You are on page 1of 53

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data

Situata e të nxënit:
Tematika: Gjuha dhe komunikimi artistik
- Vijat që bashkohen në një pikë krijojnë pamjen e
Tema mësimore: Vija që bashkohen në një pikë perspektivës
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:
temës mësimore • vijat
Nxënësi/ja: • perspektivë
- përshkruan pamjen që ka përballë, duke dalluar objektet • vija e horizontit
afër dhe larg;
- zbulon se vijat që bashkohen në një pikë krijojnë thellësi
dhe lëvizje;
- zbaton rregullat e perspektivës në vizatimin e tij;
- shpjegon punën e tij dhe të shokëve duke bërë krahasime
dhe vlerësime.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- pamje e foto me peizazhe ne perspektivë ndërkurrikulare:
- fletë vizatimi, laps, vizore, gomë, modele demonstrimi Matematikë
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprimtari e drejtuar, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Paraqes para nxënësve pamje e figura, ku dallohen qartë objektet afër dhe larg, linjat dhe vijat që përbëjnë ato,
gjithashtu dhe vija e horizontit.
Objektet në plan të parë duken të mëdha, ndërsa objektet larg duken më të vogla. Demonstrohen në tabelë vijat
që përbëjnë objektet dhe si ato bashkohen në një pikë.
Pamja ndryshon nga këndvështrimi ynë. Tregojnë pamjen e shinave të trenit e parë nga sipër dhe në perspektivë.

Hapi II. Veprimtari e drejtuar


Shpjegoj se perspektiva na mëson të vizatojmë objekte ashtu si i sheh syri në natyrë. Objektet që ndodhen më
afër arrijmë t’i shikojmë me të gjitha hollësitë, kurse tek objektet larg duken format ose siluetat, më pas është
horizonti.
Vizatojmë pamjen e shinave të trenit në perspektivë.
Me anë të vizores vizatojmë dy vija të drejta paralele me largësi nga njëra-tjetra 15 cm. Në vijën sipër caktojmë
një pikë në mesin e saj, që do të jetë pika e horizontit.
Në vijën e shikimit caktojmë dy pika të baraslarguara nga njëra-tjetra rreth 6 cm. Bashkojmë me vizore të dyja
pikat me pikën e horizontit. Tani kemi dy vija që bashkohen në një pikë. Mbi këto vija do të vizatohen shinat
Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime
Ekspozohen punimet e nxënësve në murin e klasës. Nxënësit bëjnë vëzhgime dhe komente për punën e tyre dhe
të shokëve.
Shpjegojnë vijat që janë bashkuar në një pikë në krijimin e tyre dhe efektet e vijave diagonale dhe rregullat e
perspektivës.
Vlerësimi i nxënësven: N 2për zbatimin e rregullave të perspektivës;

- N 3 për vijat që bashkohen në një pikë;


- N 4 realizimin e krijimit.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: Gjuha dhe komunikimi artistik Situata e të nxënit:
- Pamje me peizazhe, ku pika e shikimit është e
Tema mësimore: Forma dypërmasore e objekteve në
ndryshme.
varësi të pikës së shikimit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • forma dypërmasore
Nxënësi/ja: • pika e shikimit
- përcakton më sy të lirë linjat dypërmasore të objekteve • perspektiva
që shikon;
- zbulon se format mund të ndryshojnë në varësi të pikës
së shikimit;
- bën komente për krijimin e tij duke u nisur nga
pikëvështrimi.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër vizatimi, laps, vizore, lapustila; ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi me pamje e foto peizazhe me Gjuhë shqipe
këndvështrime të ndryshme. Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim paraprak, imagjinatë krijuese, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim paraprak


Shfaq para nxënësve me videoprojektor disa pamje me peizazhe, ku pikëvështrimi është i ndryshëm. Për të
bërë dallimin disa pamje janë të para nga sipër dhe disa në perspektivë. Këtu duket qartë se format
dypërmasore ndryshojnë formë në varësi të pikës së shikimit. Kështu ndodh edhe me format trepërmasore.
Pamja ndryshon kur një portret e shikojmë përballë dhe në profil ose shtëpi, makina etj.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Udhëzohen nxënësit për të bërë krijimin e tyre duke u bazuar nga pika e shikimit. Rikujtohen rregullat e
perspektivës të mësuara më parë. Secili është i lirë të gjejë këndvështrimin e tij dhe këtë e bën të dallueshëm
forma e objekteve që do të vizatojë. Japim disa mendime së bashku.
- Si do të dukeshin parcelat e mbjella me bimë nëse i shikojmë nga sipër? Po në perspektivë? Po rrugica e
lagjes
Lihen nxënësit të lirë të punojnë sipas imagjinatës së tyre duke u bazuar edhe në modelet e demonstrimit.

Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime


Ekspozohen krijimet e nxënësve në murin e klasës. Vëzhgohen me kujdes për të dalluar pikën e vështrimit te
krijimi i shokut/es.
Secili bën komente për punën e tij dhe përshkrimi i këndvështrimit. Dallohet sa e saktë është vizatuar forma
dypërmasore në perspektivë ose në pika të tjera shikimi.
Veçohen krijimet më të arrira teknikisht.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për vizatimin e saktë sipas kërkesës dhe imagjinatës;
N 3 zbatimi i rregullave të vizatimit sipas pikës së shikimit;
N 4 argumenti dhe komenti rreth krijimit të tij dhe të shokëve.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa 4 Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Vizatimi i trupave gjeometrikë me dritëhije
Tema mësimore: Vizatim me dritëhije
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • dritëhije
Nxënësi/ja: • volum
- vizaton saktë linjat e një objekti; • refleks
- dallon dritën dhe hijen që bie mbi objekt;
- punon dhe vizaton me dritëhije objektin për të nxjerrë
në pah volumin e tij;
- jep mendime dhe ide rreth krijimeve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- fletë vizatimi, laps i zi, gomë, vizore, kubi, sfera, ndërkurrikulare:
kuboid etj. Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi, vizatime me dritëhije. Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë e drejtuar, vëzhgime, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Paraqiten para nxënësve objekte të ndryshme trepërmasore dhe trupa gjeometrikë.
Ekspozimi i trupave duhet të jetë në lartësinë e syve të nxënësve. Bëjmë komente rreth trupave duke
shpjeguar formën, vëllimin, linjat etj.
Tregojmë disa vizatime ku tregohet punimi me dritëhije.

Hapi II. Imagjinatë e drejtuar


Vendosim mbi tavolinë trupa gjeometrikë, që të jetë të dukshëm për të gjithë nxënësit. Krijohet mundësia që
trupat të ndriçohen mjaftueshëm nga drita. Ekspozohet kubi dhe kuboidi, sfera dhe koni. (trupat mund të
ndryshohen sipas dëshirës).

Shpjegoj se trupat ndriçohen nga drita dhe trupi lëshon hijen e tij.
Më parë vizatohen dy ose tre trupat me laps.
Mund të përdoret edhe vizorja për vijat e drejta.

Pasi fitohet siguri për linjat e sakta, nis puna për të vizatuar hijen. vëzhgojne trupin dhe dallon hijen e lehtë
dhe hijen e errët. fillojne të bëjë vija të lehta me laps dhe vijnë, duke u shtuar aty ku hija është më e errët. Aty
ku bashkohet hija me dritën bëhet kujdes me lapsin, për të dhënë tonalitetin e ngjyrës së zezë me të bardhën e
dritës.
Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime
Ekspozohen vizatimet në këndin e klasës. Nxënësit vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit dhe japin mendime.
Pyesim se cili vizatim e tregon më qartë vëllimin e trupit.
Aty ku dritëhija është vizatuar saktë, vëllimi i trupit është më i qartë.
Veçohen vizatimet më të arrira.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për vizatimin e saktë të trupave trepërmasorë;
- N 3 vizatimi me dritëhije i objektit;
- N 4 argumenti dhe shpjegimi i punës së kryer.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Situata e të nxënit:
Tematika: T.P.A
- Në çdo pikë shikimi natyra është e bukur dhe
Tema mësimore: Vizatim nga dritarja e klasës e veçantë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • vizatim me sy të lirë
Nxënësi/ja: • objekte
- vëzhgon dhe komenton një sërë objektesh nga natyra, • përmasa
duke u përqendruar në cilësitë e tyre vizuale;
- shpreh ide, ndjenja dhe përvoja në vizatimin e natyrës;
- diskuton për elementet e preferuara në punën e tij/saj
dhe të shokut.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- fletë vizatimi, laps, lapustila, modele demonstrimi. ndërkurrikulare:
Gjuhë shqipe
Dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, marrëdhëniet pyetje-përgjigje, përgjigje e lirë, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, marrëdhëniet pyetje-përgjigje


Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën që do të zhvillojnë sot. Afrohen nxënësit në grupe pranë dritareve të klasës,
gjithmonë nën vëzhgimin e mësuesit/es. Udhëzojmë që të vëzhgojnë dhe të emërtojnë objektet që shohin rrugët,
pemët, objektet etj.
- Çfarë shikoni nga dritarja e klasës?
- Si duken objektet kur i shikon nga lart?
- Si duket mjedisi sportiv? Çfarë forme ka? Cilat janë elementet përbërëse?
- Si duken rrugët, pemët?
Hapi II. Imagjinatë e lirë
Udhëzohen nxënësit që të skicojnë në letër objektet që shikojnë dhe të realizojnë krijimin e tyre sipas dëshirës
dhe imagjinatës së lirë.
Vizatimi mund të përfshijë një rrugë me pemë, makinat dhe njerëzit që kalojnë. Fusha sportive pranë shkollës,
oborri me lule i shkollës etj.
Nxënësi do të vizatojë natyrën ashtu siç shikon nga dritarja e klasës. Ngjyrosja do të bëhet me lapustila.

Hapi III. Vëzhgime, komente e diskutime


Ekspozohen krijimet sipas grupeve në murin e klasës.
Secili bën shpjegimin e tij rreth vizatimit duke treguar se si e ka vizatuar natyrën duke e parë me sy të lirë nga
dritarja e klasës. Bën krahasimin e punës së tij me të shokut/es rreth objekteve të vizatuara.
Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi i nxënësve:për
N 2 kompozimin e bukur të objekteve në natyrë;
N 3 komenti rreth krijimit të tij/saj dhe të shokut/es.
N 4 shpreh ide, ndjenja dhe përvoja në vizatimin e natyrës;
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: GJ.K.A Situata e të nxënit:
- Peizazh “Një ditë pushimesh në plazh”
Tema mësimore: Kontrasti i ngjyrave
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • kontrast
Nxënësi/ja: • ngjyrat në kontrast
- identifikon ngjyrat që përbëjnë kontrast midis tyre; • kombinim ngjyrash
- zhvillon ndjeshmërinë ndaj kontrastit të ngjyrave dhe e
përdor në krijim;
- kombinon ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta për të krijuar
kontrast;
- transmeton ide dhe mendime rreth krijimit të tij dhe të
shokëve.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Burimet:
ndërkurrikulare:
- letër vizatimi, laps, gomë, lapustila, modele demonstrimi
Gjuhë shqipe
të shfaqura në videoprojektor
Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Shfaq para nxënësve peizazhe me pamje të ndryshme, ku dallohet kontrasti që formohet nga drita dhe hija, dhe
kontrasti që krijohet nga ngjyrat. Kërkon nga nxënësit që të emërtojnë ngjyrat që përbëjnë kontrast, si
kombinohen ato.
- A krijojnë kontrast ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta? Pse?
Jepen disa shembuj nga nxënësit duke parë edhe pamjet në tabelë. Ngjyrat në kontrast janë të kundërta me njëra-
tjetrën si: e kuqe-e zezë, e bardhë-e zezë, blu-e verdhë etj.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Tërheq vëmendjen e nxënësve duke sugjeruar temën: “Një ditë pushimesh në plazh”.
- Si do t’i vizatoni objektet dhe cilat ngjyra do të krijojnë kontrastin?
Vizatohet deti, bregu, rëra, çadrat, njerëzit që pushojnë, varkat në det, shkuma e dallgëve, dielli që shkëlqen etj.
Ngjyrosen valët e detit me tonalitetet e blusë. Shkuma e dallgëve e bardhë bën kontrast me blunë e detit. Po
kështu e verdha e diellit në kontrast me detin.
Te çadrat përdoren ngjyra të forta, e kuqe, jeshile, blu etj., që të krijohet kontrasti me të verdhën e rërës që
ndriçon nga drita e fortë e diellit. Po kështu edhe varkat në det duhet të kenë ngjyra që janë në kontrast me
ngjyrën blu të detit. Nxënësi/ja është i lirë të krijojë sipas imagjinatës së tij/saj duke bërë një vizatim të thjeshtë.

