You are on page 1of 7

POEZI NGA EVA KACANJA

Ku e kam vargun?

Jeta ime ngaterruar ne te njejtat rruge,


poezia ime po klith brenda meje,
poezia ime po irret brenda meje,
myshqe dhimbje dhe dashurie
ne muret e lageshta te shpirtit.
Ku jam e ku shkoj,
ku humbem une diteve te mia,
diteve te mia ku vargu dhemb,
ku metafora gjuan,
e une turbull ne nje mije hutime,
humbur ne buken e perditshme!
te pergjerohem Zot,
Vargun tim falma sot!

Mall i ri

Dhe vjeshta erdhi perseri,


Lejleket nisen ne shtegtim,
Ne kopshtin tim nje mall I ri
Me pemet shkrihet nperqafim.

Nder gjethe floket vishen ar,


Dhe vjeshta erdhi perseri,
Kjo buze e etur ndizet zjarr,
Me torturon ky mall I ri.

Syrin djeg ky mall I ri,


Endrren tret i bardhi ag,
Dhe vjeshta erdhi perseri,
Ti larg me ikjen ,oh sa larg.

Ku ta mergoj kete mall te ri,


Ne mal,ne det apo ne hene,
dhe vjeshta erdhi perseri,
Gjumit endrrat i kam lene.

Bisede me zotin

Flinte nen nje gur,


Dremiste lehte nder gjethe,
U zgjua te une,
Tek lutesha ne heshtje.

Me fal Zoti im,


Por ndihem kaq vetem,
Kepute nje lule
Dhe mbaje ne zemer!

Kam frike Zoti im,


Reja fsheh gjithcka,
Pa re nuk ka shi,
Pa shi lule ska!

Ne kupe te veres

Ne kupe te veres sime


Buken tende ngjyen,
Ta ndiej etjen
Ngrohur kurmit tim,
Prush i vjedhur zjarrit
Ky veshtrimi yt.
Perlotem,
Sdi pse me vjen ndermend
Ajo darke e fundit
E te kryqezuarit tend!
Bej te flas,
Por ti vetem hesht,
Dhe pse ne heshtjen tende
I tere pylli flet.
Mbytet loti im,
Bukes ,veres ngjyer,
Thyhet krah i pishes,
Eres detit gerryer
Je betuar thua,
Vetes je betuar,
Por mbi buzen tende
Puthjen e lashe peng,
Brenda kupes sime
Buka jote dhemb!

Te kam frike

Je i frikshem det,
Me tremb,
I vetmi je!
Me therret,
Dukesh i qete,
I pasqyrte,
Gjysmehene e blerte,
Bulezon,
Si qepallat e foshnjes ne gjume,
Me ndjell,
Me dritheron e jotja zhurme,
Por nuk vij dot!
Te kam frike det
Shtrire ne breg,
Gjuha jote
Kemben time prek

Vec t isha un nj far

Po t isha un nj far,
Brenda teje do t mbija,
Npr gjak do t levrija,
Rrnjt shtruar ndje-ndje,
Do t lulzoja n gojn tnde,
N veshin tnd do t kumboja,
Do t vesoja n drit t syve,
Vec t isha un nj far,
Pa t vinte vjesht e verdh,
E t na korrte bashk t dyve!

Per nje mik


Trendafilin per nje mik
Endrres vesa ma ujit,
Edhe diellin per kete mik,
Agut ngrohur thelle ne shpirt.
Perle loti per nje mik,
Buzes sec I behet pike,
Behet pike e behet mjalte,
Derdhur zemeres ne cdo varg.
Udha ska vec trendafila,
Kemba gurit behet gjak,
Kur ne krah ke nje mik,
Edhe plaga dhemb me pak!

You might also like