You are on page 1of 2

Data:

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa:


TEMA MËSIMORE: Poliesteret

SITUATA E TË NXËNIT Çfarë mund të thoni për poliesteret ?

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE


SIPAS TEMËS MËSIMORE: Nafta
Nxënësi: Fosile
 Koncepton me fjalë çfarë janë poliesteret. Distilimi i fraksionuar
 Liston llojet të ndryshme poliesteresh.
 Shkruan reaksionin e përfitimit të poliesterve të ndryshëm.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: MJETET:
Gjuhët dhe komunikimi; Shkencat shoqërore, Gjeografia, Libri i nxënësit
Fizika; Shkumësa me ngjyra
Lapustina
Kartona me ngjyra.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


I ) Veprimet në situatë:
Parashikimi / organizues grafik
Mësuesi/ja: Çfarë mund të themi për ‘POLIESTERET’
 Nxënësit shprehin mendimet e tyre në lidhje me poliesteret
 Në formën e një organizuesi grafik hedhim të dhënat në tabelë
polimer
gjen përdorim në industrinë e veshjeve
formohet nga dy monomerë
POLIESTERE
T
poliesteri më i njohur ‘terilene’ formohen nga polimerizimi me kondesim

II) Trajtimi i situatës:


Ndërtimi i njohurive/ ditar dy pjesësh
Mësuesi/ja:
Në këtë fazë të orës mësimore zbaton teknikën e ditarit dy pjesësh
Përgatit për nxënësit fleta pune që kanë konceptin përkatës :

Koncepti Komenti i nxënësit


Poliesetret

Ju jep nxënësve 5-10’për të plotësuar fishën përkatëse .


Në fund disa prej nxënësve sjellin në tabelë dhe prezantojnë punën e tyre.
Në përfundim të hedhjes së të gjithtë dhënave tabela do të mund të kishte pamje të tillë.
Koncepti Komenti i nxënësit
Poliesetret Janë polimerë me kondesim që formohen nga dy monomerë .
Monomerët janë dy:
 Njëri monomer ka grupin alkolik OH
 Monomeri tjetër ka grupin COOH në të dyja skajet e vargut
Gjatë formimit të poliestereve formohet lidhja esterore dhe eliminohet një molekulë H2O
Monomeri Monomeri Poliester
me grupin COOH me grupin -OH ‘terilene’
HOOC-(CH2)n- COOH + HO-R ⇨ HOOC-(CH2)n -COO-R
Terileni mund të kthehet në fibra që përdoren në veshje
Veshjet prej terileni janë më të buta se ato të Najlonit

III ) Përmbyllja e situatës:


Përforcimi / marëdhëniet pyetje përgjigje
Mësuesi/ja:
Shtron para tyre disa pyetje :
 Çfarë janë polieseteret?
 Kush janë monomerët që marrin pjesë në formimin e poliestereve ?
 A është formimi i poliestereve një polimerizim me kondesim?
 A mund të shkruani reaksionin e bashkëveprimit të një alkoli me një acid karboksilik?
 Kush janë poliesteret kryesore ?
Janë nxënësit ata që bëjnë vlerësimin për punën më të mirë.

Vlerësimi i situatës bëhet me anë të niveleve :


N.1 Koncepton me fjalë çfarë janë poliesteret.
N.2 Liston llojet të ndryshme poliesteresh.
N.3 Shkruan reaksionin e përfitimit të poliesterve të ndryshëm.
Detyrë : Hulumtojmë në lidhje me polimerët

You might also like