You are on page 1of 6

PROJEKT KURRIKULAR LËNDOR

TEMA : EKSPOZITË TANGRAMESH

LËNDËT: MATEMATIKË

SHKOLLA 9-VJEÇARE “NAIM FRASHËRI”, TIRANË

HARTUESJA E PROJEKTIT

ROVENA HEQIMI

KLASA IXC

VITI SHKOLLOR 2022 – 2023

ROVENA HEQIMI 1
Qëllimi: Të shkathtësojë nxënësit në ndërtimin dhe përdorimin e figurave gjeometrike.

Rezultatet e tënxënit: Në fund të projektit, nxënësit të jenë të aftë :


1:Të dallojnë nga njëra-tjetra figurat e ndryshme gjeometrike si: trekëndëshi, katrori, drejtkëndëshi, rrethi, paralelogrami, rombi, trapezi.
2:Të ndërtojnë figurat gjeometrike në fleta punëdoreje.
3:Të presin sipas formës së tyre figurat e ndërtuara në fletat me ngjyra.
4:Të ngjisin në mënyrën e duhur pjesëzat e prera duke krijuar kështu tangramin e plotë.
5: Të krijojnë postera me tangramet e formuara.
6: Të prezantojnë produktin e projektit në ambientin e palestrës së shkollës.

Strategjitë: Metoda që do të përdoret për realizimin e kësaj pune me projekt është puna në grup. Klasa IXC ka gjithsej 28 nxënës dhe do të
punojnë të ndarë në grupe. Mënyrat për arritjen e synimeve do të jenë puna në grup dhe puna individuale e çdo nxënësi.

Mjetet e punës në projekt: Kompjuter, fletore punëdore, fleta formati, kartona me ngjyra, laps, vizore, gomë, kompas, gërshërë, ngjitës,
teksti mësimor Matematika IX.

Koha e duhur për projektin : 7 orë mësimi (1 orë mësimi = 45 minuta)


Matematikë: 7 orë mësimi

Njohuritë dhe konceptet që shfrytëzohen :

 Gjeometria në plan: trekëndëshi, katrori, drejtkëndëshi, rrethi, paralelogrami, rombi, trapezi.


 Ndërtimi i figurave gjeometrike në plan.

ROVENA HEQIMI 2
Përshkrimi i projektit:

 Në orën e parë, përzgjidhet tema e projektit, përfaqësuesit e grupeve dhe caktohen detyrat përkatëse për secilin grup.

NR GRUPI 1 GRUPI 2 GRUPI 3 GRUPI 4 GRUPI 5


1 Lorida Selmani Alisia Husi Erina Nilo Daria Aleksi Merlina Mena
2 Tushe Manjani Gjergji Stergjo Klara Hasani Joni Zepishta Kleo Duçellari
3 Melisa Kola Aisi Bakalli Deivis Ndreko Era Allajbeu Rajan Fida
4 Alesio Demiri Ejbi Kushi Gersiana Gjoka Jurgen Koka Laura Kroni
5 Abraamaris Maze Ilvio Papa Bleona Beqiraj Melisa Dina Bjori Cara
6 Pamela Prendi Kristiano Manaj Emi Shahu

 Në orën e dytë të punës me projekt, përcaktohen (duke përdorur kompjuterin) figurat gjeometrike që do të ndërtohen nga secili grup duke
u drejtuar nga përfaqësuesi i grupit.

ROVENA HEQIMI 3
 Orën e tretë, ndërtohen figurat gjeometrike të zgjedhura në orën e dytë.
 Orën e katërt, priten figurat gjeometrike sipas formës së tyre.
 Në orën e pestë të punës me projekt, ngjiten figurat gjeometrike të prera në orën e katërt duke krijuar tangramet e plota.
 Orën e gjashtë, formohen postera me tangramet.
 Orën e shtatë, prezantohet produkti i punës me projekt (ekspozita) nga secili grup nëpërmjet përfaqësuesit të grupit.

