L’=u’1,
M’N’=u’2 dhe O’P’=u’3.

Pyetje dhe detyra:

1. Çka është gërmimi (mihja) e çka mbushja?


2. Sa është pjerrësia e rrafsheve të mihjes?
3. Sa është pjerrësia e rrafsheve të mbushjes?
4. Kur kryhet gërmimi, e kur mbushja?
5. Në vizatimin 7.39 është dhënë rrafshi T me pjer-
rësi të terrenit 25%. Vendos platformë horizontale
në formë të drejtkëndëshit A’,B’, C’, D’ në kotë
39m me dimensione dhe pozitë sipas vizatimit.

7.8. RRUGA ME PJERRËSI NË


RRAFSH TË PJERRËT

Detyra 1. Në vizatimin 7.40 duhet të kry-


het rrugë me gjerësi të dhënë, pjerrësi prej 8%
dhe kahje të dhënë. Në boshtin e rrugës është
dhënë një pikë, për shembull A’ me kuotë 31, e
cila është nismëtare në atë rrugë për ndërtim.
Vizatojmë gjerësinë e rrugës në raportin grafik
të dhënë. Pjerrësia e rrugës është n=8% ose i=1/
n=12,5m. Intervalin e bartim nëpër boshtin e
rrugës, duke filluar nga A’ dhe fitojmë pikat B’(32),
C’(30) dhe D’(29) nëpër të cilat kalojmë profile të
tërthorta, gjegjësisht profile normale në boshtin e
rrugës. Nëpër ato boshte paramendojmë rrafshe
të shtrira vertikale të cilat e presin rrugën dhe ter-
renin e dhënë. Profili I’-I’ që kalon nëpër A’(31) e
pret shtresëzën 31 në pikën M’(31), ndërsa profili
III’-III’ që kalon nëpër C’(30) e pret shtresëzën 30
në pikën N’(30). Me vijë të ndërprerë i bashkojmë
M’ dhe N’ e cila në prerje me tehet e rrugës i jep
pikat O’ dhe P’. Ato janë pikat kufitare ndërmjet
mbushjes dhe gërmimit.
Profilin I’-I’ e rrëzojmë rreth shtresëzës me
kuotë 31. Rrëzimin çdoherë e kryejmë rreth

135
Projeksioni i kuotuar

shtresëzës të rrafshit prerës vertikal të barabartë


me kuotën e rrugës nëpër të cilën është bërë pre-
rja (profili).
Profilin II’-II’ e rrëzojmë rreth shtresëzës me
kuotë 32 etj. Në vendin ku janë bërë profilet I’-I’,
II’-II’ terreni është më i ulët nga rruga e projek-
tuar, prandaj duhet të mbushet. Atje ku do t’i ka-
lojmë profilet III’-III’ dhe IV’-IV’ terreni është më i
lartë dhe duhet të kryhet gërmimi. Së pari duhet të
vendosen kanalet për përcjelljen e ujërave atmos-
ferike me dimensione 3x0,5m.

Vizatimi 7.40

Pyetje dhe detyra:

1. Si kryhet rrëzimi i profileve të terrenit?


2. Në vizatimin 7.41 duhet të kryhet rrugë me
gjerësi 4m., me pjerrësi të terrenit 25% dhe
pjerrësi prej 12,5%. Në boshtin e rrugës është
dhënë një pikë, për shembull P’ me kuotë 33, e
cila është nismëtare për atë rrugë për ndërtim.

