You are on page 1of 1

PLANIFIKIM I I ORES SE MESIMIT

Fusha: Shkenca
natyrore Lënda: Biologji Shkalla: III Klasa: VII
Tema mësimore: Skeleti I njeriut Situata e të nxënit: Skeleti në laborator
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave Fjalët kyce: skeleti, skeleti I kokës,
të fushës sipas temës mësimore: skeleti I trungut, skeleti I kafkës,
Njeh me saktësi kockat përbërëse të skeletit skeleti I fytyrës, skeleti I gjymtyrëve të
Evidenton kocka të pjesëve të ndryshme të sipërme, skeleti I gjymtyrëve të poshtme.
skeletit të njeriut.
Interpreton pjesët përbërëse të skeletit në
situata nga jeta reale.
Burimet: Teksti I nxënësit, fletorja e punës. Lidhja me fushat e tjera ose temat

ndërkurrikulare: Arti
pamor (vizatimi I
skeletit)
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi I orës së mësimit:
Parashikim I njohurive : Nxënësi njeh llojet e kockave që përbëjnë skeletin e njeriut.
Nxënësit përsërisin së bashku nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve njohuritë mbi llojet
dhe ndërtimin e kockave.
Më pas e ndaj klasën në pesë grupe, ku secili grup përbëhet nga katër nxënës.
Këto grupe quhen grupet e familjes.
Ndërtimi I njohurive:
Secili nxënës merr një fletë ekserti, e cila do ti duhet të shkruaj përmbledhjen e një
pjese të tekstit për të cilën ai do të bëhet ekspert. Secilit nxënës të cdo grupi I
caktojmë një numër. Më pas caktojmë pjesët që duhen studiuar. Të gjithë nxënësit me
numrin 1 ulen së bashku në grupin ekspert dhe lexojnë "Kockat e kokës". Nxënësit me
numrin 2 ulen së bashku dhe studiojnë "Kockat e trungut të trupit". Nxënësit me numrin
3 bashkarisht studiojnë "Kockat e gjymtyrëve të sipërme". Nxënësit me numrin 4
studiojnë së bashku "Kockat e gjymtyrëve të poshtme". Secili grup ekspert duhet të
skicojë temën përkatëse. Më pas cdo grup ekspert diskuton në lidhje me përfundimet,
mendimet dhe mënyrën si do ta japin mësim këtë cështje grupit përkatës të familjes.
Të gjithë ekspertët kthehen në grupin e familjes për të përmbledhur dhe për të dhënë
mësim pjesët e pasazhit të tyre.

Përforcimi I të nxënit : Diskutim me të gjithë klasën në lidhje me mësimin e ri.


Diskutim me të gjithë klasën në lidhje me mësimin e ri.
Vlerësimi:
Mësuesja përdor teknikën e vlerësimit formues. Mban shënim emrat e nxënësve të
cilët diskutojnë me saktësi në lidhje me cështjen që nuk kanë qënë ekspert.

Detyra:
Mësuesja I orjenton nxënësit të bëjnë një skicim të plotë të skeletit të njeriut.

You might also like