You are on page 1of 9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I MANAXHIMIT

Miratoi

Prof. Dr.Dhori Kule


Dekan

Program Mësimor
Lënda: Menaxhimi i Biznesit
Programi i Studimit: Bachelor në Degën Finance

Viti Akademik: 2022 - 2023


Semestri parë

Përgjegjësi i Departamentit
Prof. Asoc. Dr. Etleva Leskaj

Shtator, 2022
PROGRAMI I LËNDËS: Menaxhim Biznesi
Pedagogët e lëndës: Prof. Dr. Andri KOXHAJ
Alsiva BAZAJ
Ngarkesa:7 ETCS, 4 Ore ne jave; 2 (Leksion), 2 (Seminar)
Tipologjia e lëndës: B
Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet: 2022-2023, Sem I
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Programi i studimit: Bachelor në Degën Finance
Kodi i lëndës:
Email pedagogeve: akoxhaj@gmail.com; alsiva.bazaj@hotmail.com

Kodi i Etikës:

Ky kurs do të zhvillohet në përputhje me rregullat e specifikuara në Rregulloren e UT dhe Kodin e


Etikës së Fakultetit të Ekonomisë.
Përgjegjësitë e studentit përfshijnë, por nuk kufizohen në:
· Detyrimin për të njohur punën dhe përpjekjet e të tjerëve kur të dorëzohet një punim personal.
Idetë, të dhënat, zgjidhjet, kuotimet direkte, duhet të referohet qartësisht.
· Detyrimin për të ushtruar integritetin më të lartë kur përgatiteni apo kryeni provimet, përfshirë
detyrimin për të raportuar çdo shkelje të vënë re.

PËRMBLEDHJE DHE REZULTATET E TË NXËNIT:

Lënda “Menaxhim Biznesi” është lëndë, e cila zhvillohet në vitin e parë të të gjitha degëve të
Fakultetit të Ekonomisë. Kjo lëndë u jep studentëve konceptet dhe njohuritë themelore të
menaxhimit, të cilat janë të domosdoshme për çdo student pavarësisht nga specialiteti i tyre.
Programi i lëndës përfshin njohuri të domosdoshme mbi konceptin e menaxhimit dhe rolin e tij në
shoqëri, paraqitjen e sfondit historik të zhvillimit të shkencave menaxheriale, kriteret për
identifikimin e aktiviteteve menaxheriale, shqyrtimin e raportit menaxher – organizatë,
identifikimin dhe sqarimin e funksioneve bazë menaxheriale (planifikim, organizim, udhëheqje &
motivim, kontroll). Një rëndësi e veçantë i kushtohet sqarimit të aspekteve teoriko - praktike të
lidershipit dhe sjelljes menaxheriale, si dhe identifikimit të faktorëve të mjedisit të jashtëm
menaxherial. Të gjitha njohuritë e mësipërme bazohen në arritjet më të fundit bashkëkohore në
fushën e shkencave menaxheriale dhe përvojat shumëvjeçare të studimit të këtyre aspekteve në
realitetin shqiptar
Objektivat kryesore të kursit janë:
· T’i pajisë studentët me njohuritë bazë mbi rolet dhe funksionet e një menaxheri në një organizatë
biznesi.
· Të analizojë në mënyrë të detajuar mjedisin në të cilin operojnë organizatat me qëllim që
vendimet menaxheriale të jenë me një nivel të lartë efektiviteti menaxherial.
· Të orientojë studentët që të dinë të përdorin në mënyrë racionale teknikat ndihmëse në funksion të
përmirësimit të cilësisë së menaxhimit.
· Ta aftësojë studentin që njohuritë e fituara gjatë këtij kursi t’i përdorë në funksion të formimit të
tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në praktikat e biznesit.

KONCEPTET THEMELORE:
1. Menaxhimi dhe roli i tij ne shoqeri
2.Identifikimi i aktiviteteve menaxheriale
3.Raporti Menaxher – Organizate
4. Funksionet menaxheriale (Planifikim, Organizim, Udheheqje dhe Motivim, Kontroll)

TEMAT E LËNDËS

Tema I : Menaxhimi dhe Roli i tij ne Shoqeri.


