You are on page 1of 28

BAZAT E

GJEOFIZIKËS
Dr. Altin KARRIQI
altin.karriqi@fgjm.edu.al
ÇFARË ËSHTË GJEOFIZIKA?

• Shkenca e gjeofizikës zbaton parimet e Fizikës për të studiuar Tokën. Vrojtimet gjeofizike
të pjesës së brendshme të Tokës përfshijnë kryerjen e matjeve në sipërfaqe ose pranë
sipërfaqes së Tokës.

• Duke punuar në shkallë të ndryshme, metodat gjeofizike mund të përdoren për studimin e
një morie të gjerë problemesh, që nga studimi i globit (gjeofizika globale) deri tek studimi
i pjesës së sipërme të kores së Tokës në një rajon të caktuar për qëllime inxhinierike.

• Në metodat gjeofizike të kërkimit (të quajtura edhe vrojtime gjeofizike apo gjeofizika e
zbatuar) që do të shohim dhe diskutojmë së bashku në këtë cikël leksionesh, janë përdorur
matje në rajone të kufizuar gjeografikisht për të përcaktuar shpërndarjen e parametrave
fizikë që reflektojnë ndërtimin gjeologjik në thellësi.
PSE GJEOFIZIKA?
• Vrojtimet gjeofizike, edhe pse ndonjëherë kanë paqartësi në interpretim, janë një mjet
i shpejtë dhe me kosto të ulët për të marrë një informacion të pranueshëm mbi
ndërtimin gjeologjik nëntokësor.

• Në vrojtimet për gjetjen e burimeve natyrore nëntokësore metodat gjeofizike janë të


afta të përcaktojnë mjedise lokale me interes për mineral mbajtje të cilat nuk do të
mund të zbuloheshin nga asnjë program shpimesh.

• Rëndësia e vrojtimeve gjeofizike është aq e madhe sa parimet bazë të metodave dhe


fushat kryesore të përdorimit të tyre duhet të vlerësohen nga çdo shkencëtar i Tokës.
Metodat e vrojtimit
Ka një numër të madh metodash gjeofizike të vrojtimit, si nga ato që përdorin si
burim fushat natyrore të Tokës ashtu edhe ato që kërkojnë dërgimin në tokë të
energjisë së krijuar artificialisht.

• Metodat me burim fushat natyrale

• Metodat me burim artificial

Disa metoda gjeofizike mund të përdoren për vrojtime edhe nga ajri apo në det.
Kostua e lartë e vrojtimeve nga deti apo ajri justifikohet me sipërfaqen e madhe
të mbulimit me punime për njësinë e kohës si dhe me kryerjen e vrojtimeve
edhe në zona ku është e pa mundur që të kryhen vrojtime sheshore.
Egziston një numër i madh metodash gjeofizike dhe për sejcilën prej tyre ka një veti fizike ndaj së cilës metoda është e
ndjeshme.
Lloji i vetisë fizike ndaj së cilës një metodë jep reagim të dukshëm përcakton edhe fushën e saj të përdorimit.
Problemi i shumëzgjidhshmërisë në interpretimin e të dhënave gjeofizike

PROBLEMI I DREJTË

PROBLEMI I ZHDREJTË

Teorikisht ka një pafundësi mundësish interpretimi për një anomali gjeofizike. Pra nëse
detyra e drejtë ka një zgjidhje të vetme, problemi i zhdrejtë ka një pasiguri në
interpretim për shkak të numrit të madh të zgjidhjeve që mund të justifikojnë praninë e
një anomalie.
PËRPUNIMI I TË DHËNAVE GJEOFIZIKE
Detyra e inxhinierit gjeofizik është ndarja e sinjalit të dobishëm nga zhurma dhe
interpretimi i sinjalit të dobishëm për të kuptuar strukturën e prerjes gjeologjike.

Analiza e formës valore të sinjalit paraqet një aspekt thelbësor të përpunimit dhe
interpretimit të të dhënave gjeofizike. Bazat matematike dhe fizike të kësaj analize nuk
janë të reja, shumica janë zbuluar në shekullin e 19 dhe në fillim të shekullit të 20.

Përdorimi i këtyre ideve është gjerësisht i përhapur në fusha të tjera teknologjike si: radio,
televizion, rregjistrimi i zërit dhe videos, radio astronomi, meteorologji, imazheri
mjekësore, si dhe në përdorimet ushtarake si radari, sonari dhe imazheria satelitore.

