You are on page 1of 2

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MESIMORE

Fusha kurrikulare: ARTET Lënda: ART FIGURATIV Shkalla e kurrikulës: III Klasa: 6
Tema: Rezultati i të nxënit të temës:
PERIUDHAT HISTORIKE Realizojnë një projekt duke u bazuar nga njohuritë të cilat
kanë nga njesitë mësimore
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,4 II.1,2,6,8 III.1,3,6 IV.1,5,7 VI.2,6

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1, 2.1, 2.2, 2.3, 2.5, 3.1, 3.2, 4.1, 4.2
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: ARTI ROMAK

Fjalët kyçe: ART, KULTURË,ELEMENTE,PËRDORIMI,NDËRTIMET

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Kriteret e suksesit:

Dallojne tiparet kryesore te periudhes se artit romak. Krijojne disa punime artistike, dhe analizojne ato.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: ART FIGURATIV 6, BURIME NGA INTERNETI, LAPS, LETER, NGJYRA
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: HISTORI, GJUHË SHQIPE
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

1.Pasi që nxënësit janë të njohur me artin romak dhe me karakteristikat themelore të tij ata bëjnë
një përmbledhje të njohurive dhe përshkruajnë disa elemente arkitektonike, dekorative, përdorimin
e materialeve si marmor dhe freskat, si dhe ndërtimet të shumta të bazilikave dhe termave të cilat
janë disa prej tipareve kryesore të kësaj periudhe të artit.
Nxënësit ndahen në grupe dhe kanë disa aktivitete brenda orës mësimore varësisht nga grupi i cili e
ka perzgjedh aktivitetin. Një aktivitet interesant për nxënësit është krijimi i një modeli të një shtëpie
romake ose një shablloni të një mozaiku romak , ndërsa grupi tjetër mund të shqyrtojnë fotografi të
strukturave të famshme romake dhe të krijojnë një prezantim për të ndarë me klasën ku fotografitë
janë të sjellura nga mësimdhënësja. Dhe grupi tjetër përdorin materiale të thjeshta për të krijuar
skulptura të vogla romake. Dhe në fund të orës mësimore punimet të cilat janë krijuar prezantohen.
Kjo do t'i ndihmonte ata të kuptojnë më mirë arkitekturën, artin dhe kulturën e periudhës romake.

VLERËSIMI I NXËNËSVE:
Nxënësit vlerësohen me pjesëmarrjen në aktivitet, me punën e tyre dhe me prezantimin e projektit.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR: /

You might also like