You are on page 1of 1

DATA:13.05.

2020

Shkruani një ese përshkruese me temë:”Higjena personale dhe hedhja


e mbeturinave në vendin e caktuar, kushti domosdoshëm për mbrojtjen
e trupit” .
Trupi ynë është gjithnjë e më shumë i ekspozuar ndaj patogjenëve, hyrja në trup e të cilëve do ta
dëmtonte vertetë shumë organizmin. Prandaj ne duhet të bëjmë shumë kujdes për ta parandaluar
hyrjen e tyre. Edhe pse trupi ynë ka pengesa mekanike apo edhe kimike kundrejt patogjenëve,
higjena personale dhe hedhja e mbeturinave në vendin e caktuar është një kusht i domosdoshëm
për mbrojtjen e trupit.
Higjena personale nënkupton mbajtjen pastër të trupit. Në këtë mënyrë zvogëlohet edhe
rreziku i prekjes nga sëmundjet infektive. Higjena personale ka të bëjë me mbajtjen pastër të
trupit nga papastërtitë që me kalimin e kohës krijohen nga vetë organizmi. Si për shembull lëkura
e trupit prodhon një vaj, i cili ndihmon për ta mbajtur atë elastike. Nëse lëkura nuk lahet
rregullisht ky vaj mund të grumbullohet në formën e papastërtive. Gjithashtu një shembull tjetër
është se edhe kur temperatura e trupit është e lartë, ne prodhojmë djersë nëpërmjet gjëndrave të
djersës në lëkurë. Nëse vaji, papastërtitë dhe djersa mbeten në lëkurë për një kohë të gjatë, ato
përbëjnë një terren të mirë uhsqyes për bakteriet. Ato mund të prodhojnë substanca të cilat
mbajnë erë jo shumë të këndshme. Por gjithashtu edhe në gojë gjenden me miliona baktere.
Shumica prej tyre janë të dobishme, por disa prej tyre mund të jenë shkaku i erës së keqe të gojës
dhe i prishjes së dhëmbëve. Dhe të gjitha këto “papastërti” të cilat marrin jetë në trupin tonë nga
mos mbajtja e higjenës personale e kthejnë trupin tone mjedis të përshtatshëm i cili ndihmon
futjen e patogjenit në organizëm pasojat e të cilit janë më të rënda.
Ama gjithashtu një mjedis të përshtatshëm i cili ndihmon futjen e patogjenit në organizëm
e krijon edhe hedhja e mbeturinave jo në vendin e duhur. Bashkëjetesa e njeriut dhe mjedisit,
është një bashkëjetesë nga e cila njerëzit po dalin përfitues duke shkatërruar anën tjetër por
njëkohësisht duke harruar se me dëmtimin e mjedisit, ai është shumfish më shumë herë i dëmtuar.
Ndotja e mjedisit ia vështirëson trupit tonë mbrojtjen e tij përkundrejt patogjenëve. Të qqenurit
pjesë e një mjedisi të ndotur të bën automatikisht një njeri më të predispozuar përkundrejt hyrjes
së patogjenëve në organizëm.
Një higjennë e pastër dhe hedhja e mbeturinave në vendin e duhur janë faktorë të cilët
ndihmojnë mbrojtjen e trupit dhe e rrisin atë në mënyrë që të parandalohet hyrja e patogjenit në
trup

You might also like