Përpara mundësisë të përpunimit dixhital, sasia e të dhënave dhe kompleksiteti i


përpunimit të tyre e kufizonte shumë përdorimin e teknikave të njohura. Sot pothuajse të
gjitha teknikat e përshkruara më sipër mund të përdoren pa problem duke u bërë pjesë e
programeve kompiuterike të përpunimit.
Dixhitalizimi i të dhënave gjeofizike

Valët me interes për gjeofizikën janë në


përgjithësi funksione të vazhduara
(analoge) të kohës ose distancës. Për të
përdorur fuqinë e kompiuterave në
analizën e të dhënave, këto të fundit
duhet të shprehen në formë dixhitale,
pavarësisht formës fillestare me të cilën
janë rregjistruar.
Rangu dinamik është një shprehje e raportit të amplitudës më të madhe të matur A max
me amplitudën më të vogël Amin në një funksion kampionimi.

Sa më i madh rangu dinamik aq më saktë do të paraqiten ndryshimet e amplitudës të


formën valore analoge në versionin dixhital të formës valore. Rangu dinamik shprehet në
shkallën decibel (dB) e cila shpreh raportet e fuqisë: raportet e dy vlerave fuqi P1 dhe P2
jepet nga 10 log10(P1/P2) dB. Përderisa fuqia është proporcionale me katrorin e
amplitudës A të sinjalit:

Pra, nëse një skemë kampionimi dixhitale mat amplituda në rangun 1 deri 1024 njësi të
amplitudës, rangu dinamik jepet nga:
Në kompjutera, kampionet dixhitalë shprehen në formë binare (janë të përbërë nga një
sekuencë shifrash me vlerë 0 ose 1). Çdo shifër binare njihet si bit dhe sekuenca e bit – eve
përfaqëson një vlerë të kampionit që njihet me termin fjalë. Numri i bit – eve në çdo fjalë
përcakton rangun dinamik të një forme valore të dixhitalizuar. Për shembull, një rang dinamik
prej 60 dB kërkon fjalë prej 11 – bit përderisa raporti i përshtatshëm i amplitudës prej 1024
(=210) shkruhet si 10000000000 në formë binare. Një rang dinamik prej 84 dB paraqet një
raport amplitude prej 214 dhe kërkon një kampionim me fjalë 15 – bit.

Pra rritja e numrit të bit – eve në çdo fjalë në kampionimin dixhital rrit rangun dinamik të
funksionit dixhital. Frekuenca e kampionimit është numri i pikave të kampionuara në njësinë e
kohës ose të distancës. Duket sikur kampionimi dixhital i një funksioni të vazhduar mund të cojë
në një humbje të informacionit në funksionin dixhital rezultant, përderisa ky i fundit përcaktohet
vetëm nga vlera diskrete në një seri pikash.
Nëse në funksionin e kampionimit janë të pranishme
frekuencat mbi frekuencën e Najkuistit, marrim një
shtrembërim të madh në rezultate që quhet aliasing, në të cilin
komponentët me frekuenca të larta janë ”palosur” në intervalin
e Najkuistit.

Marrdhënia ndërmjet frekuencave hyrëse dhe dalëse në rastin e


frekuencës së kampionimit 500 Hz tregohet në Fig. 2.3(c).

Për të zgjidhur problemin e aliasingut, frekuenca e


kampionimit duhet të jetë të paktën dyfishi i frekuencës më të
lartë të pranishme në funksionin e kampionimit. Nëse
funksioni përmban frekuenca mbi frekuencën e Najkuistit të
përcaktuar nga kampionimi, atëherë duhet të përdoret një filtër
antialiasing përpara dixhitalizimit.

