You are on page 1of 28

Nyja të Programuara me

Disa Tipa Automatësh


Leksion
Nyja të Programuara me Disa Tipa Automatësh
Nyjat e programuara në vazhdim japin shfrytëzimin e funksioneve bazë të kontrollit
në automatët e programueshëm.
Skema është e tillë që të zbatohet në çdo rast një stad lidhje, siç tregohet në figurat
në vijim.
 Ne e kemi përdorur lirisht për të theksuar që nuk nevojitet ndryshimi në lidhje
për realizimin e një sjelljeje të kontrollit në një automat të programueshëm.
Kjo do të thotë, gjithashtu, që memoria duhet të jetë e panganrkuar para çdo lloj
ushtrimi.
 Procedura e nevojshme për të bërë këtë gjë jepen në manualet e prodhuesve për
përdoruesit.

Meqë bëhet për memorie të pangarkuara, shembujt nuk duhet të zbatohen në


automatë të programueshëm që janë në punë.
 Secili shembull ndjek të njëjtin parim: jepen si model për zhvillimin e programit,
një diagramë e qarkut dhe një diagramë logjike.
 Zgjidhja paraqitet në gjuhën shkallë ( Ladder Diagram) dhe në gjuhën e
instruksioneve (Instruction List), për secilin nga të katërt automatët e
programueshëm që janë marrë për t’u trajtuar.
Nyja AND
 Na duhet një program që të ndezë 𝑲𝟏 , kur 𝑺𝟏 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟐 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟑 janë mbyllur.
Kjo u korrespondon qarqeve elektrike të lidhura në seri dhe funksionit logjik AND, të
dyja të treguara në figurë
Kushtet janë:
 Një sinjal nga 𝑺𝟏
 AND një sinjal nga 𝑺𝟐
 AND një sinjal nga 𝑺𝟑
 të ndezë 𝑲𝟏
 Në programet listë rivendosni këto kushte.
Pemët e emërtimeve hyrje/dalje (I/O) të të katër programeve dallojnë nga
 instruksioni i parë 𝑳𝑫, 𝑺𝑻𝑹, ∅, 𝑳
 instruksioni 𝑨𝑵𝑫 (𝑨𝑵𝑫, 𝑨)
 instruksioni për ndezjen e daljes (𝑶𝑼𝑻, =)
 instruksioni 𝑨𝑵𝑫 𝑨𝑵𝑫, 𝑨

 Vetë kuptohet që programet shkallë janë njëlloj, përveç emërtimeve të


hyrje/daljeve (I/O).
Nyja OR
 Na duhet një program që të ndezë 𝑲𝟏 , kur 𝑺𝟏 𝒐𝒔𝒆 𝑺𝟐 𝒐𝒔𝒆 𝑺𝟑 është i mbyllur.
 Ky i korrespondon qarqeve elektrike të lidhura në paralel dhe funksionit logjik
OSE (OR), të dyja të treguara në figurën

Kushtet janë:
 Një sinjal nga 𝑺𝟏
 OSE një sinjal nga 𝑺𝟐
 OSE një sinjal nga 𝑺𝟑
 të ndezë 𝑲𝟏
 Lista e programit i ripohon këto kushte. Instruksioni OSE (OR) është paksa i
ndryshëm në këto katër programe:
 Mitsubishi dhe Sprecher + Schuh përdor OR (OSE), për Siemensin është O (është e
rëndësishme perioda në këtë rast) dhe Telemecanique përdor O (pa periodë).
 Diagramet shkallë janë të njëjta përveç emërtimeve të hyrje/dalje (I/O).
Qarqet paralel (funksioni OSE)
Programimi Paralel OR-AND
 Na duhet një program që të ndezë 𝑲𝟏 , kur 𝑺𝟏 𝒐𝒔𝒆 𝑺𝟐 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟑 janë kyçur.
 Ky u korrespondon qarqeve elektrike të lidhura në paralel/seri dhe funksionit
logjik OR/AND,
 Një sinjal nga 𝑺𝟏 𝑶𝑺𝑬 𝑺𝟐 (të marrë të parët)
 EDHE një sinjal nga 𝑺𝟑
 të ndezë 𝑲𝟏

Lista e programit i tregon këto kushte. Përveç emërtimeve të hyrje/daljeve(I/O),


ndryshimet midis katër programeve janë shumë të vogla.
 Vëreni që nuk ka asnjë vështirësi në përzierjen e instruksioneve EDHE (AND) dhe
OSE (OR), sipas mënyrës së treguar, na duhet vetëm të jemi të kujdesshëm me
radhën e EDHE-ve dhe të OSE-ve, për të qënë të sigurtë për rezultatin e marrë.
 Edhe njëherë diagramet shkallë janë të njëjta përveç emërtimeve të hyrje/dalje
(I/O).