Veprimtaritë kryesore sipas lëndëve të përfshira:

Përshkrimi i veprimtarive Lënda që përfshihet Afati Personi përgjegjës


Veprimatria 1: Përzgjedhja e temës, zgjedhja e përfaqësuesve Matematikë Ora e parë e projektit Nxënësit (e gjithë
të grupeve dhe caktimi i detyrës përkatëse për çdo grup. (45 minuta) klasa)
Veprimatria 2: Përzgjedhja e figurave gjeometrike që do të Matematikë Ora e dytë e projektit Nxënësit (secili grup
përdoren për punën me projekt për secilin grup. (45 minuta) përkatës)
Veprimtaria 3: Ndërtimi i figurave gjeometrike në fletat me Matematikë Ora e tretë e projektit Nxënësit (secili grup
ngjyra të fletores së punëdores duke përdorur mjetet e duhura. (45 minuta) përkatës)
Veprimtaria 4: Prerja e figurave gjeometrike sipas formës së Matematikë Ora e katërt e Nxënësit (secili grup
tyre. projektit (45 minuta) përkatës)
Veprimtaria 5: Ngjitja e figurave të veçuara për të formuar Matematikë Ora e pestë e projektit Nxënësit (secili grup
tangramet e plota. (45 minuta) përkatës)
Veprimtaria 6: Formimi (krijimi) i posterave me 2-3 tangrame Matematikë Ora e gjashtë e Nxënësit (secili grup
secili. projektit (45 minuta) përkatës)
Veprimtaria 7: Prezantimi i ekspozitës së krijuar prej Matematikë Ora e shtatë e Nxënësit (secili grup
tangrameve si produkt i kësaj pune me projekt për secilin grup projektit (45 minuta) përkatës)
përkatës me përfaqësuesin e tij.

ROVENA HEQIMI 4
Çfarë mundëson ky projekt:

 Është i realizueshëm për nxënësit.


 Tema e projektit ka të bëjë me situatë nga jeta reale.
 Zhvillon të menduarit shkencor të nxënësve.
 Zhvillon aftësitë komunikuese të nxënësve.
 Zhvillon aftësitë organizuese të nxënësve.
 Zhvillon aftësitë e nxënësve për punën në grup.
 Vlerësohet rregullisht puna individuale dhe në grup e nxënësve.

Paraqitja e gjetjeve të projektit:

Paraqitja e gjetjeve të projektit bëhet e mundur me anë të prezantimit të ekspozitës nga ana e nxënësve me anë të fotove.

Vlerësimi
Në vlerësimin e këtij projekti do të ndiqen tre hapat e mënyrës vlerësuese:

Diagnostikim
Përmbledhës
Përfundimtar

Duke ndërthurur të tre hapat e mënyrës vlerësuese, gjatë gjithë kohës mbahen shënime dhe vlerësohen te nxënësit:

- Njohuritë e fituara.
- Hapat që u ndoqën në nisje të projektit, duke diagnostikuar boshllëqet të cilat do të ritrajtohen në orët e ardhshme.
- Njohuritë e fituara dhe në grupe bëhet konstatimi i nivelit të njohurive të marra.
- Realizimi i koncepteve dhe aftësia argumentuese e nxënësve.

Niveli 2: Pyetje për përgjigje gojore.


Niveli 3: Ndërtimi i figurave gjeometrike: katrori, trekëndëshi, rombi, paralelogrami.
Niveli 4: Formimi i tangrameve dhe prezantimi i produktit të projektit.

ROVENA HEQIMI 5
Buxheti :

 Kartona me ngjyra 400 lekë


 Fletore punëdore 500 lekë
 Ngjitës 100 lekë
 Gjithsej 1000 lekë

Kjo shumë mbulohet nga klasa IXC.

PUNOI:

ROVENA HEQIMI

ROVENA HEQIMI 6

You might also like