You are on page 1of 2

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MESIMORE

Fusha kurrikulare: ARTET Lënda: ART FIGURATIV Shkalla e kurrikulës: III Klasa: 6
Tema: Rezultati i të nxënit të temës:
KRIJIMI I PUNIMEVE Realizojne Punime te ndryshme me dizajne te produkteve te
ndryshme per te krijuar revisten ne grupe
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,4 II.1,2,6,8 III.1,3,6 IV.1,5,7 VI.2,6

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1, 2.1, 2.2, 2.3, 2.5, 3.1, 3.2, 4.1, 4.2
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: PROJEKT “REVISTA JONE”

Fjalët kyçe: PLANIFIKIM,STRUKTURE,KRIJIM,DIZAJN,PREZANTIM,KREATIVITET,PUNE

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Kriteret e suksesit:

Informohen te krijojne nje reviste me kreativitet. Krijojne nje reviste artistike rreth nje produkti me disa karakteristika.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: ART FIGURATIV 6, BURIME NGA INTERNETI, LAPS, LETER, NGJYRA
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: BIOLOGJI,FIZIKE, GJUHË SHQIPE
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE

Mësimdhënësja I njofton nxënësit për projektin dhe iu tregon atyre që është një mundësi e shkëlqyer për ta
përfshirë ata në krijimin e një produkti kreativ të përbashkët. Kjo i ndihmonë ata në zhvillimin e aftësive të
tyre krijuese, shkrimtare, grafike dhe organizative. Këtu janë disa hapa që mësimdhënësja iu tregon ta
ndjektin për të filluar këtë projekt:
Planifikimi: Organizojnë një sesion planifikimi me nxënësit për të diskutuar idetë dhe qëllimet e tyre për
revistën.
Struktura dhe përmbajtja: Ndarja e klasës në grupe dhe caktimi për tema për secilën grup. Nxënësit hartojnë
artikuj, intervista rreth produktit ose të krijojnë grafika për temë.
Krijimi i përmbajtjes: Nxënësit shkruajnë përvojat e tyre, analiza, histori, apo intervista me mësuesit, prindërit,
apo personalitete të komunitetit rreth dizajnit të produkteve se si duken.
Dizajni grafik: Hartojnë pamjen grafike të revistës rreth dizajnit te produkteve, se si kanë qenë dizajnimi I tyre
dhe se si kanë arritur nxënësit të ndryshojnë ato sipas dëshirës së tyre.
Prezantimi:Nxënësit prezantojë revisten me këto hapa të cilat I kanë ndjekur dhe tregojnë se si kanë arritur
prej një planifikimi deri tek prezantimi. Po ashtu edhe qëllimin e dizajnimit të atij produkti.

VLERËSIMI I NXËNËSVE:
Nxënësit vlerësohen me pjesën teorike dhe atë praktike rreth kësaj njesie mësimore, dhe aktivitetin, bashkëpunimin në grup.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR: Krijimi i nje eseje, se cka kishin ndryshuar tek dizajnimi i produktit tek grupi tjeter.

You might also like