Qarqet paralel/SERI (funksioni OSE para EDHE)


Programimi Paralel AND-OR
 Na duhet një program që të ndezë 𝑲𝟏 , kur 𝑺𝟏 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟐 𝒐𝒔𝒆 𝑺𝟑 janë kyçur.
 Ky u korrespondon qarqeve elektrike të lidhura në seri/paralel dhe funksionit
logjik AND/OR, të dyja të treguara në figurën

Kushtet janë:
 Një sinjal nga 𝑺𝟏 𝑬𝑫𝑯𝑬 𝑺𝟐 (të marrë të parët)
 OSE një sinjal nga 𝑺𝟑
 të ndezë 𝑲𝟏
Lista e programit i reflekton këto kushte.
 Është e rëndësishme që, me disa përjashtime, instruksionet OSE të tejkalojnë të
gjitha instruksionet që kanë të bëjnë me ndezjen 𝑲𝟏 (kjo është e njëllojtë me
lidhjen e linjës së lartë të ushqimit të qarkut).
 Ndryshime të vogla midis instruksioneve të programueshme janë shpjeguar në
shembujt A, B dhe C më lartë. Diagramet shkallë janë të identike përveç
emërtimeve të hyrje/dalje (I/O).

Qarqet seri/paralel (funksioni EDHE para OSE)


Kombinimi OR-AND
 Na duhet një program që të ndezë 𝑲𝟏 , kur 𝑺𝟏 𝒐𝒔𝒆 𝑲𝟏 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟐 janë kyçur dhe
mbajnë të ndezur 𝑲𝟏 edhe kur 𝑺𝟏 është i çkyçur.
 Kjo është një skemë standarte për zbatimet e kontrollit të motorit kur janë përdorur
për ndezjen butoni i kyçjes 𝑺𝟏 dhe për fikjen butoni 𝑺𝟐.
 Kjo u korrespondon qarqeve elektrike të lidhura në paralel/seri dhe funksionit logjik
OR para funksionit EDHE, të dyja të treguara në figurën.
Kushtet janë:
 Një sinjal nga 𝑺𝟏 𝑶𝑺𝑬 𝑲𝟏 (të marrë të parët)
 EDHE një sinjal nga 𝑺𝟐
 të ndezë 𝑲𝟏
 Në praktikë, 𝑺𝟏 ka një kontakt shtesë (të lidhur) [normalisht i hapur], që jep një
sinjal hyrjeje kur 𝑺𝟐 nuk është i shtypur. 𝑺𝟐 ka një kontakt ndezës, që jep sinjal
hyrjeje në të gjitha rastet, përveç rastit kur butoni nuk është i shtypur.
 Një sinjal i shkurtër nga 𝑺𝟏 ndez 𝑲𝟏 , sepse është programuar si një degë paralele,
kështu që vazhdon të jetë i ndezur sa kohë që 𝑺𝟐 është i pranishëm.
 Vëreni që është plotësisht e pranueshme të testojmë daljen në të njëjtën mënyrë si
hyrjen.
o Kështu, simboli i diagramit shkallë për testimin “-| |-” mund t’u bashkangjitet
gjithashtu edhe daljeve.
Logjika AND-NAND
 Na duhet një program që të ndezë 𝑲𝟏 , kur 𝑺𝟏 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟐 janë mbyllur 𝒅𝒉𝒆 𝑺𝟑
është i hapur.
 Kjo u korrespondon qarqeve elektrike të lidhura në seri dhe funksionit logjik AND
dhe NAND, të dyja të treguara në figurën.

Kushtet janë:
 Një sinjal nga 𝑺𝟏
 EDHE një sinjal nga 𝑺𝟐
 JO EDHE një sinjal nga 𝑺𝟑
 të ndezë 𝑲𝟏
Logjika AND-NAND
 Të katër listat e programeve e tregojnë instruksionin EDHE të kundërt dhe në
mënyra të ndryshme.
• Mitsubishi ANI, Siemens dhe Telemecanique AN, Sprecher + Schuh AND NOT.
 Diagramet shkallë janë të identike përveç emërtimeve të hyrje/dalje (I/O).
Simboli i diagramit shkallë për testimin “-|/|-” i tregon automatit që nuk duhet
sinjali 𝑺𝟑 për të ndezur 𝑲𝟏 .

