You are on page 1of 10

Universiteti Politeknik i Tiranes

Fakulteti I Teknologjise dhe Informacionit


Departamenti i Inxhinierise Informatike
Tirane,Shqiperi

DETYRE KURSI
Lenda: Automatizim
Grupi: II-C

Tema:Programim me PLC i nje prej proceseve te softit IT’S PLC

Punoi: Mite Hajdari Pranoi :Msc.Ing Jonadri Bundo


Procesi Sorting

Ky sistem eshte nje sistem ndarjeje ku qellimi kryesor eshte transporti i kutive nga hyrja e deri tek
ashensoret, duke i ndare ne baze te lartesise.

Ky sistem ndares eshte i perbere nga nje hyrje, shirita transporti dhe dy dalje.
Shiriti transpotues hyres (A) sjell ne menyre rastesore kuti te medha dhe te vogla, te ngarkuara ne
paleta. Paletat transportohen nga shiritat e transportit (B) deri ne platformen rrotulluese (C) dhe
ngarkohen me ane te rulave (D). Paletat rrotullohen me 900 ne platformen rrotulluese (C) ne baze te
lartesise se kutive, e cila matet ne hyrjen e shiritit transportues (B). Paletat me pas dislokohen permes
rulave deri ne shiritat transportues (E ose G). Ne fund, ato ngarkohen mbi ashensoret automatike (F ose
H).
Sensoret ne kete proces jane:
Sensori Pershkrimi
0 Detektori dales i brezit ngarkues
1 Detektori i kutive te vogla
2 Detektori i kutive te medha
3 Detektori dales i shiritit transportues B
4 Detektori i pozicionit ngarkues te platformes rrotulluese
5 Detektori i pozicionit shkarkues te platformes rrotulluese
6 Detektori i paletes se platformes rrotulluese
7 Detektori hyres i shiritit transportues dales
8 Detektori hyres i shiritit transportues dales
9 Detektori dales i shiritit transportues dales
10 Detektori dales i shiritit transportues dales
Ekzekutuesit ne kete proces jane:
Ekzekutuesi Pershkrimi
0 Brezi ngarkues
1 Shiriti transportues hyres
2 Rulet e platformes rrotulluese (duke ngarkuar)
3 Rulet e platformes rrotulluese
4 Platforma rrotulluese
5 Shiriti transportues dales
6 Shiriti transportues dales
 Konfigurimi me AUTOGEN
ITS PLC dhe AUTOMGEN shkembejne te dhenat ndermjet nje lidhje TCP. Per te konfiguruar
AUTOMGEN ne menyre qe te punoje i lidhur me ITS PLC ndiqen hapat e meposhtme:

1. Pasi kemi hapur nje faqe te re ne AUTOMGEN shtypim dy here ne folderin


Configuration/Post-processors/PC/IO Drivers
2. Zgjedhim tcp-ip client driver nga lista ne te djathte dhe shtypim Add
3. Klikojme ne elementin e shtuar me pare tcp-ip client driver dhe shtypim Set Parameters.
4. Shkruajme emrin e serverit ose numrin IP ku ITS PLC po punon.Nese ITS PLC punon ne
te njejtin kompjuter me AUTOMGEN mund te perdorim localhost si emer te server-it.
5. Shkruajme 16 si numri i inputeve qe do merren nga ITS PLC
6. Shkruajme 10 si numrin e outputeve qe do dergohen ne ITS PLC Lidhja midis ITS PLC
input/output dhe AUTOMGEN:
Ndërtojmë diagramën shkallë për këtë proces si më poshtë:
Si etape te pare te diagrames shkalle kemi butonat start dhe stop dhe nje rele (08) e cila mban procesin e
ndezur.

Veme ne pune ekzekutuesin 0 pra shiritin e hyrjes. Qe ky shirit te punoje kemi tre kushte te mundshme
:
Sensori 1 si dhe ekzekutesi 1 te jene te fikur nderkohe qe ekzekutuesi O4 eshte i fikur.
Releja ku ruhet vlera e sensorit I9 te kete vleren 1 dhe ekzekutuesi O1 te jete i fikur ose releja ku
ruhet vlera e sensorit I10 te jene ne gjendjen 1 dhe ekzekutuesi O1 te vazhdoje te qendroje i fikur.
Te jete i ndezur sensori I0 nderkohe qe ekzekutuesi O4 eshte i fikur.

Per te vene ne pune ekzekutuesin O1 duhet te ndizet sensori I0 si dhe te mos jete duke vepruar
ekzekutuesi O4. Gjithashtu per te mbajtur ne veprim kete ekzekutues lidhim ne paralel me I0, O1
 Ruajme ne dy rele O10 dhe O11 vlerat e sensoreve 1 dhe 2 qe percaktojne nese kutia eshte e vogel apo e madhe.

Ekzekutuesi 2 vihet ne pune ne dy raste:


Nqs jane ndezur sensori I3 dhe I4 si dhe sensori I6 nuk eshte i ndezur (ne kete rast ben ngarkimin e kutiave ne platformen
rrotulluese.
Nqs jane te ndezur sensori I5, O10 ka vleren 1, O11 dhe I10 kane vleren 0 (ne kete rast behet shkarkimi i kutiave te vogla
nga platforma rrotulluese drejt ashensorit H).

Ekzekutuesi O3 ndizet ne rast se kutia e transportuar eshte e madhe pra nese releja O11 ka vleren 1. Ai qendron i ndezur
per sa kohe dhe sensori I5 eshte i ndezur dhe sensori I9 nuk eshte i ndezur.
Platforma rrotulluese ose ekzekutuesi O4 vihet ne pune sapo ndizet sensori I6. Ajo duhet te vazhdoje te qendroje aktive
per sa kohe I5; O3 qendrojne te ndezur dhe sensori I10 nuk eshte i ndezur ose kur I5 dhe O2 jane te ndezur dhe sensori I9
nuk eshte ndezur.

Ekzekutuesi O5 (shiriti transportues dales) vihet ne veprim kur sensori I5 dhe I8 jane te ndezur. Per te mbajtur te ndezur
kete ekzekutues e lidhim ne paralel me dy sensoret I5 dhe I8.

Ekzekutuesi O6 (shirit transportues dales) vihet ne veprim kur sensori I5 dhe I7 jane te ndezur. Per ta mbajtur te ndezur
kete ekzekutues e lidhim ne paralel me dy sensoret I7 dhe I5.

Ne fund ruajme vleren e sensoreve I9 dhe I10 per ti perdorur si resetues te procesit. Me ndezjen e njerit prej ketyre dy
sensoreve procesi rifillon duke rivene ne pune ekzekutuesin O0.
Ndertojme diagramen SFC per procesin:

You might also like