You are on page 1of 21

Mbi Përbërjen e një PLC-je

E Hapur në të Kundërt NO dhe e Mbyllur


në të Kundërt NC
 Le të kthehemi tek terminologjia e hapur në të kundërt normalisht e hapur(NO)
dhe e mbyllur në të kundërt normalisht e mbyllur (NC). Në çdo profesion në botë,
hapja e një valvole, një dere, një porte lejon disa lloje rrjedhjesh në sistem.
 Por në punën elektrike, në qoftë se hapim një qark ndalojmë rrjedhjen e
lektricitetit. Nga ana tjetër në çdo sistem në botë, duke mbyllur një derë, një
valvolë ose një portë ndalojmë rrjedhjen e çfarëdo gjëje që po ndodh nëpër
sistem. Përjashtim bëhet në punën elektrike. Në botën elektrike mbyllja e një
qarku lejon kalimin e rrymës.
 Ndërsa po punoni, mund të keni gjithashtu një situatë ku një çelës mund të jetë
normalisht i mbyllur (NC) ose një çelës mund të jetë normalisht i hapur (NO).
 Zakonisht çelësat normalisht të mbyllur dhe normalisht të hapur mund të
paraqiten si në figurë.
E Hapur në të Kundërt NO dhe e Mbyllur
në të Kundërt NC
 Tani kush është ndryshimi ndërmjet normalisht i hapur dhe normalisht i mbyllyr
dhe vetëm i hapur dhe vetëm i mbyllur? Ndryshimi është që çelësi shkon në
pozicionin e pushimit kundrejt asaj se çfarë çelësi po bënte në ndonjë moment të
dhënë.
 Marrim një shembull. Çelësin e dritës së frigoriferit . Qarku është i tillë:

 Ky është një çelës normalisht i mbyllur, çelës me një pol. Çelësat normalisht të
mbyllur vizatohen në pozicionin e mbyllur të treguar në figurën e mësipërme.

 Arsyeja që quhet çelës normalisht i mbyllur është se në pozicionin pushim, çelësi


bën një lidhje, dhe fuqia rrjedh drejt dritës. Çelësi i dritës së frigoriferit vendoset
në pozicionin i hapur me mbylljen e derës. nuk rrjedh energji nëpërmjet çelësit
ndërsa dera është e mbyllur, kështu drita qëndron e fikur.
E Hapur në të Kundërt NO dhe e Mbyllur
në të Kundërt NC
 Kur hapim derën çelësi kthehet në pozicionin e tij të pushimit dhe rryma mund të
kalojë drejt dritës.
 Drita e frigoriferit është një shembull i çelësit normalisht të mbyllur që është i
hapur në pjesën më të madhe të kohës, meqënëse dera është zakonisht e
mbyllur.
 Termi”i hapur” dhe “i mbyllur” i referohet gjendjes së çelësit në një moment të
dhënë.
 Programi i PLC bën testim nëse ndonjë çelës normalisht i hapur ose normalisht i
mbyllur është i hapur apo i mbyllur në atë moment, në mënyrë që të aktivizojë
ose të çaktivizojë një dalje duke u bazuar në pozicionin e rrymës tek çelësi.
Photo Eyes dhe Detektorët e Ardhshëm
 Një gjë tjetër që kërkoni në logjikën e motorit në PLC është photo eyes dhe
detektorët. Ato janë të përhapur në makinat e paketimit dhe nësistemet e
transportimit. Si photo eyes edhe detektorët përdoren gjerësisht. Shumicën e
rasteve detektorët vendosen më tepër për të detektuar një objekt metali ose për
të kontrolluar një portë ndarëse ose gjëra të tilla. Mund të keni një detektor të
tipit kapacitiv, që detekton vetë produktin.
 Për produktet që ndodhen në largësi përdorim photot eyes. Sigurisht këta
zakonisht përdorin një sinjal impulsiv të tipit rreze infra të kuqe të rendit 20 kHz
apo 40 kHz, që nuk ushqen një trigger false në sistem, ndërsa një dritë e rregullt
(DC ose 60 Hz) ndriçon në të.
 Photo eyes dhe detektorët proximity kalojnë në hyrje të rregullta si në figurën e
mëposhtme:
Çelësat e Ndërlidhur Mekanikisht
 Një gjë tjetër që mund të rastisni rastësisht dhe që nuk jeni të familjarizuar me të,
është situata ku keni një çelës që është mekanikisht i ndërlidhur. Tani në një
diagramë elektrike të rregullt një çelës mekanikisht i ndërlidhur mund të ishte i
tillë si në figurën e mëposhtëme:

 Në fletë mund të shënoni që dy elementët e


çelësit janë të lidhur. Kur vendosni një çelës në një
situatë në PLC, pjesën më të madhe të kohës ju keni
një zgjedhje se si doni të lidhni këtë çelës në PLC-ën
tuaj. Në qoftë se P.SH, butoni shtypës ka dy pole,
atëherë ai ka dy zgjedhje kryesore.

