You are on page 1of 48

1

KOSOVARI I PAMPOSHTUR
2

Kosovarit të pafat

Vendin tënd kur e lëshove,


Çka kërkove?
Gjatë udhëtimit, gjatë rrugës,
Çka mendove?

N’vendin t’huaj kush të priti


Kush të foli?
Çfarë pikëllimi i dhe zemrës,
Ti i gjori!

Mijëra njerëz e ndërtesa,


Të pushtuan,
Nga të ecje, ku të shkoje?
Të rrethuan.

Ky rrethim me plot njerëz,


Dhe shtëpi,
Copë-copë ta bëri zemrën
Ty, fatzi.

Pa ushqim dhe pa të holla,


Në rrugë mbete,
Kush për ty kokën s’çoi,
Vetë e gjete!

Shumë keq ty t’mashtroi jeta,


U sharrove,
Zakonet e t’parëve tu,
I harrove.

Për të tjerë duke punuar,


U bëre fli,
Kush nuk qau, nuk vajtoi
Për ty i ri.
3
Babë e nënë që i kishe,
S’dinin gjë,
Ditë e natë të dy luteshin,
T’kthehesh më.

Mbete, mbete n’vend të huaj,


Or i shkretë,
Askush shenjën edhe varrin
S’ka për t’gjetë.

20.10.1997

Kënga jonë

Krah për krahu, dorë për dore,


Në Kosovë të ecim,
Të këndojmë këngë gazmore
S’kemi se çka presim.

Kënga e shqipes është e ëmbël,


Të gjithë njerëzit i gëzon,
S’ka askush ta shikojë vëngër,
T’gjitha zemrat i bashkon.

Kur merr fjalën shqipja jonë,


Ke dëshirë që ta dëgjosh,
T’gjitha ndjenjat n’trup të shkojnë
Gjë të keqe kurrë s’do t’pësosh.

Këndo shqipe këngën tonë,


Mbushna zemrat me hare,
Se në shpirt të kem gjithmonë,
Jehon këndshëm në këtë dhe.

16.02.1997

Mashtrimi

Me vete kish marrë


Familjen që sot,
Ky zotëri ish nisur
N’perëndim në botë.
4
Ishte vetë i shtati,
Fëmijët kish pesë,
Me gruan i ngrati,
Jetonte n’përdhesë.

S’kishte çka të hante,


As veshë nuk kishte,
E nga t’ia mbante
As vetë s’e dinte.

E përcolli fati,
E shtyri n’dhe tjetër
Harxhoi krejt ç’pati,
Mbet i njejtë, i vjetër

14.02.1997

Kthimi në atdhe

Pas shumë vitesh ishte kthyer,


Në shtëpi, në vend të vet,
N’dhe të huaj kish’ shërbyer
Kishte hjekur shumë gazep.

Hapi i parë kur shkeli tokën


U shoqërua me lot e vaj
U gjunjëzua dhe puthi tokën
Për t’lehtuar t’madhin faj.

Pika-pika lotë i binin,


Lagnin tokën e gjyshit t’vet
Dhe ngadalë në tokë u shkrinin,
Bashkë me mallin që kish mbetë

Edhe njerëzit kur e panë


T’gjithë në grykë ata e morën,
U afruan te ai pranë
T’ja shtrëngojnë, t’ja marrin dorën

Me të gjithë u fal i shkreti,


Duke qarë me sy t’përlotur,
Duke pyetur këtu e ngjeti,
Pa u ndalur, pa u lodhur.
5
I bëhej t’shkretit zemra mal,
Për punë t’mira kur dëgjonte,
Askujt nuk i thoshte ndal,
T’gjithë me rend n’sy i shikonte.

Me të gjithë kur u fal,


I erdh rendi që t’ia niste,
Dhe secili tash u ndal
Ta dëgjonte ç’do të fliste.

Rofshi vëllezër kosovarë


Zoti juve ju bekoi,
Se nderuat fis e farë
Nga ju Kosovën kush s’ lëshoi.

Dhe i juaji është nderimi


Besnikëria, krenaria,
Puna e ndershme, vetëmohimi
Atdheu dhe dashuria.

O njerëz t’mi u bëj thirrje,


Kurrë t’mos niseni në kurbet,
Atje s’ka kush ndjenjë miqësie,
Bëheni rob i t’huajit shtet.

Tërë e keqja dhe zemrimi


Do të zbrazen pa kufi,
Do t’ju kapë juve pikëllimi
Qofshi plak apo i ri.

Mallëngjimi do t’ju vrasë


Smundje t’keqe do t’ju shti,
Edhe zemrën do t’ju plasë
Ngadalë shpirtin do t’jua gërryjë.

14.02.1998

Pyetje pë gjyshin

Pyeti fëmija
Gjyshin e vet:
Pse o gjysh Kosova
Gjithnjë është n’gazep?
6

-Pse ka qenë pa krah,


Pa babë e pa nënë,
Gjithkush i ka grah
N’errësirë e kanë lënë.

13.12.1997

Dëshira e një të riu

Fluturoi zogu lehtë në qiell,


Në dritën e ndritshme plot me diell,
Lehtas fluturoi ai në hapësirë,
Ti e shikoje, e shikoje mirë.

E shikoje zogun duke menduar,


Thoshe: t’isha si ai për të fluturuar,
Dëshironje të dilnje nga ai burg i zi,
Të shëtisnje n’Kosovë sikur djalë i ri.

23.05.1997

Shkollat tona

Shtëpia-shkollë
Shkolla-shtëpi!
Tre nxënës në një metër,
Në një metër tre
A ka vend për libra,
Dhe për fletore?!

Fletoret i mbështesin n’shpinë,


Edhe shkruajnë,
Asnjë minutë s’rrijnë,
Për dije vuajnë….1)

______
1)Pushteti serb i kishte mbyllur
shkollat shqipe në Kosovë për
shkak të mospranimit te planeve
mesimore nga Beogradi
7
17.03.1998

Druvari shkatërrues

Pa mëshirë e preu druvari një dru,


Dhe në vend të tij vendosi një hu,
Huri u tha, u kalb e u prish,
U prish dhe një hije, se s’kishe ku të rrish.
Pas hijes që bëri u prish edhe dheu,
Uji dhe shiu e gërryjti dhe e breu,
Ç’bëre or druvar, fare nuk mendove
Prishe vendin tënd, natyrën gjymtove.

18.06.1997

Një zog sot më pak

Vrapojnë gjymtyrët pas jetës


Trupin bartin, trupin,
Se ku e drejtojë
E çojnë diku e çojnë.

Metropolet gjigante përshkohen


Arteriet e jetës kërkohen
Shpirti të qetësohet,
Vuajtja të pakësohet.