Hapi III. Turi i galerisë


- Ekspozohen krijimet në murin e klasës. Nxënësit bëjnë turin e galerisë për të vëzhguar krijimet e njëri- tjetrit.
Secili prezanton krijimin dhe jep shpjegimin ku i ka krijuar kontrastet e ngjyrave.
Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi i nxënësve:për
N 2 vizatimin e saktë të objekteve dhe elementeve në peizazh;
N 3 përdorimi i ngjyrave në kontrast;
N 4 argumenti dhe komenti i krijimit të tij dhe të shokëve.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data

Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:


Tema mësimore: Krijimi i një stampe me reliev - Stampë e realizuar me patate
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • stampë
Nxënësi/ja: • stampim
- përdor mjete të ndryshme pune për të krijuar një stampë • reliev
me reliev;
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për të krijuar;
- realizon stampime me figurën e krijuar;
- shpreh ide, ndjenja dhe ndan përvojat e tij.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- patate me madhësi mesatare, thikë plastike, kunj druri, ndërkurrikulare:
letër, ngjyra të lëngshme. Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi Dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, vëzhgime, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Paraqes përpara nxënësve pamje e modele stampimi. Shpjegon se teknika e stampimit është krijuar nga piktorët
dhe përdoret nga shumë artistë.
Stampimi lehtëson mundësitë e gjetjes së shumë formave, artisti i stilizon ato për të dhënë vlerë artit. Për të
krijuar një stampë, duhet të gjeni motivin dhe mjetin e përshtatshëm. Në rastin tonë mjeti është patatja

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Udhëzohen nxënësit për fillimin e punës.Ndahet patatja në dy pjesë të barabarta. Në tabelë mësuesi/ja vizaton
disa figura që nxënësi të orientohet për të vizatuar. Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe vizatohen
figurat: si peshku, gjethja, kërpudha, ylli, diel Klasa: V li, lloje frutash, lule etj.

Me kunjin prej druri vizatojmë duke gërvishtur mbi sipërfaqen e patates së prerë. Pastaj me thikën plastike
heqim pjesën anësore të figurës së prerë. Pastaj me thikën plastike heqim pjesën anësore të figurës duke e prerë
dhe gërvishtur me majën e thikës. Duhet punuar me kujdes, që të ruhet forma e figurës pa u prishur.
Pjesa e figurës mbetet pak më lart se pjesa tjetër e sipërfaqes së gdhendur.

Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime


Ekspozohen stampat e përgatitura. Provohet stampimi mbi një letër.
Lyejini stampat në bojën e lëngshme dhe stampojini mbi fletë

Nxënësit vëzhgojnë krijimet e tyre dhe bëjnë vetë konkluzionet e punës. Vlerësohen stampimi që është i qartë
dhe që stampa është përgatitur saktë.
Detyrë shtëpie:
Përgatisni në shtëpi me stampë një “logo” sipas dëshirës dhe silleni në klasë orën e ardhshme.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 dëgjimi me vëmendje i udhëzimeve hap pas hapi;
- N 3 realizimi i mjetit të stampimit;
- N 4 komenti rreth punës së tij dhe të shokëve.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Stampojmë objekte funksionale; një
Tema mësimore: Stampimi i objekteve funksionale me
shami, çanta, kutia e mjeteve etj:
motive e logo
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Koncepte kyç:
temës mësimore • stampim
Nxënësi/ja: • motivi
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për të krijuar stilin • logo
vetjak;
- stampon objekte funksionale me motive dhe logo;
- diskuton për elementet e preferuara në punë e tij dhe të
shokut.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- modelet e stampave të përgatitura në orën e parë, bojëra të ndërkurrikulare:
lëngshme, lapustila, shami, letër me ngjyra, karton, ngjitës, Gjuhë shqipe
gërshërë, copë gjilpëre. Matematikë
- modele demonstrimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, stuhi mendimesh, imagjinatë e lirë, vëzhgime, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, stuhi mendimesh


Rikujtoj me nxënësit krijimin e stampave në orën e parë dhe krijimin e një logoje me stampë në shtëpi.
- Me këto stampa që përgatitët vetë, sot do të përdorni për të stampuar objekte shkollore, kapaku i librit dhe
fletores etj
Hapi II. Imagjinatë e lirë
Përgatisim bojën e lëngshme gati për stampim. Fillojmë me çantën. Nëse do të mbështesim sloganin: “Të
mbrojmë mjedisin”, do të përdorim stampën e gjethes.
Stampojmë disa herë gjethen për të formuar kurorën e pemës. Me lapustila vizatojmë trungun dhe stampojmë
disa herë lulet në barin e gjelbër.
Kështu mund të veprohet edhe me stampën e peshkut.
Stampohet disa herë dhe me lapustilën blu vizatohen valët e detit. Në një lartësi stampohet dielli.
Me anë të gjetheve dhe peshkut ju keni krijuar motivin duke i përsëritur ato stampa.
Ndërsa te shamia dhe kutia e mjeteve mund të përdorni stampimin e logove të përgatitura sipas shijes
suaj. Rëndësi ka arti që krijohet me anë të stampimit.

Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime


- Nxënësit demonstrojnë çantat e tyre për të treguar krijimin me stampa.
- Bëhen komente dhe jepen përvoja rreth punës së kryer.
- Nxënësit paraqesin kuriozitet për krijimet artistike.
- Prezantojnë logot e tyre paraqesin idetë dhe frymëzimet personale.
- Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 përgatitja e stampave të dëshiruara;
- N 3 realizimi i stampimit në objekte funksionale;
- N 4 argumenti dhe eksperienca e secilit për punën e kryer.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: H.A.SH Situata e të nxënit:
- Artistë shqiptarë dhe veprat e tyre ndër
Tema mësimore: Vangjush Mio - “Peizazhe” vite.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • artistë shqiptarë
Nxënësi/ja: • peizazhe
- paraqet kuriozitet për njohjen e artistëve shqiptarë dhe • teknikë
veprat e tyre;
- vëzhgon dhe përshkruan peizazhet e Vangjush Mios për të
dalluar teknikën, vijat, formën, ngjyrat etj.;
- diskuton për elementet e preferuara në peizazh.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër vizatimi, laps, lapustila, foto të zmadhuara të ndërkurrikulare:
peizazheve të piktorit Vangjush Mio. Gjuhë shqipe
Qytetari
Dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, diskutim njohurish, vëzhgime, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Paraqej me foto ose në videoprojektor portretin e


piktorit Vangjush Mio. Piktori lindi në Korçë më
3 mars 1891. Në moshën 17-vjeçare shkoi në
Rumani dhe kreu shkollën e Arteve të Bukura në
Bukuresht. Studimet e larta i kreu në Itali.
Vangjush Mio ka marrë titullin “Artist i
Popullit”. Pikturat e tij më të njohura janë:
Autoportreti, Portreti i plakut, Liqeni i Ohrit,
Hapi II. Analizë, diskutim njohurish
- Diskutojmë rreth peizazheve të Vangjush
Paraqesim para nxënësve dy peizazhet: “Rrugë
në Korçë” dhe “Vjeshtë”. Vangjush Mio është
piktor realist.Në pikturën “Rrugë në Korçë,
shihen qartë elementet dhe na krijon optimizëm me vërtetësinë e s

Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime


Udhëzojmë nxënësit e të shohin veprat e Mios dhe të përpiqen t’i vizatojnë ato në fletë. Imitojnë vijat, format
dhe ngjyrat e piktorit.
Nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë pikturat dhe krijimet e tyre. Ata komentojnë linjat, format dhe elementin e
zgjedhur nga peizazhet e piktorit.
Përgëzohen nxënësit për komentet e tyre.

Vlerësimet e nxënësve:

- N 2 për komentet dhe vlerësimet për piktorin dhe veprën e tij;


- N 3 mirënjohja për artistët shqiptarë.
- N 4 diskuton për elementet e preferuara në peizazh.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Situata e të nxënit:
Tematika: T.P.A
- Klouni ka një portret gazmor dhe
Tema mësimore: Krijimi i një portreti gazmor shumëngjyrësh
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • portret gazmor
Nxënësi/ja: • klouni
- përshkruan portretin e klounit dhe humorin që ai krijon • cirku
me anë të ngjyrave e lëvizjeve;
- krijon portretin gazmor të klounit sipas imagjinatës;
- shpreh ndjenjat e emocionet gjatë komentit.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- pjesë filmike nga cirku për fëmijë me klounin; ndërkurrikulare:
- letër vizatimi, lapustila, laps, gomë, aksesorë, modele e Gjuhë shqipe
foto demonstrimi Matematikë
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, stuhi mendimesh


Shfaqet në videoprojektor sekuenca filmike nga një shfaqje cirku, ku personazhi kryesor është klouni. Për afro
10 minuta portreti gazmor i klounit nxit imagjinatën e fëmijëve me ngjyrat dhe lojërat e lëvizjet tunduese.

Pas mbarimit të pjesë filmike udhëzojmë nxënësit të plotësojnë stuhinë e mendimeve në tabelë me
karakteristikat e veçanta të portretit të klounit. Ka kokë të madhe, flokë kaçurrel të zinj, të kuqe të madhe, sy e
vetulla të theksuara, gojë e madhe e theksuar me forma, pastaj rrobat me ngjyra etj.

Hapi II. Imagjinatë krijueseUdhëzohen nxënësit që të nisin vizatimin e portretit gazmor të klounit, duke shtuar
elemente sipas imagjinatës. Ngjyrat dhe format e tipave të portretit do të punohen me stil dhe imagjinatën e
veçantë të secilit. të vendosin dhe aksesorë të ndryshëm e funksionalë.Portreti duhet të jetë sa më i veçantë dhe
tërheqës. Kur e shikon, duhet të të bëjë për të qeshur. Atëherë ia ke arritur qëllimit.

Hapi III. Turi i galerisë


Nxënësit ndahen në grupe dhe ekspozojnë portretin e klounit duke vendosur para vetes dhe demonstrojnë lëvizje
të ndryshme që të bëjnë për të qeshur.
Grupet bëjnë vlerësimet dhe komentet për njëri-tjetrin.
Veçohen portretet që përbëjnë më shumë humor.
Ngjyrat e theksuara dhe tiparet e veçanta e të ekzagjeruara e identifikojnë klounin gazmor.
Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 vizatimi i tipareve të ekzagjeruara të klounit;
- N 3 përdorimi i ngjyrave të forta dhe kontrasti midis tyre;
- N 4 imitimi dhe emocioni që të krijon portreti-komenti.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Situata e të nxënit:
Tematika: T.P.A
- Pjesët përbërëse, eleganca dhe bukuria e
Tema mësimore: Trupi i njeriut (Krijim me plastelinë) trupit të njeriut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • modelim
Nxënësi/ja: • trupi i njeriut
- bën komente dhe përshkruan trupin e njeriut; • përmasa
- krijon me plastelinë trupin e njeriut duke u kujdesur
për të realizuar proporcionet dhe një gjendje emocionale
të caktuar;
- vlerëson punën e tij dhe të shokëve duke përshkruar
mjetet dhe teknikat.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Burimet:
ndërkurrikulare:
- fletë kartoni A4, pastelinë, kunja druri, thikë plastike,
Gjuhë shqipe
aksesorë;
Matematikë
- modele demonstrimi, foto e pamje.
Dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Rikujtohen me nxënësit njohuritë që janë marrë në lëndën e diturisë natyre për trupin e njeriut, pjesët përbërëse
të tij dhe funksioni i tyre.
Paraqesim figura e pamje të njerëzve të ndryshëm.
Emërtoni pjesët e trupit të njeriut: koka, trupi, gjymtyrët.
Vëreni në figurë si janë përmasat e trupit.
Sa e madhe është koka në krahasim me trupi.
Sa pjesë kanë gjymtyrët e sipërme dhe si quhen: krahu parakrahu; gjymtyrët e poshtme janë ato që mbajnë
peshën e trupit dhe krijojnë lëvizjet, emërtoni pjesët e tyre.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Udhëzojmë nxënësit për të kryer modelimin e trupit të njeriut. Fillohet nga koka, trupi, gjymtyrët.
Dikush zgjedh të modelojë një vajzë dhe dikush tjetër zgjedh një djalë. Në të dyja rastet përmasat duhet të jenë
të sakta. Pastaj veshja stilohet me kujdes, duke përdorur edhe plastelinë me ngjyra. Modelimi punohet mbi fletën
e kartonit.
Nxënësi është i lirë për të punuar me imagjinatë dhe për t’i dhënë një gjendje emocionale të caktuar trupit.

