You are on page 1of 1

TINGULLI DHE VALA ZANORE

VALA ZANORE, LLOJET, KARAKTERISTIKAT


Valët zanore janë valë gjatësore. Ato prodhohen nga trupat që dridhen dhe përhapen
nëpërmjet ngjeshjeve dhe rralimeve të ajrit. Veshi i njeriut arrin të kapë tinguj me
frekuencë nga 20Hz deri në 20000Hz. Tingujt me frekuencë më të ulët se 20Hz quhen
infratinguj ndërsa tingujt me frekuencë mbi 20000Hz quhen ultratinguj. Valët me
frekuencë të lartë zanore janë përdorur për të pastruar dhëmbët dhe bizhuteri, për të
ndihmuar kafshët të komunikojnë dhe kanë ndihmuar mjekët në vëzhgimin e organeve
të brendshme. Ato janë përdorur gjithashtu për të kuruar veshkën dhe gurët e tëmthit
duke thyer gurë. Alarmet për vjedhje përdorin efektin Dopler për të monitoruar lëvizjet
në dhomë. Cilësia e zërit që vjen nga një instrument muzikorë varet nga numri i
frekuencave harmonike të prodhuara dhe intensitetin e tyre të afërm. Instrumentet
frymorë mbështeten në rezonancë ndërsa instrumentet me tela përdorin ligjin e
instrumenteve me tela.
KARAKTERISTIKAT
Tingulli ka të njëjtat karakteristika si të valës, pra ka një amplitudë, period, frekuencë,
gjatësi, energji dhe shpejtësi. Shpejtësia e valës zanore varet nga temperature dhe
gjendet me formulën V=331+0.6t.
Karakteristikat e tingullit përcaktojnë edhe vetitë fziologjike të tingullit si fortësia dhe
lartësia. Fortësia përcaktohet nga amplituda pra një amplitudë e lartë përcakton një
fortësi të madhe. Veshi i njeriut percepton tinguj me intensitet nga 10−12W/m2(pragu I
dëgjimit) deri në 1012 W /m2 (pragu i dhimbjes së veshit). Lartësia e zërit varet nga
frekuenca. Një frekuencë e lartë sjell një lartësi të madhe.

You might also like