Filtri antialiasing është një filtër që lejon frekuencat e ulëta


(low – pass) me një prerje të mprehtë që heq frekuencat mbi
frekuencën e Najkuistit ose i redukton ato në një nivel
amplitude të pa rëndësishëm.
Analiza spektrale
Egziston një dallim i rëndësishëm matematikor ndërmjet
formave valore periodike (Fig. 2.4(a)), që përsëritin
vetveten me një periodë T, dhe formave valore të rastit
(Fig. 2.4(b)), që janë të pa përsëritshme. Me anë të
teknikës matematike të analizës Furie, çdo formë valore
periodike, sado komplekse të jetë, mund të shpërbëhet
në seri valësh sinusoidale (ose kosinusoidale) t frekuencat
e të cilave janë shumatorja e frekuencës themelore 1/T.
Komponentët me frekuencë të lartë n/T (n = 1, 2, 3, .),
njihen si harmonika. Forma valore komplekse e Fig. 2.5(a)
merret nga dy valët sinusoidale të treguara.
Format valore të treguara në Fig. 2.5(a) dhe (b) paraqiten në Fig.
2.6(a) dhe (b) në terma të amplitudave dhe spektrave fazorë të tyre.
Këto spektra, të njohur si spektra vijë, përbëhen nga një seri vlerash
diskrete të përbërësve të amplitudës dhe fazës të formës valore për
vlera frekuence të shpërndara ndërmjet 0 Hz dhe frekuencës së
Najkuistit. Format valore të castit nuk e përsëritin vetveten; që do të
thotë, ato kanë një periodë pambarimisht të gjatë. Ato mund të
krahasohen me një formë valore periodike me një frekuencë
themelore të vogël (1/T = 0) dhe, për rrjedhojë, harmonikat që
shkaktohen janë në intervale frekuencialë shumë të vegjël duke
dhënë spektra të vazhduar të amplitudës dhe fazës dhe jo spektra
vijë të formave valore periodike.
Është e pa mundur të përballesh analitikisht me një spektër që përmban një numër pa
fund komponentësh vale sinusoidale. Dixhitalizimi i formës valore në fushë kohe na jep një
mjet për tu përballur me spektrin e vazhduar të formave valore.

Duke rritur frekuencën e kampionimit në fushë kohe jo vetëm që përmirësohet paraqitja në


fushë kohe e formës valore, por edhe rritet numri i shtresave të frekuencës në fushë
frekuence dhe gjithashtu përmirësohet cilësia e përafrimit.

Transformimi Furie përdoret për të konvertuar funksionin e kohës g(t) në ekujvalentin e tij
në spektër faze dhe amplitude A(f) dhe f(f), ose në një funksion kompleks të frekuencës G
(f) të njohur si spektri i frekuencës, ku:
Paraqitjet e fushës së kohës dhe frekuencës të një forme valore, g(t) dhe G(f)
njihen si çifti Furie, paraqitur nga relacioni:

Përbërësit e një çifti Furie janë të varur nga njëri – tjetri, dmth nëse G(f) është
transformimi Furie i g(t) atëherë g(t) është transformimi Furie për G(f). Figura
2.8 ilustron çiftet Furie për forma valore të ndryshme me domethënie në
gjeofizikë.
Të gjithë shembujt e ilustruar kanë një spektër faze zero; që do të thotë
komponentët e veçantë të valës sinusoidale janë në fazë me kohë zero. Në
këtë rast f(f) = 0 për të gjitha vlerat e f – së.
Përpunimi i formës valore
Parimet e konvolucionit, dekonvolucionit dhe korrelacionit formojnë bazat e
përbashkëta për përpunimin e të dhënave të shumë metodave gjeofizike, veçanërisht në
metodën e sizmikës së valëve të reflektuara. Këto baza paraqiten në këtë pjesë në terma
të përgjithshëm dhe në kapitujt pasardhës trajtohen më gjerësisht.

Ato janë të rëndësishme pasi përshkruajnë nga ana sasiore se si ndikohet një formë
valore nga filtrat. Filtrimi e modifikon formën valore duke bërë dallimet midis
përbërësve valorë sinusoidalë për të ndryshuar marrdhëniet e fazave ose amplitudave të
tyre.
Shumica e sistemeve audio janë pajisur me filtra të thjeshtë për të hequr frekuencat e
larta shqetësuese ose për të theksuar frekuencat e ulëta (bas).

Filtrimi është një karakteristikë shoqëruese e çdo sistemi nëpër të cilin transmetohet një
sinjal.
Konvolucioni
Konvolucioni (Kanasewich 1981) është një operacion
matematik që përcakton ndryshimin e formës të një vale që
vjen si pasoje e kalimit të kësaj vale nëpër një filtër.
Përgjigjia e filtrit është një formë valore në fushë frekuence
por mund të transformohet në fushë kohe si për të gjitha
format valore.

Transformimi Furie i impulsit njihet si funksion i transferimit


dhe specifikon përgjigjen e fazës dhe të amplitudës së një filtri,
duke përcaktuar kështu edhe përdorimin e tij.

