You are on page 1of 3

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: ____Matematikë__ / Lënda: __Matematikë_____Shkalla e kurrikulës: __IV_ / Klasa: _VIII_
Tema ( nga– plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës ( nga plani
dymujor):
Shprehjet shkronjore - Përkufizon binomin, trinomin, polinomin,

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):


I-6 III-3,7 IV-4,6

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) :

3. Komunikimi në/përmes matematikë/s

3. Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të
pyeturit) duke përdorur:

a. fjalorin dhe simbolet matematike;

b. paraqitje të ndryshme të përshtatshme.

4. Krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me përdorimin e teknologjisë, të koncepteve
matematike (numerike, gjeometrike, algjebrike, grafike)

6Përdor burime të ndryshme për marrjen e informacionit.

4. Lidhjet në matematikë

1. Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe
fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre.

1. Integron njohuritë dhe shprehitë matematike me situata ose dukuritë marra nga kontekste të tjera (jeta e
përditshme, lëndët e tjera, sportet, arti dhe kultura, ngjarjet aktuale etj.).

8. Përdorimi i TIK-ut në/për matematikë

Përdor kompjuterin dhe programet e nevojshme aplikative për hulumtime dhe për gjetjen sa më të shpejtë të
zgjidhjes së problemeve nga lëmi të ndryshme matematikore (algjebra, gjeometria, statistika, etj.).

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore:
Polinomet

Fjalët kyçe: koeficient shprehje shkronjore, binom, trinom, polinom.


Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
- Identifikon binomin, trinomin, polinomin.
- Përkufizon polinomet.
- Tregon shkallen e polinomit.
Kriteret e suksesit:
- Dallon polinomet.
- Gjen shkallen e polinomit.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
Libri baze, Interneti

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE


rganizimi i orës së mësimit
a) Lidhja e njësisë mësimore me njohuritë e mëparshme
Përsëritje e shkurtur për Monomet. Në tabelë shënoje disa shprehje shkronjore psh 2 x3 , 4 a ,5 xy , 2 a2 +b , kerkoj
nga nxënësit të idetifikojne se cka janë keto shprehje. Marr informata nga nxenesit mbi njohurit qe ata kane per
monomin.

b) Ndërtimi i njohurive të reja (Vëzhgim, analizim, diskutim)


Pas përseritjes që e bëmë atëher në tabelë shënoj disa shprehje ku me pas se bashku me nxenesit i analizojm dhe i
emertojm ato shprehje.

1. x 2 , 7 x ,−7 x 3 y 5 ---- janë monome sepse kanë vetem një term.


2. x 2+ y 3 , 4 x−7 , 25 x 2− y 4------ janë binome sepse kanë dy terme.
3. 4 x2 +3 x−2 , 6 x 2 y 2−4 xy− y 2 ------- janë trinome sepse kanë tri terme
4. 12 x3 +6 x 2−13 y +4 ----------nuk kanë emer të veqant por thjesht quhet polinom me katër terma.

Shprehjet racionale qe i kanë keto veti:


- Kanë koeficientet numer realë,
- Ndryshoret kanë fuqit numra natyrore,
- Veprimet algjebrike, që bejnë pjesë në shprehjet janë, mbledhja, zbritja dhe shumezimi, quhen polinome.

Shkallë të polinomit me një ndryshore quajme eksponentin (fuqin ) më të madhe të termave te tij.

Shembulli 1. Trego se cilat nga shprehjeet e me poshtme jane monome, binome , trinome dhe polinome.

1. 6 x 2−8 x +4 , 4 x y 2 + 4 xy +2 y 2
2. 12 x3 +6 x 2−13 y +4
3. x 2 , 3 xy ,5 x y 3
4. 2 x3 −4 y 2 , 24 x 2−12 ,5 x 2+ y 4

Shembull 2. Polinomi x 4 −2 x 3 +3 x+5 është i shkallës së katërt, sepse shkalla më e madhe e ndryshores x është 4.

Pjesa perfundimtare (8-min) (Reflektimi). Pasi që nxënësit moren informata te reja rreth binomi, trinomi dhe
polinomit munden qe ti identifikojn binomet trinomet dhe polinomet si dhe shkallen e polnomit.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vëzhgoj me kujdes angazhimin e nxënësve, vlerësoj sipas angazhimit që bëjnë.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE


Të gjitha rezultatet janë të arritura në këtë orë mësimore.

You might also like