Trupi i vogël u lodh,


Gjaku dhe shpirti u drodh
Vetës i lypi qetësi,
Dhe …ra me shpejtësi.

S’ka kush ta qajë,


S’ka kush ta vajtojë,
S’ka kush ta marrë
Kush ta atdhesojë.

Mallkuar qofsh o jetë,


Njerëzit s’i lë të qetë
I çon poshtë e përpjetë,
Kështu do ti vetë.

Lulja pa çelur vyshket,


Rrezja e diellit fiket,
Një zog sot më pak,
8
Më pak një bajrak….1)

1) Një djalë i ri shqiptar 12-vjeçar i vdekur tragjikisht


ne Selanik te Greqisë më 1997

23.10.1997

Përpjekja e plakut

Erë e ashpër frynë,


E ftohtë akull, akull
Ngrin tokën, vendin,
Ngrin trupin, gjakun.

Fytyrën i thanë, fytyren,


Të gjorit njeri plak,
Sa shumë i shton mynxyrën,
E vran pak nga pak.

S’ka se ku të mbrohet,
Ndihmë kush s’i jep,
N’këmbë s’mund mirë të çohet,
Ditë e zezë e pret.

16.03.1998

Rrofsh, o çun

Bëhu çun,
Ti fatlum,
Kudo, gjthkund,
Rrofsh o çun!

Zemra jote,
Le të gëzojë
Nëpër mote
Le t’këndojë.

Ti je yll,
Dritë shqiptare,
Je zymbyl,
Shpresë atdhetare.
9

Si në fshat,
Në qytet,
Do t’jetosh,
Për shumë vjet.

Rrofsh o çun,
Çun shqiptar,
Gojëmbëli
Atdhetar!

06.03.1998

Dua t’bëhem unë bari

Më thot babi pa ndërprerë


Duhet t’bëhesh inxhinier,
Por mamaja dësh’ron
Që t’shëroj atë që hjek.

Vjen xhaxhai më pushton,


Mu te veshi më këndon:
-Do t’bëhesh këngëtar,
Muzikant dhe valltar.

Këto fjalë mua s’më tërheqin


Ato fort ma vrasin veshin,
S’dua t’bëhem unë këngëtar,
As mjek, as valltar!

Tjetër gjë m’ka hy në gjak,


Për diç tjetër kam merak:
Dua t’bëhem unë bari,
Që të shkoj me dhen e dhi.

Të dal nëpër fusha, male


Nëpër brigje, kroje zalle,
Ujë të freskët unë të pi,
Bukë me djath të ha nën bli.

Me qengja dua që të luaj,


T’i ledhatoj e t’i dua,
T’shoh kecat kur t’kërcejnë,
1
Pastaj ndjenjat t‘mi rrëmbejnë.

O njerëz duhet t’më kuptoni,


A bën qejfin t’ma largoni?
Për bagëti duhet t’mendojmë
Sa më shumë ato t’i shtojmë.

Dua t’bëhem unë bari,


Që të shkoj me dhen e dhi
Nëpër gërxhe e në vrri,
Shpirti im të ketë qetësi.

13.02.1998

Aty mbet

Shkoi vajza në qytet,


Për pak shkoi, aty mbet.
-Qyteti tha –i madh qenka,
Dhe aty gjithçka u gjetka.
Shkuan njerëzit ta kthejnë n’fshat
-Jo-tha-s’kthehen unë n’atë shpat!
Syri asaj iu mbush,
Në qytet u bë zonjushë.
Filloi punën n’bar-bufe,
I doli zëri si rrufe.
“Të lumtë” na pë këtë çikë
Që s’ka brenga e s’ka frikë!

10.05.1997

Do t’harrohesh

Ngritet gota
Thithet tymi
Mblidhen djemtë në një shtëpi
Dhe tryezat
Me gjithë bezat,
Rrijnë me vajza mu përbri.
Dhe muzika
Harmonika
Veshtë t’i qesin nga kjo zhurmë
E teknika,
Akustika,
Bëjnë ato të veten punë.
1
Del këngëtarja,
Liberalja,
Mikrofonin n’dorë e mban,
Dhe si lala,
Sytë e djemve i përlan.
Fillon kënga,
Dhe vallëzimi,
Dhe ashtu si gjithnjë,
Para ajo mbledh në gji.
Pastaj qeshet,
E buzëqeshet,
E ngrit zërin dhe më tepër,
Luan e dridhet sikur teli!
Dridhu vashë sa t’jeshë e re,
Se pleqëria,
T’kap dhe ty,
Koha ikën
Dhe largohet,
Vashë e re,
Do t’harrohesh!

18.05.1997

Mos t’mbyllet rinia

Pyes ajrin e pastër,


Plot me oksigjen:
-Pse ti rri pak anëve,
E nuk hyn n’çdo vend?

-Le t’hapen dritaret,


M’tha ai që e pyeta,
Në t’errëta lokale
Mos t’mbyllet rinia.

22.03.1997

Udhëtari në shi

Zuri shiu një udhëtar,


N’mes të rrugës e kish ngjeshur,
Filloi trupin për t’ia larë,
Bashkë me rroba që kish veshur.
1

Dalë kish’ ai pa ombrellë


S’kish’ menduar për këtë gjë,
Tani marrë kish’ mësim të thellë,
Për të ardhmen si t’ia bëjë.

03.06.1997

Bariu

Punë të mbarë e pa përtesë,


Bën bariu,
Shikon kafshët me kujdes,
Si njeriu.

Gjithë këto shpirtëra, këto bagëti,


I ushqen,
N’mal e n’kodër e në vërri
Në çdo vend.

Rrofsh bari, hëngsh e pifsh,


U gëzofsh,
Se pa ty s’ka qumësht e mish,
U trashëgofsh!

23.06.1997

Takim bisede

Ne u mblodhëm përsëri
Për t’u parë e biseduar,
Dikur ishim djem të rinj,
Sot n’moshë t’mesme, të moshuar.

Njëzet vjet kishin kaluar,


Me njëri-tjetrin pa u parë
Dikush ne na kish harruar,
Sepse shumë kohë ishim ndarë

Dhe ish mësuesit ne i ftuam,


Si dikur kur ishim bashkë,
Dhe atyre u treguam,
Për çdo gjë pak nga pak.
1

Shok më shok bisedonim,


Bisedonim me gëzim,
Njëri-tjetrit i tregonim,
Pë çdo gjë me përmallim.

Më në shkollë nxënës s’ishim,


Gati të gjithë të martuar,
Disa dhe fëmijë kishim
Kështu jeta kish vazhduar.

25.06.1996

Me dy fjalë

Vëlla m’ke dalë


Se me dy fjalë
Vesh jem’ marrë.