Efekti i filtrit përshkruhet matematikisht nga një operacion


konvolucioni i tillë që nëse sinjali hyrës g(t) në filtër
konvolgohet me përgjigjen e impulsit f(t) të filtrit, i njohur si
operatori i konvolucionit,
atëherë merret dalja e filtruar y(t):
𝑦(𝑡) = 𝑔(𝑡) ⋆ 𝑓(𝑡) (2.5)
ku ylli (⋆) tregon operacionin e konvolucionit.
Konvolucioni, ose ekujvalenti i tij në fushë frekuence, gjen një përdorim të gjerë në
përpunimin e të dhënave gjeofizike, dhe veçanërisht në filtrimin dixhital të të dhënave të
sizmikës dhe të fushave potenciale dhe ndërtimin e sizmogramave sintetike për krahasim
me sizmogramat fushore.
Dekonvolucioni
Dekonvolucioni ose filtrimi invers (Kanasewich 1981) është një proces që vepron në të kundërt të
konvolucionit. Marrim në konsideratë një operacion konvolucioni sic jepet në ekuacionin

𝑦(𝑡) = 𝑔(𝑡) ⋆ 𝑓(𝑡)

y(t) është dalja e filtruar e derivuar nga kalimi i formës valore hyrëse g(t) nëpër një filter me reagim
impulsiv f(t). Duke konvolguar y(t) dhe f(t), marrja e g(t) paraqet një operacion dekonvolucioni.

Dekonvolucioni është një aspekt thelbësor i përpunimit të të dhënave sizmike dhe përdoret për të
përmirësuar rregjistrimet sizmike duke hequr efektet e dëmshme të filtrimit të hasura nga valët sizmike
gjatë kalimit të tyre nëpër tokë.

Në rastin e sizmikës, duke ju referuar ekuacionit (2.5), y(t) është rregjistrimi sizmik që rezulton nga kalimi i
një vale sizmike g(t) nëpër një pjesë të Tokës, ecila nga ana e saj reagon si një filtër me përgjigje impulsive
f(t). Problemi i veçantë me dekonvolucionin e një rregjistrimi sizmik është se forma valore hyrëse g(t) dhe
përgjigjia impulsive f(t) e filtrit Tokë janë në përgjithësi të pa njohura.kështu që përafrimi “deterministik” i
dekonvolucionit i trajtuar më lart nuk mund të përdoret dhe operatori i dekonvolucionit duhet krijuar duke
përdorur metodat statistikore. Ky përafrim i veçantë i dekonvolucionit në të dhënat sizmike, i njohur si
dekonvolucion parashikues, diskutohet më gjerë në Kapitullin 4.
Korrelacioni
Korrelacioni kryq (Cross – correlation – ang.) i dy formave valore dixhitale përfshin shumëzimin kryq të elementëve
individualë të formës valore dhe mbledhjen e shumëzimit kryq në një interval kohe të përbashkët të formës valore.
Funksioni i korrelacionit kryq përfshin “rrëshqitjen” e një forme valor pranë tjetrës dhe, për çdo spostim në kohë, ose
kohë vonesë, mbledhin produktet e korrelimit kryq si funksion i vlerës së kohës vonesë. Operacioni i korrelimit kryq
është i ngjashëm me konvolucionin por përfshin palosjen e njërës nga format valore. Duke patur dy forma valore
dixhitale me gjatësi të fundme, x (i = 1, 2, . . . ,n), funksioni i korrelacionit kryq jepet nga:

ku 𝜏 është vonesa e kohës dhe m njihet si vlera maksimale e vonesës së kohës së funksionit.
Mund të tregohet që korrelimi kryq në fushë kohe është matematikisht ekujvalent me shumëzimin e spektrave të
amplitudës dhe heqjen e spektrave të fazës në fushë frekuence.
Në mënyrë të qartë, nëse korrelohen kryq dy forma valore jo periodike identike (Fig. 2.13) të gjithë produktet e shumëzimit
kryq do të mblidhen me kohë vonese zero për të dhënë një vlerë pozitive maksimale. Kur format valore zhvendosen në
kohë, megjithatë, rezultatet e shumëzimit kryq do të tentojnë të eleminohen për të dhënë vlera të ulëta. Atëherë funksioni i
korrelimit kryq arrin maksimumin për vonesë zero dhe reduktohet në vlera të ulëta për zhvendosje të mëdha në kohë. Dy
valë të ngjashme të afërta do të japin një funksion korrelimi kryq që arrin maksimumin në zero vonesë.
Nga ana tjetër, nëse dy forma valore të ndryshme (jo të ngjashme) korrelohen kryq, shuma e rezultateve të shumëzimit kryq
do të jetë gjithmonë pranë zeros për shkak të tendencës të rezultateve pozitive dhe negative për të eleminuar njëra –
tjetrën. Në fakt, për dy forma valore që përmbajnë vetëm zhurma të rastit funksioni 𝜙𝑥(𝜏) i korrelimit kryq është zero për të
gjitha vlerat jo zero të 𝜏. Kështu, funksioni i korrelimit kryq mat shkallën e ngjashmërisë të formave valore.
Filtrimi dixhital
Në format valore me interes gjeofizik, është praktikë standarte të konsiderohet forma valore si një kombinim i
sinjalit të dobishëm dhe zhurmës. Sinjali i dobishëm është ajo pjesë e formës valore që lidhet me strukturat
gjeologjike nën vrojtim. Zhurma janë të gjithë komponentët e tjerë të formës valore. Zhurma mund të ndahet
më tej në dy përbërëse, zhurmat e rastit dhe koherente.

