You are on page 1of 3

Data:

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa:


TEMA MËSIMORE: Burimet alternative të energjisë. iii

SITUATA E TË NXËNIT
Cilat do jenë format e enrgjisë në të ardhmen, si mendoni ju ?

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE


SIPAS TEMËS MËSIMORE: Lëndë djegëse fosile
Nxënësi: Lëndë djegëse alternative
 Liston lloje të ndryshme lëndësh djegëse fosile dhe alternative Burime alternative
 Përshkruan karakteristikat e të gjitha lëndëve djegse alternative
 Tregon të gjitha burimet e energjisë alternative
 Argumenton mbi rëndësinë e të gjitha llojeve të lëndëve djegëse
dhe burimeve të energjisë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: MJETET:
Gjuhët dhe komunikimi; Shkencat shoqërore, Gjeografia , Libri i nxënësit
Biologjia ; Shkumësa me ngjyra
Lapustina
Kartona me ngjyra.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


I ) Veprimet në situatë:
Parashikimi / Situatë problemore
Mësuesi/ja:
 Shtron para nxënësve pyetjen .
Cilat do jenë format e enrgjisë në të ardhmen, si mendoni ju ?
Nxënës të ndryshëm japin mendime të ndryshme.
Energjia e diellit
Mullinjtë e erës
Energjia e ujit
Energjia bërthamore
II) Trajtimi i situatës:
Ndërtimi i njohurive/ Punë në grupe
Mësuesi/ja:
 Ndan nxënësit në DY GRUPE dhe para tyre shtron pyetjen.
1. Lëndët djegëse alternative
2. Burimet e energjisë alternative
 Të ndarë në grupe nxënësit punojnë mbi secilën pyetje për rreth 10-15’
 Në fund të gjitha mendimet e tyre hidhen në tabelë.
 Tabela në fund do ketë një pamje të tillë.
Burimet alternative të energjisë dhe lëndëve djegëse
Lëndët djegëse alternative Burimet e energjisë alternative

a)Nafta dizel a)Biogazi , Përfaqëson gazin metan i cili


Përmban molekula hidrokarburesh me 6-20 atome në natyrë mund të formohet në mënyra
karboni të ndryshme
b)Benzina e prodhuar nga metanoli. b)Energjia bërthamore
c)Transformimi i gazit metan në benzinë me c)Energjia e erës
katalizator –zeolitin d)Energjia diellore
d)GNL dhe GNN
Gazi i naftës i lëngëzuar është një përzierje e propanit
dhe butanit
Gazi natyror i ngjeshur përbëhet nga 90%metan
e)Biokarburantet
Lëndë djegëse e prdhuar nga etanoli dhe vajrat
vegjetale
III ) Përmbyllja e situatës:
Përforcimi / Mardhëniet pyetje –përgjigje
Mësuesi/ja:
Sqaron nxënësit se do fokusohen më shumë tek BURIMET ALTERNATIVE TË ENERGJISË .
Shtron disa pyetje para nxënësve dhe përpiqet të marri përgjigjet e duhura në lidhje me to.

 Ku ndryshojnë lëndët djegëse nga ato fosile?


 Kush bën pjesë tek lëndët djegëse fosile ?
 Kush bën pjesë tek burimet alternative të energjisë?

rVlerësimi i situatës:
Realizohet me anë të niveleve
N.1 Liston lloje të ndryshme lëndësh djegëse fosile dhe alternative
N.2 Përshkruan karakteristikat e të gjitha lëndëve djegse alternative
N.3 Tregon të gjitha burimet e energjisë alternative
N.4 Argumenton mbi rëndësinë e të gjitha llojeve të lëndëve djegëse dhe burimeve të energjisë.
Detyrat dhe puna e pavarur:

Shkrim i lire në formën e një esseje, paragrafi analizues apo krahasues për burimet alternative të enegjisë

You might also like