You are on page 1of 1

PLANI I ORËS MËSIMORE 12.02.

2020
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE Mësuesja: Besarta Avdiu
Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Edukatë figurative Shkalla e kurrikulës: II Klasa: III
Tema: Rezultati i të nxënit të temës:
- Llojet, teknikat dhe përdorimi i ngjyrave - Të përshkruaj me pak fjalë një vepër me kolor të
pëlqyer
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): III.1; III.4; V.8;
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1; 4.2;
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Vizatim- Obelisku i Pavarësisë
Fjalët kyçe: Pavarësia, 17 Shkurti, obelisk, ngjyra, flamuri
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Kriteret e suksesit:
-Jep mendime dhe u përgjigjet pyetjeve të parashtruara -Jep mendime dhe përgjigju pyetjeve të parashtruara
nga mësuesja nga mësuesja
-Vizaton dhe ngjyros punimin për kohën e caktuar -Vizato dhe ngjyros punimin për kohën e caktuar
-Krahason dhe zgjedh punimin më të kompletuar -Krahaso dhe zgjedh punimin më të kompletuar
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: lapsi, lapsa me ngjyra, vizatimi, fotografi,
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhë dhe
komunikim, Artet, Matematikë /Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse-Stuhi mendimesh 10’
Në fillim të orës mësimore i’u bëj nxënësve disa pyetje rreth pavarësisë së Kosovës.
-A e dini kur është shpallur Pavarësia?
-Kush e ka shpallur pavarësinë?
-Nga cilat ngjyra përbëhet flamuri i Kosovës?
-Cka simbolizojnë yjet, harta dhe ngjyra e kaltër e flamurit tonë?
Pjesa kryesore-Vizualizim 25’
Në vazhdim të orës njoftoj nxënësit me temën rreth së cilës do të vizatojnë që është Obelisku i Pavarësisë. Fillimisht
paraqes një fotografi të kësaj vepre para nxënësve dhe u sqaroj atyre se kur është punuar kjo vepër, nga kush është
punuar, cili ka qenë qëllimi dhe cka simbolizon ajo. Pastaj udhëzoj nxënsit që ta marrin vizatimet dhe duke u bazuar
në fotografi të fillojnë vizatimin.
Pjesa përfundimtare- Turi i galerisë 10’
Pasi nxënësit të kenë përfunduar vizatimet e tyre ato vendosen në tabelë, analizohen nga nxënësit dhe të gjithë së
bashku pajtohen dhe zgjedhin vizatimin e nxënësit që ka paraqitur më mirë Obeliskun e pavarësisë së Kosovës.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Informatë kthyese me gojë
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
Lexojnë dhe mësojnë më shumë rreth Pavarësië së Kosovës
REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE:

You might also like