You are on page 1of 3

Kimi 8 Etleva Xhepi

Planifikimi i orës mësimore Data __________________

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Kimi Shkalla: 4 Klasa: VIII


Situata e të nxënit
Tema mësimore: Rregullat e sigurisë në laborator Material filmik në video-projektor - një
kimist nga pakujdesia dëmtohet fizikisht.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:
Nxënësi:
 liston disa nga rregullat kryesore për t’u  siguri
siguruar në laborator.
 argumenton pse njohja e tyre është e  gërryese
domosdoshme.
 respekton zbatimin e rregullave të sigurisë  toksike
në laborator.
 përshkruan simbolet që tregojnë rreziqe të
ndryshme.
Mjetet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 libri i nxënësit ndërkurrikulare:
 material filmik  Gjuhët dhe komunikimi;
 shkumësa me ngjyra  Shkencat shoqërore
 video–projektor  Fizika;
 Gjeografia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Kllaster, Lexim/ përmbledhje në dyshe, Situatë problemore

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Kllaster
 Paraqitet para nxënësve një material filmik në videoprojektor.
 Shtrohet pyetja:
o Duke iu referuar edhe asaj çfarë pamë, çfarë shprehjesh ju vijnë në mendje kur dëgjoni fjalën
“SIGURI”?
Vendosje rregullash Të marrësh masa

Të jesh i përgjegjshëm
Siguri Të mbrohem

Të respektosh
Të jesh i kujdesshëm

Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim/ Përmbledhje në dyshe


 Ndahet mësimi në katër paragrafë.
 Secili paragraf ka një numër të caktuar rregullash sigurie. (tre rregulla)
 Një paragraf përmban simbolet për shenjat që tregojnë rrezik
substanca gërryese

substanca shpërthyese

substanca të djegshme

substanca irrituese substanca të dëmshme substanca toksike

 Nxënësit organizohen në dyshe:


 Dyshja e parë: paragrafi nr. 1. Në çdo dyshe njëri lexon dhe bën pyetjen, tjetri përmbledh
rregullat me fjalët e veta, më pas ndryshojnë rolet dhe përforcojnë edhe njëherë rregullat e
paragrafit nr. 1
 Dyshja e dytë: paragrafin nr. 2
 Dyshja e tretë: paragrafin nr. 3
 Dyshja e katërt: paragrafin nr. 4
Në këtë mënyrë të gjitha dyshet e nxënësve lexojnë paragrafët përkatës dhe përmbledhin me radhë të
gjitha rregullat e sigurisë dhe simbolet që tregojnë shenjat e rrezikut.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Situatë problemore


 Kërkohet nga nxënësit të plotësojnë mendimin:
Jam i sigurt .................., nëse ........................... .
 Përgatiten fletw pune për nxënësit.
 Këto fleta do të plotësohen përsëri në dyshe.
 Fleta e punës do të ketë këtë format:
Jam i sigurt n.q.s ?

 U lihet koha e duhur për të plotësuar fletën e punës.


 Të gjitha fletët e punës pasi mbarohen vendosen në tabelën e zezë.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.
Niveli II:
 liston disa nga rregullat kryesore për t’u siguruar në laborator;

Niveli III:
 përshkruan simbolet që tregojnë rreziqe të ndryshme.
 respekton zbatimin e rregullave të sigurisë në laborator;

Niveli IV:
 argumenton pse njohja e tyre është e domosdoshme;

Detyrat dhe puna e pavarur:


Kimi 8 Etleva Xhepi
Me një fjali konceptoni drejt shprehjet: gërryes, shpërthyes, djegshëm, helmues, irritues.

You might also like