You are on page 1of 5

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINIERISE ELEKTRIKE


LABORATORI I MATJEVE ELEKTRIKE

Laboratori: "Oshiloskopi"

Punoi: Std: Reinald Kamberaj Pranoi: Prof. As. Genci SHARKO

Grupi: BCH Automatizim II B

1
Viti akademik: 2023-2024

Permbajtja
1. Programi i punes..................................................................................................................................... 2
2. Aparatet dhe Materialee perdorura:.......................................................................................................2
3. Njohuri te pergjithshme.......................................................................................................................... 2
4. Procedura:...............................................................................................................................................2
5. Konkluzione:............................................................................................................................................ 3

1. Programi i punes

1. Të studiohet instruksioni i oshiloskopit Analog dhe Numerik që do të përdoret.


2. Te matet me ndihmen e oshiloskopit analog ose numerik madhesite e nje sinjali periodik:
Aplituda, frekuenca, Perioda.
3. Te matet faza dhe frekuenca e dy sinjaleve sinusoidaleme metoden Lissajous.
4. Perdorimi i Oshiloskopit numerik HP54600 Digital Oscilloscope
2. Aparatet dhe Materiale e perdorura:
Gjate laboratorit qe do te kryejme do te na nevojitet nje oshiloskop per te pare ne
menyre te detajuar format e sinjaleve.
Nje burim ushqimi te cilin do ta perdorim si nje burim sinjali.

3. Njohuri te pergjithshme
Oshiloskopi elektronik është një aparat që ka gjetur një përdorim të gjërë në
shumë fusha të shkencës dhe teknikës. Ndjeshmëria e tij dhe aftësia për të
rregjistruar fenomene që ndryshojnë ne frekuencë nga disa Hz deri në dhjetra
GHz. Rezistenca shumë e madhe e hyrjes, kanë bërë që oshiloskopi elektronik të
jetë i pazëvëndësueshëm në fushën e matjeve e madhësive jo vetëm elektrike, por
edhe të shumë madhësive joelektrike.Pjesa kryesore e oshiloskopit është tubi
elektronorrezatues CRT, principi i punës të cilit bazohet në çvendosjen e tufës së
elektroneve nën veprimin e fushës elektrike apo magnetike. Tubi
elektronorrezatues përfaqëson një llampë elektronike me vakum të thellë.
Elektronet që rrezatohen nga elektroda e nxehtë mbas koncentrimit dhe
përshpejtimit nën veprimin e fushave magnetike apo elektrike bien mbi ekranin
fluoreshent duke shkaktuar ndriçimin e këtij të fundit. Nën veprimin e rrymave
apo tensioneve që studiohen, rrezja e elektroneveçvendoset para se të bjerë në
ekran. Kjo çvendosje ndjek ndryshimin e vlerave të çastit të madhësisë që
3
studiohet dhe prandaj në ekran shohim formën e kurbës së kësaj
madhësie.Oshiloskopi elektronik përdoret shumë në teknikën e matjeve
veçanërisht për studimin e proçeseve të shpejta në qarqet elektrike. Me anën e
oshiloskopit jo vetëm mund të shikohet dhe të rregjistrohet forma e kurbës së
madhësisë që studiohet, por mund të kryhen dhe matje të madhësive të
ndryshme, si për shembull matja e madhesise seamplitudes së tensionit, rrymës,
frekuenca e tyre, ndryshimi i fazës etj.

4. Procedura:
Matja e Amplitudes
Per matjen e amplitudes si fillim duhet te kontrollojme pozicionin e dorezes te
ndryshimit te koeficentit volt/ndarje e cila duhet te jete ne pozicionin e kalibruar
CAL per te na bere te mundur perdorimin e te dhenave qe marrim si te mirqena
nga oshiloskopi.Duke pare formen e sinjalit shikojme se sa ndarje eshte vlera
peak-peak e cila eshte largesia nga 2 kreshtat ekstreme te formes se sinjalit. Me
pas nepermjet formules se meposhteme percaktojme kete vlere ne vlerat
perkatese:
Vp-p = (ndarje vertikale) x (Volt/Ndarje)
Nga vlerat e matura kemi Nr.ndarjeve vertikale=5 ndarje si dhe koeficentin
volt/ndarje=1V

Vp-p = 4.4 x 2V → Vp-p=8.8V

1 1
A= 2
Vp-p → A= 2 8.8V → A=4.4V

MATJA E FREKUENCES
Ne menyre te ngjashme mund te matet edhe frekuenca dhe perioda e sinjalit.
Perpara se te behet matja e amplitudes, pozicioni i dorezave te ndryshimit te
koeficientit Kohe/ndarje te jete ne pozicionin e calibruar CAL . Perseri pozicioni i
dorezes qe ndryshon vleren e Kohe/Ndarje te jete ne pozicionin e kalibruar per te
pasur nje matje te sakte. Frekuenca e panjohur percaktohet duke matur perioden
e nje cikli te vales ne ekranin e oshiloskopit.
T = (ndarje horizontsle/cikel) x (kohe/ndarje)
Nga vlerat e matura kemi Nr.ndarjeve horizontale=5 ndarje kemi vetem 1 cikel si
dhe koeficentin kohe/ndarje=0.5ms/ndarje
T=2.2x0.2 → T=0.56ms

Per frekuencen kemi:


1 1
f= 𝑇 → f= 0.56𝑚𝑠 → f=1785Hz

5. Konkluzione:

Ne eksperimentin e kryer ne laborator arritem te kuptojme menyren se si funksionon


oshiloskopi. Pervetesuam njohurite si dhe aftesine per perdorimin e tij. Me pas arritem
te benim matjet e nevojshme per studimin e sinjalit sic ishin : amplituda, perioda dhe
frekuenca .U njohem gjithashtu edhe me oshiloskopin numerik dhe menyren e
perdorimit te tije. Cdo matje dhe llogaritje te bera nepermjet te dhenave te marra nga
oshiloskopi kishte menyrat e transformimit ne madhesi reale nepermjet formulave te
perdorura me lart. Arritem te kuptojme edhe se si te sdudiojme formen e nje sinjali te
panjohur duke u bazuar ne nje te njohur nepermjet menyres se punimit X-Y. Cdo forme e
shfaqur ne ekran na tregon disa informacione ne lidhje me sinjalin e panjohur per te
bere me te lehte studimin dhe marrjen e informacioneve te nevojshme nga ai sinjal.

You might also like