Mu largove,
Se me njëqind fjalë
Punë s’mbarove.

28.09.1997

Linde ti

Linde ti,
Për t’na dhënë dritë
Plagët për t’na i shëruar,
Shpirtin për t’na gëzuar
Linde ti,
Për t’shtrenjtën liri,
Për demokraci.

13.12.1997

Mbet i vetëm

Gojës aspak kapak s’i vuri,


Fliste dhe fliste pa pushim
1
Ishte i mjerë dhe pa të afërrm
S’kishte farë as fis.

Ne e deshëm dhe i vumë dorën


E ndihmuam shpesh,
Edhe vuajtjet ia hoqëm
Ai s’mirrte vesh.

Pesë herë ndrroi shtëpi,


Njëherë dhe vatan,
Në fund mbet si kalli,
Pa askënd pranë.

Dolën fshati i ndërtuan,


Një t’vogël kasolle,
Dhe pak plaçkë n’të i lëshuan
Atë e çuan përdore.

Tri herë ishte martuar,


Nuk kishte fëmijë
Gjithnjë shkonte i parruar,
Bëhej shokë me t’rinj.

Në fund mbeti fill i vetëm


Gruaja e la,
Edhe ëndrrat iu tretën
Dhe më nuk i pa.

Dhe njerëzia u shtrënguan


Nga kasollja e hoqi,
N’shtëpi t’pleqëve e dërguan
Me shumë pleq e poqi.

13.03.1996

Lotët e nënës

O bij të mi, o atdhetarë,


O fisi im, o e jona farë!
Pritni pak, o ju punëmbarë
Se borxhin akoma nuk e keni larë,
Mos më lini t’mjerën mua duke qarë.

Ku ia keni mësyer, varg sikur lumë


Tash kur Kosovës i duheni më shumë?
Pse o shqipe, kështu po mashtroheni,
1
Dine fare mire se ju po gaboni,
Qysh truallin e juaj keshtu ju e lëshoni!

A keni hiç ndjenja, a keni traditë


Trupin dhe shtatin ku e keni rritë?
Çfarë ju mësoi e ëma, çfarë ju mësoi i ati,
E lëni Kosovën dhe niseni vetë i shtati
Dhe a mendoni se atdheu jonë e pati?

Duro shqipe, duro në Kosovë


Vuaj dhe vuaj, vuaj n’vendin tonë!
Për ne shpejt do t’vie liria,
Liria, drejtësia edhe mirësia,
Largohet, largohet njerëzia nga krimi
Do të shkojë pa tjetër nga përparimi.

11.03.1998

Aty është ardhmëria

Mbolle lule në saksi,


Zonjë pësëri,
Por djalin harrove ti,
Ta shikosh tani.

Kot me lule ti lavdërohesh,


E nderuara zonjë,
Ke me se ti të tregohesh
Zonjë e jonë.

Mbi të gjitha është fëmija,


Zonjë e re
Aty është ardhmëria
Dhe për ne.

07.05.1997

Pa karrierë

Dalëngadalë,
Përditë,
1
Zonjë e vogël
Shpejt u rrit.

Dhe kur lindi,


T’gjithë u gëzuan
Prindërit e saj
I përgëzuan.

Filloi n’shkollë
Si gjithë shoqet,
Sikur mollë
N’t’gjitha motet.

Zonjë e vogël
Lëshoi shtatin
Dhe ëndërronte
T’kërkojë fatin.

Kështu pra,
Hyri n’kulturë,
Shkoi e ra,
N’aventurë.

S’mori shkollë,
S’mori zanat
Për gjithë jetën
Mbet sakat.

U bë lodër
Për të tjerë
S’kishte motër
Kjo e mjerë.

Mbet askund,
Pa shtëpi
Babë e nënë
S’i kish tani.

Zonjë e vogël
Tash plakë,
S’i mbet bukë
As për darkë.

Mbet e gjorë,
Dhe e mjerë,
Zonjë, zonjë
Pa karrierë.

30.03.1996
1

Ndihmesa

Kur të pashë të pikëlluar


Disi u hutova,
Një çast mbeta i vonuar
Dhe nuk të ndihmova.

Në rrezik ndihmohet njeriu,


Kur ka shumë nevojë,
Ndihma nuk vjen vetvetiu,
Kur dikush ta dojë.

12.12.1997

Konflikti

S’desha të bie në konlikt me ty,


Një-se je imi,
Dy-se të kishte kapluar verbimi.

Por konflikti erdhi,


Erdhi papritmas si një mollë sherri
Vetë flakën e kalle,
Flakën vetë s’e ndale,
Ishe shumë i bindur se s’ishe n’gabim,
Dëshiroje vetveten ta ngrije n’amshim.

Fjalët s’i pate aspak ti esull,


Gjykimet e tua mbetën në ajër pezull
Pa mbështetje fare
Me plot vrerë e vaje.
E pe vetë në fund,
Se s’ishe askund,
E madhe t’kaploi një çudi e fortë:
Paskam pasur ide deri tash të kotë!
1
12.03.1998

Vaji e jeta

Jeta fare s’duket,


Shpejt ajo vrapon,
Para këmbëve zhduket,
Dhe çdo gjë rrënon.

Vrapo, jetë vrapo,


Neve pas na ke,
Sa shumë na mashtron,
E hidhur dhe e ëmbël je.

07.03.1998

Amshim e dashuri

Tokë e zeza ti,


Shumë zemra i shkrumove,
Sa frymë në thellësi,
Në gjirin tënd i qetësove!

U dhe vetë dashuri,


U dhe amshueshmëri!

11.003.1998

Fjala

Fjalën ma vodhe
-Hallall të qoftë!
Fjalën ma ngjite,
-Goja t’u shoftë!

19.03.1998
1

Pa kulturë

Një fjalë të ligë ti e fole,


U nxitove pa nevojë,
Me atë fjalë asgjë s’fitove,
Veç të morën nëpër gojë.

Ule vlerën që e pate


U tregove pa kulturë
Fjalët e folura nuk i mate,
Ti nuk fole sikur burrë.

20.03.1998

Më kapi vetmia

Më goditi era,
Fytyra m’u tha
Pastaj u largua
Dhe mua më la.

Bashkë me erën shkuan,


Mendimet e mia,
Ëndërrat fluturuan,
Më kapi vetmia.

19.03.1998

Fol pak

Fol pak e shumë puno,


Pas së mirës gjithë vrapo!

Jetën bëne t’lumtur ti,


Duarkryq kurrë mos rri.
2
Fjalët e tepërta të drobisin,
Zotësinë nuk ta rrisin.

Punën duaje sa më shumë


Që të jeshë pak fatlum.

