You are on page 1of 19

Mjeksia nukleare eshte nje specialitet mjeksor qe perdoret per

te diagnostikuar dhe per te trajtuar semundjet ne nje menyre te


sigurte dhe pa dhimbje. Procedura e mjeksise berthamore lejon
percaktimin e informacionit mjeksor percaktimi I te cilit mund te
jete I kufizuar ne menyra te tjera, si psh : te kerkoje nderhyrje
kirurgjikale apo nje shumllojshmeri ekzaminimesh. Procedurat
shpesh identifikojne anomalite lehtesisht perpara avancimit te
semundjes dhe gjithashtu perpara shfaqjes se simptomave ne
teste te tjera diagnostikimi. Ky zbulim I hershem I jep mundesi
semundjes te trajtohet.
Eshte quajtur mjeksia nukleare sepse I referohet mjeksise
bashkangjitur me nje sasi te vogel materiali radioaktiv. Ky
kombinim eshte quajtur radiofarmaceutik( lenda radioaktive).
Preparate Radiofarmaceutike te ndryshme studiojne pjese te
ndryshme te trupit.
Por si funksionojne keto radiofarmaceutike?
Radiofarmaceutiket hyjne ne trupin e njeriut me ane te
gelltitjes. Sasia e dhene eshte shume e vogel. Pjese farmaceutike
e produktit radiofarmaceutik eshte projektuar per te shkuar ne
ate pjese te vecante te trupit ku mund te kete semundje apo
anomali. Pjesa radioactive e cila leshon rrezatim e njohur si
rrezet gama (te ngjashme me rrezet X) njehsohet nga aparati I
quajtur gama kamera. Kjo lloj kamere I mundeson fizikantit te
mjeksise nukleare te shohe cfare po ndodh Brenda trupit te
pacientit.

Cilat jane llojet e semundjeve qe mund te diagnostikoje mjeksia


nukleare?
Mjeksia nukleare mund te diagnostikoje lloje te ndryshme
semundjesh. Ajo mund te perdoret per te zbuluar demtimet
anormale te thella ne trup pa pasur nevoje per kirurgji
eksploruese. Kjo procedure gjithashtu kontrollon nese organet e
caktuara jane duke e kryer funksionin e tyre normalisht. Psh :
mjeksia nukleare mund te percaktoje nese zemra eshte duke e
pompuar gjakun ne menyre adekuate, nese truri po furnizohet
me gjak normalisht ,nese qelizat e trurit jane duke funksionuar si
duhet apo jo apo nese veshkat jane duke e kryer funkionin e tyre
ne menyren e duhur. Gjithashtu mjeksia nukleare mund te
percaktoje funksionimin e mushkrive, perthithjen e vitaminave ne
trupin e njeriut dhe densitetin e kockave. Mund te identifikoje
Epilepsi-ne semundjen e Parkinson-it dhe Alzheimer-it, mund te
zbuloje kancerin, te percaktoje nese ai po I pergjigjet trajtimit dhe
gjithashtu nese kockat e demtuara kane mundesi rikuperimi. Pas
nje sulmi ne zemer procesi I mjeksise nukleare mund te tregoje
demtimin e zemres dhe nese organet e transplantuara jane
pershtatur dhe po kryejne funksionin e tyre ne organizem.
http://interactive.snm.org
DEDEKTORET
Dedektoret jane nje pjese e rendesishme e pajisjeve imazherike
me rrezatim joniuzes dhe jojonizues . Ata kane forma
gjeometrike, karakteristika fizke dhe ndjeshmeri te ndryshme
nga pajisja ne pajisje.
Funksioni I dedektoreve:

• Te kape informacionin e sinjalit fizik I cili mund te jete


rrezatim jonizues ose jojonizues pas depertimit
(bashkeveprimit) perthyerjes dobesimit mbas objektit
(pacientit).
Llojet e dedektoreve : 1) sasior
2) cilesor
3) Geiger Myler
Dedektoret sasior dhe cilesor qe shpesh njihen si dozimetra pasi
ne rastet me te shpeshta perdorimi I tyre eshte tregimi:
1) ne vlere numerike I dozes
2) I fuqise se dozes se rrezatimit joniuzes.
Dedektoret Geiger Myler kane sI funksion qe te japin
informacion numerik ne lidhje me dozen ose fuqine e dozes se
matur.
Dedektoret varen: a) ne cilesi imazhi
b) nga distance tub-dedektor.
Te gjithe dedektoret perdorues ne imazherI jane sasior por
dedektoret qe perdoren per matjen e rrezatimit si sasi doze jane
cilesor dhe sasior