Nevojiten përafrime të ndryshme për të hequr efektin e zhurmave të tipeve të ndryshme. Zhurma e rastit mund
të zvogëlohet duke përsëritur disa herë matjen dhe duke marrë mesataren e të gjitha matjeve të përsëritura.
Zhurma koherente mund të filtrohet duke identifikuar karakteristikat e veçanta të asaj zhurme dhe duke
krijuar një filtër të veçantë për ta hequr atë. Sinjali mbetës, ng ana tjetër, mund të deformohet nga efektet e
sistemit të rregjistrimit, dhe sërisht, nëse natyra e sistemit të rregjistrimit është saktësisht e njohur, mund të
dizenjohet një filtër i përshtatshëm për ta hequr atë ndikim.

Filtrimi dixhital është gjerësisht i përdorur në përpunimin e të dhënave gjeofizike për të përmirësuar RSZH ose e
thënë ndryshe, për të përmirësuar karakteristikat e sinjalit. Normalisht, përdoren një mori filtrash dixhitalë në
përpunimin e të dhënave gjeofizike dhe në veçanti atyre sizmike .

Dy tipet kryesorë të filtrave dixhitalë janë filtrat e frekuencës dhe filtrat inversë (të
dekonvolucionit).
Filtrat e frekuencës
Këta filtra bëjnë dallimin ndërmjet
komponentëve të përzgjedhur të
frekuencës të një forme valore hyrëse
dhe mund të jenë low – pass (LP), high
– pass (HP), band – pass (BP) or band
– reject (BR) për sa ju përket përgjigjes
së tyre frekuenciale.
Filtrat e frekuencës përdoren kur
komponentët e sinjalit dhe të zhurmës
të një forme valore kanë karakteristika
të ndryshme të frekuencës dhe mund të
ndahen duke përdorur këtë fakt si
bazë.
Paraqitja e të dhënave dhe modelimi

Pasi të dhënat gjeofizike janë përpunuar për të përmirësuar maksimalisht përmbajtjen e sinjalit, kjo përmbajtje duhet të
nxirret për interpretim gjeologjik. Paraqitja e të dhënave dhe modelimi janë dy strategji të ndryshme për këtë qëllim.

Ashtu sic tregon edhe emri, paraqitja e të dhënave ka të bëjë me prezantimin në formë imazhi të strukturës nëntokësore.
Shembujt më të qartë të paraqitjes së të dhënave me anë të imazheve janë në sizmikën e valëve të reflektuara (Kapitulli 4)
dhe në gjeoradar (Kapitulli 9), ku format valore të energjisë së reflektuar përdoret për të nxjerrë një imazh që lidhet me
shtrirjen e kufijve gjeologjikë në thellësi. Shpesh edhe vrojtimet magnetike për studimet e cekëta inxhinierike ose
arkeologjike përpunohen për të dhënë harta me hije, ngjyra dhe konture ku hija ose ngjyra lidhet me ndryshimet e fushës
magnetike të cilat shkaktohen nga strukturat që kërkohen. Paraqitja e të dhënave në formë imazhi është një mjet i
fuqishëm që në jep një mënyrë për të përmbledhur volume të mëdha të dhënash në një format që mund të kuptohet
lehtësisht sic është imazhi. Një e metë e imazhit është se shpesh mund të jetë e vështirë deri e pamundur për të marrë
informacion sasior prej tij.

Në modelim, gjeofizikanti zgjedh një tip të veçantë të modelit strukturor të nëntokës, dhe përdor këtë model për të
parashikuar formën e sinjalit të rregjistruar. Pastaj modeli rregullohet për të dhënë ngjashmërimë më të përafërt ndërmjet
sinjalit të parashikuar (modeluar) dhe sinjalit të vrojtuar realisht në terren. Saktësia e përafrimit ndërmjet sinjaleve varet si
nga raporti sinjal – zhurmë ashtu edhe nga përzgjedhja fillestare e modelit. Rezultatet e modelimit zakonisht shfaqen si
prerje të strukturës nën vrojtim. Modelimi është një pjesë thelbësore e shumicës të metodave gjeofizike dhe është shumë i
përdorur në interpretimin e të dhënave gravimetrike dhe magnetike (shiko Kapitujt 6 dhe 7).

You might also like