You are on page 1of 4

Punë laboratori nr.

4
Tema: Studimi i dukurisë së fotoefektit.
Fotoefekti është dukuria e shkëputjes së elektroneve nga një metal kur mbi të bie dritë me një
gjatësi vale të caktuar. Sipas teorisë së Ajnshtajnit, elektroni përthith energjinë e fotonit me
energji që bie mbi të, në formën e energjisë kinetike. Në këtë gjendje, ky elektron mundet që
edhe të dalë nga metali (sigurisht nëse energjia kinetike është e mjaftueshme). Për elektronin e
lidhur më dobët me metalin, për një frekuencë të dritës rënëse, Ajnshtajni përcakton
ekuacionin:

ku është puna minimale e daljes së elektronit që varet nga materiali, kurse është, në fakt,
shpejtësia maksimale me të cilën mund të dalë një elektron. Siç shihet, elektronet mund të dalin,
pra të kenë , vetëm kur plotësohet një kusht:

Pra, duhet të kemi një frekuencë më të madhe se ajo që quhet frekuenca e pragut të kuq të
fotoefektit, që jepet nga relacioni:

Këto ekuacione do të jenë baza e eksperimenteve në vijim.

Eksperimenti 1. Përcaktimi i shpejtësisë maksimale të fluturimit të elektroneve.

Fotocelula vendoset në vend të përshtatshëm dhe mbi të lëshohet një dritë e mjaftueshme për të
shkaktuar fotoefektin. Kjo fotocelulë lidhet me një qark elektrik mbi të cilin aplikohet tension i
ndryshueshëm . Po ashtu, në seri me fotocelulën lidhet një miliampermetër . Tensioni që
aplikohet është në drejtim të kundërt, pra që frenon daljen e elektroneve nga fotocelula. Ai rritet
ngadalë derisa në qark nuk kalon më rrymë. Në këtë çast edhe elektroni më i shpejtë është
frenuar nga fusha elektrike e qarkut. Pra kemi:

ku është tensioni kur rryma bëhet zero. Nga këtu, nxjerrim shpejtësinë maksimale të
elektroneve:
Në eksperiment, vlera e ka dalë , prandaj shpejtësia maksimale e elektroneve në
këtë rast është:

Njëkohësisht, mund të përcaktojmë edhe pragun e kuq të fotoefektit:

Kështu, për disa frekuenca të njohura (që mund të realizohen me anë të filtrave), matet për
secilin rast dhe gjendet . Matjet janë në tabelën e mëposhtme (për secilin rast është llogaritur
edhe shpejtësia maksimale me të cilën dalin elektronet ):

1.2 0.54 0.17


7.3 6 4.7
4.4 4.7 4.3
6.5 4.4 2.4
Tabela 1

Duke marrë mesataren e vlerave të marrim vlerën më të mirë të saj:

Ndërtojmë edhe grafikun e varësisë së shpejtësisë maksimale nga frekuenca e dritës


Eksperimenti 2. Përcaktimi i varësisë së shpejtësisë maksimale nga fluksi i dritës në
fotocelulë.

Duke lëshuar mbi fotocelulë dritën me frekuencë , vëmë re që megjithëse e


largojmë apo e afrojmë burimin pranë fotocelulës, tensioni i frenimit nuk ndryshon në asnjë rast
dhe mbetet gjithmonë . Mqs shpejtësia varet, nga formula më sipër, vetëm nga
tensioni , rrjedh që shpejtësia maksimale e elektroneve nuk varet fare nga fluksi i dritës që bie
mbi fotocelulë.

Eksperimenti 3. Përcaktimi i varësisë së rrymës në anodë nga tensioni midis anodës dhe
katodës.

Në këtë eksperiment burimi i dritës me frekuencë , vendoset një herë në largësinë


nga fotocelula dhe një herë në largësinë . Për secilin rast e ndryshojmë tensionin nga
– deri në . Vlerat e rrymës elektrike dhe tensionit për secilin rast jepen në
tabelat e mëposhtme:

-1.2 -0.8 -0.4 0 1 2 5 10 15


0 4.2 7.9 12.3 20 24.1 24 24.1 24.1
Tabela 2. Largësia e burimit: 5 cm.

-1.2 -0.8 -0.4 0 1 2 5 10 15


0 0.9 2.1 3.1 4.9 5.8 6 6 6.1
Tabela 3. Largësia e burimit: 10 cm.

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme ndërtojmë, në të njëjtin sistem, grafikët e varësisë së


rrymës në qark nga tensioni i aplikuar ndërmjet anodës dhe katodës.
Eksperimenti 4. Përcaktimi i varësisë së rrymës në qark nga fluksi i dritës në fotocelulë.

Në këtë eksperiment do të masim rrymën që kalon në qark, për disa pozicione të ndryshme të
burimit të dritës në lidhje me fotocelulën, pra për disa flukse të ndryshme të dritës. Ndërkohë,
tensioni ndërmjet skajeve të fotocelulës mbahet konstant . Tabela me matjet e rrymës
dhe largësisë të burimit nga fotocelula jepen në tabelën e mëposhtme:

2 5 10 15
146 24.1 5.8 2.7
Tabela 4

Nga teoria e punës, pritet që varësia logaritmike e me te jetë lineare, konkretisht që:

Ndërtojmë grafikun në shkallë logaritmike:

Nga grafiku, duket qartë që varësia është praktikisht lineare, ashtu siç pritet, gjë që tregon se
rryma në qark është përpjestimore me fluksin e dritës që bie mbi fotocelulë.

You might also like