PERFORMANCAT E PËRGJITHSHME TË DETEKTORIT

Performancat e përgjithshme të një gama-kamere përcaktohen për


sistemin kolimator-detektor që përdoret në të vërtetë për të
përftuar imazhin shintigrafik.
Ai varet sidomos nga performancat e kolimatorit dhe
përkeqësohet me rritjen e largësisë nga burimi. Në një largësi prej
5 deri 10 cm nga kolimatori, që korrespondon me shintigrafitë më
të zakonshme, rezolucioni i përgjithshëm është rreth 7 deri 12 mm
me një kolimator paralel dhe 5 deri 8 mm me një kolimator
stenopeik. Këto shifra përbëjnë kufirin e poshtëm të madhësisë së
lezioneve “të ftohta” (d.m.th. që fiksojnë më pak gjurmues
tëshënjuar se indet rrethuese) që mund të detektohen. Lezione “të
nxehta” më të vogla mund të evidentohen, por madhësia e vërtetë
e tyre nënvlerësohet.

Ndjeshmëria e përgjithshme varet kryesisht nga kolimatori. Ajo


mund të shprehet menumrin e goditjeve të detektuara për një
aktivitet të dhënë të matur gjatë një kohe të caktuar:ajo është nga
200 në 600 goditje.min
sipas kolimatorit.Cilësia e imazheve prishet nga turbullira me
origjinë statistike, turbullira me origjinë gjeometrike dhe nga
rrezatimi i shpërhapur. Vlera e tyre sasiore përkeqësohet
gjithashtu nga dukuritë e dobësimit.

Turbullira me origjinë statistike


rrjedh nga karakteri i rastit i aktivitetit tëdetektuar në çdo pikë të
imazhit. Sa më i dobët të jetë ky aktivitet i detektuar, aq më të
mëdha janë fluktuacionet relative të tij. Një zonë meaktivitet
homogjen mund të japë kështugabimisht një imazh heterogjen.
Turbullira me origjinë statistike: Në imazhet A dhe B elipsat
ofrojnë të njëjtinkontrast me sfondin, por niveli
i përgjithshëmështë tetë herë më i lartë për A se për B.Imazhet
janë zhurmuar nga një zhurmë ePuasonit, shumë më e dukshme
për B kufijtëe të cilit dallohen keq.
jetë të shkurtër.

Turbullira me origjinë gjeometrike


shkaktohet nga fakti që kamera nuk mund tëdallojë fotonet që
vijnë nga dy burime pikësore shumë të afërta. Rezolucioni
hapësinor ështëlargësia minimale që duhet të ndajë dy burime
pikësore, në mënyrë që ato të mund tëdallohen. Modifikimet që
mund të përmirësojnë rezolucionin hapësinor (p.sh., zvogëlimi
idiametrit të vrimave të kolimatorit) çojnë në përgjithësi
në zvogëlimin e ndjeshmërisë dhe pranë një rëndim të turbullirës
me origjinë gjeometrike.
Shpërhapja
e fotoneve për shkak të efektit Kompton tek pacienti shkakton
një përkeqësim të informacioneve morfologjike dhe sasiore që
përmbahen tek imazhi. Janë propozuar teknika të shumta që bëjnë
të mundur të ulen efektet e rrezatimit të shpërhapur, përgjithësisht
të mbështetura në studimin e spektrit energjetik të fotoneve të
detektuara, tëcilat sjellin një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së
imazheve.
Dobësimi
i fotoneve të emetuara nga një zonë e organizmit gjatë përshkimit
të tyre nëpër trup është një pengesë për një vlerësim të saktë, dhe
aq më shumë sa më thellë të jetëzona e emetimit dhe sa më e dobët
të jetë energjia e fotoneve γ (ata pra përthithen më shumë).
EKZAMINIMET SHINTIGRAFIKE
Ekzaminimet shintigrafike zhvillohen në disa etapa: – përgatitja e
preparatit radio-farmaceutik dhe kontrolli i aktivitetit të tij; –
administrimi i preparatit farmaceutik, zakonisht me rrugë
venoze; – menjëherë ose mbas një intervali kohe që varet nga
ekzaminimi (nga disa sekonda nëdisa orë ose ditë), përftim i
një imazhi ose një serie imazhesh me një gama-kamer; –
vizualizim, trajtim eventual i imazheve (p.sh., për të
nxjerrë parametra sasiorë) dheinterpretim i tërësisë së ekzaminimit
në varësi të kontekstit klinik.Të dhënat e ekzaminimeve
diskutohen në çdo rast në varësi të kontekstit klinik dhe
tëekzistencës eventuale të modaliteteve që i përshtaten më mirë
problemit të paraqitur. Imazhete përftuara janë disa
llojesh: imazh/e statik/e, skanime, sekuenca dinamike dhe
tomografike.

