You are on page 1of 3

Etika dhe teknologjitë e informimit

E martë, 10 Mars 2009 17:45

  

 ETIKA DHE TEKNOLOGJITË E INFORMIMIT

 PARATHËNIE   

Gjatë dekadave të fundit të shekullit të shkuar dhe tash kur jemi në vigjilje të mileniumit të tretë
bota po ballafaqohet në mënyrën më serioze me çështjet alarmante që kërkojnë një qasje
shumë serioze, tjetër fare prej asaj scientisto-pozitiviste, një diskurs dhe kurs tjetër i perceptimit
të gjërave. Në këtë drejtim debatet rreth etikës gjithnjë e më tepër po shkojnë duke u bërë
tendencë globale, si një mjet përmes të cilit do të gjendej rrugëdalje nga kriza me të cilën
ballafaqohet bota dhe qytetërimi human i kohës sonë. Kriza morale dhe deeticizimi i shoqërisë
moderne të bazuar vetëm në vlerat lëndore ka krijuar një formë të tjetërsimit të njeriut, e cila po i
kanoset llojit të vet përmes hapave që po bën në saje të shkencës dhe teknologjisë së
absolutizuar dhe të despiritualizuar. Etika dhe logosi i saj tanimë po trajtohet shumë me
seriozitet nga të gjitha shtresat shoqërore, deri në ato universitare, ku kurikulat po pasurohen
me lëndë të spektrit etik (etika profesionale/deontologjia, etika sociale, etika publike, etika
administrative, etika e biznesit, etika globale, etika e përkujdesjes, etika e mjedisit, etika
religjioze...), madje po hapen edhe qendra e sektorë të veçantë që merren me çështjet e etikës
të kundruara nga kënd-vështrime të ndryshme.   Etika, e cila si degë e filozofisë merret me
vlerat themelore të marrëdhënieve ndërnjerëzore, e studion cilësinë dhe bazën e veprave ose
sjelljeve të cilat nga këndi i moralit janë të mira, të këqija, të qëlluara ose të shëmtuara, kohëve
të fundit po ballafaqohet me krizë perceptimi. Kur e kemi parasysh rëndësinë e madhe të
vlerave moralo-etike për mbijetesën dhe frymimin normal të një shoqërie, trajtimi i etikës në
raport me rrjedhat e shoqërore postmoderne na del si një kërkesë e pashmangshme e kohës.
Në këtë kontekst, si çështje që duhen shqyrtuar janë problemet e tranzicionit, degjenerimet e
kohës, sfidat e mileniumit të ri e të ngjashme!

1/3
Etika dhe teknologjitë e informimit
E martë, 10 Mars 2009 17:45

Shoqëria e filleve të mileniumit të tretë jeton me konceptin postmodern dhe futurologjik të


shoqërisë së infor-macionit, sipas të cilit faktor qenësor i zhvillimit shoqëror është shfrytëzimi i
informacioneve shkencore-teknike dhe të tjera, gjithë kjo në kuadër të të ashtuquajturit “sektor i
katërt” i ekonomisë. Teoricienët, si: Ulrich Beck, Anthony Giddens dhe Manuel Castells,
pohojnë se që nga vitet 1970-të në nivel global është realizuar kalimi nga shoqëria industriale
në atë të informacionit. Shoqëria e informacionit në planin teorik është e lidhur ngushtë me
prodhimin postindustrial (D. Bell, A. Toffler), kurse protagonist kryesor i kësaj teorie është
teori-cieni japonez E. Masuda. Sociologu i shquar spanjoll i shoqë-risë së informacionit Manuel
Castells lidhur me këtë shoqëri e ka përdorur emërtimin “galaktika e internetit”, e cila e
zëvendëson atë të Gutenbergut, kur ka përfunduar vala e parë (agrikultura) dhe e dyta
(industria), ngase tani jemi futur në valën e tretë, në atë të informacionit, kur më nuk është me
rëndësi zotërimi i burimeve teknike, as i makinave për t’i transformuar ato, por kohë kur çmohet
zotërimi i të dhënave – diturisë. Në shoqërinë e informacionit pushteti është në duart e atyre që
e kontrollojnë fluksin e informacioneve. George Gilder thotë se “forca e mikroelektronikës do t’i
rrënojë të gjitha monopolet, hierarkitë, piramidat dhe rrjetet e fuqisë së shoqërisë industriale.
Ajo do t’i rrënojë të gjitha regjimet totalitare, të cilat nuk do të mund t’i dalin para zhvillimit të
kompjuterit!” (Caldwell, 2000). Megjithatë kjo forcë rrënon edhe dimensione jetike që kanë të
bëjnë individualitetin e njeriut. Ajo e cenon privatësinë, e prek në autorësinë e kështu me radhë.
Pra, teknologjitë informatike e sfidojnë njeriun e kohës sonë. A. Alexander dhe J. Hanson
(1997) mes tjerash shtrojnë pyetje nëse masmediat u japin formën vlerave shoqërore, nëse TV
dhe interneti janë të dëmshme për fëmijët, nëse industria e marketingut i dërrmon vlerat e
mirëfillta etj. J. Watson dhe A. Hill flasin për shoqërinë e survejimit
(surveillance society)
dhe për epokën e erozionit të privatësisë, ndërsa M. Foucault në veprën e tij Disiplina dhe
ndëshkimi flet për “teknologjitë e pushtetit” të cilat po e zaptojnë zemrën e jetës sonë.