Fol pak, shumë puno,


Pas së mirës gjithë vrapo!

27.12.1998

Mos

Mos prek ku kërset,


Se për sherr,
Gjen rrëmet.

Kurrë vullnetin mos e humb,


Sepse jeta,
Do të dridh e do të shkund.

Mos lakmo gjënë e huaj,


Rri me nder dhe,
Këmbët luaj.

Sytë lakmia t’i verbon


Ta ul nderin,
Të shkatrron.

Shqipja nderin t’lartë e ka,


Në jetë t’jetëve,
Si ky nder gjëkundi s’ka.

28.12.1997

Mos lyp

Mos lyp pasuri,


As famë,
Ofiqe, grada e madhëri,
Lyp jetë të qetë,
Shendet dhe harmoni.
2
Mos lyp lavdi,
As krenari,
Veç një fjalë të ëmbël:
Liri dhe barazi.

Mos lyp
Atë që s’e fiton,
Me djersë që s’e mbulon,
Atë që nuk t’takon.

Mos lyp,
Begati e stoli,
Lyp vetem gëzim,
Lyp lumturi!

17.05.1997

Fjala-armë

Fjala xixa lëshon,


Në mendim buron,
Mendimi-ide
Ideja –e re.
Njerëzit e përbijnë
Dhe në tru e shtijnë.

Ideja kur piqet,


Njeriu për të digjet,
Shpirtërat i bashkon,
Si valë deti i çon.

Kur shtohen si valë,


Bërtasin me fjalë
Idetë bëhen armë
Fjalët-muranë.

22.03.1998

Përshëndetje

Pëshëndes,
Të voglin çun,
Që filluar ka
Të thot unë!
2

Pëshëndes,
Një vogëlushe
Që i ka
Faqet e kuqe.

Pëshëndes
Një të mjerë
Që vetë jeton,
Dimër-verë.

Përshëndes
Një t’urtë plak,
Që çdo kujt
I bën konak

Pëshëndes
Një nënë t’re,
Që ka mbetur,
Me fëmijë e ve.

Përshëndes,
Unë një burrë
Që rënkon
Me trup të smurë.

27.05.1997

Përgjegjësia

Për voglushin në shtëpi,


Kush nga ne ka përgjegjësi?

Kush ka detyrë për ta rritur,


Për ta larë e për ta ngritur?

Kush të mirat t’ia tregojë,


Kush nga t’këqijat ta largojë?

Kush punën t’ia fus n’gjak


Kush ta mësojë pak nga pak?

29.05.1997

Çka ka njeriu
2

A ka njeriu besë,
A ka njeriu shpresë
Apo ndoshta vetëm
Harresë?

A ka njeriu bojë,
A ka njeriu lojë
Apo ndoshta vetëm
Plojë?

A ka njeriu gjak,
A ka njeriu hak
Apo ndoshta vetëm
Shkak?

A ka njeriu fytyrë,
A ka njeriu detyrë
Apo ndoshta vetëm
Mynxyrë?

A ka njeriu miq,
A ka njeriu diç
Apo ndoshta vetëm
Armiq?

A ka njeriu punë,
A ka njeriu gunë
Apo ndoshta vetëm
Dhunë?

20.05.1997

I vetëquajturi

Dhëmbët i kërcet,
Ngritet e bërtet:
Unë jam patriot
Si dje, si sot.
Duhet të lufojmë
Kosovën ta çlirojmë!

Pas dy javësh hyp në tren,


Dhe askush nuk e gjen!
2
Dhe një tjetër kështu thot:
O popull, o zot,
Pak, pak po punoni,
Kosovës asgjë s’po i çoni!
Pse nuk jeni atdhetarë,
Trima t’fortë e shqiptarë?

Pas dy javësh me fshehtësi,


Hyp n’anije, n’udhëtim t’ri!

S’jam si ta, i treti thot,


Dhe nuk flas asnjëherë kot,
Për Kosovë e shqiptari,
Pa tjetër të ketë liri!
Jepni, jepni, n’doni jetë,
Paratë çojnë ujin përpjetë!

Pas dy javësh n’avion,


Kush s’e di, kujt si tregon!

Patriot është fshatari,


Punëtori dhe qytetari,
Bujku n’arë dhe çobani,
Ai që n’Kosovë rri,
Dhe ha bukë me djem të ri
E që zemra i pikon,
Edhe syri i loton
Për të dashurën Kosovë
Për truallin arbëror.

16.03.1998

Shitësi i vogël

Nuk e di se ç’fis e farë ke ti,


Të shoh të vogël e të mjerë si njeri,
Mbi të gjitha ti qëllove sot fëmijë,
Nesër kur të rritesh me ty diku do të rrij.

Dy gjuhët sa bukur e qartë ti i flet,


Zë të ëmbël nga goja e shpirti ti qet,
S’ke shoqëri, shokë ti ke çdo njeri,
Më së shumëti atë që blen diçka te ti.

Po çfarë or i dashur ofron për të blerë?


Çamçakëza të thjeshtë të lirë e pa vlerë,
2
Tërë ditën e bardhë, n’kembë n’stacion
Pa më thuaj vocrrak sa para fiton?

12.04.1997

Pyes veten

S’më vie çudi asnjë grimë për ty


E di se për çdo gjë ke lakmi,
Flet për vete me mburrje e krenari,
Dhe e mban veten sikur mbinjeri.

Për disa të tjerë më vjen shumë çudi


Që rrijnë afër teje e flasin me ty,
Që janë të arsyeshëm, të urtë e bujar,
Flasin pa ndjenja, s’mendojnë si shqiptarë.

Pyes veten pse?- pse njëmijë herë,


Pse s’lartgohen teje gjithë këta t’mjerë,
Pse nuk t’thonë troç: Dost, e ke gabim!
Për interes tëndin, s’shkelet populli im.

Pyes veten pse, pse njënijë herë,


Pse këta s’largohen, nga njeri pavlerë?

02.03.1998

Unë kosovari

Dhe unë, kosovari,


I ngarkuar me barrën e robërisë,
E pashë shqiptarin e Shqipërisë
Duke shtënë e djegur shtëpi.

Unë kosovari,
Mbyllur në oazën e robërisë,
Pashë dhe dëgjova shqiptarin
Që digjte vetë Shqipërinë.

Unë, kosovari,
Dikur më krenar se sot,
Me zhgënjim vetes i thash:
Deri tash besuar paskam kot!
2

Unë, kosovari,
Le e rritur në robëri,
Zemren e mendjen e kisha
Te Mëma Shqipëri..

Unë, kosovari,
Nga trolli dardan,
Vetëvetes s’i besova:
Shqiptarër pse u vranë?