Kombinimi AND-NAND
Programimi i Blloqeve Funksionalë
Flip-Flop-i
 Përfaqëson një veprim prej dy hapash ose një funksion që aplikohet prej një
daljeje ose një releje të brendëshme.
 Veprimet (ON dhe OFF) set dhe reset punojnë më vete, por të dyja kanë një efekt
fiksues.
 Veprimi i kyçjes apo i aftësimit njihet si termi SET (vendos) dhe çkyçja si RESET
(rivendos apo riset).
Përgjithësisht e përdorim flip-flop-in kur na duhet që një sinjal i shkurtër (me
kohëzgjatje të shkurtër) të prodhojë një dalje me kohëzgjatje më të madhe.
 Figura tregon një realizim të thjeshtë të një flip-flop-i, ku njëra hyrje përdoret për
setimin e një dalje dhe një hyrje e dytë përdoret për risetimin e të njëjtës dalje.
 Një sinjal tek tek hyrja e parë shkakton kyçjen e daljes, ndaj hyrja e parë nuk na
duhet më pas kësaj meqë dalja u vendos (SET).
 Një sinjal e dytë shkakton që dalja të çkyçet, hyrja e dytë nuk na duhet më pas
kësaj, meqë dalja u risetua përsëri (formë e fiksuar).
 Disa prodhues përdorin bllok simbolesh , ndërsa të tjerë simbole output të
modifikuara, për paraqitjen e flip-flop-it në diaagramin shkallë.
o Standarti i ri IEC specifikon “S” për setimin dhe “R” për risetimin.
Kohuesi TON
Dy funksione kohimi përdoren gjerësisht:
 Vënie vonese në kyçje (vonesë ON)
 Vënie vonese në çkyçje (vonesë OFF)

 Një kohues që vë vonesë, ndërmjetëson një vonesë midis nisjes së një njësie dhe
nisjes së një tjetre.
 Figura i referohet funksionit “me vonesë në kyçje” (vonesë -ON), ku diagrami i
kohës së kohuesit TON spjegon sjelljen e tij.
 Në një çast të dhënë, 𝑺𝟏 është kyçur dhe 7 sekonda më vonë kyçet 𝑲𝟏 . Kur 𝑺𝟏
çkyçet , 𝑲𝟏 çkyçet gjithashtu.
Kohues me vonesë në kyçje
Kohuesi TOF
 Një kohues që nuk vë vonesë ose ndryshe që vë vonesë në çkyçje, ndërmjetëson
një vonesë midis mbarimit të një njësie dhe asaj të një tjetre.
 Figura i referohet funksionit kohues “vonesë OFF”, ku diagrami i kohës së
kohuesit TOF spjegon sjelljen e tij. Kur 𝑺𝟏 kyçur , 𝑲𝟏 kyçet pa vonesë. Në një çast
të dhënë, 𝑺𝟏 çkyçet, por 𝑲𝟏 vazhdon edhe për 12 sekonda.
 Kur funksioni realizohet me një “fazues vonese OFF”, i ndërtuar qëllimisht, ose
me një kohues “vonese ON” i rregulluar posaçërisht (të dyja të treguara), këto të
dyja ja vlen t’i shqyrtojmë, sepse shumë automat janë janë të pajisur vetëm me
kohues “vonese ON”. Kjo teknikë e lejon 𝑺𝟏 të kyçë 𝑲𝟏 , i cili vetëmbahet i kyçur.
 Kur 𝑺𝟏 çkyçet më vonë, kohuesi është i kyçur. Kohuesi starton, kur koha e setuar
mbaron, 𝑲𝟏 fiket.
Numëruesi
 Numëruesi na mundëson regjistrimin e numrit të ngjarjeve të një
shumëllojshmërie sinjalesh.

I përdorur së bashku me një hyrje të përshtatshme, përdoret për të numëruar.


 Numrin e shisheve që kalon në një konvenjer (transport),
 Numrin e personave që viziton një objekt,
 Numrin e rrotullimeve të një boshti,
 Numrin e gabimeve të një mekanizmi

 Programimi i një numëruesi kërkon që të bëjmë së paku tri gjëra.


1. Të identifikojmë se cili sinjal do të numërohet
2. Të caktojmë vlerën e normaturës (një vlerë e paracaktuar)
3. Të rregullojmë risetimin e numëruesit (gjendjen e tij para se të fillojë numërimi).