Kjo vepër, që është rezultat i një projekt hulumtues të realizuar nga stafi mësimdhënës i
UEJL-së në bashkëpunim me studentët e këtij universiteti, e trajton çështjen e pikëpam-jeve të
rinisë universitare lidhur me etikën, moralin, morali-tetin dhe konceptet e tjera që ndërlidhen me
problematikën në fjalë. Më tej duhet thënë se të dhënat e këtij studimi bazohen në një kërkim
terreni dhe studim empirik, të reali-zuar përmes një pyetësori të shpërndarë në kampusin
univer-sitar që përfshin studentë të fakulteteve të ndryshme, gjith-monë duke synuar që kështu
të derivohen perceptimet për vlerat dhe përmasat e ndryshme të kodit etik njerëzor, në
përgjithësi, dhe të rinisë studentore, në veçanti.

Projekti gjithashtu paraqet iniciativë për ngritjen e nivelit të etikës në kuadër të stafit dhe
studentëve të UEJL-it gjatë shfrytëzimit të teknologjive të informimit. Andaj, botimi është në
shërbim të njohjes me normat etike në përgjithësi dhe, në veçanti, me normat etike në IT
(teknologjitë informatike), siç janë: pronësia intelektuale, privatësia, anonimiteti, krimi kibernetik

2/3
Etika dhe teknologjitë e informimit
E martë, 10 Mars 2009 17:45

etj. Në të janë përfshirë edhe sqarime juridike në lidhje me përkufizimet përkatëse, të bazuara
në ligjet aktuale në RM, gjithë kjo me qëllim të qartësimit të të drejtave dhe detyrimeve në IT.
Në këtë punim në mënyrë plotësuese janë bashkangjitur edhe raste konkrete, që rezultojnë nga
hulumtimi i gjendjes aktuale në UEJL.

Ne shpresojmë që ky studim të paraqesë një tablo reale lidhur me gjendjen aktuale në sferën e
etikës te kjo grupmoshë dhe kontribut për evitimin e dukurive negative që janë të pranishme në
shoqërinë tonë, në përgjithësi, dhe disa dukuri më specifike, si: kopjimi, plagjiatura, cenimi i të
drejtës së autorit etj. Me këtë rast për kontributin e tyre i falënderojmë të gjithë respodentët tanë
që ndanë kohë për të plotësuar pyetësorin, si dhe studentët që drejtpërsëdrejti ishin të
për-fshirë në këtë projekt – pa ndihmën e të cilëve produkti final s’do ta kishte këtë formë.
Falënderim të veçantë u shprehim studenteve Burbuqe Kaprolli, Edlira Palloshi dhe Flutura
Ahmedi, të cilat dhanë ndihmë të pakursyer në përgatitjen e këtij teksti.

Gjithashtu i falënderojmë edhe studentët: Semra Jakupi, Elida Zylbeari, Blinera Pjeca, Adnan
Qaili, Besir Bajrami, Samira Haxhimemeti, Amit Skenderi dhe Alis Asani, të cilët ishin të
angazhuar në përpilimin dhe dizajnimin e broshurave dhe materialeve propaganduese të
njësisë së etikës, që tashmë janë pranuar nga njësia e UNESKO-s për bioetikë dhe, me
autorizim të saj, janë distribuuar në të gjitha njësitë e rrjetit ndërkombëtar të bioetikës! Për
përkrahjen dhe realizimin e projektit respekt dhe falënderim kemi edhe për koleget tona
Merxhivan Ismaili dhe Diturie Ismaili që ndihmuan si bashkëpunëtore organizati-ve dhe për
këshilltaret e studenteve nga fakultetet përkatëse që ishin përgjegjëse dhe organizatore të
anketimit: Ermira Reshidi, Dëshira Ismaili, Arta Selmani, Vullnet Besimi dhe Bujar Nuhiu.

Ali PAJAZITI

Mentor HAMITI

29 shtator 2008

 Tetovë

3/3

You might also like