1.1 Kuptimi, rëndësia dhe domosdoshmëria e menaxhimit.
1.2 Natyra e menaxhimit.
1.3 Hierarkia dhe funksionet menaxheriale
1.4 Si behen njerezit menaxhere.
1.5 Rolet dhe aftësitë e manaxherit
1.6 Ndryshimi Sipermarres – Menaxher
1.7 Efiçensa, efektiviteti dhe produktiviteti
Tema trajton probleme te kuptimit te menaxhimit dhe rolit te menaxherit ne organizate, te niveleve
menaxheriale dhe detyrave qe ka menaxheri ne cdo nivel te drejtimit. Funksionet e planifikimit,
organizimit, udheheqje – motivimit dhe kontrollit sqarohen dhe prezantohen si koncepte
prezantuese te lendes. Menyra sesi njerezit behen menaxhere dhe dinamikat qe i shoqerojne keto
ndryshime si dhe rolet qe kane specialistet dhe menaxheret ne organizate, sqarohen gjithashtu ne
kete teme te pare. Diskutohen konceptet Sipermarres dhe Menaxher, si dhe permbajtja e
efektivitetit, eficiences dhe produktivitetit.

Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap I: Menaxheret dhe menaxhimi
Menaxhimi, Sh Llaci., Kap II: Natyra e Menaxhimit

Tema II : Mjedisi Menaxherial.


2.1 Mjedisi i jashtëm i organizateve të biznesit.
2.2 Evoluimi i rolit të biznesit në shoqëri.
2.3 Përgjegjësitë sociale të biznesit.
2.4 Biznesi dhe roli i tij në zhvillimin e vendit.
2.5 Diapazoni i pergjegjesive sociale
Tema trajton rendesine qe ka mjedisi (ne kuptimin e tij me te gjere) dhe rolin qe luan ai gjate
zhvillimit te aktivitetit te organizatave. Makro faktoret dhe mikro faktoret te cilet ndikojne ne
aktivitetin menaxherial ne cdo organizate trajtohen dhe diskutohen analitikisht. Tema trajton edhe
rolin e biznesit ne shoqeri si edhe menyren sesi ky rol ka ndryshuar dhe evoluar ne kohe. Ne
menyre te vecante trajtohet roli qe ka dhe luan biznesi ne zhvillimin ekonomiko social te vendit
tone. Pergjegjesite sociale si nje problem i rendesishem i koheve tona trajtohen nepermjet rolit qe
luajne komuniteti, konsumatoret, punonjesit dhe aksioneret.
Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap II: Mjedisi menaxherial
Menaxhimi, Sh Llaci., Kap IV: Mjedisi menaxherial & Pergjegjesite sociale

Tema III : Etika dhe Puna Menaxherale.


3.1 Konceptimi i Etikes ne menaxhim.
3.2 Faktoret qe ndikojne ne etiken menaxheriale.
3.3 Puna menaxheriale dhe njohja e saj.
3.4 Krijimi i mjedisit per menaxhimin etik.
3.5 Dilemat etike ne karrieren menaxheriale.
Tema trajton konceptin e etikes ne aspektin menaxherial dhe filozofik. Cfare eshte etike, si lidhet
dhe ndikon morali tek etika, problemet e dilemave etike, faktoret qe ndikojne ne etiken
menaxheriale, etj, jane ceshtjet baze qe diskutohen ne kete teme.

Literatura: Teksti: Menaxhimi, Sh Llaci., Kap V: Etika dhe Menaxhimi

Tema IV: Planifikimi.


4.1 Rëndësia dhe natyra e planifikimit. Hierarkia e planeve.
4.2 Klasifikimi i planeve.
4.3 Koordinimi dhe integrimi në kohë i planeve. Planet situacionale.
4.4 Etapat e planifikimit efektiv.
4.5 Menaxhimi i proçesit të planifikimit. Manaxhimi me anën e objektivave.
4.6 Teknikat ndihmëse në proçesin e planifikimit.
Tema trajton Planifikimin si funksion i rendesishem menaxherial. Me rendesi eshte prezantimi i
Hierarkise Planeve ku trajtohen qellimi, misioni, objektivat, strategjite, politikat, procedurat,
rregullat, planet me nje perdorim, buxhetet, etj. Gjate trajtimit te kesaj teme diskutohen praktika te
kompanive te suksesshme per menyren sesi planifikojne ato, dhe cili eshte roli i menaxhereve te
niveleve te ndryshme gjate procesit te planifikimit. Menaxhimi me anen e objektivave (MBO) eshte
nje tjeter ceshtje e rendesishme qe duhet te trajtohet me vemendje gjate trajtimit te kesaj teme.

Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap III: Planifikimi


Menaxhimi, Sh Llaci., Kap VII: Planifikimi
Tema e V : Organizimi

5.1 Kuptimi dhe rendesia e organizimit.


5.2 Procesi i organizimit dhe parimet e tij.
5.3 Ndarja e punës.
5.4 Departamentizimi.
5.5 Diapazoni i manaxhimit.
5.6 Klasifikimi dhe tipet e strukturave organizative.
5.7 Faktorët që përcaktojnë strukturën e organizimit.
Tema Organizimi eshte nje nder temat e rendesishme dhe thelbesore te Menaxhimit. Duke qene se
kjo teme perben strukturen baza mbi te cilet ndertohet dhe elaborohet menaxhimi, ajo duhet
konsideruar e vecante. Kuptimi i struktures organizative, mjeshtesia e menaxhereve ne ndertimin e
saj, funksionimi dhe performanca e ketyre strukturave, qendron gjithmone ne qender te vemendjes
se te gjithe menaxhereve. Tema trajton probleme te strukturave formale dhe informale, te parimeve
baze te organizimit, te menyres sesi ndertohen departamentet ne nje organizate, te strukturave te
sheshta dhe te ngushta, si dhe llojeve te strukturave organizative.

Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap V: Dizenjimet baze te


organizates
Menaxhimi, Sh Llaci., Kap IX, X, XI: Organizimi

Tema VI: Marrja e Vendimeve.

6.1 Natyra e vendimeve, tipet dhe kushtet në të cilat merren vendimet.


6.2 Procesi i vendim-marrjes.
6.3 Delegimi i vendim-marrjes.
6.4 Metodat ndihmëse në marrjen e vendimeve.
6.5 Rregullat e marrjes së vendimeve në kushtet e pasigurisë.
6.6 Marrja e vendimeve në grup.

Menyra sesi menaxheri merr vendimet, forma sesi ai “i shet ato”, individualiteti apo kolegjaliteti qe
perdor ai ne vendim marrje, perbejne gjithmone nje tipar mjaft te rendesishem te cdo menaxheri, jo
vetem ne punen e tij, por kryesisht ne rezultatet qe ai ka. Faktoret qe ndikojne ne vendim marrje
(informacioni, buxhetet, koha, etj) diskutohen ne raste dhe kontekste te caktuara. Menyra sesi
menaxheri e delegon vendim marrjen, perdorimi efektiv i kohes dhe i vartesve, perbejne nje tjeter
aspekt te rendesishem te trajtimit te kesaj teme te rendesishme.

Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap IV: Bazat e vendimmarrjes
Menaxhimi, Sh Llaci., Kap VIII: Marrja e Vendimeve
Tema VII : Motivimi.

7.1 Natyra e motivimit dhe evolimi i tij historik.


7.2 Perfitimet ne pune dhe motivimi.
7.3 Teoritë e motivimit
7.4 Strategjitë e manaxherëve për rritjen e motivimit

Krijimi i kushteve te pershtatshme qe njerezit te punojne me efektivitet perben thelbin e motivimit.


I kuptuar si koncept i cili ne shoqeri dhe kultura te ndryshme mund te interpretohet ne forma te
ndryshme, motivimi perben jo vetem nje funksion te rendesishem menaxherial, por edhe nje
instrument kyc nenderveprimin ndermjet menaxhereve dhe punonjesve ne organizate. Teoria e
Hierarkise se Nevojave e Masllout, dhe teori te tjera te rendesishme do te trajtohen me kujdes dhe
vemendje gjate trajtimit te kesaj teme.

Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap X: Motivimi e shperblimi


punonjesve
Menaxhimi, Sh Llaci., Kap XII: Motivimi

Tema VIII : Lidershipi.


8.1 Natyra dhe rendesia e Lidershipit
8.2 Lidershipi dhe Menaxhimi
8.3 Teorite e para dhe situacionale te lidershipit.
8.4 Lidershipi sot

Lidershipi eshte konsideruar gjithmone hallka me e rendesishme ne nje organizate, publike ose
private. Per kete arsye, te mesuarit dhe aftesimi me njohuri lidershipi eshte dhe ngelet perhere dicka
mjaft e rendesishme per te gjithe menaxheret, vecanerisht per ata te niveleve te larta. Tema trajton
konceptin e lidershipit dhe diferencat e ketij koncepti me menaxherin. Trajtohen disa teori ne ze te
Lidershipit si psh., Teoria e Kontinumit te Lidershipit, Teoria X, Y, Z, Stili Demoktatik dhe
Autokratik, Sjellja agresive, joaserive dhe asertive, etj.