Të gjithë automatët e dhënë me detaje në këtë libër janë në gjendje të kryejnë


numërimin duke u ngjitur (lartë) dhe duke u zbritur (poshtë), por jo të dyja.
Programi i një numëruesi të thjeshtë

o Në këtë shembull,
përdoret një hyrje për të
numëruar deri në 14
sapo aktivizohet një
dalje.

o Një hyrje e dytë përdoret


për riaktivizimin e
numëruesit, kurse dalja
çkyçet përsëri.
Numëruesi CTU & CTD
 Numërimi ngjitës (count-up) dhe zbritës (count-down) tregohet në Figurën në vijim.
 Në këtë rast, një hyrje përdoret për numërimin ngjitës, një e dytë është përdorur për
numërimin zbritës, një e tretë për risetim (rivendosjen).
 Vlera e caktuar është përsëri 14.
 Hyrja që numëron duke u ngjitur e rrit vlerën e tanishme, hyrja “numërim-zbritës” e ul atë.
Edhe pse duken të ngjashme, të dy programet e treguara ato në figurë ato sillen ndryshe.
 Numëruesi “Siemens” përdor një sinjal për të ngarkuar vlerën e caktuar, në këtë rast kemi
përdorur F0.0. Dalja çkyçet menjëherë.

 Numërimi zbritës deri tek zero kyç daljen.


 Hyrja që numëron “duke ngjitur” e shpie numërimin përtej vlerës së caktuar (deri tek 99),
kurse numërimi zbritës ndalon “0”.
 Hyrja risetuese vendos një zero (0) në numërator dhe dalja menjëherë kyçet (aktivizohet).
 Në numëruesin “Telemecanique” vlera e caktuar mund të ngarkohet pa kushte. Kur
numërimi barazon vlerën e caktuar, dalja kyçet.
 Nëse sinjali i numërimit rritës vazhdon të vijë, dalja do të çkyçet (çaktivizohet ) sërisht,
derisa numërimi të shkojë përtej vlerës së caktuar (deri tek 9999). Numërimi zbritës nuk
ndalon tëk “0”, por mbartet tek 9999 në vend të tij.
 Sinjali C0,D mund të përdoret për të ndalur numërimin përtej vlerës së caktuar. Hyrja e
risetimit vendos një zero në numërues i cili çkyç daljen dhe ndalon veprmin e numërimit.
 Numëruesi duhet të risetohet, p.sh, të risetohet menjëherë në ndezje. Nëse
dështon ta bëjë këtë , automati mund të “mashtrohet” duke besuar se numërimi
i plotë është kryer para se të shfaqet sinjali i numëruesit të parë.
 Për zgjidhjen e këtij problemi,
numëruesi risetohet menjëherë
në ndezje nga një impuls i
shkurtër, mbase i gjeneruar nga
vetë automati.
Shembuj të sinjaleve për t’u
përdorur janë:
Mitsubishi F2-40 M71
Telemecanique TSX 17_20 SY0 ose
SY1

Numërimi rritës-zbritës
One-Shot
 Është një funksion programimi që na aftëson të detektojmë një ndryshim në
gjendjen e sinjalit, i cili ngjan me atë të një releje elektromekanike
 Sa herë që 𝑺𝟏 shkon nga OFF në ON,
kur ndizet shukrtimisht (kohëzgjatja
e rishikimit të programit, që është
tipik <0.1 sek).
 Për të rinisur 𝑲𝟏 , 𝑺𝟏 duhet të çkyçet
(OFF) dhe kyçet (ON) përsëri.
 Një “one-shot” është një funksion
shumë i përdorshëm.
Ai përdoret, për shembull, për:
 Të krijuar impulse për rinisjen e
numëruesve dhe të kohuesëve për
nisjen e cikleve.
 Të krijuar sinjale artificialisht të
shkurtër të një kohëzgjatjeje të gjatë
 Për të shënuar çastin e ndryshimit të
gjendjes së një sinjali.
One-Shot
 Sinjali “one-shot” zakonisht aplikohet tek relet e brendëshme ose për një
funksion që kërkon një hyrje me “ngritje anësore”.
 Ai është shumë i shkurtër për përdorimin e komandimit të daljes, vetëm nëse
përfshihet një qark fiksues flip-flop për të “kujtuar” impulsin.
 Simboli shkallë IEC për kontaktin “one-shot” është “-P”, për sinjalin që shkon
pozitivisht, ose “-N” për sinjalin që shkon negativisht.
One-Shot
 Në program një “one-shot” mund të rikrijohet me një funksion të gatshëm (siç
tregohet tek automati Mitsubishi dhe Sprecher + Schuh) ose mund të rindërtohet
me elementë të logjikës bazë (siç tregohet me automatët Siemens dhe
Telemecanique).
 Për më tepër, sinjali “one-shot” jep një flag F0.0 (Siemens) dhe një bit, biti B0
(Telemecanique).

You might also like