 Një mënyrë që ju mund të


programoni këtë çelës në PLC
është që t’i lidhni të dy polet
secilin në një terminal në hyrje
si në figurën e mëposhtme.
Çelësat e Ndërlidhur Mekanikisht
 Mënyra tjetër për të ndërtuar programin tuaj është të përdorni të njëjtën hyrje
për çelësin dhe ta vendosni atë në dy linja të ndryshme, tamam si në figurën e
mëposhtme:
 Sido që të jetë lidhur makina,
ju mund ta programoni PLC-ën për
të marrë një veprim që ju doni. Ky
është çelësi i brendshëm për të
punuar me logjikën shkallë.
 Ajo çfarë po bëni është të
merrni logjikën bazë që ixhinierët
elektrikë kanë përdorur me vite dhe
të ktheni portat logjike AND, OR,
NOT në logjikën shkallë standarte.
 Kështu njerëzit që tentojnë të bëhen inxhinierë elektrikë, mekanikë dhe
operatorë makine mund të interpretojnë më mirë çfarë ndodh me makinat e tyre.
Këta njerëz, zakonisht, janë ekspertët për riparimin ose modifikimin e motorëve të
makinave. Ja pse ligjika shkallë u bë mënyra kryesore e programimit në PLC, sepse ju
përpiqeni për të patur reflektime të lehta të makinës për t’u përdorur nga njerëzit që
po punojnë normalisht me to.
Numëruesit
 Shumë herë kur punoni me makineritë në fabrika, ju duhet të numëroni gjërat.
Ndërsa po vendosni shumë lapsa në një kuti ose dy duzina prodhim në
transportier, duhet të numëroni gjërat që vijnë në makinë.

Numëruesit numërim lartë dhe numëruesit numërim poshtë


Dy tipat kryesor të numëruesëve në PLC janë janë numëruesit me numërim lartë
(CTU) dhe ata me numërim poshtë (CTD). Në skemat e përgjithshme të gjërave,
ndoshta do të gjeni se numëruesit me numërim lartë punojnë në 95% të të gjithë
shembujve në PLC.
 Për personat mesatarë, numëruesit me numërim lart janë më të lehtë për të
punuar sesa me ata me numërim poshtë. Kjo sepse nuk doni të keni të bëni me
numra negativë dhe gjëra të tilla. Për çfarë ju doni të bëni, ju mund të përdorni
numërimin lartë.
Kështu rregulli tjetër i përgjithshëm është:

Rregulli i Përgjithshëm Nr.6


Përdorim numëruesa me numërim lartë dhe jo numëruesa me numërim poshtë
Numëruesit
Preset, Reset dhe vlerat akumuluese
Kur punonin me numëruesa, duhet ti vendosni ato në programin e PLC-ës.
Në parim, të gjitha PLC-ët vendosen në të njëjtën mënyrë. Çdo numërues, natyrisht
ka një adresë të ndarë.
 Çdo numërues ka një vlerë të vendosur paraprakisht (Preset). Në parim vlera e
vendosur paraprakisht tregon sa “gjëra” do të numëroni.
 Çdo numërues ka sigurisht një Reset. Reset-i zakonisht bëhet zero, spse zakonisht
ga aty fillon numërimi. Numërimi i parë do ta çoj vlerën e Reset në (1). Meqënëse
Reset është zero.
 Një gjë tjetër në numërues është akumulatori. Ky zakonisht bëhet zero. Zakonisht
kjo është si doni ju që akumulatori të reflektojë, për faktin që ju nuk keni asgjë në
të kur filloni fillimisht numërimin.
Kështu, ju keni një Preset, një Reset dhe një akumulator në numërues. Në shumë PLC
disa nga këto mund të jenë të fshehura.
 Le të shikojmë një qark tipi. Të themi se duam të numërojmë dyzinat e grurit të
bukëpjekësit. Ne duam t’i numërojmë ato dhe t’i paketojmë në çanta plastike.
Çanta është me madhësi të fundme, kështu ju doni të numëroni 13 duzina gruri
për ta mbushur atë.
Numëruesit
Linja e parë do të ishte si në figurën e mëposhtme:

 Në linjën e parë kemi disa


lloj mekanizmash trigerimi,
ndoshta nga photo eye ose
diçka tjetër. këta sensorë
numërojnë duzinat e grurit.

