You are on page 1of 8

Projekt

Lenda:Muzike

Tema:Kenget popullore

Klasa:6A

Punoi:Emanuel Kolndreu
Fustanin qe te solla mbreme(Jugu)
Fustanin që të solla mbrëmë
A se vesh moj për hatrin tim?
Aman, a se vesh moj për hatrin tim?
Se jam rritur o jetim.
Futanin o me lule shumë
A se vesh moj për hatrin tim?
Aman a se vesh moj për hatrin tim?
Se jam rritur o jetim.
Aman se jam rriturë jetim
Me kulaç moj të siturë.
Aman a se vesh moj për hatrin tim?
Se jam rritur o jetim.
Aman se jam rriturë jetim
Me kulaç moj të siturë.
Gushëbardha si dëbora
Epo gushëbardha si dëbora
Xhan, xhan, vetulla holla
Epo ç'të sheh syri ta bën dora
Xhan, xhan, vetulla holla.
Epo në punë shkoje në punë shkoja
Xhan, xhan, vetulla holla.
Epo si s'më the njëherë u lodha
Xhan, o xhan, vetulla holla.
Epo të isha zog të fluturoja
Xhan, o xhan, vetulla holla.
Epo mbi balluke të qëndroja
Xhan, o xhan, vetulla holla.!
I: Binte shi pika pika:(Jugu)
- Besomë o baba se ika!
- Të besova moj, të besova
Që ditën moj që të fejova.
I: Ike, ike more dhenë:
- Kush t’ja bëj o babait kafenë?
- Le t’ja bëjë moj kush të dojë
Kush i tha të më martojë!?
Ike ike more dhenë:
- Kush t’ja bëjë o nënës kafenë?
- Le t’ja bëjë nusja e djalit
Se për ty do t’më marri malli!

Do marr ciften do dal per gjah(Jugu)


Do marr çiften more, do dal për gjah,
Jaman shok-o, jaman aman.
E çiftenë more me gjithë zagar,
Jaman shok-o, jaman aman.
E çu ngjita more sipër në mal
Jaman shok-o, jaman aman.
E pashë dy more të bukura,
Jaman shok-o, jaman aman.
E cila të more të pëlqen, më qafsh,
Jaman shok-o, jaman aman.
E ajo mes, more, këputura,
Jaman shoko, jaman aman
E ajo, more, më e bukura
Jaman shok-o, jaman aman.
Po martohet malesori(Veriu)
Shtat palë lodra gjëmojnë malet
K’ndon Malësia shend e verë.
Dhe gëzimi s’nalet, s’nalet
Dasëm e madhe bahet n’verë.
Ref.:
Hej, hej, hej,
Po martohet malësori
Çobaneshën mori.
Nusja e bukur bel’n e hollë
Si shqiponja n’mal me borë.
Po bjen fy’lli çiftelia
K’ndon Malësia shend e verë
Mirëseardh’t ju pret Malësia
Bukë e kryp e zemër t’bardhë x2

Dy dele tre qind pare(Veriu)


Dy dele,dy dele treqind pare.
- Çohu nuse, çohu nuse hyn në valle!
Merre dhandrrin, mere dhandrrin dorë për dore!
O sa fort ju paska hije!
Si bureku në tepsi-e.
- Mirëmrama, mirëmrama i zoti i shpisë!
A ke mish o me na qitë?
- Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë
Krejt kasap’t i çoj në kamë.
- Mirëmrama, mirëmrama zoja e shpisë!
A ke bukë, a ke bukë o me na qitë?
- Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë
Krejt furrtar’t i çoj në kamë.
Çike Malsore(Veriu)
- Oj çikë malsore, shtatin si selvi
Po i ban hije kronit, me qerpik në sy.
Je si rrezja e diellit, kur po del te mrizi
Kur gishtat e dorës po ti prekë ogiqi.
Ref.:
- O more djal malsie, mos ma lu’j kapuçin!
Se m’i treme qingjat, m’a lodhe ogiqin.
Dhe deles së butë, ti mos se ia prishe mrizin
Se vjen era e bjeshkës e t’a l’shon kokrrizin.
- Oj çikë malsie, oj lulja e blinit
Mos e thu’j at fjalë, pashë dritën e synit!
Se po t’a hjek barin, ikën cicërrimat
Me gur të ortekut, po t’i mbroj rudinat.
Ref.:
- O mor djal malsie, hajde qatij shtegut
Ti rrethoj me lule, kopsat e jelekut.
Bash si ky agim-o që zdritë mbi ne
Mbush zemrën time me gaz e hare.
Fjala rriti barin, syni shëndriti fushën
Zemra çeli kangën, kanga prini tufën
O k’to ditë të bardha ç’na dhanë lumtuni
Gjithmonë bashkë do t’jemi, bashkë ne të dy!
Kush kercen naplonin(Shqiperia e Mesme)
- Kush kërcen napolonin?
- Nusja me gjithë dhondrin.
O Mari Mariana
Faqet me nishana.
O Mari Maria
Faqet gurabia.
Kush e ban haremin?
Çunat e Ali Demit.
O Mari Mariana
Faqet me nishana
O Mari Maria
Faqet gurabia.
O më marsh të keqen
E m’u bofsh kurban!
Me jaranin isha
Me jaranin jam!
Hudhe hudhe vallen
E loz lala dajren!
O Mari Mariana
Faqet me nishana
O Mari Maria
Faqet gurabia.
Knon bilbili ne behar(Shqiperia e mesme)
O knon bilbili lale në behar- e
O ç’më ka zanë me ty maraku i parë!
Ref.:
Ke ullini n’kodër t’pres,
Prite lalën se po vjen
Prite lalën se po vjen
Kam nji llaf e do ta them.
O k’non bilbili në qershi
O dil ta shof moj goce syn’ e zi!
Ref.:
Po të pres nuk kam durim
Kam në zemër nji kujtim
Nji kujtim të paharrumë
Po të pres se prap të du’.
O knon’ bilbili goce në zamak-e
O ty t’ka lala shpirt-o për merak!
Ref.:
Ke ulliri n’kodër-e
Prite lalën se po vjen
Prite lalën se po vjen
Kam nji llaf e do ta them.
O knon’ bilbili goce në zaman-e
O ty t’ka shpirti goc-e për marak-e.
Fustani me pika(Shqiperia e mesme)
Fustani me pika
Sa hije të paska!
Ngreje pak shamin moj Nepi!
Sa të shof, se plasa.

N’tre sahati t’natës


Të erdha ke porta.
Zanin ta nigjojsha Nepi
Thojshe: -Po m’dhemb koka!

Zanin ta nigjojsha
Thojshe: Po m’dhemb koka
Desha t’marr doktorin Nepi
Por me erdh turp nga bota

Fur dole ke porta


Me qiri ne sqetull
Vallaj nuk te njofta Nepi
Sa shum’ qenke tretur.
Kur dole ke dera
Me qiri ne dore
T’rrojshe nja dy jave o Nepi
Sa t’bojshim kunore
Tre sahati drekes
Po therret yleja
Do ta cojm Zenepe Bacin
Ke vorrezat e reja

You might also like