24.09.1997

Qëllova aty

Qëllova aty,
Ku dera përplaset
Dhe murin e dridh,
Aty ku njerëzit kanë plagë e dhembje
Dhe nuk kanë qetësi.

Qëllova aty,
Në paradhomën e ngushtë,
Afër korridorit të gjatë,
Ku dy qytetërime veprojnë,
Veshur me të kaltër e të bardhe.

Qëllova aty,
Në paradhomën e ngushtë,
Mes zërash të shumtë,
Të njerëzve të mjerë
Në atë paradhomë të mbyllur me derë
Një njeri si patron çelësat i vërtit,
Hap dhe mbyll derën dhe krenar shetit.

Qëllova aty,
Ku njerëzit gjëmojnë dhe rënkojnë
Nga dhembjet e mëdha djersët u pikojnë,
Shtrirë në dysheme e në tavolinë,
Presin e presin ndihmën që t’u vijnë.

Qëllova aty,
Ku rreze lëshonte hëna me dekada,
Dhe kështu si e tillë dilte indinjata,
E dera kur perplasej mishin ta dridh,
Fjalët t’i shpërndan e gojën ta lidh.
2

24.09.1997

Një mikut

Vapë e madhe godet,


Në rrugë, mure, çati,
Djersët e ballit t’i qet
Kudo në çdo shtëpi.

Këtë vapë ti e mposhtë


Me t’madhin durim,
Nuk sillesh lartë e poshtë
Ti, o miku im.

Punon, me shokë, punon,


Për popull e atdhe,
Një gur n’kala e lëshon
Ndërton një jetë të re.

22.05.1997

Një zonje në arsim

Mbi çunat e çupat dituritë


Me zell t’madh i shpërndan,
Kudo hedh dije e dritë
Krenare, trime si zanë.

Qofsh vashë bujare, perëndeshë,


Për komb e popull-krenari,
Ti mendje e lartë-hyjneshë,
Punon e mendon për liri.

21.05.1997

U fute në gji

E bukura Violetë…1)
2
Me krah e me fletë
Pse aty ke mbetë
Kush të ka tretë?

Ai vend i shkretë s’ish’ fare për ty,


Ishe e bukur me dy sy të zi,
Me flokë të zeza e me trup të drejtë,
Kur të kam parë, jam habitur krejt.

Kolli dhe kolli frymën ta zinte,


As ratë as ulur nuk mund të rrinje,
Mallkuar qofsh or ti koll i keq,
Humbsh me themel e shkofsh në dreq!

Shkove Violetë pa i mbushur njëzetë,


Të njoha rastësisht dhe me sy t’pashë vetë
Dheu i Kosovës të mori në gji,
Pusho Violetë, pusho ti aty!

1) Vajzë e re, vdekur ne spitalin e Prishtinës


në muajin prill të vitit 1993.

23.05.1996

Pushimi i plakut

Rrezet e nxehta sikur zjarri,


Plakut t’mjerë ia mbyllën sytë,
E vunë n’gjumë si nëna djalin,
Mbi një gur vendosur kryet.

N’rrugë ish’ pshtetur ky për muri,


Shkopin n’dorë e mbante pranë,
Askush diellin nuk ia zuri,
Fare t’qetë plakun e lanë.

28.06.1996

Ishte Afërditë

Sa dëshirë do të kisha,
2
Që edhe njëherë n’orë
Si dikur, nxënës t’isha,
Ta shoh me shkumës n’dorë.

Ishe’ e re, pa dekorata,


Unë atë idol e pata,
Energjike e plot dritë,
Ishte tamam Afërditë.
Jepte lëndën pikë për pikë
Gjeometri, matematikë,
Hiç pa droje, hiç pa frikë,
Ishte tamam Afërditë.

24.06.1997

Dhembja krenare

Rrotullohesh,
Vërtitesh,
Lëngon.
Shikon orën, minutat,
Me fjalë nuk tregon: sa dhemb,
Sa djeg,
Sa shpon!
Tash dhembja pak pushon,
Ai sillet e mendon:
Ç’bëra vallë deri tash,
Çka mësova e çka mbarova,
Sa kohë kalova e u mashtrova,
Sa fletë shfletova,
Vizatime, figura, diagrame
Dhe përfundimi ironik
Ta gryen zemrën kur thot:
Asgjë, asgjë nuk mësove,
Vjet dyzet kalove,
Si të mbroheshe s’dite,
Nga më i vogli armik,
Nga më e vogla krijesë,
Ti,
Me trup prej vigani,
Me forcë prej titani!

26.10.1997

Perëndimi i barotit
Armë e barot, dje-
Për t’futur veten n’dhe,
Ditë dhe natë fabrikat,
3
Gjëmonin pa ndërprerë.

Armë e barot sot,…1)


I fusim në dhe,
Sa djersë e para kot,
I kemi derdhur ne?

13.04.1997

1) Me rastin e nje vendimi të Fuqive


2) te mëdha për shkatërrimin e armëve kimike

Takimi parë dhe i fundit

Iku e shkoi,
Një ditë një fjalë të mirë ma foli,
Vendit gjithkah i rashë,
Kurrë më s’e pashë!

Kujtimi i tij mbet,


Mbet forca e tij te unë,
Ynë rri, rri, rri,
Fillin s’e gjej askund!

Ec, shko, vepro,


Veç fjalë të mira lësho,
Vepra t’mira mbaro,
Sa je zemërgjerë, trego!
Mos harro!

05.03.1998

Shko atje

Shko atje,
Ku dhembja dëgjohet,
Ku lotët pikojnë
Ku zjarri,
Djeg e përvëlon!

Shko atje,
Ku kënga e vajit buron,
Ku buzët dridhen
3
Fjalët mbesin në gjysmë,
E plaga qet gjak!

Shko atje,
Pak dhembje mirr dhe ti,
Edhe pak lotë,
Vetveten ti digje,
Kurrë ose sot.
Shko atje,
Këngën e vajit këndoje,
Bashkohu me shokë
Një grimcë të dhembjes zvogëloju
Se edhe ti
Shpirt dhe zemër ke,
Qenie e këtij populli je!

Shko atje,
Mirr një pikë gjak,
Me tëndin bëne bashkë
Se popullit e atdheut,
I ke borxh e hak!

24.09.1997

Mbet i vogli pa shpresë

Dy petrita, djem të rinj,


Rritë në skamje, rritë në zi,
Rritë pa ngrënë e rritë pa pirë
Me një nënë në shtëpi

Rriten djemtë, i rritë nëna,


Me kujdesin sikur zana,
Zemra e saj është plot me gëzim,
Gjen te ta t’vetmin ngushllim.

Rriten djemtë për martesë


Gëzohet nëna se do t’i presë
Dëshiron të pushojë,
Dhe me nipa të gëzojë.

