You are on page 1of 1

Non-permanent pen

Prezantohet produkti ‘non-permanent pen’ i cili konsiston në një stilolaps me bojë


jo të përhershme, pra pas nje kohë të caktuar, ajo do te zhduket. Në thelb do te
paraqitet si një stilolaps i zakonshëm, pra me formën dhe karakteristikat e
pandryshueshme, përkundrazi nga lapsat apo stilolapsat me gomë, nuk do te vihet
re shenja të fshirjeve. Afati i kohëzgjatjes së bojës do të jetë 10 muaj, më pas
vetvetiu do të zhduket duke mos lënë shenja të dukshme. Ky produkt do të
mundësojë që nënvizimet dhe shënimet e bëra në libra apo fletore, të mund të mos
pengojnë personat e tjerë që do t’i ripërdorin këto libra.

Ideja e këtij produkti lindi nga nevoja e nxënësve, studentëve apo akademikëve për
të patur mundësinë e ripërdorimit të librave ose rishitjes së tyre në një formë të
pastër nga përdorimet e mëparshme. Siç e dimë, duke filluar që nga parashkollorët
e deri në universitet, librat kalojnë në disa përdorues dhe për t’i mundësuar
personave një shfrytëzim të plotë dhe të pavarur nga ato të mëparshmit.

Rezistent ndaj ujit, që thahet shpejt, me një formulë jotoksike, stilolapsi i


përkohshëm ofron mundësinë e shfrytëzimit në të tashmen dhe ripërdorimin e
librave në të ardhmen.

“TODAY USE THE PEN, TOMORROW USE THE BOOK”

You might also like