Se nates do ti vjedh qetesine e bardhe, E rruges do ti mbledh mendimet e harruara te njerezve, nxituar nga hapat. Do ti sjell dhurate, mbuluar me letra te qelqta.
Ti mos fli e dashur, me prit
Se vitrinave do tu vjedh ngjyrat e dritave, E shpirtit do ti hedh benzinen e zjarrit te dashurise, shfrenuar nga ndjenjat. Mbuluar me lot malli, do ti sjell dhurate.
Me prit e dashur, mos fli,
Se parfumit do ti hedh aromen e trupit E detit do ti marr, ujin e ceket Te kaltersive, shkumbezuar nga valet Do ti sjell dhurate, mbuluar me dallge oqeani.
Ti mos fli e dashur, me prit,
Se sonte do te kendoj serenaten e pafund, E fjalet do ti ngjis si malin e Olimbit Te lashte, mbreteruar nga hyjnite, Mbuluar me flake te qeshur, do ti sjell dhurate
Me prit e dashur, mos fli,
Se yjet do te vallezojne muziken e henes, E gjinkallat do ti shoqerojne si zanat e pyjeve Te larta , gjelberuara nga bredhat Do ti sjelle dhurate, mbuluar me dege trendafili
Ti mos fli e dashur, me prit,
Se syte e tu do te dehen nga fjalet e shpirtit, E lehtas do te puth te kuqin e buzeve, Te celur, perkedhelura nga turpi, Mbuluar me puthje gojore, do ti sjell dhurate.
Ti spo fle e dashur po pret
Ardhjen time neper naten e zjarrte Dhurata ime e fundit per ty Deri ne agim. URA E VJETËR E FSHATIT TIM Ura e vjeter.
Jo nuk te kam harruar TY,
Ura e vjeter e fshatit tim me kujtime femijerie, Qe Asnjehere Nuk u ankove per balten, Pelhurin e hedhur si parfum, Parvazet si dhemb te rene, Ku ne camarroket u ngjiteshim si zogj e fluturonim siper asfaltit te care, nga Dhimbjet e viteve te gjata heshtur, Plaget e tua qe mbusheshin nga shirat e stines, Ti pastronim me gjethet e shpendrave, mbledhur poshte kembeve te tua me damare Nga cukitja e rosave, e patave, te ardhura Me agimin e dites, e mysafire ngeleshin Deri ne perendimin e diellit notuar, Poshte gishtave te tu, te enjtur nga lodhja. E bretkosat ti perkedhelnin neteve pa hene. Duke kenduar ne kor, ti dremisje neper gjume…. Ishe krenaria e gjithe fshatit fushor. E te dashuruarve qe takimeve u vinin vulen tende, Puthjet perveloheshin e shuheshine aty. Rreze qoshes tende te fshehur Puthje stinesh me rrethanor ure. Po sot? Eshte kohe e larget qe ste kam shkelur, Trupin tend lakuriq, E malli me nise te ktheje moshen time Si kremastar mbi parvazin tend varur Te luaj . Nuk te harroj as sot, kaluar me makine Neper uren e NY Gjikande e gjithe teka, zbukuruar me gjithe Dritat e fshatit tend, Eshte brixh VIP, pa ndjenja, me gjakun e sklleverve ndertuar pulebardhat fluturojne neper tela E flasin gjuhe te huaja neper sqepa. E une shkruaj ne gjuhen time me zemer Qe je aq e vogel, por dashurine per ty e kam kaq te madhe…….
SI PLUMBI VRET
Fjala Eshte aq e rende o njeri Si ortek rrokulliset Nga lotet qe bien Mu ne zemer Mos e lesho, se te mbyt.
Edhe zogjte kur nuk cicerojne,
qeshin me naten, Edhe gjinkallat kur nuk flene, Lozin me diten, Nuk shajne neper buze, Dhimbje nuk falin.
Prandaj o qenie njerezore,
Peshoje fja-len ne kraharor, Para se ti Shkermoqesh rrokjet e saj, Neper dhembe, Si kallirin pa kokrra.
Mate rendesen e saj,
Me fijet e pendimit tend, Se gjurmet do ngelen, Njollat e zeza Zemren do mbulojne Me krahe.
Mbi faqen e tjetrit nje pellembe,
Nuk dhemb aq shume, Sa fjalaaaaaa. Por do e lumturoje Dhe do te zgjaste tjetren, Gjithe dashuri. Si buzet qe puthin kryqin.
O njeri qe beson ne Zot
Mos I lesho vetetimat qe shpirtin E djegin, Mos e mbill koleren Mbi buzet e tua, Eshte fjale e thelle Si plumbi te vreeeeeeettttttttttt
Dashuria eshte vullkan
Qe ndizet Mbi majat e maleve Shperrthen Ne flake boren Kalon neper Shkrepa, gryka, lugina Te djeg Te pervelon Mos e prek Dashuria eshte vullkan Qe shperthen Ne mes te oqeanit Dhe sjell Katrina Dallgesh Qe fluturojne Lart ne qiell Pemet shkulin Shtepite, Dhe fundosin Jeten Largohu. Dashuria eshte zemra Qe rreh Atje ne mes te kraharorit, Ku llavat e ndjenjave Shuhen nga dallget E gjakut qe kullojne Neper vena, E shperthejne Ne mijra vegime Qe celin Buzeqeshjen E syve. Dashurohu.
GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË
Poezi " Gezuar festen e pavaresise" Shqiponja dy krenare Sot valevit neper kaltersi, Flamurin e memedheut, Te lare ne gjak kuq e zi.
Te qendisur nga Marigoja
Nga duart e saj te embla, Eh moj shqipe flatra madhe Sot nje nure se cpaske…
Mbi flamur ashtu qendrove
Lyer me ngjyre te zeze, Cdo furtune ne balle kalove I shkatarrove porsi rete.
O flamur I kuq si gjaku,
Qe valevitesh kaq krenar, Mos u ul fluturo si shkab Se ke popullin luftetar.
Per ty eshte bere theror,
Qe nga Vlora gjer ne Vermosh, Ka vrare me arme ne dore, Ka luftuar neper tabore .
Flutro shqipe o shqiponje
Dallget ngrej me flatra , Kaltersite mbushi me flamuj Mos u tremb nga shtrengatat.
Anembane neper bote,
Te mbajme ne zemer o zog, Shkaben dy krenare E valevisim edhe ne sot.
Jemi shqipetare kemi nje fole
E mbrojme me gjak, e kemi atdhe, Jemi arbereshe kemi gjak iliri Me ty flamur do qendrojme shkemb graniti.