You are on page 1of 2

Data:

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa:


TEMA MËSIMORE: Planifikimi eksperimental
SITUATA E TË NXËNIT
Si do t’i përshkruanit hapat e punës që ju ndihmojnë për të planifikuar një punë
eksperimentale?
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Eksperiment; Hipotezë;
Nxënësi: Variabla
 Koncepton me fjalë planifikimin eksperimental;
 Liston të gjitha hapat që duhet që të ndiqen për të zhvilluar
veprimtari të ndryshme eksperimentale.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: MJETET:
Gjuhët dhe komunikimi, Shkencat shoqërore, fizikë Libri i nxënësit;
Shkumësa lapustila dhe
kartonë me ngjyra
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
I) Veprimet në situatë:Parashikimi /diskutimi i njohurive paraprake
Mësuesi/ja zhvillon me nxënësit një diskutim mbi njohuritë e marra. Shtron para tyre një grup
pyetjesh: Sa lloj analizash kemi? Kur një analizë është cilësore? Kur një analizë është sasiore? Ku
dallon analiza inorganike nga analiza organike? Si mund të zbulohen kationet me reaksionet test? Si
mund të zbulohen anonimet me reaksione test? Si mund të zbulohen metalet amfoterë me reaksione test?
Si realizohet zbulimi i peashit ne tretësira të ndryshme? Si zbulohen hidrokarburet e pangopur? Si
zbulohet etanoli dhe acidi etanoik?
II) Trajtimi i situatës: Ndërtimi i njohurive/ situatë problemore
Në vazhdim të diskutimit mësuesi /ja prezanton situatën e të nxënit: Si do t’i përshkruanit hapat
e punës që ju ndihmojnë për të planifikuar një punë eksperimentale?
Nxënës të ndryshëm sjellin mendimin dhe përvojat e tyre në lidhje me zhvillimin e punëve të
ndryshme eksperimentale
III) Përmbyllja e situatës: Përforcimi/përmbledhje idesh
Mësuesi/ja synon që bashkë me nxënësit të bëj një përmbledhje të hapave të punës në lidhje
me planifikimin eksperimental - ‘’Metoda shkencore’’
1. Hidhet një ide e caktuar
2. Kryen kërkime në lidhje me idenë e dhënë
3. Hidhet një hipotezë e caktuar
4. Kryhet eksperimenti për të provuar hipotezën e dhënë
5. Analizohen rezultatet e marra dhe nxirren përfundime
6. Shkruhet një raport ku paraqiten rezultatet dhe përfundimet.
Nxënës të ndryshëm listojnë hapat e punës për planifikime eksperimentale.
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme
për të përcjellë informacionin dhe idetë në lidhje me reaksionet redoks, oksidimin,
reduktimin, agjentët oksidues,reduktues....etj. Punojnë sipas detyrave në grup. Respektojnë
dhe vlerësojnë punën e njëri- tjetrit.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra nga fletorja e punës;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema mësimore,
etj.

You might also like