Hapi III. Vëzhgim - komente - diskutime


Vëzhgohen krijimet nga nxënësit të cilat janë të ekspozuara mbi tavolinë.
Të gjithë komentojnë krijimin e tyre duke treguar mjetet dhe teknikat e përdorura.
Shpërndajnë ide për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Veçohen krijimet më të bukura.
Përgëzohen nxënësit për punën e bukur të artit.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 përdorimi i mjeteve të punës;
- N 3 modelimi i trupit të njeriut sipas përmasave;
- N 4 argumenti rreth krijimit të tij dhe të shokëve.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Krijimi dhe stilimi me copa e fije, veshje të
Tema mësimore: Punim me copa e fije (Kostumi i një
ndryshme
personazhi)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • personazhi
Nxënësi/ja: • kostumi
- jep pëlqimin e tij rreth një personazhi të marrë nga • veshje, stilim
filmat ose librat e lexuar;
- përdor materiale të ndryshme për të krijuar kostumin e
personazhit të preferuar;
- vlerëson punët e tij dhe të shokëve duke përshkruar
mjetet dhe teknikat e përdorura.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- materiale me pamje e foto nga personazhe të dashura ndërkurrikulare:
për fëmijë; Gjuhë shqipe
- copa të ndryshme, fije me ngjyra, aksesorë, gjilpërë, Matematikë
gërshërë, letër vizatimi, letra me ngjyra. Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, stuhi mendimesh


Paraqesim në tabelë foto pamje të ndryshme me personazhe të njohura për fëmijë, të cilët janë parë në filma ose
në libra shkollorë e artistikë.Në këtë mënyrë kemi nxitur nxënësit për të rikujtuar filmat dhe personazhet e
preferuara. Të gjitha mendimet për personazhin e zgjedhur shkruhen në tabelë në formën e një stuhi
mendimesh.Komentet fokusohen te veshjet e personazheve, duke treguar formën, ngjyrën, stilin etj.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Udhëzojmë nxënësit për fillimin e punës. Marrim disa shembuj.
Si to ta krijonit kostumin e “Spaidermenit”, të Borëbardhës, të Kësulëkuqes, të Hirushes, Gokut, Batmanit etj.
Pra, me copat, fijet dhe materialet që keni, ju do të krijoni veshjen e personazhit tuaj të preferuar.
Tregohen personazhet, kukulla.
Copat priten me gërshërë në formën e duhur, qepen me gjilpërë dhe stilohen duke vendosur aksesorë të ndrys
Hapi III. Turi i galerisë
Grupohen nxënësit sipas personazhit të zgjedhur.
Me kukullat dhe veshjet e stiluara vetë ata bëjnë imitime të personazheve në dialog dhe lëvizje. Performanca do
të bëhet në grupe që vëzhgimi “turi i galerisë” të jetë i dukshëm për të gjithë nxënësit. Çdo nxënës bën vlerësim
dhe komente për punën e tij dhe të shokëve. Pyetja për të gjithë:

- Pse zgjodhe këtë personazh?


- Çfarë të pëlqen tek kostumi i tij?
Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësit:
- N 2 përzgjedhja e personazhit;
- N 3 realizimi i kostumit të personazhit me copa e fije;
- N 4 komenti rreth krijimit të tij dhe të shokut.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: H.A.SH Situata e të nxënit: -

Tema mësimore: Poster “Viti i Ri”


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • poster
Nxënësi/ja: • Viti i Ri
- shpreh mendimin e tij rreth krijimit të një posteri; • mesazh
- përdor një sërë mjetesh artistike për të realizuar
posterin;
- jep mendime dhe ide për përmbushjen e detyrës;
- diskutim për elementet në poster dhe lidhjen midis
përmbajtjes dhe formës.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Burimet:
ndërkurrikulare:
- karton me ngjyra, figura të ndryshme, ngjitës,
Gjuhë shqipe
gërshërë, lapustila, laps, aksesorë të ndryshëm
Matematikë
- modele demonstrimi, pamje, foto
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, diskutim njohurish, imagjinatë e drejtuar, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, diskutim njohurish


Paraqesim para nxënësve postera të afishuara në tabelë, të cilat tregojnë aktivitete të ndryshme shkollore e
shoqërore. Kërkojmë komentin e disa postera nga nxënësit.
Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe më pas mësuesja i përmbledh duke shpjeguar. Posterat paraqiten në dy
forma, poster tekstual dhe grafik, që do të thotë poster vetëm me tekst dhe poster me figura.
Emërtimi është në shërbim të figurës.
Hapi II. Imagjinatë e drejtuar
Shtrojmë situatën para nxënësve:
- Tani jemi para Festës së Vitit të Ri. Kjo festë festohet në mbarë botën.
- Si do ta transmetoni ju mesazhin tuaj për këtë festë përpara njerëzve me anë të një posteri?
Jepni mendimin tuaj në grup dhe me mjetet që dispononi krijoni posterin tuaj.
- Kujdes, mesazhi i shkruar të ketë lidhje me figurën.
- Nxënësit punojnë në grup për të realizuar posterin. Secili nga nxënësit jep kontributin e tij me mjete që
disponon.
- Figurat mund të jenë: një bredh i zbukuruar, Plaku i Vitit të Ri, Karroca me drerë, Dhuratat e paketuara
rreth bredhit.
Portreti i Babagjyshit etj.
Disa shprehje do të jenë: “Gëzuar Vitin e Ri”, “Për shumë vjet gëzuar”, “Një vit i mbarë” etj.
Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime
- Çdo grup ekspozon posterin në murin e klasës. Nxënësit vëzhgojnë krijimet dhe bëjnë komente rreth tyre.
- Vërehen ndryshimet rreth posterave në figurë dhe përmbajtje”. Vetë nxënësit gjejnë elemente që i
mungojnë posterit ose që janë të tepërt.
- Kryetari i grupit argumenton dhe shpjegon qëllimin e posterit.
- Veçohen posterat më të arrira.
Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre.
Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për gjetjen e materialeve për përgatitjen e posterit;
- N 3 realizmi i qëllimit me figurë dhe mesazh me shprehje;
- N 4 dëshira për të kryer sa më mirë detyrën.
30^^H^M^^^^^H
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: Gj.K.A Situata e të nxënit:
- Tonalitetet krijohen nga përzierja e ngjyrave
Tema mësimore: Vlerat tonale të ngjyrave të ftohta dhe të ftohta dhe të ngrohta me të bardhën ose të
të ngrohta zezën.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • tonalitete
Nxënësi/ja: • vlera tonale
- zhvillon ndjeshmërinë ndaj dallimeve të vogla midis • ngjyra të ngrohtë, ngjyra të ftohta
ngjyrave dhe toneve në natyrë;
- përdor variacionet tonale të ngjyrave të ngrohta dhe të
ftohta me krijim;
- shpreh ide, ndjenja dhe eksperienca nëpërmjet ngjyrave
në art.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Burimet:
ndërkurrikulare:
- materiale demonstrimi, pamje e foto
Gjuhë shqipe
- letër vizatimi, lapustila, ngjyra, akuarel ose akrilik,
Dituri natyre
laps, vizore, video-projektor
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Vëzhgim i qëllimtë, bisedë, imagjinatë krijuese, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Vëzhgim i qëllimtë, bisedë


Shfaqet përpara nxënësve në videoprojektor pamje nga stina e pranverës dhe stina e dimrit. Pamjet do të jenë
nga natyra, ku në pranverë fillojnë të çelin lulet e mollës, të kajsisë, të kumbullës, bar i gjelbër. Këtu bien në
pah ngjyrat e ngrohta e ftohta dhe tonalitetet e tyre. Ndërsa në dimër mbizotërojnë ngjyrat e ftohta dhe
tonalitetet e tyre. Punët janë pa gjethe, pa lule, dëbora me kontrastet dhe tonalitetet e ftohta mbulon tokën etj..

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Tërhiqet vëmendja e nxënësve. Kur pikturojmë një objekt ose natyrën, për të kaluar nga njëri plan në tjetrin
duhet të krijojmë tonalitete, gjithashtu për të kaluar nga drita në hije krijohen tonalitete midis ngjyrave të
ftohta dhe të ngrohta. Në këtë mënyrë kemi krijuar volumin e objektit, ose thellësinë në natyrë.
Prandaj tonalitetet kanë vlera dhe janë të rëndësishme në krijim.
- Si do ta pikturoni ju pemën e mollës në pranverë dhe në dimër?

Ndajeni fletën e vizatimit në dy pjesë të barabarta.


Në njërën pjesë do të pikturoni pemën e mollës në stinën e pranverës. Ajo do të jetë e gjelbër me gjethe, me
lule mbushur plotë. Bari është i gjelbër dhe qielli i kaltër. Për t’ia arritur qëllimit do të bësh përzierje ngjyrash
për të krijuar tonalitete të së ngrohtës.
Hapi III. Turi i galerisë
Ekspozohen krijimet në murin e klasës. Nxënësit bëjnë “turin e galerisë”. Komentet dhe kritikat për njëri-
tjetrin janë të pranishme.
Secili prezanton punën e tij dhe shpjegon përdorimin e tonaliteteve.
Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 dallimi i ngjyrave të ftohta e të ngrohta;
- N 3 krijimi i tonaliteteve të ngjyrave;
- N 4 realizimi i krijimit sipas imagjinatës;
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Mësojmë si të paketojmë një kuti dhuratash
Tema mësimore: Konstruksion me letër e karton (Kutia
dhe ta zbukurojmë atë.
e dhuratave)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • konstruksion
Nxënësi/ja: • letër
- eksperimenton me letër e karton për të krijuar objekte • karton
dhe modele të reja; • krijon
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për të krijuar;
- demaskon funksionin dhe estetikën e objektit të
krijuar.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër me ngjyra, karton, kuti të gatshme, gërshërë, ndërkurrikulare:
ngjitës, aksesorë Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi, foto, pamje, stampa të Matematikë
përgatitura vetë, lapustila Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, marrëdhëniet pyetje-përgjigje, veprimtari krijuese, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, marrëdhëniet pyetje-përgjigje


Njihen nxënësit me temën e mësimit dhe mjetet që do të përdorim gjatë punës. Kujtojmë se me letër e karton
kemi bërë krijime të ndryshme me anë të palosjes, prerjes, kolazhe, aplikacione, thurje, lojëra, konstruksioni,
objekte 3D etj.
- Demonstrojmë para nxënësve disa kuti dhuratash të përgatitura bukur.
- Si mendoni, çfarë janë këto kuti?A merrni ju dhurata? Kur i merrni ju këto dhurata?
Hapi II. Veprimtari krijuese
- Ju sot do të demonstroni me letër e karton, mbështjelljen dhe zbukurimin një kutie dhuratash.
- Së pari kutia mund të përgatitet vetë në formën e një kubi ose kuboidi, cilindri etj. Gjithashtu mund ta keni
gati duke e marrë nga dhuratat tuaja.
Më pas zgjedh modelin si do ta zbukurosh pakon e përgatitur. Ka disa mënyra.
- Kutia mund të stampohet me figurat e dëshiruara apo logon tënde.
- Priten figura lulesh, fluturash ose forma të ç’rregullta me letër me ngjyra dhe ngjiten bukur mbi kuti.
- Lidhen fjongo me ngjyra, të vogla dhe ngjiten të shpërndara në kuti.
- Krijohen lule me shirita letre në forma të ndryshme dhe ngjiten në mes apo në skaj të kutisë.
- Nxënësi lihet i lirë të zgjedhë zbukurime e dëshiruara.

Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime


- Vendosen punimet artistike në hapësirën e klasës dhe vëzhgohen nga nxënësit.
- Secili bën komentin e krijimit të tij dhe shpjegon mënyrën dhe stilin e tij të punës.
- Veçohen krijimet që janë më të realizuara dhe më tërheqëse për syrin e shikuesit.

Vlerësimi i nxënësit:
- N 2 nxënësi vlerësohet për realizimin e krijimit,
- N 3 zgjedhjen e ngjyrave dhe modelit të zbukurimit;
- N 4 përfshirja në komente e diskutime.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Të mësojmë vizatojmë modele nga natyra.
Tema mësimore: Vizatim nga natyra. (Skica “Shoku
ose shoqja e klasës në pozicione të ndryshme”)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • vizatim nga natyra
Nxënësi/ja: • skicë
- zbulon dhe zhvillon ndjeshmërinë ndaj cilësitë së linjës • pozicion
për të skicuar një objekt nga natyra;
- vizaton shokun ose shoqen e klasës në pozicione të
ndryshme;
- demonstron vetëbesim në skicimin e objekteve rreth
skicës së realizuar prej tij dhe shokëve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër vizatimi, laps, gomë ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi me skica e vizatime të ndryshme Gjuhë shqipe
Qytetari
Edukim fizik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, diskutim njohurish, veprimtari e drejtuar, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, diskutim njohurish


Paraqesim para nxënësve vizatime të ndryshme të bëra me laps, skica dhe me dritëhije.
Zhvillojmë një bisedë me nxënësit për të kuptuar vizatimin me skicë dhe dallimin me vizatimet e tjera. Vizatimi
i një skice është i shpejtë, ndërsa vizatimi me dritëhije kërkon më shumë kohë për t’u realizuar. Pra, një vizatim
i shpejtë, i realizuar vetëm me vija quhet skicë. Çdo krijim artistik në fillim skicohet dhe pastaj realizohet
përfundimisht. Skica kryhet me laps ose mjete të tjera.

Hapi II. Veprimtari e drejtuar


- Sot do të vizatoni skicën e shokut ose shoqes suaj të klasës.
- Figura e njeriut është pak e vështirë për t’u skicuar.
Bëni kujdes në përmasat e tij, koka, trupi, gjymtyrët.
Zgjidhen tre nxënës, të cilët do të pozojnë me radhë para klasës në pozicione të ndryshme. Zgjedhja bëhet nga
vetë nxënësit.
Vajza e zgjedhur do të pozojë e ulur në karrige. Angazhojmë nxënësit për të hedhur vijat e para. Dora mbahet
lehtë dhe modeli vëzhgohet herë pas here për të kuptuar përmasat e sakta trupore.
Pas mbarimit të skicës së parë, ulet vajza dhe më pas pozon një djalë sikur hedh topin në kosh.
Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime
Ekspozohen vizatimet skicë në murin e klasës.
Nxënësit vëzhgojnë dhe japin mendimet e tyre për skicat e kryera. Komentojnë se cila skicë i ngjan më shumë
shokut apo shoqes së tyre.
- Si janë vizatuar përmasat, a janë ato të sakta, i përshtaten formave trupore të një njeriu?
Veçohen skicat më të arritura teknikisht.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për ndjekjen e udhëzimeve hap pas hapi;
- N 3 realizimi i skicës sipas modeli nga natyra;
- N 4 identifikimi i gabimeve tek skica e tij dhe të shokëve;
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Klasa: V Data
Situata e të nxënit:
Tematika: T.P.A
- Eksperimenton me letrën duke marrë
Tema mësimore: Kontrasti i ngjyrave (Mozaik me letër) elemente nga natyra. “Zambaku i kuq”
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • mozaik
Nxënësi/ja: • kontrasti i ngjyrave
- zbulon dhe zhvillon ndjeshmërinë ndaj ngjyrave dhe
kontrastit midis tyre;
- krijon një mozaik me letër duke përdorur kontrastin e
ngjyrave;
- diskuton për elementet e preferuara në punën e tij dhe të
shokëve.
Burimet:
- letër vizatimi, letër me ngjyra, gërshërë, ngjitës, vinovil,
laps, gomë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- modele demonstrimi ndërkurrikulare:
Dituri natyre Matematikë Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë e lirë, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


- Vendosni në tabelë disa punime me mozaik me materiale të ndryshme edhe me letër.
- Rikujtohet me nxënësit teknikën e mozaikut e cila është mësuar në klasat III-IV.
- Mozaiku është një teknikë e vjetër, e cila përdorej për të zbukuruar mjedise të ndryshme. Teknika e
mozaikut realizohet duke bashkuar bashkimin e këtyre copëzave për të krijuar formën e dëshiruar.

- Hapi II. Imagjinatë e lirëSot do të krijoni një mozaik me letër duke i dhënë rëndësi kontrastit të ngjyrave.
Emërtoni disa ngjyra që përbëjnë kontrast: e kuqe me blu, e kuqe me të verdhë, e verdhë me blunë eBëjmë
vizatimin në tabelë.Udhëzojmë nxënësit të vizatojnë formën e zambakut në fletën e vizatimit. Pra, një degë
me dy lule zambaku dhe dy gjethe. Tani përgatisim copat e letrës. Presim letrën e kuqe në forma katrore ose
trekëndore të vogla. Lyejmë me vinovil formën e zambakut në letër. Pastaj ngjisni copat e vogla të kuqe
bukur mbi vizatim. Kujdes vendosni format e prera sipas një ritm

Hapi III. Turi i galerisë


Ekspozohen krijimet e nxënësve në murin e klasës. Nxënësit bëjnë “turin e galerisë” duke vëzhguar
krijimet e tyre.
Vëreni në cilin mozaik duket më qartë forma e zambakut të cilit nuk i ka humbur forma gjatë punimit me
copa letre

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për përzgjedhjen e ngjyrave në kontrast;
- N 3 realizimi i mozaikut me letër;
- N 4 komentet rreth punës së tij dhe të shokëve.
Periudha 2
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: Gj.K.A
Tema mësimore: Objekt trepërmasor me forma të ndryshme
gjeometrike (ora I)
Koncepte kyç:
• objekt trepërmasor
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • forma gjeometrike
temës mësimore
Nxënësi/ja:
- zbulon marrëdhënien e pjesëve në një objekt me forma të
përbëra dhe kupton natyrën trepërmasor të objekteve;
- përdor materiale të ndryshme për të krijuar objekte
trepërmasor;
- shpreh ide dhe eksperienca gjatë punës dhe i argumenton ato.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër vizatimi, letër me ngjyra, gërshërë, ngjitës, vinovil, ndërkurrikulare:
laps, gomë Matematikë
- modele demonstrimi Qytetari
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprimtari e drejtuar, komente, diskutime.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Paraqes përpara nxënësve pamje të ndërtesave të ndryshme me formë trepërmasore si: shkolla, shtëpia, pallate,
supermarket, kinema, spitale etj.
Bëhet komenti rreth pamjeve. Vështroni me vëmendje dhe thoni sa forma trepërmasore dalloni në këto objekte
të mëdha. Po të shohim pallatin ai është i përbërë nga dy kuboide të vendosura bashkë në formë L-je. Shtëpia
përbëhet nga kubi dhe një piramidë me bazë katrore etj.
- Thoni ju disa objekte trepërmasore me forma të përbëra. Marrim mendimet e nxënësve.

Hapi II. Veprimtari e drejtuar


Nxënësit ndahen në grupe që krijimet të jenë të ndryshme për të sjell risi sipas imagjinatës së secilit.
Temat mund të jenë: Shkolla ime, Pallati ku banoj, Teatri i kukullave, Kinemaja, Spitali etj.
Nxënësit lihen të lirë të zgjedhin temën.
Japin një shembull nëse do të zgjedhim temën: “Shkolla ime”.
Në kartonin me ngjyrë të verdhë do të vizatojmë me vizore përmasat e një kuboidi dhe një kubi pak të mëdhenj.
Në kartonin e portokallit do të vizatohen përmasat e një prizmi me bazë trekëndore. Pasi janë vizatuar bëhet
prerja me gërshërë sipas vijave të lapsit.
Pas prerjes së formave, bëhet palosja e tyre sipas vijave të lapsit. Më pas ngjiten brinjët me ngjitës.
Kjo punë kryhet bashkë në grup. Pas mbarimit të ngjitjes këto trup vendosen mbi kartonin që keni zgjedhur si
bazament për shkollën tuaj. Ngjitjet duhet të thahen për të vazhduar në orën tjetër.
Hapi III. Komente, diskutime
Nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë punën e njëri-tjetrit dhe të këmbejnë përvojën e tyre.
Janë të gatshëm që të shpjegojnë mënyrën e përgatitjes së formave trepërmasore dhe qëllimi që kanë për të
përfunduar detyrën.
Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.
Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për mirëkuptimin e bashkëpunimit në grup;
- N 3 mirëpritja e mendimit të shokut;
- N 4 realizimi i trupave gjeometrik me karton.

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data


Tematika: Gj.K.A Situata e të nxënit:
- Shkolla ime. Maket
Tema mësimore: Objekt trepërmasor me forma të ndryshme
gjeometrike (ora II)
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • objekt trepërmasore
temës mësimore • forma gjeometrike
Nxënësi/ja: • maket
- përdoret imagjinatën dhe përvojën e tij për të krijuar;
- realizon një objekt trepërmasore të përbërë nga forma të
ndryshme gjeometrike;
- eksperimenton në mënyrë spontane për të krijuar ide të reja;
- shpreh dëshirën për të komunikuar përvojën e tij.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letra me ngjyra, lapustila, vizore, gërshërë, ngjitës, plastelinë ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi. Gjuhë shqipe
Matematikë
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim mendimesh, imagjinatë krijuese, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim mendimesh


Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, në tabelë vendosim pamje të ndryshme sipas temave në fjalë, të cilat i
diskutuam në orën e parë.
Grupet e nxënësve kanë pranë tyre trupat gjeometrikë që krijuan orën e parë. Çdo grup jep mendimin e tij për
vazhdimin e punës së filluar. Jepen mendime dhe përvoja për t’u nxitur imagjinatën.
Hapi II. Imagjinatë krijuese
Udhëzojmë nxënësit për fillimin e punës. Mbi trupat gjeometrikë vizatohen me lapustilë dhe vizore forma e
dritareve dhe e dyerve dhe çdo gjë tjetër që ju dini. Kujdes katet e ndërtesës! Dritaret të jenë në një vijë të drejtë.
Pastaj trupat ngjiten mbi bazën e kartonit, duke i vendosur pranë njëri-tjetrit. Pra, në rastin tonë te maketi
“Shkolla ime”, kuboidi do të vendoset i shtrirë dhe kubi pranë njërës anë të kuboidit. Mbi kuboid do të ngjitet
prizmi trekëndor, ku njëra prej faqeve katrore të tij duhet të ngjitet mbi faqen e kuboidit, të cilat duhet të jenë
me përmasa të barabarta, sepse ka funksionin e çatisë. Pasi kryhet ngjitja në bazë, mendohet për arredimin e
mjedisit përreth. Mund të ketë pemë dhe vazo lulesh, një parkim i vogël makinash, stola për t’u ulur etj.
Të gjitha këto modelohen me plastelinë dhe letër me ngjyra.
Të gjithë pjesëtarët e grupit kryejnë një modelim dhe puna mbaron shpejt dhe bukur.

