You are on page 1of 1

Fusha: Matematikë

Lënda: Matematikë Shkalla:III Klasa:6

Tema mësimore: 8. Gjatësia, masa, vëllimi Diskuto

Situata e të nxënit: Njesite matese

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore


Nxënësi:
 Përzgjedh dhe përdor njësitë standarde të matjes.
 Njeh njësitë matëse të sistemit britanik që përdoren më gjerësisht p.sh milje dhe të barasvlershmet
e saj të sistemit metrik.
 Kupton sistemet e përditshme matëse të gjatësisë, peshës dhe kapacitetit.
Fjalët kyçe: Burimet: Lidhja me temat e tjera:
Libri i nxënësit, faqe 137
Letra për shënime

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim në dyshe
Organizimi i orës së mësimit:
Metodat me në qendër nxënësin / teknika dhe metoda hulumtuese
U them nxënësve të diskutojnë në grupe dyshe. Drejtoj pyetjen: keni matur gjatë kësaj jave? Pas 5
minutash marr përgjigjen nga grupet dyshe. Listoj në dërrasë të gjitha njësitë matëse që përmendin.
Nxënësit mund t’i referohen asaj liste gjatë aktivitetit në vijim. Nëse nuk i përdorin njësitë matëse, nxit
duke i pyetur: Çfarë njësi matëse përdore? Referojuni listës së fjalorit në seksionin përmbledhës. Për ato
njësi që nxënësit nuk i kanë përdorur i pyet: ka matur ndonjëri gjatë kësaj jave? Çfarë mate duke
përdorur këtë njësi?

Ndaj nxënësit në grupe me nga tre ose katër vetë. Pyes: Në cilat profesione përdoret matja? Çfarë lloj
matje duhet të përdorin në ato profesione? Pas 10 minutash listoj të gjitha profesionet në tabelë. Kërkoj
çdo grupi të përzgjedhë një profesion të ndryshëm dhe të bëjë matje si të ishin duke punuar në atë
profesion. Në fund të mësimit ata do të prezantojnë punën e tyre.

Gjatë prezantimeve kërkoj çdo grupi që të hartojë listën e të gjitha njësive matëse që u përdorën
gjatë prezantimeve. Diskutoj njësitë që nuk u përmendën duke përfshirë njësitë matëse të sistemit
britanik si milja, jardi, këmba, inç, pinti, galloni, paundi dhe onzi. Pyes: Përse disa njësi përdoren më
shpesh se të tjerat?

Nxënësit mund të pyesin prindërit ose të rriturit për punën ose rutinën e tyre të përditshme për të
mësuar se si i përdorin të rriturit matjet në jetën e përditshme.

Gjatë prezantimeve, dëgjoi me kujdes mënyrën se si nxënësit shqiptojnë njësitë e matjes. Modeloi
shqiptimin e saktë. Afishoj në një ambient të dukshëm të gjitha njësitë matëse, me qëllim që nxënësit
t’u referohen gjatë mësimit.
Vlerësimi: Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin gjatë aktiviteteve. Vlerësohen nxënësit për punët
individuale në lidhje me përzgjedhjen dhe përdorimin e njësive standarde të matjes. Vlerësohen me
shprehje për qëndrimin e tyre në situatat dhe në diskutimet gjatë orës.
Detyra shtëpie:Ushtrime ne fletore pune

You might also like