IMAZHET STATIKE
Këto imazhe merren duke bërë thjesht regjistrimin e një zone
të organizmit, ndërkohë që pacienti dhe detektori janë të
palëvizshëm gjatë disa minutave. Regjistrimi ndërpritet mbas
njëkohe të paracaktuar (mënyra me kohë të paracaktuar)ose kur
detektohen një numër i paracaktuar fotonesh(mënyra me numër
të paracaktuar). (kohëzgjatja 10 minuta, 20 000fotone të
detektuara).
Shintigrafi e tiroideve(kolimator stenopeik): Në mes të lobit
tëdjathtë (nga e majta e imazhit) vërehet një zonë hipofiksuese
(nodul i ftohtë)
Shintigrafi e skeletit e marrë me skanim, faqja e përparshme;
shintigrafia evërtetë është zvogëluar 4 herë.
SKANIME

Përftimet me skanim realizohen duke zhvendosur ngadalë


detektorin/detektorët ose pacientin në të gjithë gjatësinë e këtij të
fundit në mënyrë që të regjistrohet aktiviteti i të gjithë trupin
Pajisjet Gama- Kamera
Keto pajisje jane ne madhesi te ndryshme : a) te vogla
b) te medha
Ne varesi te llojit te imazhit qe kerkohet te merret keto kamera
do te operojne pergjat trupit ose do te rrotullohen rreth tij.
Gama kamerat nuk shkaktojne dhimbje dhe as zhurma te cilat
mund te frikesojne pacientin, gjithashtu ndryshe nga pajisjet e
tjera si skaneri apo MRI, gama kamerat nuk percjellin asnje
rrezatim tek pacienti.
Gama-kamera e shpikur nga Hal Anger (1953) bën të mundur
zbulimin/detektimin e fotoneve të emetuara nga shënjuesit e futur
në organizëm, dhe përcaktimin e prejardhjes së emetimit. Ajo jep
një paraqitje dypërmasore në projeksion të shpërndarjes së
shënjuesit radioaktiv nëgjirin e organizmit. Gama-kamera
përbëhet nga një ose disa detektorë (flitet për kamer menjë, dy apo
tri koka), që përmbajnë: një kolimator i cili luan rolin e një
objektivi, një kristalshintilues me përmasa të mëdha dhe një seri
fotoshumëzuesish që bëjnë të mundur detektimine fotoneve
.Detektorët montohen në një stativ që bën të mundur orientimin
dhe vënien e tyre në pozicionin më të mirë për ekzaminimin që do
të kryhet. Stativi siguron zhvendosjen e kokave për të kryer
skanimin si edhe rrotullimin e tyre kur duhen tëmerren imazhe
tomografike . Kur ka shumë detektorë ata vendosen, ose nëmënyrë
fikse dhe përballë njëri-tjetrit për të marrë imazhe të njëkohshme
sipas dy drejtimeveqë formojnë këndin 180grade ose të lëvizshëm
për të bërë të mundur, p.sh., marrjen e njëkohshme të dy imazheve
pingule. Këta detektorë lidhen me një kompjuter që ndërton dhe
bëntë dukshme imazhet.
Skema e përgjithshme e një gama-kamere.