Hapi III. Turi i galerisë


Ekspozohen maketet në tavolina. Bëhet “turi i galerisë” nga nxënësit dhe japim pëlqimet e tyre menjëherë.
Eksplorimi i temave të ndryshme sjellin risi të reja.
Çdo grup bën prezantimin e punës dhe shpjegon realizimin e maketit, përdorimi i mjeteve e aksesorëve të
ndryshëm për të bërë dallimin nga të tjerët.
Përgëzohen nxënësit për punë e kryer.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për realizimin e një objekti trepërmasor të përbërë nga forma të ndryshme;
- N 3 përdorimi i sa më shumë mjeteve e aksesorëve për të bërë ndryshimin;
- N 4 bashkëpunimi në grup, manifestimi i edukatës qytetare.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: T.P.ATema mësimore: Krijimi i një maske me Situata e të nxënit: -
letër e karton

Koncepte kyç:
• maskë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • imitim
temës mësimore • mbulon fytyrën
Nxënësi/ja:
- përshkruan formën dhe pamjen e një maske që e ka parë në
shfaqje humori ose festa të ndryshme;
- manipulon forma e ngjyra për të realizuar një maskë të
dëshiruar;
- shpjegon natyrën e maskës nëpërmjet tipareve të saj;
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letra me ngjyra, karton me ngjyra, laps, lapustila, gërshërë, ndërkurrikulare:
ngjitës, aksesorë të ndryshëm Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi, videoprojektor Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, demonstrim i maskave, komente
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Shfaqim para nxënësve pjesë filmike nga festa me maska, të humorit e të karnavaleve. Në këto festa bien në sy
maskat me forma dhe ngjyra të ndryshme. Maskat përdoren për të mbuluar fytyrën. Ajo të jep një pamje tjetër.
Nxënësit njihen me modele të ndryshme maskash.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Nxënësi zgjedh modelin e maskës dhe bën vizatimin në karton. Gjatë vizatimit do të kihet parasysh forma e
syve dhe e hundës. Forma e syve do të pritet në formë vezake, për të bërë të mundur shikimin. Forma e maskës
pritet, për të vazhduar më pas me ngjyrimin dhe vendosjen e aksesorëve të ndryshëm për t’i dhënë maskës
Hapi III. Demonstrimi maskave, komente
Nxënësit vendosin maskat para fytyrës dhe demonstrojnë parakalimin para shokëve
Nxënësit bëjnë komente për krijimet e shokëve të tyre duke bërë edhe krahasime.
Vlerësimi i nxënësve:

- N 2 për zgjedhjen e formës së makës;


- N 3 realizimi i krijimit të një maske sipas dëshirës;
- N 4 argumente rreth emocioneve që jep ky krijim.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Pamje me mjedise të brendshme nga shtëpi banimi ose
Tema mësimore: Objekte trepërmasore institucione
Mjedis i brendshëm i një ndërtese imagjinare (ora I)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • objekte trepërmasore
Nxënësi/ja: • ndërtesë imagjinare
- eksperimenton me letër e karton për të ndërtuar • mjedis i brendshëm
objekte funksionale trepërmasore;
- demonstron dëshirë dhe vetëbesim për të sjellë risi
dhe ide të reja në krijim;
- diskuton për elemente të ndryshme në krijimin e tij
dhe të shokëve.
Burimet:
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
- kartonë, letër me ngjyra, laps, gërshërë, ngjitës, laps,
Matematika
gomë, vizore
Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi, pamje e foto, videoprojektor
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, stuhi mendimesh, veprimtari krijuese në grup, komente, diskutime.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, stuhi mendimesh


Shfaqim në videoprojektor disa pamje të hapësirave të brendshme të një shtëpie, të një minimarketi,
biblioteka e shkollës, një kënd sportiv, palestra etj.
Nxisim nxënësit të shprehin mendimet e tyre duke sjellë shembuj nga shtëpitë e tyre ose objekte të tjera që
kanë frekuentuar.

Hapi II. Veprimtari krijuese në grup


Vendosim nxënësit në grupe dhe i orientojmë ata gjatë punës.
- Ju vetë përmendët disa modele nga mjediset e brendshme, të cilat i njihni mirë hapësirat dhe objektet që i
përbëjnë ato. Grupet bashkëpunojnë dhe zgjedhin njërin prej mjediseve të brendshme për të nisur punën.
- Atëherë si do të punonim për të krijuar mjedisin e brendshëm të sallonit të pritjes?
- Së pari, do të krijohet bazamenti me karton ose do të përdornim një kuti kartoni të këpucëve. Më pas
përcaktojmë orenditë që do të vendosim te ky mjedis, si: divane, kolltukë, tavolinë, abazhur, etazher,
televizor etj. Kështu nis puna për të ndërtuar me karton apo kuti të vogla këto objekte. Nëse përdorim
kuti,ato do të vishen me letra me ngjyra.
Hapi III. Komente diskutime Të gjithë japim sugjerime të ndryshme dhe përcaktojmë detyrat për
materialet që do t’ju duhen për orën tjetër. Gjithashtu mendojmë edhe për objekte shtesë e risi të
reja.Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për bashkëpunimin në grup;
- N 3 për realizimin e objekteve trepërmasore me letër e karton;
- N 4 përzgjedhja e modelit
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Pamje me mjedise të brendshme nga shtëpi banimi ose
Tema mësimore: Objekte trepërmasore (Mjedis i institucione
brendshëm i një ndërtese imagjinare) (ora II)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • objekte trepërmasoree
Nxënësi/ja: • ndërtesë imagjinare
- projekton objekte me letër e plastelinë e sende të • mjedis i brendshëm
ndryshme që i shërbejnë funksionit të hapësirës;
- plotëson hapësirën e brendshme me objekte të krijuara
sipas një rregulli të caktuar funksional duke sjell risi;
- diskuton dhe përcjell ide rreth punës së tij dhe të
shokëve.
Burimet:
- kartonë, letër me ngjyra, laps, gërshërë, ngjitës, laps, Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
plastelinë dhe aksesorë të ndryshëm; Matematika
- pamje e foto me mjedise të brendshme. Gjuhë shqipe
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprimtari në grup, vëzhgim, komente, diskutime.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Nxënësit ulen me rregull pranë grupeve të tyre dhe përgatisin mjetet me të cilat do të punojnë. Në tabelë
kemi vendosur pamje e foto të ndryshme funksionale.
Ju tërheqim vëmendjen për të rikujtuar pamjet e fotot me mjediset e brendshme, të cilat u shfaqen në ekran
dhe sot do të shërbejnë si orientim për arredimin e mjedisit tuaj në këtë ndërtesë imagjinare.
Hapi II. Veprimtari në grup
Udhëzoj nxënësit për të vendosur si duhet dhe sipas funksionit objektet e krijuara në hapësirën e brendshëm
sipas zgjedhjes të secilit grup.
Pasi ju pëlqen vendosja bëni ngjitjen e objekteve mbi bazë. Më pas mendoni për të krijuar objekte të tjera
funksionale me plastelinë dhe aksesorë të ndryshëm. P.sh., abazhuri, vazo me lule, rafti me libra, jastëk
gjumi ose zbukurime etj.
Të gjitha këto punohen nga çdo anëtar i grupit.
Me lapustila mund të bëni zbukurimin e tapetit.
Lihen nxënësit të lirë të ;punojnë për përfundimin e krijimit të tyre.

Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime


Ekspozohen krijimet e nxënësve përpara klasës. Të gjithë nxënësit vëzhgojnë dhe bëjnë sugjerimet e tyre.
- Çdo grup komenton dhe tregon funksionet që ka çdo objekt në hapësirën e krijuar.
- Shpjegoni materialet që kanë përdorur dhe pse.
Çdo anëtar i grupit tregon punën që ka kryer.
- Bëhet zgjedhja e krijimeve më të bukura.
- Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për realizimin e një mjedisi të brendshëm të një ndërtese;
- N 3 krijimi i objekteve funksionale me mjete të ndryshme;
- N 4 marrja pjesë në komente e diskutime rreth krijimeve.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Gj.K.A Situata e të nxënit:
- Krahaso teksturat, piktura dhe rrethi
Tema mësimore: Tekstura vizuale dhe e prekshme
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës • teksturë vizuale
mësimore • teksturë e prekshme
Nxënësi/ja:
- bën dallimi midis teksturës vizuale dhe të prekshme;
- krahason cilësinë e teksturës në punimet dy dhe trepërmasore;
- përdor imagjinatën dhe përvojën për të krijuar;
- shpreh emocione dhe ide rreth krijimit të tij dhe të shokëve.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


- kartonë, letër me ngjyra, laps, gërshërë, ngjitës, laps, plastelinë dhe ndërkurrikulare:
aksesorë të ndryshëm; Gjuhë shqipe
- pamje e foto nga mjedise të brendshme Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë e lirë, vëzhgim, komente, diskutime.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Paraqesim para nxënësve disa piktura të realizuara nga vetë nxënësit dhe disa punime me plastelinë dhe objekte
të tjera trepërmasore nga mjedisi i klasës.
Udhëheqim nxënësit në komente për të bërë dallimin midis teksturave.
Ju po vëzhgoni tani pikturat e vendosura në tabelë. I vëzhgoni me sy nga larg dhe mund të flisni për to.
Nëse do të prekni me dorë, ju do të ndieni sipërfaqen e butë të letrës dhe në telajo sipërfaqen e ashpër të
kanavacës dhe ngjyrave të vajit. Këto janë sipërfaqe dypërmasore.w
Prekni tani objektet mbi tavolinë.
- Çfarë dalloni kur i prekim? (vëllim, forma etj.)
Pra, tekstura vizuale dhe e prekshme dallojmë nga njëra-tjetra se njërën vetëm e shikojmë dhe tjetrën e prekim.
Atëherë piktura dallon nga relievi, sepse atë vetëm e shikojmë, ndërsa relievin e prekim, dallojmë vëllimin.
Jepni shembuj të tjerë nga natyra.

Hapi II. Imagjinatë e lirë


Udhëzohen nxënësit për të provuar këto tekstura.
Vizatoni në fletë gjethet e trëndafilit dhe ngjyrosini ato.
Pastaj modeloni me plastelinë këto gjethe dhe vendosini në një letër tjetër.
Në cilën fletë i prekni ju këto gjethe? (relievi)
Vizatoni filxhanin e çajit në fletë. Ngjyroseni bukur.
E modeloni me plastelinë e filxhanin që vizatuat.
Vendoseni pranë vizatimit.A ka vëllim filxhani me plastelinë?Te cili filxhan mund të dallosh teksturën e prek
Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime
- Nxënësit flasin rreth teksturave duke përmendur si shembuj edhe krijimet e tyre. Shpjegojnë format dy dhe
trepërmasore dhe teksturat vizuale dhe të prekshme.
- Ç’kuptoni me teksturë vizuale?
- Ç’kuptoni me teksturë të prekshme?
Jepni shembuj me objekte nga mjedisi rrethues.
- Përgëzohen nxënësit për njohuritë e marra.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 vlerësohet për njohuritë e marra rreth teksturave dhe dallimi midis tyre;
- N 3 realizimi i punimeve dy dhe trepërmasore;
- N 4 vetëbesimi ndaj kryerjes së detyrës. 45
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: H.A.SH Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Tekstilet tradicionale dhe - Krijimi i një qilimi me motive popullore
bashkëkohore - Frymëzim nga tekstilet e traditës
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës • tekstilet tradicionale
sipas temës mësimoreNxënësi/ja: • bashkëkohore
- paraqet kuriozitet për vepra të ndryshme artistike dhe
artizanatit;
- respekton diversitetin ndaj kulturave të ndryshme dhe i
përdor si nxitje për krijimin e tij;
- vlerëson trashëgiminë popullore së cilës i përket.
Burimet:
- letër vizatimi, laps, vizore, ngjyra, lapustila, modele Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
demonstrimi, videoprojektor Gjuhë shqipe
Matematika
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, vëzhgim i qëllimtë, imagjinatë krijuese, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, vëzhgim i qëllimtë


Njoh nxënësit me temën dhe krijimin që do të bëjnë.
Ndërkohë në figurë tregohet tezgjahu dhe artizania që po thur qilimin.
Tregojmë pamje të qilimave të ndryshme. Vëreni me kujdes format e motivit dhe ngjyrat.
Vihet re se në qilim bie në sy kontrasti edhe në formë, edhe në ngjyrë. Shikoni si përsëriten format dhe
ngjyrat. Ju shikoni forma të ndryshme gjeometrike dhe natyrore. Ato ndërthuren dhe kështu krijohen këto
dekore të bukura, që vlera e tyre trashëgohet brez pas brezi edhe në ditët e sotme.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Udhëzoj nxënësit si të fillojnë punën për krijimin e qilimave me motive popullore, të frymëzuar edhe nga
pamjet e shfaqura në monitor.Në fillim ndërtoni me vizore një drejtkëndësh pak më të vogël se fleta e
vizatimit. Brenda tij vizatohet një drejtkëndësh më i vogël, i cili do të ndahet në katrorë të barabartë.
Në këtë katror vizatoni motivin Zgjidhen ngjyrat e kontrastit për motivet e vizatuara.