136
Projeksioni i kuotuar

mbushja

mih
ja

Vizatimi 7.41

7.9. RRUGA ME PJERRËSI NË TERREN


TË DHËNË ME IZOHIPSE

Detyra 1. Në vizatimin 7.42 është paraqitur


terreni jo i rrafshët me izohipse. Në të duhet të
kryhet rrugë me gjerësi të caktuar, pjerrësi 1:12
dhe kahje të pjerrësisë. Në boshtin e rrugës
është dhënë pika A’(21).
Së pari duhet ta vizatojmë rrugën me gjerësi
të caktuar. Nga pika A’ e bartim intervalin 12m
në raport të dhënë nëpër boshtin e rrugës dhe
fitojmë pikat B’(20), C’(19), D’(18), E’(17), nëpër
të cilat kalojmë profile të tërthorta.
Gjurma e rrafshit vertikal të profilit III’-III’
e pret izohipsën 19 në pikën F’, nd`ërsa profili
IV’-IV’ me izohipsën 18 në pikën G’. Vija kufit-
are është vija e thyer pasi që terreni është jo
i rrafshët. Për konstruktimin e saj më të saktë
do të kryejmë futjen e izohipsave të reja por jo
kryesore. Ndërmjet izohipsave 18 dhe 19 do
të fusim disa segmente nën kënd 90o. Interva-
lin ndërmjet C’ dhe D’ e ndajmë në tre pjesë të
barabarta. Prerja me izohipse 18,35 dhe 18,70 i
jep pikëprerjet H’ dhe I’. Me lidhjen e F’, H’ I’, G’

137
Projeksioni i kuotuar

vizatojmë vijën e lakuar kufitare e cila në prerje


me tehet e rrugës i përcakton pikat e kërkuara
kufitare J’ dhe K’.
Nëpër D’(18) dhe E’(17) kalojmë profile të
tërthorta të cilët janë në pjesën e rrugës e cila
duhet të mbushet. E gjejmë profilin në pozitën
e rrëzuar. Nga tehu i rrugës në pozitë të rrë-
zuar i kalojmë rrafshet e mbushjes me pjerrësi
1:1,5 deri te prerja me profilin e terrenit. Nga
pikat e rrëzuara 7o dhe 80, 9o dhe 100 konstruk-
tojmë projeksionet e tyre 7’ dhe 8’, 9’ dhe 10’
me drejtim normal në gjurmën e rrafshit vertikal
të profilit. Me lidhjen e tyre do ti fitojmë lakoret
e mbushjes n’1 dhe n’2 si prerje të terrenit me
rrafshet e mbushjes.
Pjesa e rrugës ku janë profilet e tërthorta I’-
I’, II’-II’, III’-III’ është në gërmim dhe në të janë të
parashikuara kanalet e përcjelljes.
Rrafshet e mihjes janë me pjerrësi 1:1. Ato
ndërmjet vete priten në pikat e rrëzuara 1o, 2o,

Vizatimi 7.42

138
Projeksioni i kuotuar

…, 6o nga të cilat përcaktojmë projeksionet 1’,


2’, …, 6’ që i lidhim me pikat kufitare J’1 dhe K’1
dhe me këtë do ti fitojmë lakoret e mihjes u’1 dhe
u’2.

Pyetje dhe detyra:

1. Sqaro ecurinë për fitimin e profilit të lartësisë


së terrenit.
2. Rreth cilat shtresëza të rrafshit prerës vertikal
e rrëzojmë profilin e rrugës me pjerrësi?
3. Sqaro ecurinë për zgjidhjen e rrugës me pjer-
rësi dhe platformë horizontale të terrenit jo të
rrafshët.

139
Literatura e shfrytëzuar

Literatura e shfry tëzuar

1. J. Justinijanoviq, Gjeometria deskriptive,


Shkollska kniga, 1965, Zagreb.

2. D. Vanov, D. Dushkov, Vizatimi teknik me


gjeometri deskriptive, Prosvetno delo, 1996,
Shkup.

3. K. Trençeski, B. Krsteska, Ll. Kondinska, J.


Baboviq, G. Trençeski, Algjebra elementare
dhe gjeometria, Prosvetno delo, 2002, Shkup.

4. D. Vasileva, K. Mangaroski, S. Mateski, A.


Olluiq, B. Trpkovski, Gjeometria deskriptive,
Prosvetno delo, 1982, Shkup.

5. V. Niçe, Gjeometria deskriptive, Shkollska


kniga, 1992, Zagreb.

6. Z. Shnajder, Gjeometria deskriptive, Nauçna


kniga, 1991, Beograd.

7. V. Gjuroviq, Gjeometria deskriptive, Nauçna


kniga, 1993, Beograd.

