You are on page 1of 7

Koordinatat Gjeografike

Fjalë kyçe:
Gjatësi gjeografike
Gjerësi gjeografike
Ekuatori
Meridiani fillestar
Paralelet
Meridianë
Gjerësia gjeografike

Largësia e një pike të dhënë, e


shprehur në gradë, nga ekuatori në
drejtim të poleve, quhet gjerësi
gjeografike.
• Paralelet janë vija imagjinare që rrethojnë globin.

Madhësia e tyre shkon nga 0° deri 90°.


Ato e ndryshojnë madhësinë e tyre.
Paraleli më i madh është ekuatori.
Paralelet na ndihmojnë përtëgjetur gjerësinë gjeografike.
Gjatësia gjeografike
Largësia e një pike të
dhënë, e shprehur në
gradë, nga meridiani
fillestar në drejtim të
lindjes ose perëndimit,
quhet gjatësi
gjeografike.
• Meridianët janë vija imagjinare që rrethojnë globin.
Madhësia e tyre shkon nga 0° deri 180° . Meridianët
janë të barabartë. Meridiani kryesor quhet Fillestar ose
i Grinuiçit dhe është 0°. Meridianët na ndihmojnë të
gjejmë gjatësinë gjeografike.
• Gjerësinë gjeografike të një vendi e gjejmë duke
lexuar madhësinë në gradë të paralelit në të cilin
ndodhet ky vend (në veri apo në jug të ekuatorit).
• Gjatësinë gjeografike të një vendi e gjejmë duke
lexuar madhësinë në gradë të meridianit në të cilin
ndodhet ky vend (në perëndim apo në lindje të meridianit fillestar).
• Vlerat e gjerësisë gjeografike
vendosen në të dyja anët e hartës
(në të mjatë e ne djathtë)
• Vlerat e gjatësisë gjeografike
vendosen në pjesën e sipërme e
të poshtme hartës ose mbi
ekuator.

You might also like