Hapi III. Turi i galerisë


Ekspozohen në murin e klasës punimet e nxënësve.
Bëhet “turi i galerisë” duke vëzhguar dhe këmbyer përvojën e tyre.
Shpjegojnë frymëzimin e tyre nga tradita dhe kultura popullore. Zgjedhja e figurave gjeometrike dhe
natyrale.
Veçohen qilimat më të bukur dhe tërheqës.
Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 nxënësit vlerësohen për vizatimin e saktë të motivit popullor;
- N 3 përdorimi i kontrastit të ngjyrave dhe formave;
- N 4përfshirja në komente dhe diskutime

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data


Situata e të nxënit:
Tematika: H.A.SH
- Vizitë në studion e një kostumografi në godinën e
Tema mësimore: Takim me një kostumograf “Teatri Popullor”.
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • kostumograf
temës mësimoreNxënësi/ja: • frymëzim
- demonstron edukatë dhe qytetari në takime me profesionistë • personazh
dhe në mjedise të ndryshme; • kostum
- zbulon dhe zhvillon ndjeshmërinë ndaj profesioneve të
ndryshme në lidhje me artin pamor;
- komunikon ide dhe mendime rreth takimit me një
kostumograf.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- studio kostumografit në mjedisin e “Teatrit Popullor”. ndërkurrikulare:
Gjuhë shqipe
Qytetari
Histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, vëzhgim i drejtuar, marrëdhënia pyetje-përgjigje, komente, diskutime.

Hapi I. Bisedë
Njoh nxënësit me temën e mësimit: “Takim me një kostumograf” dhe jep udhëzimet për udhëtimin deri te
Teatri Popullor, ku do të bëjnë takimin me një kostumograf. Shpjegohet fjala “kostumograf” dhe presim të
marrim njohuri të reja gjatë takimit.

Hapi II. Vëzhgim i drejtuar, marrëdhëniet pyetje-përgjigje - Në takimin me kostumografin, nxënësit do të


njihen me këtë profesion dhe puna që kryen ai, gjithashtu edhe me mjedisin e Teatrit Popullor.Kostumografi
do të shpjegojë se si e përgatit ai një veshje të një personazhi, ku bazohet ai. Kostumografi është një piktor
artist, që skicon dhe vizaton personazhe me veshjet e tyre sigurisht ai e lexon skenarin e një teatri apo filmi
dhe me mendjen e tij ai kujton kostumin që i përshtatet personazhit për rolin që ka.Gjithashtu do të
vëzhgohet

Hapi III. Komente-diskutime


Nxënësit japin përshtypjet e tyre rreth mjedisit dhe realizimit me një punë të palodhur dhe të bukur
kostumeve të personazheve. Personazhi realizohet jo vetëm prej lojës së aktorëve profesionistë
Vlerësimi i nxënësve:
- Nxënësi vlerësohet për
- N 2 sjelljen e qytetëruara dhe përfshirja në bisedë me artistin kostumograf;
N 3 përthithja e njohurive të reja për profesionin e kostumografit kostumi i realizuar nga kostumografi.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: Gj.K.A
Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Përsëritja dhe ndërthurja e motivit në - Gjen motivin në mjedisin rrethues dhe e analizon atë.
natyrë - Sipërfaqja e shportës së endur me thupra.
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës • motivi
sipas temës mësimoreNxënësi/ja: • përsëritja
- zbulon dhe zhvillon ndjeshmërinë ndaj motivit dhe • ndërthurja
ritmit në natyrë;
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin në ndërthurjen e
motivit për të krijuar;
- diskuton dhe jep ide për elementet e preferuara në
punën e tij dhe të shokut.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër vizatimi, laps, gomë, lapustila të trashë, shportë ndërkurrikulare:
me thupra Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi me foto e pamje edhe me Dituri natyre
videoprojektor si thuret një shportë me thupra. Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, vëzhgim, komente, diskutime.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Rikujtojmë dhe diskutojmë me nxënësit rreth motivit në natyrë.
- Si e dallojnë ata motivin në natyrë dhe si e kanë përdorur motivin në krijimet e tyre?
Rikujtohen krijimet me tema, si: valët e detit, gurët e lumit, fluturat në livadh, lëndina me lule etj.
Këto krijime janë bërë më parë dhe motivi është zgjedhur nga natyra.
Shfaqet në videoprojektor pamja e shportës së thurur me thupra.
Vëzhgohet procesi i thurjes nga një artizan. Shikojmë se si ndërthuren thuprat me njëra-tjetrën dhe shporta
merr formë.
Përsëritja e ndërthurjes së thuprave krijon motivin.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Udhëzohen nxënësit të vizatojnë “shportën e thurur me thupra”. Modeli i shportës vendoset në tavolinë që të
vëzhgohet nga të gjithë nxënësit. Bëhet në fillim vizatimi me laps të lehtë forma e shportës. Pastaj vizatohet
sipërfaqja e saj me thuprat e ndërthurura bukur me njëra-tjetrën. Thuprat që shtrihen horizontalisht
ndërthuren me thuprat që rrinë vertikalisht.Ngjyrat ndryshojnë sipas refleksit të dritës.
Pas vizatimit të saktë të shportës do të nisë ngjyrosja. Nxënësi zgjedh vetë ngjyrat, të cilat do të përdorë për
ngjyrim. Thuprat kryesisht kanë ngjyrat dhe tonet e të verdhës, portokallisë, kafesë etj.
Sipas dëshirës, nxënësi mund të shtojë edhe elemente të tjera në krijimin e tij.

Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime


Vendosen krijimet në murin e klasës. Nxënësit bëjnë vëzhgimin e punimeve dhe bëjnë dallimin e vizatimit
më të saktë të modelit dhe krijimi i bukur i motivit.
Çdo nxënës flet për punën e tij dhe jep pëlqimin për krijime të realizuara bukur.Veçohen krijimet
Vlerësimi i nxënësve:
nxënësi vlerësohet për
- N 2 vizatimin e bukur të shportës dhe realizimi i sipërfaqes së saj, e cila përbëhet nga motivi;
- N 3 kombinimi i ngjyrave e tonaliteteve;
- N 4 përfshirja në diskutim.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Situata e të nxënit:
Tematika: T.P.A
- Interpretimi i formës, linjës, ngjyrës, tonaliteteve
Tema mësimore: Buqeta me lule “Natyrë e qetë” dhe planeve në hapësirë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës Koncepte kyç:
mësimore • natyra e qetë
Nxënësi/ja: • buqetë
- vëzhgon objekte nga natyra dhe interpreton linjën, formën, • ngjyra, tonalitete
ngjyrat, planet; • vëllim, hapësirë
- vizaton më shumë se një formë duke dhënë iluzionin e hapësirës
nëpërmjet mbivendosjes së elementeve në një plan;
- krijon tonalitetet ngjyrash gjatë kalimit nga njëri plan tek tjetri
dhe luan formën;

Lidhja me fushat e tjera ose me temat


Burimet:
ndërkurrikulare:
- letër vizatimi, akuarelë, lapustila, laps, gomë
Gjuhë shqipe
- modele demonstrimi, pamje e foto me lule.
Dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, turi i galerisë
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Vendos para nxënësve pamje e foto të ndryshme me buqeta me lule, ose lloje lulesh ku nxënësi mund të
krijojë vetë buqetën.
Angazhojmë në bisedë nxënësit, se çfarë kanë mësuar ata në lëndën e diturisë së natyrës për bimët.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Vendos një buqetë me lule në një vazo mbi tavolinë ose pamje të saj, ku nxënësit e vëzhgojnë pa vështirësi të
gjithë.
Nisim të shpjegojmë “natyrën e qetë”.
Përshkruhen të gjithë elementet, linja, forma, ngjyra, tonalitetet, planet.
Udhëzohen nxënësit të nisin vizatimin lehtë me laps. Skicohet forma e luleve, duke i bërë të dallueshme nga
njëra-tjetra, nga madhësia, forma e gjetheve, vendosja etj.

Hapi III. Turi i galerisë


Vendosnim krijimet në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “turin e galerisë”. Secili bën komentin për krijimin
e tij dhe realizimin e natyrës së qetë. Bëjmë krahasimin e punës së tyre me të shokëve, për të gjetur dallimin
në vizatim dhe ngjyrë. Vlerësojnë krijimin që i afrohet më shumë realitetit.

Vlerësimi i nxënësve:
- Nxënësi vlerësohet për
- N 2 vizatimin e bukur të natyrës së qetë;
- N 3 përdorimi i ngjyrave e tonaliteteve në realizimin e buqetës me lule;
- N 3 përfshirja në komente dhe diskutime;
- N 4 kompozimi më i bukur.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V
Tematika: Gj.K.A Situata e të nxënit: -

Tema mësimore: Simetria dhe asimetria


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
• simetria
sipas temës mësimoreNxënësi/ja:
• asimetria
- paraqet kuriozitet në kombinimin e simetrisë dhe
asimetrisë;
- krijon portretin e njeriut me plastelinë në mënyrë
simetrike dhe përdor asimetrinë në pjesën e flokëve;
- shpesh ide, ndjenja dhe eksperienca nëpërmjet
krijimit të tij.
Burimet:
- letër vizatimi, akuarele, lapustila, laps, gomë Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi, pamje e foto me lule. Matematikë
Gjuhë shqipe
Dituri natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, vëzhgim, komente, diskutime

Hapi I. Diskutim njohurish


Rikujtojmë me nxënësit njohuritë e marra më parë rreth simetrisë dhe asimetrisë. Gjithashtu rikujtohen edhe
njohuritë e mara në lëndën e m,atematikes kur dy figura janë simetrike, dhe kur nuk janë simetrike. Por
simetria dhe asimetria praktikohet shumë edhe në artin pamor. Jepen shembuj nga natyra dhe mjedisi
rrethues.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Shpjegoj se në portretin e njeriut ka simetri. Dhe simetria qëndron në vendosjen e rregullt të tipareve të
fytyrës, sytë, veshët, goja, hunda e drejtë, faqet, vetullat.
Mënyra e mbajtjes së flokëve krijon asimetri me fytyrën.
Udhëzohen nxënësit që të modelojnë me plastelinë portretin e njeriut. Secili mund të zgjedhë shokun ose
shoqen e tij, si model për tiparet e fytyrës, flokët edhe formën e fytyrës. Modelimi kryhet mbi një fletë
kartoni. Bëni kujdes në modelimin e tipareve të fytyrës duke ruajtur simetrinë e tyre.
Lihen nxënësit të lirë të punojnë në krijimin e portretit. Flokët do të jenë në modele dhe forma të ndryshmem,
të cilat do të krijojnë asimetrinë me fytyrën.

Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime


Ekspozohen krijimet në tavolinat e punës. Nxënësit vëzhgojnë krijimet e tyre dhe shprehin mendime për
simetrinë dhe asimetrisë.
Secili flet dhe prezanton portretin e krijuar në dukje elementet simetrike dhe asimetrike.
Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësi vlerësohet
- N 2 për modelimin e portretit,
- N 3 vendosje e tipareve në mënyrë simetrike në portret;
- N 3 modelimin asimetrik të flokëve;
N 4 përfshirja në komente
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa:V Data
Tematika: T.P.A
Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Personazhi im i preferuar
- Preferencat e veçanta për një personazh të bukur apo të
parë në filma, por edhe nga jeta e përditshme
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • personazh i preferuar
temës mësimore Nxënësi/ja: • ngjarje, sjellje
- përshkruan një personazh që i ka pëlqyer më shumë nga librat
e lexuar, filmat ose bota e televizionit dhe mediet;
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për të përfshirë
personazhin e preferuar në një krijim artistik;
- ndërthur ngjarjen me personazhin e krijuar dhe bën komente.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


- letër vizatimi, lapustila, laps; ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi, pamje e foto, personazhesh nga filma Gjuhë shqipe
ose libra artistikë; Qytetari
- shfaqje me videoprojektor, sekuenca filmike me personazhe
të preferuar për fëmijë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, stuhi mendimesh, imagjinatë krijuese, vëzhgim, komente, diskutime

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë. Stuhi mendimesh


Udhëheq nxënësit në bisedë për të folur rreth personazhit të preferuar që mund të jetë nga filmat apo librat e
lexuara.
Përfshirë këtu edhe nga jeta e përditshme e medieve dhe botës së televizionit. Mendimet rreth personazhit
shkruhen në tabelë në formën e një “stuhie mendimesh”.
Shfaqim në videoprojektor disa sekuenca filmike, për Herri Poter, Piter Panin, Goku, Spaidermen, Batman,
Hirushja apo Borëbardha.
Nxënësit japim preferencat e tyre rreth personazheve. Ata bëjnë përshkrimin e ngjarjes për një kohë të
caktuar.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Vizatimi i personazhit do të bëhet me laps në fletë. Personazhi do të jetë i ndërthurur me mjedisin e ngjarjes,
të cilin nxënësi e krijoi me imagjinatën e tij, duke nxjerrë në pah cilësitë e personazhit, si: forca, shpejtësia,
fluturimi në ajër, bukuria, apo hilet e personazhit. Pra, krijimi ka brenda cilësitë e personazhit, imagjinatën
dhe kreativitetin e nxënësit. Secili zgjedh personazhin dhe ngjarjen e dëshiruar.

Hapi III. Vëzhgimi, komente, diskutime


- Nxënësit bëjnë prezantimin e krijimeve. Ata që kanë pëlqime për të njëjtin personazh diskutojnë rreth
këndvështrimeve të secilit. Vihen në dukje cilësitë e personazhit.
- Secili bën prezantimin e krijimit të tij duke treguar ngjarjen në lidhje me personazhin dhe veprimin e tij.
- Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësi vlerësohet
N 2 për vizatimin e saktë të personazhit të preferuar;
- N 3 vizatimi sa më afër realitetit;
- N 4 përfshirja në komente rreth krijimit.

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data


Situata e të nxënit:
Tematika: Gj.K.A
- Paraqitja e hapësirës duke përdorur rregullat e
Tema mësimore: Perspektiva lineare “rruga e drejtë” vizatimit të perspektivës.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Koncepte kyç:
sipas temës mësimore • perspektiva
Nxënësi/ja: • vija e horizontit
- zbulon dhe zhvillon vetëdijen se si njerëzit dhe objektet • pika e ikjes, pika e shikimit
zënë vend në hapësirë;
- përdor perspektivën lineare për të paraqitur hapësirën në
krijim;
- diskuton për elementet e preferuara në punën e tij dhe të
shokëve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- letër vizatimi, akuarele, lapustila, laps, gomë; ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi, pamje e foto me lule. Matematikë
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, veprimtari e drejtuar, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Paraqes në tabelë disa pamje e vizatime, ku tregohet qartë perspektiva nëpërmjet elementeve të vizatuara.
- Shpjegoj në tabelë vizatimin e perspektivës lineare me një pikë ikjeje. Kemi mësuar se perspektiva krijon
ndjesinë e hapësirës dhe të thellësisë.
- Për të paraqitur perspektivën duhet të kemi parasysh përcaktimin e vijës së horizontit, pikën e shikimit dhe
pikën e ikjes. Do të vizatohet “rruga e drejtë”.

Hapi II. Veprimtari e drejtuar


Udhëzohen nxënësit të punojnë me laps dhe vizore. Vizatohet vija e horizontit. Mbi këtë vijë do të vizatohet
pika e ikjes ose në qendër, ose pak anash. Te pika e shikimit do të bashkohen dy vijat që vijnë nga pika e
shikimit. Pra, të gjitha vijat që vijnë nga pika e shikimit bashkohen në pikën e ikjes.
Për rrugën e drejtë do të bashkohen dy vijat anësore të rrugës. Nëse do të vizatohen objekte të tjera pranë
rrugës, do të vizatohen vija të tjera nga pika e shikimit, të cilat bashkohen në pikën e ikjes.
Elementet e tjera mund të jenë pemët, shtëpitë, makinat, njerëzit, vijat e bardha etj.
Në bazë të udhëzimeve, nxënësi kryen vizatimin e perspektivës lineare me një pikë ikjeje, “rruga e drejtë”.
Ndiqen nxënësit gjatë punës dhe jepet ndihma e duhur.
Nxënësi është i lirë të shtojë elemente të tjera në vizatim, por të ruajë parimet dhe rregullat e perspektivës.

Hapi III. Vëzhgim, komente, diskutime


Ekspozohen krijimet në murin e klasës. Nxënësit vëzhgojnë krijimet dhe bëjnë vlerësime për njëri-tjetrin.
Bëhen komente rreth elementeve dhe ngjyrave të përdorura, gjithashtu edhe në zbatimin e rregullave të
perspektivës. Veçohen krijimet më të realizuara.
Vlerësimi i nxënësve:
- Nxënësi vlerësohet për
- N 2 /3 realizimin e saktë dhe korrekt të perspektivës sipas rregullave;
- N 4 për komentet diskutimet për punën e tij dhe të shokëve.

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data


Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Objekte të ndryshme nga natyra, ndërthurja e formave
Tema mësimore: Format natyrale dhe gjeometrike gjeometrike dhe natyrore
(Modelim: Vazo zbukurimi)

Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës • format gjeometrike
sipas temës mësimoreNxënësi/ja: • format natyrale
- zbulon në natyrë disa forma gjeometrike dhe natyrore, • modelimi
bën dallimin midis tyre;
- modelon një vazo zbukurimi duke interpretuar me
forma gjeometrike e natyrore;
- tregon dhe shpjegon funksionin e këtyre formave në
krijimin e tij.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- karton, plastelinë, thikë plastike, kunja druri, vizore ndërkurrikulare:
- modele demonstrimi, vazo zbukurimi. Matematikë
Dituri natyre
Gjuhë shqipe
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim njohurish, imagjinatë e lirë, vëzhgim, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish


Njoh nxënësit me temën e mësimit.
Rikujtohen njohuritë që janë marrë rreth formave gjeometrike dhe natyrore. Kujtohen krijimet e ndryshme që
janë realizuar duke ndërthurur këto dy forma.
Tregojmë pamje e modele formash natyrore e gjeometrike.Bëjmë vizatime në tabelë për të përforcuar
mendimet.
Hapi II. Imagjinatë e lirë
Sot do të modeloni me plastelinë një vazo zbukurimi. Tregojmë modelin e përgatitur. Këtu janë ndërthurur
dy format për të cilat folëm më lart.
Nisim kështu:
Mbi fletën e kartonit do të modelojmë formën e një vazoje. Forma mund të jetë, cilindrike ose në një formë
tjetër, të cilën ju e dëshironi. Pra, modelohet forma e vazos. Mund të përdorni shumë plastelinë që vazoja të
dalë bukur. Lëmohet me duar forma e vazos derisa t’i jepet forma e dëshiruar. Nga brenda gërryhet
plastelina, që vazoja të jetë bosh dhe me formën e dëshiruar.
Pasi është modeluar vazoja në formën e cilindrit vendoset mbi një bazë kartoni dhe vazhdojmë me
modelimin e formave natyrore. Një pjesë të plastelinës e shtrijmë me gishta mbi karton. Vizatojmë me kunjin
e drurit dhe gjethe dhe një lule. Me majën e thikës presim dhe heqim pjesët e tepërta të plastelinës. Pastaj i
marrim format me kujdes dhe i ngjisim mbi vazo.
Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime
Pas përfundimit të punës, vazot vendosen mbi tavolinë për t’u vëzhguar nga të gjithë nxënësit.
Ata japin mendime e shkëmbejnë ide rreth krijimeve të tyre dhe të shokëve.
Secili bën komentin e tij dhe elementet e zgjedhura për realizimin e krijimit.
Veçohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësi vlerësohet për
N 2 /3 realizimin e krijimit dhe ndërthurjen e dyja formave natyrore dhe gjeometrike;
N 4 përfshirja në komente dhe shpjegim i përvojës vetjake.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: H.A.SH Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Artistë dhe vepra Mark Shagall, “Unë - Njohja me artin dhe vepra arti nga vende, kultura dhe
dhe fshati” kohë të ndryshme
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • artistë
temës mësimore • vepra
Nxënësi/ja: • fantazi
- paraqet kuriozitet për artistët dhe vepra të ndryshme • frymëzim
artistike;
- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për të krijuar;
- shpreh ide, ndjenja dhe eksperienca nëpërmjet artit pamor.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- video-projektor, pamje e foto nga jeta dhe vepra e piktorit, ndërkurrikulare:
letër vizatimi, ngjyra, lapustila, pasteta, laps etj. Histori
Gjuhë shqipe
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, diskutim njohurish, imagjinatë e lirë, turi i galerisë, komente.
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, diskutim njohurish


Njoh nxënësit me temën dhe me portretin e piktorit Mark Shagall të shfaqur në monitor. Bëjmë një
përmbledhje të jetës së piktorit
Artisti është ndikuar nga kujtimet e vendit të lindjes dhe marrëdhëniet e tij me të. Komenti fokusohet rreth
teknikës, ngjyrave, formës, elementeve, kontrasti, planet në pikturë etj.