 Pastaj ju shkonit te njësia e numërimit, ku vendosni Preset në 13, vendosni


Reset në zero dhe ku vendosni vlerën në akumulator në zero. Kjo e gjitha në linjën
e parë të programit.
 Linja e dytë do të ishte e tillë:

 Mund të merrni një kontakt normalisht të hapur nga numëruesi dhe ta përdorni
atë për të lidhur solenoidin.
Numëruesit
 Në qoftë se i shohim tani të dy linjat bashkë do të kemi
 Jemi në situatën ku qarku punon
duke numëruar 13 duzina me grurë. Dhe
pastaj do të bëjmë veprimin e paketimit
të grurit në lidhjen e solenoidit.
 Problemi me dy linja programi është
se ai do ta bëjë veprimin vetëm një herë.
Gruri mund të bjerë dhe programi nuk
ripaketon më asnjëherë. Ai e bën vetëm
njëherë veprimin e paketimit.
Kjo quhet “bomb maker circuit”. Që do të thotë se një qark do të punojë vetëm një herë.
 Duhet të shtoni një linjë të tretë, të tillë si në figurën për Reset
 Ajo çka ndodh në këtë linjë është se, sapo
mbushet çanta me produktin, ajo lidh një
sensor. Ky veprim Reset-on akumulatorin.
 Numëruesi kthehet në zero dhe fillon
procesin përsëri. Do të numëroni përsëri 13
duzina gruri për një çantë.
Numëruesit
Bitet e Mundësisë (Enable) dhe Bitet e Përshtatjes (Done)

 Në parim, ka dy lloje bitesh ose flamuj që përdorni me numëruesit dhe ato janë
bitet Enable dhe Done.

 Në shembullin e numërimit të grurit, ju vutë re që kontakti i numëruesit është DN


i lidhur në të. DN është biti Done. Ky bit vjen sa herë që ju e arrini vlerën e Preset-
it. (kur vlera në akumulator arrin vlerën e Preset).

 Kontakti merr në konsideratë të ketë të lidhur edhe bitin EN në të. EN është biti
Enable.
 Biti Enable aktivizohet kur një impuls shkon në numërues.

 Ka edhe bite të tjerë që mund t’i përdorni në numëruesin tuaj. Mund të shihni në
manualin e PLC-ës për aspekte të veçanta se si mund të punojnë ata.

 Keni bite të mbirrjedhjes, si edhe gjithë llojet e tjera të biteve, por këto dy lloje të
biteve përdoren më shumë.
Numëruesit
 Shembull i qarkut të dritës ndjekëse (Chaser)

Mënyra më e mirë për të treguar se si punojnë


numëruesit është të bëjmë një qark aktualisht.
Qarku që do të bëjmë është të tregojmë se çfarë quhet
qark i dritës ndjekëse.
Keni parë ndonjëherë një tendë ku dritat ndriçojnë dhe
duket sikur dritat ndjekin njëra tjetrën rreth një tende
në kinema?! Po përdorim një qark me një buton shtypës
dhe pesë drita.
Ajo çka do të bëjë qarku është që sa herë që ju shtypni
butonin shtypës tre herë, do të ndizet një dritë.
Shtypni atë përsëri tri herë dhe do të ndizet drita e dytë.
Shtypni përsëri tri herë dhe do të ndizet drita e tretë dhe
vazhdon kështu derisa të ndizen të pestë dritat. Dhe kur të
shtypni atë përsëri tri herë të gjithë dritat do të fiken dhe
skuenca fillon nga fillimi.
 Tri shtypje të butonit shtypës dhe përsëri do të ndizet
drita e parë, tri të tjera dhe do të ndizet drita e dytë dhe
kjo përsëritet herë pas here gjatë gjithë kohës.
Numëruesit
 Le të shohim si mund të strukturohet:

 Një afrim është që mund të kemi


sensorin e butonit shtypës si trigger për të
gjashtë numëruesit.

 Një numërues mund të përdoret për


secilën dritë si në figurën e mëposhtme
 Ajo çfarë do të bëni pastaj është të vendosni Preset-in në çdo numërues.

Preset-i i numëruesit të parë duhet të jetë tre;


numëruesi i dytë mund të ketë një Preset gjashtë,
pastaj nëntë, dymbëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe
tetëmbëdhjetë.