Literatura: Teksti: Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap XI: Lidershipi dhe besimi
Menaxhimi, Sh Llaci., Kap XIII: Udheheqja

Tema IX : Kontrolli.
9.1 Natyra dhe rëndësia e kontrollit. Llojet e tij
9.2 Proçesi i kontrollit.
9.3 Parimet e kontrollit efektiv
9.4 Menaxhimi i kontrollit
Kontrolli eshte funksion menaxherial dhe perben hallken e fundit te ciklit menaxherial. Llojet e
ndryshme te kontrollit (paraprak, i ndermjetem, dhe perfundimtar) te cilat duhet te perkojne me
njera tjetren ne fazan perfundimtare, jane ceshtje te cilat trajtohen me kujdes gjate diskutimit te
kesaj teme. Ne kete teme gjithashtu trajtohen edhe parimet per nje kontroll efektiv, si edhe
menaxhimi per te pasur nje kontroll efektiv.

Literatura: Teksti: Menaxhimi, Sh Llaci., Kap XV: Kontrolli


Bazat e Menaxhimit S. Robins, D. Decenzo, Kap XIII: Bazat e kontrollit

FORMA E KONTROLLIT TË DIJEVE

Gjatë zhvillimit të seminareve theksi vendoset ne kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike
të marra në leksione dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre nëpërmjet
zgjidhjes dhe analizës së problemeve të ndryshme. Në fund të orës së seminarit formulohen
konkluzionet përmbledhëse, si dhe caktohen detyra për t’u zhviluar jashtë auditorit, të cilat do të
kontrollohen dhe vlerësohen në fillim të seminarit pasardhës. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të
seminarit, pedagogu luan rolin e drejtuesit dhe shpjeguesit, duke u përpjekur të aktivizojë
maksimalisht të gjithë studentët e pranishëm dhe të nxisë iniciativën e tyre. Ndërsa jashtë auditorit
do të krijohet mundësia e kontakteve, në formën e konsultimeve apo komunikimit elektronik.

Teste dhe Detyra Shtëpie

Detyra shtëpie në formën e ushtrimeve, problemave apo rasteve të studimit do të jepen për të
ndihmuar studentin që të përvetësojë materialin e kursit dhe të përgatitet për provimin. Rastet e
studimit do t’ju japin studentëve mundësinë që të ushtrohen dhe përmirësojnë aftësitë e
komunikimit me shkrim ose verbal nërpërmjet prezantimeve në klasë. Teste të rastësishme do të
organizohen për të ndihmuar pedagogët të kuptojnë progresin e kursit.

FREKUENTIMI:

Studentët këshillohen që të ndjekin leksionet, ndërsa janë të detyruar të ndjekin seminaret e kursit
në masën 75%. Kur studenti ka marrë pjesë në 50-75% të seminareve nuk ka të drejtë të futet në
provimin e radhës por kalon në sezonin e vjeshtës. Kur studenti ka marrë pjesë në më pak se 50% të
tyre, ai përsërit lëndën në vitin e ardhshëm.

KONTROLLI I VAZHDUESHËM:

Vlerësimi i studentit mund të përfshijë, por nuk kufizohet në:


· Një Provim i Pjesshëm (me shkrim) 10 pikë
· Aktivizimi në diskutime e seminare dhe testet e rastësishme që do të organizohen: 10 pikë
· Provimi përfundimtar i lëndës: 80 pikë

KRITERET E VLERËSIMIT
Metoda Nr. Përqindja (%)

Vleresimi nga aktivizimi në seminare 1 10%

Provim në mes të semestrit 2 10%

Provim në fund të semestrit 3 80%

Totali 100%

Studenti konsiderohet se ka përfunduar me sukses kursin, duke përfituar kreditet e tij nëse është
vlerësuar minimalisht me 41% të totalit të pikëvë të vitit.

Vlerësimi me pikë (përfshirë pikët e vlerësimit gjatë vitit) do të jetë:

41 – 50 pikë -------- nota 5

51 – 60 pikë -------- nota 6

61 – 70 pikë -------- nota 7

71 – 80 pikë -------- nota 8

81– 90 pikë -------- nota 9

91 – 100 pikë -------- nota 10

LITERATURA

a) literatura bazë

S. Robins, M. Coulter, D. Decenzo, “Fundamentals of Management”.


Shyqyri LLACI, “Menaxhimi”.
b) literatura e rekomanduar:

Samuel Certo, “Modern Management”, 10th edition, Prentice-Hall, 2007.


Shyqyri LLACI, “Menaxhimi” “Ushtrime dhe Raste Studimore”. 2006.

You might also like