You are on page 1of 3

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Kimi Shkalla: 4 Klasa: IX


Situata e të nxënit
Tema mësimore: Atomi, numri i masës, numri atomik “A mund ne me sy të lirë të shikojmë atomet,
po apo jo, pse? Si mendoni ju?”
Rezultatet e të nxënit : Fjalët kyçe:
Nxënësi:  protone, elektrone, neutron;
 përkufizon atomin si një grimcë me  masë atomike;
bërthamën e ngarkuar pozitivisht të  numri atomik;
rrethuar nga elektronet e ngarkuara  numri masës;
negativisht;  elektroasnjanës
 përcakton numrin atomik të një
elementi duke njohur strukturën e atomeve
të tij.

 njehson numrin e protoneve, neutroneve


dhe elektroneve në atom kur jepet numri
atomik dhe numri i masës;
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Teksti i Kimisë 9; ndërkurrikulare:
 Shkumësa me ngjyra;  Gjuha dhe komunikimi;
 Lapsa me ngjyra;  Shkencat shoqërore;
 Fletë formati.  Fizikë;
 Gjeografi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Diskutimi i njohurive paraprake, Veprimtari e drejtuar, Punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Diskutimi i njohurive paraprake
 U drejtohen nxënësve pyetjet:
- Si ka evoluar mendimi mbi atomin?
- Cilët janë shkencëtarët që kanë hedhur bazat mbi teorinë e atomit?
- Cili është modeli i atomit sipas Demokritit?
- Cili është modeli i atomit sipas Daltonit?
- Cili është modeli i atomit sipas Tomsonit?
- Cili ishte roli i Çaduik në përsosjen e teorisë atomike?
- A mund ta përmbledhim teorinë atomike? Cili është mendimi përfundimtar mbi atomin?
Prezantohet situata e të nxënit:
 A mund të shohim me sy të lirë atomet? Po apo jo, pse?
 Si mendoni ju?
Nxënës të ndryshëm japin mendime të ndryshme, mendimet e tyre pranohen ashtu siç ato thuhen nga
nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja: Veprimtari e drejtuar
 Organizohen nxënësit në grupe dhe secilit grupi i jepen fleta pune me pyetjen përkatëse.
 Kërkohet nga secili grup të bëjë plotësimin e fletës së punës, duke iu referuar librit si burim
kryesor informacioni.

Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3


Struktura atomike Numri atomik Numri i masës

 Lihet në dispozicion të nxënësve koha e duhur.


 Vëzhgohet me kujdes puna e gjithsecilit.
 Komentet e tyre lexohen dhe interpretohen nga nxënës të ndryshëm, më pas hidhen në tabelën e
mëposhtme.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur


Shkruhen në tabelë fjalët:

Atom Intensiv

Filozof Çuditshëm

Duke përdorur renë e fjalëve, nxënësi duhet të ndërtojë një shkrim, paragraf, ngjarje apo tregim të
shkurtër.
Disa nga nxënësit lexojnë shkrimet e tyre.
Duke marrë parasysh mendimin e nxënësve shpallet shkrimi më i mirë.
Punohen dhe diskutohen ushtrimet e tekstit faqe 13.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.
Niveli II:
 përkufizon atomin si një grimcë me bërthamën e ngarkuar pozitivisht të rrethuar nga
elektronet e ngarkuara negativisht;

Niveli III:
 përcakton numrin atomik të një elementi duke njohur strukturën e atomeve të tij.

Niveli IV:
 njehson numrin e protoneve, neutroneve dhe elektroneve në atom kur jepet numri
atomik dhe numri i masës;
Detyrat dhe puna e pavarur:
Plotësimi i fletores së punës.

ETLEVA XHEPI

You might also like