You are on page 1of 10

Sa te dua ,o Shqiperi DOREN

Sa te dua, o Shqiperi,
Sa mall ndiej e sa deshire,
Per ty gaz e dashuri,
Mu ne zemer me ka mbire.

Se per mua ,o Atdhe,


Je nje lule aq e vyer,
Sa nuk gjendet permbi dhe,
Shpierin tim per ta yshqyer.

O TRIMA LUFTETARE JOEL

O Trima luftetare
Ju binjt e Skenderbeut
Kerkoni ju shqiptare
Lirine e memedheut

Se mjaft ne roberi
o e mjera Shqiperi
o djem rrembeni pushket
ja vdekje ja liri!
MEMEDHEU BESIAN

Memedhe quhet toka


ku me ka rene koka
ku kam dashur meme e at
ku me njeh edhe guri i thate
e ku jam rritur me therrime
e ku kam folur gjuhen time
e ku kam fis e ku kam fare
e ku kam qeshur e ku kam qare
ku rroj me gaz e shpres
ku kam deshire te vdes.

28 Nentori
Nëpër luftra ka luftuar,
Shqipërinë për ta çliruar
Pra ai është Skëndërbeu
Që luftoi për mëmëdheun

Më 28 nëntor, Ismail Qemali


Nderi i kombit tonë,
E ngriti flamurin
Që Marigoja e thuri

Kjo është dita ,


O sot o kurrë,
Për ty Shqipëri
E flamurin kuq e zi.
Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! DEJAN
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
Naim Frashëri

Ne Diten E Flamurit OWEN


Rri ulur Atdheu plak,
La me lot e la me gjak.
Mijera vjet histori,
me shume rob se ne liri.

Vetem qan e renkon,


trojet e veta kerkon...
Buza vetem i buzeqesh,
kur sheh bijte me armet ngjesh.

Nga cdo ane vjen ze i burrit ,


mu ne Diten e Flamurit,
Nga cdo ane vjen ze i trimit,
ne kete dite te bashkimit.
Ngrita flamurin VIVIAN

Ngrita sot flamurin


Dhe po festoj,
Per ty moj shqiperia ime
Asnjeher nuk do te harroj.

Era dhe flamuri GREDEL


Po i thotë era flamurit:
-Ç'paske sot që të ndrit nuri?
Kaq i qeshur s'më je dukur,
s'të kam parë kaq të bukur.
Çfarë ke, më thuaj ti,
hapma zemrën, mos ma fshih!
Ky flamuri palat rreh,
i thotë erës: - Nuk e sheh?
Gjithë vendi sot gëzon,
është festë, s'e kupton?
Rrihmi palat, mos më mbaj,
ta zë qiellin skaj më skaj.
Fryu era, më nuk priti
dhe më lart flamurin ngriti.
Atdheu yne I shtrenjte RUBIN

Atdheu im I shtrenjte,
E bukura Shqiperi,
Je vendi im I dashur
Si diell te mbaj ne gji.

Te gjithe te thone te dua,


Sa nuk ta themi dot,
Me asnje vend tjeter ,
Nuk te nderroj ne bote.

Babane e pyeti Beni ROAN

Babane e pyeti Beni:


O babi a e di
Pse flamurin e kemi
Dyngjyra kuq e zi?

Flamuri me dy ngjyra
Nga te paret na ka mbetur
I kuq eshte gjaku I tyre
Shqiponja eshte e vjeter.
Shqiponja KLEA
Hape krahet, fluturove
thelle neper kaltersi
Udhetove, udhetove,
çerdhen ku do ta besh ti?
Ty asgje s'ta mbushka syrin?
As kjo peme? As ky gur?
Me ne fund, moj trimereshe
bere çerdhe ne flamur.

Nentori GLORIA
Edhe pse e vogël jam
shumë guxim në zemër kam
për nëntorin te këndoj,
qe atdheun te nderoj

Për ketë ditë te lavdëruar,


të gjithë jemi te gëzuar
Për ''simbol' 'te shqiptarisë,
rroftë nëntori i lirisë!
Kuq E Zi ALVIN
Kur po vishem ''kuq e zi''
Me shef dielli, edhe hena!
''Mbase yjet m 'kanë zili,
Lume qe ''shqipe më lindi nëna!

O Flamur I Dashur ENIA


O flamur I dashur,
Ngjyrë të kuqe ke,
Ty të ka valuar
Trimi Skenderbe...
Valve,valove,
Shkove dorë per dorë,
Ismail Qemaili
Të ngriti në vlorë

Nentori i lirise LEA+ERIK

Oh sa me gezim e pritem,
Kete liri te cmuar,
Qe me shekuj te tere,
Vetem kishim enderruar!

Feston mbare shqiptaria,


Se ne kete muaj erdhi pavarsia.
Muaj i shenjt eshte ky 'nentor'
Shume trima luftuan me shpate ne dore.
Kush ishte ai burre
Me shtatin si shpat mali,
Qe ne vlore mberriti?

Pergjigjen femijet te gjithe: Plaku Ismail Qemali

FLAMURI NOLAN +ERNA

Ngjyre te kuqe ka flamuri,


me shqiponjen me dy krer.
Na jep emrin me te bukur,
Jam shqiptar me bese e nder,

Ndaj perher per cdo fest


Vesh me gaz nje bluze te kuqe
Me thote mami fytyreqeshur
Ti me je si lulekuqe.
Festa e flamurit LEA

Une jam e vogel,


Por nje gje e di,
Se flamuri yne
Eshte kuq e zi.

Sa bukur e qendise,
Ti moj Marigo.
Ismail Qemali
Te ngriti ne Vlore.

ATDHEU

I mora A-në atit,


në të ishte dhe nëna,
i mora T-në tokës,
në të ishte edhe zemra,
i mora D-në detit,
në të ishte dhe qielli,
i mora H-në hënës,
në të ishte dhe dielli,
i mora E-në erës,
në të ishte dhe shiu,
i mora U-në ujit,
në të ish' dhe njeriu,
i lidha gjithë bashke
dhe gjeta,
ATDHEU-n.

ATDHEU AMLA

Jashte ne dritare,
Brenda ne shtepi,
Ne cdo ane lule.

Lule jam une,


Lule je ti,
Lule eshte Atdheu
Edhe cdo femije.
SHPATA E SKENDERBEUT

Permbi kale te bardhe,


Skenderbeu rri,
Njerzit hapshpejte ecin para tij.
Ardi I afrohet dhe I flet ngadale:
-xhaxhi Skenderbe,merrme pak mbi kale.
Vete smund te hipi,vete smund tan gas,
Por me ty o trim,me rrufete flas.
Merrme pak mbi kale,pastaj zbritme prap,
Ti jap uje kalit,po qe se ka vape,
Lere pakez shpaten,dora tu keput.
-Jo tha Skenderbeu,-se jemi ne lufte.
Rrugen e lirise ne me shpate e came,
Sot e perngahere,shpaten lart e mbajme.

GJUHA SHQIPE

Porsi rete e bardha pupel,


Porsi dielli limon,
Porsi kenga e bilbilit
Eshte e embla gjuha jone.

Kete gjuhe te gjithe e duam,


E mesojme me kenaqsi,
Eshte gjuha e te pareve
Me te flasim une e ti.

You might also like