Por një ditë fati goditi,


T’madhin djalë në tokë e qiti
Me t’zezën tokë e martoi,
Pëgjithmonë e pushoi.

Nënëshkreta shumë u prek,


Shpirti i saj iu mek,
3
Pas djalit të saj të ri,
Shkoi vetë t’i bëjë shoqëri.

Mbet i vogli pa shpresë,


Fill i vetëm në kujtesë,
Vëllai, nëna atë e la,
Gojë e ëmbël iu tha.

16.07.1998

Pikëllimi i zemrës

Shumë nga Vlora dolën


Pa solemnitet,
Gjë me vete s’morën
U nisën për kurbet.

Nga toka ranë n’det,


Me anijen plot,
Lëshuan t’vetin shtet,
Lëshuan t’vetin port.

Nga perëndimi shikimin,


T’gjithë ata e kishin,
Në zemrën pikëllimin
Se vendin e linin.

Të detit perëndi,
Dikush e hidhëroi,
Solli një stuhi,
Anijen e prapëtoi!

Me dhjetëra e dhjetëra
Në det u fundosën,
Lulet më të bukura,
Jetën kështu e sosën.

28.10.1997

Veprimi pa dobi

Dalë në rrugë cung i vrazhdë


3
Zënë tokën ku këmbë e njeriut shkel,
Dhe pa turp vjedh nga një fije kashtë,
E kë t’mundet ngapak e vjel!

Luron si bishë me zërin e ngjizur,


Në vendin publik, ku kalojnë frymorë,
I tremb vocrrakët që fare s’kuptojnë,
Thua se ka prekur zotin me dorë!

Pa fije turpi, me kokë kryeneqe,


I nxitur nga ulurues të rënë pushteti,
Pa farë logjike sillet si në teqe,
Kërkon që fusha të bëhet si deti!

Dhe kur në kulm arrin acarimi,


Vala e ajrit gjëmon me fishkëllimë,
Shkulet cung nga udha dhe fillon gjëmimi,
Me vaje e lotë e me ulurimë.

Pse o i dashur s’mbete n’rrugë që t’kalbesh,


Vetë u largove nga i yti dhe,
Me neje më askënd s’mund ta kapësh
Dhe s’do ta hidhëroje asnjë lule t’re.

24.09.1997

Pak hapësirë

Mos ia zë frymën,
Le të jetë i lirë,
Në këtë hapsirë!

Mos i dil para,


Në rrugë të ecën vet,
I lirë e i qetë!

Mos i trazo jetën,


Është shumë mëkat,
T’ia kesh inat!

Mos i prej mendimin,


Të drejtën e ka,
Vetë të thot se çka!

Mos e shiko shtrembët,


3
Kjo qenie si ti,
Ka dhe kjo dy sy!

Mos ia lëndo shpirtin,


Mendo shpirtin tënd,
Mos trazo askënd!

Mos ia strembëro fjalët,


Se fjala del në shesh,
Gjithkush e merr vesh!

Mos ia lëndo trupin,


Se ai merr gjurmë
Dhe nuk do torturë.

Mos ia fyej emrin,


Emri i tij fsheh,
Diçka që ti s’sheh!

25.09.1997

Vaji i nënës

Po qante një nënë e mjerë,


Me lot e me zë të hollë,
Se biri i saj i vetëm
Prej saj kish hjek dorë.

E mjera qante n’shtëpi,


Askush s’e dëgjonte,
Edhepse e përvëluar,
Djalin s’e mallkonte.

Në heshtje lotë i binin,


Aty te pragu i shtëpisë,
S’kishte me kë të fliste,
E vriste malli i vetmisë.

Nuk qante për veten e saj,


Qante për t’birin që i iku,
Do t’gjejë kulm, strehë a stallë?
A do t’jetë larg rrezikut?

Kur ky ish’ dhjetë vjet,


Babai e kish’ lënë
Por e ëma pastë lavdi,
Tërë ndihmën i kish dhënë.
3
Tash kur ishte rritur,
Bërë njëzet vjet,
Askush s’kishte pritur,
Ta lërë nënën e vet.

Te dera nëna qante,


Rrethin e mallkonte,
Se i hoqi djalin
Që aq shumë e donte.

28.02.1998

Fjalimi pa lavdi

Gati m’i turbulloi mendtë,


Një llafazan, ish president!

S’donte të fliste në parlament,


Një llafazan, ish president!

Kishte marrë me vete disa klientë


Një llafazan, ish president!

Kishte dalë në rrugë në një vend,


Një llafazan, ish president!

I kishte mbledhur njerëzit, si çobani dhentë


Një llafazan, ish president!

Gati m’i turbulloi mendtë,


Një llafazan, ish president!

27.09.1997

Kënga e Ymer Agës

N’burg këndonte Ymer Aga


Për shokët e vet kish’ mirësi
N’shtëpi e priste nënë plaka
Bashkë me nusen që kish’ ky.

Mirëpo ëndërra këngën preu,


Kur u mbushë nëntë vjet,
3
Ymer Aga kokën ktheu
Nga një bijë që kish’ një mbret.

Lypi leje nga bijë mbreti


Që të kthehet në shtëpi
Kish’ dhënë besën i vërteti,
Pas nëntë vjete t’jetë aty.

Bijë e mbretit i dha leje,


Pa e vetë babën e vet,
Ymer Aga i dha besën
Që të kthehet n’burg të shkretë.

Më pastaj mbreti dëgjoi,


Me zemrim e plot vrerë,
T’bijën e vet e mallkoi
Rreptas kokën për t’i prerë.

Dhe xhelati bëhet gati,


Urdhëresën ta zbatojë,
Bija e mbretit gojën hapi,
Diç xhelatit t’i tregojë.

-Ule shpatën or qyqar,


Se Ymeri vjen k’tu shpejt,
A e di se është shqiptar,
Fjalë e besë i ka të shenjtë.

Dhe me kalë Ymeri erdhi,


Ai u kthy’ në burg të zi,
Shkëlqesia, mbreti derdhi,
Përqafoi këtë djalë të ri.

-E paç fisin të bekuar,


Qofsh shqiptar i vërtetë,
Prap u ktheve i nderuar,
Jetë të çosh n’këtë burg të shkretë.

Edhe mbreti u bë burrë,


Ymer Agën e liroi,
-N’burg i tha-mos hyfsh më kurrë,
Bashkë me shokët n’sh’pi e lëshoi.

21.08.1998

Vajzës së tretur
3

U trete vajzë, u trete,


Ku shkove, ku mbete,
Si vallë s’u gjete,
U trete vajzë, u trete!

Lakmove, vajzë lakmove,


Jetë t’lumtur kërkove,
Pa pyetur ti shkove,
Lakmove vajzë, lakmove!

