You are on page 1of 3

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Kimi Shkalla: 4 Klasa: VIII


Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Reaksionet kimike  Si i shprehim mendimet?
 Po ndryshimet kimike?
 Po reaksionet?
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe
Nxënësi:  reaktantë;
 identifikon elementet përbërëse në një reaksion
kimik;  substanca nistore;

 përshkruan me fjalë ç’janë substancat nistore  produkte;


dhe substancat përfundimtare në një reaksion
kimik;  substanca përfundimtare;

 tregon si mund të shkruhet një reaksion kimik;  reaksione të kthyeshme;

 reaksione të pakthyeshme.
 argumenton se si mund të klasifikohen
reaksionet kimike.

Mjetet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


 Libri i nxënësit; ndërkurrikulare:
 videoprojektor;  Gjuhët dhe komunikimi;
 shkumësa me ngjyra;  Shkencat shoqërore ;
 teste në lidhje me mësimet e marra.  Fizika;
 Gjeografia.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE:


Diskutimi i njohurive paraprake, Punë në grupe, Diskutim përmbyllës

Organizimi i orës së mësimit:

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Diskutimi i njohurive paraprake


U drejtohen nxënësve pyetjet:
 A është e vërtetë që gjithçka ndryshon?
 Sa lloj ndryshimesh kemi?
 Kur një ndryshim është fizik?
 Po kimik?
 Si mund të quhet ndryshe një ndryshim kimik?
 Ku ndodhin reaksionet kimike?
 A mund të sillni shembuj reaksionesh kimike?
Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në grupe
 Organizohen nxënësit në grupe, diskutohet mbi reaksionet kimike

Përgatiten tri fletë pune:

Grupi 1:
Cilat janë pjesët përbërëse të një reaksioni kimik?
Grupi 2:
Si shprehet një reaksion kimik?
Grupi 3:
Si mund t’i grupojmë reaksionet kimike?

U lihet koha e duhur nxënësve për të punuar,ndihmohen nëse hasin vështirësi.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Diskutim përmbyllës

Diskutohet me nxënësit mbi punën e bërë në grupet e ngritura në klasë.


 Pasi u punua në grupe, kalohet në një diskutim të përbashkët.
 Të gjitha mendimet e nxënësve do të hidhen në tabelë.

Vlerësimi:
Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.

Niveli II:
 identifikon elementet përbërëse në një reaksion kimik.

Niveli III:
 përshkruan me fjalë ç’janë substancat nistore dhe substancat përfundimtare në një
reaksion kimik;
 tregon si mund të shkruhet një reaksion kimik;

Niveli IV:
 argumenton se si mund të klasifikohen reaksionet kimike.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Ushtrimet. 3, 4, 7, faqe 19

You might also like