DETEKTORI ME SHINTILIME.
Në rastin e gama-kameras, ai përbëhet nga një kristal (jodur
natriumi i pasuruar me talium) me përmasa të mëdha , rrethor ose
katërkëndësh kënddrejtë (që mund të arrijë 60×50 cm
2), me trashësi 3/8 inç (9.5 mm). Kjo trashësi bën të mundur
përthithjen e plotë dhe pra detektimin e rreth 90 p. 100 të fotoneve
prej 140keV të emetuara nga 99mTc dhe të rreth 30 p. 100të
fotoneve prej 364 keV të emetuara nga 131I. Një kristal më i
trashë realizon një rendiment mëtë mirë të detektimit të
fotoneve me energjishumë të madhe, por me çmimin e
përkeqësimit të rezolucionit hapësinor.
Fotonet e shintilimit kanë një gjatësi vale λ= 410 nm dhe një
energjirreth 3 eV; ato pra janë fotone drite (ngjyrë blu).Shintilimi
fiket me një konstante kohe shumë tëvogël (250 ns), duke lejuar
a priori detektimin një për një të fotoneve që arrijnë me ritëm të
shpejtë. Një foton me energji 140keV përfton rreth 4 500 fotone
shintilimi (d.m.th. rreth30 eV për çdo foton drite të
përftuar).Rreth 80 p. 100 e fotoneve të shintilimit të përftuara
nga bashkëveprimi ndërmjet fotonitrënës dhe kristalit kapen
përmes një “udhëzuesi të dritës” nga një seri fotoshumëzuesish
(qëmbërrijnë deri në 90, sipas modelit të kameras) të vendosur
sipas një rrjete gjashtëkëndëshe(Fig. 9-8). Çdo foton shintilimi
i kapur në një fotoshumezues (FS) shkakton lindjen e njëelektroni
që “duke u shumëfishuar” nga një seri dinodash, jep një ortek
elektronesh tek anoda e FS.
Vendosja e fotoshumëzuesve në një gama-kamer rrethore (disku
gri paraqet kristalin).
PËRFTIMI I IMAZHEVE
Sinjalet e gjeneruara nga detektori/detektorët me
shintilim numërohen dhe mblidhen ngakompjuteri i cili i ruan
gjatë kohës së ekzaminimit shintigrafik. Për çdo foton të
detektuar,disponohen tri informacione numerike: abshisa dhe
ordinata e pikës së goditjes dhe energjia e përgjithshme: (x,y,z).
Përdoren tri lloje regjistrimesh.
Mënyra matricore
përfton “njëherësh” një imazh numerik. Le të mendojmë
përshembull që koordinatat e pikës së goditjes janë koduar secila
me nga 1 bajt, me vlera të përfshira ndërmjet 1 dhe 64, dhe se
përftohet një imazh numerik të cilin po e shënojmë I me përmasa
64 × 64 (shiko parg. 4-2). Imazhi I fillimisht është i mbushur me
zero. Detektimi injë fotoni me koordinata (x,y) shkakton rritjen
me 1 njësi të pikselit të vendosur në kolonën xdhe në rreshtin y,
pra:
I [y,x]→ I
[y,x] + 1 (kujdes tek përkëmbimi: koordinatat karteziane
kanërenditjen abshisë-ordinatë ndërsa tek imazhet numerike dhe
matricat përdoret renditja ekundërt rresht-kolonë). Imazhi numerik
bëhet i dukshëm në kohë reale gjatë përftimit të tij, aimund të
arkivohet, shtypet, ose transmetohet. Çdo imazh kodohet me 1 bajt
për piksel në rastse nuk ka më shumë se 255 fotone të detektuara
në çdo piksel, ose me 2 bajte për piksel.Madhësia e imazheve
është e ndryshme sipas zbatimit, nga 64 × 64 në 256 × 256.
Teknikat eskanimit bëjnë të mundur të përftohen imazhe shumë të
mëdha të të gjithë trupit (1 024 × 1024).

Mënyra me listë
konsiston në regjistrimin e vazhdueshëm të informacioneve
(x,y,z). Në të njëjtin skedar regjistrohet në mënyrë periodike një
reper që bën të mundur të përcaktohet çasti i detektimit të
fotoneve të ndryshme. Kjo metodë bën të mundur të përftohennë
një kohë të dytë pastaj të vizualizohen një seri imazhesh sipas
sekuencës kohore tëdëshiruar. Kjo metodë kërkon shumë vend në
kujtesë mbasi çdo foton i detektuar zë 2 ose 4 bajte sipas sistemit.