 Në këtë mënyrë, çdo numërues do të ketë një pikë


lëshimi që mund të jetë tre Preset larg nga çdo numërues
tjetër afër tij.
Numëruesit
 Gjëja tjetër që do të bëni është të shtoni dhe pesë linja.

 Çdo linjë ka një dritë dhe


drejtimin e numëruesit që ndriçon si
në figurë.
 Pastaj shtoni dy linja të tjera.

 Kur numëruesi i gjashtë arrin preset-


in e tij, ai reset-on gjashtë akumulatorët
dhe kështu shkon në zero dhe i fik të
gjitha dritat si në figurë
Numëruesit
 Tani shkoni në fillim dhe nisni programin dhe pastaj shtypni butonin shtypës. Do
të vini re që sekuenca fillon në rregull dhe eventualisht ndizen të pesë dritat dhe
pastaj gjithçka fillon nga fillimi.
 Sidoqoftë, në njërën nga linjat e programit, nëse në të vërtetë llogaritni numrin e
shtypjeve që duhet të bëni që drita të kalojë në sekuencë, do të vini re një
problem të vogël:
kur filloni përsëri në fillim të sekuencës, numëruesi është i fikur në një tek drita e
parë. Kjo është një problem i kohës së skanimit gjatë punës me PLC-ët.
 Kur ju jeni duke bërë ndërfaqen operator-makinë, situata që keni në PLC është e
ndryshme nga qarqet elektrike të lidhura me tela. Në një qark me tela, ajo që
ndodh është se në thelb gjërat në qark ndodhin menjëherë. Duket sikur kështu
do të ndodhë edhe në PLC, por ajo që ndodh në të vërtetë është e ndryshme.
 Në PLC, i gjithë programi skanohet në rreth një të gjashtëdhjetën e sekondës. Të
gjitha hyrjet janë të azhurnuara dhe më pas azhurnohen daljet, ose programi juaj
azhurnohet rresht pas rreshti, në varësi të mënyrës se si vendosen gjërat në PLC.
 Ajo që po ndodh është që PLC nuk azhurnohet menjëherë, azhurnohet rresht pas
rreshti. Pra mund të ndodhë diçka të themi në rreshtin 17 dhe diçka tjetër mund
të ndodhë në rreshtin 83 dhe brenda më pak se një të gjashtëdhjetën e sekondës
kemi një glitch në sistem.
 Ky glitch e rrëzon programin pak nga sa duhej të bënte dhe kjo është situata këtu
me këtë program.
Numëruesit
 Keni një anomali të vogël që shkakton fikjen e një numëruesi në vlerën një. Ajo
çfarë bëni tani është që shtypni të njëjtin buton si kur po reseton-i numëruesit
dhe gjithashtu kur merrni hyrjen e parë për numërusin e parë në dritën e parë.

 Shumë PLC kanë një kontakt one-shot. Për t’u kujdesur për këtë problem, ajo
çfarë duhet të bëni është të fusni kontaktin e kohës one-shot në linjën e sensorit
të përshtatshëm (zakonisht linjën e programit të numëruesit të parë) njësoj si në
figurën e mëposhtëme:

 One-shot kujdeset për programin tuaj. Tani kur ekzekutojmë këtë program, do të
vini re që dritat ndizen në sekuencën e duhur dhe të gjithë numëruesit janë të
përshtashëm
 Zgjidhja përfundimtare
Numëruesit
 Detyrë për t’u zgjidhur nga studentët:
Ju kërkohet të ndërtoni programin në PLC për të njëjtin qark të ndërtuar nga 5
llampa dhe një buton shtypës.
Programi në këtë rast do të funksionojë në këtë mënyrë:
Kur të shtypni butonin tre herë do të ndizet drita e parë
Kur të shtypni butonin edhe tre herë të tjera do të ndizet drita e dytë por do të fiket
drita e parë.
Shtypni për herë të tretë butonin edhe tre hërë dhe do të ndizet drita e tretë por do
të fiket drita e dytë dhe drita e parë do të vijojë të qëndrojë fikur.
Shtypni për herë të katërt butonin edhe tre herë dhe do të ndizet drita e katërt por
do të fiket drita e tretë dhe dy të parat vijojnë të qëndrojnë fikur.
Shtypni për herë të pestë edhe tre herë butonin dhe do të ndizet drita e pestë por do
të fiket drita e katërt dhe tre dritat e para vijojnë të qëndrojnë fikur.
Kur shtypni sërisht butonin tre herë do të ndizet drita e parë por drita e pestë do të
fiket dhe gjithashtu dritat e tjera do të jenë të fikura.
Pra në një moment vetëm një dritë do të jetë ndezur.

You might also like