You are on page 1of 2

Gjergj

Kastriot
Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në
qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë.
Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.Gjergj Kastriot
Skënder
Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe
i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.Gjergj Kastriot

beu
Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së
Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4
djemve dhe 5 vajzave. Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin
nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për
nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit
Skënderbeut. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai
mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë
të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij. Vlerat e
figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i
barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë
islame në kontinentin evropian. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së
krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u
kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë
kohë.Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla
si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto
që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.Mendohet se Gjergj
Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm.
Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm
për nga pesha e saj.Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë
sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga
Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

Anika Kapllani
Gjergj
Kastriot
Skënder
beu

Anika Kapllani

You might also like