Shkove vajzë shkove,


Neve na harrove,
Zemrat na i lëndove,
Shkove vajzë, shkove!

U përzjeve vajzë, u përzjeve,


Me mijëra vajza u rrëmbeve,
Si ato ti u nxeve,
U përzjeve vajzë, u përzjeve!

Na lëndove vajzë, na lëndove,


Që ditën që u largove,
Çfarë jete vajzë fillove,
Na lëndove vajzë, na lëndove!

Kthehu vajzë, kthehu,


N’shtëpinë tonë prehu,
Si shoqet e tua mprehu,
Kthehu vajzë, kthehu!

25.02.1998

Cubi jonë

Ti, cub i ditës sonë,


S’je si cubi vjetër,
Krejt ndryshe ti rron,
Flet dhe mendon tjetër.

I humbe t’lashta tipare,


Vyrtytet tona t’mira,
More vese barbare,
Të këqija, të pavyera!

Me krime s’u ngope,


3
Prishe dhe shkatërrove kot,
S’e kuptoje se ty do t’vinte fundi,
Do të kesh dhe ti një mort.

28.09.1997

Fëmijët pëshëndesin

Ju lumtë dora,
Që ndihmuat,
Sa e sa vogëlushë,
I qetësuat,
I ledhatuat,
Patët erz dhe namuz…….1)
Shumë duar t’thata e të njoma,
Ju urojnë e ju nderojnë,
Me gjithë zemër edhe shpirt,
Për ju flasin e tregojnë.
Profetë jeni për ta ju sot,
Jeni burra, patriotë!

1) shumë persona ndihmuan fëmijët


e varfër e jetimë me mjete të ndryshme familjare

Pa mallkim

Qenie e përsosur,
Fare e pa mbrojtur,
Lind si njeri
Pa komb e kombësi,
Më vonë ka për t’kapur,
Gjuhë e dituri,
Pastaj do t’fitojë
Edhe besim t’ri,
Duhet pra ta rritësh,
Në çdo çast ta ngritësh,
Gjithnjë t’i vësh pas,
Me më t’madhin maraz.

Qoftë mallkuar çdo i rritur,


Që mbi foshnje s’ka kujdes
E qoftë jetën duke pritur,
Pak lëmoshë prej njerëzve t’vet.
3
26.05.1998

Liri

E shtrenjta liri,
S’ka më të vlefshme se ti!
Kush të mbylltë në dry,
Mallkuar qoftë përgjithnjë!

E shtrenjta liri,
A jeton pa demokraci?
Pa gëzim e barazi
Pa këngë e poezi?

E shtrenjta liri,
E shenjta liri,
U bekofsh për jetë
Rrofsh e lumtur dhe e qetë!

25.05.1998

Shkollës së shkatërruar

Mijëra djersë rrodhën


Kur ty të ngritën
Asnjë djersë nuk rrodhi,
Kur barbarët t’prishën.

28.08.1998

Dy pika lotë

Babai i vdiq:
Zemra e tij-gur.
Nëna i shkoi:
Syri nuk i luan.
Përcolli edhe vëllain,
Zemra e tij-granit.
Për popull e atdhe:
Dy pika lotë i lëshoi.

28.08.1998
4

Lufta pa plumba

Sot një trim ishte ngritur,


Midis burrave kishte dalë,
S’kishte kohë më për të pritur,
Donte luftë t’bënte me fjalë.

Dhe ky trimi s’kishte shpatë,


S’kishte hutë e s’kishte qark,
Në dorë mbante veç një kartë
Që të mbronte t’vetin prag.

Plumbat e tij ishin fjalët,


Mitralozët-fjalitë,
Dhe tryeza i pat malet
Kështu i mbronte ky shtëpitë.

27.08.1998

Sundo veten

Sundo veten në këtë jetë,


Sundimi yt është më i lehtë.

Mos prit tjerët që t’sundojnë,


Sepse shpirtin ta lëndojnë.

Edhe gëzimit bëni masë,


Gëzimi i tepërt mendtë t’i zbrazë.

Por zemrimi pa shumë shkak,


Ta humb rrugën në sokak.

Shumë i keq është pasioni,


Më i keq se infeksioni.

Kush i bën vetes lavdi,


E mbush veten me kori.

Sundo veten në këtë jetë


Sundimi yt është më i lehtë.

01.06.1997
4
Mos i jep

Mos i jep, mos i jep,


Mos i fut gjë në xhep,
Ashtu-kështu ai të rjep,
Hej, gazep!

Mos i fol, mos i fol,


Me të mos luaj asnjë rol,
Mos i beso asnjë fjalë
Kosovar!

Jetën, jetën mos i zgjat,


Punë me të mos lidh, mos kap
Me të mos shko asnjë hap,
Hej xhevap!

Mos i qesh, mos i qesh,


As në rrugë, as në shesh,
Vetë le ta marri vesh,
Ky përshesh!

Bëhu mësues, bëhu mësues,


I popullit birdëgjues,
Udhëtregues,
Hej veprues.

Le ta dinë, le ta dinë,
Se këtu s’e ka shtëpinë
Erdhi si okupues,
Është pushtues.

27.03.1998.

Ofshamë e heshtur

Mars,
Në det u përplassh,
Pse na more këtë grimë liri,
Pse na more këtë autonomi?

Java e fundit ty tu hjektë,


Paç ditë veç njëzetë,
Hiç më shumë ti mos paç,
Ditët tjera shkret i lash!
4

Këto dy ditë qofshin mallkuar,


Zemrat tona i kanë lënduar,
Si e para, njëzetetreta,
Si e dyta, njëzeteteta!

Por këto data t’shkreta t’thata,


Populli jonë nuk i pranon,
Ne vend të tyre Deklarata
Zemrat tona i gëzon.

02.04.1998

Metamorfozë

Dje këndonte, sot qan,


Dje lëvdonte, sot shanë,
Dje për të bënte be,
Sot të njejtin e shtje n’dhe!

Çfarë ndryshimi kaq i madh,


Dje kodër, sot livadh,
Pikë e dozë
Metamorfozë!

E pra tash më mirë hesht,


Hapi sytë e futu n’rresht,
Vështirë punët i merr vesh,
Qaj e qesh!

21.05.1997

Me ty o shqipe

Me ty o shqipe jeta lulëzoi,


Dheu buzëqeshi,
Me ty o shqipe kënga jehoi,
Zemrat i ndezi.

Me ty o shqipe flamuri jonë,


Lartë valoi,
Me ty o shqipe e malit tonë,
Kënga gufoi.

Zërin o shqipe fort e përhape,


Me këngë e fjalë,
4
Pas besës e fjalës ti mirë u kape,
Shqipe e mbarë.

