You are on page 1of 2

Udhëzues për plotësimin e informatave në Profilin e

tatimpaguesit

1. Emri i biznesit / tatimpaguesit: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga Sistemi.

2. Emri tregtar: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga Sistemi.

3. Lloji biznesit: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga Sistemi.

4. Numri Unik Identifikues / Numri Fiskal: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga
Sistemi.

5. Data e regjistrimit: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga Sistemi.

6. Regjioni: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga Sistemi.

7. Komuna: Përzgjedh komunën nga lista e vlerave të paraqitura në këtë kuti. Pra, vendos Komunën në të cilën biznesi
është duke zhvilluar aktivitetin ekonomik.

8. Qyteti / Fshati: Përzgjedh komunën nga lista e vlerave të paraqitura në këtë kuti.

9. Adresa e biznesit: Shëno saktë adresën ku zhvilloni aktivitetin ekonomik, p.sh. Lagja, Rruga, Numri.

10. Telefoni i biznesit: Shëno numrin e telefonit në të cilin mund të telefonohet direkt pronari.

11. E-mail i biznesit: Shëno e-mail adresën në të cilin mund të shkëmbehen korrespodenca direkt me pronarin.

12. Konfirmo e-mailin: Konfirmo edhe njëherë e-mailin e shkruar më sipër në të cilin mund të shkëmbehen
korrespodenca direkt me pronarin.

13. Numri personal / Numri Unik Identifikues i mbajtësit të librave / kontabilistit: Shëno Numrin personal nëse
mbajtësi i librave / kontabilisti është person fizik jo afarist (individ), pra është i punësuar në këtë biznes apo nëse
nuk ka të punësuar për mbajtje të librave / kontabilist është vet pronari i biznesit. Ndërsa nëse mbajtësi i librave /
kontabilisti është biznes, pra për shërbimet e ofruara lidhur me mbajtjen e librave faturon këtë biznes, vendos Numrin
Unik Identifikues.

14. Mbajtësi i librave / Kontabilisti: Kjo rubrikë është e koduar dhe plotësohet në mënyrë automatike nga Sistemi.

15. Telefoni i mbajtësit të librave / kontabilistit: Shëno numrin e telefonit në të cilin mund të telefonohet direkt
mbajtësi i librave / kontabilisti.

16. Email adresa e mbajtësit të librave / kontabilistit: Shëno e-mail adresën në të cilin mund të shkëmbehen
korrespodenca direkt me mbajtësin e librave / kontabilistin.

Faqe 1 deri 2
17. Konfirmo e-mailin: Konfirmo edhe njëherë e-mailin e shkruar më sipër në të cilin mund të shkëmbehen
korrespodenca direkt me mbajtësin e librave / kontabilistin.

18. Llogaria bankare e biznesit: Kliko në linkun për menaxhimin e llogarive bankare dhe regjistro llogarinë tuaj bankare
apo ndryshimin e llogarisë ekzistuese.

19. Aktiviteti kryesor që jeni duke zhvilluar: Nga lista e vlerave të paraqitura në këtë kuti, përzgjedh aktivitetin kryesor
që jeni duke e zhvilluar, sipas Kodit NACE Rev.2.

20. Aktiviteti dytësor që jeni duke zhvilluar: Nga lista e vlerave të paraqitura në këtë kuti, përzgjedh aktivitetin dytësor
që jeni duke e zhvilluar, sipas Kodit NACE Rev.2.

21. Konfirmoj se të dhënat e mësipërme janë të sakta dhe të vërteta: Shtyp butonin “Konfirmo”, i cili dëshmon se të
dhënat e mësipërme janë të sakta dhe të vërteta të plotësuara nga ana e juaj.

Faqe 2 deri 2

You might also like