Hapi II. Imagjinatë e lirë


Pasi u njohëm me fantazinë e piktorit Mark Shagall flasim për realitetin tonë.
- A keni njerëz dhe të afërm që jetojnë në fshat?
- Ke shkuar ndonjëherë në fshat? Çfarë përshtypjesh dhe kujtimesh ruani në fantazinë tuaj për fshatin?
Nxiten nxënësit për të folur dhe të përqendrohen te fantazia dhe imagjinata e tyre.
Duke u nisur nga titulli “Unë dhe fshati”, krijoni dhe ju një pikturë me fantazinë dhe imagjinatën tuaj për
fshatin e ditëve të sotm

Hapi III. “Turi i galerisë” komente


Secili ekspozon krijimin e tij në murin e klasës. Nxënësit bëjnë vëzhgime dhe komente rreth krijimeve të
tyre. Përcaktojnë elementet dhe ngjyrat e përdorura në krijimin e tij.
Aktivizojmë nxënësit për të folur me anë të pyetjeve:
- Çfarë ju pëlqen më shumë së pikturën “Unë dhe fshati” të poetit Mark Shagall? (elementet, figurat,
ngjyrat, planet).
- Në cilën pjesë të krijimit tënd ka imituar piktorin? (ngjyrë, elemente).
Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për dëgjimin në mënyrë të kulturuar të njohurive të reja dhe angazhimi në komente e biseda;
- N 3/ 4 për krijimin e bukur sipas fantazisë së tij për fshatin.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Vizitojmë Muzeun Historik Kombëtar
Tema mësimore: Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar
(Objekte të trashëgimisë kulturore) (ora I)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas Koncepte kyç:
temës mësimore • objekte të trashëgimisë kulturore
Nxënësi/ja: • muze
- manifeston sjellje dhe edukatë qytetare në një mjedis
publik;
- paraqet dëshirë dhe kuriozitet për njohjen e veprave dhe
objekteve të trashëgimisë kulturore;
- komunikon respekt e dëshirë për njohjen e artit dhe
kulturës shqiptare.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
- modele demonstrimi, pamje e foto nga objekte të ndërkurrikulare:
ndryshme që ndodhen në muze Histori e Shqipërisë
Gjuhë shqipe
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, veprimtari e drejtuar, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë
Njoh nxënësit me vizitën që do të bëjmë në Muzeun Historik Kombëtar. Atje do të njiheni me objekte
të trashëgimisë popullore ndër vite dhe mjedise të
ndryshme që pasqyrojnë jetën, kulturën dhe historinë e
popullit tonë. Gjatë ecjes në rrugë dhe kohën që do të
jemi në mjediset e brendshme të këtij muzeu, keni
parasysh sjelljen dhe rregullat e edukatës qytetare ndaj
objekteve dhe personave që do të na shoqërojnë.

Hapi II. Veprimtari e drejtuar


Udhëheqin nxënësit në mjedisin e brendshëm të
Muzeut Historik Kombëtar, së bashku me shoqëruesin e muzeut. Nxënësit do të vëzhgojnë ambiente dhe mjedise
të ndryshme, ku tregohen figurat historike që kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Mjedise me
objekte, ku tregohet jetesa e popullit tonë ndër vite, mjedisi me veshje dhe kostume popullore, të cilat janë një
trashëgimi e rrallë e popullit tonë.

Hapi III. Komente, diskutime


Pas vizitës në muze bëhet kthimi në klasë, ku nxënësit nisin të bëjnë komente e diskutime për njohuritë e marra
nga një mjedis i ri me baza historike.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për sjelljen dhe edukatën qytetare në rrugë e mjedise shoqërore.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa:V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Përvoja e përfituar nga vizita në Muzeun Historik
Tema mësimore: Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar
Kombëtar
(Objekte të trashëgimisë kulturore) (ora I)
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • veshje popullore
temës mësimore • objekte të trashëgimisë kulturore
Nxënësi/ja: • tradita shqiptare
- klasifikon veshjet popullore si elemente të rëndësishme të
artit dhe trashëgimisë kulturore të popullit tonë;
- krijon një veshje popullore me stil artistik, duke theksuar
karakteristikat e tij të veçanta nëpërmjet formës, ngjyrës dhe
motivit;
- jep ide dhe diskuton rreth krijimit duke vlerësuar traditën
dhe kulturën e popullit tonë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Burimet: ndërkurrikulare:
- letër vizatimi, lapustila, postera, laps, gomë;
Histori e Shqipërisë
- modele demonstrimi me pamje e figura me veshje popullore
Gjuhë shqipe
të krahinave të ndryshme, videoprojektor.
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim paraprak, bisedë, imagjinatë krijuese, vëzhgime, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim njohurish, bisedë


Në klasë zhvillohet një bisedë me nxënësit rreth vizitës në Muzeun Historik Kombëtar, e realizuar në orën e parë.
Nxiten nxënësit për të folur rreth traditës kulturore të popullit tonë.
Fokusojmë mendimet te veshjet popullore.
Hapi II. Imagjinatë krijuese
Udhëzojmë nxënësit që të krijojnë një veshje popullore, duke zgjedhur krahinën që dëshirojnë.
Ata do të bazohen te njohuritë që morën gjatë shpjegimit të mësueses, gjithashtu edhe nga vizita në Muzeun
Historik Kombëtare. Këtu vlejnë edhe mësimet e marra në orën e historisë së Shqipërisë.
- Në fillim kryhet vizatimi skicë me laps dhe pastaj bëhet ngjyrosja me lapustila dhe pastele.

- Kujdes vini theksin tek aksesorët, që e bëjnë të dallueshëm një kostum popullor krahinor.

Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime


- Në përfundim ekspozohen punimet në murin e klasës.
- Punimet grupohen sipas krahinave.
Nxënësit bëjnë komentet e tyre rreth veshjeve të krijuara për stilin artistik, kombinimi i ngjyrave, dallimi
krahinor midis veshjeve etj.
- Veçohen krijimet më të realizuara.
- Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësve:
nxënësi vlerësohet për
- N 2 krijimin e bukur të një vepre popullore krahinore;
- N 3 për vlerësimin e traditës dhe kulturës së popullit tonë respekti dhe dashuria për artin popullor.
Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa:V Data
Tematika: T.P.A Situata e të nxënit:
- Objekte të trashëgimisë kulturore, përdorimi i tyre në
Tema mësimore: Qilimi me thurje mjedise të ndryshme.
Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës • qilim, sixhade
sipas temës mësimore • thurje
Nxënësi/ja: • copa, fije
- paraqet kuriozitet për vepra të ndryshme artistike dhe
të artizanatit;
- eksperimenton në mënyra të ndryshme për të krijuar
një qilim me thurje;
- diskuton për elementet e preferuara në punën e tij
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
- copa me ngjyra të ndryshme, fije ose spango, dërrasë Histori e Shqipërisë
ose kompensatë në formë drejtkëndëshe, gërshërë, Gjuhë shqipe
fjongo; Qytetari
- modele demonstrimi për qilima e sixhade,
videoprojektor.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Bisedë, diskutim njohurish, imagjinatë krijuese, veprimtari e drejtuar, komente, diskutime
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Bisedë, diskutim njohurish


Shfaq për disa minuta në videoprojektor pamje të qilimave dhe të sixhadeve. Bëjmë komente se edhe këto
janë elemente dhe objekte të trashëgimisë kulturore të popullit tonë.
Tregohet edhe tezgjahu ku punohet qilimi dhe mënyra e punimit. Rikujtoni dhe përvojën që keni marrë nga
vizita në Muzeun Historik Kombëtar. Nxënësit nxiten të japin mendime për përdorimin e qilimit dhe të
sixhadeve në shtëpitë tona. Kjo tregon se kultura përçohet brez pas brezi dhe kjo duket edhe në ditët e sotme.

Hapi II. Imagjinatë krijuese


Sot ju do të bëni me duart tuaja një qilim me thurje. Në shtëpi ju keni përgatitur këtë “tezgjah” të vogël me
një dërrasë në formë drejtkëndëshi. Në të dyja brinjët e ngushta të drejtkëndëshit janë ngulur gozhdë të vogla
me largësi rreth 1 cm nga njëra-tjetra. Dhe puna do të vazhdojë kështu.
Merrni fijen dhe lidheni me nyjë në gozhdën e parë. Pastaj zgjate fijen nëpër gozhdën e parë të anës tjetër.
Bëj kalimin e fijes nëpër gozhda në formë zigzage. Në gozhdën e fundit lidhe fijen me nyjë. Kujdes, fija
duhet të jetë e tendosur mirë. Tani copat me ngjyra do t’i prisni me gërshërë rripa-rripa me trashësi rreth 1
cm. Fijet grupohen sipas ngjyrave.
Filloni thurjen me rripat e prerë. Thurja do të bëhet duke e futur shiritin e copës nëpër fijet e tendosura duke
e gjarpëruar nga lart-poshtë dhe e kundërta. Shiritat ngjiteshin me njëra-tjetrën. Përdorni ngjyrat e copave
për të bërë kombinime dhe figuracione të ndryshme.
Hapi III. Vëzhgime, komente, diskutime
Të shtyrë nga kureshtja nxënësit lihet të lirë të vëzhgojnë punimet e njëri-tjetrit nëpër banka.
Secili bën komentet e tij dhe vlerësimet për punën e bukur dhe të pastër të thurjes së qilimit.
Gjithashtu tregohen dhe vështirësitë që hasën gjatë teknikës së thurjes, kur shiriti futej në të njëjtin vend me
të parin, gabimi rregullohej duke ndryshuar vendin.
Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për dëgjimin me vëmendje të udhëzimeve për teknikën e thurjes;
- N 3 realizimi me sukses i thurjes së qilimit me fije e copa;
- N 4 shpërndarja e përvojës me të tjerët.
62^|^HH^B^^B

Fusha: Arte Lënda: Art pamor Shkalla: II Klasa: V Data


Situata e të nxënit:
Tematika: H.A.SH Ekspozitë artistike me krijime të artit pamor.

Tema mësimore: Ekspozita e fundvitit “Magjia e ngjyrave”


Koncepte kyç:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas • ekspozitë
temës mësimore • piktor
Nxënësi/ja: • shije artistike
- merr pjesë aktiv dhe jep ide në veprimtarinë për hapjen e
ekspozitës së klasës;
- bashkëpunon dhe demonstron dëshirë për përmbushjen e
detyrës në grup;
- shpreh ide, ndjenja dhe përvoja nëpërmjet artet pamor.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Burimet:
ndërkurrikulare:
- krijime artistike gjatë orëve në artin pamor, letra, kartonë,
Gjuhë shqipe
ngjyra, ngjitës, vizore, gërshërë
Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Diskutim paraprak, veprimtari e drejtuar, turi i galerisë, komente
Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Diskutim paraprak


Njoh nxënësit me veprimtarinë që do të kryejnë këtë orë.
Tashmë është bërë traditë, që në fundvit ju të ekspozoni punimet tuaja artistike në mjedisin e klasës dhe të
tregoni talentin tuaj në artet pamore. Paraqiten punimet mbi tavolinë dhe bëhet përzgjedhja e tyre duke u bazuar
te vizatimi i saktë ngjyrat, tema, kompozimi, teknika, histori e veçantë etj.

Hapi II. Veprimtari e drejtuar


Organizojmë punën duke i ndarë nxënësit në grupe që puna të kryhet sa më mirë dhe sa më shpejt.
Në fillim të gjithë nxënësit do të bashkëpunojnë që të zbukurojnë dhe ti vendosin në korniza të thjeshta pikturat e
zgjedhura për ekspozitë. Pastaj çdo grup do të marrë detyrat e tij specifike.

Grupi i parë: Do të merret me shkrimin e posterit dhe të ftesave për moshatarët e tyre në shkollë, pse jo edhe
për prindërit e tyre. Shkruhet posteri “Magjia e ngjyrave” dhe shpërndahen ftesat e përgatitura. Pastaj afishohet
në një vend të dukshëm.

Grupi i dytë: Përgatitet dhe përcakton vendin se ku do të vendosen krijimet sipas teknikave, peizazhe, portrete,
vizatimi, kolazhi etj.
Grupi i tretë do të merret me ngjitjen dhe vendosjen e krijimeve në vendin e duhur duke përdorur dhe pak stil
artistik.Grupi i tretë bashkëpunon me grupin e dytë në mendime dhe veprime që ekspozita të dalë sa më e bukur
dhe tërheqëse për vizitorët.
Hapi III. “Turi i galerisë”
Nxënësit mirëpresin vizitorët dhe bëjnë “turin e galerisë”. Diskutohet dhe bëhen komente rreth punimeve të
ekspozuara dhe tregohen emocione për punën e krijimeve të veçanta dhe tërheqëse.
Përgëzohen nxënësit për punën e palodhur për ngritjen e ekspozitës së klasës, gjithashtu edhe për punë artistike.

Vlerësimi i nxënësve:
- N 2 për organizimin e punës në grup bashkëpunimi midis tyre;
- N 3 ngritja e një ekspozite artistike elegante e me shije estetike;
- N 4 për krijimet e bukura e punën e palodhur gjatë një viti me nivel artistik.
__—__^^^^^^^^^^^^^^^^^^^_63
4. Vizatoni figura simetrike dhe asimetrike.

5.

You might also like