Mënyra e sinkronizuar me një sinjal fiziologjik


është shumë e përdorur nëkardiologjinë izotopike. Ajo ka për qëllim
të ndajë ciklin kardiak në një numër intervalesh(zakonisht 16) dhe
të vendosë një imazh shintigrafik që i korrespondon secilit
prej tyre. Numrii fotoneve të detektuara gjatë çdo 1/16 të ciklit
nuk mjafton për të përftuar një imazh dhe përdoret artifici i
mbledhjes në të njëjtin imazh të fotoneve që mbërrijnë gjatë të
njëjtitinterval por në cikle të ndryshme Ekzaminimi shintgrafik
është rezultantja eshumimit të disa qindra cikleve; ai realizohet
gjatë të njëjtës kohë me një regjistrim EKG që bën të
mundur shpërndarjen e fotoneve të detektuara sipas kronologjisë
së tyre në ciklin. Imazh i sinkronizuar me EKG: Supozohet që
cikli kardiak(intervali R-R i detektuar automatikisht) është i ndarë
në katër intervale.Fotonet e detektuara gjatë intervaleve 1 i
vishen imazhit 1, etj.
MBROJTJA E PACIENTËVE
Siç dihet, perioda e eliminimit të një gjurmuesi të futur në
organizëm përfshin: – eliminimin biologjik të gjurmuesit (p.sh.,
renal) me periodën biologjikeT B
(koha enevojshme për eliminimin e gjysmës së gjurmuesit); –
zbërthimin radioaktiv të shënjuesit, me periodën fizikeT
.Radioaktiviteti eliminohet me një periodë që quhet
efektive
Rrezatimi i organizmit i përftuar nga futja e një preparati radio-
farmaceutik nuk është injëtrajtshëm, disa organe (p.sh. ato ku
përqendrohet gjurmuesi ose ato që e eliminojnë ) pësojnë një
rrezatim që mund të jetë mijëra herë më i lartë nga ai i pjesëve të
tjera të trupit.Rrezatimi i disa organeve ka rëndësi të veçantë
(palca e kurrizit, gjëndrat seksuale, tiroidet efëmijës). Për çdo
lloj preparati radio-farmaceutik, ekzistojnë tabela që japin
rrezatimin eorganeve kryesore dhe të të gjithë trupit (mesatarisht)
në varësi të aktivitetit të marrë.

