You are on page 1of 3

Data:

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa:


TEMA MËSIMORE: Polimerizimi me adicion

SITUATA E TË NXËNIT
Monomer/polimerë …..ku ndryshojnë nga njëri tjetri ?

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS FJALËT KYÇE


TEMËS MËSIMORE: Monomerë
Nxënësi: Polimerë
 Përshkruan me fjalë shprehjet monomerë, polimerë, adicion dhe Makromolekula
polimerizim Polimerë natyrorë dhe
 Liston lloje të ndryshme makromolekulash natyrore dhe sintetike sintetikë
 Bën dallimin midis polimerëve natyrorë dhe sintetikë Reaksione adicioni
 Shpjegon formimin e polimerëve me anë të reaksioneve të adicionit.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: MJETET:
Gjuhët dhe komunikimi; Shkencat shoqërore, Gjeografia, Libri i nxënësit
Biologjia ; Shkumësa me ngjyra
Lapustina
Kartona me ngjyra.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


I ) Veprimet në situatë:
Parashikimi / diskutojmë së bashku
Mësuesi/ja:
Prezanton para nxënësve situatën e të nxënit duke shtruar pyetjen
Monomer/polimerë …..ku ndryshojnë nga njëri tjetri ?
Nxënës të ndryshëm japin mendime të ndryshme.
Në fund bëjnë dalllimin midis përbërjeve me një njësi apo shumë njësi
II) Trajtimi i situatës:
Ndërtimi i njohurive/ Ditar dy pjesësh
Mësuesi/ja:
Organizon me nxënësit teknikën e ditarit dy pjesësh
Organizon klasën në disa grupe dhe për secilin grup vendos një koncept për të zbërthyer .
Përgatit për secilin grup nga një fletë pune:
Grupi i parë
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
Polimerë

Grupi i dytë
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
Polimerë natyrorë
Grupi i tretë
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
Polimerë sintetikë
Grupi i katërt
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
Polimerizimi me
adicion
Nxënësit, të ndarë në grupe, identifikojnë burimet e ndryshme të informacionit të cilat iu

shërbejnë për trajtimin e pyetjeve të hartuara dhe organizojnë informacionin në lidhje me

monomerët, polimerët, polimerët natyrorë dhe sintetikë si dhe polimerizimin me adicion

Ju lihet nxënësve koha e duhur në dispozicion dhe të gjitha fletat e punës vendosen në tabelë.

Grupi i parë
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
-janë makromolekula të mëdha organike
Polimerë -njësia bazë e tyre është monomeri
-një polimer ka shumë monomerë.
-monomerët lidhen bashkë me anë të proçesit të polimerizimit
Grupi i dytë
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
-proteinat, momonomerë të tyre janë aminoacidet
Polimerë natyrorë -karbohidratet , monomerë të tyre janë monosakaridet
-acidet nukleike, monomerë të tyre janë nukleotidet
Grupi i tretë
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
-quhen ndryshe plastika
Polimerë sintetikë -kanë shumë përdorime në jetën e përditshme
-polieten, poli propen, polikloreten
Grupi i katërt
Koncepti Mendimet dhe idetë rreth konceptit
-është një reaksion i përfitimit të makromolekulave
Polimerizim -njësia bazë në polimerizim është monomer
i me -monomerët janë substanca me lidhje dyfishe , kryesisht alkene
adicion -polimerizimi me adicion çon në përfitimin e polimerëve sintetik.
-polimerizimi me adicion shoqërohet me prishjen e lidhjes dyfishe
-disa polimerë sintetikë janë polieten, poli propen, polikloreteni
1.- eteni → poli eten (PE) – izolues shumë i mirë elektrik
CH2=CH2⇨[CH2-CH2]n
2. - propen→ polipropen (PP)– mund të quhet polipropilen veshje plastike
⏟ −CH 2]n
CH 3−CH =CH 2 →[CH
CH 3

3- kloreteni ⇨ poli klorurvinili PVC -iyolues , tuba dhe ulluqe


CHCl=CH 2→[CH ⏟ −CH 2]n
Cl

III ) Përmbyllja e situatës:


Përforcimi / loja me top
Mësuesi/ja:
Organizon përforcimin me anë të një loje:
Hapi 1: Harton pyetjen: çfarë janë polimerët ?
Hapi 2: Hedh topin duke ja drejtuar njërit prej nxënësve
Hapi 3: Nxënësi që ka topin në dorë duhet ti përgjigjet pyetjes së drejtuar nga mësuesi .
Hapi 4: Sa mbaron së dhëni përgjigja , nxënësi ja hedh topin një shoku /shoqeje tjetër, duke i
bërë pyetjen:
Sa lloj polimerësh kemi ?
Hapi 5: Loja vazhdon në këtë mënyrë nga njëri tek tjetri me anë të topit. Pyetjet në këtë rast
hartohen nga vetë nxënësit.
o Kush bën pjesë tek polimerët natyrorë, po sintetikë?
o Cilët janë monmoerët e .........?
o Si ndodh polmerizimi me adicion?
Loja përsëritet disa here zinxhir për të siguruar pjesmarrjen e sa më shumë nxënësve dhe për të
përforcuar njohuritë e marra.
Vlerësimi i situatës: Bëhet me anë të niveleve
N.1 Përshkruan me fjalë shprehjet monomerë, polimerë, adicion dhe polimerizim
N.2 Liston lloje të ndryshme makromolekulash natyrore dhe sintetike
N.3 Bën dallimin midis polimerëve natyrorë dhe sintetikë
N.4 Shpjegon formimin e polimerëve me anë të reaksioneve të adicioni]
Detyrat dhe puna e pavarur:
Hulumtojmë mbi polimerët natyrorë dhe sintetik
NGA PËRVOJA: Organizimi i lojërave mësimore në përmbyllje të saj motivon dhe rrit interesin e
nxënësit për orën e mësimit

You might also like