26.08.1998

Burrave shqiptarë

Toka jonë gjithkund lindi,


Burra t’fortë e kreshnik,
T’gjithë petrita e gojëmbël
Sypatrembur e fisnikë.

Gjithë këta burra që u lindën


Që luftuan për atdhe,
Vendin tonë t’gjithë e ndritën,
Shembull t’mirë na dhan ne.

Gjithësecili la një gjurmë,


Një pikë gjaku i la tokës,
Gjithë punonin kush më shumë,
N’vend t’i çonin fjaltë e lokes.

Gjurma juaj që na mbeti,


Për këtë popull e atdhe,
Bashkë me gjakun kot nuk treti,
Është kujtim për jetë të re.

Dhe shqiptari me plot zemër,


Me gëzim veprat ua kujton,
Sepse popullin e bënë me emër,
Veprat e mira s’i harron.

04.03.1998

Kataklizma

Kataklizmë,
Kjamet,
Errësirë
O miq,
O dashamirë,
S’dihet kush gjuan e kush qet,
Kush bërtet,
4
Të gjithë të armatosur,
Mburravecë e të rreckosur,
Shtijnë me armë, shtijnë,
Populli i vrarë dhe i plagosur,
O miq,
Dhembje e pasosur,
O miq,
Jetë e nxirë e sosur!

18.03.1998

Valon në qiellin shqiptar

Puhizë e lehtë pranverore


Përkëdhel flamurin tonë,
Lëkundet shkaba dykrenore,
Simboli e krenaria jonë.

I mbrojtur me gjak shqiptari,


Shekuj e shekuj më parë,
Prirë gjithnjë për s’mbari,
Kurdoherë me gjak i larë.

Ky simbol kombësie,
I të urtit popull shqiptar,
S’është veç simbol Shqipërie,
Është ky i popullit mbarë.

19.05.1997

Dallëndyshja

Dallëndyshë, dallëndyshë,
Se si fluturon diçyshë,
Poshtë e lartë si vetëtimë
Pa zhurmë e bubullimë.

Dallëndyshja kur na vjen,


Nis natyra që të zjen,
Çelin lulet, rritet bari,
Nxehet koha, del behari.
4
Dallëndyshja kur na shkon,
Tërë natyra nis e ndrron,
Më dielli s’përvëlon,
Nuk djeg, nuk përcëllon.

13.05.1998

Harabeli

Edhe bari kur të del,


Edhe atëherë kur s’ka mel,
Edhe bora kur të bjer,
Rri me mua harabel!

Të kam shok, o harabel,


Si në dimër, si në verë,
Të dy brengat bashkë i kemi,
Shok e vëlla të dy jemi.

19.03.1998.

Stinë e re

Pranëverë, stinë e re,


Dallëndyshet i bie,
Emër t’bukur ke
Stinë e parë ti m’je.

Çdo gjë ti e zgjon,


Fushat i zbukuron,
Me gëzim me ty gjithkush rron,
Për ty edhe zogu n’mal këndon.

21.03.1998

Vera

Vapë e madhe mbretëron,


Edhe era është e qetë,
Gjithkah dielli rreze lëshon,
Nuk lëvizin as dhe retë.
4

Dita bëhet shumë e gjatë,


Nata vishet me plot yje,
E kap tokën vapë e thatë
Si në fusha, si në pyje.

Nga nxehtësia toka çahet,


Edhe bari thahet n’tokë,
Çdo gjallesë në hije rraset,
Pë t’shpëtuar t’veten kokë.

08.08.1998

Vjeshta

Gjethet nisin të zverdhojnë,


Mbi tokë ajri merr freski,
Disa shpezë vendin e lëshojnë,
Se ku shkojnë, askush s’e di.

Edhe shiu tash pikon,


Pa vetëtimë e bubullimë,
Lehtë pikat n’tokë i lëshon
Pa zhurmë e vërshëllimë.

23.10.1998

Dimri

Stinë e bardhë dhe e qetë,


Bora bie lehtë-lehtë
S’ka më zhurmë, vetëtimë,
As breshër, as bubullimë.

Ngjyrë të bardhë merr natyra,


Fëmijëve t’vegjël u qesh fytyra,
Nganjëherë një erë këndon,
Në çdo derë që këngën çon.

25.12.1998

------------------
H. Fazliu, tel: 044/ 859 327, E-mail: halilfazliu@hotmail.com
4

Përmbajtja

Amshim e dashuri 18 Kosovarit të pafat 2


Aty është ardhmëria 16 Kthimi në atdhe 4
Aty mbet 10 Linde ti 13
Bariu 12 Liri 40
Burrave shqiptarë 44 Lotët e nënës 15
Çka ka njeriu 23 Lufta pa plumba 41
Cubi jonë 39 Mashtrimi 3
Dallëndyshja 46 Mbet i vetëm 14
Dëshira e një të riu 6 Mbet i vogli pa shpresë 32
Dhembja krenare 29 Me dy fjalë 13
Dimri 48 Më kapi vetmia 19
Do t’harrohesh 10 Me ty o shqipe 44
Druvari shkatërrues 6 Metamorfozë 43
Dua t’bëhem unë bari 9 Mos 20
Dy pika lotë 40 Mos i jep 42
Fëmijët pëshëndesin 39 Mos lyp 21
Fjala 19 Mos t’mbyllet rinia 11
Fjala-armë 21 Ndihmesa 17
Fjalimi pa lavdi 36 Një mikut 27
Fol pak 20 Një zog sot më pak 7
Harabeli 46 Një zonje në arsim 28
I vetëquajturi 24 Ofshamë e heshtur 43
Ishte Afërditë 29 Pa karrierë 16
Kataklizma 45 Pa kulturë 19
Kënga e Ymer Agës 36 Pa mallkim 39
Kënga jonë 3 Pak hapësirë 34
Konflikti 17 Perëndimi i barotit 30
4
Përgjegjësia 23 Sundo veten 41
Përpjekja e plakut 8 Takim bisede 12
Përshëndetje 22 Takimi parë dhe i fundit 30
Pikëllimi i zemrës 33 U fute në gji 28
Pushimi i plakut 29 Udhëtari në shi 11
Pyes veten 25 Unë kosovari 26
Pyetje pë gjyshin 5 Vaji e jeta 18
Qëllova aty 26 Vaji i nënës 35
Rrofsh, o çun 8 Vajzës së tretur 38
Shitësi i vogël 25 Valon në qiellin shqiptar 45
Shko atje 30 Veprimi pa dobi 33
Shkollat tona 6 Vera 47
Shkollës së shaktërruar 40 Vjeshta 48
Stinë e re 47
-----

You might also like