Rrezatimi është gjithmonë i përpjesshëm me aktivitetin e injektuar


që duhet të jetë prasamë i vogël që të jetë e mundur duke mbetur i
pajtueshëm me cilësinë e imazheve; – për kushte të tjera të dhëna,
rrezatimi është aq më i madh sa më e gjatë të jetë periodafizike
eshënjuesit (në rast se mendohet një shpërndarje e njëtrajtshme e
gjurmuesit, rrezatimi është i përpjesshëm me periodën efektive e
cila rritet me periodën fizike), gjë që thekson rëndësinë
eshënjuesve me periodë të shkurtër; – ekzaminimet shintigrafike
janë formalisht të kundër-indikuara për gratë shtatzëna oseqë
tajisin (shumica e preparateve radio-farmaceutike kalojnë në
qumësht). Për femrën në periudhën e aktivitetit gjenital, këto
ekzaminime mund të kryhen vetëm gjatë pjesës së parë tëciklit të
menstruacioneve ose në rast se ka prova të mungesës së
shtatzënisë; – një shintigrafi mund të kryhet tek një fëmijë, por
udhëzimi i saj duhet, edhe më shumëse tek i rrituri, të peshohet me
kujdes duke pasur parasysh përfitimet potenciale tëekzaminimit
dhemundësinë e mënyrave të tjera; – për disa ekzaminime, marrja
e jodit joradioaktiv bën të mundur bllokimin e kapjes së joditose të
perteknetatit
dhe kufizon në mënyrë të ndjeshme rrezatimin e tiroideve; –
pacientët tek të cilët është injektuar një preparat radio-farmaceutik
duhet të presinshintigrafinë e tyre në një lokal të veçantë.
GJURMUESIT
Një lëndë e cila mund të lokalizohet në mënyrë
zgjedhëse/selektive në një strukturë të veçantëtë organizmit (që
mund të jetë një organ, një sektor i lëngët i organizmit ose një
lezioe (indapo organ që ka pësuar një ndryshim patologjik të
strukturës së vet.
Gjurmuesi mund të jetë një element i thjeshtë (jod, ksenon), një
molekulë (albuminë, pirofosfat) ose mund të ketë një strukturë më
të ndërlikuar (qeliza, ose makro-agregate).Prania e gjurmuesit në
gjirin e strukturës që kërkohet të bëhet e
dukshme/vizualizohetrrjedh: – ose nga dukuri pasive fizike
(bllokim i makro-agregateve tek kapilarët pulmonarë;vizualizim i
zgavrave kardiake me anën e gjurmuesve vaskularë); – ose
nga dukuri metabolike aktive (fiksim aktiv i jodit nga tiroida, i
pirofosfatit ngaosteoblastet (lloj qelizash kockore) në zonat e
rindërtimit të kockave; kapje e taliumit engjashme me atë të
kaliumit nga qelizat miokardike); – ose nga dukuri te nxjerrjes
(p.sh., shumë gjurmues filtrohen nga veshka dhe përqendrohennë
urinat, të tjera sekretohen në tubulin renal. Mund të vizualizohen
kështu parenkima renaledhe rrugët urinare); – ose nga një reaksion
antigen-antikorp i veçantë/specifik. Në këtë kuadër
përdorenantikorpe monoklonare (antikorpe që sekretohen në
organizëm ose në laborator, nga një klonlimfocitesh dhe që
përdoren për diagnostikim ose trajtim imunodepresiv) të shënjuara
tëdrejtuara kundër antigeneve të shfaqura në sipërfaqen e qelizave
tumorale (p.sh., të kancerit tëovareve, të organeve të tretjes, të
palcës kurrizore, të tiroidës, etj.).Disa gjurmues fiksohen në
mënyrë zgjedhëse në zonat e shëndetshme dhe japin imazhe të
Parimi i imazherisë bërthamore.

kundërta/negative të zonave anormale (hipofunksionale, të


enëzuara keq ose kanceroze sipasgjurmuesit). Në të kundërt,
disa gjurmues fiksohen në mënyrë më shumë a më pak të
veçantënë zonat anormale dhe japin imazhe pozitive, me më
shumë kontrast.Fiksimi i jodit është i veçantë: i lartë tek indi
tiroidal normal, më i dobët por jo zerotek një kancer i tiroidës ose
tek metastazat e tij. Një nodul kanceroz i tiroidës duket pra si
njëzonë me hipofiksim (kontrast negativ). Mbas heqjes
kirurgjikale të plotë të tiroides,metastazat eventuale e fiksojnë
dobët jodin. Ato duken/shfaqen atëherë me një kontrast pozitiv në
zona që normalisht nuk e fiksojnë aspak, si p.sh.
mushkëritë.Kontrasti ndërmjet zonave të studiuara mund të lindë
po ashtu nga një kinetikë fiksimie ndryshme ndërmjet zonave
të shëndetshme dhe patologjike. Këto ndryshime
dinamikehomogjeniteti vihen në dukje duke kryer ekzaminime në
një kohë të caktuar ku dallimi ështëoptimal, ose duke kryer
studime dinamike të mbështetura në seri kohore imazhesh.
PRODHIMI I RADIOELEMENTEVE QË PËRDOREN NË
IMAZHERINË BËRTHAMORE
Radioelementet që përdoren në imazherinë bërthamore prodhohen
artificialisht. Ato janë produkt i një reaksioni që zhvillohet
në gjirin e reaktorëve bërthamorë ose
me një përshpejtues pjesëzash, apo produkt i një transformimi
radioaktiv.
Radioelementet e prodhuara në gjirin e reaktorëve bërthamorë
Në gjirin e një reaktori bërthamor prodhohen reaksione zinxhir që
përftojnë neutrone të cilat japin zakonisht flukse të rendit 10
13deri 10-14 pjesëza/s.cm

You might also like