140
Përmbajtja

Pë r mbajtja

1. Hyrje në gjeometri deskriptive .........................................................................7


1.1. Hyrje në gjeometri deskriptive ......................................................................7

2. Bazat e projektimit ortogonal ......................................................................... 11


2.1. Paraqitja hapësinore dhe ortogonale e objekteve ...................................... 11
2.2. Projektimi dhe llojet e projeksioneve ..........................................................13
2.3. Projektimi ortogonal i pikës ........................................................................16
2.4. Projektimi ortogonal i pikës në pozitë të veçantë .......................................19
2.5. Kuadrantet. Koordinatat e pikave ...............................................................21
2.6. Projektimi ortogonal i segmentit .................................................................23
2.7. Projektimi ortogonal i segmentit në pozitë të veçantë ................................24
2.8. Madhësia e vërtetë e segmentit dhe këndeve e pjerrësisë ........................27
2.9. Projektimi ortogonal i drejtëzës ..................................................................30
2.10. Depërtimet e drejtëzës dhe këndet e pjerrësisë .......................................32
2.11. Rrafshi i tretë i projeksionit. Projektimi ortogonal i pikës. .........................34
2.12. Projektimi ortogonal i figurave gjeometrike ..............................................36
2.13. Projektimi ortogonal i trupave gjeometrik .................................................37

3. Projeksioni i pjerrët .........................................................................................41


3.1. Koncepti për projeksionin e pjerrët .............................................................41
3.2. Projeksioni i pjerrët i figurave gjeometrike dhe zbatimi ..............................44
3.3. Projeksioni i pjerrët i trupave gjeometrike dhe zbatimi ...............................47

4. Rrafshet ............................................................................................................53
4.1. Gjurma të rrafshit........................................................................................53
4.2. Koordinatat e rrafshit ..................................................................................55
4.3. Rrafshe paralele me rrafshet e projeksionit ...............................................56
4.4. Figurat gjeometrike në rrafshe paralele me rrafshe të projeksionit ............57
4.5. Rrafshe normale në rrafshe të projeksionit ................................................60
4.6. Pika dhe drejtëza në rrafshin projektues ....................................................61
4.7. Depërtimi i drejtëzës nëpër rrafshin projektues ..........................................63
4.8. Rrëzimi i rrafsheve projektuese ..................................................................66
4.9. Figurat gjeometrike që shtrihen në rrafshet projektuese ............................68
4.10. Trupat gjeometrik të cilat me bazë shtrihen në rrafshet projektuese ........71

5. Transformimi ....................................................................................................79
5.1. Koncepti për transformim ...........................................................................79
5.2. Transformimi i pikës ...................................................................................79
5.3. Transformimi i figurave gjeometrike ...........................................................83
5.4. Transformimi i trupave gjeometrik ..............................................................84

6. Rrafshi i përgjithshëm.....................................................................................91
6.1. Pika dhe drejtëza në rrafshin e përgjithshëm .............................................91
6.2. Bashkëgjurmat dhe zbatimi i tyre ...............................................................93

141
Përmbajtja

6.3. Përcaktimi i gjurmëve të rrafshit të dhënë me drejtëza dhe pika................96


6.4. Prerja e dy rrafsheve ..................................................................................99
6.5. Depërtimi i drejtëzës në rrafshin e përgjithshëm ......................................101
6.6. Normalja në rrafshin e përgjithshëm .......................................................105
6.7. Rrëzimi i rrafshit të përgjithshëm ..............................................................107
6.8. Figurat gjeometrike që shtrihen në rrafshin e përgjithshëm .....................109
6.9. Trupat gjeometrik që me bazë shtrihen në rrafshin e përgjithshëm ......... 112

7. Projeksioni i kuotuar .....................................................................................121


7.1. Projeksioni i kuotuar i pikës ......................................................................121
7.2. Projeksioni i kuotuar i drejtëzës dhe segmentit ........................................122
7.3. Pozita reciproke e dy drejtëzave ..............................................................125
7.4. Paraqitja e rrafshit ....................................................................................126
7.5. Prerja e dy rrafsheve ................................................................................128
7.6. Paraqitja e sipërfaqeve topografike- terrenit ............................................130
7.7. Gërmimi (mihja) dhe mbushja ..................................................................132
7.8. Rruga me pjerrësi në rrafshit të pjerrët.....................................................135
7.9. Rruga me pjerrësi në terren të dhënë me izohipse ..................................137

Literatura e shfrytëzuar ...................................................................................140

142

You might also like